Tag: djegien

  • Program shkencor mbi djegien e plazmës së fuzionit

    Program shkencor mbi djegien e plazmës së fuzionit

    Kina nisi të hënën një program shkencor ndërkombëtar mbi djegien e plazmës së fuzionit, si dhe deklaroi planin e kërkimeve për pajisjen e saj eksperimentale të fuzionit kompakt – Burning Plasma Eksperimental Superconducting Tokamak (BEST) – në provincën lindore të Anhui të Kinës, duke shënuar një hap të rëndësishëm në ndjekjen e teknologjisë së “diellit artificial”.
    Energjia e fuzionit bërthamor, e cila simulon reagimin e fuzionit të diellit për të lëshuar energji, është përshëndetur si burimi përfundimtar i energjisë së pastër. Gjatë dekadave të fundit, shkencëtarët në mbarë botën kanë eksploruar rrugë të ndryshme teknologjike, duke përfshirë konfirmimin magnetik, për të arritur kushtet shumë kërkuese për reagimet e vazhdueshme të fuzionit.
    Me zhvillimin e programit ndërkombëtar të reaktorit termonuklear eksperimental dhe pajisjeve të tilla si BEST, “po hyjmë në një fazë të re të kërkimit të fuzionit – djegien e plazmës,” tha Song Yuntao, zëvendës president i Institutit Hefei të Shkencave Fizike nën Akademinë Kineze të Shkencave.
    “Ky është një hap kyç në kërkimet e inxhinierisë së fuzionit, ku, ashtu si zjarri, vetë reagimi gjeneron ngrohtësi të mjaftueshme për të mbajtur procesin, duke vënë themelet për prodhimin e ardhshëm të vazhdueshëm të energjisë,” vuri në dukje Song

  • Vlorë – Policia zbardh djegien e qëllimshme të dy automjeteve, një autor në pranga dhe një tjetër në kërkim

    Vlorë – Policia zbardh djegien e qëllimshme të dy automjeteve, një autor në pranga dhe një tjetër në kërkim

    Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double Flames”, duke zbardhur djegien e qëllimshme të dy automjeteve të ndodhur më 10 nëntor 2025, në lagjen “Isa Boletini”.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Pas një pune intensive hetimore, të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, u bë ndalimi i shtetasit Xh. S., 21 vjeç, ndërsa bashkëpunëtori i tij, D. D., 28 vjeç, është shpallur në kërkim. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Hetimet kanë treguar se dy të rinjtë kanë djegur me lëndë djegëse dy automjete, një “Audi” dhe një “Suzuki”, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Policia po vijon punën për kapjen e autorit të dytë dhe përcaktimin e plotë të motivit të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

  • “Ja faji i vetëm i Lul Bashës”, Kalaja: Nuk gaboi kur dogji mandatet, por kur nuk…

    “Ja faji i vetëm i Lul Bashës”, Kalaja: Nuk gaboi kur dogji mandatet, por kur nuk…

    Aulon Kalaja rrëfeu në A2 CNN se ka qenë një ndër demokratët që votoi në Këshillin Kombëtar për djegien e mandateve, duke thënë se Basha nuk gaboi me këtë lëvizje, por duhet t’i shkonte deri në fund kësaj rruge dhe jo të bashkëpunonte me Edi Ramën.
    Në lidhje me situatën aktuale, Kalaja tha në Off the Record se nëse PD e cilëson 11 majin një farsë zgjedhore duhet ta ketë si opsion djegien e mandateve.
    “Unë e kam dëgjuar që ka një vendim që nuk digjen më mandatet. Unë kam votuar pro djegies së mandateve. Ka shumë njerëz që thonë e ka fajin Lul Basha. Një faj që ka pasur Basha është që nuk e çoi deri në fund. Di shumë njerëz që në Këshill votuan për djegien e mandateve dhe sa u bë realitet thanë ja i dogji. Duhet të jemi seriozë me shqiptarët.
    Nëse ka farsë zgjedhore duhet të shkojmë dhe djegies së mandateve, por duhet të ketë seriozitet, jo si e bëri Basha. Kur thua këtë tezë duhet të djegësh mandatet për t’i shkuar deri në fund. Basha kishte punët e veta. Njerëz që kanë lidhje me qeverinë dhe biznese me të nuk duhet të ekzistojnë në politikë”, tha Kalaja.

  • MINUTA E FUNDIT – Ndezi zjarr për djegien e mbetjeve, arrestohet 44- vjeçari banues në Shkodër…

    MINUTA E FUNDIT – Ndezi zjarr për djegien e mbetjeve, arrestohet 44- vjeçari banues në Shkodër…

    Shkaktoi ndotje të mjedisit me zjarrin që ndezi për djegien e mbetjeve në subjektin që menaxhon, arrestohet 44-vjeçari.
    Në vijim të veprimeve hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin Gentian Gjuhca, 44 vjeç, banues në Shkodër.
    Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, për djegien e mbetjeve në subjektin që menaxhon, në lagjen “Bahçallëk”, dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e mjedisit në zonën përreth.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve”, “Ndotja e ajrit”, “Ndotja e ujërave” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
    Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për qytetarët, për kujdes maksimal në çdo veprim që mund të rrezikojë mjedisin, jetën e qytetarëve apo pronën publike dhe private, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, i fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie, në numrin 112, duke garantuar anonimatin dhe reagim të menjëhershëm.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • I vuri flakën mbetjeve të grumbulluara, arrestohet pronari i ladfillit në Shkodër

    I vuri flakën mbetjeve të grumbulluara, arrestohet pronari i ladfillit në Shkodër

    Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet për ndezjen e një zjarri të qëllimshëm, me qëllim djegien e mbetjeve në ambientet e një subjekti që ai menaxhon. Si pasojë e këtij veprimi, është shkaktuar ndotje e ndjeshme e mjedisit në lagjen “Bahçallëk”.
    Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shkodrës, G. Gjuhca, 44 vjeç, banues në Shkodër, është kapur në flagrancë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, në momentin që kishte ndezur zjarr për djegien e mbetjeve në oborrin e subjektit të tij.

    Veprimi i tij jo vetëm që ka rrezikuar shëndetin e banorëve përreth për shkak të ndotjes së ajrit, por ka ngritur shqetësime të mëdha në komunitet për mundësinë e përhapjes së flakëve edhe në zona të tjera.
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka marrë në dorë dosjen dhe ka nisur procedurat për katër vepra penale:
    -“Menaxhimi i mbetjeve”,
    -“Ndotja e ajrit”,
    -“Ndotja e ujërave”,
    -“Fshehja e të ardhurave”.
    Policia e Shkodrës ka bërë thirrje publike për qytetarët që të jenë të kujdesshëm me veprimet që mund të dëmtojnë mjedisin ose të rrezikojnë jetën e të tjerëve, duke paralajmëruar se rastet e tilla do të përballen me forcën e ligjit.

  • Vendosën zjarre në Peqinaj dhe Zhabjak, arrestohen 3 autorët, u dogjën pemë dhe një banesë

    Vendosën zjarre në Peqinaj dhe Zhabjak, arrestohen 3 autorët, u dogjën pemë dhe një banesë

    Policia e Kavajës ka vendosur në pranga 3 persona, të dyshuar si autorë të zjarreve në Peqinaj dhe Zhabjak një ditë më parë.
    Në njoftimin zyrtar blutë bëjnë me dije se tre personat mes tyre dhe dy gra kishin vendosur zjarr për djegien e mbeturinave, por ky i fundit i doli nga kontrolli.
    Si pasojë e flakëve u dogj një sipërfaqe të madhe me pemë frutore dhe duke shkaktuar djegien e një banese të pabanuar.

    Njoftimi i policisë:
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë identifikuar dhe arrestuar 3 shtetas të dyshuar si autorë të zjarreve që përfshinë sipërfaqe të mëdha toke me pemë frutore, në fshatrat Peqinaj, Kavajë dhe Zhabjak, Rrogozhinë.
    Pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme, në këto zona kishte rënë zjarr, forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje.
    Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve F. P., banuese në Peqinaj, R. M, banues në Zhabjak dhe J. M., banuese në Zhabjak.
    Nga hetimet rezultoi se gjatë djegies së mbeturinave në tokat e tyre, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me pemë frutore dhe duke shkaktuar djegien e një banese të pabanuar.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Ndezën zjarr për djegien e mbeturinave, por dogjën sipërfaqe të mëdha toke, vihen në pranga dy persona në Divjakë e Mallakastër

    Ndezën zjarr për djegien e mbeturinave, por dogjën sipërfaqe të mëdha toke, vihen në pranga dy persona në Divjakë e Mallakastër

    Dy persona janë arrestuar si autorë të dyshuar për zjarrvënie në Divjakë e Mallakastër.

    Uniformat blu bëjnë me dije se në Divjakë u arrestua shtetasi me iniciale K.A., 65-vjeç, pasi ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por flakët u përhapën dhe dogjën 170 rrënjë ulliri.
    Në Mallakastër ra në pranga shtetasi me iniciale P.J., 41 vjeç, pasi ndezi zjarr për djegien e ferrave, por u dogj një sipërfaqe e madhe toke me shkurre.
    Njoftimi i policisë:
    Divjakë/Ndezi zjarr në fshatin Mërtish dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën 170 rrënjë ulliri, vihet në pranga 65-vjeçari.
    Mallakastër/Vihet në pranga autori i zjarrit në fshatin Belishovë ku u dogj një sipërfaqe me shkurre.
    Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Divjakë dhe Mallakastër arrestuan në flagrancë autorët përkatës.
    Në Divjakë, u arrestua shtetasi K. A., 65 vjeç, banues në fshatin Korije, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 170 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi.
    Në Mallakastër u arrestua shtetasi P. J., 41 vjeç, banues në fshatin Belishovë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e ferrave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
    Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

    Top Channel

  • Ndezi zjarr në Frakull, policia e Fierit arreston 64-vjeçarin

    Ndezi zjarr në Frakull, policia e Fierit arreston 64-vjeçarin

    Specialistët e Hetimit të Krimeve në Fier arrestuan në flagrancë N.K., 64 vjeç, banues në Frakull të Vogël.
    Ai dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij për djegien e mbeturinave, duke shkaktuar përhapjen e flakëve dhe djegien e 225 rrënjëve ulliri në pronësi të një personi tjetër.
    Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
    Policia e Fierit apelon që të mos ndizen zjarre nga pakujdesia ose me qëllim, duke paralajmëruar masa ligjore, dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë.

  • Zbuloni katër pijet më të njohura që përshpejtojnë metabolizmin

    Zbuloni katër pijet më të njohura që përshpejtojnë metabolizmin

    Aktivizimi i metabolizmit është një nga kërkesat më të zakonshme për ata që duan të humbin peshë ose të përmirësojnë mirëqenien e tyre.

    Një nga qasjet më natyrale dhe efektive është përmes pijeve, të cilat rrisin djegien e kalorive dhe përmirësojnë procesin e tretjes.

    Le të hedhim një vështrim në 4 pijet më të njohura për aktivizimin e metabolizmit.

    1. Çaj jeshil

    Çaji jeshil është ndoshta pija më e njohur për aktivizimin e metabolizmit. Përmban katekina, të cilat janë antioksidantë të fuqishëm dhe ndihmojnë në përmirësimin e lipolizës. Katekina EGCG (epigallocatechin gallate) në veçanti mendohet se rrit djegien e kalorive dhe përmirëson aftësinë e trupit për të djegur dhjamin, veçanërisht gjatë ushtrimeve.

    2. Çaj me xhenxhefil

    Xhenxhefili është një përbërës i fuqishëm që rrit termogjenezën (prodhimin e nxehtësisë në trup), gjë që përshpejton metabolizmin. Një pije e nxehtë me xhenxhefil, qoftë e freskët ose në formë pluhuri, mund të ndihmojë në tretje më të mirë, uljen e inflamacionit dhe përmirësimin e rrjedhjes së gjakut, gjë që aktivizon më tej metabolizmin.

    3. Limonatë me lëng dardhe dhe limoni

    Kjo pije është plot me vitaminë C, e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe në të njëjtën kohë rrit djegien e dhjamit. Lëngu i limonit dhe limonit nxit procesin e detoksifikimit, ndërsa dardhat kontribuojnë, për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, në tretje më të mirë dhe rregullim të peshës.

    4. Kafe

    Kafeja është ndoshta pija më e popullarizuar për aktivizimin e metabolizmit, kryesisht për shkak të kafeinës që përmban. Kafeina njihet për vetitë e saj termogjene dhe aftësinë për të rritur djegien e kalorive, duke përmirësuar performancën gjatë ushtrimeve. Në fakt, nëse kombinohet me pak kanellë ose piper të zi, mund të ketë një efekt edhe më të shpejtë në përshpejtimin e metabolizmit.