Tag: djegia

  • Djegiet/ Si të reagoni menjëherë?

    Djegiet/ Si të reagoni menjëherë?

    Djegiet janë ndër lëndimet më të zakonshme që mund të ndodhin në jetën e përditshme — gjatë përgatitjes së darkës, kur prekim aksidentalisht një hekur të nxehtë, apo gjatë një dite të zakonshme në plazh. Mjekët theksojnë se minutat e para pas një djegieje janë vendimtare për mënyrën dhe shpejtësinë e shërimit të lëkurës.
    Çfarë ndodh në minutat e para?
    Sipas specialistëve, hapi i parë është ndërprerja e menjëhershme e kontaktit me burimin e nxehtësisë dhe ftohja e zonës së prekur me ujë të ftohtë të rrjedhshëm për të paktën 20 minuta.
    Uji ndihmon në uljen e temperaturës së lëkurës dhe parandalon dëmtimin e mëtejshëm të indeve.
    “Në asnjë rast nuk duhet të vendoset akull mbi djegie, pasi mund të dëmtojë lëkurën e ndjeshme,” – paralajmërojnë mjekët.
    Si të dalloni shkallën e djegies?
    • Djegia e shkallës së parë: Skuqje, dhimbje e lehtë dhe lëkurë e thatë. Shërohet pa pasoja brenda pak ditësh.
    • Djegia e shkallës së dytë: Flluska me lëng dhe dhimbje më e fortë. Kërkon trajtim më të kujdesshëm.
    • Djegia e shkallës së tretë: Prek shtresat e thella të lëkurës dhe kërkon trajtim të menjëhershëm në spital.
    Mjekët këshillojnë që, nëse nuk jeni të sigurt për shkallën e djegies, të kërkoni gjithmonë ndihmë profesionale.
    Çfarë nuk duhet të përdoret?
    Pavarësisht këshillave popullore që kalojnë brez pas brezi, ekspertët theksojnë se disa substanca mund ta përkeqësojnë gjendjen.
    “Nuk duhet të vendosni vaj, gjalpë, miell, pastë dhëmbësh apo alkool mbi një djegie,” – thuhet në udhëzimet e emergjencës.
    Këto produkte e izolojnë nxehtësinë dhe mund të shkaktojnë infeksion.
    Trajtimi në kushte shtëpie:
    Djegiet e lehta mund të trajtohen në shtëpi pas ftohjes së zonës. Këshillohet përdorimi i kremrave me pantenol ose xhelit të aloe verës, që ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës.
    Për dhimbje, mund të merren qetësues si ibuprofeni apo paracetamoli, gjithmonë sipas dozimit të rekomanduar.
    Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore
    Ndihmë urgjente kërkohet nëse:
    • Djegia është e shkallës së dytë ose të tretë;
    • Prek fytyrën, duart, këmbët ose organet gjenitale;
    • Shkaktohet nga rryma elektrike apo kimikate;
    • Ka shenja infeksioni si skuqje, qelb apo temperaturë.
    “Edhe djegiet që duken të lehta mund të bëhen problem serioz nëse trajtohen gabim,” – paralajmërojnë dermatologët.
    Kurat natyrale që ndihmojnë:
    Aloe vera dhe mjalti medicinal janë ndër përbërësit natyralë më të efektshëm për djegiet e lehta.
    Mjalti ka veti antibakteriale, ndërsa aloe vera vepron si qetësues dhe nxit rigjenerimin e lëkurës.
    Përdorimi i kompresave të ftohta me çaj kamomili mund të lehtësojë inflamacionin.
    Djegiet nga dielli – një rrezik i nënvlerësuar
    Djegiet nga dielli janë shumë të zakonshme, por shpesh neglizhohen. Mjekët këshillojnë që sapo të shfaqet skuqja, të shmanget ekspozimi në diell dhe të përdoren produkte qetësuese si xheli aloe vera ose kremi pantenol.
    Hidratimi i trupit me shumë ujë është po aq i rëndësishëm.
    Kujdesi pas shërimit
    Edhe pasi djegia të jetë shëruar, lëkura kërkon mbrojtje. Duhet të përdoren kremra hidratues dhe mbrojtës dielli me SPF 50+, ndërsa ushqimi i pasur me vitamina A, C dhe E ndihmon në rigjenerimin e lëkurës.
    Masazhet e lehta me vajra natyralë mund të parandalojnë formimin e shenjave.
    Parandalimi, arma më e fortë
    Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 80% e djegieve mund të shmangen me kujdes të thjeshtë në shtëpi.
    Ekspertët rekomandojnë:
    • Mos e lini gatimin pa mbikëqyrje;
    • Kontrolloni temperaturën e ujit para larjes;
    • Përdorni krem mbrojtës nga dielli çdo ditë;
    • Instaloni detektorë tymi në shtëpi.
    Djegiet ndodhin brenda sekondave, por mënyra si reagoni mund të ndikojë për vite me radhë.Mjekët apelojnë: “Nëse keni dyshim për ashpërsinë e djegies, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Trajtimi i shpejtë shpëton lëkurën – dhe shpesh, edhe jetën.”

  • Deklarata e fortë e Dash Sulës: Djegia e mandateve nga opozita u bë për të bllokuar Reformën në Drejtësi

    Deklarata e fortë e Dash Sulës: Djegia e mandateve nga opozita u bë për të bllokuar Reformën në Drejtësi

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se djegia e mandateve nga PD disa vite më parë u bë me qëllim për të bllokuar Reformën në Drejtësi. 
    Komentet Sula i bëri teksa ishte i ftuar në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se në atë kohë ishin ende disa ligje të reformës pa u votuar. 
    Ai shtoi gjithashtu se kryeministri Edi Rama ka fituar një pushtet të jashtëzakonshëm edhe me ndihmën e opozitës. 
    “Djegia e mandateve nga opozita ka qenë për një arsye të vetme, për të bllokuar Reformën në Drejtësi. Sepse kanë qenë krahët e vettingut pa ngritur dhe gjoja nuk do hynin ata të tjerët më. Por ata hynë dhe u bë pastaj ndryshimi i Kushtetutës, Kodi Zgjedhor, etj. Ore Edi Rama nuk u bë diktator sot. U ngrit ditë pas dite, javë pas jave dhe vit pas viti, me ndihmën e opozitës, me djegien e mandateve, mos-hyrjen në zgjedhjet lokale dhe veprime të tjera”, tha mes të tjerash Dashnor Sula. 
     

  • “Djegia e mandateve s’ka efekt, duhet të…”/ Gjendja aktuale e opozitës, reagon deputeti: Ka nevojë për reformim

    “Djegia e mandateve s’ka efekt, duhet të…”/ Gjendja aktuale e opozitës, reagon deputeti: Ka nevojë për reformim

    Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka ofruar një analizë të drejtpërdrejtë mbi gjendjen aktuale të opozitës, gjatë një interviste televizive.
    Çollaku e përshkroi situatën brenda opozitës si të paqartë dhe të mbërthyer në krizat e brendshme, duke theksuar se, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e fundit, krizat e reja duket se po trokasin.
    “Ka një konsensus të gjerë, jo vetëm mes drejtuesve dhe deputetëve, por edhe mes militantëve e simpatizantëve, se në këtë gjendje PD nuk mund të fitojë më. Ne kemi nevojë për një reformim të thellë të opozitës në tërësi,” u shpreh ai.
    Ai theksoi nevojën për një ndryshim rrënjësor në konceptin dhe strukturën e PD-së, duke rikujtuar se partia duhet të rikthehet tek baza e saj si një forcë politike e elitave, pluralizmit dhe mendimit ndryshe.
    “Sa herë që PD ka përjashtuar ata me mendim ndryshe, ka humbur thellë. ADN-ja e PD-së është hapja, përfshirja dhe liria për të kritikuar, madje edhe liderin. Sëmundja që po e gërryen sot është kthimi në një model të Partisë së Punës, gjë që është mohim i vetvetes,” theksoi Çollaku.
    Në lidhje me aksionin opozitar, ai theksoi se nuk është për djegien e mandateve, por mbështet idenë e bllokimit të tyre si një mjet presioni për krijimin e një qeverie teknike.
    “Djegia e mandateve nuk ka më asnjë efekt. Seanca mbyllet dhe Edi Rama miraton ligje për 3 minuta. Bllokimi i mandateve, deri në krijimin e një qeverie teknike, mund të jetë një rrugë që ia vlen të shqyrtohet,” tha ai, duke shtuar se PD duhet të konsolidojë kontaktin me qytetarët dhe të dalë nga “flluska e realiteteve virtuale”.

  • Pamje të frikshme nga djegia e fshatit Skënderbegas në qarkun Elbasan

    Pamje të frikshme nga djegia e fshatit Skënderbegas në qarkun Elbasan

    Zjarret po bëjnë kërdinë në Shqipëri dhe në Ballkan, pa harruar edhe Spanjën. Era e fortë, e frikshme, ka rritur shpejtësinë e zjarrit. Fshati Skënderbegas në qarkun e Elbasanit është pothuaj i djegur krejtësisht.
    Fotot nga vendi i ngjarjes janë të frikshme.

    Gjithçka e shkrumbuar. Zjarrfikësit dhe policia në luftë me zjarrin, por era e fortë e ndez zjarrin me tepër.

    Foto nga djegia e shtëpive në Skënderbegas (Elbasan).
     

  • ‘Në 20 vjet u dogjën 500 mijë ha pyje’/ Eksperti Diku: Pasoja katastrofike për ekosistemin, miliarda euro dëm në buxhet!

    ‘Në 20 vjet u dogjën 500 mijë ha pyje’/ Eksperti Diku: Pasoja katastrofike për ekosistemin, miliarda euro dëm në buxhet!

    Eksperti i pyjeve, Abdulla Diku ka ngritur alarmin për pasojat kolosale që sjellin zjarret në ekosistem.

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin e pasdites në Syri Tv nën moderimin e Edvin Parrucës, Diku tha se kostoja e djegies së një hektarë tokë është se barabartë me 10 mijë euro. Nëse do të përfshiheshin edhe kosto të tjera shtesë, si humbja e lëndës drusore,  çlirimi i dioksidit të karbonit, si dhe erozioni, kostoja do të rritej akoma dhe më shumë.

    Sipas Dikut, vetëm vitin e kaluar u dogjën në total një sipërfaqe prej 46.500 ha pyje, me dëme të pariparueshme për të cilën duhen shekuj që këto sipërfaqe të rikuperohen.

    Pavarësisht se u ndërmor një nismë vitin e kaluar për të mbjellë pemë të reja në sipërfaqet e dëmtuara nga zjarret, nga mbi 46 mijë ha, vetëm 150 ha u arrit mbjellja e pemëve.

    Eksperti Diku ngriti shqetësimin për zjarret e rënë në dy dekadat e fundit, që sipas tij kanë djegur një sipërfaqe totale prej 500 mijë ha, ndërsa kostoja shkon në miliarda euro për buxhetin e shtetit.

    Me shqetësim, Diku sheh edhe dekurajimin e kullotave që sipas tij janë një rrezik i shtuar për zjarret, pasi për shkak të djegies së sipërfaqeve të bimësisë rrezikohen kurora të tëra.

    ‘Dekurajimi i kullotjes ka shkaktuar rrezik për zjarret. Nga djegia e zjarrit sipërfaqësor te kurorat është pasojë shumë e madhe. Ka rënie të blegtorisë për shkak të politikave jo favorizuese të këtij sektori dhe zonat rurale kanë hequr dorë nga ky aktivitet dhe për pasojë ndikon në kullotë’, u shpreh eksperti Diku.

    Ne numërojmë ha e djegur dhe dëmet kolosale në ekosistem. Lidhur me impaktet, mënyra më e thjeshtë për të llogaritur është kostoja për të ribërë sipërfaqen e djegur. Është 10 mijë euro për 1 ha. Kostoja për 30 ha është 300 mln euro, duhet t’i shtohet edhe kostoja e drurit. Dëme të tilla, vlera e kostos së ribërjes së sipërfaqes pyjore, kostoja e çlirimit të CO2, kostoja e sasisë së shtuar të erozionit me shembjen e gurëve, bllokimin e rrugëve, kostoja shumëfishohet përtej 300 mln euro.

    Institucionet duhet të mësonin nga djegia e ha të vitit të kaluar. T’i kemi sytë nga qielli nëse do jemi më fat për reshje të mundshme për të menaxhuar situatën e zjarreve. Po perceptohet sjellje e keqe e menaxhimit të zjarreve, djegia e mbetjeve duket sikur zjarri po bëhet përditshmëri e jona. Fenomen shqetësues, djegia e zjarreve në zonat bujqësore.

    Parandalimi i zjarreve në tokat bujqësore nuk parandalohet, dhe ne shohim pamundësi të emergjencave për të përballuar emergjencat e zjarreve. Instancat nuk bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, dhe ne kemi përjashtuar komunitetet e s’i kemi bërë pjesë të tyre për menaxhimin e zjarrit dhe mbrojtjen e pyjeve.

    Vitin e kaluar u quajt viti i pyjeve për të mbjellë sip. pyjore. U mbollën në kuadër të këtij projekti, 150 ha. Ndërsa të djegur kishim 46 mijë 56 ha pyjesh. Nuk arrijmë të mbjellim as 0.5 % të asaj që digjet. Procesi i rikthimit të natyres, duan shekuj, është e pamundur për disa specie pyjore si ahu e kanë të pamundur në një kohë të shkurtër të rigjenerojnë vetveten se djeg gjithçka.

    Në Dajt ka nisur një erozion masiv, zjarri ka djegur lëndën organike të tokës që është baza për fidanët e rinj e shohim ato vragat gri që janë prezent thuajse në çdo vend të Shqipërisë. Në 20 vjet sip. pyjore e djegur shkon në 500 mijë ha. Që kërkon miliarda euro për ta rikuperuar. Por me një buxhet që ka Shqipëria është asgjë, referuar iniciativës së ndërmarrë më 2024 ku u mbollën vetëm 150 ha.

    Ne vuajmë përmbytje masive për shkak të erozionet nga gërmimet e baseneve. Rruga Milot-Burrel u shemb, pasi pak para se të ndodhte po gërmohej në basenin lumor.

    Zjarret kanë qene në jug e juperëndim të vendit pasi temperaturat janë më të larta atje. Edhe zona e Lurës, Shkopetit, Matit, Bulqizës, kanë qenë zona problematike.

    Dekurajimi i kullotjes ka shkaktuar rrezik për zjarret. Nga djegia e zjarrit sipërfaqësor te kurorat është shumë e madhe. Ka rënie të blegtorisë për shkak të politikave jo favorizuese të sektorit dhe zonat rurale kanë hequr dorë nga ky aktivitet dhe për pasojë ndikon në kullotë.

  • Djegia e banesës në Pogradec/ 52-vjeçarja u gjet e vdekur, dyshohet se e kanë vrarë

    Djegia e banesës në Pogradec/ 52-vjeçarja u gjet e vdekur, dyshohet se e kanë vrarë

    Foto ilustruese

    POGRADEC- Zjarri në banesë i ka marrë jetën një 52-vjeçarje në Pogradec, e cila u gjet pa shenja jetë brenda shtëpisë së saj. Por ka dyshime se ngjarja nuk është aksidentale dhe se Kozeta Teço nuk ka ndërruar jetë prej zjarrit. Kjo për shkak se nga kqyrja paraprake në trupin e saj janë vënë re shenja dhune. Ndaj menjëherë kanë nisur hetimet për vrasje me dashje. Aktualisht, uniformat blu kanë dyshime se Teço është vrarë për motive pronësie, por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen. 
    vijon…

  • Djegia e fushës së mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria kontrolle në disa banesa

    Djegia e fushës së mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria kontrolle në disa banesa

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

    Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

    Djegia nga dielli është një problem i përhapur që mund të shkaktojë dëmtime serioze në lëkurë, ndaj kujdesi i duhur është thelbësor.
    Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, dermatologia Dorina Harjo shpjegoi rëndësinë e parandalimit të djegies nga dielli.
    Ajo ndau gjithashtu me publikun disa këshilla praktike për trajtimin e lëkurës në rast se ajo digjet.
    Dermatologia theksoi përdorimin e kremit mbrojtës si masën më të mirë parandaluese dhe dha disa sqarime të rëndësishme mbi efektet afatshkurtra dhe afatgjata që djegia e përsëritur mund të shkaktojë, duke përfshirë rrezikun e plakjes së parakohshme dhe kancerit të lëkurës.
    Dorina Harjo: Idealja është që evitohet djegia nga dielli, prandaj edhe ne mjekët rekomandojmë që të aplikohet kremi dielli. Normalisht që diellin do e shikosh dhe vitaminën D do e sintetizosh, por kjo nuk do të thotë që duhet të digjesh. Idealja është që ta parandalosh prandaj dhe ne rekomandojmë aplikimin e kremit të diellit, sidomos në plazh dy orë rregullisht.
    Megjithatë nëse ndodh që të digjesh duhet që të ndjekësh disa këshilla, nëse djegia është e lehtë duhet me patjetër që trupi të mbahet i freskët të bëhen kompresa me ujë të ftohtë, jo akull, sepse akulli mund ta djegë lëkurën akoma më shumë. Në rastet se ndjejmë që kemi temperaturë duhet që me patjetër të pish një qetësues. Në rastet se ka shenja akoma më të shprehura, dehidrimi, marrje mendsh ose të vjella duhet me patjetër që të paraqiten tek mjeku.
    Aldo: Si kanë mundësi që nga të gjitha gjërat që ka trupi i njeriut, lëkura nuk ka memorie?
    Dorina Harjo: Memorien e ka lëkura, nëse ti digjesh ai dëmi bëhet, dëmtohet në një nivel qelizor dhe lëkura e memorizon shumë mirë atë, e akumulon dëmin dhe nëse ai bëhet në mënyrë të përsëritur, atëherë ke këto efektet anësore afatshkurtra si djegien, skuqen dhe rrjepjen e lëkurës. Ka pastaj dhe efekte anësore afatgjata, të cilat janë akoma edhe më të rrezikshme, qoftë për plakjen e lëkurës që mund të shfaqet me një lëkurë të rrudhur dhe më keq pastaj është edhe kanceri i lëkurës, që mund të çojë deri në kërcënimin e jetës./tvklan

  • Djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, ekspertët: Rrezik kancerogjen për banorët

    Djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, ekspertët: Rrezik kancerogjen për banorët

    Kodra e mbetjeve në Elbasan është përpirë nga flakët, dhe në qytet mbërriti një grup ekspertësh për të matur ndotjen e shkaktuar në mjedis nga djegia e mbeturinave. Një grup i specializuar nga Co-PLAN dhe Milieukontakt monitoruan situatën në terren dhe vlerësuan ndikimet e zjarrit në cilësinë e ajrit.
    ”Matjet në terren treguan përqendrime të larta të ndotësve të ajrit, që paraqesin një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik dhe mjedisin përreth”,-thotë organizata e mbështetur me financim dhe ekspertizë ndërkombëtare.

    Përqendrimet e ndotësve të ajrit të regjistruara vetëm pak orë pas shpërthimit të zjarrit rezultuan mbi normat e pranuara nga BE dhe me pasoja serioze për qytetarët. Siç thonë ekspertët, në mjedis, një ditë pas zjarrit niveli i dioksidit të karbonit (CO₂) ishte rreth 521-794 ppm.
    Raporti dokumenton edhe praninë e një elementi, të njohur si VOC, lëndë organike që janë pezull në ajër, me vlerë deri në 6,800 µg/m³. Njerëzit që thithin të tillë gaz, kanë irritime, dhimbje koke, rrezik kancerogjen. Co-plan, një Institut për Zhvillimin e Mjedisit që bëri këto matje, kryen vazhdimisht monitorime të ajrit në vend, me mbështetje financiare të huaj, kryesisht suedeze.