Tag: djegë

  • Tiranë, ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi ta djegë/ Pranga 42 vjeçarit

    Tiranë, ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi ta djegë/ Pranga 42 vjeçarit

    Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi të djegë atë edhe banesën e tyre, arrestohet nga policia 42 vjeçari.
    Arrestimi i 42 vjeçarit me inicialet A.LL është kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
    -A. Ll., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka tentuar të djegë atë dhe banesën e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • SHBA do të djegë 500 tonë ushqime që ishin blerë nga USAID

    SHBA do të djegë 500 tonë ushqime që ishin blerë nga USAID

    Pothuajse 500 tonë ushqime, mjaftueshëm për të ushqyer 1.5 milion fëmijë për një javë – pritet të digjen pas muajsh mosveprimi nga administrata Trump.

    Biskotat u blenë nga USAID për 800 mijë dollarë gjatë administratës së presidentit, Joe Biden dhe janë ruajtur në Dubai.
    Ato ishin destinuar për fëmijët në Afganistan dhe Pakistan, shkruan theatlantic.

    Por, që nga janari, një ngrirje e përgjithshme e ndihmës së huaj dhe shpërbërja e USAID-it nën Departamentin e ri për Efiçencë Qeveritare ka paralizuar përpjekjet për t’i shpërndarë ato.

    Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura të brendshme, nuk u dha asnjë leje për të lëvizur ushqimin.

    Deri në kohën kur Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio siguroi Kongresin në muajin maj se ndihma do të dorëzohej, urdhri për shkatërrimin e saj ishte firmosur tashmë.
    Djegia do t’i kushtojë taksapaguesve edhe 130 mijë dollarë shtesë.
     

  • Ushtroi dhunë ndaj vëllait të tij dhe tentoi t’i djegë automjetin, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

    Ushtroi dhunë ndaj vëllait të tij dhe tentoi t’i djegë automjetin, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

    Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij dhe ka tentuar t’i djegë automjetin.

    Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. B iu gjet edhe një mjet prerës.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Njoftim i Policisë:

    DVP Durrës

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

    E. B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij dhe ka tentuar t’i djegë automjetin. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. B. iu gjet një mjet prerës (thikë);

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Berisha-Ramës: Të garantoj se djegësi që nuk u ndez kurrë, do të djegë karrierën tënde politike

    Berisha-Ramës: Të garantoj se djegësi që nuk u ndez kurrë, do të djegë karrierën tënde politike

    Berisha-Ramës: Të garantoj se djegësi që nuk u ndez kurrë, do të djegë karrierën tënde politike

    Sali Berisha gjatë mitingut përmbyllës në Durrës, pati një mesazh edhe për Edi Ramën.

    Lideri demokrat u shpreh se e garanton Edi Ramën se djegësi që nuk u ndez kurrë, duke iu referuar inceneratorit të Tiranës, do të djegë në mënyrë përfundimtare karrierën e tij politike në 11 Maj.

    “Në mënyrën më të papërgjegjshme, Edi Rama deklaronte mbrëmë për djegësin, për shkak të cilit ju paguanit taksën më të lartë në Europë për plehrat, 44 euro për ton pleh, ua merr Gjushi me fustan ju për Edi Ramën, dhe deklaronte mbrëmë se i thoshte gazetarit, epo u djegshi në djegës. Pasi ka marrë 130 milionë euro, tani kur i kërkojnë llogari, u djegshi thotë. Jo Edi Rama. Të garantoj se ai djegës që nuk u ndez kurrë, do të djegë në mënyrë përfundimtare karrierën tënde politike. Dhe kjo që me datën 11 Maj, shqiptarët do të presin biletën. Tre ditë në jetë janë tre ditët e jetës tonë. Janë sa 30 ditë, janë sa tre muaj, janë sa tre vite. Ndaj dhe u ftoj ju këto tre ditë të kontaktojmë çdo të njohur kudo që është, në Durrës, në Shqipëri, në diasporë, në të katër anët e dheut. Të ftojmë të firmosim bashkë 11 Majin, ndarjen nga e keqja e madhe e kombit. Hapjen e një kapitulli të ri për dinjitetin e durrsakëve dhe shqiptarëve.” – tha Berisha.

    Kreu i opozitës pati një mesazh edhe për të gjithë ata që do të tentojnë të prekin votën, ku tha se ‘vrimë miu nuk do të gjejnë.’

    “Ja ku po e deklaroj para jush, vrimë miu nuk do gjejnë. Kudo që të jenë, do i kapim, me Sakon, me Gjushin, me kandidatët e tyre. Për ta nuk ka vend në parlament. Për ta ka vend në koshin e plehrave të historisë.” – tha Berisha.

  • Fasulet mund të ndihmojnë në rënien nga pesha, ja si shpjegohet

    Fasulet mund të ndihmojnë në rënien nga pesha, ja si shpjegohet

    Po përpiqesh të humbasësh peshë, por të kanë lodhur dietat strikte dhe ushtrimet rraskapitëse? Sipas një mjeku të Harvardit, zgjidhja mund të jetë shumë më e thjeshtë.

    Dr. William Li, një ekspert i njohur për shëndetin dhe ushqimin, thotë se disa ushqime jo vetëm që nuk të shëndoshin, por ndihmojnë trupin të djegë vetë dhjamin në mënyrë natyrale. Dhe çuditërisht përfshihet dhe fasulja.

    Sipas tij, ‘trupi ynë ka një lloj dhjami të mirë që quhet dhjam kafe’, i cili, ndryshe nga dhjami i zakonshëm që na mblidhet te barku apo ijët, ndihmon në djegien e kalorive për të prodhuar nxehtësi. Dhe disa ushqime e nxisin këtë proces.

    Ja disa nga ushqimet që ndihmojnë trupin të djegë më shumë yndyrë:

    1.Çaji jeshil dhe kafeja, rrisin metabolizmin në mënyrë natyrale.
    2.Qepët e kuqe, përmbajnë një përbërës që ndihmon në djegien e dhjamit.
    3.Domatet, ndihmojnë trupin të shkrijë yndyrën përmes ngrohjes së brendshme (termogjeneza).
    4.Luleshtrydhet, të shijshme, por edhe luftëtare kundër dhjamit të barkut.
    5.Karotat, vetëm 3 në ditë mund të bëjnë diferencën.
    6.Ushqimet e detit, të pasura me omega-3, ndihmojnë trupin të djegë më shumë.
    7.Fasulet e bardha, janë ylli i listës! Vetëm një kanaçe në ditë (ose një filxhan fasule të ziera) për 5 ditë në javë mund të të ndihmojë të humbasësh deri në 2.5 cm nga beli.

    Si t’i konsumosh fasulet për të pasur rezultat?

    Dr. Li thotë se mënyra më e mirë është t’i hash të ziera, pa shumë kripë apo vaj. Një pjatë me fasule dhe perime jeshile është perfekte – është e pasur me fibra dhe ndihmon sistemin tretës.

    Ai përfundon me një këshillë të thjeshtë: “Mos u lodh duke numëruar kaloritë. Zgjidh me kujdes çfarë ha. Ushqimi mund të jetë ilaçi më i mirë për trupin tënd.” Syri.net-bovary.gr.