Tag: djathta

  • ‘E djathta ka humbur rrugën’, Gjikondi: PD, një garnizon i shpartalluar në funksion të Berishës

    ‘E djathta ka humbur rrugën’, Gjikondi: PD, një garnizon i shpartalluar në funksion të Berishës

    Analistja Brizida Gjikondi ka bërë një analizë kritike të situatës së së djathtës shqiptare, gjatë një emisioni televiziv, duke theksuar se Partia Demokratike dhe fraksionet që kanë dalë prej saj kanë humbur rrugën në raport me interesin kombëtar.
    “Partitë që kanë dalë nga PD-ja kishin potencialin të përfaqësonin pjesën më të shëndetshme të së djathtës, por sot janë kthyer në formacione pa frymë e vizion. Synimi është thjesht një mandat deputeti, kush është i pari në listë. Nuk ka ide afatgjata, vetëm llogari elektorale”, tha ajo.
    Sipas Gjikondit, dështimi i formacioneve të tilla si ai i Patozit, Topallit apo Topit tregon se këto subjekte nuk kishin vizion opozitar afatgjatë. Ajo theksoi se edhe Partia Demokratike sot nuk mund të konsiderohet si një parti e djathtë në kuptimin tradicional.
    “PD është një garnizon i shpartalluar që punon vetëm për interesin e Sali Berishës. Aktiviteti i saj është minimal dhe i përqendruar te një individ, jo te qytetari. E djathta është e shpërndarë, pa strukturë dhe pa frymë”, u shpreh analistja.
    Ajo përmendi se e vetmja shpresë për risi në spektrin e djathtë vjen nga emra të rinj si Altin Goxhaj (Qori) dhe Adriatik Lapaj, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” e konsideroi si një derivat të Partisë Demokratike, pa potencial të ri.
    “Kudo në Shqipëri ndihet kjo ndjesi e zymtë. Jam e bindur se Berisha do të dalë më dobët se ç’thotë çdo sondazh”, përfundoi Brizida Gjikondi.

  • “PD pa forcat e djathta duket më e dobët seç është…”, Roland Bejko: Duhej një pol i tretë

    “PD pa forcat e djathta duket më e dobët seç është…”, Roland Bejko: Duhej një pol i tretë

    Roland Bejko në emisionin “Real Story” nga Sokol Balla në ABC News tha se në sferën politike shqiptare duhet të krijohet një pol i tretë që të japë një riformim të demokracisë dhe të fitojë pëlqyeshmërinë dhe votat e qytetarëve. Bejko tha se PD pa forcat e tjetra politike në krah duket më e dobët seç është.
    “Shpresa është aty që prej shtatorit të 2021, por u interpretua gabim i gjithë ky skenar i krijuar nga amerikanët. Nuk kemi fuqi politikë të forta që ta tronditin gjithë atë dhe ta fusin në një dimension tjetër. Të ketë një lëvizje të natyrshme. PS na ka dëshmuar që nuk ka një lëvizje të natyrshme që të vijë nga mendimi militant brenda.
    Ky duhet të jetë një projekt me terma afatgjatë dhe votuesit duhet t’i analizojmë. PD pa këto forca të djathta duke më e dobët seç është. Jam i mendimit që i gjithë ky spektri i partive të djathta. Unë do dëshiroja një pol të tretë. Të ndeshemi me politikës e dinozaurëve të vjetër dhe të japim një politikë solide. Partitë e vogla janë në garë sot që janë ose pritet të jenë kontingjent i SPAK”, tha Bejko.