Tag: djathta

  • Rezoluta e IDU: Qeveria Rama refuzon në mënyrë të vazhdueshme rekomandimet e OSBE-ODIHR, po gërryhet demokracia

    Rezoluta e IDU: Qeveria Rama refuzon në mënyrë të vazhdueshme rekomandimet e OSBE-ODIHR, po gërryhet demokracia

    Një tjetër rezolutë e rëndësishme e partive të djathta ngre alarmin dhe shpreh hapur shqetësimin për narko- shtetin e krijuar nga kryeministri EdI Rama si rrezik jo vetëm për shqiptarët por dhe për Europën dhe mbarë botën.

    Në rezolutën e miratuar nga Unioni i Partive të qendrës së djathtë, IDU, në Washington evidentohet realiteti dramatik i Shqipërisë nën regjimin e Edi Ramës dhe manipulimi i zgjedhjeve.

    Në pkën 1 të rezolutës evidentohet rënia e demokracisë dhe lidhja shtet – parti – krim. Rezoluta nënvizon se refuzimi i vazhdueshëm për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it ka thelluar presionin elektoral dhe ka gërryer besimin në demokraci.

    “Shpreh shqetësim të thellë që Raporti i OSBE/ODIHR-it konfirmon shkelje sistemike, duke përfshirë frikësimin, blerjen e votave dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe përdorimin e korrupsionit dhe rrjeteve kriminale për të ndikuar në listat e kandidatëve socialistë, veçanërisht në Elbasan, Durrës dhe Vorë” thuhet në pikën 1 të rezolutës.

    Më tej rezoluta evidenton se mbi 4,500 ngjarje shtetërore u shfrytëzuan për fushatë me sanksione minimale, duke treguar paragjykim institucional dhe pandëshkueshmëri dhe dënon përdorimin e fondeve publike dhe patronazhit kriminal për të manipuluar votat dhe elektoratin e diasporës.

    Paralajmëron se refuzimi i vazhdueshëm për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it ka rrënjosur shtrëngimin zgjedhor dhe ka gërryer besimin në demokraci”

    Në pikën 6 rezoluta shpreh alarmin se Shqipëria mbetet një qendër rajonale për trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave, me infiltrim kriminal të kontratave publike, ndërtimit dhe turizmit dhe paralajmëron se narko-ekonomia kërcënon stabilitetin rajonal, sigurinë evropiane dhe besueshmërinë e zgjerimit të BE-së;

    Në unanimitet forcat e djathta të globit, dënuan dhe burgosjen e liderëve të opozitës si dhe kapjen e drejtësisë.

     “Dënon çështjet e motivuara politikisht kundër udhëheqësve të opozitës, përfshirë Sali Berishën, Fatmir Mediun, Ilir Metën dhe të tjerë, duke paralajmëruar për drejtësi selektive dhe vendime politike të afërta” shkruhet në pikën 5 të rezolutës.

    Kur u votua rezoluta?

    Rezoluta u votua më 5 dhjetor 2025 në Uashington, në forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, forum që bashkon 83 parti politike të djathta dhe të qendrës së djathtë, ku mori pjesë dhe një delegacion i Partisë Demokratike (Albana Vokshi, Nikola Kedhi, Belind Këlliçi) dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu dhe Sention Zotaj, përfaqësues i PR-së.Cilat parti e firmosën rezolutën?

    Rezolutua është votuar nga rreth 83 parti politike anëtare të IDU, të cilat e kanë votuar me unanimet. Ky forum udhëhiqet nga Partia Republikane e SHBA, që përfshin Unionin Bashkimi Demokrat Kristian të Gjermanisë dhe të gjitha forcat politike, Partinë Konservatore të Britanisë dhe forcat e tjera politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në Europë dhe në botë

    Disa prej tyre:
    Partia Republikane e SHBA,
    CDU e CSU-ja gjermane,
    Fratelli d’Italia e Xhorxhia Melonit
     Forca Italia e Antonio Tajanit,
    Partia Konservatore e Kanadasë  
    Nea Demokracia në Greqi e Kiriako Micotakis.

    7 rezoluta

    Nga tetori i vitit 2024, forumet apo organizatat e partive të qendrës së djathtë apo të djathta në Europë dhe në botë, kanë votuar 7 rezoluta, nga të cilat dy janë të Unionit Demokrat Ndërkombëtar. Dy janë të Partisë Popullore Europiane, tre janë të Internacionales Demokrate të Qendrës.Të gjitha këto rezoluta faktojnë para të gjitha partive politike të spektrit qendra e djathtë, realitetin dramatik të Shqipërisë ndën regjimin e Edi Ramës.Këto rezoluta janë mbështetje e fuqishme për opozitën shqiptare, që përballet çdo ditë me regjimin e bazuar mbi drogën, narko-shtetin, tha sot kryetari i PD-së, Sali Berisha.  

  • Berisha: Partitë e djathta, udhëhequr nga Republikanët, miratuan rezolutën që dënon narko-regjimin dhe mbështet opozitën shqiptare

    Berisha: Partitë e djathta, udhëhequr nga Republikanët, miratuan rezolutën që dënon narko-regjimin dhe mbështet opozitën shqiptare

    Berisha: Partitë e djathta, udhëhequr nga Republikanët, miratuan rezolutën që dënon narko-regjimin dhe mbështet opozitën shqiptare
    Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp, u shpreh se Organizata e partive të djathta, e udhëhequr nga Partia Republikane e SHBA, ka miratuar një rezolutë ku dënohet narko-regjimi në Shqipëri dhe jepet mbështetje e plotë për opozitën shqiptare.
    Berisha theksoi se kjo mbështetje ndërkombëtare vjen pas një serie rezolutash të miratuara nga forcat politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në Europë dhe në botë, të cilat dokumentojnë realitetin dramatik të Shqipërisë nën regjimin e Edi Ramës, narko-shtetin që ka shndërruar zgjedhjet në farsë, përdor prokurorinë si armë politike dhe përbën një kërcënim serioz për sigurinë e rajonit dhe më gjerë.
    “Një ngjarje e re e madhe ka ndodhur në denoncimin e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
    E regjimit që i ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale.
    E regjimit që përdor prokurorinë si armë politike kundër opozitës.
    Mbi të gjitha e regjimit që ka ndërtuar në Shqipëri narko-shtetin si kërcënim serioz për sigurinë e rajonit, Europës dhe më gjerë.
    Dje në Uashington, në forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, forum që bashkon rreth 80 parti politike të djathta dhe të qendrës së djathtë, por që de facto udhëhiqet nga Partia Republikane e SHBA, që përfshin Unionin Bashkimi Demokrat Kristian të Gjermanisë dhe të gjitha forcat politike, Partinë Konservatore të Britanisë dhe forcat e tjera politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në Europë dhe në botë, kanë votuar në unanimitet të plotë, me mbështetje të plotë, pa asnjë vërejtje, rezolutën kushtuar Shqipërisë, rezolutë e cila në harkun kohor 14-mujor, shënon dokumentin e shtatë apo rezolutën e shtatë ndërkombëtarë në të cilën forcat politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në botë kanë shprehur mbështetje të plotë për opozitën shqiptare dhe popullin shqiptar ndën një narko-regjim, pra ndën një diktaturë autoritare.
    Nga tetori i vitit 2024, forumet apo organizatat e partive të qendrës së djathtë apo të djathta në Europë dhe në botë, kanë votuar 7 rezoluta, nga të cilat dy janë të Unionit Demokrat Ndërkombëtar. Dy janë të Partisë Popullore Europiane, tre janë të Internacionales Demokrate të Qendrës.
    Të gjitha këto rezoluta faktojnë para të gjitha partive politike të spektrit qendra e djathtë, e djathtë, realitetin dramatik të Shqipërisë ndën regjimin e Edi Ramës.
    Këto rezoluta janë mbështetje e fuqishme për opozitën shqiptare, që përballet çdo ditë me regjimin e bazuar mbi drogën, narko-shtetin.
    Janë një mbështetje e fuqishme për popullin opozitar që po përjeton ditët ndër më të vështirat.
    Shtypjen e pluralizmit, lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve dhe deputetëve të opozitës”, u shpreh Berisha.

  • Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

    Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

    Kryetari i PD Sali Berisha u shpreh dje se  organizata e partive të djathta e udhëhequr nga Partia Republikane amerikane miratoi rezolutën ku dënohet narko-regjimi dhe jepet mbështetje e plotë për opozitën shqiptare

    Sipas Berishes një ngjarje e re e madhe ka ndodhur në denoncimin e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
    E regjimit që i ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale.
    E regjimit që përdor prokurorinë si armë politike kundër opozitës.
    Mbi të gjitha e regjimit që ka ndërtuar në Shqipëri narko-shtetin si kërcënim serioz për sigurinë e rajonit, Europës dhe më gjerë.
    Dje në Uashington, në forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, forum që bashkon rreth 80 parti politike të djathta dhe të qendrës së djathtë, por që de facto udhëhiqet nga Partia Republikane e SHBA, që përfshin Unionin Bashkimi Demokrat Kristian të Gjermanisë dhe të gjitha forcat politike, Partinë Konservatore të Britanisë dhe forcat e tjera politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në Europë dhe në botë, kanë votuar në unanimitet të plotë, me mbështetje të plotë, pa asnjë vërejtje, rezolutën kushtuar Shqipërisë, rezolutë e cila në harkun kohor 14-mujor, shënon dokumentin e shtatë apo rezolutën e shtatë ndërkombëtarë në të cilën forcat politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në botë kanë shprehur mbështetje të plotë për opozitën shqiptare dhe popullin shqiptar ndën një narko-regjim, pra ndën një diktaturë autoritare.
    Nga tetori i vitit 2024, forumet apo organizatat e partive të qendrës së djathtë apo të djathta në Europë dhe në botë, kanë votuar 7 rezoluta, nga të cilat dy janë të Unionit Demokrat Ndërkombëtar. Dy janë të Partisë Popullore Europiane, tre janë të Internacionales Demokrate të Qendrës.
    Të gjitha këto rezoluta faktojnë para të gjitha partive politike të spektrit qendra e djathtë, e djathtë, realitetin dramatik të Shqipërisë ndën regjimin e Edi Ramës.
    Këto rezoluta janë mbështetje e fuqishme për opozitën shqiptare, që përballet çdo ditë me regjimin e bazuar mbi drogën, narko-shtetin.
    Janë një mbështetje e fuqishme për popullin opozitar që po përjeton ditët ndër më të vështirat.
    Shtypjen e pluralizmit, lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve dhe deputetëve të opozitës.

  • “Mehmeti nga e majta, Uzuni i fshehtë dhe Hoxha e djathta”! Ruci tregon si do luante kundër Polonisë nesër: Kam edhe një ide tjetër…

    “Mehmeti nga e majta, Uzuni i fshehtë dhe Hoxha e djathta”! Ruci tregon si do luante kundër Polonisë nesër: Kam edhe një ide tjetër…

    Vasil Ruci, legjenda e futbollit shqiptar ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn”. Një ide shumë interesante e Vasil Rucit ishte ajo sesi Armando Broja mund të shpërthejë dhe të jap më shumë fryte nëse do të luante në krahun e majtë të sulmit.
    “I uroj suksese Kombëtares që arriti deri këtu. Nuk duhet të kemi frikë, në këto ndeshje vendos shumë performanca dhe përzgjedhja e trajnerit. Kemi mundësitë të marrim më të mirët e mundshëm. Nuk jam dakort me Silvinjon kur luajti me dy kontroll në mesfushë ndaj Andorrës. Kundër Serbisë po, Qazim Laçi dhe Shehu ishin të shkëlqyer kundër Serbisë, por nuk mund të luash dot kështu edhe me Andorrën. është një rival shumë modest Andorra dhe nuk mund të luash njësoj.
    Në këtë gjendje që janë sot lojtarët, Broja ka tërheqje më të mirë të topit se Hoxha dhe duhet të luajë nga e majta. Hoxha është më i mirë në formë momentale, por duhet të fitojmë Brojën. Në këtë gjendje sot që flasim psikologjike dhe forma e lojtarëve, për mua duhet që Broja të luajë nga e majta si ëinger dhe Hoxha të luajë nga e djathta pasi ka një super formë dhe do të bënte mirë edhe aty.
    Broja u shfaq direkt me Anglinë, e pamë mirë, sa hyrë krijoi situatat, nuk mund të luajë nga e djathta. Ai mund të luaj vetëm nga e majta që të futet në driblim dhe krijon hapësirë prë të goditur portën me të djathtën. Nuk duhet ta humbasim futbollin e këtij djali”, ka thënë Ruci.
    Megjithatë kjo ide ishte për vazhdimësinë ose nëse forma e lojtarëve ndryshon, pasi i pyetur nëse ndeshja Poloni-Shqipëri luhej këtë javë dhe jo në mars, Ruci do të zgjidhte Anis Mehmetin në vendin e Armando Brojës.
    “Nëse ndeshja me Poloninë do luhej këtë javë, Brojën do ta lija në stol. Do fusja Anis Mehmetin sepse ai është luan në një kampionat që shquhet për dulet fizike, pra që janë fizikisht shumë mirë dhe polakët janë të tillë, fizikisht shumë të mirë. Do ta fusja në sulm dhe ta vija para një përgjegjësie. Edhe në finale bëhen prova të tilla, sidomos me lojtarë që kanë produkt të tillë në kampionatin e tyre si Anis Mehmeti. Unë do preferoja Anis Mehmetin nga e majta, Arbër Hoxhën nga e djathta dhe Uzunin si sulmues të fshehtë që vjen nga mesfusha.
    Do sulmoja me linjat dhe nga mesfusha Uzuni të shkelte zonën e kundërshtarëve pasi e bën punën shumë mirë pas mbrojtjes. Kam dhe një merak tjetër, nëse do të gjenim një mbrojtës me këmbë të majtë, do ta rrisnim lojën tonë me 30% më shumë. Arsyeja është kjo, nëse do gjenim mbrojtësin me këmbën e majtë që të luante ai atje dhe Gjimshiti nga e djathta, me këta dy lloj mbrojtësish, jam i bindur se do të dilnim kollaj nga presioni i kundërshtarit. Gjimshiti i kalon lehtë linjat, vertikalizon shumë mirë duke mbajtur topin dhe nuk je i detyruar që të kthesh Asllanin aq mbrapa gjithmonë që të qarkullojmë lojën”, tha Ruci. /Sport Ekspres/?

  • Pse gënjeu Berisha për pjesëmarrjen e së djathtës amerikane në Brazil?

    Në Asamblenë e CDI-së të mbajtur në San Paolo të Brazilit, Sali Berisha u shpall zv.president i këtij unioni, një lajm që deputetët e PD-së e shpërndanë me bujë në rrjetet sociale, duke e prezantuar si “unionin më të madh në botë të partive të djathta”.
    Por, çfarë është realisht CDI?
    CDI, Centrist Democrat International, është një union partish të qendrës së djathtë me fokus në Amerikën Latine, Afrikë dhe disa vende të Azisë. Shumica e anëtarëve janë parti të vogla. Dhe më e rëndësishmja, në CDI nuk bën pjesë Partia Republikane e SHBA-së, shteti ku Berisha dhe familja e tij janë shpallur non grata. As konservatorët britanikë apo ata kanadezë.
    Ndërkohë, IDU është elita e vërtetë e partive të djathta në botë, ku 29 parti të IDU-së janë aktualisht në pushtet.
    Zhurma e ngritur në Tiranë, për ta shitur zgjedhjen e Berishës si zv.president në një union që ka plot 17 zëvendëspresidentë, si një “fitore e madhe ndërkombëtare”, bie ndesh me realitetin. PD nuk u ul në tryezë me republikanët amerikanë apo konservatorët britanikë. Madje, as afër, ngase vijon i shpallur “non grata” prej tyre.
    Ndërkohë, mbetet e paqartë pse PD vazhdon të trillojë dhe t’i shesë publikut sukseset që nuk i ka, në një kohë kur çdo gjë verifikohet me një kërkim të thjeshtë në internet./ TemA

  • Kili drejt një përplasjeje historike: Komunistja Jara dhe ultrakonservatori Kast në balotazh

    Kili drejt një përplasjeje historike: Komunistja Jara dhe ultrakonservatori Kast në balotazh

    Kili do të zgjedhë presidentin e ri më 14 dhjetor, ku në balotazh do të përballen kandidatja e Partisë Komuniste, Jeannette Jara, dhe udhëheqësi ultrakonservator i Partisë Republikane, José Antonio Kast. Me 40% të votave të numëruara, përparësia e tyre në raundin e parë konsiderohet tashmë “e pakthyeshme”, sipas rezultateve zyrtare të Servel.
    Jara kryeson me 26,45%, e ndjekur nga Kast me 24,46%, ndërsa në vend të tretë, me surprizë, renditet populisti Franco Parisi me 18,62%. Gati 16 milionë kilianë votuan jo vetëm për presidentin e ri, por edhe për të rinovuar Dhomën e Deputetëve dhe gjysmën e Senatit, në një proces ku dominuan çështjet e sigurisë, emigracionit, ekonomisë dhe pakënaqësia ndaj klasës politike.
    Zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të fortë polarizimi, në sfondin e një rritjeje të ndikimit amerikan në Amerikën Latine. Tetë kandidatë garuan për postin më të lartë të shtetit. Në të majtë, koalicioni “Unidad por Chile” u rreshtua rreth Jeannette Jara-s, 51 vjeç, ish-ministre e Punës, që fillimisht projektohej deri në 33%. E djathta, ndërkohë, hyri e përçarë në garë me katër kandidatura kryesore, çka e bëri të vështirë parashikimin të rezultateve.
    Në kampin konservator, José Antonio Kast dhe Evelyn Matthei shfaqeshin të barabartë në projeksionet fillestare me rreth 20% secili. Kast, i mundur nga Gabriel Boric në vitin 2021, konsiderohet si përfaqësues i krahut më konservator dhe nostalgjik ndaj epokës së Pinochet, megjithëse deklaron besnikëri ndaj institucioneve demokratike.
    Ai, admirues i Donald Trump, bëri thirrje për unitet të djathtës, duke deklaruar se vazhdimësia e qeverisjes aktuale “nuk i bën mirë vendit” dhe se Partia Komuniste ka një “ideologji të ngurtë” që frenon liritë. Matthei, figurë tradicionale e së djathtës, mbeti pas në renditje. Më në ekstrem, ultra-libertariani Johannes Kaiser, i krahasuar me Bolsonaro-n dhe Milei-n, mori rreth 13%, ndërsa italo-amerikani Parisi, i renditur i treti, fragmentoi më tej votat e djathta. Tani, Kast pritet të kërkojë bashkimin e të gjithë votuesve konservatorë rreth tij, me një program ekonomik ultra-liberal që parashikon ulje të forta të shpenzimeve publike.
    Nga ana tjetër, Jeannette Jara mbron një vijë të afërt me politikat e qeverisë së majtë në largim, megjithëse kohët e fundit është distancuar nga presidenti Gabriel Boric, i cili përgjatë vitit 2025 ka pasur popullaritet nën 30%.
    “Kili nuk po shkatërrohet. Është një vend i madh, me një të ardhme të madhe”, deklaroi ajo në mitingun e fundit, duke shtuar se do të largohej nga Partia Komuniste nëse zgjidhet presidente. Pavarësisht kritikave ndaj qeverisë, Jara ka firmosur si ministre disa nga reformat e saj të pakta të suksesshme, si rritja e pagës minimale.
    Ndërkohë, bilanci i mandatit të Boric është më i zbehtë. Katër vjet pas protestave të 2019-s, që krijuan pritshmëri për një transformim të thellë, dy përpjekjet për të miratuar një Kushtetutë të re dështuan, fillimisht varianti progresist dhe më pas ai i propozuar nga e djathta. Në vend të reformave, dolën në pah probleme të tjera: kriminaliteti është rritur ndjeshëm, emigracioni nga Venezuela ka arritur nivele rekord dhe sot Kili ka rreth 2 milionë të huaj në një popullsi prej 19 milionësh.
    Edhe ekonomia mbetet e brishtë: në tremujorin e dytë të vitit 2025 rritja ishte 3,1%, por 45% e familjeve thonë se mezi arrijnë në fund të muajit, 72% janë futur në borxhe dhe papunësia qëndron në 8%. Shteti është gjithashtu i varur nga eksportet drejt Kinës, që përthith rreth 40% të prodhimeve kiliane.

  • Çfarë do të ndodhë në Francë nëse shkarkohet Bayrou, kryetari i republikanëve: E djathta do pranojë një kryeministër nga socialistët

    Çfarë do të ndodhë në Francë nëse shkarkohet Bayrou, kryetari i republikanëve: E djathta do pranojë një kryeministër nga socialistët

    “Nuk ka dyshim” se e djathta pranon emërimin e kryeministrit nga Partia Socialiste (PS), paralajmëroi presidenti i Republikanëve (LR) Bruno Rétaillot sot.

    Vota për mocionin e mosbesimit do të vulosë fatin e qeverisë së François Bayrou nesër në Asamblenë Kombëtare.
    Partitë që janë rreshtuar tashmë kundër kryeministrit po mbledhin shumicën e nevojshme për ta rrëzuar atë.
    Nëse Bayrou mposhtet në votimin për mocionin e besimit, një skenar që duket mjaft i mundshëm deri më tani, presidenti Emmanuel Macron mund të emërojë menjëherë një kryeministër të ri, t’i kërkojë Bayrou të qëndrojë në pushtet për një periudhë kohore ose të vendosë të thërrasë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
    Muajin e kaluar, përpara se Bayrou të shpallte votën e besimit, Macron përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

    Top Channel

  • Çfarë do të ndodhë në Francë nëse shkarkohet Bayrou, kryetari i republikanëve: E djathta do pranojë një president nga socialistët

    Çfarë do të ndodhë në Francë nëse shkarkohet Bayrou, kryetari i republikanëve: E djathta do pranojë një president nga socialistët

    “Nuk ka dyshim” se e djathta pranon emërimin e kryeministrit nga Partia Socialiste (PS), paralajmëroi presidenti i Republikanëve (LR) Bruno Rétaillot sot.

    Vota për mocionin e mosbesimit do të vulosë fatin e qeverisë së François Bayrou nesër në Asamblenë Kombëtare.
    Partitë që janë rreshtuar tashmë kundër kryeministrit po mbledhin shumicën e nevojshme për ta rrëzuar atë.
    Nëse Bayrou mposhtet në votimin për mocionin e besimit, një skenar që duket mjaft i mundshëm deri më tani, presidenti Emmanuel Macron mund të emërojë menjëherë një kryeministër të ri, t’i kërkojë Bayrou të qëndrojë në pushtet për një periudhë kohore ose të vendosë të thërrasë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
    Muajin e kaluar, përpara se Bayrou të shpallte votën e besimit, Macron përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

    Top Channel

  • E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha

    E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha

    Nga Ermal Peçi
    Në një Shqipëri të mbërthyer prej më shumë se një dekade nga polarizimi, përçarja dhe keqpërdorimi i pushtetit, fushata që po zhvillon Lulzim Basha është një risi e ndjeshme në peizazhin politik. Për herë të parë pas shumë vitesh, e djathta shqiptare po ofron një alternativë me fytyrë qytetare, të matur dhe të ndërtuar mbi vlera të qëndrueshme si prona, drejtësia, liria dhe besimi në Zot.
    Në thelb, kjo nuk është një fushatë për pushtet. Është një përpjekje për të rikthyer shtetin te qytetari dhe ligjin mbi interesin. Basha ka qenë i vetmi lider që ka guxuar të artikulojë me qartësi se ligji 7501 është një nga plagët më të mëdha të tranzicionit. Zgjidhja e çështjes së pronës është jo vetëm akt drejtësie, por edhe çelës për zhvillimin ekonomik, sidomos në bujqësi dhe turizëm, sektorë ku prona është themel.
    Diferenca me të shkuarën politike është e qartë. Ekipi që përfaqëson Bashën është ndërtuar mbi filtrin e integritetit dhe përfaqëson një brez të ri politik, të papërlyer dhe të fokusuar në ndërtimin e një shteti funksional. Asnjë nga anëtarët e tij nuk është subjekt hetimi nga SPAK – një fakt që flet më shumë se çdo slogan.
    Kjo është një fushatë pa fyerje, pa premtime të pambajtura dhe pa gjuhë urrejtjeje. Ironia e matur ndaj qeverisë, siç është rasti me “7×7=313” apo pyetja retorike “Ku të metën shokët?”, është më tepër reflektim sesa sulm. Ajo që po ofrohet nuk është një betejë për revansh, por një model i ri komunikimi dhe përfaqësimi.
    Në një kohë kur shumë shqiptarë kanë humbur besimin tek politika, një ofertë e tillë nuk është thjesht e mirëpritur – është e domosdoshme. Sepse e djathta nuk mund të jetë vetëm një shumicë numerike; duhet të jetë një forcë morale, që frymëzon, orienton dhe ndërton.
    Lulzim Basha nuk ka zgjedhur rrugën më të lehtë, por ai po ecën në atë që mund të jetë rruga më e drejtë – ajo e qytetarisë.

  • Roland Bejko: Duhej një pol i tretë. PD pa forcat e djathta duket më e dobët

    Roland Bejko: Duhej një pol i tretë. PD pa forcat e djathta duket më e dobët

    Roland Bejko në emisionin “Real Story” nga Sokol Balla në ABC News tha se në sferën politike shqiptare duhet të krijohet një pol i tretë që të japë një riformim të demokracisë dhe të fitojë pëlqyeshmërinë dhe votat e qytetarëve. Bejko tha se PD pa forcat e tjetra politike në krah duket më e dobët seç është.
    “Shpresa është aty që prej shtatorit të 2021, por u interpretua gabim i gjithë ky skenar i krijuar nga amerikanët. Nuk kemi fuqi politikë të forta që ta tronditin gjithë atë dhe ta fusin në një dimension tjetër. Të ketë një lëvizje të natyrshme. PS na ka dëshmuar që nuk ka një lëvizje të natyrshme që të vijë nga mendimi militant brenda.
    Ky duhet të jetë një projekt me terma afatgjatë dhe votuesit duhet t’i analizojmë. PD pa këto forca të djathta duke më e dobët seç është. Jam i mendimit që i gjithë ky spektri i partive të djathta. Unë do dëshiroja një pol të tretë. Të ndeshemi me politikës e dinozaurëve të vjetër dhe të japim një politikë solide. Partitë e vogla janë në garë sot që janë ose pritet të jenë kontingjent i SPAK”, tha Bejko.