Tag: djathi

  • Konsumimi i djathit një herë në javë mund të ulë rrezikun e demencës

    Konsumimi i djathit një herë në javë mund të ulë rrezikun e demencës

    Të ngrënit djathë të paktën një herë në javë mund të ketë përfitime përtej kënaqësisë ushqimore, mund të lidhet edhe me një rrezik më të ulët të zhvillimit të demencës, sipas një studimi të ri të kryer në Japoni.

    Studiuesit analizuan të dhënat e rreth 8 mijë të rriturve mbi moshën 65 vjeç, duke krahasuar personat që hanin rregullisht djathë me ata që e konsumonin rrallë ose aspak. Qëllimi i tyre ishte të kuptonin nëse konsumimi i djathit ndikon në shëndetin kognitiv të të moshuarve.

    Rezultatet, të publikuara në revistën Nutrients, treguan se ata që konsumonin rregullisht djathë kishin 24% më pak gjasa të zhvillonin demencë gjatë një periudhe trevjeçare, krahasuar me personat që nuk hanin djathë.

    Në përfundim të studimit, 3.4% e konsumuesve të djathit u diagnostikuan me demencë, kundrejt 4.45% të atyre që nuk e konsumonin atë. Edhe pse ndryshimi duket i vogël, vetëm 1.06%, ai përkthehet në rreth 10 raste më pak demence për çdo 1 mijë pjesëmarrës.

    Studiuesit përdorën metoda statistikore për të marrë parasysh faktorë si mosha, gjinia, shëndeti dhe faktori socio-ekonomik, në mënyrë që rezultatet të ishin sa më të sakta.

    Pse djathi mund të jetë i mirë për trurin?

    Ekspertët thonë se ekzistojnë disa arsye të mundshme pse djathi mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin e trurit.

    Sipas studimit, djathi “përmban proteina dhe aminoacide thelbësore që ndihmojnë mirëmbajtjen e neuroneve, si dhe vitamina të tretshme në yndyrë, si vitamina K2, e cila luan rol në shëndetin vaskular dhe balancën e kalciumit”.

    Ekzistojnë gjithashtu prova që produktet e fermentuara të qumështit mund të ndikojnë në inflamacionin dhe boshtin zorrë-tru, mekanizma që mendohet se lidhen me rënien kognitive.

    “Për më tepër, produktet e fermentuara të qumështit janë lidhur me rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe metabolike, të cilat njihen si faktorë rreziku për demencën”, thuhet në studim.

    Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se rezultatet nuk duhet të interpretohen si provë përfundimtare se djathi parandalon demencën.

    Studimi ishte observacional, që do të thotë se studiuesit kanë vëzhguar vetëm zakonet ushqimore të pjesëmarrësve pa ndërhyrë drejtpërdrejt. Kjo nënkupton se ai tregon një lidhje midis konsumimit të djathit dhe rrezikut më të ulët të demencës, por nuk vërteton se djathi është shkaku i këtij efekti. Faktorë të tjerë, si stili i jetesës, gjenetika ose lloji i djathit të konsumuar, mund të kenë gjithashtu ndikim në rezultatet.

    Aktualisht, mbi 50 milionë persona në mbarë botën jetojnë me demencë dhe, sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ky numër mund të trefishohet deri në vitin 2050.

  • Hiqeni menjëherë tostin nga dieta juaj, mjekët paralajmërojnë rrezikun e madh që ju vjen nga konsumimi i tij

    Hiqeni menjëherë tostin nga dieta juaj, mjekët paralajmërojnë rrezikun e madh që ju vjen nga konsumimi i tij

    Tosti është një nga ushqimet më të konsumuara, sidomos për darkë. Kjo për arsye se përgatitja e tij është shumë e thjeshtë, kërkon vetëm pak minuta dhe është shumë i shijshëm.
    Por, mjekët kanë rekomanduar që këtë ushqim ta heqim menjëherë nga dieta jonë për shkak të përbërësve të tij.
    Sallami ose proshuta që futet në tost kanë vetëm 50-60% mish, me pjesën tjetër të përbërësve të shtuar që dëmtojnë organizmin tonë. Idealja, sipas nutricionistëve, është që proshuta ose sallami të ketë të paktën 85% përbërje mishi. Edhe pse gjëja më e mirë do të ishte 100%.

    Përbërësi tjetër: djathi. Shumë prej djathrave të përdorur për të bërë tost kanë një cilësi që është vite dritë larg nga djathi i mirë. Djathi i tostit mund të përmbajë vajra të rafinuar ose përbërës të shtuar, që e bëjnë atë ultra të përpunuar.
    Nëse dëshironi të siguroheni që djathi që blini është i mirë, thjesht shikoni etiketën dhe sigurohuni të ketë vetëm 4 përbërës: qumësht, kripë, fermente laktike dhe mullëz. Sa më shumë të zgjatet lista e përbërësve, aq më keq për organizmin tonë.

  • Tost për mëngjes? Mjekët paralajmërojnë rrezikun e madh që ju vjen nga konsumimi i tij

    Tost për mëngjes? Mjekët paralajmërojnë rrezikun e madh që ju vjen nga konsumimi i tij