Tag: djall

  • Sa më shumë plakem, po e kuptoj se do duhej ta përdorja më shpesh atë ‘vafshi në djall”!

    Sa më shumë plakem, po e kuptoj se do duhej ta përdorja më shpesh atë ‘vafshi në djall”!

    Nga Donna Ashworth

    Sa më shumë plakem, aq më shumë kuptoj se e gjithë kjo bisedë rreth grave që “janë çmendur” është në të vërtetë ajo rreth grave që zgjohen një ditë dhe duke rrufitur kafenë, befas ndiejnë një zemërim brenda vetes për jetën që ju ka ‘rrëshqitur’ mes gishtave. Të zemëruara që ato e ndrydhën veten gjithë këto vite duke u përpjekur të përputhen me atë që të tjerët dëshironin që ato të ishin.Të tërbuara që nuk thanë më shumë, ose…pse nuk thanë “vafshi në djall të gjithë” dhe pse nuk vendosën të bënin më shumë për veten e tyre.Të tërbuara që ndjenjat e tyre, emocionet dhe dëshirat u cilësuan si ‘hormonale’ gjatë gjithë këtyre viteve, si një justifikim i çalë për t’i mashtruar ato dhe për të mos u përballur me sjelljet e tyre gjoja “të këqija”.Dhe ky quhet ZGJIM!Sa më shumë plakem, aq më shumë kuptoj se…Jo!!! Gratë nuk po çmenden!!Në fakt, ato po bëhen gjithnjë e më të arsyeshme!/ ObserverKult

    Lexo edhe:

    PLAKJA, AH KJO FËMIJËRI E DYTË…

    ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit, Sergio Bambarén:Plakja, ah kjo fëmijëri e dytë, e tmerrshme…Rreziku i vetëm në jetë është të mos duash të rrezikosh asgjë.Çelësi i lumturisë është të ëndërrosh. Çelësi i suksesit është të bësh në mënyrë që ato ëndrra të realizohen.

    Lumturia nuk lind nga paraja dhe nga suksesi material. Por nga dashuria për gjërat e thjeshta, nga ngrohtësia e një familje, nga qetësia e brendshme.Beso tek forca e ëndrrave të tua dhe ato do të bëhen realitet…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Petraq Kolevica: Një engjëll dhe një djall po grinden sot

    Petraq Kolevica: Një engjëll dhe një djall po grinden sot

    Një engjëll dhe një djall i hodhën zaret,Për jetën time të shqetësuar.Një engjëll dhe një djall po bëjnë llogaritë,Ç’më mbeti ende për të paguar.Një engjëll dhe një djall më ndoqën pas,Në të përpjetat e kësaj jete.Një engjëll po qesh dhe një djall po plas,Që s’më pat bërë dot për vete.Një engjëll dhe një djall po grinden sot,Se kush ma merr shpirtin plot dhima.Një engjëll dhe një djall por grinden kot,Se shpirti im u shkri në rima.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    RRËFEHET BASHKËSHORTJA E PETRAQ KOLEVICËS: SI MË KËRCËNUAN SIGURIMSAT NË ZYRË! DO TË DEGDISIM…

    Konstruktorja e ndërtimit të shumë objekteve industriale dhe shoqërore në gjithë Shqipërinë rrëfehet për kapitullin profesional në jetën e saj. Pesha e përgjegjësive, mandej martesa me arkitektin e mirënjohur, Petraq Kolevica, do e lëkundte jo pak jetën e saj familjare.

    Akuzat direkte politike ndaj të shoqit dhe si ai i shpëtoi burgimit. Survejimet e shpeshta të Sigurimit të Shtetit në zyrën e saj të punës apo tentativat e akuzave për sabotim në spitalin e Përmetit janë vetëm një pjesë e eksperiencës jetësore të gjermanoshqiptares, Edith Logoreci Kolevica.

    Pakkujt që lëviz kalimthi nëpër Shqipëri apo që rastësia e çon nëpër qytete të ndryshme të vendit, e di se shumë prej ndërtesave të rëndësishme publike, si spitalet shtetërore apo objekte industriale, si fabrika dhe uzina (sot të dalë jashtë funksionit dhe të braktisura në mëshirë të fatit) mbajnë autorësinë e punës së një shqiptaro-gjermaneje, siç është edhe Edith Kolevica…

    TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

  • ‘Rama djall dhe kancer për vendin’/ Gazetari: Peshqeshi i Sorosit  në Shqipëri duhet shkundur njëherë e mirë

    ‘Rama djall dhe kancer për vendin’/ Gazetari: Peshqeshi i Sorosit në Shqipëri duhet shkundur njëherë e mirë

    Gazetari Armir Shkurti ka reaguar  në përmes një statusi në Facebook, duke e cilësuar familjen Soros si “armik jo vetëm i presidentit Trump, por edhe i njerëzimit”. Sipas tij, “sekti” që solli dhe mbajti në pushtet Edi Ramën po rrëzohet edhe në SHBA.

    Ai thotë se presidenti Trump ka nisur çmontimin e një strukture antinjerëzore nga vetë zemra e saj. Sorosin, Shkurti e përshkruan si “demon në dimrin e vet”. “Gjethet e vyshkura”, sipas tij, duhet të bien menjëherë, përndryshe metastazat shpirtërore do të përhapen më tej. Ai bën thirrje për veprim të menjëhershëm dhe vendimtar ndaj ndikimit të Sorosit në Shqipëri. “Të shkundim pemën!”, përfundon Shkurt me një thirrje.

    Postimi i  plotë:

    Sekti që e solli dhe e mbajti Edi Ramën ka rënë nga fiku në SHBA! Familja Soros është armike jo vetëm e presidentit Trump. Natyrisht do kohën e vet çdo veprim. Trump ka nisur shthurjen e pëlhurës antinjeri nga ana më e rëndësishme dhe urgjente, për të mbërtitur në zemër të kancerit. Pra demoni Soros është në dimrin e vet, në pritje të ngricës. 
    Ky peshqeshi që ka lënë në Shqipëri është gjethe e vyshkur, e mbetur rastësisht në pemë. Fundi i tij është i pashmangshëm, por..
    DUHET SHKUNDUR PEMA!!!!
    Në pritje “të bjerë vetvetiu” mund të humbasim vite. Sot duhet shkundur!  Tani duhet të shporret që të ndalojë përhapja fatale e metastazave të tij në trup e shpirt të Shqipërisë!
    Është djall, është kancer, po s’u zhduk me rrënjë rilind pa problem 
    TË SHKUNDIM PEMËN!!!

  • “Rama djall dhe kancer për vendin”, gazetari me deklaratë të fortë: U mbajt në pushtet nga Sorosi, por strukturat po..

    “Rama djall dhe kancer për vendin”, gazetari me deklaratë të fortë: U mbajt në pushtet nga Sorosi, por strukturat po..

    Gazetari Armir Shkurti ka reaguar  në përmes një statusi në Facebook, duke e cilësuar familjen Soros si “armik jo vetëm i presidentit Trump, por edhe i njerëzimit”. Sipas tij, “sekti” që solli dhe mbajti në pushtet Edi Ramën po rrëzohet edhe në SHBA.
    Ai thotë se presidenti Trump ka nisur çmontimin e një strukture antinjerëzore nga vetë zemra e saj. Sorosin, Shkurti e përshkruan si “demon në dimrin e vet”. “Gjethet e vyshkura”, sipas tij, duhet të bien menjëherë, përndryshe metastazat shpirtërore do të përhapen më tej. Ai bën thirrje për veprim të menjëhershëm dhe vendimtar ndaj ndikimit të Sorosit në Shqipëri. “Të shkundim pemën!”, përfundon Shkurt me një thirrje.
    Postimi i  plotë:

    Sekti që e solli dhe e mbajti Edi Ramën ka rënë nga fiku në SHBA! Familja Soros është armike jo vetëm e presidentit Trump. Natyrisht do kohën e vet çdo veprim. Trump ka nisur shthurjen e pëlhurës antinjeri nga ana më e rëndësishme dhe urgjente, për të mbërtitur në zemër të kancerit. Pra demoni Soros është në dimrin e vet, në pritje të ngricës.

    Ky peshqeshi që ka lënë në Shqipëri është gjethe e vyshkur, e mbetur rastësisht në pemë. Fundi i tij është i pashmangshëm, por..DUHET SHKUNDUR PEMA!!!!Në pritje “të bjerë vetvetiu” mund të humbasim vite. Sot duhet shkundur!  Tani duhet të shporret që të ndalojë përhapja fatale e metastazave të tij në trup e shpirt të Shqipërisë!Është djall, është kancer, po s’u zhduk me rrënjë rilind pa problemTË SHKUNDIM PEMËN!!!