Tag: djalin

  • Ushtroi dhunë ndaj gruas dhe e nxori me forcë nga banesa, bashkë me djalin e mitur, e pëson 38-vjeçari në Kurbin

    Ushtroi dhunë ndaj gruas dhe e nxori me forcë nga banesa, bashkë me djalin e mitur, e pëson 38-vjeçari në Kurbin

    Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit, pasi akuzohet se ka dhunuar gruan dhe e ka nxjerrë me forcë nga banesa, bashkë me djalin e tyre të mitur. Pas hekruave ra shtetasi me inicialet GJ.L. Po ashtu kanë nisur hetimet dhe për shtetasen me inicialet S.S., 38 vjeçe, e cila akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. L., 38 vjeç, banues në Laç, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka nxjerrë nga banesa, bashkë me djalin e tyre.

    Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. S., 38 vjeç, banues në Milot, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

    Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

  • Rrjeti “kryqëzon” influenceren/ Reagimet pasi futi djalin në qese vakumi për një video: Nuk është e denjë për të qenë nënë

    Rrjeti “kryqëzon” influenceren/ Reagimet pasi futi djalin në qese vakumi për një video: Nuk është e denjë për të qenë nënë

    Një influencuese ruse ka shkaktuar zemërim të madh në rrjetet sociale, pasi publikoi një video ku fut djalin e saj të vogël brenda një qeseje dhe përdori një fshesë me korrent për të nxjerrë ajrin.
    Videoja, e cila u përhap me shpejtësi, tregon momentin ku fëmija i tmerruar thërret “mami”, pasi qesja ngushtohet dhe ajri thithet.

    Sipas portalit rus Life, influencuesja 36-vjeçare Anna Saparina e mori ngjarjen me shaka.
    Autoritetet ruse të mbrojtjes së fëmijëve pritet ta thërrasin për sqarime, pasi eksperimenti mund të ketë vënë seriozisht në rrezik jetën e të miturit.
    Reagimet në internet kanë qenë të ashpra, me shumë përdorues që e kanë quajtur Saparina-n “të papërgjegjshme” dhe “jo të denjë për të qenë nënë”. Një komentues në X (ish-Tëitter) shkroi:
    “Anna Saparina është një abuzuese e neveritshme që duhet të përfundojë në burg për tmerrimin e djalit të saj vetëm për disa klikime”.
    Ndërsa një tjetër shtoi: “Kjo është e tmerrshme… Fëmijët nuk duhet të trajtohen si eksperimente!”
    Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi etikën e “influencerëve familjarë”, të cilët shpesh akuzohen se shfrytëzojnë fëmijët për përmbajtje në platforma si TikTok, Instagram dhe YouTube, duke ngritur shqetësime për sigurinë, privatësinë dhe mirëqenien e tyre.

    A RUSSIAN MOTHER FILMED A DANGEROUS EXPERIMENT WITH HER OWN CHILD ; EVERYONE SHOCKED
    36-year-old Anna Saparina from Saratov runs a popular parenting blog, with some of her videos reaching millions of views.
    She recently posted a video in which she puts her son into a large… pic.twitter.com/utPWtuL0jy
    — Mariana Times (@timeswmariana) December 8, 2025

  • Futi djalin në qese vakumi, veprimi shokues i influenceres ruse: Nuk është e denjë për të qenë nënë

    Futi djalin në qese vakumi, veprimi shokues i influenceres ruse: Nuk është e denjë për të qenë nënë

    ana saparina

    RUSI- Një influencuese ruse ka shkaktuar zemërim të madh në rrjetet sociale, pasi publikoi një video ku fut djalin e saj të vogël brenda një qeseje dhe përdori një fshesë me korrent për të nxjerrë ajrin. Videoja, e cila u përhap me shpejtësi, tregon momentin ku fëmija i tmerruar thërret “mami”, pasi qesja ngushtohet dhe ajri thithet.
    Sipas portalit rus Life, influencuesja 36-vjeçare Anna Saparina e mori ngjarjen me shaka. Autoritetet ruse të mbrojtjes së fëmijëve pritet ta thërrasin për sqarime, pasi eksperimenti mund të ketë vënë seriozisht në rrezik jetën e të miturit.
    Reagimet në internet kanë qenë të ashpra, me shumë përdorues që e kanë quajtur Saparina-n “të papërgjegjshme” dhe “jo të denjë për të qenë nënë”.
    “Anna Saparina është një abuzuese e neveritshme që duhet të përfundojë në burg për tmerrimin e djalit të saj vetëm për disa klikime”, shkroi dikush.
    Ndërsa një tjetër shtoi: “Kjo është e tmerrshme… Fëmijët nuk duhet të trajtohen si eksperimente!”

    Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi etikën e “influencerëve familjarë”, të cilët shpesh akuzohen se shfrytëzojnë fëmijët për përmbajtje në platforma si TikTok, Instagram dhe YouTube, duke ngritur shqetësime për sigurinë, privatësinë dhe mirëqenien e tyre./ZËRI 

  • E moshuara u gjet e pajetë në banesë, flet fqinja për TCH: Jetonte e vetme dhe në kushte të vështira, djalin e kishte në burg

    E moshuara u gjet e pajetë në banesë, flet fqinja për TCH: Jetonte e vetme dhe në kushte të vështira, djalin e kishte në burg

    70-vjeçarja, Bajame Memetali u gjet e pajetë në banesën e saj në Korçë.

    Fqinja e saj, e cila denoncoi rastin në polici, pasi nuk e kishte parë prej ditësh, tha për gazetaren e Top Channel, Dhorjela Çule se e ndjera jetonte e vetme dhe në kushte të vështira.
    Ajo zbuloi se 70-vjeçarja vuante nga probleme shëndetësore dhe se djalin e kishte në burg.
    “U shqetësuam se nuk e kishim parë dhe hymë në shtëpi disa fqinjë. E pamë që kishte ndërruar jetë. Ajo jetonte vetëm, djalin e kishte në burg, bashkëshorti kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte njeri tjetër këtu.  Një motër e kishte në Tiranë, por ajo vinte rrallë ta shihte. Kishte probleme shëndetësore pasi disa kohë më parë ishte rrëzuar nga kati 4 dhe nuk dilte dot nga shtëpia. Jetonte në kushte të vështira.“, u shpreh fqinja.

    Top Channel

  • Vrau policin dhe djalin e tij 25 vite më parë! Mediat kanadeze: Ëngjëll Brahimi nuk do ekstradohet

    Vrau policin dhe djalin e tij 25 vite më parë! Mediat kanadeze: Ëngjëll Brahimi nuk do ekstradohet

    Gjykata e Apelit në Kanada, ka vendosur që Ëngjëll Brahimi, i akuzuar për vrasjen e policit Astrit Braçe dhe djalit të tij në vitin 2000 në Fier, të mos ekstradohet nga Kanadaja.
    Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, gjykatësit janë shprehur se provat nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar ekstradimin dhe burgosjen e tij.
    “Gjykatësi me të drejtë konsideroi se provat në tërësi nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar burgosjen”, thuhet në vendimin e lëshuar të premten në Montreal.
    “Ëngjëll Brahimi, 62 vjeç, nuk ka më pse të shqetësohet për kthimin në Evropën Lindore, ku përballet me një dënim të gjatë me burg në lidhje me vrasjen e përgjakshme të një oficeri të lartë policie dhe fëmijës së tij 8-vjeçar, e cila ndodhi 25 vjet më parë”, thuhet ndër të tjera në artikullin e medias kanadeze.
    Brahimi u dënua me “burgim të përjetshëm” për vrasjen e oficerit të policisë Astrit Braçe dhe djalit të tij tetë vjeçar, Asllan, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht të vitit 2000 në Fier. Ai u arratis dhe u arrestua më vonë në Kanada, ku fshihej nën identitetin e Piro Kota, në mënyrë që t’i fshihej drejtësisë shqiptare.
    Masakra në verën e nxehtë të 2000:
    Ëngjëll Brahimi akuzohet për vrasjen e oficerit të policisë, Astrit Braçe dhe djalin e tij 8- vjeçar, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht 2000 në Fier.
    E gjithë vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje. Kjo sepse në vitin 1997, vëllai i Ëngjëll Brahimit, Iliriani, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë, pasi dikush kishte hapur zjarr ndaj një ambulance.
    Braçe ishte një nga policët e pranishëm në momentin e vrasjes së vëllait të Brahimit. Në 1999 ndaj Braçes u organizua një atentat, por rezultoi i dështuar. Ëngjëll Brahimi ishte i dyshuari kryesor, por ndaj tij nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar.
    Më 10 gusht 2000, Braçe me bashkëshorten, me djalin e tyre Asllanin, vajzën, mbesën dhe nipin po shkonin në plazh. Të gjithë po udhëtonin në mjetin Mercedes-Benz dhe kur po ktheheshin, makina është goditur me armë zjarri në fshatin Poro-Pishë ku humbi jetën efektivi dhe djali i tij 8 vjeçar.
    Brahimi dyshohet se ka dalë nga një Audi dhe ka hapur zjarr në drejtim të Mercedes-Benz. Referuar asaj që shkruan mediat kanadeze, oficeri i policisë ka arritur të dalë nga makina dhe është nisur drejt një lumit Vjosë. Ndërkohë, gruaja e Braçes ka arritur ta shohë autorin dhe i ka bërtitur “kriminel më vrave djalin”.
    Në këtë momente, autori nuk i është përgjigjur, por ka hipur në automjetin e tij dhe është larguar për të ndjekur oficerin. Gruaja e Braçes tha se më vonë dëgjoi të shtëna. Trupi i të shoqit u gjet të nesërmen në buzë të lumit Vjosa.
    Autoritetet shqiptare u përpoqën më pas ta arrestonin të dyshuarin, por ai tashmë ishte arratisur, fillimisht në Greqi, pastaj në Kanada, ku madje mori edhe shtetësinë.
    Megjithatë, e kaluara e Brahimit e kapi dhe ai u gjet. Ekipi i tij ligjor arriti të tregonte se gjyqi i mbajtur në Shqipëri kishte qenë i gabuar.
    “Provat janë aq të gabuara dhe të pabesueshme saqë ekstradimi do të ishte një keqpërdorim i drejtësisë”, shpjegoi gjykatësi Alexandre Boucher në vitin 2023, duke vënë në dukje se gjatë gjyqit atje, gruaja e të ndjerit madje kundërshtoi veten duke zgjedhur foton e gabuar për të identifikuar të dyshuarin.
    Prokurori i Përgjithshëm i Kanadasë, duke vepruar në emër të Republikës së Shqipërisë, e kishte apeluar çështjen, duke pretenduar disa gabime nga ana e gjyqtarit. Por në fund të procesit, gjykata më e lartë e Kebekut vendosi se nuk kishte pasur shkelje.
    “Ai verifikoi mjaftueshmërinë dhe besueshmërinë e provave të certifikuara të paraqitura në mbështetje të kërkesës për ekstradim”, vendosi Gjykata e Apelit. “Ai përcaktoi se ato kishin një të metë të dukshme dhe se ekzistonte një rrezik real që ato të ishin thelbësisht të gabuara.”
    Për më tepër, u theksua se edhe nëse ikja e Brahimit mund të kishte sugjeruar se ishte sjellja e një personi fajtor, kjo mund të korrespondonte edhe me dikë që dëshiron “të shmangë akuzimin padrejtësisht”. Ëngjëll Brahimi u përfaqësua nga avokatët penalë Andreë Barbacki, Jordan Trevick dhe Sara Abdel-Malik.

  • Ushtruan dhunë ndaj të afërmve, arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Fier, shpallet në kërkim djali

    Ushtruan dhunë ndaj të afërmve, arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Fier, shpallet në kërkim djali

    Një konflikt familjar në Levan të Fierit ka çuar në arrestimin e tre anëtarëve të së njëjtës familje, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

    Dyshohet se shtetasit me iniciale H. M., 42 vjeç, (burri) L. M., 42 vjeç, (gruaja) djalin e tij, shtetasin A. M., 20 vjeç, si dhe shpallën në kërkim djalin tjetër, shtetasin A. M., 18 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj të afërmve dhe kanë dëmtuar automjetet e tyre.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier: -arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 42 vjeç, banues në Levan, bashkëshorten e tij, shtetasen L. M., 42 vjeç, djalin e tij, shtetasin A. M., 20 vjeç, si dhe shpallën në kërkim djalin tjetër, shtetasin A. M., 18 vjeç, pasi dyshohet se kanë dhunuar vëllanë e shtetases L. M., shtetasin K. O., 39 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen K. O., 35 vjeçe. Gjithashtu, kanë dëmtuar xhamat e automjeteve në pronësi të shtetasit K. O. Punohet për kapjen e 18-vjeçarit;”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Tuna premton publikisht që do ta bëj këtë gjë të madhe për djalin e vogël të Shpat Kasapit

    Tuna premton publikisht që do ta bëj këtë gjë të madhe për djalin e vogël të Shpat Kasapit

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • “Kisha vite pa e parë djalin tim”/ Endri Prifti: Erdhi dhe më takoi, e kishte marrë malli

    “Kisha vite pa e parë djalin tim”/ Endri Prifti: Erdhi dhe më takoi, e kishte marrë malli

    Endri Prifti ka folur mbremjen e sotme per djalin e tij të vogël, duke treguar se kishte tre vite pa e takuar dhe ushte ribashkuar vetëm katër muaj më parë. I ftuar sot në ‘Goca dhe Gra’, këngëtari ka treguar me emocion momentin e ribashkimit rreth katër muaj më parë, duke kujtuar ardhjen e djalit dhe fjalinë e tij se atë e kishte marrë malli.
    “Kam 2 djem. Tani e takova edhe djalin e vogël, para katër muajsh pas tre vitesh. Më erdhi vetëm më tha më ka marrë malli. Më iku truri fare mua. Nuk ka gjë më të bukur se të jesh afër fëmijëve. Kur nuk e shikoja djalin e vogël, më dukej vetja bosh. Nga mungesa edhe abuzonim një çikë. Nga një gotë tani do e pimë ne. Një gotë raki ngordh mikrobet”, tha ai.
    Endri ka treguar gjithashtu se për shumë kohë nuk e ka takuar të atij e tij, për shkak dhe të largësisë, por gjithsesi këngëtari u shpreh se e ka falur për mungesën e tij prej një kohë shumë të gjatë, që edhe pse shkëmbehej në rrugë, ai nuk i fliste.
    “Unë fal çdo njeri në jetë. Jeta kështu ishte atëherë, komunizëm. Unë babin se kam parë asnjëherë, vetëm në rrugë. Kështu ishte jeta. Kur kaluan shumë vite e takuam në një dasmë. Do donim ta takonim por kaluan shumë vite dhe ai s’kishte më forcë të na takonte. Kështu ndodhi. Ishim larg. Të falur janë të gjithë”, tha Endri.

  • Nëna ngre alarmin: Nuk kam kontakt me djalin 24-vjeçar në Gjermani

    Nëna ngre alarmin: Nuk kam kontakt me djalin 24-vjeçar në Gjermani

    Një grua në Vlorë ka denoncuar të zhdukur djalin e saj, i cili prej disa kohësh jetonte në Gjermani.
    Sipas denoncimit, i riu nuk ka komunikuar me familjen në asnjë formë gjatë kësaj periudhe, çka ka shtyrë nënën të kërkojë ndihmën e autoriteteve.
    Policia ka bërë shpalljen në kërkim të 24-vjeçarit dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për lokalizimin e tij në bashkëpunim me autoritetet gjermane.
    “Më datë 01.12.2025, në Policinë e Vlorës është paraqitur shtetasja E. Sh., 55 vjeçe, e cila ka kallëzuar se prej rreth një muaji ka humbur çdo kontakt me djalin e saj, shtetasin I. Sh., 24 vjeç, i cili prej dy vitesh jeton në Gjermani”, njofton policia e qytetit bregdetar.