Tag: dixhitale

  • “Brezi i ri po nxit qasje tjetër dixhitale, nga kasat me vetëshërbim tek e-commerce”   

    “Brezi i ri po nxit qasje tjetër dixhitale, nga kasat me vetëshërbim tek e-commerce”  

    Flet Elona Hametaj, CEO e SPAR Tendencat e konsumatorit të ri po nxisin një qasje tjetër të zinxhirëve të supermarketeve për të krijuar lehtësi më të madhe dhe një përvojë dixhitale fleksibël.Në një intervistë për “Monitor”, znj. Elona Hametaj, CEO e SPAR, thotë se prezantimi i kasave me vetëshërbim pritet të zgjerohet në të gjithë rrjetin e supermarketeve në mënyrë graduale, teksa ka një fokus të ri tek e-commerce duke zgjeruar numrin e asortimenteve.Në planin e investimeve, kompania parashikon dyfishim të numrit të dyqaneve deri në vitin 2029, ku përparësi do t’u jepet zonave me dinamikë më të madhe të lëvizjes demografike, por edhe zonave turistike. SPAR është një nga operatorët kryesorë në industrinë retail në Shqipëri. Sa njësi ka në total dhe ku është i përqendruar aktiviteti më dinamik?“SPAR Albania” është një nga rrjetet më të mëdha të supermarketeve në vend, me 94 dyqane të shpërndara në të gjithë territorin, prej të cilëve, 46 dyqane janë nën menaxhim direkt dhe 48 dyqane me partneritet.SPAR në Shqipëri operon kryesisht në dy formate: supermarketet SPAR dhe hipermarketet INTERSPAR. Aktiviteti më dinamik vihet re në Tiranë, ku ndodhen edhe formatet më të mëdha të Hipermarketeve, por edhe në të gjitha qytetet kryesore si Shkodra, Korça, Durrësi, Elbasani ku prania e dyqaneve tona është e rëndësishme.Vitet e fundit kemi pasur rritje të ndjeshme edhe në qytetet dhe zonat turistike si Vlora, Saranda, Pogradeci, Shëngjini etj.  Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballet industria juaj?Sfida më e madhe në industrinë tonë është presioni i vazhdueshëm mbi çmimet dhe ruajtja e përfitueshmërisë, në një kohë kur kostot e operimit dhe logjistikës janë rritur ndjeshëm.Po ashtu, ndryshimet në sjelljen e konsumatorit, kërkesat për produkte më të freskëta dhe më të qëndrueshme, si dhe konkurrenca e vazhdueshme nga tregu informal, i cili zë ende një peshë të konsiderueshme të tregut në Shqipëri, kërkojnë që të jemi gjithmonë një hap përpara në efikasitet dhe inovacion. Si kanë ndikuar në planin tuaj të biznesit faktorë si turizmi, emigracioni dhe lëvizjet migratore brenda vendit?Turizmi ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe pozitiv në ecurinë tonë, dhe jo vetëm në pikat afër zonave bregdetare, por dhe në kryeqytet apo qytete të tjera kryesore si Berati, Korça, Lezha etj.Duke qenë një brand ndërkombëtar, me prani në mbi 48 shtete, kemi një avantazh të madh të njohjes së markës nga turistët, të cilët na zgjedhin në blerjet e tyre si një rrjet i sigurt dhe me produkte që i njohin.Për të siguruar një shërbim klienti sa më të mirë dhe në periudhat e pikut të turizmit, e kemi integruar sezonin turistik në planifikimin tonë komercial, logjistik dhe të stafit.Nga ana tjetër, emigracioni dhe lëvizjet e brendshme ndikojnë në dinamikën e konsumit: ka rënie të konsumit në disa zona rurale, por dhe rritje në qytete të mëdha si Tirana apo Durrësi, ku përqendrohet gjithnjë e më shumë popullsia aktive. Kjo na ndihmon të orientojmë zgjerimin me dyqanet e reja dhe furnizimin në mënyrë më të targetuar. Si e shihni hyrjen e aktorëve të rinj në treg dhe a ka Shqipëria hapësirë për kaq shumë operatorë në retail?Shqipëria është ende një treg në zhvillim për retail-in modern, i cili ende zë më pak se gjysmën e tregut në total, pasi pjesa më e madhe mbetet ende tregu tradicional, pra dyqanet e vogla të lagjes apo shitja ambulante në rrugë.Sigurisht kjo e bën tregun, edhe pse të vogël, tërheqës, duke qenë se ajo që pritet të ndodhë është kalimi i tregut tradicional në tregun modern dhe rrjedhimisht, mundësi shumë të mira rritjeje për aktorët aktualë në industri, por dhe për të rinj.Gjithsesi është e kuptueshme që kërkohet nga të gjithë aktorët një pozicionim i qartë dhe një diferencim real për t’u përzgjedhur nga klienti final.Ne në SPAR Albania e shohim konkurrencën e drejtë si nxitje për të rritur efikasitetin, cilësinë e shërbimit dhe për të sjellë oferta më të përshtatshme për konsumatorin shqiptar. Panorama e industrisë së shitjeve me pakicë është dinamike dhe do të ketë konsolidime në të ardhmen.Por vetëm ata që janë të mirëpërgatitur për të operuar me fleksibilitet, në një treg konsumator që po ndryshon me shpejtësi, si dhe të gatshëm për të investuar në inovacion dhe teknologji, do të mund të kenë sukses afatgjatë.  A janë ndikuar në ndonjë formë zinxhirët e furnizimit nga zhvillimet postpandemike, gjeopolitike apo klimatike?Po, në mënyrë të pashmangshme. Gjatë pandemisë dhe më pas me krizën në Ukrainë, u shfaqën vonesa dhe rritje çmimesh në furnizime ndërkombëtare, sidomos për produktet e importuara nga Europa Qendrore dhe Lindore.“SPAR Albania” ka reaguar duke forcuar partneritetet me prodhues vendas dhe rajonalë, duke diversifikuar burimet e importit dhe duke rritur stoqet e sigurisë për produkte kyçe.Kjo na ka ndihmuar të ruajmë vazhdimësinë dhe cilësinë për klientin. A vini re diferenca në sjelljen e konsumatorëve mes brezave (si Gen Z apo Alpha) dhe si po përshtateni me këto ndryshime?Po, dallimet janë të qarta. Brezi i ri kërkon transparencë, komoditet, përvoja dixhitale dhe produkte të shëndetshme e njëkohësisht janë të vëmendshëm që produktet të kenë paketime ekologjike dhe të riciklueshme.Për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave, ne po zgjerojmë asortimentin dhe ofertën për produktet bio, gluten free, sugar free, vegane dhe lokale, me përmirësimin e kanaleve dixhitale, si edhe me komunikim më të drejtpërdrejtë në rrjete sociale.Gjithashtu, për një shërbim më të mirë dhe të shpejtë te kasat po zgjerojmë aplikimin e kasave me vetëshërbim që u prezantuan fillimisht në Interspar TEG dhe tashmë kemi një plan për t’u shtrirë në të gjithë rrjetin.Njëkohësisht do të punojmë për të risjellë një platformë e-commerce të re, me asortiment më të zgjeruar, shërbim shpërndarjeje më të shpejtë për të plotësuar kërkesën e klientëve për blerjen online.  Cilat janë planet tuaja të investimit apo zgjerimit gjatë këtij viti dhe ku mbetet fokusi kryesor?Plani ynë i zhvillimit është ambicioz dhe afatgjatë. Tashmë, me një njohje shumë të mirë të markës SPAR në Shqipëri, jemi të fokusuar që të dyfishojmë praninë e dyqaneve tona brenda vitit 2029.Rritja do të fokusohet si në zonat urbane me densitet të lartë, ashtu edhe në zonat me potencial turistik dhe rritje demografike, ku ka kërkesë për retail modern dhe të standardizuar.Një tjetër shtyllë strategjike është zgjerimi i markës tonë “Private Label”, e cila përfaqëson jo vetëm një mundësi në përmirësimin e marzhit, por edhe një mënyrë për të ofruar më shumë vlerë dhe besim për konsumatorin.Ky është një trend i qartë në të gjithë Europën, ku gjithnjë e më shumë konsumatorë po zgjedhin produktet “private label” për shkak të cilësisë së mirë dhe çmimeve të kontrolluara.Për të mbështetur këtë rritje, do të investojmë në zgjerimin dhe modernizimin e magazinës qendrore dhe në përmirësimin e zinxhirit të furnizimit duke përdorur teknologji të avancuar për planifikimin, stokun dhe shpërndarjen.Objektivi ynë është të arrijmë efikasitet më të lartë operacional dhe të garantojmë furnizim të qëndrueshëm dhe të shpejtë në të gjitha pikat e shitjes, si tonat ashtu dhe me partnerë.Njëkohësisht, një pjesë e konsiderueshme e investimeve është fokusuar në automatizimin e proceseve kyçe, përdorimin e teknologjive të reja për planifikim, analizë dhe menaxhim stoku, si dhe përmirësimin e platformave dixhitale të komunikimit dhe shërbimit ndaj klientit.Me këto investime synojnë të rrisin efikasitetin operacional dhe të ofrojnë një përvojë më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të personalizuar për konsumatorin tonë.Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, një nga prioritetet tona strategjike është investimi në asetin më të çmuar që kemi – njerëzit tanë.Rritja e shpejtë e rrjetit dhe kompleksiteti në rritje i operacioneve kërkon staf të përgatitur, të motivuar dhe me kapacitete të larta profesionale.Për këtë arsye, po ndërtojmë një program të zgjeruar trajnimesh dhe zhvillimi profesional për të gjitha nivelet me fokus si në aftësitë teknike, ashtu edhe në zhvillimin e lidershipit     Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Bankat më të mëdha të Amerikës po mendojnë të hyjnë në tregun kripto me një stablecoin

    Bankat më të mëdha të Amerikës po mendojnë të hyjnë në tregun kripto me një stablecoin

    Bankat e mëdha në SHBA po eksplorojnë krijimin e një stablecoin të përbashkët për të konkurruar drejtpërdrejtë me dominimin e industrisë kripto në pagesat dixhitale.

    Diskutime po zhvillohen me JPMorgan Chase, Bank of America, Citigroup, Wells Fargo dhe disa emra të tjerë të shquar raportoi Wall Street Journal.
    Kjo ide po hidhet për ti paraprirë ligjit stablecoin që pritet të miratohet në senat dhe mund të ndihmojë bankat të kenë një bazë rregullatore për të emëtuar një stablecoin.

    Stablecoin janë monedha dixhitale të lidhura me 1 me 1 me vlerën e dollarit ose valutave të tjera. Ndërsa disa i shohin si destabilizues të politikave ekonomike dhe monetare, individët dhe bizneset shohin përfitime të mëdha.
    Këtë javë Senati Amerikan eci përpara me Aktin GENIUS, një ligj i cili synon të rregullojë stablecoin-et duke vendosur standarde të rezervës federale, krijuar transparencë dhe aplikuar monitorim.

    Nëse akti bëhet ligj, stablecoin-et do të përshpejtojnë adoptimin e aseteve dixhitale. Duke u përfshirë në këtë industri bankat po përpiqen të konkurrojnë me dy emrat që dominojnë këtë sektor Circle dhe Tether me monedhat USDC dhe USDT respektivisht.
    Mbi 150 miliardë dollarë janë emëtuar në industri nga Tether dhe mbi 60 miliardë dollarë nga Circle. /PCWorld Albanian

  • BE merr sinjale nga Holanda për hetime ndaj gjigantëve të teknologjisë

    BE merr sinjale nga Holanda për hetime ndaj gjigantëve të teknologjisë

    Autoriteti Holandez i Konsumatorit dhe Tregjeve (ACM) ka nisur dy hetime për të verifikuar nëse kompanitë ndërkombëtare të teknologjisë po respektojnë Aktin e Tregjeve Dixhitale (DMA), që synon të vendosë rregulla të reja konkurruese për gjigantët dixhitalë në Bashkimin Evropian. Sipas planit vjetor të publikuar nga ACM, hetimet po zhvillohen në koordinim të plotë me Komisionin Evropian, të cilit do t’i përcillen gjetjet për ndjekje të mëtejshme.

    Komisioni Evropian, që ka kompetenca zbatuese sipas DMA-së, mund t’i përdorë këto hetime për të detyruar kompanitë të ndryshojnë sjellje ose të përballen me gjoba. Ndërkohë, ACM nuk ka bërë të ditur emrat e kompanive objekt hetimi apo afatin kohor të përfundimit të tyre.

    Që prej 10 marsit, rregullatori holandez është autorizuar të zbatojë përputhshmërinë me DMA-në në vend, megjithëse vendimet përfundimtare mbeten në dorën e Komisionit Evropian. Një zëdhënës i këtij të fundit konfirmoi se agjencitë kombëtare mund të nisin hetime, por nuk kanë të drejtë të marrin masa zbatimi pa miratimin e Komisionit.

    DMA u bë e zbatueshme në maj 2023 dhe ka për qëllim të rregullojë ndikimin e gjashtë “rojeve” dixhitale: Alphabet, Amazon, Apple, ByteDance, Meta dhe Microsoft. Booking.com iu shtua listës në vitin 2024.

    Në muajin prill, Komisioni vendosi gjoba të rënda ndaj Apple dhe Meta, përkatësisht 500 dhe 200 milionë euro, për shkelje të rregullores së re të BE-së. Apple akuzohet se ka penguar zhvilluesit të ofrojnë alternativa jashtë sistemit të saj, ndërsa Meta është kritikuar për modelin e reklamimit “paguan ose pranon”, që e vendos përdoruesin para një zgjedhjeje të vështirë në lidhje me të dhënat personale.

    Krahas DMA-së, ACM është gjithashtu përgjegjës për zbatimin e Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA) në Holandë. Kreu i saj, Martijn Snoep, ka paralajmëruar se janë në vëzhgim edhe shërbimet e hostimit, duke sugjeruar se mund të ketë hetime të reja edhe në këtë drejtim.

  • Në çdo 1.5 km rrugë, një kamer dixhitale! Në monitorim 3 akse rrugore, 1/3 makinave në qarkullim me shkelje

    Në çdo 1.5 km rrugë, një kamer dixhitale! Në monitorim 3 akse rrugore, 1/3 makinave në qarkullim me shkelje

    Në çdo 1.5 kilometër rrugë të tre akseve kombëtare që lidhin Tiranën me Vlorën, Rinasin dhe Elbasanin, është vendosur një kamera dixhitale.
    Këto kamera të fuqishme janë në funksion 24 orë dhe regjistrojnë çdo shkelje rrugore që kryhet nga përdoruesit e rrugës.
    Shkeljet filmohen, regjistrohen dhe kalojnë për përpunim në qendrën kombëtare të kontrollit të trafikut.
    “Ndodhemi në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, e para e këtij lloji në Shqipëri, janë 200 km rrugë të cilat monitorohen në kohë reale me kamera dixhitale”, raportoi gazetarja Erikleda Dorezi.
    “Ne kemi tre segmente që janë Tiranë-Elbasan, Vorë-aeroporti “Nënë Tereza”, dhe segmenti më i gjatë Tiranë-Vlorë i cili ka dhe trafikun më të lartë gjatë gjithë, vitit por sidomos gjatë sezonit turistik. Janë vendosur 150 kamera”, tha Marin Bezhani, drejtor i QKMT.
    Kamerat janë në gjendje të identifikojnë jo vetëm tipin e automjetit, por edhe targën, drejtuesin si dhe shkeljen përkatëse të kryer prej tij.
    “Kur ndodh një shkelje supozohet tejkalim shpejtësie, kapet nga kamerat, analizohet nga operatorë të sallës QKMT dhe dërgohet tek Policia Rrugore. Kjo e fundit verifikon rastin dhe merr masën për gjobën përkatëse. Mund të kemi evidentuar diku 25-30 % e rasteve ditore”, tha Bezhani.
    “Në ledwall-in e parë siç duket edhe nga pamjet kemi të gjitha akset që janë nën monitorim. Çdo 1.5 km kemi 1 kamerë digjitale e cila sjell në kohë reale pamjet nga akset rrugore”, raportoi gazetarja.
    “Në ledwallin e dytë janë të gjitha statistikat për automjete në qarkullim si dhe shkeljet rrugore, në 24 orët e fundit piku i shkeljeve është në orën 18:00-19:00”, shtoi gazetarja.
    Brenda vitit nën monitorim me kamera do të përfshihen edhe 5 akse të tjera.
    “Synojmë që në fazën përfundimtare të monitorohen deri në 3650 km rrugë”, tha drejtori i QKMT.
    Monitorimi kryhet 24 orë në 7 ditë të javës dhe do te shërbejë edhe si një udhërrëfyes për projektet e ardhshme në infrastrukturën rrugore, pikat ku duhet ndërhyrë për të përmirësuar parametrat e sigurisë.

  • Në çdo 1.5 km rrugë, një kamer dixhitale

    Në çdo 1.5 km rrugë, një kamer dixhitale

    Në çdo 1.5 kilometër rrugë të tre akseve kombëtare që lidhin Tiranën me Vlorën, Rinasin dhe Elbasanin, është vendosur një kamera dixhitale.
    Këto kamera të fuqishme janë në  funksion 24 orë dhe regjistrojnë çdo shkelje rrugore që kryhet nga përdoruesit e rrugës.
    Shkeljet filmohen, regjistrohen dhe kalojnë për përpunim në qendrën kombëtare të kontrollit të trafikut.
    “Ndodhemi në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, e para e këtij lloji në Shqipëri, janë 200 km rrugë të cilat monitorohen në kohë reale me kamera dixhitale”, raportoi gazetarja Erikleda Dorezi.
    “Ne kemi tre segmente që janë Tiranë-Elbasan, Vorë-aeroporti “Nënë Tereza”, dhe segmenti më i gjatë Tiranë-Vlorë i cili ka dhe trafikun më të lartë gjatë gjithë, vitit por sidomos gjatë sezonit turistik. Janë vendosur 150 kamera”, tha Marin Bezhani, drejtor i QKMT.
    Kamerat janë në gjendje të identifikojnë jo vetëm tipin e automjetit, por edhe targën, drejtuesin si dhe shkeljen përkatëse të kryer prej tij.
    “Kur ndodh një shkelje supozohet tejkalim shpejtësie, kapet nga kamerat, analizohet nga operatorë të sallës QKMT dhe dërgohet tek Policia Rrugore. Kjo e fundit verifikon rastin dhe merr masën për gjobën përkatëse. Mund të kemi evidentuar diku 25-30 % e rasteve ditore”,tha Bezhani.
    “Në ledwall-in e parë siç duket edhe nga pamjet kemi të gjitha akset që janë nën monitorim. Çdo 1.5 km kemi 1 kamerë digjitale e cila sjell  në kohë reale pamjet nga akset rrugore”, raportoi gazetarja.
    “Në ledwallin e dytë janë të gjitha statistikat për automjete në qarkullim si dhe shkeljet rrugore, në 24 orët e fundit piku i shkeljeve është në orën 18:00-19:00”, shtoi gazetarja.
    Brenda vitit nën monitorim me kamera do të përfshihen edhe 5 akse të tjera.
    “Synojmë që në fazën përfundimtare të monitorohen deri në 3650 km rrugë”, tha drejtori i QKMT.
    Monitorimi kryhet 24 orë në 7 ditë të javës dhe do te shërbejë edhe si një udhërrëfyes për projektet e ardhshme në infrastrukturën rrugore, pikat ku duhet ndërhyrë për të përmirësuar parametrat e sigurisë.
    Tv Klan

  • Nuk ka më kartë imbarkimi dhe check-in,  “ID dixhitale e udhëtarit” po vjen

    Nuk ka më kartë imbarkimi dhe check-in, “ID dixhitale e udhëtarit” po vjen

    Ditët kur udhëtarët kërkonin furishëm për kartat e tyre të imbarkimit dhe bënin check-in në minutën e fundit, së shpejti mund të jenë një gjë e së kaluarës.

    Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO), organi i OKB-së përgjegjës për politikën e aviacionit, po planifikon një ndryshim rrënjësor në rregulloret që rregullojnë udhëtimin ajror , nëpërmjet futjes së “kredencialit dixhital të udhëtimit”.
    Sipas një raporti në Times, teknologjia e re mund të zbatohet brenda tre viteve të ardhshme dhe do t’i lejojë pasagjerët të ruajnë pasaportat e tyre në formë dixhitale në celularët e tyre, në mënyrë që t’i përdorin ato në të gjitha fazat e udhëtimit.
    Sot, pasagjerët duhet të bëjnë check in – qoftë në internet ose në aeroport – dhe të marrin një kartë hipje me barkod, e cila skanohet në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë procesit, deri në hipjen në avion.
    Me procesin e ri do të shfuqizohen kartat e kontrollit dhe të hipjes në avion. Në vend të kësaj, pasagjerët do të shkarkojnë një “kartë udhëtimi” në telefonin e tyre celular në momentin e rezervimit të biletës, e cila do të përditësohet automatikisht në rast të ndryshimeve në udhëtim, siç raportohet nga Guardian.
    Përveç kësaj, pasagjerët do të mund të ngarkojnë të dhënat e pasaportës së tyre në celularin e tyre dhe të kalojnë nëpër të gjitha pikat e kontrollit të aeroportit përmes njohjes së fytyrës, pa pasur nevojë për check-in manual. Linjat ajrore do të njoftohen automatikisht për mbërritjen e pasagjerit në aeroport kur fytyra e tyre të skanohet.
    Kjo teknologji e re premton udhëtime më të shpejta, më të sigurta dhe më të thjeshta, duke reduktuar shqetësimin për pasagjerët, ndërkohë që përmirëson sistemet e sigurisë.

    Top Channel