Tag: dixhitale

  • A është shpallur Edi Rama “non-grata” nga SHBA? Alfred Cako jep lajmin “bombë”, ja lidhjet e fshehta të kryeministrit..

    A është shpallur Edi Rama “non-grata” nga SHBA? Alfred Cako jep lajmin “bombë”, ja lidhjet e fshehta të kryeministrit..

    Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako ka hedhur dyshime të forta mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të kryeministrit Edi Rama, duke ngritur pyetjen nëse ai është shpallur apo jo “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, Rama është gjithnjë e më i larguar nga Uashingtoni dhe po afrohet me elitën politike dhe ekonomike të Londrës, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Tony Blair. Cako thotë se qeveria shqiptare po zbaton politika të reja që lidhen me projektet globale të kontrollit dixhital dhe transformimeve sociale të imponuara nga kompani dhe organizata të fuqishme ndërkombëtare. Ai përmend se Shqipëria është kthyer në një nga vendet pararojë të këtyre eksperimenteve, përmes kartave të reja të identitetit dhe planeve për pasaporta dixhitale, duke e krahasuar situatën me atë të vendeve si Estonia, Gjermania dhe India. Në këtë kontekst, Cako paralajmëron se Rama po punon në mënyrë të fshehtë me rrjete të lidhura me Tony Blair-in, të cilat sipas tij janë pjesë e një strategjie globale për kontrollin e popujve përmes teknologjisë dhe centralizimit të të dhënave.
    Ja çfarë thotë Alfred Cako:
    Kryeministri Rama deklaroi kur krijoi qeverinë se është shumë i lidhur me Bashkimin Evropian dhe gjithnjë e më shumë është duke u shkëputur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk dihet, nuk është e sigurt nëse ai mund të shkelë apo jo në Washington. Nuk e di kush mund t’ia kenë ndaluar kalimin andej. Do ta kishim marrë vesh po të ishte, po kështu u mor vesh dhe për Berishën pas një viti. Edhe Rama gjithnjë e më shumë po vepron në mënyrë të fshehtë. Tani është duke kaluar atë ligjin për barazinë gjinore që quhet, por që në fakt nxit kulturën e denatyralizuar të sjelljeve seksuale të njerëzve. Njëkohësisht, është duke punuar me hapa galopantë nën udhëheqjen e Tony Blair dhe elitës botërore, e cila ndodhet për këto çështje te kompania Oracle. Kjo kompani po lufton që gjithë Evropa të bjerë. Rama po punon me Tony Blair-in tani për në Britani për të futur diktaturën dixhitale të përdorimit të pasaportave dixhitale, që do ta trajtojmë pak më vonë. Hapa galopantë kanë bërë edhe në Shqipëri, e cila është pararendëse e këtyre, duke futur këtë kartën e njoftimit dixhitale.
    Bashkë me Estoninë, Gjermaninë dhe Indinë, Shqipëria është në pararojë të këtyre eksperimenteve që bën elita botërore për të skllavëruar njeriun. Dhe Rama, duke pasur një popull shumë të urtë, del gjithmonë i pari dhe i bie gjoksit, duke thënë: “T’i bëjmë ne në Shqipëri të parët, mos kini merak”. Ju patë edhe një deklaratë të tij, ku ai tha që kur të vijë samiti i NATO-s më 2027-ën do ta kemi të gjithë vendin të rrethuar me dronë. Këto janë disa gjëra që ne i kemi thënë dhe njerëzit na quanin teoricienë konspiracioni, kur këto ishin në fakt disa gjëra reale. Ne jemi një hap para të tjerëve dhe u themi njerëzve që të zgjohen dhe të reagojnë. Ne i kemi kaluar këto faza disa vjet përpara dhe shikoni çfarë bëhet në Britani aty ku ka një popull inteligjent dhe që reagon.
    Sepse këto procedura nuk janë për të mirën e njerëzimit, por këto bëhen për të kontrolluar njerëzit se ku shkojnë, çfarë bëjnë, çfarë bisedojnë dhe me kë rrinë. Në planin ndërkombëtar kanë ndodhur disa ngjarje të rëndësishme. U bë një mbledhje e gjeneralëve të Pentagonit, ku aty kanë marrë pjesë edhe disa nga gjeneralët e IDF-së (ushtrisë së Izraelit) dhe njëkohësisht edhe nga ushtria e Britanisë së Madhe. Britania e Madhe qëndron në mënyrë të fshehtë mbrapa të gjitha veprimeve ushtarake të Izraelit. Me sa duket, është duke u përgatitur një luftë e re me Iranin, ku Shtetet e Bashkuara do të përfshiheshin direkt në luftë me ushtrinë e tyre në mënyrë të hapur. Kjo do ta vinte prestigjin e Shteteve të Bashkuara në rast të një humbjeje në rrezik të madh.
    Irani është forcuar shumë në krahasim me kapacitetet e saj mbrojtëse ajrore dhe raketore për të goditur të gjitha bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, por edhe anijet e saj ushtarake, pas luftës 12-ditore që bëri me Izraelin. Ka shumë informacione që mbrojtja e saj ajrore dhe kundërajrore është forcuar shumë nga Kina dhe Rusia, dhe sigurisht që do të ketë një luftë të madhe dhe të egër. Njëkohësisht, nuk mund të lëmë pa përmendur planin me 20 pika që Donald Trump paraqiti për të vendosur planin e paqes me Izraelin. Çfarë bën Tony Blair në këtë histori? Tony Blair është një sionist i niveleve të larta dhe futja e Tony Blair-it në këtë histori e komprometon planin e paqes.
    Sepse ai është njeri i kompanisë Oracle, siç thashë, paguhet prej saj për të gjithë aktivitetin e vet, e cila është një kompani hebreje/çifute nga më të pasurat në botë. Është kompania e tretë më e pasur në botë, në mos gaboj. Futja e Tony Blair-it e komprometon gjithë këtë histori. Sigurisht nuk mund të bëhet një plan paqeje pa aprovimin e AIPAC-ut ose Kongresit Botëror të Sionistëve. Çifutët e kanë skllavëruar Shtetet e Bashkuara duke kapur sistemet, duke kapur dhe Kongresin dhe Senatin në shumicën e tyre. Presidenti Trump nuk është një president i lirë dhe i pavarur për të vepruar përballë interesave të Sionistëve”.

  • Revolucioni i qetë i Kazakistanit: Kriptomonedhat, inteligjenca artificiale dhe një transformim teknologjik

    Revolucioni i qetë i Kazakistanit: Kriptomonedhat, inteligjenca artificiale dhe një transformim teknologjik

    Një vend dikur i njohur për naftën dhe fushat e gjera me kullota, Kazakistani po përpiqet të rishpikë veten si fuqia dixhitale e Azisë Qendrore. Me një strategji ambicioze të mbështetur nga inteligjenca artificiale, qeverisja dixhitale dhe asetet kriptografike, vendi synon të shkëputet nga varësia prej lëndëve të para dhe të pozicionohet në qendër të transformimit teknologjik rajonal.

    “Kam vendosur detyrën strategjikisht të rëndësishme të transformimit të Kazakistanit në një vend dixhital të plotë brenda tre viteve,” deklaroi Presidenti Kassym-Jomart Tokayev në fjalimin e tij publik në shtator.

    Një ligj dhe një kod dixhital

    Astana është gjithashtu në proces hartimi të një Kodi Dixhital, që synon të garantojë qeverisje transparente dhe mbrojtje të fortë të të dhënave. Në të njëjtën kohë, është propozuar një ligj i posaçëm për inteligjencën artificiale, i cili do të rregullojë sistemet me “rrezik të lartë” dhe do të kërkojë etiketimin e përmbajtjes së krijuar nga IA.

    “Nuk duhet të lejojmë që normat etike të mbeten pas këtij evolucioni të shpejtë,” paralajmëroi Tokayev në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke përputhur qasjen e Kazakistanit me atë të Bashkimit Evropian për përdorim të përgjegjshëm të teknologjisë.

    Nga e-Qeverisje në AI-Qeverisje

    Kazakistani tashmë është ndër vendet me shërbimet publike më të dixhitalizuara në rajon: mbi 92% e transaksioneve kryhen online, ndërsa pagesat me para fizike po bëhen përjashtim. Qeveria tani synon të kalojë nga e-Qeverisja në AI-Qeverisje, duke përfshirë inteligjencën artificiale në proceset vendimmarrëse dhe administrative.

    Në fushën financiare, vendi po zgjerohet drejt përdorimit të monedhës kombëtare dixhitale – tenge dixhitale, e cila tashmë përdoret për projekte të financuara nga Fondi Kombëtar. Për më tepër, është themeluar Fondi Shtetëror i Aseteve Dixhitale, që do të shërbejë si rezervë për asetet kripto dhe dixhitale të shtetit.

    Universiteti dhe superkompjuteri i së ardhmes

    Në përpjekje për të ndërtuar një bazë të fortë njerëzore për këtë revolucion teknologjik, Tokayev njoftoi krijimin e një universiteti kërkimor për inteligjencën artificiale. Qendra ndërkombëtare Alem.ai, e lançuar më 2 tetor, do të drejtojë tranzicionin drejt politikave të bazuara në analiza të avancuara të të dhënave dhe parashikime me IA.

    Këtë verë, Kazakistani prezantoi superkompjuterin më të fuqishëm në Azinë Qendrore, me një të dytë në zhvillim, që do të mbështesë trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale dhe zhvillimin e shërbimeve publike të automatizuara.

    Sovranitet dixhital në një botë shumëpolare

    Pozicioni gjeopolitik i Kazakistanit — midis Kinës, Rusisë dhe Evropës — e bën tranzicionin e tij dixhital veçanërisht të ndjeshëm. Vendi po ndjek një politikë shumëvektoriale, duke mirëpritur firmat perëndimore të të dhënave, duke bashkëpunuar me studiuesit kinezë dhe njëkohësisht duke ndërtuar ekosistemin e vet të inteligjencës artificiale.

    Kështu, Kazakistani po përpiqet të bëhet qendra dixhitale e Euroazisë, duke ndërtuar një identitet të ri kombëtar në një epokë ku teknologjia po përcakton kufijtë e rinj të fuqisë globale.

  • Qendrat e të dhënave: Porta dixhitale e Shqipërisë

    Qendrat e të dhënave: Porta dixhitale e Shqipërisë

    Nga hartimi i një strategjie kombëtare që mund të zbatohet në bashkëpunim me sektorin privat, tek ofrimi i lehtësive fiskale dhe bashkëpunimi për kualifikimin e inxhinierëve, operatorët kryesorë të sektorit të data center në Shqipëri rekomandojnë një qasje të koordinuar për zhvillimin e këtij sektori dhe kthimin e vendit në një qendër rajonale të ekonomisë dixhitale për qendrën e të dhënave.&nbs…

  • Mbretëria e Bashkuar prezanton kartën dixhitale të Identitetit për të luftuar punën e paligjshme

    Mbretëria e Bashkuar prezanton kartën dixhitale të Identitetit për të luftuar punën e paligjshme

    Qeveria britanike njoftoi sot qëllimin e saj për të krijuar një kartë identiteti dixhitale për qytetarët dhe banorët e përhershëm të Mbretërisë së Bashkuar, kryesisht për të luftuar punën e paligjshme, diçka që do të bëhet për herë të parë në vend, ku çështja e identiteteve ka qenë prej kohësh temë debati.

    Kjo kartë identiteti, e cila nuk do të jetë në formë letre, por do të ruhet në telefonat celularë, “do ta bëjë më të vështirë punën e paligjshme në vend” dhe “do të ofrojë gjithashtu përfitime të shumta për qytetarët, të tilla si mundësia për të provuar identitetin e tyre për të aksesuar shpejt shërbimet thelbësore”, tha kryeministri Keir Starmer në një deklaratë.
    Në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka kartë identiteti dhe krijimi i saj ka qenë temë debati në vend për vite me radhë.
    Sipas parashikimeve të qeverisë, mbajtësit e këtij titulli të ri dixhital nuk do të kenë nevojë ta mbajnë atë me vete gjatë gjithë kohës dhe nuk do t’u kërkohet ta tregojnë, por deri në fund të mandatit aktual parlamentar, pra në vitin 2029, do të jetë bërë “e detyrueshme për të vërtetuar të drejtën e tyre për të punuar” në vend, ka sqaruar qeveria. Kontrollimi i këtyre kartave dixhitale do të jetë i detyrueshëm si pjesë e kontrolleve që punëdhënësit tashmë duhet të kryejnë kur punësojnë një punonjës.
    Me kalimin e kohës, ato do të përdoren gjithashtu për të siguruar akses në shërbime të tjera, të tilla si kujdesi për fëmijët, mirëqenia sociale dhe aksesi në të dhënat tatimore.
    Britanikët nuk kanë pasur karta identiteti që kur ato u hoqën pas Luftës së Dytë Botërore dhe, kur është e nevojshme, përdorin dokumente të tjera zyrtare, siç janë pasaportat dhe lejet e drejtimit, për të vërtetuar identitetin e tyre.
    Që kur erdhi në pushtet, Keir Starmer ka shtuar masat për të luftuar emigracionin e paligjshëm, duke synuar veçanërisht punën e paligjshme.
    Shumë prej tyre shpesh e theksojnë lehtësinë e gjetjes së punës për ata që mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar si një nga nxitësit kryesorë të imigracionit të paligjshëm.
    Plani “shënjestron rrjetet kriminale që premtojnë akses në tregun britanik të punës për të përfituar nga kalimet e rrezikshme dhe të paligjshme në Kanal”, tha Downing Street në një deklaratë.
    Por ka pasur kritika nga kundërshtarët politikë të qeverisë, të cilët thonë se masa nuk do t’i dekurajojë emigrantët dhe mund të shkelë liritë civile.
    Partia Reform UK e ka quajtur planin një “mashtrim cinik” të hartuar për të “mashtruar” votuesit duke i bërë të besojnë se diçka po bëhet në lidhje me migracionin.
    Udhëheqësja konservatore Kemi Bedenoch e ka hedhur poshtë gjithashtu planin si “një dredhi që nuk bën asgjë për të ndaluar anijet” që transportojnë emigrantë që kalojnë Kanalin.
    Demokratët Liberalë thanë se nuk do të mbështesin kartat e identitetit dixhitale të detyrueshme sepse njerëzit “detyrohen të heqin dorë nga të dhënat e tyre personale vetëm për të siguruar jetën e tyre të përditshme”.

    Top Channel

  • Diella e nis mandatin me “këmbën” e gabuar/ Zhduken 11 vite tendera nga faqja e APP

    Diella e nis mandatin me “këmbën” e gabuar/ Zhduken 11 vite tendera nga faqja e APP

    Ministrja dixhitale e Ramës e cila bëri bujë e ka nisur mandatin e saj me “këmbën” e gabuar. Gabimet e Diellës janë vënë re, pasi në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike (APP) mungon i gjithë arkivi i tenderave që nga viti 2010.
    Mesa duket Diella nuk është “zgjidhja dixhitale” ashtu siç u prezantua nga Kryeministri. Në APP dokumentet për çdo vit rezultojnë bosh dhe nuk ka të dhëna për tenderat, koncesionet apo prokurimet publike. Siç duket Diella ka zhdukur 11 vite historik të plotë, duke pamundësuar çdo transparencë për sektorin më të akuzuar në vend për abuzime dhe korrupsion.
    Mediat për vite me radhë kanë denoncuar skemat e abuzimit me paratë publike dhe fshirja e këtij historiku përforcon bindjen se dikush kërkon të fshehë gjurmët plotësisht. Sakaq, pyetja që kanë ngritur mediat ndërkombëtare se Diella është një software kundër korrupsionit apo fasadë e re politike, vërteton se ministrja dixhitale është një fasadë që qeveria e përdor.#

  • BSH kërkon nga bankat më shumë përpjekje për të nxitur pagesat elektronike

    BSH kërkon nga bankat më shumë përpjekje për të nxitur pagesat elektronike

    Banka e Shqipërisë zhvilloi sot një takim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, me qëllim kryesor intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje të lidhura veçanërisht me zhvillimet në sistemet e pagesave, dixhitalizimin e sektorit bankar, promovimin e pagesave elektronike, nisjen e operacionalizimit të pagesave ndërkufitare në skemat SEPA, investimin në infrastruktura të reja dhe moderne të sistemeve të pagesave, si dhe mbikëqyrjen e sistemit bankar.Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se Banka e Shqipërisë ka qenë pararojë në revolucionin që po ndryshon mënyrën se si aksesojmë dhe ndërveprojmë me shërbimet financiare. Si autoritet rregullator, nga njëra anë, ajo promovon aktivisht teknologjinë që nxit përdorimin e pagesave dixhitale, dhe nga ana tjetër, siguron mbrojtjen e nevojshme për konsumatorin, stabilitetin financiar dhe mbikëqyrjen e subjekteve financiare.Guvernatori nënvizoi se është bërë një progres i dukshëm si rrjedhojë e masave të marra deri tani nga Banka e Shqipërisë dhe aktorët e tregut, për rritjen e nivelit të përdorimit të pagesave elektronike për frymë.Përdorimi i instrumenteve elektronike të pagesave është rritur me ritme dyshifrore. Numri i pagesave dixhitale për frymë ka arritur në 23 në vitin 2024, nga vetëm 4 pagesa për frymë në vitin 2016. Gjithashtu, përfshirja financiare – e matur si përqindje e popullsisë që zotëron të paktën një llogari financiare – ka arritur në 78%, nga rreth 40% që ishte në vitin 2017.Në këtë drejtim, një datë e rëndësishme është 7 tetori 2025, kur do të nisë operacionalizimi i pagesave ndërkufitare në skemat SEPA, të cilat janë disa herë më të lira dhe më të shpejta sesa pagesat ndërkufitare që kryhen sot me bankat korrespondente. Guvernatori shtoi se krijimi i një faciliteti të tillë do të rrisë përdorimin e rrugëve dixhitale për pagesat ndërkufitare, të paktën me vende të Bashkimit Evropian, me rrjedhoja pozitive zinxhir për ekonominë shqiptare.Më tej, Guvernatori Sejko u shpreh se kalimi drejt pagesave dixhitale, dhe rrjedhimisht ulja e përdorimit të cash-it, është një proces i dëshiruar për ekonominë shqiptare për disa arsye. Ai rrit formalizimin e ekonomisë; ul evazionin fiskal; përmirëson sigurinë fizike të pagesave dhe ul koston e mbajtjes së cash-it; nxit përfshirjen financiare, dhe jo më pak e rëndësishmja, mbështet integrimin evropian.Guvernatori shtoi se përshpejtimi i këtij procesi kërkon dhe përmbushjen e disa kushteve: krijimin e infrastrukturave të përshtatshme, aksesin me kosto të arsyeshme tek pagesat dixhitale; krijimin e një kuadri rregullator të qartë dhe të rreptë për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së konsumatorit; rritjen e njohurive financiare të publikut; rritjen e aftësive teknologjike të publikut dhe një ndërgjegjësim për avantazhet dhe rreziqet e përdorimit të pagesave dixhitale. Ai u bëri thirrje bankave të jenë sa më proaktive në të gjitha këto drejtime.Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu mbi rritjen e kreditimit dhe rolin e tij në financimin e ekonomisë, me një prirje rritëse në kreditimin e bizneseve dhe individëve. Një vëmendje e veçantë kërkohet ndaj sektorit të bujqësisë, si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe punësimit në vend. Gjatë periudhës së fundit, bankat tregtare kanë intensifikuar ofertën e tyre për kredidhënie, duke prezantuar instrumente më fleksibël dhe modele financimi të përshtatura me nevojat e këtij sektori.Ky trend pozitiv reflekton përpjekjet e përbashkëta të sistemit bankar dhe autoriteteve publike për të nxitur zhvillim të qëndrueshëm, diversifikim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës në Shqipëri.Së fundmi, Guvernatori Sejko shtoi se mbetet thelbësor koordinimi maksimal midis të gjitha palëve në kuadër të përmirësimeve rregullative dhe infrastrukturore, me qëllim rritjen e efektshmërisë së masave të ndërmarra.Shoqata Shqiptare e Bankave siguroi se bankat shqiptare mbeten të angazhuara të vijojnë me vendosmëri misionin e tyre si partnerë të zhvillimit, duke ofruar zgjidhje financiare gjithnjë e më inovative dhe të qasshme për bizneset dhe individët. Synimi kryesor është që përmes kësaj mbështetjeje të mundësohet rritja e investimeve dhe fuqizimi i qëndrueshëm i ekonomisë kombëtare, në funksion të rritjes ekonomike dhe mirëqenies së çdo qytetari shqiptar. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Lajm i keq për shqiptarët në Britani? Anglia pritet të aplikojë letërnjotimet dixhitale

    Lajm i keq për shqiptarët në Britani? Anglia pritet të aplikojë letërnjotimet dixhitale

    foto ilustruese

    BRITANIA E MADHE- Britania e Madhe së shpejti do të ketë identitetit dixhital. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, pritet të lançojë një nga modelet që po shqyrtohen për zvogëlimin e emigracionit të paligjshëm dhe një prej tyre  do të përfshijë dhënien e një dokumenti identifikimi dixhital për çdo person me të drejtë ligjore për të qëndruar në Britani. Britanikët ndryshe nga shtetasit e kontinentit evropian nuk kanë karta identiteti, përveç pasaportës. 
    Letrat ose kartat e identitet me shumë gjasa do përdoren në përpjekje për të pakësuar dhe kontrolluar emigrimin ilegal, ku mes tyre do kenë probleme edhe shumë shqiptarë të Britanisë, ashtu si dhe kombësi të tjera, që jetojnë dhe punojnë ilegalisht në Britani. Konkretisht dokumenti i identifikimit do të përdoret për verifikimet e të drejtës për punë dhe për të përcaktuar nëse një person është i kualifikuar për një kontratë qiraje shtëpie.
    Sipas Kryeministrit Starmer këto karta dixhitale do të luajnë një rol të rëndësishme në pakësimin e atraksionit të Britanisë si një destinacion ku emigrantët mund të vijnë të jetojnë dhe punojnë ilegalisht. Sipas një sondazhi që i referohet Financial Times e Londrës, 53 përqind e publikut britanik është në favor të identifikimit digjital, ndërkohë që një e pesta janë kundër. Pothuajse 37,000 migrantë që mbërritën me anije vitin e kaluar nënkuptojnë humbjen e kontrollit të një shteti. Është raportuar se disa të ardhur zgjedhin Mbretërinë e Bashkuar sepse nuk ka karta identiteti, ndryshe nga shumica e BE-së./ZËRI

  • Duke nisur nga 12 tetori, 29 vende europiane heqin vulat në pasaporta. Ja çfarë duhet të dini në kufi

    Duke nisur nga 12 tetori, 29 vende europiane heqin vulat në pasaporta. Ja çfarë duhet të dini në kufi

    Nga 12 tetori 2025, 29 vende europiane do të prezantojnë një sistem të ri kontrolli të vizave që do t’i bëjë vulat e pasaportave një gjë të së kaluarës. Teknologjia moderne do të zëvendësojë kioskat manuale, duke ofruar procese më të shpejta, më të sigurta dhe më dixhitale për të gjithë udhëtarët.
    Ndryshimi është pjesë e futjes në përdorim të sistemeve EES (Sistemi i Hyrjes/Daljes) dhe ETIAS (Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit). Pas regjistrimit online para udhëtimit – një kërkesë që do të kërkohet nga të gjithë udhëtarët nga vendet e treta – të dhënat biometrike të turistëve, pasi të miratohen, do të ruhen në mënyrë të sigurt, duke eliminuar nevojën për të vulosur fizikisht çdo pasaportë.
    Kjo do të thotë që pikat manuale të kontrollit për dokumentet dhe rrjedhimisht edhe vulat, të cilat ishin shumë të dashura dhe të çmuara për udhëtarët që donin të kishin në duar prova fizike të vendeve që vizitonin, do të bëhen të papërdorshme, të zëvendësuara nga pikat elektronike të kontrollit që do të përshpejtojnë kohën e pritjes në kufij.
    Qëllimi kryesor i kësaj inovacioni është i dyfishtë: së pari, të thjeshtojë dhe përshpejtojë kontrollet e pasaportave; së dyti, të rrisë sigurinë kufitare. Pavarësisht nostalgjisë për vulat, ky ndryshim shënon një hap të rëndësishëm drejt një përvoje udhëtimi më të qetë dhe moderne.
    Sistemi EES do të regjistrojë automatikisht hyrjet, daljet dhe qëndrimet e udhëtarëve, ndërsa ETIAS do t’u lejojë udhëtarëve të marrin autorizim udhëtimi në internet para nisjes, duke shmangur radhët e gjata pas mbërritjes. Kjo do të thotë që udhëtarët do të kenë më shumë kohë për të shijuar pushimet e tyre dhe më pak stres në kufi.
    Sipas ekspertëve, pullat e letrës do të bëhen një gjë e rrallë. Kushdo që dëshiron ta mbajë këtë “suvenir” tradicional ka kohë deri në tetor për të bërë një udhëtim të fundit dhe për të marrë edhe një tjetër – të paktën për udhëtarët që kalojnë nëpër BE.
    Pas asaj date, kujtimet në letër do t’ia lënë vendin teknologjisë dixhitale, e cila ofron avantazhe konkrete, por zvogëlon disi sharmin e vjetër që lidhet me udhëtimet dhe aventurat nëpër botë.
    Ndryshimi do të prekë 29 vende në zonën Schengen, duke përfshirë 25 vende anëtare të BE-së dhe katër vende jo-anëtare të BE-së. Ja lista e plotë: Austri, Belgjikë, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtejni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.
    Këto vende do të miratojnë sistemet e reja dixhitale duke filluar nga 12 tetori 2025, data që do të shënojë zyrtarisht fundin e pullave fizike. Udhëtimi do të jetë më i lehtë dhe më i shpejtë, falë kontrolleve të automatizuara që do të zvogëlojnë radhët dhe do të sigurojnë siguri më të madhe.
    Për udhëtarët e përkushtuar ndaj traditës së pullave postare, rekomandohet të shfrytëzojnë këtë muaj të fundit për të mbledhur sa më shumë të jetë e mundur. Për ata që e shohin të ardhmen me entuziazëm, kjo risi premton ta bëjë udhëtimin më modern dhe më të përparuar teknologjikisht, duke konfirmuar se udhëtimi po hyn vërtet në epokën dixhitale.

  • 29 vende evropiane do të heqin vulat në pasaporta, mungon Shqipëria/ Vetëm 4 vende jashtë BE-së në listë

    29 vende evropiane do të heqin vulat në pasaporta, mungon Shqipëria/ Vetëm 4 vende jashtë BE-së në listë

    Nga 12 tetori 2025, 29 vende evropiane do të prezantojnë një sistem të ri kontrolli të vizave që do t’i bëjë vulat e pasaportave një gjë të së kaluarës. Teknologjia moderne do të zëvendësojë kioskat manuale, duke ofruar procese më të shpejta, më të sigurta dhe më dixhitale për të gjithë udhëtarët.
    Ndryshimi është pjesë e futjes në përdorim të sistemeve EES (Sistemi i Hyrjes/Daljes) dhe ETIAS (Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit). Pas regjistrimit online para udhëtimit – një kërkesë që do të kërkohet nga të gjithë udhëtarët nga vendet e treta – të dhënat biometrike të turistëve, pasi të miratohen, do të ruhen në mënyrë të sigurt, duke eliminuar nevojën për të vulosur fizikisht çdo pasaportë.
    Kjo do të thotë që pikat manuale të kontrollit për dokumentet dhe rrjedhimisht edhe vulat, të cilat ishin shumë të dashura dhe të çmuara për udhëtarët që donin të kishin në duar prova fizike të vendeve që vizitonin, do të bëhen të papërdorshme, të zëvendësuara nga pikat elektronike të kontrollit që do të përshpejtojnë kohën e pritjes në kufij.
    Qëllimi kryesor i kësaj inovacioni është i dyfishtë: së pari, të thjeshtojë dhe përshpejtojë kontrollet e pasaportave; së dyti, të rrisë sigurinë kufitare. Pavarësisht nostalgjisë për vulat, ky ndryshim shënon një hap të rëndësishëm drejt një përvoje udhëtimi më të qetë dhe moderne.
     
     
    Sistemi EES do të regjistrojë automatikisht hyrjet, daljet dhe qëndrimet e udhëtarëve, ndërsa ETIAS do t’u lejojë udhëtarëve të marrin autorizim udhëtimi në internet para nisjes, duke shmangur radhët e gjata pas mbërritjes. Kjo do të thotë që udhëtarët do të kenë më shumë kohë për të shijuar pushimet e tyre dhe më pak stres në kufi.
    Sipas ekspertëve, pullat e letrës do të bëhen një gjë e rrallë. Kushdo që dëshiron ta mbajë këtë “suvenir” tradicional ka kohë deri në tetor për të bërë një udhëtim të fundit dhe për të marrë edhe një tjetër – të paktën për udhëtarët që kalojnë nëpër BE.
    Pas asaj date, kujtimet në letër do t’ia lënë vendin teknologjisë dixhitale, e cila ofron avantazhe konkrete, por zvogëlon disi sharmin e vjetër që lidhet me udhëtimet dhe aventurat nëpër botë.
    Ndryshimi do të prekë 29 vende në zonën Shengen, duke përfshirë 25 vende anëtare të BE-së dhe katër vende jo-anëtare të BE-së. Ja lista e plotë: Austri, Belgjikë, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtejni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.
    Këto vende do të miratojnë sistemet e reja dixhitale duke filluar nga 12 tetori 2025, data që do të shënojë zyrtarisht fundin e pullave fizike. Udhëtimi do të jetë më i lehtë dhe më i shpejtë, falë kontrolleve të automatizuara që do të zvogëlojnë radhët dhe do të sigurojnë siguri më të madhe.
    Për udhëtarët e përkushtuar ndaj traditës së pullave postare, rekomandohet të shfrytëzojnë këtë muaj të fundit për të mbledhur sa më shumë të jetë e mundur. Për ata që e shohin të ardhmen me entuziazëm, kjo risi premton ta bëjë udhëtimin më modern dhe më të përparuar teknologjikisht, duke konfirmuar se udhëtimi po hyn vërtet në epokën dixhitale.

  • Europës i duhet një euro dixhitale

    Europës i duhet një euro dixhitale

    Strategjia e Bankës Qendrore Europiane (BQE) për të siguruar autonominë në pagesa fokusohet te “euro dixhitale”, e cila do të zëvendësonte efektivisht paranë fizike në Eurozonë. Por ndikimi i euros dixhitale do të kufizohej vetëm te pagesat me pakicë dhe nuk do të rriste ndjeshëm pjesën e euros në transaksionet ndërkombëtare apo në rezervat valutore.Europa ka pritshmëri të mëdha për “euron dixhitale” që është duke u zhvilluar. Para­ja fizike ka shërbyer prej kohësh si garancia përfundimtare e depozitave bankare, duke forcuar besimin te sistemi financiar në tërësi. Në epokën dixhitale, kur pjesa që zë paraja fizike edhe në transaksionet më të vogla po bie me shpejtësi, BQE shpreson që euro dixhitale të marrë këtë rol.Por ambiciet për euron dixhitale shkojnë më tej. Europa shpreson që valuta të forcojë autonominë e saj strategjike, në një botë ku dollari amerikan është monedha rezervë kryesore dhe ku sistemet e pagesave, ndërkombëtare dhe vendase, dominohen nga kompani private amerikane si Visa, Mastercard dhe PayPal. Sipas kësaj vizioni, euro dixhitale do të mbronte rolin ndërkombëtar të euros dhe do të mbështeste sfiduesit e hegjemonisë amerikane në pagesa. Megjithatë, vetëm euro dixhitale vështirë se mund t’i përmbushë këto pritshmëri.Euro dixhitale është konceptuar si një shtesë e parasë fizike, jo si alternativë e depozitave bankare, të cilat përbëjnë shumicën dërrmuese të ofertës monetare. Ashtu si paratë cash, eurot dixhitale do të shpërndaheshin nga bankat tregtare, por do të ishin të kthyeshme në bankën qendrore. Ato do të kishin fuqi ligjore pagese, kështu që qytetarët mund t’i përdorin për të paguar blerjet online dhe në dyqane (përmes telefonit), si dhe për të dërguar para shpejt e me efikasitet te njëri-tjetri. Po ashtu, si paraja fizike, eurot dixhitale nuk do të ofronin interes. Mbajtja në portofolin dixhital do të kufizohej në 3,000 euro, por do të mund të rimbushej me lehtësi.Me rënien e përdorimit të parasë fizike, qytetarët mund të ndihen më të sigurt nga fakti se mund të konvertojnë lehtësisht depozitat bankare në euro dixhitale që funksionojnë si cash. Por, sipas konceptimit aktual, euro dixhitale do të ishte e pavlefshme për transaksione korporatash dhe nuk do të luante rol të rëndësishëm në menaxhimin e likuiditetit apo në pagesat me shumicë. Dhe pikërisht këto transaksione, jo ato me pakicë, janë ato që do të bënin diferencën në forcimin e rolit ndërkombëtar të euros.BQE ka një plan për të zgjeruar rolin e euros dixhitale në pagesat me shumicë duke lidhur sistemin e saj qendror të regjistrave me sistemet e ardhshme të pagesave me shumicë, që me shumë gjasa do të mbështeten te teknologjia e shpërndarë e regjistrave (DLT). Në këtë drejtim, janë njoftuar dy programe. Programi Pontes është një iniciativë afatshkurtër, që synon krijimin e një ure mes platformave private DLT dhe sistemit të centralizuar të BQE-së, TARGET Services. Ndërsa programi më ambicioz Appia synon të krijojë një ekosistem financiar “gati për të ardhmen”, të bazuar mbi DLT.Këto nisma do të lejojnë BQE-në të veprojë si kundërpalë kryesore për një gamë të gjerë shkëmbimesh, përfshirë transaksionet ndërbankare, në një botë ku bankat dhe aktorë të tjerë të tregut kanë përqafuar DLT. Por, në thelb, ato vetëm do ta bëjnë po aq të shpejtë dhe efikas përdorimin e euros për transaksione me shumicë sa përdorimin e dollarit amerikan apo valutave të tjera. Për pasojë, Pontes dhe Appia ka gjasa të mos sjellin rritje të konsiderueshme të pjesës së euros në transaksionet ndërkombëtare apo në rezervat valutore.Megjithatë, ekziston një mundësi për ndryshim rrënjësor: stablecoin-et (asetet dixhitale të lidhura me monedhat tradicionale ose me mallra). Ndryshe nga euro dixhitale, e cila supozohet të funksionojë si paraja cash, stablecoin-et mund të veprojnë si alternativë e depozitave. Edhe pse programi Appia nuk e angazhon BQE-në për të krijuar një stablecoin në euro, ai do të vendosë infrastrukturën për zhvillimin e tij. Dhe me një kuadër mbështetës rregullator, stablecoin-et mund të kombinojnë shpejtësinë dhe efikasitetin e pagesave dixhitale me sigurinë e depozitave bankare.Legjislacioni i fundit në të dy anët e Atlantikut shkon në këtë drejtim. Në SHBA, ligji GENIUS (Guiding and Establishing National Innovation for US Stablecoins Act), dhe në Europë rregullorja MiCA (Markets in Crypto-Assets), kërkojnë që institucionet emetuese të mbajnë asete të mjaftueshme cilësore e likuide për të mbështetur stablecoin-et plotësisht. Por ky kriter nuk mjafton, sepse në kohë krize vlera e aseteve mbështetëse mund të bjerë, duke nxitur një tërheqje masive të fondeve nga stablecoin-i, e ngjashme me një panik bankar, por pa bankë qendrore që të shërbejë si huadhënës i fundit.Deri tani, as BQE dhe as Rezerva Federale nuk kanë shprehur ndonjë synim për të marrë këtë rol. Por Presidenti amerikan Donald Trump është i vendosur të mbështesë zhvillimin e industrisë së kriptove dhe duket se i sheh emetuesit e stablecoin-eve si një burim të rëndësishëm të ardhshëm kërkese për bonot e thesarit amerikan. Kjo sugjeron se administrata Trump mund të ndërmarrë çdo hap rregullator të nevojshëm për t’u dhënë stablecoin-eve hapësirë për t’u zhvilluar, përfshirë edhe garancinë që Rezerva Federale do t’u ofrojë emetuesve mbështetje likuiditeti.Nëse Fed ndërmerr këtë hap, dhe BQE jo, stablecoin-et në dollar do të errësojnë stablecoin-et në euro, duke forcuar më tej dominimin e dollarit amerikan. Përtej kufizimit të autonomisë së BE-së në pagesa dhe zhvillimit të tregut të kapitalit, kjo do ta linte BQE-në të varur nga likuiditeti i Fed në rast krize, duke minuar pavarësinë e politikës monetare dhe duke rritur koston e kapitalit.Sigurisht, garantimi i mbështetjes së BQE-së për emetuesit e stablecoin-eve do të sillte një ndryshim radikal në peizazhin financiar dhe të pagesave në Eurozonë. Por në një kontekst teknologjik e gjeopolitik që po ndryshon me shpejtësi, BQE mund të detyrohet të bëjë zgjedhjen e madhe. / Project SyndicateKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.