Tag: divorcin

  • E kishte imagjinuar divorcin? Monika Kryemadhi habit me përgjigjen e saj

    E kishte imagjinuar divorcin? Monika Kryemadhi habit me përgjigjen e saj

    Monika Kryemadhi e ftuar në një emision televiziv, ka folur për divorcin e saj me Ilir Metën.
     
    E pyetur nga mdoeratorja  nëse e kishte menduar ndonjëherë që do të mund të arrinte deri këtu, Kryemadhi tha se nuk e kishte menduar por jeta është e paparashikueshme.
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: E kishe menduar ndonjëherë që pas të 50-ve, do të ishit në këtë situatë që jeni sot?
    Kryemadhi: Jo, ç’të sjell minuti nuk ta sjell sekondi. Nuk e kisha menduar, prapë më duket si një ëndërr e keqe.
    Borakaj: Që do kalojë?
    Kryemadhi: Ndoshta nuk do kalojë, por ti mësohesh. Thonë që koha është shëruesi më i mirë, por unë nuk mendoj se koha është shëruesi më i mirë, unë mendoj se ti mësohesh me problemin dhe fillon i përshtatesh një jete të re, një standardi të ri të të jetuari, por edhe të rrethit shoqëror me të cilin ti jeton dhe punon.

  • E kishte imagjinuar divorcin? Monika Kryemadhi: Ëndërr e keqe, mësohesh

    E kishte imagjinuar divorcin? Monika Kryemadhi: Ëndërr e keqe, mësohesh

    Monika Kryemadhi e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për divorcin e saj me Ilir Metën.
    E pyetur nga mdoeratorja Borakaj nëse e kishte menduar ndonjëherë që do të mund të arrinte deri këtu, Kryemadhi tha se nuk e kishte menduar por jeta është e paparashikueshme.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: E kishe menduar ndonjëherë që pas të 50-ve, do të ishit në këtë situatë që jeni sot?
    Kryemadhi: Jo, ç’të sjell minuti nuk ta sjell sekondi. Nuk e kisha menduar, prapë më duket si një ëndërr e keqe.
    Borakaj: Që do kalojë?
    Kryemadhi: Ndoshta nuk do kalojë, por ti mësohesh. Thonë që koha është shëruesi më i mirë, por unë nuk mendoj se koha është shëruesi më i mirë, unë mendoj se ti mësohesh me problemin dhe fillon i përshtatesh një jete të re, një standardi të ri të të jetuari, por edhe të rrethit shoqëror me të cilin ti jeton dhe punon.

  • Ben Affleck tregon arsyen e vërtetë pse u divorcua nga Jennifer Lopez

    Ben Affleck tregon arsyen e vërtetë pse u divorcua nga Jennifer Lopez

    Ben Affleck më në fund ka thyer heshtjen për divorcin e tij nga Jennifer Lopez. Në një intervistë për kopertinën e prillit të “GQ”, aktori dhe regjisori tregoi të vërtetën e tij, duke mohuar me elegancë thashethemet dhe duke sqaruar se nuk kishte skandale, apo drama pas përfundimit të martesës së tyre.Me një ton të menduar dhe jo sensacionalist, Ben Affleck shprehet: “Nuk ka asnjë skandal, telenovelë, asnjë intrigë. E vërteta është se kur flet me dikë dhe pyet “Çfarë ka ndodhur?”, nuk ka asnjë përgjigje të vetme. Është thjesht historia e dy njerëzve që përpiqen të kuptojnë jetën dhe marrëdhëniet e tyre, siç bëjmë të gjithë ne, pak a shumë”.
    Një ndarje që nuk kërkon fajtorë. Dhe që në fakt duket se bazohet në dallimet në karakter dhe qasje ndaj jetës publike.Ben Affleck, siç tha edhe vetë, është më i rezervuar dhe më mbrojtës se JLo, e cila karrierën e saj e ka jetuar gjithmonë në qendër të vëmendjes. “Temperamenti im është pak më privat se i saj” pranoi ai.
    “Siç ndodh në shumë marrëdhënie, ne nuk kemi gjithmonë të njëjtin qëndrim ndaj disa gjërave.”
    Duke folur për divorcin, Ben Affleck shtoi: “Unë nuk kam asgjë tjetër veçse respekt për Jennifer Lopez. Ka një tendencë për të kërkuar të identifikojë shkaqet rrënjësore të një ndarjeje. Por e vërteta është shumë më e përditshme, më banale nga sa mund të mendoni.”
    Një mendim i thjeshtë, njerëzor që shkatërron kopertinën e “dramës” hollivudiane. Asnjë argument publik, pa tradhti. Vetëm dy njerëz që, si shumë të tjerë, janë përpjekur të bëjnë një dashuri komplekse të funksionojë. Dhe me pjekuri të madhe, ata thanë lamtumirë.
    Në fund, Ben Affleck tregoi respekt dhe dashuri, pa akuza. Një shembull i rrallë se si mund të mbyllet një kapitull me dinjitet.