Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi u paraqit këtë të martë në SPAK. Pas daljes nga ambientet e SPAK, ai konfirmoi se është pyetur për çështjen e “21 janarit”, pa dhënë shumë detaje.
Në një intervistë televizive, analisti Artur Nura, u shpreh se “21 Janari” është një çështje shumë e rëndësishme që duhet zbardhur.
“Zoti Bamir Topi ka qenë nga njerëzit më afër Berishës dhe ka bërë një divorc të qartë me Berishën për modelin që ka pasur. Kemi katër jetë të humbura, ajo ngjarje ishte shqetësuese.
Dhe besoj që në seriozitetin e këtij procesi, moralisht dënimi që do jepet është zbardhje e një të vërtetë që nxin në historinë tonë. Këtë nxirje përgjegjësi më të madhe e kanë institucionet e drejtësisë. Pavarësisht problematikave që ky sistem ka nxjerrë në pah, në këtë rast, përgjegjësinë historike i kanë ata për t’i vënë pikat “mbi i”. Moralisht duhet vënë e drejta në vend”, tha Nura.
Tag: divorc
-

“Bamir Topi, divorc të qartë me Berishën”/ “21 janari”, ish-presidenti në SPAK, analisti: Ka thënë të vërtetën e tij
-

Komedia “Një martesë, një divorc, një funeral” në skenën e teatrit “Bylis”
“Një martesë, një divorc, një funeral” këtë mbrëmje në skenën e teatrit “Bylis” në qytetin e Fierit. Komedia me regji nga Rovena Lule vjen në skenën teatrore për publikun me pjesëmarrjen e aktoreve të njohura të teatrit si Olta Daku, Zamira Kita, Egla Ceno dhe Paola Kodra. Në skenën e teatrit “Bylis” në qytetin e Fierit komedia do të vijojë edhe mbrëmjen e datës 6 nëntor. Skenografia realizuar nga Beqo Nanaj dhe kostumografia nga Desantila Lika. Komedia “Një martesë, një divorc, një funeral” është vënë më parë në skenë në teatrin “Andon Zako Çajupi” të qytetit të Korçës nga regjisorja Rovena Lule.
Shfaqja më parë është pritur shumë ngrohtë nga artdashësit korçarë, të cilët kishin mbushur sallën e teatrit, ndërkohë që kjo komedi po vijon të shfaqet në skenat tona. Institucionet teatrore në vend këtë sezon artistik po sjellin në skena shfaqje të ndryshme me regji nga regjisorë shqiptarë dhe të huaj, ku edhe teatri “Bylis” solli më parë në skenë shfaqjen e parë këtë sezon komedinë “Pleqëri me kusure”, që ishte produksion i këtij teatri. Në sezonin e ri teatror shtator-dhjetor 2025 në këtë teatër të qytetit të Fierit në program janë parashikuar dhe tre premiera, ndërsa shfaqje teatrore rivënie në skenë këtë sezon do të jenë komedia “Një martesë, një divorc, një funeral” regjia Rovena Lule që shfaqet këtë mbrëmje dhe nesër; “Amour” dramë, regjia Besmir Bitraku dhe “Kurrë një herë tjetër” komedi regjisor Astjano Shehaj. -

Divorcet gri! Pse çiftet ndahen pas 30 apo edhe 50 vitesh martesë?
Vitet e fundit, është folur gjithnjë e më shumë për të ashtuquajturat divorce “gri” dhe për faktin se ky fenomen shoqëror është rritur vitet e fundit. Termi “divorc gri” përshkruan divorcet midis të rriturve të moshës 50 vjeç e lart ose midis çifteve që kanë jetuar së bashku për 30, 40 apo edhe 50 vjet .
Shumicën e kohës kur njerëzit mësojnë për një divorc të tillë në mjedisin e tyre, ata habiten veçanërisht, sikur të krijohet përshtypja se njerëzit e këtyre moshave pushojnë së menduari për jetën dhe lumturinë e tyre. Megjithatë, divorcet gri janë një realitet dhe njerëzit që i përjetojnë ato thirren të menaxhojnë ndryshime shumë të mëdha në jetën e tyre.
Por çfarë mund të çojë në divorc midis njerëzve që kanë jetuar së bashku për kaq shumë vite? Le të shohim disa nga faktorët që luajnë një rol të rëndësishëm në një ndarje të tillë:
Është e mundur që çifti e kishte kuptuar nevojën për t’u ndarë shumë më herët dhe e kishte shtyrë atë derisa fëmijët të bëheshin të rritur, në mënyrë që të mos lëndoheshin dhe/ose performanca e tyre shkollore/akademike të mos ndikohej.
Përveç kësaj, një rol kyç duket se luan përqendrimi në rolet prindërore për shumë vite dhe në të njëjtën kohë neglizhenca e marrëdhënies së çiftit . Nëse me kalimin e viteve ata kanë qenë të humbur dhe në thelb të përqendruar në mënyrën e bashkëpunimit në rritjen e fëmijëve dhe zgjidhjen e problemeve të përditshme, atëherë kur rriten krijohet një boshllëk i madh. Ndërsa fëmijët rriten dhe bëhen të pavarur, duket se familja destabilizohet dhe vështirësitë e çiftit dalin në sipërfaqe , të cilat mund të kenë qenë të fshehura sepse njerëzit kanë investuar më shumë në edukimin e tyre.
Autonomia e fëmijëve “përputhet” edhe me periudhën kur prindërit përballen me pyetje agonizuese ekzistenciale që lindin në këtë fazë dhe në mënyrë të pashmangshme shkaktojnë tronditje në çift. Shpesh të gjitha sa më sipër përkojnë në kohë me momente të tjera të rëndësishme në udhëtimin e çiftit, siç janë dalja në pension ose largimi i fëmijës më të vogël nga shtëpia.
Mungesa kronike e komunikimit dhe distanca e çiftit dalin në sipërfaqe gjatë kësaj periudhe dhe shqetësimi vepron në mënyrë kumulative. Është atëherë që secili ka evoluar në një drejtim tjetër dhe është sikur të zbulojnë se po jetojnë me një “të huaj” , me dikë që nuk mund ta njohin më.
Duke pasur parasysh sa më sipër, është e kuptueshme që po flasim për një fazë kalimtare në jetën e çifteve dhe ose “kontrata” e marrëdhënies së tyre do të rinovohet ose ata do të çohen drejt ndarjes. Nëse njerëzit nuk gjejnë kuptim në të qenit përsëri bashkë, atëherë ata duhet të menaxhojnë një situatë jashtëzakonisht të dhimbshme dhe të ndërtojnë jetën e tyre nga e para.
Në këto raste, është shumë e rëndësishme që ata të trajtohen me respekt nga ata përreth tyre dhe të mos supozohet se në këtë moshë ata nuk kishin të drejtë të rinegocionin marrëdhënien dhe zgjedhjet e tyre.
Së fundmi, kontakti me një mjedis mbështetës, angazhimi në aktivitete që ofrojnë kënaqësi dhe hapja ndaj interesave të reja janë të dobishme për njerëzit që përjetojnë humbjen e marrëdhënies së tyre. -

Nicole Kidman luftoi për të shpëtuar martesën e saj me Keith Urban: Ajo nuk e donte këtë ndarje, thotë burimi
Pas 19 vitesh martesë, aktorja e njohur Nicole Kidman ka kërkuar zyrtarisht divorc nga këngëtari i muzikës country, Keith Urban. Vendimi u depozitua më 30 shtator dhe, sipas burimeve pranë çiftit për revistën PEOPLE, ndarja po merr përmasa dramatike.
“Nicole është e lënduar dhe ndjehet e tradhtuar,” tha një burim. “Ajo u përpoq ta shpëtonte martesën dhe besonte se mund ta bënte, por duket se Keith ka vazhduar përpara.”
Në dokumentet e divorcit, Kidman citon “mosmarrëveshje të papajtueshme” si arsye për ndarjen, ndërsa si datë ndarjeje ka vendosur pikërisht ditën e depozitimit të kërkesës. Megjithëse përfaqësuesit e tyre nuk kanë komentuar zyrtarisht, dokumentet tregojnë se marrëveshjet prindërore janë bërë disa javë para kërkesës për divorc.
Kidman do të ketë kujdestarinë kryesore të vajzave të tyre, Sunday Rose (17) dhe Faith Margaret (14), duke kaluar me to 306 ditë në vit, ndërsa Urban do t’i ketë për 59 ditë. Të dy kanë rënë dakord të marrin vendime të përbashkëta për fëmijët dhe nuk do të paguajnë alimentacion ndaj njëri-tjetrit.
Çifti është zotuar të mos flasë keq për njëri-tjetrin dhe të mbështesë lidhjen e fëmijëve me të dy prindërit. Të dy do të ndjekin gjithashtu një seminar prindëror brenda 60 ditëve nga aplikimi për divorc.
Ndërkohë, burime pranë Urban thonë se ai “ka kaluar një periudhë të vështirë”, ndërsa të njohur të çiftit e përshkruajnë ndarjen si një “largim të ngadaltë dhe jo një krisje të befasishme”. -

E para që fitoi një divorc në Indi: Kush ishte Rukhmabai Raut?
Nëse emri i saj do të njihej më gjerësisht, Rukhmabai Raut do të ishte sot një ikonë e feminizmit.
Në një Indi thellësisht patriarkale të shekullit të 19-të, Rukhmabai Raut guxoi të sfidonte normat shoqërore duke refuzuar një martesë të detyruar.
Në vitin 1885, Rukhmabai u bë gruaja e parë hindu në Indi që arriti të fitonte ligjërisht një “divorc”, falë ndërhyrjes së vetë Mbretëreshës Viktoria. Ky rast u kthye në pikë kthese për të drejtat e grave dhe çoi më vonë në reformën e ligjit me Age of Consent Act (1891) dhe ndalimin ligjor të martesave të fëmijëve.
Rukhmabai u martua në moshën 11-vjeçare me një 19-vjeçar, por refuzoi të jetonte me të. Kur burri i saj e paditi për ta detyruar të bashkëjetonte, ajo preferoi të përballej me burgun sesa të dorëzohej. Rasti tronditi opinionin publik, polarizoi shoqërinë indiane mes konservatorëve dhe reformatorëve, dhe tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare.
Përveç luftës kundër martesës së detyruar, ajo u bë një nga gratë e para indiane që u diplomua në mjekësi në Londër dhe praktikoi si mjeke për më shumë se 35 vjet në Indi. Por ajo nuk ndaloi asnjëherë së shkruari për të drejtat e grave, duke përdorur pseudonimin “A Hindu Lady” në artikujt e saj për The Times of India.
Rukhmabai nuk ishte vetëm një viktimë që sfidoi sistemin, por një reformuese që e transformoi atë. Lufta e saj e guximshme për vetëvendosje vazhdon të frymëzojë gratë në Indi dhe më gjerë edhe sot.
-

Ish-bashkëshorti i Kristin Cabot thyen heshtjen pas skandalit në koncertin e Coldplay: Ishim…
Dy muaj pas videos virale nga koncerti i Coldplay, ku Kristin Cabot dhe CEO i Astronomer, Andy Byron, u panë në një moment intim, më në fund ka folur edhe një nga personat më të përfolur në prapaskenë: ish-bashkëshorti i Kristin, Andrew Cabot.
Në një deklaratë për revistën PEOPLE, zëdhënësja e Andrew sqaroi se çifti kishte vendosur të ndahej “privatisht dhe në mënyrë miqësore” disa javë përpara koncertit famëkeq. “Vendimi për divorc ishte marrë dhe ishte në proces përpara asaj mbrëmjeje,” thuhet në deklaratë. Ajo shton se tashmë, me kërkesën për divorc të bërë publike, Andrew shpreson që kjo të mbyllë spekulimet dhe t’i rikthejë privatësinë familjes së tij, të cilën ai gjithmonë e ka vlerësuar.
Kristin, e cila është gruaja e tretë e Andrew Cabot, trashëgimtar i pasurisë “Privateer Rum”, nuk ka reaguar publikisht për deklaratat. Ajo e dorëzoi kërkesën për divorc më 13 gusht në një gjykatë në Portsmouth, New Hampshire.
Edhe pse ndodhej jashtë vendit në kohën kur ndodhi incidenti, konkretisht në Japoni për arsye pune, Andrew nuk i shpëtoi komenteve publike. Ish-bashkëshortja e tij e mëparshme, Julia, e quajti “një idiot sepse vetë e ka kërkuar këtë”.
Me gjithë bujën, Andrew ka zgjedhur të ruajë qetësinë dhe nuk do të bëjë më komente publike. -

“I ndau burgu, jo dashuria”, Frrok Çupi godet fort: Meta dhe Monika inskenuan divorcin për të shmangur drejtësinë
Analisti Frrok Çupi në një studio televzive, pati një qëndrim të ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në kampin opozitar, duke e cilësuar Ilir Metën si një lider të “falimentuar” politikisht.
Çupi u ndal veçanërisht tek ndarja e Metës nga Monika Kryemadhi, të cilën e interpretoi si një “divorc politik të inskenuar” me qëllim shmangien e përgjegjësive ligjore dhe shpëtimin e pasurive.
Ai theksoi se ndarja nuk është e vërtetë në thelb, por një lëvizje taktike që vjen si pasojë e presioneve gjyqësore dhe hetimeve. Sipas tij, Ilir Meta nuk ka më as mbështetje politike, as trashëgimi, dhe përveç akuzave për korrupsion, nuk i ka mbetur asnjë rol real në jetën publike shqiptare.
“Meta është një lider i falimentuar. Tek Ilir Meta kemi një teatër tjetër. Meta po përdor divorcin, i cili është një divorc politik që po ecën shëmtuar. Kurse Sali Berisha nuk e ka ndarë ende Lirinë. Kërkojnë që të shpëtojnë paratë dhe ky është një divorc politik. Duhet të jesh shumë naiv për të besuar se ata janë ndarë. Ata në fakt i ndau burgu. Ndarja në sensin politik është ndarja është një pretekst për të shpëtuar. Ilir Meta nuk ka as fond politik, nuk as trashëgimi politike përveç hajdutërisë nuk ka as të ardhme politike”, tha analisti Frrok Çupi.


