Tag: ditur

  • Nuk i eci as te Milan, Joao Felix gati të rikthehet te “dashuria e vjetër”

    Nuk i eci as te Milan, Joao Felix gati të rikthehet te “dashuria e vjetër”

    6 Korrik 2025

    18:01

    Telesport

    Pas përfundimit të huazimit te Milan ku nuk është se pati sukses, Joao Felix është rikthyer përkohësisht te Chelsea. Drejtuesit e “Bluve” i kanë bërë të ditur yllit portugez që nuk është në planet e tyre për sezonin e ri, ndaj duhet të gjejë një ekip tjetër.
    Duke ditur që ka pasur disa huazime në vitet e fundit dhe kudo ku ka shkuar nuk ka lënë gjurmë, Joao Felix, po mendon te rikthehet në shtëpi, te Benfica dhe një arsye madhore për këtë vendim, është trajneri Bruno Lage, të cilin ylli portugez e njeh mirë.
    “Duke ditur se trajner është Bruno Lage, të cilin e njoh dhe është i rëndësishëm në karrierën time, po mendoj për rikthimin te Benfica”, tha Felix në një prononcim të shkurtër së fundmi për mediat portugeze.
    Por rikthimi i Joao Felix te Benfica nuk është dhe aq i lehtë, së pari ylli portugez ka një rrogë shumë të majme dhe jo çdo klub është në gjendje të paguajë. Së dyti, Chelsea interesohet më shumë për shitjen përfundimtare të Felix, ose huazim me detyrim blerjeje, gjë që vështirë të pranohet nga klubi portugez duke parë formën jo të mirë që ka shfaqur Joao Felix në vitet e fundit.

  • Emrat e rrugëve, Veliaj: Tirana ka ditur t’i nderojë ata që kanë dhënë shumë për qytetin

    Emrat e rrugëve, Veliaj: Tirana ka ditur t’i nderojë ata që kanë dhënë shumë për qytetin

    Tirana prej vitesh ka bërë pjesë të hartës së saj emra personalitetesh që kanë kontribuar në mënyrë domethënëse në shoqëri.
    Në një postim të fundit në rrjetet sociale, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë momente nga ceremonitë që janë zhvilluar ndër vite për vendosjen e emrave të personaliteteve në rrugët e kryeqytetit. Për Veliajn, këto janë akte simbolike që shërbejnë jo vetëm si falënderim për të shkuarën, por edhe si kujtesë për të rinjtë.

    “Tirana ka ditur gjithmonë t’i nderojë ata që kanë bërë e dhënë shumë për qytetin. Dhe për t’u shprehur mirënjohjen dhjetra e dhjetra personaliteteve shqiptare, të cilët e kanë lidhur një moment të jetës së tyre me Tiranën, ngritëm një komision për vendosjen e emrave në rrugët e qytetit, si një mënyrë falenderimi për ta, por edhe si një kujtesë për brezin e ardhshëm. Janë këto gjeste që e bëjnë Tiranën me zemër të madhe”, shkruan Veliaj.

  • Ardhja e të dëbuarve nga SHBA, ja si do t’i përzgjedhë Kosova

    Ardhja e të dëbuarve nga SHBA, ja si do t’i përzgjedhë Kosova

    Qeveria në detyrë e Kosovës ka bërë të ditur se përzgjedhja e 50 individëve që do të strehohen në Kosovë pas dëbimit nga Shtetet e Bashkuara do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet amerikane, duke pasur parasysh sigurinë kombëtare dhe rendin publik. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, qeveria kosovare në detyrë ka theksuar se rastet e të ardhurve në Kosovë do të shqyrtohen ndaras nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa mbrojtja e përkohshme e tyre do të zgjasë deri në një vit. Gjithashtu, qeveria në detyrë ka njoftuar se gjatë kësaj kohe, do të vlerësohen kushtet në vendin prej nga vijnë këta persona dhe do të ndërmerren edhe masa për kthimin vullnetar në vendet e tyre të origjinës, në pajtim me legjislacionin përkatës për azilin. Në deklaratë është bërë e ditur se shteti do t’u ofrojë këtyre individëve kushte themelore për jetesë, përfshirë strehim dhe akomodim, ushqim, veshmbathje dhe pako higjienike.
    Gjithashtu, atyre do t’u mundësohet qasje në kujdes shëndetësor, përfshirë shërbime emergjente dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, sipas autoriteteve. Kjo është pjesë e një strategjie intensive dhe agresive të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për të gjetur qeveri të gatshme që të pranojnë migrantë të deportuar, përfshirë edhe ata që kanë hyrë në vend gjatë administratës së mëparshme amerikane, duke përfituar nga mbrojtja e përkohshme humanitare. Që nga fillimi i mandatit të tij të dytë, presidenti Trump ka nisur një fushatë të fuqishme kundër emigracionit të paligjshëm, duke kontaktuar shtete nga Azia, Afrika, Amerika Latine dhe rajone të tjera për marrëveshje për deportimin e migrantëve.
     

  • Të shtëna me armë zjarri pas një konflikti në Kamëz

    Të shtëna me armë zjarri pas një konflikti në Kamëz

    Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në Kamëz, që më pas ka përfunduar në të shtëna me armë zjarri.
    Sipas asaj që bën të ditur gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, një person në sherr e sipër ka qëlluar me armë në ajër, por pa shkaktuar të lënduar në njerëz.
    Bëhet e ditur se autori është kapur nga policia, teksa ende nuk dihet motivi i sherrit. Policia pritet të sqarojë rrethanat e ngjarjes.

  • Plani i Barcelonës në merkato: 105 milionë euro për vetëm dy përforcime

    Plani i Barcelonës në merkato: 105 milionë euro për vetëm dy përforcime

    Barcelona po punon në merkato për të bërë vetëm dy përforcime për sezonin e ri, duke ditur që situata financiare e klubit nuk është në ditët e saj më të mira. Drejtuesit e klubit katalanas po punojnë këto ditë për të finalizuar dy marrëveshje, të cilat nëse zyrtarizohe do t’i kushtojnë Barcelonës 105 milionë euro.
    Synimi i parë i Barcelonës është anësori i Liverpool, Luis Diaz. Shpejtësia në krah, aftësitë dribluese dhe mbi të gjitha përvoja e madhe që ka në rolin e tij, e bëjnë atë një përforcim ideal për Barcelonën. Megjithatë, marrëveshja nuk do të jetë e lehtë. Liverpool e vlerëson shumë kolumbianin dhe nuk do ta lërë aq lehtë atë. Marrëveshja ems dy klubeve mund të arrihet për shifrën 80 milionë euro.
    Synimi i dytë i Barcelonës është të përforcojë portën, duke ditur situatën me Ter Stegen, Szczęsny dhe Inaki Pena. Drejtuesit katalanas po mendojnë për një portier të ri, që ofron siguri dhe mbi të gjitha të jetë një investim afatgjatë.
    Duke ditur që nuk duhet të shpenzojnë shumë, Barcelona ka zgjedhur Joan Garcia, portierin e Espanyol, i cili kushton 25 milionë euro, është 24 vjeç dhe konsiderohet si një nga portierët më të mirë në qarkullim, jo më kot e kërkojnë disa klube të mëdha.

  • Leverkusen nis punën për pasuesin e Alonsos

    Leverkusen nis punën për pasuesin e Alonsos

    Xabi Alonso i ka dhënë fund aventurës së tij te Bayer Leverkusen dhe po përgatitet të ulet në stolin e Real Madridit. Klubi gjerman tashmë ka nisur kërkimet për pasuesin dhe emrat që qarkullojnë janë të shumtë.
    Mes kandidatëve është edhe Imanol Alguacil, i cili do të largohet nga Real Sociedad në fund të sezonit, ndërsa emra që përflitet janë edhe  ish-lojtarët e Barcelonës, Xavi Hernández dhe Cesc Fabregas.
    Trajneri i Como-s e ka bërë të ditur tashmë se nuk dëshiron të largohet nga Italia dhe kështu “Aspirinat” po shtojnë emra të rinj në listë.

    Erik ten Hag është gjithashtu një alternativë.
    Në korridoret e zyrave të klubit përmendet edhe Adi Hutter, trajner që udhëhoqi Monacon në Champions League dhe padyshim që ka përvojë në Bundesligë, pasi ka trajnuar Frankfurtheng dhe Bochladrusbach. Lajmi është bërë i ditur nga L’Equipe.
     

  • Zvicër-Kosovë, FFK zbulon ku do të luhet ndeshja dhe kur nis blerja e biletave

    Zvicër-Kosovë, FFK zbulon ku do të luhet ndeshja dhe kur nis blerja e biletave

    14 Maj 2025

    18:04

    Telesport

    Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë me Zvicrën në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.
    Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për rrugëtimin e “Dardanëve” në këtë turne.
    Ndeshja e parë do të luhet më 5 shtator dhe “Dardanët” do ta luajnë në transfertë. Federata Zviceriane e Futbollit ka bërë të ditur se takimi do të zhvillohet në Basel në stadiumin “St. Jakob-Park”.
    Ndërkohë, Federata gjithashtu ka bërë të ditur se biletat për duelin me Kosovën mund të blihen duke filluar që nga data 31 korrik.

  • Spanja paralajmëron projektrezolutë në OKB për t’i dhënë fund bllokadës izraelite në Gaza

    Spanja paralajmëron projektrezolutë në OKB për t’i dhënë fund bllokadës izraelite në Gaza

    Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, deklaroi se Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do t’i paraqitet sa më shpejt një projektrezolutë që kërkon përfundimin e bllokadës së Izraelit ndaj Rripit të Gazës. Lajmi u bë i ditur gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian që u zhvillua në Varshavë të Polonisë.

    Albares theksoi se janë ndërmarrë të gjitha hapat për të çuar përpara këtë iniciativë, e cila u paralajmërua javën e kaluar nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez. Ai bëri të ditur se kanë zhvilluar një takim me kryeministrin palestinez Mohammed Mustafa, ku janë bërë edhe ndryshimet përfundimtare në draftin e rezolutës.

    “Bllokada në Gaza duhet të marrë fund që ndihma humanitare të arrijë dhe Palestina të jetë një shtet neutral e i pavarur,” u shpreh Albares, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të mbajnë një qëndrim të qartë ndaj krizës.

    Kryediplomati spanjoll shtoi se zgjidhja me dy shtete është mënyra e vetme për të arritur paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Lindjen e Mesme. Ai theksoi se Izraeli ka detyrime në territoret e pushtuara dhe se vazhdimi i bllokadës humanitare në Gaza është “plotësisht i papranueshëm”. “Është më e rëndësishme se kurrë që Evropa të ngrejë zërin përballë asaj që po ndodh në Gaza,” përfundoi Albares.

  • Sot hapet pika e përbashkët kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut

    Sot hapet pika e përbashkët kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se sot do të ketë ngadalësim të qarkullimit në pikën kufitare Hani i Elezit – Bllacë.
    Bëhet e ditur se kjo do të ndodhë për shkak të përurimit që sotdo të bëhet në këtë pikë.
    Përurimin do ta bëjë qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës dhe qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, teksa ky pikëkalim do të shërbejë si pikë kufitare e përbashkët.
    “Me këtë rast, njoftohen të gjithë qytetarët që planifikojnë të shfrytëzojnë këtë pikë kufitare, se nga ora 10:00 deri në ora 12:00, do të ketë ngadalësim të qarkullimit”, thuhet në njoftim.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Shpërthim me lëndë plasëse në Lagunën e Patokut

    Shpërthim me lëndë plasëse në Lagunën e Patokut

    Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e datës 27 mars 2025 në Lagunën e Patokut, duke shkaktuar dëmtime në një ambient rreth 50 metra larg një lokali.Sipas asaj që bën të ditur policia lajmi është bërë i ditur nga personi me inicialet Z.T., i cili ka njoftuar Puniformat blu për incidentin.
    Bëhet e ditur se lënda plasëse është vendosur tek disa banjo të jashtme, të cilat ndodheshin larg lokalit. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për tritol apo ndonjë tjetër lëndë shpërthyese, por mostra nga vendngjarja janë dërguar për ekzaminim në laboratorët e specializuar në Tiranë.Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij shpërthimi, ndërsa policia ka rritur praninë në zonë për të siguruar perimetrin e ngjarjes.