Tag: ditur

  • Henrietta Lacks, gruaja që u bë e pavdekshme pa e ditur

    Henrietta Lacks, gruaja që u bë e pavdekshme pa e ditur

    Henrietta Lacks ishte një grua me ngjyrë, e varfër, nënë e pesë fëmijëve, që jetoi në shtetin e Virxhinias në Amerikë, gjatë viteve 1920–1951. Jeta e saj ishte e zakonshme, si ajo e shumë grave të tjera, derisa në moshën vetëm 31-vjeçare, u diagnostikua me një tumor agresiv. Ajo ndërroi jetë shpejt, pa e ditur se çfarë do të ndodhte më pas me trupin e saj.

    Gjatë trajtimit në spitalin “Johns Hopkins”, mjekët morën mostra nga tumori i saj, pa lejen apo dijeninë e saj, një praktikë e zakonshme për kohën dhe i dërguan në laboratorin e doktor George Otto Gey. Ajo që ndodhi me ato qeliza do të trondiste botën e mjekësisë, përcjellë KultPlus.

    Deri atëherë, asnjë qelizë njerëzore nuk kishte mbijetuar për më shumë se disa ditë jashtë trupit. Por qelizat e Henriettës ishin ndryshe, jo vetëm që mbijetuan, por nisën të shumoheshin pafundësisht. Ato ishin të pavdekshme.

    Këtyre qelizave iu dha një emër teknik: HeLa — duke marrë dy shkronjat e para të emrit dhe mbiemrit të saj.

    Qelizat HeLa u bënë themel i mijëra zbulimeve shkencore. Falë tyre u zhvillua vaksina kundër poliomelitit. U testuan ilaçe të reja. U arritën përparime në luftën kundër kancerit, HIV-it, infertilitetit. U studiuan sëmundjet gjenetike dhe madje u analizua sjellja e qelizave në hapësirë.

    Por Henrietta… nuk e mësoi kurrë këtë. As familja e saj.Për dekada me radhë, askush nuk u tregoi atyre se një pjesë e saj jetonte ende, në miliarda qeliza të shpërndara në laboratorë të të gjithë botës.

    Ajo u përdor pa leje, u harrua, u shpërfill. Por historia e saj sot është një simbol i fuqishëm: i racizmit sistemik në shkencë, i pabarazisë, i mungesës së së drejtës. Por edhe një kujtesë prekëse:Ndonjëherë, një jetë e padukshme mund të ndryshojë fatin e njerëzimit.

    Henrietta nuk ishte shkencëtare. Nuk ishte mjeke. Ishte thjesht një grua, një njeri.Dhe pa e ditur, pa qenë asnjëherë në qendër të vëmendjes, u bë e përjetshme./KultPlus.com

  • Mbi 60 ton produkte pa faturë! AKU bllokon qumësht dhe mish në 151 subjekte

    Mbi 60 ton produkte pa faturë! AKU bllokon qumësht dhe mish në 151 subjekte

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë të ditur se janë bllokuar 63 ton mallra pa faturë të zbuluara në 151 subjekte. Bëhet fjalë për qumësht dhe nënprodukteve të tij si dhe një sasi mishi. Në deklaratë thuhet se aksioni do të vijojë në të gjithë vendin.
    Në deklaratë theksohet se faturat fiskale nuk shërbejnë vetëm për formalizimin e tregut, duke mos lejuar shmangien nga detyrimet fiskale, por po ashtu dhe për kontrollin e zinxhirit ushqimor duke e verifikuar nga personi që e prodhon dhe deri në shitjen te konsumatori.
    Po ashtu kontrollet do të vijojnë më tej duke u shtrirë edhe në të gjithë vendin.
    Aksioni nisi pas qëndrimeve të kreut të qeverisë Edi Rama i cili ndër të tjera bëri të ditur dhe verifikimin e inspektorëve të AKU dhe të administratës së këtij institucioni. Në këtë reformim u bë e ditur se të gjithë punonjësit do të testohen dhe vetëm ata që do të kalojnë do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë.
    Megjithatë me qëllim për të parandaluar tregtimin e ushqimeve jashtë standardit nisi dhe verifikimi në terren.
    Në vetëm tre ditët e para u bë e ditur zbulimi i 20 ton ushqimeve pa faturë duke vijuar më pas dhe me zbulimin e rasteve të tjera.

  • Vdesin dy persona pas rrëzimit nga një objekt ndërtimi në Gjakovë

    Vdesin dy persona pas rrëzimit nga një objekt ndërtimi në Gjakovë

    Dy burra kanë vdekur në mëngjesin e së hënës në Gjakovë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, sipas raportimeve të mediave lokale, nëpër të cilat viktimat janë përshkruar si punëtorë ndërtimtarie.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj është cituar të ketë thënë se viktimat kanë rënë nga një lartësi e objektit që ka qenë duke u ndërtuar, dhe nuk kanë mundur t’i përballojnë plagët e marra.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është bërë e ditur se janë duke u kryer hetime për zbardhje të rastit.

    Në të kaluarën udhëheqës të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) janë shprehur të shqetësuar me, siç kanë thënë, kushtet e rënda me të cilat përballen punëtorët e ndërtimtarisë në punë.

    Në Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë theksohet se siguria, trajnimi i punëtorëve, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive janë obligime që duhet t’i zbatojë secili punëdhënës për të punësuarit e tij.

    Sipas raportit të Inspektoratit të Punës për vitin 2024, vitin që kemi lënë pas janë regjistruar shtatë raste të vdekjeve në vendet e punës./ REL/ 

  • Vllaznia gjën portier gjerman

    Vllaznia gjën portier gjerman

    KF Vllaznia dëshiron të bëjë të ditur se ka arritur një marrëveshje me klubin Shamrock Rovers për transferimin e portierit Leon Pohls. 28 vjeçari ka qenë prej 6 sezonesh pjesë e këtij ekipi dhe nga sot vishet kuqeblu teksa ka firmosur kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.Welcome Leon!

    Vazhdo leximin

  • Asllani refuzon ofertat nga jashtë, kërkon të qendrojë në Serie A

    Asllani refuzon ofertat nga jashtë, kërkon të qendrojë në Serie A

    Kristjan Asllani ka filluar pak nga pak të kthehet në një çështje te Interi. Ose të paktën kështu raportojnë mediat italiane, të cilat bëjnë të ditur se drejtuesit zikaltër nuk janë edhe aq të lumtur për “jo”-të e vazhdueshme të mesfushorit të Kombëtares shqiptare.

    “Gazetta Dello Sport” bën të ditur se Interi e ka praktikisht jashtë planeve Asllanin, pasi kërkon ta shesë në merkaton e verës, për të përfituar disa miliona më shumë që të sigurojë të ardhura për afrime të reja.
    Ai është në një listë ku janë vendosur edhe emrat e Bjukenën, Esposito dhe Stankoviç, të cilëve kërkon t’u gjejë sa më shpejt një sistemim.

    Por Asllani ka refuzuar çdo ofertë. Kjo për faktin se Interi ka vendosur një çmim prej rreth 15 milionë eurosh për mesfushorin dhe në Itali, klubet e interesuara për të nuk janë gati të shpenzojnë këtë shifër.
    Ndërkohë, vetë Asllani ka refuzuar propozime që i kanë ardhur nga jashtë Italisë, mes të cilave edhe Betis, pasi dëshiron të vazhdojë të luajë në Serinë A.
    Zikaltrit janë të pakënaqur nga refuzimet e tij dhe po presin me padurim të dëgjojnë oferta konkrete që i afrohen kërkesave të tyre ekonomike për shitjen e kartonit të futbollistit. Bologna dhe Fiorentina ndjekin me shumë interes Asllanin dhe afrimi i Stefano Piolit te kjo e dyta, mund të bëjë të mundur një transferim pasi raportohet se trajneri admiron lojën e mesfushorit te Kombëtares shqiptare.

  • Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth

    Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth

    Ka vijuar edhe këtë të dielë aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.
    Situata ditën e sotme paraqitet më e qetë, ndërsa bëhet e ditur se deri më tani janë prishur rreth 70 objekte pa leje.
    Më herët IKMT ka bërë të ditur se janë konstatuar rreth 80 objekte pa leje në këtë zonë, por burime pranë saj bëjnë të ditur se ky numër mund të jetë edhe më i lartë.
    Gjatë ditës së sotme pritet që banorët e zonës së Thethit të mbajnë edhe një takim mes tyre për të koordinuar qëndrimin që do të mbajnë lidhur me aksionin e IKMT-së.
    Tv Klan

  • Vijon aksioni në Theth, prishen rreth 70 objekte pa leje, pritet ‘kuvendi’ i banorëve

    Vijon aksioni në Theth, prishen rreth 70 objekte pa leje, pritet ‘kuvendi’ i banorëve

    Ka vijuar edhe këtë të dielë aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Situata ditën e sotme paraqitet më e qetë, ndërsa bëhet e ditur se deri më tani janë prishur rreth 70 objekte pa leje.
    Më herët IKMT ka bërë të ditur se janë konstatuar rreth 80 objekte pa leje në këtë zonë, por burime pranë saj bëjnë të ditur se ky numër mund të jetë edhe më i lartë.
    Gjatë ditës së sotme pritet që banorët e zonës së Thethit të mbajnë edhe një takim mes tyre për të koordinuar qëndrimin që do të mbajnë lidhur me aksionin e IKMT-së.

  • BE-ja prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh për rindërtim të Ukrainës

    BE-ja prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh për rindërtim të Ukrainës

    Foto ilustruese

    KIEV- Komisioni Evropian ka bërë të ditur se do t’i ndajë 2.3 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën që të rindërtohet pas dëmit që i është shkaktuar nga lufta e Rusisë. Në fonde përfshihen 1.8 miliard euro si kredi dhe 580 milionë euro si grante prej institucioneve ndërkombëtare dhe institucioneve për financim publik, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një konferencë në Romë, duke folur për planet për rindërtim të Ukrainës.
    Konferenca është mbajtur teksa qindra dronë rusë dhe dhjetëra raketa e kanë goditur Kievin në orët e hershme të mëngjesit, duke vrarë dy persona. Në takimin e mbajtur në kryeqytetin italian, Ukraina ka kërkuar ndihmë urgjente nga partnerët.
    Fondi prej 2.3 miliardë eurosh është pjesë e Kornizës për Investime në Ukrainë, e cila sipas von der Leyenit i mbledh rreth 10 miliardë euro për investime në Ukrainë. Ajo ka bërë të ditur për krijimin e një fondi të ri aksionar për rindërtim të Ukrainës, të përkrahur nga Banka Evropiane e Investimeve, Franca, Gjermania, Italia dhe Polonia.
    Me një kapital fillestar prej 22 milionë eurove, fondi synon t’i mbledhë 500 milionë euro deri më 2026, ka bërë të ditur Komisioni Evropian. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
    Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

  • Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë, BE prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh

    Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë, BE prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh

    Komisioni Evropian ka bërë të ditur se do t’i ndajë 2.3 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën që të rindërtohet pas dëmit që i është shkaktuar nga lufta e Rusisë.
    Në fonde përfshihen 1.8 miliard euro si kredi dhe 580 milionë euro si grante prej institucioneve ndërkombëtare dhe institucioneve për financim publik, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një konferencë në Romë, duke folur për planet për rindërtim të Ukrainës.
    Konferenca është mbajtur teksa qindra dronë rusë dhe dhjetëra raketa e kanë goditur Kievin në orët e hershme të mëngjesit, duke vrarë dy persona.
    Në takimin e mbajtur në kryeqytetin italian, Ukraina ka kërkuar ndihmë urgjente nga partnerët.
    Fondi prej 2.3 miliardë eurosh është pjesë e Kornizës për Investime në Ukrainë, e cila sipas von der Leyenit i mbledh rreth 10 miliardë euro për investime në Ukrainë.
    Ajo ka bërë të ditur për krijimin e një fondi të ri aksionar për rindërtim të Ukrainës, të përkrahur nga Banka Evropiane e Investimeve, Franca, Gjermania, Italia dhe Polonia.
    Me një kapital fillestar prej 22 milionë eurove, fondi synon t’i mbledhë 500 milionë euro deri më 2026, ka bërë të ditur Komisioni Evropian.
    Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
    Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
    Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
    Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

    Top Channel

  • Martin Leka, nga “Koha Jonë” te “… një kohë mashtrimi universal, ku të thuash të vërtetën është një akt revolucionar”

    Martin Leka, nga “Koha Jonë” te “… një kohë mashtrimi universal, ku të thuash të vërtetën është një akt revolucionar”

    NE VEND TE NJE KARTOLINE, SOT PER DITELINDJE
    Nga Albert Vataj
    Për disa, emri i Martin Lekës mund të kalojë në heshtjen e zakonshme të emrave dhe zhurmën e ububushme të rrjeteve sociale, spektaklin e atyshmërisë boshe dhe virtuozitetin e krijimit të yjeve që tentojnë fluturimin nga kotësia e despotizmit të algoritmit e në qendër të galaksisë.
    Por për ata që e përjetuan zgjimin e fjalës së lirë, në vitet e vështira të tranzicionit, për ata që ruajnë në kujtesë gazetarinë, kur ajo ishte më shumë mision se profesion, Martin Leka është një emër që peshon rëndë, po, peshoi aq rëndë sa pranga mbi fjalën e lirë, dhe era e mykut në qelitë e qeverisjes demokratike, që frikësohej fjalës së lirë më keq se djalli nga temiani. Është kjo kohë, kur Martin Leka dhe Aleksandër Frangaj, penat dhe zërat e “Koha Jonë”, që u dënuan me heqje lirie, duke qenë të parët që do t’u privohej liria për fjalën e lirë. Ata njëherash hynë në burg dhe në histori.
    Për një brez të tërë shikuesish të televizionit publik shqiptar, ai është i njohur si drejtuesi i matur, i palëkundur dhe i qetë i Radiotelevizionit Shqiptar, në një kohë kur valët e propagandës po tërhiqeshin, dhe fjala e ndershme përpiqej të merrte formë në eter.
    Për mua, Martin Leka është mbi të gjitha një mik dhe një koleg. Një njeri i fjalës që ka ditur ta mbajë atë të pastër, pa retorikë të zbrazët dhe pa hije kompromisesh. Ai është një nga ata gazetarë që nuk u shëmbën përballë stuhive të kohës, që nuk e përdorën pendën për të shërbyer interesave, por për të ngritur vetëdijen. I përkushtuar deri në rrënjë të qenies së tij ndaj profesionit, ai i dha “Koha Jonë” dhe gazetarisë shqiptare, jo vetëm përmbajtje, por edhe karakter.
    Nëse i hedh një sy arkivit të gazetës “Koha Jonë”, një nga foltoret më të guximshme të shtypit shqiptar të viteve ’90, do të gjesh aty firmën e tij, një stil të kthjellët, një mendje të rreshtuar me arsyen, një qëndrim që nuk lëkundet nga moda e ditës. Shkrimet e Martin Lekës nuk janë produkte kohe, ato janë shenja të kohës që e kapërcyen vetë kohën. Sepse ishte “Koha Jonë” dhe botuesi i saj Nikoll Lesi, që e shndërruan përkushtimin dhe shpirtin e dritur të fjalës dhe kurajën e gazetarit së Martin Lekës, në një zë unik përfaqësimi, ku së bashku me një armatë zelltarësh të fjalës së lirë, shkruan historinë e shtypit të pavarur, ngritën një tempull që mbeti kulmim i gazetarisë shqiptare.
    “Gazetaria është e vërteta e parë që viktimizohet kur heshtim për hir të rehatisë.” Këtë do ta thoshte Martin me tonin e tij të qetë, si të ishte një jehonë e fjalëve të George Orwellit: “Në një kohë mashtrimi universal, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar.”Ka qenë “Kështjella e medias”, gazeta “Koha Jonë”, ku Martin Leka ka thënë një nga përkufizimet më të guximshme: “Sot ka gazetarë që bëjnë pallate dhe ndërtues që bëjnë gazeta”. Më shumë se një citim, ajo ishte dhe mbeti akt i guximit etik dhe profesional, dinjiteti dhe integriteti.
    Martin Leka nuk ka qenë kurrë shpërthyes në fjalë, por thellësisht përvëlues në mendim. Ai nuk ka ndezur zjarr me demagogji, por ka mbajtur ndezur pishtarin e arsyes. Në debatet publike, ka ditur të jetë zëri i arsyes së ftohtë në një atmosferë të mbarsur me retorikë të nxehtë. Ka ditur të bëjë pyetjen e duhur, në vend që të japë përgjigjen më të zhurmshme. Dhe mbi të gjitha, ka ditur të dëgjojë, një cilësi që sot mungon aq shumë në arenën publike.
    Pavarësisht se vitet i kanë sjellë më shumë kohë për reflektim sesa për shkrim, Martin Leka nuk i është ndarë mendimit të formuar, qëndresës pa bujë dhe përkushtimit qytetar. Qoftë si komentues, si analist apo thjesht si qytetar i angazhuar, ai ka ruajtur një pozicion të ekuilibruar, të kthjellët, shpesh sfidues, por gjithnjë të ndershëm. Ai është ndër ata që beson se media nuk duhet t’i nënshtrohet klaneve, por të mbrojë publikun. Dhe këtë nuk e ka thënë vetëm, e ka dëshmuar me gjithë veprën dhe qëndrimin e tij.
    Në kujtesën time, Martin mbetet një nga ata njerëz që mbajnë fjalën si një kod nderi. Dhe jo rastësisht, mendja më shkon te fjalët e Albert Camus-së, që do të mund t’i atribuoheshin atij: “Në fund të fundit, njeriu është më shumë ato që hesht, sesa ato që thotë.”
    Sot, në këtë ditë të veçantë për të, nuk dua të flas thjesht për një përvjetor biologjik, por për një përvjetor përkushtimi, për një jetë të investuar në fjalë të thëna drejt, në heshtje që peshon, në miqësi që zgjat, në integritet që nuk negociohet. Në një kohë kur shpesh media bëhet altoparlant i pushtetit dhe jo shpirt i shoqërisë, Martin Leka qëndron si një figurë që i përket një brezi të rrallë, brezi i gazetarisë që besonte se puna jonë nuk është të bëjmë zhurmë, por të kërkojmë të vërtetën dhe të luftosh për të, duke e përfaqësuar dhe mbrojtur profesionin e gazetarit.