Tag: ditur

  • Shpërdoroi detyrën dhe mbante armë pa leje, arrestohet oficeri i policisë

    Shpërdoroi detyrën dhe mbante armë pa leje, arrestohet oficeri i policisë

    Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur sot (3 shtator) se është arrestuar një zyrtar policor në mbrëmjen e 3 shtatorit, nën dyshimet se i ka kryer veprat penale, “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “armëmbajtje pa leje”. Zyrtari i arrestuar ka qenë i angazhuar në njësinë speciale operative.
    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se me autorizim të organeve të drejtësisë janë kryer bastisje në objektin e banimit në Vushtrri ku jetonte i dyshuari, dhe që ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor. Të dhënat e Inspektoratit Policor të Kosovës tregojnë se gjatë vitit të kaluar ka pasur gati 700 ankesa për vepra penale nga zyrtarët policorë – në mesin e tyre disa për sulme.

  • Zarf me tre plumba në zyrë, kërcënohet ministri i Brendshëm serb, Daçiç

    Zarf me tre plumba në zyrë, kërcënohet ministri i Brendshëm serb, Daçiç

    Plumbat në zarfin dërguar Ivica Daçiç

    SERBI-Një zarf i është adresuar ministrit të Brenshëm serb, Ivica Daçiç, brenda së cilit janë gjatur tre plumba. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Punëve të Brendshme për mediat serbe, ku ndër të tjera thuhet se si fillim zarfi i ësht drejtuar qeverisë serbe në drejtim të Ivica Daçiç.
    “Gjatë kontrollit të sigurisë me pajisje me rreze X, në zarf u gjetën tre plumba”, thuhet në njoftimin për mediat të Ministrisë së Brendshme serbe.
    Autoritetet shtuan se policia ka identifikuar dhe ka gjetur personin që më 26 gusht kishte depozituar dërgesën në një degë të Postës së Serbisë në Pozharevc.
    Ende nuk është bërë i ditur identiteti i të dyshuarit, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e tij.
     

  • Mori makinë me qira për të shpërndarë kokainën, arrestohet i riu shqiptar në Itali

    Mori makinë me qira për të shpërndarë kokainën, arrestohet i riu shqiptar në Itali

    Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ishte përfshirë në një rrjet të shpërndarjes së kokainës. Ai u kap në një pikë kontrolli përgjatë Via Gori në Foligno.
    Mediat italiane bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në makinën që i riu shqiptar e kishte marrë me qira iu gjetën 51 pako kokainë (32 gramë) të fshehur brenda saj.
    Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë.
    Ai u vu nën arrest dhe sipas urdhrit të autoriteteve gjyqësore, u mbajt në qelitë e paraburgimit, në pritje të masës së sigurisë.

  • Vritet komandanti i lartë i Hamasit, Izraeli miraton planin për marrjen e plotë të Gazës

    Vritet komandanti i lartë i Hamasit, Izraeli miraton planin për marrjen e plotë të Gazës

    Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Muhammad Naif Abu Shamala, komandant i një kompanie të forcave speciale Hamas Nukhba, është vrarë javën e kaluar në Rripin e Gazës.

    Sipas Times of Israel, kompania e drejtuar nga Shamala ishte përfshirë në pushtimin e Izraelit gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, duke marrë pjesë në një tentativë për sulm ndaj postit ushtarak Mars pranë qytetit kufitar Kissufim. Ai u vra të mërkurën, më 13 gusht, nga trupat e Brigadës Kfir në zonën e Khan Younis, bëri të ditur ushtria.
    Ndërkohë, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israël Katz, ka miratuar planet e reja të ushtrisë për pushtimin e Qytetit të Gazës, të prezantuara mbrëmë nga Shefi i Shtabit të IDF-së, Gjenerali Eyal Zamir.
    Ofensiva është quajtur “Tanket B të Gideonit”, një vazhdim i një operacioni të mëparshëm me të njëjtin emër, gjatë të cilit IDF-ja kishte pushtuar 75% të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, synimi i këtij operacioni është të ushtrohet presion mbi Hamasin për lirimin e pengjeve.

    Top Channel

  • “E kam ditur si është të mos kesh zë”/ Jenna Ortega rrëfen anën e errët të karrierës së saj në Hollywood

    “E kam ditur si është të mos kesh zë”/ Jenna Ortega rrëfen anën e errët të karrierës së saj në Hollywood

    Jenna Ortega, ylli i serialit “Wednesday”, ka rrëfyer për “Vogue México” se ndonëse karriera e saj nisi herët, për një kohë të gjatë nuk ndihej e dëgjuar. “Gjithmonë e kam ditur si është të mos kesh zë dhe kjo më tmerron”, tha 22-vjeçarja, duke shtuar se sot përpiqet ta përdorë zërin me kujdes, profesionalizëm dhe sjellje.
    Aktorja tregoi se përvojat e vështira në fillimet e saj e bënë të mbyllej në vetvete dhe ta humbte sigurinë në ambientet e xhirimeve. Pa përmendur projekte konkrete, ajo theksoi se për një artiste të re, mungesa e hapësirës për të shprehur mendimet mund të jetë shkatërruese.
    Ortega foli edhe për ndikimin e famës në jetën e saj personale, duke thënë se është bërë më e rezervuar dhe më e kujdesshme me fjalët. Ajo theksoi se edukimi në një komunitet latino në Kaliforni është një pjesë kyçe e identitetit të saj, të cilin e mbron me përkushtim.

  • Real Madrid planifikon dy goditje të bujshme në prag të sezonit të ri

    Real Madrid planifikon dy goditje të bujshme në prag të sezonit të ri

    15 Gusht 2025

    18:26

    Telesport

    Të martën, Real Madrid nis sezonin e ri në La Liga, ku pret Osasunën në shtëpi. Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë kludi madrilen këtë verë, shto edhe ardhjen e Gonzalo Garcia nga të rinjtë, Xabi Alonso po kërkon edhe të dy përforcime të tjera.
    Trajneri bask kërkon me patjetër një përforcim në mesfushë, duke ditur mungesën e Jude Bellingham deri në fund të tetorit. “Daily Mail” raporton se klubi madrilen ka nisur kontaktet me Crystal Palace, ku interesohet për mesfushorin 21-vjeçar Adam Wharton. Klubi anglez kërkon 45 milionë euro.
    Përveç Wharton, Real Madrid nuk ka hequr dorë nga transferimi këtë merkato i Ibrahima Konate. Duke ditur se Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e Giovanni Leoni dhe është shumë pranë marrëveshjes për Marc Guehi, Real Madrid ka rritur akoma dhe më shumë interesin për qendërmbrojtësin francez. Mediat angleze raportojnë se klubi madrilen është i gatshëm të paguajë për Konate 25-30 milionë euro, duke ditur që kontrata e tij skadon verën e ardhshme.

  • Zjarret në Mal të Zi/ Ndërpritet qarkullimi në kanionin e Platijes, pritet ndihmë nga Bosnja, Austria dhe Hungaria

    Zjarret në Mal të Zi/ Ndërpritet qarkullimi në kanionin e Platijes, pritet ndihmë nga Bosnja, Austria dhe Hungaria

    Situata me zjarret në Mal të Zi mbetet e rënduar, sidomos në Podgoricë, u bë e ditur në një konferencë të jashtëzakonshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Dy helikopterë të Ushtrisë së Malit të Zi po shuajnë vatrat e zjarrit që rrezikojnë njerëzit dhe shtëpitë në territorin e Podgoricës, njoftoi më 13 gusht Ministria e Mbrojtjes. Në të njëjtën zonë po vepron edhe një helikopter nga Serbia.

    Zjarre aktive janë raportuar edhe në katër qytete të tjera të vendit, kryesisht në pjesën qendrore dhe veriore. Ndërkohë, është ndërprerë qarkullimi në kanionin e Platijes – një nga rrugët që lidh kryeqytetin me veriun e Malit të Zi.

    Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, avionët zjarrfikës “Canadair” nga Kroacia dhe Italia kanë shuar zjarre në bregdetin malazez, duke hedhur mbi 300 tonë ujë mbi zonat e përfshira nga flakët. Pas intervenimit, ata janë kthyer në vendet e tyre, siç ishte planifikuar, ndërsa rikthimi i tyre në Mal të Zi do të varet nga situata në terren.

    Presidenti Jakov Milatoviq bëri të ditur se Kryesia e Bosnjë e Hercegovinës ka miratuar dërgimin e një helikopteri për ndihmë Malit të Zi. Po ashtu, pritet edhe një helikopter nga Hungaria dhe një ekip prej 50 deri në 60 persona nga Austria, sipas shefit të Drejtorisë për Situata të Jashtëzakonshme në Podgoricë, Vojin Vojinoviq.

    Autoritetet thanë se po përdorin dronë për të monitoruar terrenin, për të lokalizuar vatrat dhe për të identifikuar shkaktarët e zjarreve.

    Po ashtu, autoritetet e Podgoricës u kanë bërë thirrje pushuesve që të largohen nga lumenjtë Moraça, Zeta dhe Cijevna, në mënyrë që helikopterët të mund të marrin ujë për shuarjen e zjarreve.

    Më 14 gusht, në Mal të Zi do të shënohet Ditë Zie në nderim të ushtarakut Dejan Bozhoviq, i cili humbi jetën më 12 gusht gjatë përmbysjes së cisternës me ujë për shuarjen e zjarreve pranë Podgoricës. Kolegu i tij mbeti i plagosur rëndë.

    Qeveria e Malit të Zi ka bërë të ditur se do të sigurojë mjete për pajisje për shuarjen e zjarreve, ndërsa ka paralajmëruar hapjen e një llogarie të posaçme për donacione./REL

  • Zjarret në Mal të Zi: Ndërpritet qarkullimi në kanionin e Platijes, pritet ndihmë nga Bosnja, Austria dhe Hungaria

    Zjarret në Mal të Zi: Ndërpritet qarkullimi në kanionin e Platijes, pritet ndihmë nga Bosnja, Austria dhe Hungaria

    Situata me zjarret në Mal të Zi mbetet e rënduar, sidomos në Podgoricë, u bë e ditur në një konferencë të jashtëzakonshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
    Dy helikopterë të Ushtrisë së Malit të Zi po shuajnë vatrat e zjarrit që rrezikojnë njerëzit dhe shtëpitë në territorin e Podgoricës, njoftoi më 13 gusht Ministria e Mbrojtjes. Në të njëjtën zonë po vepron edhe një helikopter nga Serbia.
    Zjarre aktive janë raportuar edhe në katër qytete të tjera të vendit, kryesisht në pjesën qendrore dhe veriore. Ndërkohë, është ndërprerë qarkullimi në kanionin e Platijes – një nga rrugët që lidh kryeqytetin me veriun e Malit të Zi.
    Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, avionët zjarrfikës “Canadair” nga Kroacia dhe Italia kanë shuar zjarre në bregdetin malazez, duke hedhur mbi 300 tonë ujë mbi zonat e përfshira nga flakët. Pas intervenimit, ata janë kthyer në vendet e tyre, siç ishte planifikuar, ndërsa rikthimi i tyre në Mal të Zi do të varet nga situata në terren.
    Presidenti Jakov Milatoviq bëri të ditur se Kryesia e Bosnjë e Hercegovinës ka miratuar dërgimin e një helikopteri për ndihmë Malit të Zi. Po ashtu, pritet edhe një helikopter nga Hungaria dhe një ekip prej 50 deri në 60 persona nga Austria, sipas shefit të Drejtorisë për Situata të Jashtëzakonshme në Podgoricë, Vojin Vojinoviq.
    Autoritetet thanë se po përdorin dronë për të monitoruar terrenin, për të lokalizuar vatrat dhe për të identifikuar shkaktarët e zjarreve. Po ashtu, autoritetet e Podgoricës u kanë bërë thirrje pushuesve që të largohen nga lumenjtë Moraça, Zeta dhe Cijevna, në mënyrë që helikopterët të mund të marrin ujë për shuarjen e zjarreve.
    Më 14 gusht, në Mal të Zi do të shënohet Ditë Zie në nderim të ushtarakut Dejan Bozhoviq, i cili humbi jetën më 12 gusht gjatë përmbysjes së cisternës me ujë për shuarjen e zjarreve pranë Podgoricës. Kolegu i tij mbeti i plagosur rëndë.
    Qeveria e Malit të Zi ka bërë të ditur se do të sigurojë mjete për pajisje për shuarjen e zjarreve, ndërsa ka paralajmëruar hapjen e një llogarie të posaçme për donacione. REL/

  • Ministri Malaj: Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025

    Ministri Malaj: Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025

    Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë të ditur se numri i të punësuarve të rinj ka shënuar një rritje gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 krahasuar me një vit më parë. Në një postim në Facebook, kreu i financave bën të ditur se janë mbi 10 mijë e 500 punonjës të rinj më shumë, në krahasim me janar-qershor 2024.
    “Numri i të punësuarve të rinj rezultoi me një ecuri pozitive në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Shifrat e raportuara nga Administrata Tatimore flasin për 10,523 punonjës të rinj më shumë, në krahasim me janar-qershor 2024”, shkruan Malaj.

  • Arrestime për incidentin në Novi Sad në Serbi, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë

    Arrestime për incidentin në Novi Sad në Serbi, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë

    Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi do të mblidhet të shtunën në mesditë pas arrestimit të 11 personave – përfshirë një ish-ministër – një ditë më parë, në cilësinë e të dyshuarve në rastin e rrëzimit të strehës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit të kaluar, duke lënë 16 persona të vdekur.
    Mbledhja është caktuar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 1 gusht, se Serbia nuk ka qenë me vite në pozitë kaq të vështirë.
    “Kemi kaluar nëpër shumë kriza, vërshime, kriza me migrantë, koronavirusi, lufta në Ukrainë, shumë gjëra janë ashpërsuar, shumë provokime janë kryer ndaj nesh në Kosovë, sulmet në Srebrenicë, gjithçka tjetër. Mirëpo, Serbia nuk ka qenë në pozitë kaq të vështirë prej vitit 2008 e këndej”.
    Zyra e Prokurorit për Krim të Organizuar ka bërë të ditur fillimisht më 1 gusht për arrestimin e gjashtë të dyshuarve për përfshirje në krime të lidhura me korrupsion, lidhur me projektin për modernizim të stacionit në Novi Sad. Në mesin e të arrestuarve ka qenë ish-ministri serb, Tomisllav Momiroviq.
    Në pasditen e 1 gushtit është bërë e ditur se janë arrestuar edhe pesë persona tjerë.
    Prokuroria ka bërë të ditur se në mesin e të arrestuarve janë Nenad Ignjatoviq, personi përgjegjës dhe pronari i kompanisë “Deko tim”, Slobodanka Kataniq, menaxhere për investime në kompaninë “Infrastruktura hekurudhore e Serbisë”, si dhe individë tjerë përgjegjës për çështje biznesore në projekt.
    Projekti i rindërtimit të stacionit hekurudhor në Novi Sad ka zgjatur tre vjet.
    Sipas prokurorisë, të arrestuarit dyshohen se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 115 milionë dollarësh, përmes veprimeve të tyre korruptive.
    Gjithashtu ka dyshime se konsorciumi i kompanive kineze CRIC&CCCC, që është duke e ndërtuar një hekurudhë për trena të shpejtë, ka përfituar në vlerë të rreth 18.7 milionë dollarëve.
    Përfaqësues të autoriteteve serbe e kanë nënshkruar kontratën me konsorciumin kinez, bazuar në marrëveshje ndërqeveritare në mes të Serbisë dhe Kinës, pa shpallur thirrje për tenderë.
    Aksidenti në stacioni hekurudhor në Novi Sad, që ka lënë të vdekur 16 persona, ka nxitur protesta masive kundër Qeverisë në Serbi.
    Qindra mijëra persona kanë dalë nëpër rrugë në tetë muajt e fundit, duke bërë thirrje për përgjegjësi politike dhe penale për aksidentin.
    Në fokus të protestave janë supozimet se korrupsioni ka rezultuar me rrëzim të strehës në stacionin hekurudhor./ REL