Tag: ditur

  • Konfiskohen pesë milionë euro në operacionin kundër “Kartelit Ballkanik” në Gjermani

    Konfiskohen pesë milionë euro në operacionin kundër “Kartelit Ballkanik” në Gjermani

    Tre persona janë arrestuar dhe mbi pesë milionë euro janë konfiskuar në kuadër të një operacioni policor gjerman kundër një qelize të grupit të ashtuquajtur “Karteli Ballkanik”, ka bërë të ditur Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) më 10 dhjetor.
    Shuma e parave besohet se është përfituar në kuadër të trafikimit të drogës nga Kolumbia.
    Në operacion janë përfshirë zyrtarë policorë nga Austria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia dhe Serbia, bashkë me rreth 500 zyrtarë policorë gjermanë, të cilët kanë kryer bastisje kundër individëve të dyshuar për trafikim transnacional të drogës dhe krim të organizuar.

    EUROPOL-i ka thënë se autoritetet e vendeve që janë përfshirë në operacion kanë kryer hetime dhe i kanë bllokuar llogaritë bankare dhe astetet tjera në shtetet e lidhura me të dyshuarit, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.
    “Shtetasit serbë B.B (1963), B.I (1976), M.B (1999), M.N (1997), S.S (1987), R.M (2004), D.P (1993) dhe N.T (1992) janë arrestuar në territorin e Spanjës. Ata dyshohet se janë anëtarë të grupit kriminal, përmes ofrimit të logjistikës dhe pajisjeve për pranimin e drogës së transportuar nga Kolumbia, e cila ka arritur me anije në Spanjë, dhe më pas është ruajtur dhe shpërndarë në koordinim me shumë grupe tjera kriminale spanjolle”, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Serbisë.
    Ministria ka bërë të ditur se është ngritur një kallëzim penal, si dhe është vendosur ndalesë ndaj shtetasit serb, Z.S që të mos largohet nga Spanja.
    Masa e njëjtë e ndalesës vlen edhe për tre shtetas sllovenë dhe një shtetas të Bullgarisë.
    Hetimi, sipas EUROPOL-it, ka shpërfaqur se kjo qelizë kriminale ishte përgjegjëse për dërgesat e kokainës së kontrabanduar nga Kolumbia për në Evropë.
    Rrjeti ka pastruar para përmes kompanive dhe ka blerë patundshmëri në shumë vende të BE-së dhe përtej.
    EUROPOL-i e ka përshkruar operacionin si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të shkatërruar grupe të krimit të organizuar që trafikojnë kokainë dhe droga tjera në dhe rreth Evropës, duke përdorur rrjete komplekse të logjistikës.
    Kjo agjenci policore e Bashkimit Evropian ka thënë se operacioni është kryer bazuar në informacionet e ndara dhe koordinimin e vendosur në hetimet e mëparshme ndërkufitare mbi rrjete për trafikim të drogës me origjinë nga Ballkani.
    Grupet e krimit të organizuar, të lidhura me Ballkanin, kanë qenë vazhdimisht në shënjestër të hetimeve shumëkombëshe, të koordinuara nga EUROPOL-i dhe partnerë tjerë në vjetët e fundit.
    Deri më tani në operacione janë zbuluar rrugë komplekse të trafikimit me njerëz nga Amerika Jugore përmes Afrikës Perëndimore dhe Evropës./rel

  • Konfiskohen pesë milionë euro në operacionin kundër ‘Kartelit Ballkanik’ në Gjermani

    Konfiskohen pesë milionë euro në operacionin kundër ‘Kartelit Ballkanik’ në Gjermani

    Tre persona janë arrestuar dhe mbi pesë milionë euro janë konfiskuar në kuadër të një operacioni policor gjerman kundër një qelize të grupit të ashtuquajtur “Karteli Ballkanik”, ka bërë të ditur Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) më 10 dhjetor.

    Shuma e parave besohet se është përfituar në kuadër të trafikimit të drogës nga Kolumbia.

    Në operacion janë përfshirë zyrtarë policorë nga Austria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia dhe Serbia, bashkë me rreth 500 zyrtarë policorë gjermanë, të cilët kanë kryer bastisje kundër individëve të dyshuar për trafikim transnacional të drogës dhe krim të organizuar.

    EUROPOL-i ka thënë se autoritetet e vendeve që janë përfshirë në operacion kanë kryer hetime dhe i kanë bllokuar llogaritë bankare dhe astetet tjera në shtetet e lidhura me të dyshuarit, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

    “Shtetasit serbë B.B (1963), B.I (1976), M.B (1999), M.N (1997), S.S (1987), R.M (2004), D.P (1993) dhe N.T (1992) janë arrestuar në territorin e Spanjës. Ata dyshohet se janë anëtarë të grupit kriminal, përmes ofrimit të logjistikës dhe pajisjeve për pranimin e drogës së transportuar nga Kolumbia, e cila ka arritur me anije në Spanjë, dhe më pas është ruajtur dhe shpërndarë në koordinim me shumë grupe tjera kriminale spanjolle”, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Serbisë./ REL

  • “Balluku e ka ditur mirë”/ Pezullimi i zv/kryeministres, Prençi: Në përputhje me ligjin, Rama t’i kërkojë llogari

    “Balluku e ka ditur mirë”/ Pezullimi i zv/kryeministres, Prençi: Në përputhje me ligjin, Rama t’i kërkojë llogari

    Vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut do të shqyrtohet nesër (2 dhjetor) në Gjykatën Kushtetuese, pasi u ankimua nga qeveria.
    Për ish- drejtuesin e policisë Shemsi Prençi, pezullimi i Ballukut nga detyra i Ballukut është në përputhje me ligjin. I ftuar në një emision televiziv, Preçi deklaroi se SPAK ka prova të forta për Ballukun.
    ‘Prokurori dhe gjykata kanë vepruar në raport me ligjin dhe duke respektuar edhe kushtet edhe personin. Balluku e ka ditur mirë, është thirrur në SPAK mbi 10 herë gjatë viteve 2024 dhe 2025. Është marr në hetim dhe e pandehur. Ne duhet që ti themi gjërat në raport me ligjin Balluku. Është kapur duke folur me vartësin e saj dhe flet për para.
    Ose ajo vjedh duke përdorur emrin e Ramës ose duke i thënë ai. Ajo edhe kur ishte nën hetim bënte tendera, siç janë fondet që janë shtuar për rrugën e Arbrit, Aeroportin e Vlorës. Vjedhjet si bënë dot një zyrtar i vetëm, ose do i kalojë në emrin e kompanisë ose të vartësit. Balluku ka dashur që ti bëjë ato, aq më tepër që ka përdorur edhe emrin e Ramës. Rama duhet që ti kërkojë llogari Ballukut duke i thënë pse ke vjedhur në emrin tim. Po SPAK ka prova të forta’, tha ai.

  • Kolonja me ujë të ndotur/ Bashkia: Mos e pini

    Kolonja me ujë të ndotur/ Bashkia: Mos e pini

    Bashkia Kolonjë njofton qytetarët se, si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit, analizat e kryera mbi ujin e rrjetit të qytetit kanë treguar prezencë ndotjeje mikrobike dhe fiziko–kimike.
    Autoritetet bëjnë të ditur se uji i rrjetit nuk duhet të përdoret për konsum deri në një njoftim të dytë.
    Punonjësit e NJVKSH Kolonjë janë duke punuar për normalizimin e situatës, dhe çdo informacion i ri do të bëhet menjëherë i ditur për publikun.
    Bashkia falenderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

  • BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

    BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

    Këshilli i Bashkimit Europian ka bërë të ditur agjendën e konferencës së shtatë ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë që do të zhvillohet më 17 nëntor në Bruksel. Sipas njoftimit zyrtar bëhet e ditur se kryetare e konferencës do të jetë Marie Bjerre, Ministre për Çështjet Evropiane.
    Konferenca do të nisë në orën 8:00 dhe më pas rreth orës 9.20 do të ketë një konferencë për shtyp.
    “Ky takim do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 5 ‘Burimet, bujqësia dhe kohezioni’, duke përfshirë Kapitullin 11 (bujqësia dhe zhvillimi rural), 12 (siguria ushqimore, veterinaria dhe fitosanitaria), 13 (peshkimi dhe akuakultura), 22 (politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore) dhe 33 (dispozitat financiare dhe buxhetore)”, thuhet në faqen zyrtare të BE-së.
    Dy ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama njoftoi mbajtjen e konferencës së shtatë ndërqeveritare me BE-në, për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave.
    Kryeministri Rama nënvizoi se me hapjen e këtij grupkapitulli, Shqipëria arrin të pamundshmen, sepse finalizon të gjithë kapitujt e negociatave brenda 12 muajsh duke arritur një rekord absolut në progresin e integrimeve europiane.

  • Europol arreston mercenarët e paguar për rrëmbimin e një kryetrafikanti shqiptar

    Europol arreston mercenarët e paguar për rrëmbimin e një kryetrafikanti shqiptar

    Agjencia Evropiane e Policisë [EUROPOL] ka bërë të ditur se më 12 nëntor ka ofruar ndihmë në një hetim të kryer nga gjermanët, lidhur me një grup mercenarësh, të angazhuar nga një rrjet kriminal, me qëllim rrëmbimin  e kreut të një bande rivale shqiptare për trafikim droge.
    Kreu i kësaj bande shqiptare – emri i të cilit nuk është bërë i ditur – dyshohet se e ka orkestruar vjedhjen e disa tonëve të kanabisit, në vlerë të miliona eurove, shkruan REL.
    Aksioni i koordinuar është fokusuar në shtetas të Letonisë, disa prej të cilëve ishin me prapavijë në Legjionin e Huaj Francez.
    EUROPOL-i ka thënë se në operacion janë përfshirë autoritetet për zbatim të ligjit prej Danimarkës, Francës, Letonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
    “Këta individë shumë të trajnuar kanë qenë të pajisur me pajisje profesionale dhe kanë qenë aktivë në emër të grupit të krimit të organizuar”.
    Në ditën e operacionit policor janë arrestuar katër individë në Danimarkë, Francë, Letoni dhe Mbretëri të Bashkuar, ndërsa dy të tjerë, që janë arrestuar në tetor të vitit 2014 në Gjermani, tashmë janë dënuar nga gjykatat.

  • Vora, Bellai: I zhgënjyer me rezultatin, kjo humbje le të shërbejë si mësim

    Vora, Bellai: I zhgënjyer me rezultatin, kjo humbje le të shërbejë si mësim

    Trajneri i Vorës, Arjan Bellai u shpreh i zhgënjyer pas humbjes 2-1 ndaj Bylisit.
    “Nuk jam fare i kënaqur sot, besoj se ndeshja u humb, domethënë e humbëm qejfin e dëshirën duke u kënaqur në anë psikologjike te kartoni i kuq. Duke e ditur që Ballshi e kishim thënë që në ndeshje brenda është mundur me vështirësi më përpara. Me Elbasanin luajti mirë e barazoi me një gol që nuk u quajt. Aty besoj ajo dëshira që ta bëj unë, të shënoj unë, bëri të mos shkojmë shpesh, nuk ishim të saktë në goditje standarte.

    Kjo erdhi si rezultat edhe me mungesat që kemi, edhe me dëmtimet që vijnë një herë njëri e një herë tjetri. Por duhet të jemi të gjithë të gatshëm, ky është futbolli, nuk duhet të themi mungon Bellaj e duhet të luajë dikush tjetër. Duhet të jemi të gjithë të gatshëm e të japim maksimumin në çdo ndeshje. Qe më e mirë kjo shuplakë, që të rrimë më mirë me këmbë në tokë, që të mos mendojmë se u bëmë dikush, Duhet të shikojmë sa kemi lartësinë tonë, mos e çojmë shumë kokën lart. Besoj kjo humbje sot na ul tamam me këmbë në tokë, duke e ditur programin që fillon që nga java tjetër me Partizanin. Ndeshjet në vazhdim fillojnë nga e para dhe është një kampionat më i vështirë duke e ditur se tabela në zonën ku jemi ne është më e ngjeshur” – tha ai.
    Ne kur ndërtojmë lojën, Kasalla luan 8-sh me Tabakun dhe Dalipi është 6 i pastër që organizon nga mbrapa. Kasalla, meqë topin e njeh shumë mirë, na organizon gjithmonë lojën dhe nuk bëri keq. Ai kishte një problem me dhëmbin, ka qenë tre ditë te dentisti dhe ishte pa dhëmbë, ju nuk e keni parë. Nuk kishte atë freskinë që duhej pasi edhe dje në darkë, edhe sot në mëngjes jemi marrë vetëm me të. Për mua ka bërë shumë mirë, thjesht e penalizoi pak fusha, ishte pak e rëndë se ai është teknik. Tabaku kishte urdhër të ngjitej më lart se ishin me 10 lojtarë e dikush duhej të ngjitej. U fola shumë herë edhe Kasallës e Dalipit që të ngjiteshin dhe u vonuam.
    Duke u ngjitur Dalipi më lart, edhe Kasalla të shkonte me lart, u bë dy herë. Në pjesën e dytë ishte urdhër që duhej të luanim kështu.
    Ne kemi filluar në pjesën e parë jo mirë, në pjesën e dytë mirë. Ky është futboll dhe nuk mund ta dish kur luan mirë apo keq. Por pjesën e dytë është si pjesa e parë e ndeshjeve të tjera, na mungonte freskia e shpirti i ndeshjeve të tjera.
    Daka ka ndihmuar, e ka bërë mirë në krah, e provova edhe me Dinamon Bardhin duke hequr Zunën. Nuk dhamë atë që duhej, është edhe lodhje se janë të njëjtat futbollistë dhe Bardhi është nga ata që bën kilometrat më të shumta. Edhe në ndeshjen me Elbasanin kishte probleme. Ndaj u detyrova, isha i kënaqur se bëri shumë mirë”,

  • Shqiptarët tani ikin me leje pune! Bien me 28% kërkesat për azil për 7-mujorin

    Shqiptarët tani ikin me leje pune! Bien me 28% kërkesat për azil për 7-mujorin

    Të dhënat e publikuara nga Eurostat bëjnë të ditur se në janar-korrik kishte gjithsej 3100 kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare në BE nga shtetasit shqiptarë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto kërkesa kanë rënë me 28%.
    Në raport me vitin 2022, kur u shënua një kulm i ri emigracioni, pas pandemisë, me 7200, tashmë ato mëse janë përgjysmuar. Franca vijon të mbetet vendi më i preferuar për të kërkuar azil për shkak të politika sociale, e ndjekur nga Gjermania.
    Ndërsa kërkesat për azil janë në rënie, të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se forma më e preferuar për të ikur janë lejet e punës. Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë.
    Që nga viti 2021, Bashkimi Europian ka dhënë rreth 72 mijë leje qëndrimi për herë të parë për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë.
    Numri i atyre që po ikin me leje pune është tashmë gati dy herë më i lartë se ata që kërkojnë të largohen përmes azilit. Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2022 kishte 15 mijë kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së, në 2023 numri i tyre zbriti në 11 mijë dhe në 2024-n ishte 9.3 mijë.
    Europa
    Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, në korrik 2025 u regjistruan gjithsej 55,340 aplikime të para për azil nga shtetas të vendeve jashtë Bashkimit Europian. Ky numër përfaqëson një rënie me 27 % krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, por një rritje me 6 % krahasuar me qershorin 2025.
    Në të njëjtin muaj, janë paraqitur gjithashtu 11,515 aplikime të përsëritura, një rritje e ndjeshme prej 62 % nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 41 % më shumë se një muaj më parë.
    Grupi më i madh i aplikantëve ishin shtetasit venezuelianë, me 6,660 kërkesa, të ndjekur nga afganët (4,900), bangladeshasit (3,110) dhe sirianët (2,685). Katër vende të mëdha anëtare – Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania – morën së bashku 73 % të të gjitha aplikimeve të para për azil, përkatësisht me 11,190, 10,720, 10,005 dhe 8,285 kërkesa secila.
    Në nivel të BE-së, norma e aplikimeve të para për popullsinë ishte 12.3 për 100,000 banorë, ndërsa Greqia regjistroi përqendrimin më të lartë, me 46.1 kërkesa për 100,000 banorë, ndjekur nga Luksemburgu (22.7) dhe Belgjika (22.1).
    Eurostat vëren gjithashtu se në korrik janë paraqitur 1,755 kërkesa nga të mitur pa shoqërues, kryesisht nga Afganistani (255) dhe Eritrea (250). Shtetet që pranuan numrin më të madh të këtyre aplikantëve ishin Holanda (330), Gjermania (315) dhe Spanja (235).
    Sipas institucionit evropian të statistikave, këto shifra tregojnë një dinamikë të ndryshueshme të flukseve të azilkërkuesve, me luhatje mujore dhe dallime të forta mes vendeve pritëse, ndërsa disa shtete mbeten nën presion të vazhdueshëm për shkak të numrit të lartë të kërkesave në raport me popullsinë e tyre./Monitor

  • Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

    Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

    Serbia po bën maksimumin që të mos ketë asnjë simbol shqiptar në qarkullim para, gjatë dhe pas ndeshjes mes dy ekipeve që luhet sot në Leskovac. Dhe si rrjedhojë e kësaj, në pranga ka përfunduar edhe një shtetas italian.
    Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi ka bërë të ditur se ka ndaluar një shtetas italian, me inicialet E.E., 35-vjeçar, pasi i është gjetur një fanellë me simbolet e UÇK-së. Ai është ndaluar me akuzën e “nxitjes së urrejtjes nacionaliste dhe raciste”.
    Policia bëri të ditur se makina e tij “Peugeot” është ndaluar në pikën e kalimit në Merdare. Në kontrollin që i është bërë një çante ne bagazh, është gjetur një fanellë e gjelbër me simbolet e UÇK-së. Arsye pse është cilësuar e mjaftueshme që shtetasi italian të përfundojë në qeli me masën e ndalimit për të paktën 48 orë para se të shfaqet para gjykatës.

  • Diabeti i fshehur, sëmundja që prek miliona njerëz pa e ditur: Shenjat që nuk duhet t’i injoroni

    Diabeti i fshehur, sëmundja që prek miliona njerëz pa e ditur: Shenjat që nuk duhet t’i injoroni

    Diabeti është një nga sëmundjet kronike më të përhapura sot në botë. Por, ajo që e bën edhe më shqetësues është fakti se shumë persona e kanë pa qenë të vetëdijshëm.

    Sipas studimeve ndërkombëtare, pothuajse gjysma e njerëzve me diabet nuk janë të diagnostikuar, pra jetojnë me të pa e ditur. Ky fenomen njihet si “diabeti i fshehur”.

    Çfarë është diabeti i fshehur?

    Diabeti i fshehur është gjendja kur një person ka nivel të lartë të sheqerit në gjak, por ende nuk ka marrë diagnozën zyrtare nga mjeku. Shpesh simptomat janë të lehta, që ngatërrohen me lodhjen e përditshme ose nuk shfaqen fare në fillim.

    Shenjat që nuk duhen injoruar
    Edhe pse mund të jetë i heshtur, disa shenja paralajmëruese janë:

    Etje e shtuar dhe gojë e thatë
    Nevojë e shpeshtë për të urinuar
    Lodhje e vazhdueshme
    Rënie ose shtim i pashpjegueshëm në peshë
    Shikim i turbullt
    Plagë që shërohen ngadalë
    Nëse këto simptoma përsëriten, është e rëndësishme të bëhen analiza të gjakut.

    Pse është i rrezikshëm?

    Diabeti i fshehur shpesh zbulohet vetëm kur kanë nisur komplikacionet si dëmtimi i syve, veshkave, zemrës apo nervave. Kjo është arsyeja pse zbulimi i hershëm është jetik.

    Kush është më i rrezikuar?

    Personat mbi 40 vjeç
    Ata që kanë mbipeshë
    Njerëzit me histori familjare diabeti
    Personat që bëjnë jetë sedentare
    Gratë që kanë pasur diabet gjatë shtatzënisë

    Si ta parandalojmë?

    Ushqyerja e shëndetshme: shmangni sheqernat e rafinuara, konsumoni më shumë fruta, perime dhe drithëra integrale.
    Aktiviteti fizik: të paktën 30 minuta ecje ose ushtrime të lehta çdo ditë.
    Kontrolle të rregullta: analiza e sheqerit në gjak të paktën një herë në vit, sidomos nëse jeni në grup rreziku.