Tag: ditor

  • Trump kërkon armëpushim 30-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës, paralajmëron Moskën

    Trump kërkon armëpushim 30-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës, paralajmëron Moskën

    Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje për një armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës, duke theksuar se nëse nuk respektohet kjo ndalesë e përkohshme e luftimeve, SHBA dhe aleatët e saj do të vendosin sanksione të reja kundër Rusisë.

    Trump shkroi në një postim në rrjetet sociale: “Nëse nuk respektohet armëpushimi (30-ditor), SHBA dhe partnerët e saj do të vendosin sanksione të mëtejshme.” Ai shtoi se ky armëpushim duhet të çojë drejt një marrëveshjeje paqeje dhe se ai është i gatshëm të ndihmojë “në çdo moment” nëse është e nevojshme.

    Ukraina ka pranuar menjëherë propozimin amerikan. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Trump, ku ka riafirmuar gatishmërinë e vendit të tij për të respektuar pa vonesë një armëpushim 30-ditor. Ai theksoi se tani është radha e Rusisë të dëshmojë seriozitet në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

    Nga ana tjetër, Rusia ka ofruar një armëpushim vetëm për tre ditë, duke e lidhur atë me përkujtimin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ukraina e ka quajtur këtë propozim “mashtrim”, duke pretenduar se Rusia ka shkelur armëpushimin disa herë brenda orëve të para.

    Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në vitin e katërt që nga nisja e pushtimit të plotë nga Moska në shkurt 2022, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Përpjekjet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme kanë dështuar në disa raunde negociatash ndërkombëtare, por thirrja e fundit e Trump ka rikthyer vëmendjen mbi mundësinë e një ndalese të përkohshme të luftimeve.

  • Hyn në fuqi armëpushimi tre ditor nga Rusia/ Qetësi në qytetet ukrainase

    Hyn në fuqi armëpushimi tre ditor nga Rusia/ Qetësi në qytetet ukrainase

    Qytetet ukrainase duken të jenë të qeta mëngjesin e së Enjtes, pasi ka hyrë në fuqi një armëpushim treditor i shpallur nga Rusia. Thuhet se nuk ka pasur asnjë sulm me dronë apo raketa mëngjesin e sotëm, pas disa netësh bombardimesh të pareshtura.
    Megjithatë, Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se avionët rusë hodhën dy herë bomba të telekomanduara mbi rajonin Sumi në verilindje të vendit, në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Sulmi i parë ndodhi pothuajse tri orë pasi hyri në fuqi armëpushimi, ndërsa i dyti brenda dy orësh. Nuk ka të dhëna për dëmet e shkaktuara. Kryeqyteti Kiev është i qetë në orët e para të ditës, por nuk është e qartë nëse luftimet janë ndalur edhe në vijën e frontit.
    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shpalli armëpushimin 72-orësh për të përkuar me aktivitetet përkujtimore të 80-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Ai po i mirëpret në Moskë presidentin kinez, Xi Jinping, dhe liderë të tjerë për festimet e Ditës së Fitores më 9 maj, që përfshijnë edhe një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq. Propozimi për armëpushim 30-ditor u bë nga Shtetet e Bashkuara në mars dhe u pranua nga Ukraina.
    Rusia ka thënë se një marrëveshje e tillë mund të hyjë në fuqi vetëm nëse vendosen mekanizma për zbatimin e saj. Të dyja vendet përballen me trysni nga presidenti amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund shpejt konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
    Putin ka shprehur gatishmërinë për paqe, por zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, tha se “rusët po kërkojnë shumë”, ndërsa SHBA-ja po përpiqet të sjellë palët në tryezën e bisedimeve. Vance shtoi se Ukraina nuk duhet të mbetet e fiksuar pas idesë së një armëpushimi 30-ditor, duke thënë se “dallimet janë të thella”, por ai është “mjaft optimist” për mundësinë e përfundimit të luftës. REL
     

  • Moska kërkon armëpushim tre-ditor, reagon ministri i Jashtëm rus: Ukraina nuk i pranon kushtet

    Moska kërkon armëpushim tre-ditor, reagon ministri i Jashtëm rus: Ukraina nuk i pranon kushtet

    Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1,161-të, mes kërcënimeve të reja nga Moska dhe diskutimeve ndërkombëtare për një armëpushim të mundshëm.

    Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Dmitry Medvedev, deklaroi se Rusia kishte gabuar kur kishte besuar vendeve perëndimore, përfshirë Italinë, në vitet pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
    Ai shtoi se Suedia dhe Finlanda, që u anëtarësuan së fundmi në NATO, janë tashmë “objektiva të forcave ruse”, duke përmendur edhe “një komponent të mundshëm bërthamor” në rast të një hakmarrjeje.
    Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin vazhdon të këmbëngulë se kontrolli i plotë i katër rajoneve ukrainase të pushtuara pjesërisht është kusht për një marrëveshje paqeje.
    Sipas Bloomberg, Putin ka shpallur një armëpushim të përkohshëm që do të nisë më 8 maj në mesnatë do të zgjasë deri më 11 maj në mesnatë.
    Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e cilësoi këtë propozim si një hap drejt fillimit të negociatave të drejtpërdrejta me Ukrainën pa parakushte.
    Megjithatë, Ukraina e ka refuzuar idenë e një armëpushimi të shkurtër, duke kërkuar një ndërprerje të luftimeve për të paktën 30 ditë. Kjo kërkesë u konsiderua nga Lavrov si “një parakusht”, ndërsa përfaqësuesi special i Donald Trump për Ukrainën, Keith Kellogg, e quajti armëpushimin tre-ditor të Rusisë “absurd”, duke përkrahur një ndërprerje të plotë të luftës në të gjitha frontet – det, ajër, tokë dhe infrastrukturë – për të paktën një muaj.
    Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që përfshin dorëzimin e territorit të Ukrainës. “Nuk mund t’i japim Putinit asnjë pjesë të vendit tonë,” deklaroi ai.

    Top Channel

  • Kremlini refuzon ofertën e Zelenskyt për armëpushim 30-ditor

    Kremlini refuzon ofertën e Zelenskyt për armëpushim 30-ditor

    Kremlini refuzoi thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armëpushim 30-ditor, pasi udhëheqësi i Ukrainës kritikoi propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për një ndalesë treditore të luftës në Ukrainë që përkonte me festimet vjetore të Ditës së Fitores në Moskë.
    Armëpushimi i propozuar nga Rusia do të ndodhte nga 8 deri më 10 maj, kur Rusia shënon 80-vjetorin e fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
    Zelensky vuri në dyshim nevojën për të pritur deri atëherë për një armëpushim, duke thënë se kjo ishte një lëvizje “vetëm për t’i siguruar Putinit heshtje për paradën e tij”.

    “Ne vlerësojmë jetët njerëzore, jo paradat”, tha Zelensky në adresimin e tij të përnatshëm, duke propozuar një armëpushim “të menjëhershëm, të plotë dhe të pakushtëzuar” për 30 ditë.
    Një propozim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një armëpushim të pakushtëzuar, me të cilin Ukraina ishte pajtuar, gjithashtu mbetet opsion, përsëriti Zelensky.
    “Rusia e di saktësisht se çfarë duhet të bëjë dhe si të përgjigjet: të ndalojë sinqerisht sulmet”, tha ai.
    Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha më herët se njoftimi i Kremlinit më 28 prill ishte i pasinqertë dhe se armëpushimi duhej të fillonte menjëherë.

  • Armëpushimi tre ditor i shpallur nga Putin, Kremlini: Kievi nuk na ka informuar nëse do respektojë vendimin e presidentit rus

    Armëpushimi tre ditor i shpallur nga Putin, Kremlini: Kievi nuk na ka informuar nëse do respektojë vendimin e presidentit rus

    Moska nuk ka informacion nëse Kievi do të marrë pjesë në armëpushimin tre-ditor të shpallur dje nga Vladimir Putin, u tha gazetarëve të martën zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov.

    “Presidenti Putin bëri një gjest vullneti të mirë dhe njoftoi dje se do të shpallet një armëpushim i përkohshëm për festimet e Ditës së Fitores. Deri më tani nuk kemi dëgjuar asnjë reagim nga regjimi i Kievit. Është shumë e vështirë të kuptohet nëse regjimi i Kievit do të marrë pjesë apo jo “, tha ai.
    Sipas Peskov, kjo është më shumë sesa manipulim nga ana e Ukrainës.
    Lidhur me propozimin e Volodymyr Zelensky për të ndërprerë luftimet për 30 ditë, kjo është e pamundur të bëhet pa marrë parasysh të gjithë parametrat, vuri në dukje Peskov .
    “Nëse po flasim për një armëpushim kaq afatgjatë, atëherë parametrat që Presidenti Putin përmendi në Kremlin janë të rëndësishëm. Pa përgjigje për këto pyetje, është e vështirë të ecësh përpara me një armëpushim kaq afatgjatë“, vuri në dukje Peskov.
    Në të njëjtën kohë, sipas Peskov, Rusia po përqendron përpjekjet e saj në krijimin e një kanali komunikimi që do të çojë në një zgjidhje paqësore të çështjes ukrainase. “Edhe pse ka ende çështje ligjore në lidhje me legjitimitetin e Zelensky-t, interesi i hyrjes në procesin e paqes mbizotëron mbi të gjitha. Hapi i parë është të fillohet ky proces negociatash, çdo gjë tjetër është dytësore”, përfundoi zëdhënësi i Kremlinit.

    Top Channel

  • Shpallja e armëpushimit disa ditor nga Putin, Zelensky: Përpjekje për manipulim!

    Shpallja e armëpushimit disa ditor nga Putin, Zelensky: Përpjekje për manipulim!

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm njëmujor pasi Vladimir Putin njoftoi në mënyrë të njëanshme një armëpushim tre-ditor për muajin e ardhshëm gjatë përvjetorit të Luftës së Dytë Botërore.

    “Tani ka një përpjekje të re për manipulim. Për ndonjë arsye, të gjithë duhet të presin 8 majin dhe vetëm atëherë të kenë një armëpushim për të siguruar qetësi për Putinin gjatë paradës. Ne i vlerësojmë jetët e njerëzve dhe jo paradat. Ne themi se bota beson se nuk ka arsye për të pritur 8 majin. Dhe armëpushimi nuk duhet të jetë vetëm për disa ditë për të rifilluar vrasjet më pas”, u shpreh Zelensky.
    Zyrtarët ukrainas theksuan gjithashtu se Rusia njoftoi një armëpushim të ngjashëm gjatë periudhës së Pashkëve vetëm për ta shkelur atë. Presidenti rus sugjeroi armëpushimin në maj për të shënuar 80-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore dhe tha se Kievi duhet të ndjekë shembullin e Moskës.
    Nëse respektohet nga të dyja palët, kjo do të shënonte armëpushimin e parë të plotë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia më shumë se tre vjet më parë.

    Top Channel

  • “Ditë për paqe apo propagandë?/ Putini shpall armëpushim 3-ditor, Ukraina dhe Trump kërkojnë ndalim total të luftimeve

    “Ditë për paqe apo propagandë?/ Putini shpall armëpushim 3-ditor, Ukraina dhe Trump kërkojnë ndalim total të luftimeve

    Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim tre-ditor në Ukrainë, që do të hyjë në fuqi më 8 maj dhe do të zgjasë deri më 11 maj, duke përkuar me festimet e Fitores së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore.

    Sipas Kremlinit, vendimi është marrë “bazuar në konsiderata humanitare”, duke shtuar se “pala ukrainase duhet ta ndjekë këtë shembull”, ndërsa paralajmëroi se në rast shkeljesh, Forcat e Armatosura të Rusisë do të reagojnë në mënyrë “adekuate dhe efektive”.
    Në një reagim të menjëhershëm, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, tha se vendi i tij mbështet një armëpushim më të gjatë dhe më të qëndrueshëm, duke bërë thirrje për ndalimin e luftimeve “që tani dhe për të paktën 30 ditë”.
    “Pse të presim deri më 8 maj? Nëse zjarri mund të ndalet tani, atëherë është i vërtetë, jo vetëm për një paradë”, shkroi ai në platformën X.
    Armëpushimi i shpallur është përpjekja më e fundit në një sërë iniciativash që kanë dështuar në të kaluarën. Që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, janë tentuar mbi 20 armëpushime, por të gjitha janë shkelur brenda pak ditësh, disa edhe brenda minutash.
    Në Uashington, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti Donald Trump dëshiron një armëpushim të përhershëm. Sekretarja e shtypit, Karoline Leavitt, tha se Trump është “gjithnjë e më i frustruar me të dyja palët” dhe po kërkon rezultate të prekshme nga përpjekjet diplomatike.
    “Presidenti e ka bërë të qartë se dëshiron ndalimin e vrasjeve, ndalimin e gjakderdhjes. Ai nuk është i kënaqur me gjeste të përkohshme,” tha Leavitt.
    Analistët ndërkombëtarë besojnë se shpallja e armëpushimit vjen si përpjekje e Putinit për të fituar kredibilitet diplomatik në një moment kritik për bisedimet e paqes, ku Shtetet e Bashkuara po veprojnë si ndërmjetëse, por kanë paralajmëruar tërheqje nëse nuk ka përparim real.

    Top Channel

  • “Pse duhet të presim deri më 8 maj?”/ Ministri i jashtëm ukrainas reagon pas armëpushimit 3 ditor: Ti ndërpresim luftimet që sot

    “Pse duhet të presim deri më 8 maj?”/ Ministri i jashtëm ukrainas reagon pas armëpushimit 3 ditor: Ti ndërpresim luftimet që sot

    Ukraina i është përgjigjur propozimit të Rusisë për një armëpushim tre-ditor javën e ardhshme.

    Andrii Sybiha, ministri i jashtëm i Kievit, në një postim në X tha se nëse Rusia “vërtet dëshiron paqe”, duhet të ndërpresë menjëherë të gjitha luftimet.
    Ai pyet pse Moska duhet të presë deri më 8 maj për të filluar armëpushimin dhe për të provuar se qëllimi i tyre është real dhe jo vetëm për një paradë.
    Postimi i plotë:
    “Nëse Rusia vërtet dëshiron paqe, duhet të ndërpresë menjëherë luftimet.
    Pse të presim deri më 8 maj? Nëse lufta mund të ndërpritet tani dhe që nga çdo datë për 30 ditë, atëherë tregoni se qëllimi është real, jo vetëm një paradë.
    Ukraina është e gatshme të mbështesë një armëpushim të qëndrueshëm dhe të plotë. Kjo është ajo që ne kemi propozuar vazhdimisht, për të paktën 30 ditë.”

    Top Channel

  • Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë

    Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë

    Putin ka shpallur armëpushim të njëanshëm 3-ditor në Ukrainë. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Putin ka shpallur këtë armëpushim i cili do të jetë nga datat  8-11 Maj.
    Presidenti rus i ka bërë thirrje Ukrainës që të bëjë të njëjtën gjë duke zbatuar armëpushimin.
    Kremlini thotë se armëpushimi do të mbahet nga mesnata e 7-8 Majit deri në mesnatën e 10-11 Majit për të shënuar 80-vjetorin e Ditës së Fitores dhe mposhtjen e Gjermanisë naziste.
    Disa ditë më parë, Rusia nuk pranoi një propozim të SHBA-së për armëpushim 30-ditor, gjë që u pranua nga Ukraina.

  • Putin shpall 3 ditë armëpushimin në Ukrainë

    Putin shpall 3 ditë armëpushimin në Ukrainë

    Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur në mënyrë të njëanshme një armëpushim tre-ditor në Ukrainë nga 8-11 maj për të përkuar me përkujtimet e Luftës së Dytë Botërore dhe i bëri thirrje Kievit të bëjë të njëjtën gjë, tha Kremlini në Telegram.
    Kremlini tha se vendimi bazohej në “konsiderata humanitare” dhe një armëpushim do të mbahet nga mesnata e 7-8 majit deri në mesnatën e 10-11 majit për të shënuar 80-vjetorin e Ditës së Fitores dhe humbjes së Gjermanisë naziste.
    Moska ka refuzuar më parë një propozim të SHBA-së për një armëpushim 30-ditor që u ra dakord nga Ukraina.

    Ukraina nuk është përgjigjur ende.
    /vizionplus.tv