Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Shkodër, Anton Kokaj, i është përgjigjur Sali Berishës për komentet që ka bërë në lidhje me familjen e tij, duke theksuar krenarinë për prejardhjen dhe qëndrimet e familjes Kokaj ndër vite.
“Familja ime është përballur me persekutimin dhe internimin, por ka qëndruar gjithmonë në anën e moralit dhe burrnisë”, shprehet ai.
Në reagimin e tij, Kokaj i kujton vitin 1997, kur familja e tij i hapi derën Berishës në një nga momentet më të vështira për vendin.
Në fund, ai i drejtohet Berishës me një thënie të Gjergj Fishtës: “I urti kurrë nuk ngutet, prej burrnie e jo prej tute.”
Reagimi i plotë i Anton Kokajt:
Doktor, më thanë që sot je marrë me fisin Kokaj, me familjen time, për të cilën jam krenar dhe e mbaj kokën lart.
Kjo është një familje që, pavarësisht sfidave e përballjeve ndër vite, ka qëndruar gjithmonë në anën e parimeve, të moralit dhe të burrnisë.
Familja Kokaj është ndër tri familjet e para që u shpallën kulakë në rrethin e Shkodrës. U persekutua, u internua dhe kurrë nuk ka pasur një triskë të Frontit. E besoj se këtë fakt e njeh mirë, Doktor.
Është po kjo familje që u rreshtua ndër të parat në mbrojtje të demokracisë dhe të lirisë.
Besoj të kujtohet mirë viti ’97, kur në ditët më të vështira, derën e shtëpisë sonë e gjete të hapur, dhe u prite e u përcolle, pavarësisht gjithçkaje që ndodhi në atë vit të vështirë për shqiptarët.
Ndaj, Doktor, një burrë i vërtetë nuk harron dhe nuk e përdor fjalën për të baltosur ata që regjimi i djeshëm e i sotëm i ka përndjekur — ata që të kanë qëndruar pranë në ditët më të errëta.
E në fund, po të kujtoj edhe një thënie të Gjergj Fishtës:
“I urti kurrë nuk ngutet, prej burrnie e jo prej tute.”
Tag: ditët
-

Anton Kokaj i përgjigjet Berishës: Mos baltos ata që të hapën derën në ditët e tua më të errëta
-

Tarifat e Trump, bursat amerikane përjetojnë dy ditët më të këqija që nga pandemia
Këmbana sapo ka rënë për bursat e Nju Jorkut dhe ky është fundi i tregtimit të ditës, që është ndër më të këqijat prej vitesh për shkak të tarifave të Trump.
Edhe pse 2 prilli ishte i shënuar prej kohësh nga presidenti amerikan si “Dita e çlirimit”, për bursat amerikane nuk ka qenë e tillë.
Dy ditët e fundit kanë qenë më të këqijat për tregjet amerikane që nga viti 2020, kur goditi pandemia.
Tre gjigandët amerikan të Wall Street, S&P 500, Dow 30 dhe Nasdaq panë rënie drastike për të dytën ditë radhazi.
Bursat:
S&P 500 -5,98%
Dow 30 -5.5%
Nasdaq -5.82%Top Channel
-

Detaje tronditëse për ditët e fundit të Val Kilmer
Aktori legjendar i Hollivudit, Val Kilmer, u shua ditë më parë në moshën 65-vjeçare, i rrethuar nga familja dhe miqtë.
Vajza e tij konfirmoi se shkaku i vdekjes ishte pneumonia pas një beteje të gjatë me kancerin në fyt.
Detajet tronditëse të ditëve të fundit të Val Kilmer zbulojnë se shëndeti i tij ishte rrezikuar seriozisht. Sipas burimeve pranë familjes, Kilmer prej vitesh nuk mund të ngrihet nga shtrati për shkak të mungesës së fuqisë fizike prej trajtimit të kancerit. Edhe pse u shërua nga kanceri, trupi i tij thjesht nuk mund ta vazhdonte luftën.
Shëndeti i tij u përkeqësua ndjeshëm një javë para vdekjes së tij. Miqtë dhe familja u mblodhën në shtratin e tij të spitalit në ditët para se të vdiste.
Kilmer ishte shtruar në spital në fillim të këtij viti, dhe burimet thonë se vdekja e tij nuk ishte e papritur – ai ishte shumë i dobët në muajt e fundit të jetës së tij.
Postimi i fundit i Kilmer në Instagram ishte më 22 mars 2025, kur ai ndau një foto të veprës së tij origjinale të artit që ishte në shitje.
Në përshkrim, ai shkroi: “Ka atë shkëlqimin e vonë të natës. Tone të ftohta me një nxehtësi të ulët, si kur zjarri ftohet, por ju jeni ende zgjuar”.
Në shkurt, ai postoi një video që besohet se është xhiruar në vitin 2021, në të cilën shfaqet me shaka me një maskë Batman.
“Ka kaluar një kohë e gjatë,” tha Kilmer me shaka teksa veshi një version bardh e zi të kostumit të tij.
Ky postim është kthyer në një vend ku fansat lënë përshëndetjet e fundit. /tesheshi.com/ -

Berisha: Këto 39 ditë t’i shndërrojmë në ditët e betejës së madhe! E shndërruat Ramën në një ‘meme’ që ecën
Berisha: Këto 39 ditë t’i shndërrojmë në ditët e betejës së madhe! E shndërruat Ramën në një ‘meme’ që ecën
39 ditët e mbetura nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që demokratët t’i shndërrojnë në ditët e betejës së madhe.
Në fjalën e tij, teksa iu drejtuar të rinjve gjatë prezantimit të programit për ta, Berisha tha se në këto 39 ditë, rinia përmbush pa mëdyshje misionin më të madh të jetës, rrëzimin e një arrogant dhe shpresëvrasësi si Rama, atë që Berisha e cilësoi si ‘një meme e gjallë’, meme që ecën.
Në këtë kontekst, nuk ka ëndërr të madhe që mund të realizohet pa vendime. Janë këto vendime që realizuan ëndrrën e Shqipërisë në NATO, janë këto vendime që realizuan ëndrrën e Shqipërisë pluraliste. Janë këto vendime, të cilat, në disa mënyra patën një ndikim të pzevëndësueshëm në lirinë kombëtare, në faktin që sot shqiptarët jetojnë të lirë në Shqipëri dhe në Kosovë.
Në këtë kontekst, 39 ditë na ndajnë. Të gjithë ju, jeni para një vendimi epik do të thosha, para një vendimi në të cilin ju përmbushni pa mëdyshje misionin më të madh të jetës suaj, përcillni në kalendat e historisë një diktaturë të dytë. Tashmë, jo të bzuar në idelogjinë marksiste-leniniste, por të bazuar në drogën, krimin dhe varfërimin e shqiptarëve.
Çdo i ri dhe e re, këto 39 ditë, t’i shtrojnë në ditët e betejës më të madhe për ëndrrën e tij dhe të saj, sepse përballë jush qendron një shpresëvrasës, një arrogant. Qendron, po e quaj tani, një meme e gjallë, meqënëse e tmerruat ju dhe e mbylli Tik Tokun, le ta quajmë së bashku një meme e gjallë, që quhet Edi Rama, meme që ecën.
-

Rama poston videon: 4 ditët magjike të ”Automotive Fair Albania” në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit, një video nga panairi ”Automotive Fair Albania”, i cili u mbajt në Tiranë. ”Magjike 4 ditët e Automotive Fair Albania, AFA III”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Automotive Fair Albania, eventi më i madh për të apasionuarit pas makinave hapi siparin më 27 mars në sheshin ”Nënë Tereza” dhe sheshin ”Italia” në Tiranë. Ky është një event sportiv që vjen me aktivitete risi për promovimin e mëtejshëm të transportit të gjelbër, lëvizshmërinë e sigurt dhe argëtimin.Në kuadër të këtij aktiviteti u zhvilluan minigara, parada dhe shfaqje automotive, ekspozime mjetesh me interes të lartë historik RETRO dhe nuk do të mungojnë aktivitetet edukative për të gjitha grupmoshat.