Tag: ditët

  • Trump: Ditët e Maduro-s janë të numëruara – Tensionet SHBA-Venezuelë rriten

    Trump: Ditët e Maduro-s janë të numëruara – Tensionet SHBA-Venezuelë rriten

    Presidenti amerikan Donald J. Trump ka shpërndarë një mesazh të fortë në rrjetet sociale, duke deklaruar se “ditët e Nicolás Maduro-s si udhëheqës i Venezuelës janë të numëruara”.

     

    Ky paralajmërim vjen ndërsa tensionet ndërkombëtare ndaj regjimit venezuelian vazhdojnë të rriten.

    Trump ka qenë kritik i vazhdueshëm i qeverisjes së Maduro-s, duke e akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, korrupsion dhe si një narko-shtet që cënon sigurinë e fqinjëve dhe SHBA-ve. 

     

    Deklarata e tij e fundit duket se synon të theksojë presionin që Shtetet e Bashkuara po ushtron ndaj Caracas-it dhe mund të interpretohet si paralajmërim për masa më ekstreme ndaj diktatorit venezuelian.

     

    Mediat ndërkombëtare raportojnë se administrata amerikane po shqyrton mundësinë e zgjerimit të sanksioneve dhe intensifikimin e presionit diplomatik ndaj qeverisë së Maduro-s. Analistët e sigurisë dhe politikës vlerësojnë se kjo retorikë mund të ketë ndikim në qëndrimin e vendeve të tjera ndaj Venezuelës dhe të rrisë izolimin ndërkombëtar të regjimit.

     

    Nga ana tjetër, qeveria venezueliane nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj deklaratës së Trump, por zyrtarë të afërt me Maduro-n e kanë cilësuar kritikat amerikane si ndërhyrje të papranueshme në punët e brendshme të vendit.

     

    Venezuela vazhdon të përballet me krizë ekonomike dhe sociale, ndërsa situata politike mbetet e paqëndrueshme. 

     

    Deklarata e presidentit amerikan pritet të shtojë tensionet diplomatike dhe të nxjerrë në pah sfidat e mëtejshme në marrëdhëniet SHBA-Venezuelë.

  • Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

    Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

    Shqipëria përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes Studentore të dhjetorit ‘90 që shënoi rënien e diktaturës komuniste.
    Ish amabsadori Edmond Trako thotë se në mbledhjen me studentët, ku dhe ai ishte pjesë, Ramiz Alia u kishte thënë se nuk i dinë të gjitha, lidhur me atë se çfarë pritej të ndodhte.
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Trako u shpreh se Sali Berisha e nisi atë për rrëzimin e bustit të ish diktatorit Enver Hoxha. Trako shtoi se pati betejë për pushtet, që në ditët e para të pluralizmit.
    “Një pjesë të këtyre që do them, unë i kam jetuar edhe nga afër. Duke nisur që nga momenti, Meçja dhe Skënderi ishin të pranishëm, Ramizi atje përdori edhe një batutë. Kur u acarua pak situata brenda, dal dale tha se nuk i dini të gjitha. Koha tregoi shumë bukur. Hiq atë fillimin, entuziasit, ditët e para, në momentin që këta ustallarët erdhën lart dhe ka shumë gjëra që kanë ndodhur në sytë tona. Ramiz Alia nuk u ndodh i befasuar. Ishte gjithçka një skemë. Ramiz Alia dhe sigurimi i shtetit kishin marrë masat me kohë dhe plani i tyre iu doli dhe u bë realitet, fatkeqësisht këto 35 vjet dhe vazhdon akoma, një pjesë. E kam ndjekur nga afër momentin e rënies së monumentit. Nga selia, Saliu më tha nisu. Jam ndodhur mbrapa rënies së bustit. E kam ndjekur nga afër. Për mendimin tim, ishin marrë masat më përpara dhe nuk ishin të rastësishme. Personat që u gjenden në shtëpinë e Gramozit, si ka mundësi që këta persona që nuk njihnin njëri-tjetrin, u gjendën bashkë në bodrumin e Pashkos.”, theksoi ai.

  • “Duket se ditët e këqija për propagandën false të Edi Ramës nuk po marrin fund”/ Denoncimi i PD: Asfalti në unazën e…

    “Duket se ditët e këqija për propagandën false të Edi Ramës nuk po marrin fund”/ Denoncimi i PD: Asfalti në unazën e…

    Në emër të PD zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli denoncoi problematikat në unazën e Burrelit, pasi është çarë asfalti para se të përfundojë ndërtime. Ajo ka kërkuar që SPAK të nisë menjëherë hetimet, për këtë çështje duke e konsideruar një skandal korruptiv.
    Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli
    Duket se ditët e këqija për propagandën false të kryeministrit Edi Rama nuk po marrin fund.
    Më 22 tetor, në rrjetin e tij social Facebook, Kryeministri publikoi foto nga punimet drejt përfundimit për ndërtimin e unazës në qytetin e Burrelit, ku po hidheshin shtresat e fundit asfaltike, ndërsa kishin përfunduar të gjitha punimet për veprat e artit.
    Por e vërteta është krejt tjetër.
    Në datën 6 Mars ARRSH lidhi kontratën me kompaninë Ulza shpk (me subjekt mbështetës ASI 2A CO shpk), me objekt ‘Sistemim asfaltim rrugët e Drejtorisë së Rajonit Verior Shkodër’ kundrejt vlerës 1.2 milion euro.
    Sipas procedurës së prokurimit të zhvilluar nga ARRSH fituesi që do të kryente mbikqyrjen e punimeve për të njëjtin objekt ishte një bashkim operatorësh (LENI ING SHPK – ANGERBA SHPK), i shpallur fitues në datën 2 qershor të këtij viti pra 3 muaj pasi ishte lidhur kontrata për punët civile më lart, procese këto që ecin paralel me njëri tjetrin pasi asnjë punë ndërtimi nuk mund të zbatohet pa u mbikëqyrur njëkohësisht.
    Ndërkohë në tabelën informuese teknike në terren, mbikëqyrës i punimeve nuk shfaqet bashkimi i operatorëve shpallur fitues më lart, por çuditërisht një punëmarrës i ARRSH z. Nikollaq Mihali.
    Nuk dihet çfarë ndodhi me fituesit në letra të prokurimit për mbikëqyrjen dhe me fondet e shpenzuara për këtë qëllim por e sigurt është që punimet e ndërtimit për kontratën 1.2 mil euro që u prokurua nga ARRSH, u mbikëqyrën nga punëmarrësi i ARRSH.
    Dhe…..rezultatin shiheni vetë….
    Siç paraqitet në pamjet e marra në terren, asfalti është çarë e rruga është dëmtuar, e degraduar pa u përfunduar mirë……
    Kjo është fytyra e vërtetë e propagandës qeveritare, e cila përpiqet të fshehë dëmin, korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë me foto dhe statuse në rrjetet sociale.
    Partia Demokratike kërkon që SPAK të hetojë këtë rast skandaloz. Shqiptarët nuk meritojnë vjedhjen, mashtrimin dhe as korrupsionin.
     

  • Bonusi i fundvitit/ Rama: Përfituan mbi 96 mijë pensionistë në 3 ditë

    Bonusi i fundvitit/ Rama: Përfituan mbi 96 mijë pensionistë në 3 ditë

    Procesi i shpërndarjes së bonusit të fundvitit për pensionistët ka nisur me ritme të shpejta. Vetëm në tre ditët e para, 96,292 pensionistë e kanë tërhequr tashmë bonusin, ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama. 

    “ Pensionistët po vijojnë të përfitojnë bonusin e fundvitit.Në 3 ditët e para, 96.292 pensionistë e kanë tërhequr tashmë bonusin” 

    Sakaq, kategoria e pensionistëve përfiton 10.000 lekë bonus për pensionet më tepër se 20.000 lekë, dhe 15.000 lekë bonus për pensionet nën 20.000. 

    Shpërndarja po vijon normalisht në të gjitha pikat e shërbimit, ndërsa pritet që të gjithë përfituesit ta marrin bonusin brenda afateve të përcaktuara. 

     

  • Përfundoi edicioni i dytë i festivalit “Ditët e Nëntorit”

    Përfundoi edicioni i dytë i festivalit “Ditët e Nëntorit”

    Nga Blerim Valla

    Gjakova dhe jo vetëm (por edhe mysafirë e publiku nga mbarë qytetet shqiptare e diaspora) mirëpriti me shumë interesim, një nga edicionet më madhështore të festës kulturore, të festivalit të kulturës shqiptare “Ditët e Nëntorit II”. Festival ky që ndërthuri kulturën, artin, identitetin dhe trashëgiminë shpirtërore shqiptare.Për tri javë ditë, publiku pati mundësi të përjetojë dhe të shijoj një numër të madh shfaqjesh premierë dhe aktivitetesh të tjerapërcjellëse si panairi i librit (Ditët e Librit), debate me figura të njohura shqiptare dhe të huaja të fushave të ndryshme, koncerte të rinjsh, pastaj koncerte me artistë të mëdhenj shqiptarë, ansamble muzikore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe grupet muzikore të arbëreshëve të Italisë e të arvanitasëve të Greqisë.Risia më e mirë e këtij edicioni ishte mbajtja për tri ditë e Panaitit të Librit (“Ditët e Librit”) në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës ku gati çdo kafeteri ishte shndërruar në një mini librari me librat më të ri të shumë Shtëpive Btuese nga Kosova e Shqipëria. Sikurse tejet inspiruese dhe interesante ishin debatet me shkrimtar, muzicient, sociolog, gazetar. historian etj si Artan Fuga, Jusuf Buxhovi, Janne Sugarmann, Shkëlzen Gashi, Erald Kapri etj. Si dhe mini – koncertet në “Çarshinë e Jupave” e këngëtarëve dhe grupeve të muzikës argëtuese e popullore si “Rilindja”, “Ashikët”, Valon Shehu, Nezafete Shala me grupin e saj etj.Kjo festë kulturore, e organizuar nga “Fondacioni për Gjakovën”, edhe këtë edicion të II – të, arriti të krijoj me plot sukses një urë lidhëse midis kulturës, historisë, traditës dhe muzikës shqiptare, duke e kthyer Gjakovën në epiqendrën e kulturës shqiptare.

    Festivali nisi me ngjarjen e madhe kulturore, me koncertin e sopranos me famë botërore Ermonela Jaho, Ky koncert gala shënoi një moment historik e kulturor për qytetin e Gjakovës, pasi mirëpriti një nga zërat më të njohur shqiptarë në skenën botërore të operës.

    Ndërkaq javën e fundit festivali i kushtoi vëmendje rrënjëve tona historike së pari me koncertin “Tinguj Arbëresh e Arvanitas” që ishte një udhëtim shpirtëror dhe kulturor që lidhi traditën e hershme muzikore dhe historike shqiptare me arbëreshët dhe arvanitasit që e ruajtën gjuhën, zakonet, traditat dhe muzikën për 600 vite larg atdheut. Ky koncert i këtyre dy grupeve: i pari grup në krye me këngëtaren arbëreshe Anna Stratigoi dhe grupi i dytë në krye me këngëtaren arvanitase Eleni Kristu, ishte një koncert i rrallë që u shfaq premierë në mbarë hapsirën shqiptare dhe atë vetëm në këtë festival në Gjakovë !Në Festën e Flamurit, festivali u madhërua me pjesëmarrjen e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore të Kosovës “Shota”. Me koreografi të bukur e ritmike, me kostume tradicionale e të larmishme nga të gjitha pjesët e Kosovës, Ansambli Shota solli shpirtin dhe frymën e Kosovës me vallet dhe këngët që përforcuan identitetin kombëtar përrmes muzikës. Ky koncert arriti kulminacionin kur këngëtsrja Majlinda Cikaqi këndoi Hymnin e Gjakovës – “Yjet e Gjakovës” ku i tërë publiku e përcolli atë në këmbë dhe këndoi me këngëtaren.Mbyllja e festivalit, i takoi Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili përfaqëson zërin, traditën dhe trashëgiminë e shqiptarëve të Maqedonisë. Me valltarët tejet profesionist, me interpretuesit e jashtëzakonshëm dhe instrumentistët virtuoz e në nivel të lartë, ky koncert arrit me sukses të simbolizoj bashkimin kulturor të shqiptarëve kudo qofshin ata!Kulmi i koncertit ishte kënga e njohur gjakovare “Lulëkuqja e Gjakovës” e cila u këndua nga i gjithë publiku gjakovar në këmbë së bashku me këngëtarin Jetmir Rexhepi.

    Edicioni i II i festivalit të kulturës shqiptare “Ditët e Nëntorit” ishte një festë e vërtetë dhe e madhe kulturore. Ai ishte më shumë se një manifestim trejavor artistik. Ishte një letërnjoftim i identitetit kulturor shqiptar por edhe të Gjakovës. Ishte një festë që përmblodhi kujtesën historike, krenarinë kombëtare dhe pasurinë artistike të trashëgimisë të trojeve tona. Gjakova, me potencialin e vet kulturor, me trashëgiminë e historinë e pasur, me kulinarinë e veçantë dhe unike, pastaj me mikripritjen, atmosferën dhe shpirtin e gjallë kulturor, arriti të jetë një skenë e vërtetë dhe e madhe e kulturës. Por edhe për arritjen e synimit kryesor të fondacionit (dhe të të dy festivaleve “Ditët e Shqiptarit” dhe “Ditët e Nëntorit”) – që Gjakova të jetë jo vetëm qendër e kulturës shqiptare. Por dhe atraksion turistik kulturor (dhe jo vetëm) për shqiptarët dhe për të huajt!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BLERIM VALLA: MAGJIA E LIBRIT!

  • Bashkia Elbasan nis fushatën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe me bazë gjinore”

    Bashkia Elbasan nis fushatën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe me bazë gjinore”

    Kronikë E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 14:57
    Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me aktorët lokalë, zhvilloi një aktivitet sensibilizues në kuadër të lançimit të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe me bazë gjinore”, e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e një debati të hapur në komunitet mbi këtë problematikë sociale.
    Fushata, që do të zgjasë deri më 10 dhjetor, parashikon një sërë aktivitetesh informuese dhe ndërgjegjësuese, me fokus te Mekanizmi i Koordinuar i Referimit dhe te shërbimet mbështetëse që ofrohen në territorin e Bashkisë Elbasan për parandalimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e rasteve të dhunës në familje.

    Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve, organizatave dhe komunitetit lokal për të garantuar një reagim sa më efektiv ndaj rasteve të dhunës, si dhe nevoja për informimin e vazhdueshëm të qytetarëve mbi kanalet e raportimit dhe shërbimet e disponueshme.

    Fushata “16 ditët e aktivizmit” vjen si një apel i fortë për zero tolerancë ndaj dhunës dhe një angazhim i përbashkët për të ndërtuar një komunitet më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë, veçanërisht për gratë dhe vajzat.

  • “Fati po punon për ju”, shenjat e Horoskopit që do të favorizohen ditët e ardhshme

    “Fati po punon për ju”, shenjat e Horoskopit që do të favorizohen ditët e ardhshme

    Tre shenja të zodiakut po hyjnë në periudhën e tyre më të favorshme të vitit. Astrologët thonë se për këto shenja nis tani një dritare 30-ditore ku energjia hapet, rrethanat përputhen dhe fati duket se punon në favor të tyre.
    Gjatë kësaj kohe, Dielli ndriçon pikën më të fortë të hartës së tyre astrologjike, duke rritur qartësinë, besimin dhe potencialin. Rezultatet vijnë më shpejt, vendimet marrin formë dhe jeta rrjedh me lehtësi.
    Megjithatë, ekspertët nënvizojnë se fati funksionon vetëm kur e ndjekim. Kjo periudhë shihet si moment ideal për të marrë vendime të rëndësishme, për të kërkuar atë që ju takon, për të hapur rrugë të reja dhe për të bërë hapat që janë shtyrë prej kohësh.

    Shenjat që do të përjetojnë 30 ditët më me fat të vitit janë:
    Dashi
    Për Dashin, nis një fazë ku pengesat zhbëhen njëra pas tjetrës. Dielli ngrihet në pikën më të fuqishme të hartës së tyre, duke sjellë energji që përkthehet në rezultate të prekshme. Planet e vonuara marrin jetë, mundësitë shfaqen papritur dhe njerëzit e duhur dalin në skenë në momentin ideal. Vetëbesimi forcohet, ndërsa prania e tyre shoqërore bëhet më e dukshme se kurrë. Një vendim i vogël impulsiv mund të ndryshojë rrjedhën e muajve në vijim.
    Gaforrja
    Gaforrja e përjeton fatin në mënyrë të qetë, por të thellë. 30 ditët e ardhshme sjellin qartësi emocionale dhe një lloj freskie që i jep kuptim situatave të mjegullta. Marrëdhëniet zbuten, intuita forcohet dhe vendimet bëhen më të sigurta. Çështjet familjare, shtëpia, financat dhe stabiliteti personal gjejnë zgjidhje që deri dje dukeshin të vështira. Kjo periudhë premton paqe, rikthim të ekuilibrit dhe stabilizim të rrugës përpara.
    Shigjetari
    Shigjetari hyn në një cikël plot ritëm, ide të reja dhe mundësi të papritura. Energjia rritet ndjeshëm, duke sjellë hapje profesionale, bashkëpunime, udhëtime apo ndryshime që i japin drejtim të ri jetës së tyre. Tridhjetë ditët e ardhshme kërkojnë vetëm një gjë: t’i besojnë instinktit dhe të thonë “po” aty ku më parë hezitonin. Edhe një hap i vogël mund të hapë kapitull të ri plot përvoja dhe përparim.

  • Astrologët: Për këto 3 shenja të horoskopit nisin 30 ditët më me fat të vitit

    Astrologët: Për këto 3 shenja të horoskopit nisin 30 ditët më me fat të vitit

    Tre shenja të zodiakut po hyjnë në periudhën e tyre më të favorshme të vitit. Astrologët thonë se për këto shenja nis tani një dritare 30-ditore ku energjia hapet, rrethanat përputhen dhe fati duket se punon në favor të tyre. 
    Gjatë kësaj kohe, Dielli ndriçon pikën më të fortë të hartës së tyre astrologjike, duke rritur qartësinë, besimin dhe potencialin. Rezultatet vijnë më shpejt, vendimet marrin formë dhe jeta rrjedh me lehtësi. 
    Megjithatë, ekspertët nënvizojnë se fati funksionon vetëm kur e ndjekim. Kjo periudhë shihet si moment ideal për të marrë vendime të rëndësishme, për të kërkuar atë që ju takon, për të hapur rrugë të reja dhe për të bërë hapat që janë shtyrë prej kohësh. 
    Shenjat që do të përjetojnë 30 ditët më me fat të vitit 
    Dashi 
    Për Dashin, nis një fazë ku pengesat zhbëhen njëra pas tjetrës. Dielli ngrihet në pikën më të fuqishme të hartës së tyre, duke sjellë energji që përkthehet në rezultate të prekshme. Planet e vonuara marrin jetë, mundësitë shfaqen papritur dhe njerëzit e duhur dalin në skenë në momentin ideal. Vetëbesimi forcohet, ndërsa prania e tyre shoqërore bëhet më e dukshme se kurrë. Një vendim i vogël impulsiv mund të ndryshojë rrjedhën e muajve në vijim.
    Gaforrja 
    Gaforrja e përjeton fatin në mënyrë të qetë, por të thellë. 30 ditët e ardhshme sjellin qartësi emocionale dhe një lloj freskie që i jep kuptim situatave të mjegullta. Marrëdhëniet zbuten, intuita forcohet dhe vendimet bëhen më të sigurta. Çështjet familjare, shtëpia, financat dhe stabiliteti personal gjejnë zgjidhje që deri dje dukeshin të vështira. Kjo periudhë premton paqe, rikthim të ekuilibrit dhe stabilizim të rrugës përpara. 
    Shigjetari 
    Shigjetari hyn në një cikël plot ritëm, ide të reja dhe mundësi të papritura. Energjia rritet ndjeshëm, duke sjellë hapje profesionale, bashkëpunime, udhëtime apo ndryshime që i japin drejtim të ri jetës së tyre. Tridhjetë ditët e ardhshme kërkojnë vetëm një gjë: t’i besojnë instinktit dhe të thonë “po” aty ku më parë hezitonin. Edhe një hap i vogël mund të hapë kapitull të ri plot përvoja dhe përparim. 

  • 3 shenja të horoskopit për të cilat nisin 30 ditët më me fat të vitit

    3 shenja të horoskopit për të cilat nisin 30 ditët më me fat të vitit

    Tre shenja të zodiakut po hyjnë në periudhën e tyre më të favorshme të vitit. Astrologët thonë se për këto shenja nis tani një dritare 30-ditore ku energjia hapet, rrethanat përputhen dhe fati duket se punon në favor të tyre.
    Gjatë kësaj kohe, Dielli ndriçon pikën më të fortë të hartës së tyre astrologjike, duke rritur qartësinë, besimin dhe potencialin. Rezultatet vijnë më shpejt, vendimet marrin formë dhe jeta rrjedh me lehtësi.
    Megjithatë, ekspertët nënvizojnë se fati funksionon vetëm kur e ndjekim. Kjo periudhë shihet si moment ideal për të marrë vendime të rëndësishme, për të kërkuar atë që ju takon, për të hapur rrugë të reja dhe për të bërë hapat që janë shtyrë prej kohësh.
    Shenjat që do të përjetojnë 30 ditët më me fat të vitit
    DashiPër Dashin, nis një fazë ku pengesat zhbëhen njëra pas tjetrës. Dielli ngrihet në pikën më të fuqishme të hartës së tyre, duke sjellë energji që përkthehet në rezultate të prekshme. Planet e vonuara marrin jetë, mundësitë shfaqen papritur dhe njerëzit e duhur dalin në skenë në momentin ideal. Vetëbesimi forcohet, ndërsa prania e tyre shoqërore bëhet më e dukshme se kurrë. Një vendim i vogël impulsiv mund të ndryshojë rrjedhën e muajve në vijim.
    GaforrjaGaforrja e përjeton fatin në mënyrë të qetë, por të thellë. 30 ditët e ardhshme sjellin qartësi emocionale dhe një lloj freskie që i jep kuptim situatave të mjegullta. Marrëdhëniet zbuten, intuita forcohet dhe vendimet bëhen më të sigurta. Çështjet familjare, shtëpia, financat dhe stabiliteti personal gjejnë zgjidhje që deri dje dukeshin të vështira. Kjo periudhë premton paqe, rikthim të ekuilibrit dhe stabilizim të rrugës përpara.
    ShigjetariShigjetari hyn në një cikël plot ritëm, ide të reja dhe mundësi të papritura. Energjia rritet ndjeshëm, duke sjellë hapje profesionale, bashkëpunime, udhëtime apo ndryshime që i japin drejtim të ri jetës së tyre. Tridhjetë ditët e ardhshme kërkojnë vetëm një gjë: t’i besojnë instinktit dhe të thonë “po” aty ku më parë hezitonin. Edhe një hap i vogël mund të hapë kapitull të ri plot përvoja dhe përparim.

  • Moti i keq në vend, Emergjencat Civile: Ja qarqet që kanë rrezik

    Moti i keq në vend, Emergjencat Civile: Ja qarqet që kanë rrezik

    Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se ditët 17–18 nëntor 2025 do të shoqërohen me reshje të dendura shiu në pjesën më të madhe të vendit, me rrezik të shtuar për përmbytje dhe probleme në zonat urbane.
    Sipas parashikimit, Shkodra, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra do të përballen me reshje intensive deri shumë intensive, ndërsa në Lezhë priten reshje intensive. Intensitet mesatar deri në intensiv është parashikuar për qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë.
    Shtrëngatat e shpeshta mund të shkaktojnë vërshime të menjëhershme, rrëshqitje dherash si dhe përmbytje të lokalizuara në zonat urbane.
    IGJEUM njofton se prurjet në lumenjtë kryesorë,  Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosë pritet të rriten ndjeshëm në ditët e ardhshme.