Prej 17 ditësh, ish-kryeministri socialist Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë në gjendje të rënduar shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator.
Sipas informacioneve për Report TV këtë të premte, bëhet me dije se ish-kryeministri nuk ka asnjë përmirësim dhe as përkeqësim të gjendjes së tij.
Fatos Nano, 73 vjeç është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish Partisë së punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën shqiptare.
Tag: ditësh
-

Prej 17 ditësh në reanimacion, si paraqitet gjëndja shëndetësore e Fatos Nanos?
-

‘Më rrahu dhe më pas më përdhunoi’/ Zbardhet dëshmia e 15-vjeçares: Bashkëjetonim prej disa ditësh, nëna ishte në dijeni të lidhjes
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një 16-vjeçar dyshohet të ketë përdhunuar një të mitur.
Sipas informacioneve, e mitura 15-vjeçare prej disa ditësh bashkëjetonte me 16-vjeçarin, duke qenë në një lidhje me të. Për lidhjen madje ka qenë në dijeni edhe nëna e 15-vjeçares, e cila e ka lejuar këtë të fundit të bashkëjetojë me adoleshentin për disa ditë.
Në deklaratën në polici, e mitura fillimisht ka thënë se 16-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike, ndërsa më pas ka pretenduar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga ana e grupit hetimor, po bëhen ende hetime për të zbuluar më tej rreth kësaj ngjarje, pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë.
Mësohet se 15-vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ku mbahet nën vëzhgim nga psikologet. Priten detaje të tjera në vijim.
-

Naftëtarët prej 7 ditësh në grevë, kreu i sindikatës: Qëllimi është ulja e diferencës ekstreme të pagave
Prej 7 ditësh vijon greva e urisë së naftëtarëve të “Bankers Petroleum”, teksa kreu i sindikatës, Dritan Shahu thotë se kërkesa për rritjen e fondit të pagave me 18 bëhet me qëllim uljen e diferencës ekstreme të pagave. Ndërkohë, ditën e sotme është planifikuar një takim me përfaqësuesit e kompanisë.
-

Prej 13 ditësh në reanimacion, përkeqësohet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos
Ish-kryeministri socialist Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë në gjendje të rënduar shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator. Ai ndodhet prej 13 ditësh reanimacion, ndërsa dje pësoi dhe një arrest kardiak.
Sipas burimeve nga spitali gjendja është përkeqësuar dhe ai nuk është më koshient.
Prej kohësh, lideri historik i PS vuan nga një problem kronik respirator, që njihet edhe si SPOK.
Fatos Nano, 73 vjeç është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish Partisë së punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën shqiptare.
-

Prej ditësh i shtruar në një spital në Tiranë, deklaratë zyrtare për situatën shëndetësore të Fatos Nanos
Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital privat në kryeqytet.
Në një njoftim zyrtar, spitali njofton se ai ndodhet i hospitalizuar prej disa ditësh dhe në aktualisht në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator.
“Pacienti ka disa dite i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende, me prognoze te rezervuar!”, njofton spitali.
Ish-kreu i Partisë Socialiste ndodhet në reanimacion prej 10 ditësh me dëmtime në tru.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Në reanimacion prej 12 ditësh/ Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë në spital
Prej 13 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore.
Mësohet se Nano është shtruar në spital prej 8 tetorit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Fatos Nano, 73-vjeç, është një prej ish-kryeministrave të Shqipërisë, ndërsa u shkëput nga politika në vitin 2005. -

Prej disa ditësh në grevë urie, rëndohet gjendja shëndetësore e 3 naftëtarëve të ‘Bankers’
greva-vendngjarje
FIER- Naftëtarët e ‘Bankers Petroleum’ janë prej më shumë se 5 ditësh në grevë urie, kompania ka ofruar rritjen e buxhetit për trajtimin ushqimor, por sindikata insiston në rritjen e pagave mujore. 10 anëtarë të Këshillit Sindikal në Marinzë kanë vijuar grevën në zyrat e Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur, ndërsa gjendja shëndetësore e tre prej grevistëve është përkeqësuar ndjeshëm.
Grevistët kanë shfaqur probleme shëndetësore, si temperaturë, lodhje, marramendje, e dhimbje koke, ndërsa tre prej tyre kanë marrë dhe injeksione, ndërsa tre prej tyre kanë marrë injeksione. Mjekët që kanë mbërritur për të monitoruar situatën iu kanë ardhur në ndihmë grevistëve.
Grevistët janë të vendosur të mos tërhiqen pavarësiht gjendjes së rënduar fizike. Ata kërkojnë rritje page prej 9% për punonjësit me paga më të ulëta, ndërsa kompania pak ditë më parë deklaroi se rritja e pagave aktualisht nuk është e përballueshme financiarisht. -

Protestë ndryshe nga të tjerët/ Një nga protestuesit, rrëfen ardhjen e veçantë: Jam nisur para dy ditësh nga Prishtina
Në Tiranë po mbahet protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë. Një nga protestuesit e shumtë e ardhur nga Kosova, në një intervistë, u shpreh se protesta e tij ka qenë ndryshe nga të tjerët. Ai ka udhëtuar në këmbë prej 2 ditësh nga Prishtina në Tiranë për tju bashkuar këtij tubimi të madh që është organizuar në sheshin “Skënderbej”.
Protestuesi tha se 2 muaj më parë i kërkoi direkt kryeministrit Rama që të organizonte një protestë në mbështetje të liderve të UÇK-së.
“E kam marrë këtë nismë para 2 muajsh kur jam kthyer nga Haga kur erdha në Tiranë dhe kërkova nga kryeministri Rama të bëhej një protestë në Tiranë. Jam nisur para dy ditësh nga Prishtina për të mbërritur në Tiranë. Falënderoj popullin shqiptar, policinë e Kosovës që më kanë përkrahë”.
Duhet dhe një protestë e madhe për tu mbajtur në Shkup, dhe janë përkrah çlirimtarëve, se ata po akuzohen me aktakuza të Beogradit”, u shpreh ai. -

Sondazhi: Rama edhe 4, 8 apo 12 vjet si kryeministër?
Sondazhi online prej disa ditësh me pyetjen: “Rama edhe 4, 8 apo 12 vjet si kryeministër?” ka rezultuar me rezultate si me poshtë.
Edhe katër vite: 45680 vota ose 33.2 %Edhe tetë vite: 83992 vota ose 61.1 %
Edhe 12 vite : 7821 ose 5.7 %
-

“Të dua, po kthehesh në shtëpi”, bisedat e para të pengjeve me të afërmit e tyre pas 738 ditësh në duart e Hamasit
Momentet që përjetuan familjet e pengjeve që u liruan nga Hamasi pas 738 ditësh marrjeje pengjesh në Gaza janë tronditëse.
Karakteristikë e momenteve janë reagimet e tyre kur panë të dashurit e tyre për herë të parë në telefonatat që patën pas lirimit të tyre. Me lot në sy dhe britma gëzimi, nëna e Rom Braslfaskit pa të birin pas dy vitesh në duart e terroristëve palestinezë.
“Të dua, po kthehesh në shtëpi, lufta mbaroi”, tha nëna e pengut të liruar Matar Angrist kur i foli atij për herë të parë pas 738 ditësh.Rom Braslavski’s mother celebrates as she’s able to speak with her son for the first time in 2 years pic.twitter.com/gdQT1J4FqX
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 13, 2025‘I love you’: Mother’s joy as first hostages freed: The first wave of hostages have been freed and more are expected to be handed over shortly, as families hear from their loved ones for the first time in more than 700 days. Follow the live updates ▶️ https://t.co/Xd36B82rAj pic.twitter.com/JmFM3vWSB9
— The Daily Telegraph (@dailytelegraph) October 13, 2025🚨🎗️BREAKING: Elkana Bohbot talks to his mother Ruhama and tells her, “Calm down, everything is okay.#Israel #Gaza #hostages #AIart #BamBam #GhostRadioxBamBam_HOMETOWN #Trump pic.twitter.com/UbnFXq3q5r
— DEV (@43_up94292) October 13, 2025«Gjithçka është në rregull, qetësohuni», i tha Elkana Robot nënës së tij kur u foli për herë të parë pas dy viteve të makthit që përjetoi në duart e Hamasit. Miqtë e Nimron Cohen shpërthyen në festë kur panë imazhin e tij nga një telefonatë në FaceTime pas lirimit të tij.
Megjithatë, në të gjitha komunikimet e para, ishin të pranishëm edhe terroristë të Hamasit.Top Channel