Tag: ditësh

  • Makina përfundoi në kanal, gjendet gjallë pas tre ditësh i aksidentuari në “Rrugën e Arbrit”

    Makina përfundoi në kanal, gjendet gjallë pas tre ditësh i aksidentuari në “Rrugën e Arbrit”

    Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur Ura e Çerenecit.
    Siç shihet edhe nga pamjet makina tip Audi ka dalë nga rruga duke përfunduar në Zallin e Bulqizës.

    Aksidenti është pikasur nga një kalimtarë  ku dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të automjetit ku dhe e kanë dërguar drejt spitalit të Bulqizës për ti dhënë ndihmën e parë.
    Burime pranë policisë bëjnë se drejtuesi i mjetit me origjinë nga Maqellara ishte shpallur në kërkim prej tre ditësh nga familjarët dhe sot personi është gjetur në makinë dhe është dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku i është dhënë ndihma e parë dhe më pas e kanë nis drejt spitalit të traumës për një mjekim më të specializuar. Mendohet se aksidenti mund të ketë ndodhur para tre ditësh!

  • Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

    Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

    Tre provinca të Kanadasë po përballet prej ditësh me fjakët e zjarrit, të cilat kanë shkrumbuar një pjesë të madhe të territorit të tyre.
    Sipas meteorologëve amerikanë tymi i shkaktuar nga zjarret e mëdha ka mbuluar 1/3 e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke krijuar probleme me cilësinë e ajrit.
    Mjegulla, e cila dje shkaktoi nivele të rrezikshme ndotjeje të ajrit në shtetin e Minesotës, shtrihet nga Dakotat, përgjatë luginës së Ohajos, deri në verilindje të SHBA-ve dhe në jug deri në Xhorxhia, sipas Qendrës së Parashikimeve të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik në College Park, Maryland.
    “Shumica e tymit ndodhet në shtresat e sipërme të atmosferës, kështu që në shumë zona nuk ka pasur ndikim serioz në cilësinë e ajrit. Ndërsa në Nju Jork dhe Connecticut kemi probleme, pasi tymi është më i trashë dhe më afër tokës” , shpjegoi Mark Chenard, meteorolog i Shërbimit Kombëtar Meteorologjik të SHBA-së.
    Më të prekurit nga ajri i rënduar do të jenë fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.
    Më shumë se 212 vatra aktive zjarresh janë regjistruar vetëm dje pasdite, gjysma e të cilave janë të pakontrolluara, sipas Qendrës Kanadeze të Zjarreve Pyjore. Deri tani janë djegur mbi 2 milionë hektarë tokë pyjore.

  • Zyrtari i PD: Brenda dy ditësh pritet reagim ndërkombëtar për zgjedhjet

    Zyrtari i PD: Brenda dy ditësh pritet reagim ndërkombëtar për zgjedhjet

    Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Franc Nuri ka konfirmuar se në dy ditët e ardhshme pritet të ketë një reagim ndërkombëtar në mbështetje të PD-së sa u takon zgjedhjeve të 11 majit.

    Nuri tha në Euronews ALbania se zgjedhjet e 11 majit janë vjedhur dhe fitorja i takonte PD-së, duke e argumentuar këtë me fushatën e bërë nga kreu i saj Sali Berisha, të cilën e cilësoi si një superfushatë.

    Nuri: Do ta shikoni shumë shpejt se do të ketë dhe reagim nga faktori ndërkombëtar. Brenda dy ditësh do kemi një lajm nga faktori ndërkombëtar. Besoj brenda dy ditësh. Presim dhe dy ditë sepse do të ketë zhvillime. Nuk është punë mandatesh, këtu janë vjedhur zgjedhjet.

    Fitorja na takonte ne me një super fushatë dhe super ekip me konsulentët më të mirë në botë, të Donald Trump. Zoti Berisha ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme me katër mitingje në ditë, brenda dhe jashtë vendit, ndërsa pala përballë tallej me qytetarët, e nisi me këngë e valle dhe mbylli me gjëra pa lidhje.

     

  • “Brenda dy ditësh do të ketë zhvillime”, çfarë po paralajmëron juristi i PD?

    “Brenda dy ditësh do të ketë zhvillime”, çfarë po paralajmëron juristi i PD?

    Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Franc Nuri, paralajmëroi se në dy ditët në vazhdim do të ketë një reagim ndërkombëtar në mbështetje të PD-së në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.
    Sipas Nurit, zgjedhjet e 11 majit janë vjedhur dhe fitorja i takonte PD-së, duke e argumentuar këtë me fushatën e bërë nga kreu i saj Sali Berisha, të cilën e cilësoi si një superfushatë.
    “Do ta shikoni shumë shpejt se do të ketë dhe reagim nga faktori ndërkombëtar. Brenda dy ditësh do kemi një lajm nga faktori ndërkombëtar. Besoj brenda dy ditësh. Presim dhe dy ditë sepse do të ketë zhvillime. Nuk është punë mandatesh, këtu janë vjedhur zgjedhjet. Fitorja na takonte ne me një super fushatë dhe super ekip me konsulentët më të mirë në botë, të Donald Trump. Zoti Berisha ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme me katër mitingje në ditë, brenda dhe jashtë vendit, ndërsa pala përballë tallej me qytetarët, e nisi me këngë e valle dhe mbylli me gjëra pa lidhje”, tha Nuri

  • Lautaro, titullar pas 25 ditësh. Kapiteni zikaltër shënjestron Champions-in dhe “Topin e Artë”

    Lautaro, titullar pas 25 ditësh. Kapiteni zikaltër shënjestron Champions-in dhe “Topin e Artë”

    Lautaro Martínez është gati të rikthehet në skenë. Pas 25 ditësh mungesë, kapiteni i Interit do të rikthehet titullar në finalen e Ligës së Kampionëve në Mynih, ku ëndërron ta mbyllë sezonin me një triumf europian dhe të kandidojë seriozisht për “Topin e Artë”.
    Keqardhja për titullin e humbur në Serie A ende djeg. Në ndeshjen e fundit Lautaro nuk bëri as nxehjen. Plani ishte i qartë: duke qenë jashtë loje për titullin, Interi e përqendroi gjithçka te finalja e Mynihut.
    Megjithatë, mungesa e tij ndaj Lazios, në momentin vendimtar të kampionatit, konsiderohet e rëndë. Statistikat flasin për një rënie: 12 gola në kampionat këtë sezon kundrejt 24 të një viti më parë, por me rendiment të shkëlqyer në Europë: 9 gola në Champions League.
    Inzaghi e mbajti Interin në garë në dy fronte me “dy sulmues e gjysmë”: Lautaro dhe Thuram të pazëvendësueshëm, Taremi i dobishëm vetëm në disa momente, ndërsa Arnautovic dhe Correa dhanë shumë pak. Ajo që bëri diferencën ishte forca e grupit, me 21 lojtarë që kanë shënuar mes kampionatit dhe kupës.
    Në Mynih, Lautaro do të jetë pika e referimit. Nuk ka 90 minuta në këmbë, por do të japë gjithçka, sepse ajo e “Allianz Arena” është më shumë se një finale Championsi. Është rasti për t’u konfirmuar si lider i padiskutueshëm, për të shlyer penalltinë e humbur një vit më parë në Madrid dhe ushqyer garën për “Topin e Artë”. Të paktën kështu shkruan “Corriere della Sera”.

  • Operacioni ‘Ura’ u ekzekutua pas zgjedhjeve/ Halimi: Drejtësia e ndikuar nga rrethana politike apo kalkulime elektorale

    Operacioni ‘Ura’ u ekzekutua pas zgjedhjeve/ Halimi: Drejtësia e ndikuar nga rrethana politike apo kalkulime elektorale

    Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka reaguar në lidhje me ekzekutimin e masave të arrestit për operacionin “Ura”, i kërkuar në 19.3.2025, të aprovuan në 30.04.2025 ( pas 42 ditësh) dhe të ekzekutuar në datë 20.05.2025, pra pas 62 ditësh nga kërkesa e SPAK, 9 ditë pas zgjedhjeve, duke hedhur dyshime mbi drejtësinë e re penale, për ndikime të politikës.

    ‘Mund të jetë i pari rast në historinë e drejtësisë së re penale! Drejtësia nuk mjafton të jetë kurrë vetëm formalisht korrekte  – ajo duhet të jetë edhe në kohë, efektive dhe e pa ndikuar nga rrethana politike apo kalkulime elektorale’, shkruan Halimi në Facebook.

    Postimi i plotë:

    📍Përgjigjia e pyetjes nr. 2 u zgjidh:

    🔴 Masat e arrestit për operacionin “Ura” u kërkuan në 19.3.2025, u aprovuan në 30.04.2025 ( pas 42 ditësh) dhe u ekzekutuan në datë 20.05.2025. Pra pas 62 ditësh nga kërkesa e SPAK, 9 ditë pas zgjedhjeve!

    Tani përgjigjiet e 4 pyetjeve të tjera janë të thjeshta dhe i gjeni vetë, pasi mund të jetë i pari rast në historinë e drejtësisë së re penale!

    Drejtësia nuk mjafton të jetë kurrë vetëm formalisht korrekte  – ajo duhet të jetë edhe në kohë, efektive dhe e pa ndikuar nga rrethana politike apo kalkulime elektorale.

  • Gjendet pas 7 ditësh trupi i të riut që u zu nga dheu teksa punonte me fadromë në Klos

    Gjendet pas 7 ditësh trupi i të riut që u zu nga dheu teksa punonte me fadromë në Klos

    Është gjetur pas 7 ditësh trupi i pajetë i 29 vjeçarit që u zu poshtë nga masivi i madh i mineralit të kromit dhe inerteve teksa po punonte me eskavator në fabrikën e pasurimit Qafë Burrel, e cila menaxhohej nga një kompani Kineze.

    Shembja e masivit zuri poshtë 29-vjeçarin Ardit Beshiri teksa po punonte me fadromë.
    Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Policia e Komisariatit të Matit arrestoi drejtuesin teknik të kësaj firme për shkelje të rregullave të sigurimit teknik në punë.

    Top Channel

  • Pas 6 ditësh kërkime intensive, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit, në Klos

    Pas 6 ditësh kërkime intensive, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit, në Klos

    29-vjeçari Ardit Beshiri kërkohej që prej 3 majit pasi u fundos bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel të Klosit. Grupeve të kërkim-shpëtimit iu shtuan edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.
    Ardit Beshiri ka qenë duke punuar me eskavator, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit, e cila muajt e fundit shfrytëzohej nga një shoqëri kineze. Dhe sot pas 6 ditësh gjendet trupi i pajetë i tij.
     

  • U nisën për pushime në Sarandë, zhduken prej 7 ditësh dy të rinjtë nga Tirana

    U nisën për pushime në Sarandë, zhduken prej 7 ditësh dy të rinjtë nga Tirana

    Në policinë e Tiranës është denoncuar nga ana e një 47-vjeçareje  zhdukja e dy të rinjve, një vajze dhe një djali.
    Mësohet se dy të rinjtë janë larguar në drejtim të Sarandës për pushime, por prej 7 ditësh kanë humbur çdo kontakt me familjet e tyre.
    “L. Q., 47 vjeçe kallëzoi se prej datës 01.05.2025, ka humbur kontaktet me familjarët e saj, shtetasit R. Q., 22 vjeç dhe E. D., 25 vjeçe, të cilët sipas deklarimit të saj, janë larguar më datë 23.04.2025, në Sarandë, për pushime”, informon policia.
    Bëhet me dije se efektivët e policisë së Tiranës janë duke punuar së bashku me Policinë e Sarandës për gjetjen e dy të rinjve dhe aktualisht po kryhen kërkime.

  • Kërkimet prej 5 ditësh, për 29 vjeçarin e zhdukur në Klos/ Ushtria e Kosovës vjen për të vijuar operacionin…

    Kërkimet prej 5 ditësh, për 29 vjeçarin e zhdukur në Klos/ Ushtria e Kosovës vjen për të vijuar operacionin…

    Prej 5 ditësh në Qafën e Burrelit, vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri. Sot pas një vendimi të qeverisë së Kosovës është miratuar që edhe ushtria e Kosovës të të ndihmojë në kërkimet për 29-vjeçarin.
    Njoftimi:
    “Ministria e Mbrojtjes, mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për zgjerimin e kapaciteteve dhe vënies në detyrë të këtyre kapaciteteve është e përgatitur të mbështetës Shqipërinë me një kontingjent për nevoja humanitare, përkatësisht operacionin humanitar kërkimshpëtim, në vendin e quajtur “Qafa e Burrelit”, Bashkia Klos. Kjo mbështetje është në kuadër të partneritetit strategjik me shtetet mike e në veçanti me Shqipërinë, me këtë rast për mbështetje të autoriteteve të shtetit shqiptar”.