Tag: ditëlindjen

  • Astronauti më i vjetër amerikan kthehet në Tokë në ditëlindjen e 70-të

    Astronauti më i vjetër amerikan kthehet në Tokë në ditëlindjen e 70-të

    Astronauti më i vjetër amerikan Don Pettit është rikthyer në Tokë në ditëlindjen e tij të 70-të.
    Kapsula hapësinore Soyuz MS-26 ku ndodhej Pettit dhe shokët e tij rusë të ekuipazhit, Alexey Ovchinin dhe Ivan Vagner bëri ulje me parashutë në Kazakistan në orën 06:20 me kohën lokale të dielën.
    Ata kaluan 220 ditë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), tha agjencia amerikane e hapësirës NASA.

    Për Pettit, i cili tani ka kaluar gjithsej 590 ditë në hapësirë, ishte misioni i tij i katërt.
    Megjithatë, ai nuk është personi më i vjetër që ka fluturuar në orbitë, ky rekord i takon John Glenn, i cili në moshën 77-vjeçare fluturoi në një mision të NASA-s në vitin 1998. Ai vdiq në vitin 2016.
    Pettit dhe dy kozmonautët rusë tani do të kalojnë pak kohë duke u përshtatur me gravitetin.
    Pas kësaj, Pettit, i cili ka lindur në Oregon më 20 prill 1955, do të fluturojë në Hjuston të Teksasit, ndërsa Ovchinin dhe Vagner do të shkojnë në bazën kryesore të stërvitjes hapësinore të Rusisë në Zvyozdniy Gorodok (Star City) afër Moskës.

    Para nisjes së tyre nga ISS, ekuipazhi ia dorëzoi komandën e anijes kozmike astronautit japonez Takuya Onishi.
    Muajin e kaluar, dy astronautë të NASA-s, Butch Wilmore dhe Suni Williams, u kthyen në Tokë pasi kaluan më shumë se nëntë muaj në bordin e ISS, edhe pse fillimisht ishte planifikuar të qëndronin vetëm 8 ditë..
    Ata fluturuan në ISS në qershor 2024, por problemet teknike me anijen kozmike që përdorën për të arritur në stacionin hapësinor nuk lejuan kthimin pas 8 ditësh. Ata ishin në gjendje të ktheheshin në Tokë vetëm më 18 mars të këtij viti./vizionplus.tv

  • Në hapësirë prej 7 muajsh/ Astronauti më i vjetër amerikan kthehet në tokë në ditëlindjen e tij të 70-të

    Në hapësirë prej 7 muajsh/ Astronauti më i vjetër amerikan kthehet në tokë në ditëlindjen e tij të 70-të

    Astronauti më i vjetër në shërbim i Amerikës ka zbritur në Tokë në ditëlindjen e tij të 70-të.

    Astronauti i NASA-s, Donald Pettit, dhe dy kozmonautë rusë kishin qenë në një mision shtatëmujor në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

    Anija kozmike Soyuz MS-26 që mbante Pettit dhe rusët Alexey Ovchinin dhe Ivan Vagner, u ul në Kazakistan të dielën.

    “Deorbitimi dhe zbritja e tij në Tokë ishin normale”, tha agjencia ruse e hapësirës Roscosmos, raporton Sky News.

    Misioni shkencor shtatëmujor i ekuipazhit filloi më 11 shtator 2024.

    Pettit kishte kryer kërkime për të përmirësuar aftësitë e printimit 3D të metaleve në orbitë, për të avancuar teknologjitë e sanitizimit të ujit, për të eksploruar rritjen e bimëve në kushte të ndryshme uji dhe për të hetuar sjelljen e zjarrit në mikrogravitet, thuhet në njoftimin e NASA-s.

    Ishte hera e katërt në hapësirë ​​për Pettit dhe Ovchinin, ndërsa ishte fluturimi i dytë hapësinor i Vagner.

  • Victoria Beckham feston ditëlindjen dhe David vërtetoi sërish se janë çifti ideal, me urimin e tij

    Victoria Beckham feston ditëlindjen dhe David vërtetoi sërish se janë çifti ideal, me urimin e tij

    Victoria Beckham mbushi 51 vjeç dhe David Beckham, i cili ka qenë në krah të saj për më shumë se njëzet vjet, ka uruar publikisht gruan e tij.
    Ish-futbollisti ka ndarë një sërë fotosh të tyre së bashku, si dhe disa foto të Victoria Beckham nga fëmijëria e saj, teksa shprehu dashurinë për të.
    “Gëzuar ditëlindjen për gruan, mamin dhe shoqen më të mirë që dikush mund të dëshirojë.” Kalofsh një ditë të përsosur, sepse e meriton dhe ne të duam shumë”, ka shkruar David Beckham në mbishkrimin e postimit të tij.

  • Dafina Zeqiri feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush këngëtarja

    Dafina Zeqiri feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush këngëtarja

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri feston sot ditëlindjen.
    Ajo mbush 36 vjeç.
    Artistja u surpriza nga bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji i cili lëshoi një qiell fishekzjarre për ditëlindjen e saj.

    Po ashtu, Dafina mori urime të shumta nga familjarët dhe miqtë e saj më të mirë.
    Ndryshe, këngëtarja është në javët e fundit të shtatzënisë dhe së shpejti pritet të sjellë në jetë një djalë.

  • Albano Bogdo feston sot ditëlindjen, kryeplaku surprizohet Live në Ferma VIP

    Albano Bogdo feston sot ditëlindjen, kryeplaku surprizohet Live në Ferma VIP

    Aktori mjaft i njohur dhe njëkohësisht kryeplaku i Ferma VIP 2, Albano Bogdo feston sot ditëlindjen.
    Bogdo mbush 38 vjeç, dhe urimet i mori LIVE nga spektakli i kësaj të premte.
    “Gëzuar ditëlindjen, po ku është torta? Edhe 100 të bëhesh kryeplak. Ti je i preferuari i produksionit”, e uroi moderatorja Luana Vjollca, ku nuk kuresu as batutat.

    “Ti je e preferuara imja”, ia ktheu Albano Bogdo.
    Gjithashtu të gjithë fermerët, moderatorja dhe opinionistët uruan me këngën e ditëlindjes aktorin.
    Për të gjithë ju që nuk ndodheni në shtëpi na ndiqni LIVE edhe në YouTube!

    Por, për të mos humbur asnjë moment nga ferma e VIP-ave në Shqipëri, zhvillimet e fundit si dhe surprizat e shumta mund t’i ndiqni 24 orë përmes dy kanaleve të dedikuara, në platformën “Tring”, si dhe përmbledhjet ditore në orën 17.00 në ekranin e “Vizion Plus”./vizionplus.tv

  • Arti shqiptar në zi/ Margarita Xhepa u shua një ditë pasi festoi ditëlindjen

    Arti shqiptar në zi/ Margarita Xhepa u shua një ditë pasi festoi ditëlindjen

    Ylli i kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

    Djali i saj, aktori Ndriçim Xhepa ka konfirmuar lajmin.

    Sipas informacioneve, së fundmi ajo ka qenë e rënduar nga mushkëritë. Aktorja ndërroi jetë në një spital privat.

    Ditën e djeshme, më 2 prill, Margarita Xhepa festonte ditëlindjen.

    Aktorja është një nga figurat më të dashura të teatrit dhe filmit shqiptar. 

    Zonja e madhe e skenës numëron mbi 150 role në teatër dhe 32 në kinematografi.

    Margarita Xhepa mbetet në memorien e shqiptarëve në shumë filma si “Dimri i fundit”, “Koncert në vitin ‘36”, “Apasionata”, “Gjeneral Gramafoni”, etj.

    Krahas titullit të lartë si “Nderi i Kombit”, gjerdani i kinemasë ka marrë vlerësim edhe në rolet e dramaturgjisë botërore.

    Në vitin 2007 asaj iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Margarita Xhepës i është akorduar gjithashtu edhe titulli “Artiste e Popullit”.

  • E trishtë/ Një ditë më parë festoi ditëlindjen, ndahet nga jeta ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa

    E trishtë/ Një ditë më parë festoi ditëlindjen, ndahet nga jeta ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa

    Është ndarë nga jeta në moshën 92- vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa. Aktorja ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen.
    Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

  • Dje festoi ditëlindjen/ Ndërron jetë në moshën 93- vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

    Dje festoi ditëlindjen/ Ndërron jetë në moshën 93- vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

    Është ndarë nga jeta në moshën 93- vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa. Aktorja ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen.
    Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

  • Agron Llakaj bën urimin më emocionues për djalin e tij: Ditëlindja e parë pa mamin, do ta kalosh në heshtje, por gëzo

    Agron Llakaj bën urimin më emocionues për djalin e tij: Ditëlindja e parë pa mamin, do ta kalosh në heshtje, por gëzo

    Sot, Agron Llakaj, aktori i mirënjohur shqiptar dhe autor i Papare Najt, ka ndarë një postim mjaft prekës në rrjetet sociale, duke i dedikuar një mesazh të veçantë djalit të tij, Eno, në ditëlindjen e tij të 38-të.
    Ky është viti i parë që Eno e feston ditëlindjen pa nënën e tij, Kostandina, e cila humbi jetën rreth një vit më parë.
    Agroni, i mbushur me emocione, shkruan:

    I dashur biri im Eno!
    Eshte ditelindja e pare e jotja qe ka nje shije tjeter, mungon Ajo qe te solli ne jete e te mekoi dashuri per 37 vite…,mami yt dhe e shtrenjta jone Kostandina.
    E di qe do ta kalosh ne heshtje por gezo, gezo dhe festo bir, mami nga atje lart te dergon lum urimi dhe dashurie per ty, dy birushat e embel Teos & Brus, dhe familjen tende!
    Degjoje kete kenge dhe zere se te kendon zeri dhe shpirti i Saj.
    Gezuar 38-te vjetorin biri im!🙏❤️🥰🥂
    Te perqafoj plot dashuri!🤗babi dhe shoku yt i ngushte, Goni.

  • Turistët belgë festojnë ditëlindjen në Gjirokastër me kostume tradicionale

    Turistët belgë festojnë ditëlindjen në Gjirokastër me kostume tradicionale

    Një grup prej 16 turistësh belgë vizituan qytetin historik të Gjirokastrës për të festuar ditëlindjen e një miku të tyre në një mënyrë unike dhe plot emocione.

    Ata morën pjesë në një aktivitet të veçantë, ku u veshën me kostume tradicionale të trevave të jugut, duke shijuar kështu një eksperiencë të paharrueshme.
    Fotografimi me kostume popullore dhe ecja në rrugët e Pazarit të Gjirokastrës ishin momente të mbushura me emocione.
    Veshjet tradicionale që i përkisnin rajonit të jugut përfshi fustanellën 500 palëshe janë një simbol i thellë i kulturës dhe identitetit. Ata e përshkruan si shumë të veçantë lidhjen që kostumet i bënë të ndjejnë me historinë dhe trashëgiminë vendase.
    Ata përshëndetën mikpritjen fantastike të banorëve vendas dhe veçanërisht theksuan pasionin e vendasve për të ndarë me ta traditat e jetesës, si gatimi i ushqimeve tradicionale, endja, gdhendja e gurit dhe drurit, si dhe shijimi i verës dhe polifonisë lokale.
    Gjirokastra çdo ditë po kthehet në një mundësi për turistët e huaj  për të mësuar dhe përjetuar jetesën tradicionale. Në të gjithë territorin ekzistojnë më shumë 80 gjëra për të bërë çka i jep një profil autentik turizmit përreth qytetit të mbrojtur nga UNESCO dhe përreth parkut Kombëtar të Vjosës.

    Top Channel