Tag: ditëlindjen

  • Xheneta nxjerr sekretin e romancës Jozi-Loredana

    Xheneta nxjerr sekretin e romancës Jozi-Loredana

    Showbiz E Martë, 20 Maj 2025 10:01
    Para pak ditësh, modelja e njohur njëherazi ish-banorja e “BBVA4”, Loredana Brati organizoi një festë të madhe për ditëlindjen e saj ku të ftuar ishin personazhe të njour për publikun shqiptar.
    Mirëpo interesi ishte i madh për të zbuluar nëse në këtë ditë ishte apo jo Jozefin Marku prezent?!

    Kjo pasi gjatë rrugetimit të tyre në “BBVA4”, dyshja në fjalë përjetoi një romancë.
    Kjo gjë është diskutuar dhe në emisionin “Trotuar” ku në panel ishin të ftuarit nga ditëlindja e Loredanës.
    Në mesin e tyre, aktori i njohur i “Portokallisë”, Juxhin Plovishti, i cili ndonëse flet për dyshen romantike, tregohet i kujdesshëm për të mos treguar detaje.
    “Erdhi nga fundi, po më duket se erdhi të merrte Valbonën”, tha Juxhin Plovishti, duke shkaktuar të qeshura në studio.
    Në lidhje me këtë u shfaq paksa e irrituar, Xheneta Fetahu e cila ndërhyn dhe shprehet: “Jooo”.
    “Ka qenë dhe e ka uruar deri te dera. Nuk ka dashur që të futet brenda për arsye që ndonjë ish-banor kishte agravuar situatën. Nuk ka dashur që t’i prishë ditëlindjen Loredanës”, tha Xheneta.
    E pyetur nëse vazhdojnë të jenë bashkë, Xheneta shton më tej:
    “Atë nuk mund ta them unë, por po të përgjigjem për pyetjen e ditëlindjes. Po ka qenë dhe e ka uruar. Pyet Loredanën dhe Jozin”.

  • Gjekmarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik, surprizohet me tortë nga deputetja

    Gjekmarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik, surprizohet me tortë nga deputetja

    Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj feston ditën e sotme ditëlindjen.
    Edhe këtë ditë të veçantë në jetën e tij, deputeti po e kalon në Parkun Olimpik, ku po vëzhgon numërimin e votave të Diasporës.
    Kolegia e tij, Elda Hoti e surprizoi me një tortë ditëlindjeje Gjekmarkajn në ambientet e Parkut Olimpik.
    Të pranishmit e shoqëruan këtë moment me duartrokitje dhe e uruan atë.

  • Vesa Luma feston ditëlindjen në Ferma VIP, surpriza emocionuese për Big Bastën mes mesazheve të forta

    Vesa Luma feston ditëlindjen në Ferma VIP, surpriza emocionuese për Big Bastën mes mesazheve të forta

    Në një nga momentet më të ndjera të këtij sezoni në “Ferma VIP”, këngëtarja Vesa Luma festoi ditëlindjen e saj në ambientet e fermës, duke surprizuar bashkëshortin e saj, reperin Big Basta. Kjo surprizë u prit me entuziazëm jo vetëm nga ai, por edhe nga publiku, sidomos pas thashethemeve të fundit mbi një krisje të mundshme në çift.
    Takimi mes tyre ishte i mbushur me emocione dhe ndjenja të sinqerta. Big Basta i dedikoi Vesës një këngë të veçantë si dhuratë për ditëlindje, një moment që preku të gjithë dhe la pas çdo aludim, duke konfirmuar edhe një herë se ata mbeten një nga çiftet më të dashura dhe të qëndrueshme të ekranit shqiptar.
    Çifti rikujtoi gjithashtu se historia e tyre e dashurisë nisi pikërisht në “Vizion Plus” – aty ku u hodhën hapat e parë të lidhjes së tyre dhe ku sot, përmes këtij rikthimi simbolik në “Ferma VIP”, emocionuan sërish publikun që i ka ndjekur me dashuri ndër vite.

    Vesa, nga ana e saj, u përpoq t’i jepte Big Bastës jo vetëm përqafim dhe dashuri, por edhe mesazhe të rëndësishme për rrugëtimin e tij në fermë. Ajo e inkurajoi që të qëndrojë i përqendruar, të shijojë natyrën që e rrethon dhe madje i sugjeroi që aty, mes qetësisë dhe reflektimit, të krijojë një këngë të re. Ajo u shpreh hapur se e sheh Big Bastën si fitues të këtij edicioni, duke e motivuar ta jetojë eksperiencën me shpirt dhe origjinalitet.
    /vizionplus.tv

  • Si të VEPRONI kur partneri ju harron ditëlindjen!

    Si të VEPRONI kur partneri ju harron ditëlindjen!

    Mund t’ju ketë ndodhur ose do t’ju ndodhë ndonjëherë që partneri të harrojë ditëlindjen tuaj. Disa vajza mund ta marrin me sportivitet, ndërsa ka edhe nga ato që mund të bëjnë një sherr të madh me të dashurin për këtë detaj kaq të rëndësishëm për to.
    Është normale të ndiheni e lënduar apo e zhgënjyer, por mos lejoni që emocionet t’ju udhëheqin menjëherë. Një reagim i nxituar mund të përkeqësojë situatën. Ndo.njëherë, harresa është thjesht një gabim njerëzor, sidomos nëse partneri ka pasur shumë stres, punë apo probleme personale. Shihni nëse kujtohet vetë brenda ditës apo në ditët në vijim. Fakti që i dashuri juaj e ka harruar ditëlindjen nuk do të thotë se ju duhet të qani. Dilni, argëtohuni dhe mos e mbani mendjen tek ai.
    Kur të ndiheni gati, flisni me të. Shprehni qartë dhe me qetësi si ju ka bërë të ndiheni harresa e tij. Nëse e minimizon apo ju fajëson ju, është shenjë për të reflektuar më thellë mbi dinamikën mes jush. Ndonjëherë nga veprime të vogla, arrijmë të njohim njerëzit që kemi në krah

  • Me foton romantike, Gigi Hadid konfirmon romancën me Bradley Cooper në 30-vjetorin e saj

    Me foton romantike, Gigi Hadid konfirmon romancën me Bradley Cooper në 30-vjetorin e saj

    Supermodelja Gigi Hadid ka festuar me emocion ditëlindjen e 30-të më 25 prill në ambientet elegante të Le Chalet në New York, ku surpriza më e madhe për fansat ishte konfirmimi publik i lidhjes së saj me aktorin Bradley Cooper.
    Në një postim në Instagram më 3 maj, Hadid ndau një sërë fotosh nga festa, ku në një prej tyre ajo shihet duke shkëmbyer një puthje me Cooper përpara një torte gjigante me çokollatë – shenja e parë e qartë e romancës së tyre në rrjetet sociale.
    Në përshkrimin e postimit, Gigi shprehu mirënjohjen për të gjitha rolet e saj në jetë – si nënë, mike, partnere, motër, vajzë dhe bashkëpunëtore – duke theksuar se ndihet me fat për çdo përvojë që ka përjetuar gjatë këtyre viteve. “Jam shumë me fat që jam 30! Me fat për çdo moment të bukur e sfidues, për çdo mësim e dhuratë që jeta më ka sjellë,” shkroi ajo ndër të tjera.

    Në festën e ditëlindjes morën pjesë familjarë dhe miq të ngushtë, përfshirë motrën Bella Hadid, nënën Yolanda Hadid, aktoren Zoë Kravitz dhe modelen Emily Ratajkowski. E pranishme ishte edhe vajza e saj katërvjeçare, Khai, të cilën Gigi e ka me këngëtarin Zayn Malik.

    Lidhja e Hadid dhe Cooper nisi të përflitej në tetor të vitit 2023, kur ata u panë bashkë në një darkë në West Village të Nju Jorkut. Megjithëse janë treguar diskretë, çifti është shfaqur herë pas here në evente publike. Hadid ka zbuluar se janë njohur në ditëlindjen e një fëmije të një miku të përbashkët dhe se ndajnë një pasion të përbashkët për teatrin – një botë në të cilën Cooper e ka futur modelen.
    Në disa foto të festës, Hadid u pa me një unazë të artë në dorën e majtë, çka ka ngritur dyshime për një angazhim, por burime pranë çiftit theksojnë se ata janë të lumtur së bashku dhe nuk kanë nxitim për të formalizuar marrëdhënien.
    /vizionplus.tv

  • AP: Plane për paradë madhështore në ditëlindjen e Trump, 6,000 ushtarë dhe tanke në zemër të Uashingtonit

    AP: Plane për paradë madhështore në ditëlindjen e Trump, 6,000 ushtarë dhe tanke në zemër të Uashingtonit

    Ushtria amerikane po përgatitet për një paradë të madhe ushtarake në Uashington, sipas Associated Press.
    Parada, e cila nuk është miratuar ende zyrtarisht, është planifikuar për në 14 qershor, një datë që përkon me 250-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Amerikane dhe 79-vjetorin e lindjes së Presidentit Donald Trump.
    Megjithatë, sipas Politico, disa ditë më parë, Shtëpia e Bardhë mohoi raportet se po planifikonte të mbante një paradë ushtarake në Uashington për ditëlindjen e presidentit amerikan.

    6,600 ushtarë, tanke dhe helikopterë në zemër të Uashingtonit
    Në dokumente, të cilat mbajnë datën 29 dhe 30 prill, thuhet se do të marrin pjesë më shumë 6,600 ushtarë, 150 automjete ushtarake, 50 helikopterë dhe shtatë ansamble muzikore ushtarake.
    Përafërsisht 6,300 ushtarë pritet të marshojnë, ndërsa pjesa tjetër do të ofrojë ndihmë organizative.
    Në të njëjtën kohë, priten mijëra qytetarë si spektatorë dhe pjesëmarrës, përfshirë veteranë, studentë të akademive ushtarake dhe klube të riprodhimit të betejave historike.
    Transporti dhe akomodimi i personelit, së bashku me mobilizimin e tankeve, Stryker, Bradley dhe armëve, pritet të kushtojë dhjetëra miliona dollarë, megjithëse dokumentet nuk përmendin kosto specifike.
    Kur u pyet për planet për një paradë, zëdhënësi i Ushtrisë, Steve Warren tha të enjten se nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.
    Ideja për një paradë ushtarake kishte lindur fillimisht gjatë mandatit të parë të Trump, e frymëzuar nga parada e Ditës së Bastijës në Paris në vitin 2017. Megjithatë, në atë kohë, plani u braktis për shkak të kostove, me vlerësime që arrinin në 92 milionë dollarë dhe ankesa për dëmtime në infrastrukturën e qytetit.
    Propozimi i fundit lidhet përsëri me Presidentin Trump, i cili, megjithëse nuk i ka përmendur drejtpërdrejt planet për 14 qershorin, shkroi së fundmi në platformën Truth Social: “Po fillojmë të festojmë përsëri fitoret tona!”/vizionplus.tv

  • VIDEO/ Ester Alushi feston ditëlindjen në “Ferma VIP”, cili nga djemtë surprizoi aktoren në mesnatë

    VIDEO/ Ester Alushi feston ditëlindjen në “Ferma VIP”, cili nga djemtë surprizoi aktoren në mesnatë

    Aktorja e njohur dhe tashmë banorja e “Ferma VIP”, Ester Alushi, ka festuar sot ditëlindjen e saj të 24-t në një atmosferë të veçantë brenda reality show-t. Një moment mjaft i ndjerë ndodhi në mesnatë kur ajo u surprizua nga shoku i saj në fermë, Ylli, i cili kishte porositur një tortë të personalizuar për të shënuar ditën e saj të lindjes.
    Surpriza u prit me shumë emocione nga Ester, e cila nuk i mbajti dot lotët. Ajo falenderoi banorët për urimet dhe gjestin e veçantë të Yllit. Mes muzikës, duartrokitjeve dhe përqafimeve, atmosfera në fermë u kthye në një festë të ngrohtë, ndryshe nga ditët e zakonshme të sfidave.
    /vizionplus.tv

     
     

  • Edi Rama i uron ditëlindjen Hashim Thaçit: Edhe 100 komandant!

    Edi Rama i uron ditëlindjen Hashim Thaçit: Edhe 100 komandant!

    Ish-Presidenti i Kosovës sot mbushi 57 vjeç. Nuk mund të mungonte në këtë ditë edhe urimi i Kryeministrit Edi Rama.
    Numri një i Qeverisë shqiptare është mjaftuar me vetëm një fjali: Edhe 100 komandat! Rama e shoqëron këtë urim me një foto të Thaçit me veshje ushtarake.