Tag: ditëlindjen

  • Si e kaloi Princesha Diana ditëlindjen e saj të fundit?

    Si e kaloi Princesha Diana ditëlindjen e saj të fundit?

    Vetëm dy muaj para aksidentit tragjik me makinë që i mori jetën Princeshës Diana, ajo e kaloi ditëlindjen e saj të fundit në një gala, por jo pa ndarë pak kohë për t’u takuar me fansat e saj. Princesha e ndjerë festoi ditëlindjen e saj të 36-të më 1 korrik 1997 me stil, duke marrë pjesë në një gala të mbajtur për nder të 100-vjetorit të Galerisë Tate në Londër.
    Ajo u shfaq me një fustan të zi me rruaza që e mori si dhuratë për ditëlindje nga i dashuri i saj, stilisti Jacques Azagury, ndërsa aksesori i saj ishte një gjerdan i shndritshëm me gurë të gjelbër dhe vathë që përputhen.

    Ajo gjithashtu gjeti kohë për të përshëndetur fansat që ishin mbledhur jashtë muzeut dhe po i uronin ditëlindjen. Ata e mbuluan me dhurata për ditëlindje, duke përfshirë kartolina, lule dhe një tullumbace të vogël rozë me një arush pelushi vizatimor mbi të.
    “Diana kishte një talent me njerëzit. Ajo mund ta bënte këdo të ndihej rehat me të”, tha më parë vëllai i saj, Charles, për People.
    Vera e saj e fundit përfshinte një udhëtim në SHBA, ku foli në një gala të Kryqit të Kuq dhe takoi Hillary Clinton, si dhe një vizitë në Bosnjë për të punuar në një fushatë për viktimat e minave tokësore. Ajo gjithashtu kaloi pushimet në Saint-Tropez me të dashurin e saj Dodi Al Fayed dhe dy djemtë e saj, Princin William dhe Princin Harry.
    Pasi kaluan nëntë ditë me Al Fayed duke pushuar në Rivierën Franceze dhe Italiane, çifti mbërriti në Paris më 30 gusht. Disa orë më vonë, si Diana ashtu edhe Dodi u vranë në një aksident me makinë në tunelin Pont de l’Alma, ndërsa udhëtonin nga hoteli Ritz Paris në një apartament tjetër në qytet.

  • Sot feston ditëlindjen aktori i njohur i Teatrit “Bylis”, Klajdi Marku

    Sot feston ditëlindjen aktori i njohur i Teatrit “Bylis”, Klajdi Marku

    Sot është një ditë e veçantë për skenën artistike fierake, pasi aktori dhe regjizori i njohur i Teatrit “Bylis”, Klajdi Marku, feston ditëlindjen. Një ndër figurat më të dalluara të trupës teatrale ndër vite, Marku ka spikatur me interpretimet e tij të veçanta dhe angazhimin e palodhur në shërbim të artit dhe publikut.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Me dhjetëra role të realizuara në drama, komedi dhe produksione të tjera artistike, Klajdi Marku është kthyer në një emër të dashur jo vetëm për teatrin “Bylis”, por edhe për publikun më të gjerë që ndjek me interes krijimtarinë e tij. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Stafi i teatrit, kolegët dhe artdashësit i urojnë ditëlindjen, duke i dëshiruar shëndet, suksese dhe vazhdimësi në rrugëtimin e tij artistik.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Gëzuar ditëlindjen, Klajdi Marku!Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Brazili në Botëror, ja surpriza që tifozët e Seleçao i bënë trajnerit Ancelotti për ditëlindje

    Brazili në Botëror, ja surpriza që tifozët e Seleçao i bënë trajnerit Ancelotti për ditëlindje

    11 Qershor 2025

    8:39

    Telesport

    Brazili fitoi 1-0 ndaj Paraguaj, u kualifikua për në Kupën e Botës 2026 dhe trajneri italian Carlo Ancelotti e festoi me një triumf 66-vjetorin e tij të lindjes. Ky ishte suksesi i tij i parë në stolin e Seleçao pas barazimit pa gola pak ditë më parë në debutim.
    Në ditëlindjen e tij të 66-të, Ancelotti u brohorit dhe u festua nga turma braziliane në stadiumin e Sao Paulo: “Parabens Carletto”. Në stadiumin “Neo Química Arena” tifozët vendës e mirëpritën trajnerin, i cili drejtonte Seleção kundër Paraguait, me një koreografi të madhe me fjalët “Gëzuar ditëlindjen Carletto”.
    Emri i trajnerit ishte një nga më të duartrokiturit nga turma gjatë shpalljes së formacionit, së bashku me atë të sulmuesit Vinicius Júnior.
    Për të festuar ditëlindjen e tij, Ancelotti mblodhi familjen e tij për të parë ndeshjen kundër Paraguait, ndërsa djali i tij Davide bëri debutimin e tij në stafin e trajnerëve të Brazilit.

  • Fabregas festoi ditëlindjen e bashkëshortes, por urimet ishin nga… tifozët e Interit

    Fabregas festoi ditëlindjen e bashkëshortes, por urimet ishin nga… tifozët e Interit

    Daniella Semaan, bashkëshortja e Cesc Fabregas, festoi të mërkurën 50-vjetorin e lindjes. Trajneri katalanas i dedikoi një postim në profilin e tij në Instagram. Një foto ku ata puthen dhe mesazhi “gëzuar ditëlindjen për gruan më të pabesueshme në jetën”.
    Në fakt, kurioziteti i rrjeteve sociale qëndron te komentet. Më shumë se urimet për bashkëshorten, bien në sy mesazhet e tifozëve të Interit, të cilët përfituan nga postimi i Fabregas për t’i kërkuar atij që të shkojë në Milano.
    “Të presim”, “Eja tek Interi”, “Eja menjëherë”, “Pranoje”…, ishin disa nga komentet e tifozëve zikaltër, përpara se të vinte mohimi nga presidenti i Comos, që i mbylli derën mbërritjes së katalanasit në Milano. Një vendim që i ka gëzuar tifozët e Comos, mes të cilëve një komentues i kishte kujtuar Fabregasit: “E mban mend kur the ‘unë ndihem si në shtëpi dhe jam cumasch’? Dhe, duke përshëndetur djemtë, the: Shihemi më 10 korrik. Në Como të njohim si një njeri që mban fjalën…”
    Dje ishte dita e vendimit për Fabregas dhe (sidomos) Comon. Përgjigjja e klubit nga Lombardia i ka mbyllur përfundimisht dyert për kalimin e trajnerit katalanas tek Interi. Fabregas ishte i tunduar nga ideja për t’i drejtuar zikaltërit, ashtu siç edhe Interi vlerësonte filozofinë e tij të futbollit dhe përfshirjen në projekt, të treguar në takimin e Londrës.
    Nuk kishte ndonjë problem të madh në marrëveshjen ekonomike të kontratës dhe katalanasi nuk kishte bërë as kërkesa të mëdha për përforcime në skuadër. Megjithatë, mëngjesin e djeshëm erdhi një tjetër “jo”, që mendohet të jetë përfundimtare, nga Como përmes presidentit Suwarso:
    “Ne ia kemi komunikuar refuzimin tonë (për ta liruar Fabregas) drejtpërdrejt presidentit të Interit, i cili e ka pranuar me mirësjelljen dhe qartësinë që pritet mes dy klubeve me respekt të ndërsjellë.
    Zërat për interesimin e Interit për trajnerin tonë janë fantazi e pastër. Pas një përgjigjeje kaq të qartë, është e vështirë të mendosh që një klub i kalibrit të Interit do të insistonte më tej”.

  • Çfarë deklaronte Artan Lame pas dorëheqjes nga Kadastra dy vite më parë

    Çfarë deklaronte Artan Lame pas dorëheqjes nga Kadastra dy vite më parë

    Artan Lame u shua në moshën 58-vjeçare, një lajm që befasoi opinionin publik.
    Ai ka mbajtur një sërë funksionesh publike ndër të tjera edhe si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK).
    Nga ky post, Lame dha dorëheqjen në vitin 2023. Këtë e konsideroi një dhuratë për ditëlindjen si dhe për t’u fokusuar te shëndeti.
    “Kryeministër unë nesër kam ditëlindjen dhe pas disa ditësh kam dhe përvjetorin, do të shkoj të bëj vizitat nga fillimi të asaj ngjarjes me shëndetin që kam pasur para disa vjetësh. Dhe e konsideroj këtë tërheqje si dhuratë për ditëlindje sepse realisht kam nevojë për t’u fokusuar tek shëndeti dhe vetja për një periudhë të shkurtër kohe.
    Sepse prapë e them që do më hanë duart për të bërë ndonjë punë. Faleminderit për mundësinë që më dhatë mundësinë të lë atë germën time në historinë e shtetit shqiptar, punë të mbarë drejtores së re”, shprehej Artan Lame asokohe.
    Sipas asaj që raporton Klan News, ish-kreu i Kadastrës ndërroi jetë në një spital në Mynih të Gjermanisë, ku ndodhej për kurim prej një jave, pas goditjes nga një ishemi cerebrale./tvklan

  • VIDEO / “Nesër kam ditëlindjen dhe përvjetorin e…”, çfarë deklaroi dy vite më parë Artan Lame kur u largua nga Kadastra?

    VIDEO / “Nesër kam ditëlindjen dhe përvjetorin e…”, çfarë deklaroi dy vite më parë Artan Lame kur u largua nga Kadastra?

    Artan Lame u nda jeta sot në Mynih të Gjermanisë në moshën 58-vjeçare, pas një ndërhyrjeje në zemër. Dy vite më parë, në mars të vitit 2023, pasi u largua nga posti i drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lame e cilësoi largimin nga ky post si një dhuratë për ditëlindjen.
    “Nesër kam ditëlindjen, kam edhe përvjetorin e asaj ngjarjes me shëndetin që kam pasur disa vitesh. Këtë tërheqje e konsideroj si dhuratë për ditëlindje, pasi kam nevojë të fokusohem te shëndeti dhe te vetja për pak kohë,” u shpreh ai në mars të vitit 2023, në ceremoninë e prezantimit të pasardhëses së tij në këtë post, në krah edhe të kryeministrit Rama, përcjell A2 CNN.
    Më poshtë video e kronikës së A2 CNN:

    Artan Lame ka mbajtur funksione të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.
    Ai njihet si publicist, studiues dhe një nga figurat më të njohura të shoqërisë civile në mbrojtje të trashëgimisë kulturore shqiptare.

  • FOTO/ Feston sot ditëlindjen, Lim Hoti publikon për herë të parë të birin

    FOTO/ Feston sot ditëlindjen, Lim Hoti publikon për herë të parë të birin

    Këngëtari Lim Hoti ka mbetur në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes së tij në “Ferma VIP”, ku ka ndarë shumë informacione për jetën e tij personale, duke përfshirë dhe një detaj që shumë nuk e dinin. Ai është baba i një djali 10 vjeç. Gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, Limi ka folur shpesh për raportin e tij me të birin, duke treguar se janë shumë të afërt, pavarësisht periudhës që kanë qenë larg njëri-tjetrit.
    Në Instagram, ai ka uruar të birin për ditëlindjen, duke ndarë edhe një foto të tij dhe shkruar: “Gëzuar ditëlindjen bir. Të dua.”

    “Është shumë i zgjuar. Është 10 vjeç. Flet turqisht, gjermanisht dhe anglisht. Ama ka mentalitet amerikan. Erdhi para 6 muajsh, kisha 4 vite pa e parë. Më tha: Më premto që s’do më lesh më. Thash me mendjen time të jetë kaq i zgjaur. Nuk jam përzier fare që dua ta mbaj unë sepse i kalon stresi fëmijës. Por do rritet dhe do i kuptojë. Unë e kam lënë 2 vjeç. Pasyaj e kam takuar pas 1 viti pasi u ndamë dhe më pas 4 vite nuk e kam parë fare“, zbuloi Limi gjatë qëndrimit në Ferma VIP.
    /vizionplus.tv

  • Sot do festonte ditëlindjen/ Prindërit e Ilarias përkujtojnë të bijën, ndërtojnë memorial në vendin ku u gjet trupi

    Sot do festonte ditëlindjen/ Prindërit e Ilarias përkujtojnë të bijën, ndërtojnë memorial në vendin ku u gjet trupi

    Ilaria Sula

    TERNI – “Do të të dërgoj një puthje me erën dhe e di që do ta ndjesh, do të kthehesh pa më parë, por unë do të jem aty,”- duke thënë këto fjalë mami Gëzime dhe babi Flamur Sula përkëdhelin foton e vajzës së tyre të dashur Ilaria, e vrarë në moshën 22 vjeç nga ish-i i saj Mark Samson. Sot, kur e reja do të festonte ditëlindjen, prindërit i kanë ngritur një përkujtimore në vendin ku u gjet trupi i saj i pajetë, brenda një valixheje të hedhur poshtë një shpati në pyjet e malit Guadagonolo dhe Capranica Prenestina, në periferi të Romës.
    Po ashtu, sipas mediave të huaja, babai i Ilarias ka bërë dhe një dedikim prekës për të bijën, pasi ajo sot do festonte ditëlindjen e saj të 23-të.
    “Ke qenë dhurata ime më e bukur, gëzuar ditëlindjen princesha ime! Më mungon shumë,”- shkroi babai i Ilarias në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar edhe disa foto teksa lëshojnë në qiell tullumbace të bardhë.
    Në përurim, pranë prindërve të Ilarias, ishte kryebashkiaku i Capranica Prenestina, Francesco Colagrossi.
    “Ky vend nga i cili mund të admirosh bukurinë e natyrës më shumë se kudo tjetër është vendi që shikon drejt horizontit dhe nga ku ditët duken edhe më të kthjellëta. Kur era e veriut i largon retë, mund të shohësh detin, këtu do të jetë vendi i kujtimit tënd, Ilaria e ëmbël, dhe do të na çojë të reflektojmë mbi kuptimin e jetës, mbi vlerën e saj, mbi mënyrën se si të mbrohemi nga një dashuri e sëmurë dhe shkatërruese”.
    Në një zhvillim të fundit, Mark Samson ka vendosur të revokojë mandatin e avokatit të tij, një vendim që ka shkaktuar shumë polemika. siaps “La Repubblica”, avokati Gallo ka shpjeguar se ai e kishte këshilluar të pandehurin të thoshte të vërtetën, duke besuar se kjo do të sillte një proces më të drejtë dhe më të besueshëm. Ai e ndjeu një përgjegjësi të madhe për të siguruar një gjykim të drejtë, përkujton duke nënvizuar vrasjen e Ilaria Sulës si një ngjarje të rëndë dhe të padrejtë.
    Përveç Samsonit, hetimi përfshin edhe nënën e tij, Nors Manlapaz, e cila dyshohet se ka ndihmuar të birin të pastronte gjurmët e gjakut në shtëpinë e tyre. Ky zhvillim i ri mund të ketë pasoja të mëdha për mënyrën sesi do të zhvillohet gjyqi i Samsonit.
    Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë. Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli./ZËRI