Tag: ditëlindjen

  • “Ia kam uruar ditëlindjen…”/ Xheneta Fetahu flet për Gjestin: Ishte në siklet

    “Ia kam uruar ditëlindjen…”/ Xheneta Fetahu flet për Gjestin: Ishte në siklet

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka ndarë disa detaje të pathëna rreth marrëdhënies me Gjestin. Gjatë një lidhjeje live në TikTok, Xheneta tregoi se është ndeshur disa herë me Gjestin, si në ambientet e Top Channel, ashtu edhe në palestër. Ajo pranoi se ka ndryshuar orarin e stërvitjes, vetëm për të shmangur përballjet me të:
    “Kur kuptova në çfarë ore ushtron, e ndryshova orarin. Nuk doja të përplaseshim.”
    Ajo tregoi gjithashtu se, pavarësisht gjithçkaje, i ka shkruar për ditëlindje:
    “Ia kam uruar ditëlindjen me mesazh. I urova suksese, por nuk më është përgjigjur. S’ka problem, kemi ngrënë bukë bashkë.”
    Duke folur për takimet e rastësishme me Gjestin, Xheneta tha se ai ishte gjithmonë i shoqëruar dhe dukej në siklet në prani të saj:
    “Kur më pa live, më shikonte sikur kishte frikë. I thashë: aman, s’do të të mbys, ka mbaruar Big Brother.”

  • Sot feston ditëlindjen Mick Jagger

    Sot feston ditëlindjen Mick Jagger

    Gëzuar ditëlindjen Mick – vërtet nuk ka tjetër!!. Gëzuar për më shumë muzikë, më shumë lëvizje dhe më shumë ”kilometra në rrugëtimin tënd”, shkruan faqja rollingstones.com.

    Mick Jagger lindi më 26 korrik 1943, në Dartford, Kent, Angli.

    Ai është muzikanti britanik i njohur më së miri si këngëtari kryesor ekstravagant i Rolling Stones, një grup anglez rock, për të cilin ai bashkëshkroi shumicën e këngëve.

    Ai gjithashtu ka publikuar një numër albumesh solo. Përveç punës së tij si muzikant, ai është shfaqur në filma dhe është bashkëthemeluar një kompani prodhimi filmash.

    Jagger është i njohur për zërin e tij unik, lëvizjet e tij frenetike të vallëzimit dhe sjelljet skenike gjatë performancave live, si dhe për imazhin e tij kontravers kundër kulturës.

    Revista e shquar amerikane e muzikës Rolling Stone në vitin 2011 e renditi Jagger si këngëtarin e katërt më të mirë të të gjitha kohërave në listën e saj të 10 këngëtarëve më të mirë. /atsh/ KultPlus.com

  • Luiz Ejlli emocionon me mesazhin për ditëlindjen: Ju dua për mënyrën si më bëtë të ndihem

    Luiz Ejlli emocionon me mesazhin për ditëlindjen: Ju dua për mënyrën si më bëtë të ndihem

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • “Gjithçka që kam ëndërruar”: Luizi feston ditëlindjen mes dashurisë më të madhe të jetës së tij

    “Gjithçka që kam ëndërruar”: Luizi feston ditëlindjen mes dashurisë më të madhe të jetës së tij

    Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të ndjeshme dhe të veçanta të jetës së tij: ditëlindjen pranë familjes që e ka quajtur gjithmonë “ëndrra e bërë realitet”.
    Në një foto ku shihet krah partneres Kiara Tito dhe vajzës së tij, të tre të veshur në të bardha, këngëtari ka shprehur mirënjohjen për gjithçka që ka në këtë fazë të jetës. “Mu deshën plot 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar”, shkruan Luizi krahas imazhit plot ngrohtësi.
    Postimi është pritur me një sërë urimesh, komente pozitive dhe dashuri nga ndjekësit, të cilët e kanë shoqëruar këtë ditë të veçantë me fjalë të ndjera.

  • Brooklyn Beckham uron Harper-in për ditëlindje mes zërave për tension familjar

    Brooklyn Beckham uron Harper-in për ditëlindje mes zërave për tension familjar

    Brooklyn Beckham i ka kushtuar një urim motrës së tij Harper për ditëlindjen e 14-të, në një moment që vjen mes spekulimeve për tensione me familjen e tij. Ndërkohë që Victoria dhe Romeo ishin të parët që postuan urime për Harper-in, Brooklyn zgjodhi të reagonte më vonë, duke shpërndarë një foto bashkë me bashkëshorten Nicola.Edhe pse imazhi ishte realizuar gjatë javës së modës në Paris, një event i organizuar nga Victoria Beckham, prindërit e tij nuk u përmendën fare në postim. Ky është reagimi i parë publik i Brooklyn ndaj familjes që prej 26 qershorit, kur nderoi gjyshen e tij Sandra, ndërsa kishte munguar totalisht në ditëlindjen e 50-të të David Beckham.
    Burime pranë familjes i kanë thënë MailOnline se ka shqetësime se Brooklyn dhe Nicola janë distancuar edhe nga Harper, pasi nuk e kanë vizituar gjatë një udhëtimi të fundit në Londër, pavarësisht se ndodheshin vetëm pak metra larg shtëpisë së familjes.

  • Sot Gert Bogdani do të festonte, Edlira Çepani përkujton me një dedikim prekës

    Sot Gert Bogdani do të festonte, Edlira Çepani përkujton me një dedikim prekës

    Sot do të ishte një ditë feste për familjen e Edlira Çepanit, pasi bashkëshorti i saj, Gert Bogdani, do të festonte ditëlindjen. Por, për fat të keq, ai nuk është më mes të gjallëve.

    Në një postim prekës në Instagram, Edlira ndau një kujtim nga 7 korriku i vitit 2024, duke shprehur dashurinë dhe mungesën e madhe që ndjen.

    “Bota bëhet një vend më i mirë sa herë që buzëqesh ti. Të dua tani dhe përgjithmonë, gjysma ime më e mirë,” shkruan ajo, duke i uruar edhe një herë ditëlindjen në qiell.

    Ajo vijon me një mesazh emocional, duke falënderuar Gertin që erdhi në këtë botë dhe e bëri më të bukur jetën e saj dhe të të tjerëve. Edlira u bën thirrje ndjekësve të festojnë jetën dhe njerëzit e dashur për sa kohë i kanë pranë.

    “Festojani ditëlindjet sa më shumë njerëzve të zemrës, thuajani sa rëndësi kanë për ju çdo ditë… Sepse një ditë do të mbeten vetëm kujtimet.”

     

  • Kryemadhi në SPAK: Isha në Beverly Hills dhe Las Vegas për ditëlindjen e vajzës

    Kryemadhi në SPAK: Isha në Beverly Hills dhe Las Vegas për ditëlindjen e vajzës

    Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë, detyrim paraqitje.
    Ajo foli për gazetarët në dalje nga SPAK, duke komentuar kartën 245 mijë dollarë që SPAK e akuzon se ka shpenzuar për hotele, veshje në Beverly Hills e Las Vegas me kartën e Ardian Shatkut.
    “E para sa i përket kartës për të cilën Meta flet me fjalët e Altin Dumanit, dua të them diçka. Kam qenë edhe në Las Vegas e Beverly Hills. Me kushëririn tim Shatku, tre fëmijët, kushërira ime Bebe Rexha, për ditëlindjen e vajzës. Kanë qenë edhe mikeshat e mia. Këto i thotë zëdhënësi i partisë së lirisë, Blushi, që merr direktiva nga SPAK. 245 mijë dollarë është karta e Shatkut, me hotele, bileta avioni, akullore. Dhe ajo që dua të them është që secili ka shpenzimet e veta. Do ti kërkoj bankës, sa më përket mua, cilat janë biletat e mia. Adrian Shatku s’ka të bëjë me buxhetin e shtetit, as me tendera, as përfitime apo shpenzime nga qeveria e taksapaguesit, është një kompani amerikane që ka punuar dhe punon në 56 vende të tjera të botës”,-tha Kryemadhi.

  • Sot Gert Bogdani do festonte ditëlindjen, postimi prekës i Edlira Çepanit

    Sot Gert Bogdani do festonte ditëlindjen, postimi prekës i Edlira Çepanit

    Sot do të ishte një ditë feste për familjen e Edlira Çepanit, pasi bashkëshorti i saj, Gert Bogdani, do të festonte ditëlindjen. Por, për fat të keq, ai nuk është më mes të gjallëve.
    Në një postim prekës në Instagram, Edlira ndau një kujtim nga 7 korriku i vitit 2024, duke shprehur dashurinë dhe mungesën e madhe që ndjen. “Bota bëhet një vend më i mirë sa herë që buzëqesh ti. Të dua tani dhe përgjithmonë, gjysma ime më e mirë,” shkruan ajo, duke i uruar edhe një herë ditëlindjen në qiell.
    Ajo vijon me një mesazh emocional, duke falënderuar Gertin që erdhi në këtë botë dhe e bëri më të bukur jetën e saj dhe të të tjerëve. Edlira u bën thirrje ndjekësve të festojnë jetën dhe njerëzit e dashur për sa kohë i kanë pranë.
    “Festojani ditëlindjet sa më shumë njerëzve të zemrës, thuajani sa rëndësi kanë për ju çdo ditë… Sepse një ditë do të mbeten vetëm kujtimet,”

  • Akademia Politike, videourim për Ramën: Edhe 100 vjet kampion!

    Akademia Politike, videourim për Ramën: Edhe 100 vjet kampion!

    Akademia politike e PS i ka uruar ditëlindjen Edi Ramës përmes një videoje.
    “Partizanit të Inteligjencës Artificiale, me këtë videoklip nga Inteligjenca Artificiale, Akademia Politike e Partisë Socialiste në ditëlindjen e 61-të, i uron edhe 100 vjet kampion”, ka shkruar Akademia.

    Kjo video është shpërndarë nga vetë kryeministri. Në video janë disa prej momenteve më të rëndësishme të kryeministrit, nga takimet me qytetarët deri tek ato më ndërkombëtarët.