Tag: ditëlindjen

  • Agnelli feston 50-vjetorin; urimet e Juventusit dhe thirrjet e tifozëve për t’u rikthyer

    Agnelli feston 50-vjetorin; urimet e Juventusit dhe thirrjet e tifozëve për t’u rikthyer

    6 Dhjetor 2025

    13:47

    Alfred Lleshi

    “E gëzofsh ditëlindjen Andrea!” Përmes rrjeteve sociale, Juventus i uron ish-presidentit Agnelli ditëlindjen e 50-të. Agnelli kishte deklaruar së fundi: “Dashuria ime për Juventusin mbetet totale dhe e palëkundur”, pas miratimit nga GUP i marrëveshjes për ish-udhëheqësit e klubit të përfshirë në hetimin “Prisma”.
    Më 20 nëntor për Agnelli përfundoi pezullimi prej 34 muajsh, që kishte nisur në janar 2023, brenda procesit sportiv për plusvalencat e klubit dhe më pas në procesin lidhur me manovrat e pagave, marrëdhëniet me agjentët dhe partneritetet me klube të tjera, duke i dhënë mundësinë të rikthehet në role operative në futboll.
    Tifozët bardhezinj shpërthejnë në komente, duke kërkuar që Agnelli të “kthehet në krye”, duke treguar dashurinë dhe besimin e madh që kanë për ish-presidentin.

    Tanti auguri di buon compleanno Andrea! pic.twitter.com/GR4qCnbrpx
    — JuventusFC (@juventusfc) December 6, 2025

     

  • Diddy feston 56-vjetorin në burg, si e kaloi ditëlindjen reperi me shokët e qelisë

    Diddy feston 56-vjetorin në burg, si e kaloi ditëlindjen reperi me shokët e qelisë

    Reperi i njohur amerikan Diddy (Sean Combs) ka festuar 56-vjetorin e lindjes së tij pas hekurave, në Institucionin Korrektues Federal Fort Dix në Nju Xhersi, ku u transferua së fundmi për të vuajtur dënimin prej 50 muajsh burg. Ai u dënua për dy akuza për transportimin e grave me qëllim prostitucioni.
    Sipas revistës People, më 4 nëntor, Diddy shënoi ditëlindjen e tij në burg, duke ndarë ushqimin e ditës me të burgosurit e tjerë. Në mëngjes, rreth orës 06:30, menuja përfshinte fruta, drithëra, kek ose bukë integrale me reçel. Dreka, e shërbyer mes orës 11:00 dhe 12:00, ofronte zgjedhje mes pule ose hamburgeri, me makarona me salcë dhe spinaq si shoqërim, ndërsa darka, rreth orës 16:30, përbëhej nga pica.
    Combs u transferua më 30 tetor në Fort Dix, pas ankesave të avokatëve të tij për kushtet e vështira në qendrën e paraburgimit Metropolitan Detention Center në Bruklin. Avokatët kërkuan transferimin e tij për shkak të mundësisë për të marrë pjesë në programe rehabilitimi nga droga.

    How Diddy spent his unglamorous 56th birthday behind bars: Prison meal menu reveals harsh reality of sex crime conviction https://t.co/eHnJLttbLp

    — Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) November 5, 2025

    Dënimi i tij prej 50 muajsh u dha në tetor 2024 nga gjykatësja federale Aruna Subramanian, pas shpalljes fajtor në korrik. Sipas faqes zyrtare të Byrosë së Burgjeve, data e parashikuar e lirimit është 8 maj 2028, megjithatë mund të lirohet më herët për sjellje të mirë.
    Ndërkohë, avokatja e tij Alexandra Shapiro ka paraqitur apel kundër vendimit më 20 tetor, dhe më 3 nëntor, kërkesa për përshpejtimin e shqyrtimit të apelimit u miratua nga gjykatësja e Apelit, Beth Robinson. Seanca dëgjimore mendohet të mbahet në prill 2026.
    /vizionplus.tv

  • Ikona e skenës dhe filmit shqiptar, Roza Anagnosti feston sot ditëlindjen

    Ikona e skenës dhe filmit shqiptar, Roza Anagnosti feston sot ditëlindjen

    Sot, Shqipëria nderon një nga ikonat më të mëdha të teatrit dhe kinemasë, Roza Anagnosti, e cila feston ditëlindjen e saj. Roza Anagnosti lindi më 27 tetor 1943 në Shkodër dhe është një aktore me një karrierë të shkëlqyer dhe të gjallë që ka sjellë një kontribut të madh në artin shqiptar.
    Roza Anagnosti është një përkrenare e bukurisë së jashtme dhe të brendshme që ka ndriçuar skenën dhe ekranin shqiptar për dekada. Bukuria e saj e jashtme është e paarritshme, me tipare të hollësishme dhe sy që reflektojnë një dritë të thellë dhe të ngrohtë. Zëri i saj melodik ka një ëmbëlsi dhe një forcë që prek zemrat e shikuesve.
    Mënyra e saj e bukur e interpretimit e bën të bjerë në sy dhe të tërheqë vëmendjen e të gjithë publikut. Roza Anagnosti ka aftësinë unike për të përçuar emocionet më të ndjeshme dhe të forta përmes një ndjeshmërie të thellë dhe një pasioni të papërmbajtur për artin. Performancat e saj janë një simfoni e ndjenjave dhe e fjalëve, që të bëjnë për vete dhe të mbajnë të magjepsur nga fillimi deri në fund.
    Bukuria e saj e brendshme shkëlqen përmes përkushtimit dhe pasionit që ajo ka për çdo rol që interpreton. Ajo është një artiste me një shpirt të madh dhe një zemër të dashur, duke mbajtur gjithmonë në mendje dhe në zemër nevojat dhe dëshirat e publikut të saj.
    Roza Anagnosti është një inspirim për brezat e rinj dhe një simbol i madhështisë dhe bukurisë në artin shqiptar.

     
     

  • “Doggfather” i rap-it feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush Snoop Dogg?

    “Doggfather” i rap-it feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush Snoop Dogg?

    Sot, më 20 tetor, një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim të muzikës hip-hop, Snoop Dogg, feston ditëlindjen e tij të 54-të. I lindur në Long Beach të Kalifornisë më 20 tetor 1971, emri i tij i vërtetë është Calvin Cordozar Broadus Jr., por bota e njeh prej dekadash si “Doggfather-in” e rap-it amerikan.
    Snoop Dogg u bë i famshëm në fillim të viteve ’90 kur bashkëpunoi me producentin legjendar Dr. Dre në albumin “The Chronic”. Albumi i tij debutues, “Doggystyle” (1993), shënoi një sukses të menjëhershëm, duke u ngjitur në majat e klasifikimeve muzikore dhe duke e bërë Snoop një ikonë të kulturës West Coast.
    Gjatë karrierës së tij, ai ka publikuar mbi 19 albume, ka fituar dhjetëra çmime dhe ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj si Tupac, Pharrell Williams, Eminem, dhe shumë të tjerë. Por ndikimi i tij nuk ndalet vetëm në muzikë, Snoop është po ashtu aktor, producent, sipërmarrës dhe një figurë e dashur e medias dhe rrjeteve sociale.
    I njohur për stilin e tij unik, humorin dhe natyrën e qetë, Snoop Dogg ka mbetur relevant për më shumë se tri dekada në industrinë e argëtimit. Në çdo gjeneratë, ai ka ditur si të jetë pjesë e kulturës pop pa humbur identitetin e tij origjinal.
    Gëzuar ditëlindjen, Snoop! Një legjendë që vazhdon të frymëzojë breza të tërë.

  • Putin feston ditëlindjen e tij të 73-të dhe viziton varret e carëve në Shën Petersburg

    Putin feston ditëlindjen e tij të 73-të dhe viziton varret e carëve në Shën Petersburg

    Presidenti rus Vladimir Putin festoi dje (10/8) ditëlindjen e tij të 73-të dhe vizitoi me gjeneralët e tij Katedralen e Shën Pjetrit dhe Palit në Shën Petersburg , vendin e varrimit të carëve rusë.

    Presidenti rus vendosi lule në varrin e Pjetrit I dhe foli me abatin e kishës, duke deklaruar: “Vendosa ta filloj takimin në këtë vend, sepse ky është vendi i prehjes së atyre që, në thelb, krijuan Rusinë”.
    Në të njëjtën kohë, ai theksoi se ata “krijuan Rusinë moderne. Mendoj se edhe ju do ta gjeni… të këndshme dhe interesante”.
    Cilët udhëheqës i uruan atij të mirën?
    Putini e kaloi pjesën tjetër të ditëlindjes së tij duke u takuar me zyrtarë ushtarakë për çështje sigurie që lidhen me luftën në Ukrainë.

    Përpara pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Putini zakonisht e festonte ditëlindjen e tij me udhëtime jashtë vendit, shëtitje në Siberi ose ndeshje miqësore hokeji.
    Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, ata që i uruan presidentit rus për ditëlindjen e tij të 73-të ishin udhëheqës të vendeve që Moska i konsideron “miqësore”.
    Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i dërgoi një telegram urimi Putinit, duke e quajtur atë “shokun tim të dashur” dhe duke lavdëruar “suksesin e tij në kryerjen e misionit të shenjtë të ruajtjes së besueshme të dinjitetit dhe interesave jetësore të kombit”.
    Në mesazhin e tij, Kim theksoi gjithashtu rolin e Putinit në “krijimin e një bote të re, shumëpolare”.
    Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko tha në mesazhin e tij se “mençuria politike, përkushtimi i jashtëzakonshëm ndaj Atdheut dhe vullneti i palëkundur për të mbrojtur interesat kombëtare” të Putinit i kanë fituar atij “njohje dhe respekt kombëtar nga homologët e tij të huaj”. Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dërgoi gjithashtu një mesazh urimi. Mesazhe u dërguan edhe nga bashkëpresidentët e Nikaraguasë, Daniel Ortega dhe Rosario Murillo, të cilët i uruan Putinit shëndet të mirë dhe suksese të mëtejshme, si dhe nga Presidenti i Turkmenistanit, Serdar Berdimuhamedov, i cili vlerësoi rolin personal të presidentit rus në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.
    Gjithashtu midis udhëheqësve që dërguan përshëndetje ishin kryeministri armen Nikol Pashinyan, presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev, presidenti taxhik Emomali Rahmon dhe presidenti uzbek Shavkat Mirziyoyev.
    Disa nga udhëheqësit nuk u kufizuan vetëm në përshëndetje, por shfrytëzuan rastin për të diskutuar çështjet aktuale me interes ndërkombëtar dhe dypalësh me Putinin që festonte.
    Në veçanti, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, pasi uroi homologun e tij rus, diskutoi zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, si dhe çështjet e bashkëpunimit dypalësh.
    Kryeministri indian Narendra Modi tha në një deklaratë pas bisedës së tij me Putinin se “i përcolli urime të ngrohta për ditëlindje dhe i uroi shëndet të mirë dhe jetëgjatësi”, ndërsa shprehu mirënjohjen e tij për “angazhimin personal të Putinit për thellimin e marrëdhënieve indo-ruse gjatë viteve”.
    Çfarë i ndodhi Donald Trumpit?
    Të gjithë prisnin që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, t’i telefononte homologut të tij rus për t’i uruar ditëlindjen e 73-të. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur, të paktën deri tani.
    Sipas këshilltarit të Kremlinit, Yuri Ushakov, një bisedë telefonike midis Putinit dhe Trumpit nuk ishte planifikuar për 7 tetor, duke lënë hapësirë ​​për një telefonatë të mundshme nga Trump te Putini sot, më 8 tetor.
    Kujtohet se më 14 qershor, në ditëlindjen e Trumpit, Putini e kishte telefonuar për ta uruar.
    Duhet theksuar se, bazuar në ndryshimet kushtetuese që Putini promovoi në vitin 2020, ai mund të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036, kur do të mbushë 83 vjeç.

    Top Channel

  • Festë në FSHF para duelit me Serbinë, shkak bëhet presidenti  Armand Duka

    Festë në FSHF para duelit me Serbinë, shkak bëhet presidenti Armand Duka

    Festë e madhe sot në FSHF. Armand Duka feston ditëlindjen. Presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit ka mbushur ditën e sotme 63 vjeç. Në këtë ditë speciale urimet për të janë të shumta.
    Në rrjetet sociale, FSHF i uron gëzuar ditëlindjen Dukës, ndërsa i urojnë çdo të mirë në krye të këtij intitucioni.
    “Sot i urojmë ditëlindjen Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka!
    Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron Presidentit Duka çdo të mirë në jetë e në krye të futbollit shqiptar! Gëzuar President!”, shkruhet në postimin e FSHF-së.
    Kujtojmë se Duka është president i FSHF-së që prej vitit 2002 dhe prej vitesh tashmë udhëheq këtë institucion, ndërkohë prej shtatorit të 2023 është edhe zëvendës presidenti i UEFA-s.
    Siç dihet Kombëtarja shqiptare ka nisur prej ditës së djeshme grumbullimin dhe përgatitjet për duelin me Serbinë, takim i cili do të luhet ditën e shtunë në Leskovac, ora 20:45. Duel i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

  • “Ndjesë që s’të përqafoj dot sot”/ Erion Veliaj i uron ditëlindjen të birit

    “Ndjesë që s’të përqafoj dot sot”/ Erion Veliaj i uron ditëlindjen të birit

    Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj i ka uruar ditëlindjen të birit.

    Përmes një fotoje të ndarë në rrjetet sociale krah të birit, Erion Veliaj i kërkon ndjesë që nuk mundet dot ta përqafojë në ditëlindjen e tij.
    “Gëzuar ditëlindjen biri im, ndjesë që s’të përqafoj dot sot!”-shkruan Veliaj krahas fotos.

    Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt.

    Top Channel

  • Nga qelia, Erion Veliaj uron ditëlindjen e djalit të tij: Ndjesë që s’të përqafoj dot sot biri im

    Nga qelia, Erion Veliaj uron ditëlindjen e djalit të tij: Ndjesë që s’të përqafoj dot sot biri im

    Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar sot ditëlindjen e të birit, Kajan, i cili mbush 7 vjeç. Ndonëse ndodhet në burg, Veliaj ka ndarë një mesazh prekës përmes një postimi në rrjetet sociale.
    “Gëzuar ditëlindjen biri im, ndjesë që s’të përqafoj dot sot!”, shkruan ai.

    Veliaj ndodhet në qelitë e paraburgimit që prej datës 10 shkurt 2025, pasi u arrestua me urdhër të SPAK, nën akuza të shumta që lidhen me korrupsion dhe shpërdorim detyre gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Tiranës.
    Vetëm katër ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e bërë nga Veliaj kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila kishte lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.
    Ndërkohë, pas shkarkimit të tij nga detyra nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, është dekretuar mbajtja e zgjedhjeve të reja në kryeqytet dhe në 5 bashki të tjera, që do të zhvillohen më 9 nëntor 2025.
    /vizionplus.tv

  • Gëzuar ditëlindjen, Ibra! Zlatan i dhuron vetes “Ferrari F80”, që kushton 3.5 milionë euro

    Gëzuar ditëlindjen, Ibra! Zlatan i dhuron vetes “Ferrari F80”, që kushton 3.5 milionë euro

    4 Tetor 2025

    8:36

    Alfred Lleshi

    Gëzuar ditëlindjen Ibra! Si çdo 3 tetor, Zlatan Ibrahimovic ndan në Instagram dhuratën e veçantë që i bën vetes; një makinë e re për koleksionin e tij. Për 44-vjetorin, ish-sulmuesi suedez i ka dhuruar vetes një Ferrari F80, hypercar-i më i fundit i Maranellos, trashëgimtar i modeleve legjendarë si Ferrari Enzo dhe LaFerrari.

    Çmimi i kësaj makine i kapërcen 3.5 milionë eurot (pa personalizime) dhe vetëm 799 klientë në botë kanë privilegjin ta blejnë, mes tyre edhe Ibra. Shenjat për këtë zgjedhje nuk mungonin. Në gusht, ai u shfaq në rrjete sociale me Flavio Manzoni, drejtor i qendrës së stilit Ferrari, duke shkruar: “Ferrari, ti je në duar të sigurta”.

    Manzoni, autor i modeleve si Roma Spider dhe 499P, fituese në Le Mans, e kishte nderuar Zlatanin me një vizatim teknik të nënshkruar, pikërisht të Ferrari F80, një hibrid me 1.200 kuaj fuqi. Takimi duket se u bë vendimtar për dhuratën më të re të Ibrës.

    Ibrahimovic i dashuruar me makinat luksoze, njihuni me koleksionin e tij të jashtëzakonshëm

  • Papa Leoni XIV feston ditëlindjen e parë në krye të Kishës Katolike

    Papa Leoni XIV feston ditëlindjen e parë në krye të Kishës Katolike

    Më 14 shtator, Papa Leoni XIV feston ditëlindjen e tij të 70-të — një moment simbolik, jo vetëm për moshën, por edhe për stilin e tij të papatit që po dallohet për energji, angazhim diplomatik dhe mesazhe të fuqishme për paqe.

    Në fakt, nuk ka pasur një papë 70-vjeçar në fillim të pontifikatit që nga viti 1990, kur Papa Gjon Pali II mbushi këtë moshë.

    Përshëndetjet e para për këtë ditë të veçantë nuk vonuan të vijnë: ndër më prekëset ishin vizatimet e dërguara nga fëmijët e shtruar në Spitalin pediatrik Bambino Gesù në Romë — shumëngjyrëshe, të thjeshta, por të mbushura me shpresë për paqen që Papa Leo XIV ka predikuar që në ditën e parë të papatit të tij, më 8 maj.

    Një papat i paqes dhe diplomacisë

    Që nga momenti i zgjedhjes së tij, Papa Leoni XIV ka qenë i qartë në mesazhin e tij: një thirrje për paqe të “paarmatosur dhe çarmatosëse”, në një botë gjithnjë e më të përçarë. Në vetëm katër muaj, ai ka bërë dhjetëra apele publike për ndalimin e luftërave, nga konflikti në Ukrainë, te luftimet në Gaza dhe krizat në Afrikë.

    Ai ka ofruar Vatikanin si një terren neutral dialogu, duke i ftuar të gjithë të “shohin njëri-tjetrin në sy”, siç tha në një nga fjalimet e tij më të komentuara. Pas dyerve të mbyllura, ndërkohë, vazhdon një punë delikate diplomatike: telefonata të shpeshta me liderë botërorë, të cilat Papa i ka përmendur vetë si pjesë të përpjekjeve për zgjidhje paqësore.

    Kisha mes ndryshimeve dhe unitetit

    Por përveç politikës globale, Papa Leoni XIV po përpiqet të ndërtojë unitet brenda vetë Kishës, në një kohë sfidash të brendshme dhe kërkesash të ndryshme nga komunitetet katolike në mbarë botën.

    Nga njëra anë, ai ka inkurajuar komunitetin LGBT që të marrë pjesë në Jubileun e ardhshëm përmes një pelegrinazhi të hapur, edhe pse pa një audiencë zyrtare me Papën. Nga ana tjetër, ai ka zgjatur dorën edhe ndaj konservatorëve, duke rihapur mundësinë për një Meshë tradicionaliste në Bazilikën e Shën Pjetrit në muajin tetor.

    Një Papë 70-vjeçar me energji të një të riu

    Në një moshë ku paraardhësit e tij ose po përgatiteshin për pension ose tashmë kishin kaluar dekadën e shtatë, Papa Leoni XIV shfaqet me një axhendë të ngjeshur, fizik të fuqishëm dhe ritëm të papërmbajtshëm, duke përmbushur me entuziazëm çdo takim, ceremoni dhe dalje publike.

    Festimet e ditëlindjes së tij janë kthyer në një moment reflektimi për një papat që, edhe pse i ri në kohë, ka lënë tashmë gjurmë të dukshme në Kishë dhe në politikën ndërkombëtare.