Tag: distancë

  • Pse ju tërheqin njerëzit edhe pse e dini që nuk mund të keni të ardhme me ta

    Pse ju tërheqin njerëzit edhe pse e dini që nuk mund të keni të ardhme me ta

    Shumë njerëz janë në marrëdhënie ku dashuria nuk është e qetë, por plot dyshime. Dhe çuditërisht, ata ndihen më të gjallë aty sesa aty ku çdo gjë është stabile.
    Njerëzit e paarritshëm emocionalisht krijojnë distancë dhe kjo distancë bëhet obsesion. Truri fillon t’i interpretojë momentet e vogla vëmendjeje si shpresë të madhe.
    Përshembull një vajzë që merr mesazhe vetëm natën vonë. Ai nuk flet për ndjenjat, por herë pas here thotë “më pëlqen të flas me ty”. Kaq mjafton që ajo të presë orë dhe ditë mesazhin tjetër.

  • Iftaret e Ramës, në një libër nga vetë ai

    Iftaret e Ramës, në një libër nga vetë ai

    Kryeministri Rama ka paralajmëruar tjetër libër, jo në formën e një manifesti politik, siç “Kurban”-i 2011-ës, por si manifestim gjuhësor, prej raportit të tij të ngushtë me shqipen. Dhe aty, siç tha ai në podcast-in e fundjavës, do jenë fjalimet që mban në iftaret që shtron prej vitesh.
    “Unë nuk kam mundësi të rri të ulem të shkruaj siç kam shkruar ‘Kurban’-in. Më pëlqen shumë që të shkruaj copëza, që lidhen me punën, fjalimet. Po përgatis tani një libër me fjalët e sofrës së iftarit, thjesht për kënaqësinë e shqipes, jo për ndonjë arsye tjetër dhe për natyrisht dëshirën që t’i shoh në një libër disa gjëra që i kam shkruar me shumë dëshirë”, tha ai.
    Po aty, në podcast, ai bëri dhe një rrëfim mbi veten, duke aluduar në gabimin e publikut në perceptimin ndaj tij, duke e gjykuar në distancë.
    “Unë vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë, ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë këtë që them. Me aq sa kam arritur të kuptoj është që në distancë, perceptimi që krijoj është shumë i ndryshëm nga ai që jam në të vërtetë.
    Nëse në distancë mund të dukem si një njeri që i di të gjitha, në fakt vuaj nga pakënaqësia, jam i pakënaqur me çdo gjë që bëj. Nuk them që po, këtu jam happy, sepse nëse do të ketë një gjë që do të jem i kënaqur pa kushte, besoj do të arrij ta shoh momentin e hyrjes në BE”.
    Rama e ka shndërruar në kauzë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke e zëvëndësuar kësisoj me Rilindjen, rilindjen e pretenduar apo të synuar të një vendi me mbrapshti historike, e lidhur kjo jo dommosdoshmërisht me BE-në, jemi apo jo anëtarë të saj. /tesheshi.com/

  • “Vuaj nga pakënaqësia”/ Rama në podcastin “Flasim”: Gjithmonë kërkoj të bëj më mirë

    “Vuaj nga pakënaqësia”/ Rama në podcastin “Flasim”: Gjithmonë kërkoj të bëj më mirë

    “Unë vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë, ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë këtë që them. Me aq sa kam arritur të kuptoj është që në distancë, perceptimi që krijoj është shumë i ndryshëm nga ai që jam në të vërtetë. Nëse në distancë mund të dukem si një njeri që i di të gjitha, në fakt vuaj nga pakënaqësia, jam i pakënaqur me çdo gjë që bëj. Nuk them që po, këtu jam happy, sepse nëse do të ketë një gjë që do të jem i kënaqur pa kushte, besoj do të arrij ta shoh momentin e hyrjes në BE. Është apokale, historike.
    Ndërsa të gjitha arritjet e tjera, për të cilat nuk ankohem, por i shpreh me një ndjenjë pakënaqësie ndaj vetes jo nga mundësitë që më janë dhënë. Në çdo gjë e mendoj që mund t’i kisha bërë më mirë, mund ti kisha bërë më mirë. Unë jam shumë i vështirë në debat dhe i mbroj me shumë forcë bindjet e mija, duhet bërë kjo gjë. Por jam shumë i hapur për të bërë më mirë, edhe për të kuptuar edhe se ku tjetri mbase e ka më mirë ose unë e kam gabim. Por nuk e tregoj. Që i vogël e kam pasur, i pathyeshëm në kokëfortësinë për të nxjerrë timen”, u shpreh Rama në podcastin “Flasim”.

  • Operacion blic pas atentatit në Rinas, kapen armë në Fushë-Krujë

    Operacion blic pas atentatit në Rinas, kapen armë në Fushë-Krujë

    Në vijim të hetimeve dhe kontrolleve për ngjarjen e rëndë pranë Rinasit, policia ka zbuluar një arsenal armësh në një banesë në Fushë Krujë.
    Bëhet fjalë për një automatik, një mitraloz, eksploziv, disa granata dhe municion, që u gjetën në një banesë në fshatin Zall, në zonën ku është fabrika e Çimentos, ku në momentin e kontrollit nuk kishte asnjë person.
    Arsenali i armëve është gjetur në distancë të afërt me vendin ku u dogj makina rreth 6 km distancë. Edhe pse policia ka dyshime se mund të ketë lidhje me autorët, por është ende herët për të dalë në konkluzione dhe po bëhen verifikime.

  • Anis Mehmeti i jep mesazh në distancë Silvinjos, Shpendi protagonist me Çezenën

    Anis Mehmeti i jep mesazh në distancë Silvinjos, Shpendi protagonist me Çezenën

    Anis Mehmeti po përjeton formën e tij më të mirë në karrierë. Anësori shqiptar e ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer, teksa deri më tani numëron 4 gola dhe 3 asiste me fanellën e Bristolit. Mehmeti vazhdon t’i japë mesazh në distancë Silvinjos se e meriton një ftesë në Kombëtaren kuqezi. Sot, lojtari i Bristolit dha asistin për Atkinsonin në barazimin 1-1 kundër Ipsuiç Taunit. Ai mbetet një pikë kyçe për skuadrën angleze, e cila synon ngjitjen në Premier Ligë.
    Ndërkohë, në krahun tjetër edhe Kristian Shpendi ka qenë protagonist me skuadrën e tij mbrëmjen e sotme. Sulmuesi shqiptar dha asist në minutën e 76, vetëm 6 minuta pasi hyri në fushën e lojës. Megjithatë, goli që nisi nga këmbët e Shpendit në fund i vlen vetëm statistikave, pasi  Çezena humbi me shifrat 3-1 kundër Frozinones./Sport Ekspres/
     

  • Pesë industri në rritje për punët hibride dhe si të gjeni vendin e duhur

    Pesë industri në rritje për punët hibride dhe si të gjeni vendin e duhur

    Ndërsa disa kompani të mëdha kërkojnë gjithnjë e më shumë kthimin e punonjësve në zyrë, të tjera po i përgjigjen kërkesës për më shumë mundësi pune hibride.Edhe pse kompani të njohura si JPMorgan, TikTok dhe Ford kanë bërë bujë duke kërkuar rikthimin e punonjësve në zyrë, të dhënat e fundit tregojnë një realitet tjetër.Sipas një sondazhi të Gallup, në maj 2025, 51% e “punonjësve të aftë për punë në distancë” punonin me model hibrid, vetëm një pikë përqindje më pak se në maj 2023. Punonjësit plotësisht në distancë mbetën gjithashtu të pandryshuar, duke zbritur vetëm nga 29% në 28%.Në të njëjtën kohë, kërkesa për punë hibride është shumë e lartë: 60% e të intervistuarve nga Gallup preferojnë një model hibrid, ndërsa një sondazh i FlexJobs tregon se 40% e profesionistëve e shohin orarin hibrid si zgjedhjen e preferuar.Sipas FlexJobs, disa industri kanë parë rritje me mbi 30% të shpalljeve për punë hibride gjatë gjashtë muajve të fundit. Në krye qëndron sektori i komunikimeve, ku ofertat pothuajse janë dyfishuar.Kategoritë e tjera me rritje të ndjeshme përfshijnë:sigurimet,shitjet,mjedisin,sektorin ligjor.Ndërkohë, fusha si kompjuterikë dhe IT, menaxhim projektesh, financë e kontabilitet, marketing dhe shërbim klienti vijojnë të dominojnë tregun e punëve hibride.Ekspertja e karrierës, Toni Frana, thekson se jo çdo politikë hibride ofron ekuilibrin punë-jetë që punonjësit presin.“Punëkërkuesit duhet të kuptojnë si e zbatojnë kompanitë modelin hibrid dhe nëse ky përputhet me objektivat e tyre afatshkurtër dhe afatgjatë.”Çfarë duhet të pyesni:Politika e formalizuar – Sa ditë janë në distancë? Kush vendos cilat ditë? A ka rregulla uniforme apo varet nga menaxheri? Një politikë e qartë tregon seriozitet. Po ashtu, duhet sqaruar nëse punonjësit hibridë paguhen më pak ose marrin më pak përfitime.Kultura e komunikimit – Puna hibride funksionon vetëm me komunikim të qartë. Pyetni nëse takimet kryesore janë të aksesueshme online, nëse dokumentet janë dixhitale, dhe si lidhen ekipet në mungesë fizike. Sqaroni si funksionon ekipi ku do të punoni, cilat kanë qenë sukseset apo sfidat e tyre me oraret hibride.Fleksibiliteti real – Jo çdo punë hibride është fleksibël. Disa kompani kërkojnë orare fikse të zyrës edhe për punën në distancë, ndërsa të tjera japin liri më të madhe. Pa sqarime paraprake, mund të lindin pritshmëri të gabuara dhe zhgënjim.Kur zbatohet siç duhet, puna hibride sjell përfitime për të dyja palët, punonjës dhe punëdhënës. Por për të pasur sukses, transparenca mbi politikat dhe komunikimi i përditshëm janë thelbësore.Siç e thekson Frana: “Proaktiviteti në komunikim ndihmon që puna hibride të japë rezultate pozitive afatgjata për organizatën dhe punonjësit e saj.” / Forbes, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Boçi: SHBA distancë me Ramën pas 11 majit. Pjesëmarrjen në parlament e vendosin strukturat

    Boçi: SHBA distancë me Ramën pas 11 majit. Pjesëmarrjen në parlament e vendosin strukturat

     

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht deputeti Luçiano Boçi, ka folur për nisjen e sezonit të ri politik dhe sfidat e opozitës pas farsës elektorale të 11 majit.  

    Gjatë një interviste për ‘Kjo Javë’ në News24, Boçi deklaroi se, kanë rëndësi dhe qëndrimet ndërkombëtare për klimën politike në vend, duke theksuar pritjen e raportit të OSBE/ODIHR, i cili ende nuk është publikuar.

    ‘Ka një qëndrim në distancë të SHBA-ve, që reflekton ndarje mes njohjes së rezultateve dhe veprimeve diplomatike ndaj qeverisë,’ shtoi Boçi.

    Një çështje kyçe mbetet vendimi i PD-së nëse do të hyjë apo jo në Parlament. Boçi sqaroi se forumet kryesore brenda partisë do të vendosin për këtë, duke shpjeguar dy linjat kryesore: njëra që mbështet pjesëmarrjen për të ekzekutuar besimin e votuesve, dhe tjetra që kërkon bojkotin duke argumentuar se zgjedhjet janë ‘të grabitura’.

    Ai theksoi se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të jetë vendimtare dhe do të zhvillohet së shpejti, duke u bazuar në situatën jashtëzakonshme të denoncimeve të kryetarit Sali Berisha dhe raportin e dorëzuar autoriteteve ndërkombëtare.

    Boçi kujtoi edhe pasojat negative të djegies së mandateve nga opozita në të kaluarën, që sipas tij solli largimin e opozitës nga sistemi dhe humbjen e mbështetjes ndërkombëtare.

    ‘Një pajtim i plotë me Parlamentin do të ishte si një pranueshmëri e rezultatit zgjedhor, ndaj ne do të përcaktojmë një linjë të qartë në betejën tonë, pavarësisht nëse hyjmë apo jo në Parlament,’ përfundoi nënkryetari i PD-së.

     

  • Snajperisti ukrainas thyen rekord botëror, vret me një plumb dy ushtarë rusë nga 4000 metra largësi

    Snajperisti ukrainas thyen rekord botëror, vret me një plumb dy ushtarë rusë nga 4000 metra largësi

    Njësia snajperiste “Pryvyd” (Fantazmë) e Ukrainës ka vendosur një rekord botëror për vrasjen më të gjatë të konfirmuar nga snajperët, duke vrarë trupat ruse nga një distancë prej 4,000 metrash.
    Sipas Defense Express, të shtënat u kryen me pushkën “Alligator” të prodhuar në vend, me kalibër 14.5 mm.
    E shtëna e vetme goditi dhe vrau dy ushtarë rusë në sektorin e Pokrovskut, një sukses i bërë i mundur nga rrezen e qitjes së pushkës së prodhuar në Ukrainë dhe nga aftësia e snajperëve të saj – me ndihmën e inteligjencës artificiale (IA) dhe udhëzimit nga dronët. “Goditja rekord u bë më 14 gusht 2025, duke përdorur inteligjencën artificiale nën drejtimin e një kompleksi UAV me një pushkë Alligator 14.5 mm”, shkroi gazetari ushtarak Yuri Butusov, i cili publikoi një video të ngjarjes.
    «Plumbi kaloi nëpër dritaren pas së cilës po qëndronin pushtuesit (në të majtë të tubit)», shtoi ai.
    Të shtënat ndodhën mes sulmeve të intensifikuara ruse në sektorin e Pokrovskit, ku Moska mendohet se ka vendosur rreth 110,000 trupa sipas disa vlerësimeve dhe ka shkelur linjat mbrojtëse të Ukrainës.
    Megjithatë, ushtria ukrainase tha të premten se situata është nën kontroll.
    Vlen të përmendet se rekordi i mëparshëm botëror i përkiste gjithashtu një snajperi 58-vjeçar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) që shënjestroi një objektiv nga 3,800 metra (rreth 4,156 jardë) duke përdorur pushkën “Lord of the Horizon” të prodhuar në vend.
    “Alligatori” është një pushkë e prodhuar në Ukrainë nga XADO-Holding me seli në Kharkiv. Ajo furnizohet me karikator, ka një kalibër 14.5 mm, një tytë 1,200 mm dhe një shpejtësi nga gryka e qitjes prej 980–1,000 metrash në sekondë (3,215–3,281 këmbë në sekondë).
    Pushka peshon 25 kilogramë, gjë që konsiderohet normale për kalibrin e saj.
    “Nëse pushka do të peshonte më pak, tërheqja do të ishte shumë më e konsiderueshme, madje duke marrë parasysh frenin e grykës dhe sustën e tërheqjes në qytën e fishekëve”, shkroi Defense Express.
    Në vitin 2021, prodhuesi deklaroi se “Alligator” kishte një rreze efektive veprimi prej 2 kilometrash (1.2 milje) dhe ishte projektuar si pushkë kundër materialeve dhe jo për përdorim kundër personelit.
    Këto pushkë ishin projektuar për të çaktivizuar pajisjet në vend që të synonin personelin, por Defense Express vuri në dukje se kushtet e fushës së betejës shpesh kërkojnë që ato të shërbejnë në role të shumëfishta.
    “Por përvoja e jetës reale ka treguar jo vetëm kërkesa krejtësisht të ndryshme, por edhe aftësitë aktuale të armëve ukrainase, të cilat i kanë tejkaluar shumë pritjet e krijuesve të tyre”, shkroi media.
    Media shtoi se 4 kilometra (rreth 4,374 jardë) nuk është aspak limiti për këtë pushkë. Një plumb i qëlluar prej saj mund të përshkojë deri në 7 kilometra (rreth 7,655 jardë). Megjithatë, saktësia është faktori kryesor kufizues: Në një distancë prej 1.5 kilometrash, devijimi mund të formojë tashmë një rreth me diametër afërsisht një metër. Prandaj, në një distancë prej 4 kilometrash, snajperi ka shumë të ngjarë të ketë qëlluar një seri të shtënash për të arritur goditjen e suksesshme.
    Më parë, Kyiv Post raportoi se një snajper nga Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës (HUR), me shenjë thirrjeje “Lektor”, bëri histori duke eliminuar një ushtar rus nga një distancë prej 2,069 metrash (2,263 jardë) duke përdorur një pushkë të kalibrit 338 Lapua Magnum – një nga të shtënat më të gjata të konfirmuara në histori.
    Në intervistën e tij ekskluzive me Kyiv Post, ai zbulon përgatitjen intensive, kushtet ekstreme të fushëbetejës dhe saktësinë mendore të nevojshme për një akt të tillë në zonën e pamëshirshme të luftës ukrainase. Nga shmangia e dronëve armik deri te bërja e llogaritjeve të çastit, ai ndan atë që duhet për të realizuar goditjen. Ai ka bërë një zbulim personal, duke thënë se ai lufton përkrah të birit.

  • ‘Distanca higjenike’ që ngjan me letër higjenike-mban erë!

    ‘Distanca higjenike’ që ngjan me letër higjenike-mban erë!

    Nga Alba Kepi:

    Për herë të parë Linda Ramën e kam parë pak muaj më parë, duke hyrë në hollin e një hoteli luksoz në Tiranë. E veshur si për një film noir: pantallona dhe xhaketë lëkure, kapele lëkure, syze alla-Beatles, gjithçka e zezë.

    Për dore mbante djalin, edhe ai me syze e maskë, i rrethuar nga truproja. Një hyrje që nuk të linte të kuptoje nëse ishte skenë jete reale apo kapitull i shkëputur nga “il padrino”.

    U zhduk pas hollit të hotelit me “ekipin” e saj duke lënë shijen e një surrealizmi fshataresk në ambient.

    Pak orë më parë e pashë po të njëjtin imazh të riprodhuar në një kopertinë reviste shqiptare, shoqëruar me një intervistë që hapet me fjalinë: “Kam 12 vite pa dalë në një kopertinë”. 

    Një pohim që kërkon të komunikojë një distancë të gjatë nga mediat, por që bie ndesh me realitetin: sepse Linda Rama është shfaqur kohët e fundit në prime time, në emisione politike, sociale, madje edhe në media të huaja – dhe jo për të folur për art apo kulturë, por për të mbrojtur bashkëshortin e saj, kryeministrin.

    Në intervistë flet për një “distancë higjenike” nga pushteti. Por distanca, siç e kemi parë, nuk është gjë tjetër veçse një figurë stilistike si look-u që komunikon. 

    Kjo distancë nuk ekziston. Përkundrazi, çdo dalje publike e saj është një afrim i drejtpërdrejtë me pushtetin e nga distancë bëhet letra higjenike – nuk pastron, vetëm fshin përkohësisht dhe lë “një aromë” pisllëku.

    Në vendet me demokraci të konsoliduar, bashkëshortja e një kryeministri nuk quhet “first lady” dhe zakonisht rri në hije, ruan një profil diskret, nuk del në prime time për të bërë avokatin e pushtetit. 

    Në Shqipëri, kemi shpikur një kategori të re: një figurë që s’është as politikane, as thjesht private, por që hyn e del në skenën publike sipas nevojës së qeverisë – një lloj role bonus në shfaqjen e gjatë të pushtetit.

    Prandaj, kur flitet për “distancë higjenike”, publiku nuk e blen dot këtë retorikë. 

    Është për një ambalazh fjalësh. 

    E vërteta është përfshirje aktive dhe e përsëritur në strategjinë e komunikimit të pushtetit. 
    Në fund të fundit, kur politika shndërrohet në spektakël, edhe rolet dytësore kërkojnë dritën e skenës – qoftë edhe me lëkurë të zezë kokë e këmbë në mes të qershorit.

    PS ky look agresiv e kjo intervistë e fundit më solli në kujtesë cizmet e Nexhmije Hoxhës që në fillim të “90 u shfaq me cizme lëkure deri në gju- një mesazh “force e agresiviteti” ndaj popullit që e urrente.

  • Tirana, një nga dhjetë vendet më të mira në Europë për nomadët dixhitalë

    Tirana, një nga dhjetë vendet më të mira në Europë për nomadët dixhitalë

    Komuniteti global i nomadëve dixhitalë ka kaluar shifrën e 40 milionë personave në vitin 2025, sipas DemandSage, një rritje prej 149% që nga viti 2019.“Stili i jetesës si nomad dixhital është krijimi i një jete që ndërthur fleksibilitetin profesional me eksplorimin personal,” shpjegon Keith Spencer nga FlexJobs. Qytetet më tërheqëse për këtë mënyrë jetese ofrojnë lidhje të mirë interneti, kosto të ulëta jetese, kulturë të pasur dhe komunite për punonjësit në distancë.Ai shton se për të bërë një zgjedhje tëmirë, duhen marrë parasysh edhe elementë si përputhshmëria e orës me klientët, infrastruktura, gjuha dhe aspektet tatimore. Sipas tij, jeta si nomad kërkon planifikim, stabilitet financiar dhe përshtatje, por liria që ofron tejkalon këto sfida.Media amerikane Travel + Leisure ka përpiluar një listë me 10 destinacionet më të mira në Europë për nomadët dixhitalë, bazuar në përvojat e punonjësve në distancë dhe emigrantëve, dhe Tirana zë një vend të veçantë mes tyre.Tirana, ShqipëriKryeqyteti shqiptar po ngjitet shpejt në hartën e destinacioneve më tërheqëse për punonjësit remote. Në krahasim me qytetet e mbipopulluara të Europës, Tirana ofron një kombinim unik të përballueshmërisë ekonomike, autenticitetit dhe energjisë urbane në zhvillim. Është një vend që po tërheq gjithnjë e më shumë profesionistë ndërkombëtarë, jo vetëm për çmimet e ulëta, por edhe për mikpritjen dhe stilin e jetesës që ofron.Ajo që e bën Shqipërinë veçanërisht të favorshme është politika e saj e hapur ndaj shtetasve amerikanë: ata mund të qëndrojnë deri në një vit pa vizë, pa nevojë për aplikime apo dokumentacion shtesë. Pas kësaj periudhe, mund të aplikojnë për një leje qëndrimi, një proces që është relativisht i thjeshtë dhe mund të kryhet online.Për nomadët që kërkojnë të vendosen për disa muaj apo më shumë, Tirana ofron gjithçka që u nevojitet: ambiente bashkëkohore për punë, kafene të shumta me internet të mirë dhe mundësi të shumta për të eksploruar brenda dhe përreth qytetit.Ndërsa qytete të tjera europiane po përballen me rritje çmimesh dhe mungesë hapësirash të lira për banim, Tirana ofron një alternativë më të qetë dhe më të përballueshme për të njëjtën mënyrë jetese fleksibël. Kombinuar me një skenë kulturore në zhvillim, komunitet ndërkombëtar në rritje dhe infrastrukturë në përmirësim, ajo është kthyer në një pikë të nxehtë për nomadët dixhitalë që kërkojnë të punojnë në distancë pa sakrifikuar cilësinë e jetës.Nëntë vendet e tjera që u renditën në listëMadeira, PortugaliMe klimë të butë dhe një “fshat për nomadët dixhitalë” në Ponta do Sol, është një destinacion i strukturuar për punonjësit remote që duan komunitet dhe natyrë.Kotor, Mali i ZiNjë qytet mesjetar me ritëm të qetë jete dhe pamje mahnitëse. Mali i Zi ofron leje njëvjeçare qëndrimi për të huajt.Pistoia, ItaliPerlë e fshehur në Toskanë me lidhje të mira hekurudhore dhe atmosferë relaksuese. Italia ka vënë në zbatim një vizë të posaçme për nomadët dixhitalë.Pragë, ÇekiQytet me histori, jetë nate dhe çmime të arsyeshme. Nomadët dixhitalë mund të aplikojnë për licencë tregtare si profesionistë të lirë.Bratislavë, SllovakiQytet i vogël dhe i qetë, i pështatshëm për ata që kërkojnë fokus në punë pa shumë shpërqendrime.Ljubljanë, SlloveniE pastër, e sigurt dhe me shumë ambjente në natyrë për fundjava relaksuese, Ljubjana ofron leje qëndrimi për të vetëpunësuar.Dubrovnik, KroaciI njohur për muret e lashta dhe pamjet nga Adriatiku. Kroacia ka vizë për nomadët dixhitalë që lejon qëndrime deri në 18 muaj.Athinë, GreqiKombinon historinë me gjallërinë urbane. Qyteti ofron vizë për nomadët dixhitalë me të ardhura të mjaftueshme mujore.Tallin, EstoniNjë nga pionierët në vizat për nomadët dixhitalë. Ofron infrastrukturë teknologjike të përparuar dhe kushte të mira për punë në distancë./ Travel + LeisureKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.