Tag: dispozicion

  • Tudor i dëshpëruar, gjysma e skuadrës e dëmtuar në garën për një vend në Champions

    Tudor i dëshpëruar, gjysma e skuadrës e dëmtuar në garën për një vend në Champions

    Dëmtimet e shpeshta ishin një nga problemet që e njollosi përvojën e Thiago Motta te Juventus. Tani ky problem ka kaluar në duart e Igor Tudor, pasi emergjenca vazhdon. Lëndimet janë konstante dhe në momentin e sprintit vendimtar për një vend në Champions League trajneri kroat e gjen veten duke numëruar lojtarët në dispozicion.
    Duke filluar nga ndeshja që i ngjan një play-off, ajo në Bologna. Sikur të mos mjaftonin problemet e dëmtimit, së fundi është shtuar edhe skualifikimi i Kenan Yildiz (2 ndeshje për karton të kuq), që i ndërlikon edhe më tej planet e bardhezinjve. Ai do të mungojë edhe në ndeshjen tjetër, atë ndaj Lazio në Romë.
    Me Vlahovic ende në dyshim dhe Koopmeiners jashtë loje, ka të ngjarë që Nico Gonzalez dhe Conceiçao të jenë në fushë pas Kolo Muani këtë fundjavë. Dyshimet më të mëdha vijnë nga një mbrojtje, ku Tudor ka vetëm dy mbrojtës qendre në dispozicion: Veiga dhe Kalulu.
    Në kërkim të një lojtari të tretë të mundshëm të linjës mbrojtëse, Tudor ka mundësinë të zhvendosë Locatelli prapa ose të vendosë Cambiaso, duke shfrytëzuar kështu tre lojtarë që mund të lëvizin përpara. Në këtë pikë, mesfusha do të privohej nga një lojtar në rast se Locatelli ose Cambiaso do të zhvendoseshin në mbrojtje.
    Kështu, McKennie mund të jetë në të djathtë ose në qendër, me Weah në krah, ndërsa në anën tjetër është opsioni i Savona. Shkurt, i vetmi që duket i sigurt për pozicionin e tij është Thuram. Ndërkohë që Cambiaso, Thuram, Weah dhe Savona duhet të kenë kujdes, me një të verdhë rrezikojnë skualifikimin.

  • Rama takim me fermerët në Berat: Kemi në dispozicion 250 milionë euro për bujqësinë

    Rama takim me fermerët në Berat: Kemi në dispozicion 250 milionë euro për bujqësinë

    Paraditen e kësaj të mërkure kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim në Berat me fermerët për bujqësinë e zhvillimin rural.Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar arritjet e qeverisë në fushën e infrastrukturës dhe mbështetjes për fermerët gjatë dekadës së fundit.
    “Nga njëra anë, vetëm në këtë dekadë ne kemi mbështetur dhe realizuar 47 projekte të infrastrukturës për ujitjen, digat dhe për të shmangur përmbytjet. Një pikë tjetër që është shumë e rëndësishme është zhvillimi i madh që kanë njohur në këtë dekadë pikat e grumbullimit dhe mbi 70 pika grumbullimi janë mbështetur nga programet tona, ashtu siç janë financuar 16 tregje dhe janë krijuar 400 pika të reja përpunimi. Në Berat janë realizuar 106 investime, ku një pjesë të rëndësishme e ka zënë mbështetja nga buxheti i shtetit. Në ndërkohë, duam të shkojmë në një nivel tjetër, sepse pavarësisht se kemi numra pozitivë shumëfishimesh, qoftë në mbështetje financiare… Përfytyroni që është 11-fish numri i përfituesve në raport me 5600 fermerë përfitues që kemi gjetur kur kemi marrë detyrën. Nga ana tjetër, jemi duke nxitur mbështetje financiare në funksion të bashkimit, në funksion të ndërveprimit të fermerëve. Por, sot më vjen shumë mirë që kemi në dispozicion për ju një instrument të ri financiar, 250 milionë euro. Një linjë financimi inovative e Bankës së Shqipërisë, e cila ju mundëson të gjithë sipërmarrësve në fshat, apo atyre që dështuan të nisin një sipërmarrje në prodhim, grumbullim, agro-turizëm, që të marrin kredi me 70% kolateral të garantuar nga shteti dhe me një normë interesi më pak se 3%”, tha Kryeministri Rama.

  • Rama me fermerët në Berat: Kemi në dispozicion 250 milionë euro për bujqësinë

    Rama me fermerët në Berat: Kemi në dispozicion 250 milionë euro për bujqësinë

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi një takim me fermerët në Berat, ku foli për bujqësinë e zhvillimin rural.
    “Nga njëra anë, vetëm në këtë dekadë ne kemi mbështetur dhe realizuar 47 projekte të infrastrukturës për ujitjen, digat dhe për të shmangur përmbytjet.

    Një pikë tjetër që është shumë e rëndësishme është zhvillimi i madh që kanë njohur në këtë dekadë pikat e grumbullimit dhe mbi 70 pika grumbullimi janë mbështetur nga programet tona, ashtu siç janë financuar 16 tregje dhe janë krijuar 400 pika të reja përpunimi. Në Berat janë realizuar 106 investime, ku një pjesë të rëndësishme e ka zënë mbështetja nga buxheti i shtetit.
    Ne ndërkohë, duam të shkojmë në një nivel tjetër, sepse pavarësisht se kemi numra pozitivë shumëfishimesh, qoftë në mbështetje financiare… Përfytyroni që është 11-fish numri i përfituesve në raport me 5600 fermerë përfitues që kemi gjetur kur kemi marrë detyrën. Nga ana tjetër, jemi duke nxitur mbështetje financiare në funksion të bashkimit, në funksion të ndërveprimit të fermerëve.
    Por, sot më vjen shumë mirë që kemi në dispozicion për ju një instrument të ri financiar, 250 milionë euro. Një linjë financimi inovative e Bankës së Shqipërisë, e cila ju mundëson të gjithë sipërmarrësve në fshat, apo atyre që dështuan të nisin një sipërmarrje në prodhim, grumbullim, agro-turizëm, që të marrin kredi me 70% kolateral të garantuar nga shteti dhe me një normë interesi më pak se 3%”, tha Kryeministri Rama.

  • PD, letër zyrtare KQZ-së: Na vini në dispozicion proces-verbalet e zarfeve për diasporën!

    PD, letër zyrtare KQZ-së: Na vini në dispozicion proces-verbalet e zarfeve për diasporën!

    Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë zyrtare KQZ-së, ku i kërkon që ta informojë dhe t’i vërë në dispozicion të gjitha proces-verbalet mbi problematikat e konstatuara, lidhur me zarfet për votuesit e diasporës në të 12 qarqet e vendit.
    Në shkresën zyrtare të PD, e firmosur nga përfaqësuesi ligjor, Franc Nuri, kërkohet sqarime rreth problematikave të shumta që po hasen në shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit në Botë, të cilat sipas PD, u janë raportuar një sërë shkeljesh të standardeve dhe protokolleve të shpallur publikisht nga KQZ, në lidhje me shpërndarjen e zarfeve për votimin e shtetasve nga diaspora përmes postës private.
    PD kërkon që të gjitha komunikimet mes KQZ-DHL dhe kompanive të prodhimit të zarfeve dhe nën-kontraktorët e tyre, që nga momenti i konstatimit të problematikave të para e deri më tani, në respekt të transparencës dhe interesit publik, t’u vihet në dispozicion pa vonesë dhe në mënyrë të përditësuar.

  • Problematikat me zarfet e diasporës/ PD letër KQZ: Na vini në dispozicion proces-verbalet!

    Problematikat me zarfet e diasporës/ PD letër KQZ: Na vini në dispozicion proces-verbalet!

    PD i është drejtuar me një kërkesë zyrtare KQZ-së, ku i kërkon që ta informojë dhe t’i vërë në dispozicion të gjitha proces-verbalet mbi problematikat e konstatuara, lidhur me zarfet për votuesit e diasporës në të 12 qarqet e vendit
    Në shkresën zyrtare të PD, e firmosur nga përfaqësuesi ligjor, Franc Nuri, kërkohet sqarime rreth problematikave të shumta që po hasen në shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit në Botë, të cilat sipas PD, u janë raportuar një sërë shkeljesh të standardeve dhe protokolleve të shpallur publikisht nga KQZ, në lidhje me shpërndarjen e zarfeve për votimin e shtetasve nga diaspora përmes postës private.
    PD kërkon që të gjitha komunikimet mes KQZ-DHL dhe kompanive të prodhimit të zarfeve dhe nën-kontraktorët e tyre, që nga momenti i konstatimit të problematikave të para e deri më tani, në respekt të transparencës dhe interesit publik, t’u vihet në dispozicion pa vonesë dhe në mënyrë të përditësuar.