Tag: dispozicion

  • Makinën e bashkisë në dispozicion të burrit, denoncohet në SPAK Anuela Ristani

    Makinën e bashkisë në dispozicion të burrit, denoncohet në SPAK Anuela Ristani

    Emisioni investigativ ‘Piranjat’ kanë depozituar në SPAK padi për shpërdorim detyre dhe shpifje për kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit.
    Ristani, u kap në shkelje nga ‘Piranajt’, pasi këto të fundit faktuan se bashkëshorti i kryebashkiakes në detyrë të Tiranës, lëvizte me makinën e Bashkisë Tiranë për të shkuar në punë në Presidencë.
    Por, pas publikimit të emisioni investigativ, Ruistani hoshi akuza ndaj ‘Piranajve’ duke i quajtur si “përndjekës”, “shantazhues” dhe “gjobaxhi”.
    “Është detyrim i yni profesional t’u shkojmë deri në fund këtyre akuzave për të nxjerrë të vërtetën, për të vërtetuar para publikut se çfarë fshihet pas tyre, viktimizimi i një politikaneje apo përpjekja për t’i mbyllur gojën medias investigative”, theksohet në deklaratën e Piranajve.
    Deklarata e plotë e Piranjave:
    Sot Piranjat depozituan në SPAK padi ndaj kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit, për shpërdorim detyre dhe shpifje.
    Kallëzimi për shpërdorim detyre sigurisht që është detyrim ndaj interesit publik të cilin zonja kryetare duhet të përfaqësojë, ndërsa ai për shpifje lidhet me etiketimet e saj ndaj Piranjave si “përndjekëse”, “shantazhuese” dhe “gjobaxhie”.
    Është detyrim i yni profesional t’u shkojmë deri në fund këtyre akuzave për të nxjerrë të vërtetën, për të vërtetuar para publikut se çfarë fshihet pas tyre, viktimizimi i një politikaneje apo përpjekja për t’i mbyllur gojën medias investigative.
    Po ashtu besojmë se ky është një standard i ri, ndoshta i domosdoshëm, për të gjitha mediat televizive apo të shkruara.
    Ne inkurajojmë kolegët që të jenë të gatshëm të mbrojnë veten ligjërisht dhe të faktojnë çdo investigim të tyrin.
    Vetëm kështu mund të dalim nga rrethi vicioz politiko-mediatik i realitetit kaotik të Shqipërisë së viteve të fundit.
    Makinën e bashkisë në dispozicion të burrit, “Piranjat” çojnë në SPAK Anuela Ristanin.

    Lexo edhe:
    Kryetarja Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë/ “Shpërthen” para kamerave: Legena

  • Kryetarja Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë/ “Shpërthen” para kamerave: Legena

    Kryetarja Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë/ “Shpërthen” para kamerave: Legena

    Drejtuesit e institucioneve tona, të cilëve iu vihen në dispozicion, automjete bashkë me shofer, e nganjëherë edhe me badigard, e kanë kthyer në normalitet shfrytëzimin e tyre për nevoja të familjes.
    Në disa raste ne kemi denoncuar abuzimin që bëhet me makinat, karburantin dhe burimet njerëzore që paguhen nga taksat tona. Protagonistët e temave tona, janë drejtues të rangjeve të ndryshme, që nga ish ministrja e jashtme Olta Xhaçka e cila kishte vënë në dispozicion të nënës së saj notere një makinë të ministrisë, apo ish drejtorja e Illyrian gard e cila përcillte fëmijët për në shkollë me makinën e institucionit.
    Raste të ngjashme ka patur me shumicë, kur drejtorë, kryetarë të bashkive apo edhe ministrat, e nisin ditën duke përcjellë fëmijët në kopësht apo në shkollë, në mos vetë, përmes shoqëruesve të tyre me rrogë shteti. Kjo tendencë e abuzimit me pushtetin kishte zënë rrënjë edhe në bashkinë e Tiranës, kur vetë kryetari Erjon Veliaj, çonte çdo ditë në kopësht djalin e tij.
    Por ndoshta ky përdorim i aseteve shtetërore në dispozicion të fëmijëve, nuk përbën ndonjë çudi në këtë vend kur shkelja e ligjit bëhet çdo ditë hapur.
    Problemi është se nganjëherë abuzimi kthehet në ves, dhe nuk mjafton aq sa thamë më sipër, por zullumi duhet të kapërcejë çdo nivel dhe ai mjeti që shteti të ka vënë në dispozicion, duket se i rri ngushtë familjes.
    Prandaj duhet një tjetër mjet shtetëror, në dispozicion. Por tani le të bëhemi konkretë. Është e hënë data 2 Qershor 2025, dhe kjo autoveturë e bardhë me targë AB649LD, që po del nga një garazh në Kodrën e Diellit, është pronë e bashkisë Tiranë. Shoferi në timon quhet Ladimir Kapaj, edhe ai punonjës i këtij institucioni….
    Ku qëndron problemi këtu? Për ta mësuar këtë na duhet të bëjmë 3 km deri në hyrjen e presidencës, kur nga mjeti zbret ky zotëri, i cili në realitet nuk ka aspak lidhje as me shoferin dhe as me makinën e bardhë nga e cila zbriti. Zotëria në fjalë quhet Bledi Cikopana, punonjës i kabinetit të presidentit të republikës.
    Me sa duket bashkia e Tiranës, duke parë mungesën e mjeteve për stafin e presidencës, paska vendosur të kontribuojë, me autovetura elektrike dhe me shoferë në dispozicion të punonjësve të presidencës.
    Në fakt jo. Sepse përtej ironiës, zoti Cikopana, është bashkëshorti i kryetares aktuale të Bashkisë së Tiranës, zonjës Anuela Ristani, Dhe kjo që sapo patë nuk është diçka që ndodhi vetëm një ditë. Mjeti në fjalë është tërësisht në dispozicion të familjes së zonjës kryetare.
    Në garazhin në Kodrën e Diellit dita nis herët. Shoferit personal të zonjës Ristani i bashkohet edhe kolegu i tij, i cili ka një detyrë tepër të rëndësishme, të shoqërojë familjarët.
    Dy vartësit presin rreth 15 minuta deri kur secili prej tyre niset në destinacionin e paracaktuar. Njëri me makinën ngjyrë gri me targë AB338OA në dispozicioon të zonjës Ristani që lëviz drejt një destinacioni te cilin do ta zbulojmë pak më vonë, dhe tjetri, që më përpara përcjell vajzën e saj në shkollë, dhe më pas kthehet dhe merr bashkëshortin… zotin Cikopana.
    E gjitha kjo vajtje-ardhje e mjetit të bardhë, zgjat rreth një orë. Më pas makina parkohet tek bashkia në pritje të ndonjë pune të shpejtë për llogari të bashkisë… Por jo për shumë kohë, sepse dreka vjen dhe familjarët e kryetares duhen dërguar në shtëpi.
    Është e martë data 3 Qershor 2025… Makina e bardhë niset nga Kodra e Diellit duke kryer me përpikmëri itinerarin e paracaktuar drejt presidëncës. Zoti Cikopana zbret nga makina dhe shkon drejt zyrës. Në të njëjtën kohë, shoferi i bashkisë që ai ka në dispozicion, largohet për të bërë ndonjë punë për të cilën paguhet nga taksat tona.
    Tani le të kthehemi pak tek mjeti ngjyrë gri me të cilin lëviz kryetarja Ristani. Këtu nuk do të kishim diçka të pazakontë nëse çdo ditë në orën 8 të mëngjesit, qytëtarja e parë e Tiranës të shkonte në zyrën e saj, me makinën e vënë në dispozicion sipas protokollit. Në realitet itinerari është krejt i ndryshëm….
    Sepse dita për zonjën Ristani nis jo në punë por në palestër. Fundja shëndeti mbi të gjitha. Punët në bashkinë e Tiranës po shkojnë aq mirë së fundmi, sa edhe mund të presin.
    Ora shënon 9.10 minuta dhe kryetarja e bashkisë sapo ka dalë nga palestra. Tashmë me veshjen zyrtare, ajo drejtohet për në zyrë…. atje ku e presin hallet e qytetarëve.
    Është dita e tretë e vëzhgimit tonë. Mjeti i bardhë është i saktë si një orë zvicerane. në të njëjtin vend merr bashkëshortin e kryetares, për ta çuar në punë…Thuajse në të njëjtën kohë mjeti ngjyrë gri i kryetares mbërrin përpara palestrës. Duket se zonja Ristani po ndjek një program shumë të ngjeshur me ushtrime.
    Por le të kthehemi tek hyrja e presidencës atje ku makina e bardhë sapo ka mbërritur. Në përballjen me ne bashkëshorti i kryetares ka preferuar heshtjen, ndërkohë që mjeti i bardhë i drejtuar nga punonjësi i bashkisë Ladimir Kapaj, është larguar menjëherë.
    Por ndoshta zonja kryetare mund të ketë mirësinë që të na sqarojë se pse një makinë e bashkisë së Tiranës vihet tërësish në dispozicion të burrit të saj, dhe pse ajo çdo ditë shkon me një orë vonesë në zyrë, pa ndonjë shkak që lidhet me punën që bën.
    Në fakt për këtë na u desh të presim edhe një orë tjetër, deri sa ajo të dilte nga palestra. Ndërkohë zonja Ristani e humbet toruan duke folur gjëra që nuk kishin aspak lidhje me pyetjen e thjeshtë: Pse ka vendosur një makinë të bashkisë në dispozicion të burrit, i cili punon në Presidencë?!
    Meqë pas daljes nga palestra zonja Ristani nuk na dha asnjë përgjigje, përkundrazi nisi një lumë fyerjesh, kërkuam të flasim edhe njëherë me të, kësaj radhe në dyert e bashkisë ku me sa duket të njoftuar më parë, e prisnin një skuadër e tërë policësh.
    Por sërish pa eezultatin që prisnim! Në kulmin e zemërimit, zonja Ristani na akuzon se po përndjekim fëmijën e saj, ndërkohë që për hir të etikës kemi hequr çdo pamje që tregojnë përcjelljen në shkollë të vajzës së saj me makinën e bashkisë. Sidoqoftë ky është halli i saj dhe jo i yni.
    Kur argumentet përplasen me mungesën e arsyes dhe të normave të edukatës, vazhdimi i këtij diskutimi me zonjën kryetare duket një mision tërësisht i pamundur…. Por sidoqoftë, shpresojmë që kjo që sapo patë, të shërbejë për dy gjëra.
    E para që makina e bashkisë me targë xxxxxx, dhe shoferi i saj të rikthehen në punët e përditshme të këtij institucioni, pa u detyruar të vihen çdo ditë në shërbim të bashkëshortit të kryetares.
    Dhe e dyta, që kjo e fundit, ta shtyjë orarin e palestrës për më darkë, dhe të rikthejë prioritetet që ka kryeqyteti…. sepse banorët e Tiranës nuk i kanë asnjë borxh kësaj zonje… përkundrazi…/Emisioni “Piranjat”

  • ‘Diaspora’ në KAS/ Nuri: Zvarritje e mostransparencë nga KQZ! Me të dhënat elektronike të QV, demonstrojmë farsën elektorale…

    ‘Diaspora’ në KAS/ Nuri: Zvarritje e mostransparencë nga KQZ! Me të dhënat elektronike të QV, demonstrojmë farsën elektorale…

    Përfaqësuesi ligjor i PD, Franc Nuri nuk ngurron të akuzojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe kryekomisionerin Ilirjan Celibashi mos transparencë dhe tendenca zvarritjeje, për t’i vënë në dispozicion PD-ASHM, të gjitha kërkesat mbi votën e diasporës, teksa zhvillohen seancat në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve.

    I ftuar në edicionin e orës 19 në Syri Tv nën moderimin e Armela Ferkos, Nuri tha se gjatë seancave në KAS, KQZ shpesh herë thotë shumë të pavërteta, pasi si siç thekson përfaqësuesi ligjor i PD, është e drejta e çdo subjekti politik të njihet me provat.

    Sipas Nurit, zvarritja dhe vonesat për vënien në dispozicion të provave të kërkuara nga PD, çon në shtyrje të seancave në KAS.

    Në pamundësi që të dhënat e kërkuara nga KQZ t’i vihen në dispozicion fizikisht, Nuri tha se kanë mbërritur në mënyrë elektronike  këtë të premte, çka më pas do të mundësojë që përmes këtyre të dhënave PD do të arrijë të demostrojë farsën elektorale dhe përmasat e kësaj farse elektorale. Nuri la të nënkuptohej edhe për ndjekjen e parregullsive të procesit zgjedhor, në Kolegjin Zgjedhor.

    Kërkuam shtyrjen e seancës në KQZ dhe na u pranua, pasi nuk na ishte vënë në dispozicion nga ana e KQZ, provat që ne kërkuam. Ka pasur përpjekje për ta zhvlerësuar KAS, ne arritëm ta bindim pro shtyrjes së afatit. S’kemi ende prova nga ana e KQZ. Kemi kërkuar vënien në dispozicion të të dhënave të diasporës për Shqipërinë, përfshirë  Kukësin.

    KQZ dhe DHL ta vërtetojë që çdo votë e qytetarit të diasporës të ketë shkuar në adresë kundrejt nënshkrimit. E kemi kërkuar për  të gjithë diasporën. Por KQZ ka dhënë për Greqinë në fillim, ne kemi kërkuar diasporën. I ballafaqova me të pavërtetat në seancë nga ana e KQZ. Edhe në diskutimet me Celibashin, ia bëra të qartë për të dhënat sa më parë, pa nisur ankimin.  Ne kemi të drejtë të njihemi me provat.

    KAS i ka dhënë detyrë KQZ që t’i vërë në dispozicion provat sa më praë. KQZ i ka dërguar një letër DHL më 28 maj dhe i thotë t’i sjellë shpejt, ndërsa ne e kemi bërë publike javë më parë.  Tendencë jo vetëm për zvarritjen, por edhe mostransparencë nga ana e KQZ. Nuk duan të na japin këto të dhëna. Është një problematikë mjaft e madhe. I kemi marrë si masë nga PD që këto të dhëna t’i kërkojmë në kohën e duhur. I kemi paraprirë çdo gjëje, ndërsa kemi zvarritje.

     Kemi kërkuar të dhëna për çdo QV. Procesverbalet që në fillim s’u vunë në dispozicion. I kërkuam dhe në format elektronik. Na janë përcjellë sot në rrugë zyrtare dhe PD po i analizon. Kemi bindjen se nga të dhënat elektronike, do arrijë të demonstrojmë farsën elektorale dhe përmasat e kësaj farse elektorale. Me shifra.  Kryqëzimi i të dhënave, konsolidimi i të dhënave, të gjitha të dhënat që kemi, denoncimet nga degët, mediat. Të gjithë të dhënat do t’i përdorim në funksion të ankimimeve. Këqyrja e kamerave, do të shërbejnë që PD t’i përdorë në procesin ankimor në KAS, apo dhe në Kolegjin Zgjedhor nëse do të kemi rast t’i ankimojmë dhe aty.

    Kemi kërkuar herë pas herë që të dhënat të na serviren edhe nga organt e  tjera ligjzbatuese, si nga prokuroria. KAS ka ndryshuar pak qasjen.  Ne për Kukësin kishim dijeni për 2-3 kallëzime, prokuroria na solli 5-6. Më pas na thanë që ta sjellim ne dhe jo institucionet e tjera.

  • Përplasje në KAS! Rusmali – juristit të PD: Mos bëj fodullin! Logu: Keni konflikt interesi, mbledhja shtyhet

    Përplasje në KAS! Rusmali – juristit të PD: Mos bëj fodullin! Logu: Keni konflikt interesi, mbledhja shtyhet

    pamjet nga mbledhja

    TIRANË-Mbledhja e sotme e Kolegjit të Ankimimit dhe Sanksionet u shoqërua me tensione dhe debate. Pas diskutimeve për Kukësin, ku opozita dorëzoi provat e pretenduara dhe vendimi u shty për të hënën e 2 qershorit, ishte radha e diskutimeve dhe dëgjesës për qarkun e Dibrës. Në Dibër, PS ka fituar 3 mandate, ndërsa PD 2.
    Demokratët pretendojnë parregullsi të shumta, duke dorëzuar pothuajse të njëjtën dinamikë provash si në rastet e tjera. Anëtari i KAS, Ilir Rusmali debatoi me juristin e PD-së Marash Logu, që kërkoi pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Dibër.
    Logu kërkoi hapjen e kutive te KZAZ 18 në Bulqizë, pasi nga pamjet filmike kanë konstatuar parregullsi, ndërsa anëtari i KAS tha se pamjet nuk vihen bruto në dispozicion. Debati agravoi edhe në ofendime mes tyre, ku Logu u shpreh se do të kërkonte përjashtimin e antëtarit të KAS, madje e akuzoi për konflikt interesi.
    Debati:
    Logu: U tha që administrata mund t’jua verë në dispozicion. Nëse doni që të njëjtën pamje t’jua sjellim ne, patjetër.
    Lako: Kjo kërkohet sepse administrata mund ta kqyrë dhe sipas syrit të tyre, mund të thonë që nuk ka asnjë problem. Meqë ju ngrini një pretendim që ka pasur shkelje, të na i paraqisni, ta shikojmë dhe të vendosim.
    Logu: Pamjet për të cilat kemi pretendime, do t’jua vendosim në dispozicion.
    Rusmali: Pamjet filmike nuk vihen bruto në dispozicion, se nuk i qërojmë neve. Na nis time code, në minutën kaq, sekondin kaq, është një votë… të gjitha me tabelë! Që ne ti shohim dhe t’i verifikojmë. Nuk është puna se e duam USB-në prej teje dhe nuk e duam nga adm. Ti je djalë i ri dhe gabon vazhdimisht. Por, nuk ka rëndësi kjo. Kjo është procedura e këtij institucioni dhe fodullin mos e bëj këtu.
    Logu: Unë kërkoj procedurialisht që Rusmali të përjashtohet nga shqyrtimi i të gjitha kërkesave që ka bërë PD, pasi nuk siguron paanshmëri në këtë proces. Ka edhe konflikt interesi që ne do ta demonstrojmë. Këto fjalët fodullëk etj. etj. mbaji për vete. Dhe kërko falje se unë nuk të ofendova. Të ruajë etikën zotëria.
    Ndërkohë drejtoresha Pavlina Doçaj u shpreh ndër të tjera se nuk ka pasur prova të forta që të faktojnë ndryshimin e rezultatit përfundimtar. Edhe përfaqësuesja ligjore e PS-së, Elena Xhinaj, u shpreh se PD-ADSHM nuk kishte dorëzuar asnjë provë që fakton parregullsinë e zgjedhjeve në Dibër dhe janë vetëm pretendime. 
    Gjatë kësaj mbledhje KAS dëgjoi dhe përfshiu materialet e dorëzuara nga PD-ADSHM, e cila pretendon se janë prova që çojnë tek rrëzimi i zgjedhjeve në qarkun Kukës. Të gjitha këto pretendime provash KAS do i analizojë para se të shprehet për vendim. Nuri këmbënguli tek vënia në dispozicion të disa të dhënave të kryqëzuara nga PEI për Kukësin. Në fund të mbledhjes, pasi u dëgjuan pretendimet e opozitës për provat e paraqitura, KAS mbylli dhe shtyu mbledhjen për të hënën e 2 qershorit, si ditën e fundit të diskutimit për këtë ankimim dhe shpalljen e vendimit final. Aktualisht KAS po zhvillon mbledhjet për qarqet Kukës, Vlorë, Gjirokastër, Berat dhe Dibër, ndërsa në proces ka edhe të tjerat./ZËRI

  • NATO kërkon 40,000 ushtarë shtesë nga Gjermania

    NATO kërkon 40,000 ushtarë shtesë nga Gjermania

    Bota E Enjte, 29 Maj 2025 10:12
    Sipas burimeve nga persona të brendshëm NATO dëshiron që Gjermania të vërë në dispozicion edhe shtatë brigada të tjera, pra rreth 40,000 ushtarë shtesë për mbrojtjen e aleancës. Objektivat e reja për armët dhe madhësinë e trupave, për të cilat ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s pritet të bien dakord javën e ardhshme, konsiderohen si të rëna dakord, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters tre persona që kanë njohuri për këtë çështje.
    Sipas një zyrtari të lartë ushtarak objektivi për numrin e përgjithshëm të brigadave që aleatët e NATO-s do të duhet të vënë në dispozicion në të ardhmen do të rritet në 120 deri në 130. Kjo përbën një rritje prej rreth 50 përqind të objektivit aktual që është rrethh 80 brigada.

    Një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes nuk pranoi të shprehej lidhur me këtë lajm. Zëdhënësi tha se nuk mund të flasë paraprakisht për vendimet e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s që do të merren javën e ardhshme si dhe të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s në samitin e tyre në fund të qershorit. As NATO nuk ka bërë deri tani ndonjë deklaratë.
    NATO e sheh Rusinë si kërcënim të madhNATO synon të forcojë ndjeshëm trupat e saj pasi që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022 e sheh Rusinë si një kërcënim ndjeshëm më të madh. Shifra të sakta lidhur me objektivat e NATO-s janë të vështira për t’u verifikuar.
    Në samitin e NATO-s në Hagë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dëshiron t’i bindë krerët e shteteve dhe të qeverive që ta dyfishojnë objektivin aktual të shpenzimeve për ushtrinë dhe mbrojtjen nga dy në pesë përqind të prodhimit ekonomik. 3.5 përqind duhet të jenë në dispozicion vetëm për ushtrinë dhe 1.5 përqind për shpenzimet në sektorët ndihmës që lidhen me të./ DW

  • “Narkoshteti po fsheh…”/ Berisha:Celibashi të vëjë në dispozicion procesverbalet

    “Narkoshteti po fsheh…”/ Berisha:Celibashi të vëjë në dispozicion procesverbalet

    Në një konferencë për shtyp, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit që të vëjë në dispozicion të gjitha procesverbalet, lidhur me zgjedhjet e 11 Majit.
    Teksa tha se narkoshteti po fsheh farsën elektorale, Berisha deklaroi se janë bllokuar procesverbalet e komisionerëve dhe për këtë denoncim ai prezantoi shembullin e qytetit të Kukësit.
    “Ne kemi provat, jemi këtu për dokumentet, për ta faktuar. Lap-topi u zhduk, por prisni. Me këtë rast paralajmëroj Ilirjan Celibashin që të dorëzojë çdo dokument që Mercenarit Ilir Rusmailit, figurë e zhveshur nga çdollooj norme standardi njerëzor, i zhveshur nga çdo virtut njerëzor e të mos japi tabelat e rezultateve procesverbaleve për qarkun e Kukësit për PD-në. Nuk jep procesverbalet.
    Rama u kujtua për zgjedhjet e 2009 pas 4 muajsh duke kërkuar hapjen e kutive, kurse në këtë rast nuk jepen procesverbalet. Pa asnjë lloj norme morale dhe njerëzore bllokon procesverbalet e komisionerëve. Këtë e bllokon edhe Ilirjan Celibashi. Në qarkun ku kemi fituar nuk u dhanë procesverbalet.
    E verifikova, njëherë tha se është e pamundur, por Rama i çon te një njeri që zbaton urdhrin, një turp. Thonë se nuk i jap se janë të komisionerëve. Por zyrtaret janë aty, e kuptoni ju se çfarë ndodh. Rama urdhëron kandidatët e tij nga një anë që të mos kërkojnë rinumërimin apo hapjen e kutive dhe në anën tjetër jep urdhra.
    Mund t’i vë çdo lloj epiteti Rusmalit, por e urdhëron Rama. Unë i them Celibashit të vëjë në dispozicion të gjitha procesverbalet, është proces ankimor. Narkoshteti po fsheh farsën elektorale. Këta kanë frikë nga dokumentet edhe aty ku kemi fituar ne. Sepse këta kanë bërë çdo gjë.
    Çdo kandidat do mbështetet për ankesat, transparencën apo hapjen e kutive. Ai ka refuzuar të japë procesverbalet e qendrave të numërimit dhe votimit, se s’dua ta lëshoj gojën për të”, tha Berisha.

  • KAS kërkon t’i verë kapak krimit zgjedhor, rrëzon kërkesën e PD për Kukësin

    KAS kërkon t’i verë kapak krimit zgjedhor, rrëzon kërkesën e PD për Kukësin

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi sot të pranojë 3 nga 5 kërkesat e paraqitura nga Partia Demokratike (PD) lidhur me ankimimin për zgjedhjet parlamentare në qarkun Kukës, të mbajtura më 11 maj, duke i vendosur kapak krimit zgjedhor.

    Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore kërkoi kundërshtimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve të votimit në Kukës dhe anulimin e zgjedhjeve në këtë qark, me kërkesën për përsëritjen e tyre.

    Relatori i çështjes në KAS, Ilirjan Rusmali, njoftoi se kërkesa u pranua për sa i përket shqyrtimit të të dhënave të DHL për votat e diasporës në Greqi dhe raportit të audituesve teknicienë.

    Nga ana tjetër, KAS refuzoi kërkesën e PD për kryqëzimin e të dhënave nga pajisjet elektronike PEI në të gjitha qendrat e votimit të Kukësit, duke argumentuar mungesën e provave që ta justifikonin këtë veprim.

    Megjithatë, KAS kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të bëjë përpjekjet maksimale për të siguruar dhe vënë në dispozicion të dhënat e kërkuara sa më shpejt.

    Përsa i përket regjistrit të nënshkruar personalisht nga çdo zgjedhës në diasporë, që vërteton marrjen e zarfit dhe materialeve zgjedhore, KAS pranoi kërkesën për Greqinë dhe la mundësinë që të dhëna të tjera të dorëzohen gjatë shqyrtimit nëse do të jenë në dispozicion.

    Kërkesa për kopje të regjistrave të posaçëm për çdo qendër votimi u refuzua, pasi nuk u konsiderua relevante për pretendimet kryesore të PD-së. Gjithashtu, KAS theksoi se procesverbalet janë dokumente që ligjërisht i ka në posedim ankuesi dhe nuk ka nevojë për rivënien e tyre në dispozicion.

    Seanca e KAS u ndërpre dhe do të rifillojë më 30 maj në orën 10:00, ku do të shqyrtohen provat e pranuara.

     

  • Ankimimi për Kukësin, KAS rrëzon 3 kërkesa të PD

    Ankimimi për Kukësin, KAS rrëzon 3 kërkesa të PD

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi sot të pranojë 3 nga 5 kërkesat e paraqitura nga Partia Demokratike (PD) lidhur me ankimimin për zgjedhjet parlamentare në qarkun Kukës, të mbajtura më 11 maj. Koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore kërkoi kundërshtimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve të votimit në Kukës dhe anulimin e zgjedhjeve në këtë qark, me kërkesën për përsëritjen e tyre.
    Relatori i çështjes në KAS, Ilirjan Rusmali, njoftoi se kërkesa u pranua për sa i përket shqyrtimit të të dhënave të DHL për votat e diasporës në Greqi dhe raportit të audituesve teknicienë. Nga ana tjetër, KAS refuzoi kërkesën e PD për kryqëzimin e të dhënave nga pajisjet elektronike PEI në të gjitha qendrat e votimit të Kukësit, duke argumentuar mungesën e provave që ta justifikonin këtë veprim.

    KAS kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të bëjë përpjekjet maksimale për të siguruar dhe vënë në dispozicion të dhënat e kërkuara sa më shpejt. Përsa i përket regjistrit të nënshkruar personalisht nga çdo zgjedhës në diasporë, që vërteton marrjen e zarfit dhe materialeve zgjedhore, KAS pranoi kërkesën për Greqinë dhe la mundësinë që të dhëna të tjera të dorëzohen gjatë shqyrtimit nëse do të jenë në dispozicion.
    Kërkesa për kopje të regjistrave të posaçëm për çdo qendër votimi u refuzua, pasi nuk u konsiderua relevante për pretendimet kryesore të PD-së. Gjithashtu, KAS theksoi se procesverbalet janë dokumente që ligjërisht i ka në posedim ankuesi dhe nuk ka nevojë për rivënien e tyre në dispozicion. Seanca e KAS u ndërpre dhe do të rifillojë më 30 maj në orën 10:00, ku do të shqyrtohen provat e pranuara.

  • 11 maji, vënia në dispozicion e pamjeve filmike/ Ish kandidati i PD-ASHM Elton Roshi, kërkesë KQZ

    11 maji, vënia në dispozicion e pamjeve filmike/ Ish kandidati i PD-ASHM Elton Roshi, kërkesë KQZ

    Elton Roshi, Kushëriri i ish kryebashkiakut Elvis Roshi i cili kandidoi nën siglën e PD-AShM për deputet në Qarkun Tiranë në zgjedhjet e 11 majit, i ka kërkuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve vënien në dispozicion të pamjeve filmike për të gjitha Qendrat e Numërimit të Votave (QNV), përkatëse për çdo Komision Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në Qarkun Tiranë, përjashtuar KZAZ-të që i përkasin bashkive Rrogozhinë dhe Kavajë.
    Në kërkesën e Elton Roshit thuhet se kjo kërkesë ka për qëllim shqyrtimin e mëtejshëm të materialeve vizuale të procesit të numërimit të votave, me synim garantimin e transparencës dhe integritetit zgjedhor, si dhe ndjekjen e çdo elementi që mund të përbëjë bazë për ankimim të mundshëm.

  • 30 mln euro në dispozicion, Italia do ndihmojë sipërmarrjet shqiptare që të bëhen gati për në BE

    30 mln euro në dispozicion, Italia do ndihmojë sipërmarrjet shqiptare që të bëhen gati për në BE

    “E para, mbështetje me pjesën logjistike dhe të dijes dhe e dyta duhet me patjetër financim për të suportuar sipërmarrjen private në ndërgjegjësim, kapital apo dije.  Duhet gjithashtu ndërgjegjësimi dhe përgatitja e kapitalit human që në mendimin tim është kushti më i rëndësishëm”, tha Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë.
    Përndryshe marrja e dritës jeshile për kapitullin 20 pas takimit të pestë ndërqeveritar të zhvilluar të enjten “bëhet mision gati i pamundur”. “I cili flet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për ndërmarrjet në përgjithësi… për konkurrueshmërinë, inovacionin apo investimet e huaja apo shqiptare. Pra është një kapitull shumë i rëndësishëm”, tha Gravil Lasku, drejtues i Programit Italian për Financimin e SME.
    Për t’i dhënë një dorë bizneseve të vogla dhe të mesme shqiptare po mendon Italia, e cila ka vënë në dispozicion një fond prej 30 milionë eurosh. Secila sipërmarrje mund të aplikojë për financim deri në 500 mijë euro me norma të ulëta interesi. “Unë vetë i kam kaluar 12 vite e fundit të jetës në Itali dhe ja e sigurt se Italia ka standarde të larta. Do na japë shumë ndihmë”, tha Blerta Rama, zëvendësministre e MEKI.
    Programi i përbashkët i Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane, ka në fokus zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me anë të ndërhyrjeve të cilët synojnë krijimin e një ambienti të favorshëm dhe lehtësimin e qasjes në kreditim bankar, për të përmirësuar teknologjinë dhe rritur konkurrueshmërinë në tregun lokal dhe ndërkombëtar, ndërmjet inovacionit teknologjik dhe përmirësimit të standardeve të prodhimit. (