Tag: dispozicion

  • PD i kërkon KQZ-së pamjet filmike të zgjedhjeve”, akuza Celibashit: Ka prerë imazhet

    PD i kërkon KQZ-së pamjet filmike të zgjedhjeve”, akuza Celibashit: Ka prerë imazhet

    Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i ka kërkuar KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të kërkuara prej saj në mënyrë të përsëritur dhe informacionin për kthimin e zarfeve të votave të diasporës, nëse janë bërë dorazi apo jashtë kanaleve të DHL-së.
    Në kërkesën e publikuar nga mediat dhe që mban datën 4 korrik në protokoll, që mes të tjerash vë në dijeni edhe faktorin ndërkombëtar të OSBE-ODIHR.
    Po ashtu kjo kërkesë përmban edhe ankesën ndaj kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, se jo vetëm nuk i vë në dispozicion materialet e kërkuara, por edhe në shumë prej tyre pamjet filmike kanë prerje, ku pretendohet qëllimisht, si pjesa e procesit të votimit.
    Kërkesa është dorëzuar nga përfaqësuesi ligjor i PD, Franc Nuri dhe pritet të shqyrtohet nga ana e KQZ-së.
     

  • PD kërkesë kreut të KQZ-së: S’na keni vënë në dispozicion materialet filmike për të gjitha qendrat e votimit dhe për zarfet e diasporës!

    PD kërkesë kreut të KQZ-së: S’na keni vënë në dispozicion materialet filmike për të gjitha qendrat e votimit dhe për zarfet e diasporës!

    Partia Demokratike i ka dërguar një letër kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit lidhur me atë që ata pretendojnë për mungesë të transparencës mbi pamjet filmike dhe votës së diasporës.

    Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të kërkuara prej saj në mënyrë të përsëritur dhe informacionin për kthimin e zarfeve të votave të diasporës, nëse janë bërë dorazi apo jashtë kanaleve të DHL-së.
    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se kërkesa është bërë më datë 4 korrik, dhe që mes të tjerash është vënë në dijeni edhe faktori ndërkombëtar OSBE-ODIHR.

    Top Channel

  • “S’na keni vënë në dispozicion”/ PD sërish kërkesë në KQZ, dhe akuza nda kreut të saj: Materialet filmike për votat…

    “S’na keni vënë në dispozicion”/ PD sërish kërkesë në KQZ, dhe akuza nda kreut të saj: Materialet filmike për votat…

    Kjo kërkesë që mban datën 4 korrik në protokoll, që mes të tjerash vë në dijeni edhe faktorin ndërkombëtar të OSBE-ODIHR, përmban edhe ankesën ndaj kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, se jo vetëm nuk i vë në dispozicion materialet e kërkuara, por edhe në shumë prej tyre pamjet filmike kanë prerje, ku pretendohet qëllimisht, si pjesa e procesit të votimit.
    Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të kërkuara prej saj në mënyrë të përsëritur dhe informacionin për kthimin e zarfeve të votave të diasporës, nëse janë bërë dorazi apo jashtë kanaleve të DHL-së. Kërkesa është dorëzuar nga përfaqësuesi ligjor i PD, Franc Nuri dhe pritet të shqyrtohet nga ana e KQZ-së.
    PD dhe kryetari i saj, Sali Berisha, që pas ditës së zgjedhjeve kanë pretenduar farsën elektorale, manipulimin apo vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit, duke ndërmarrë edhe një mision ndërkombëtar për nxirjen e Shqipërisë deri në Parlamentin Europian, në Bruksel apo në Strasburg dhe te Asambleja e OSBE-së në Portugali.
    Berisha ka pretenduar ‘trenin bullgar’, për të cilin deri tani nuk ka dhënë asnjë provë dhe nuk është zbuluar asnjë e tillë, teksa po shfaq pamje filmike në konferenca për procesin e numërimit. KQZ fillimisht dhe më pas KAS, ia ka rrëzuar shumicën e kërkesave, teksa edhe pranimi i numërimit të pjesshëm për disa qarqe, Tirana dhe Fieri të gjitha dhe Durrësi pjesërisht, më shumë po tregojnë vjedhjen e kandidatëve të PD-së brenda partisë, teksa nuk ka pasur ndryshime mandatesh mes subjektesh.

  • PD kërkesë kreut të KQZ-së: Na vini në dispozicion materialet filmike për të gjitha qendrat e votimit dhe për zarfet e diasporës

    PD kërkesë kreut të KQZ-së: Na vini në dispozicion materialet filmike për të gjitha qendrat e votimit dhe për zarfet e diasporës

    Partia Demokratike i ka dërguar një letër kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit lidhur me atë që ata pretendojnë për mungesë të transparencës mbi pamjet filmike dhe votës së diasporës.
    Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të kërkuara prej saj në mënyrë të përsëritur dhe informacionin për kthimin e zarfeve të votave të diasporës, nëse janë bërë dorazi apo jashtë kanaleve të DHL-së.
    Mësohet se kërkesa është bërë më datë 4 korrik, dhe që mes të tjerash është vënë në dijeni edhe faktori ndërkombëtar OSBE-ODIHR.

  • Dëshmia e Alibej ‘ndez’ sallën-Të pandehurit përplasen me Policët, Alibej: Jam gati të përballem me këdo, i di lojërat e avokatëve

    Dëshmia e Alibej ‘ndez’ sallën-Të pandehurit përplasen me Policët, Alibej: Jam gati të përballem me këdo, i di lojërat e avokatëve

    Erion Alibej

    TIRANË-Ka vijuar sot në GJKKO gjykimi për dosjen “Plumbi i Artë”, por edhe seanca e sotme është shënuar me tensione të forta. Shkak janë bërë debatet dhe mosvënia në dispozicion e dëshmisë së plotë të Erjon Alibejt, të penduarit të drejtësisë. Seancën e kaluar GJKKO pranoi kërkesën që avokatët të njiheshin me rrëfimin e bashkëpunëtorit në SPAK, të dhëna dy vjet më parë.
    Prokurorët e SPAK-ut vendosën në dispozicion të tyre vetëm një procesverbal, të cilit i ishin hequr disa faqe ku sipas tyre, i penduari i drejtësisë Erjon Alibej, nuk fliste për çështje që janë objekt i gjykimit. Vetë Alibej në dëshminë e tij, i ka kërkuar trupës gjykuese që deklaratat e tij të mos vihen në dispozicion të avokatëve, pasi pretendon se i duan vetëm për kundërshtarë e tij jashtë. I penduari i drejtësisë arsyeton se ka familjarë që u rrezikohet edhe jeta, nga emrat që ai ka përmendur në Prokurori.
    Erion Alibej: Unë kam bërë një deklarim shumë të gjerë dhe në gjykimin tim i takon vetëm 25% të këtyre të akuzarve këtu. Kush e mbron Plarent Dervishajn nga ju? Suel Çelën? Apo njerëz të trafikut të drogës? Për persona që nuk janë pjesë e këtij procesi, unë do isha i pari që do i kërkoja gjykatës të viheshin fashikujt në dispozicion. Nëse për shumë emra të tjerë kam folur, nuk ka pse të sillen në këtë proces. Unë kam familjarë që ju rrezikohet edhe jeta, nga emrat që unë kam përmendur në prokurori, pasi janë ende nën hetim ata. Unë për çdo emër që ka dalë nga goja ime unë jam i gatshëm të përballem me të. Kam dhënë një deklarim shumë të madh, kam përmendur shumë njerëz. Sa herë që do kërkohet nga çdokush, unë mezi pres të ballafaqohem me këdo. Do ju lutesha që deklarimet e mia të mëparshme të mos i viheshin në dispozicion avokatëve. Unë i di shumë mirë lojërat e këtyre. Avokatëve nuk u intereson çfarë kam thënë unë, por kanë interes për kundërshtarët tonë që janë jashtë.
    Pas dëshmisë të pandehurit janë përplasur me Policët e burgjeve dhe kërkuan largimin nga salla. Avokatët e të pandehurve janë përfshirë në debate me efektivët dhe kanë kërkuar t’i lejojnë të largohen.
    Nga ana tjetër,  prokurori Behar Dibra ngriti shqetësimin se materialet kanë informacione që nuk duhet të dalin përtej institucionit deri në momentin e përshtatshëm të procesit, sepse nuk u përkasin palës mbrojtëse apo të pandehurve. 
    “Ai procesverbal është me formë të shkruar, është dokumentim i marrjes në pyetje i Erjon Alibej, në datat 15-20 qershor 2022. Procesverval transkriptimi, aty ka të dhëna dhe për fakte të tjera. Dhe për aktivitet trafikimi narkotikësh, nuk është objekt i ketij gjykimi. Nuk ka vlerë juridike. Ja vumë në dispozicion gjykatës  për të treguar se nuk kemi gjë për të fshehur, apo për ta mbajtur sekret. Por nuk ka vlerë juridike. Dua të mos ketë më diskutime në këtë pikë, por të vazhdojë gjykimi”, tha ai.

  • ‘Plumbi i Artë’, vijon dëshmia e Alibej: Deklarimet e mia të mos i vihen në dispozicion avokatëve, i di lojërat e tyre

    ‘Plumbi i Artë’, vijon dëshmia e Alibej: Deklarimet e mia të mos i vihen në dispozicion avokatëve, i di lojërat e tyre

    Vijon në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, në kuadër të dosjes së njohur si “Plumbi i Artë”. Në një deklarim të gjatë dhe të tensionuar para trupës gjykuese, Alibej theksoi se vetëm një pjesë e të pandehurve aktualë janë realisht të përfshirë në akuzat e ngritura.
    Alibej kërkoi nga gjykata që deklarimet e tij të mëparshme të mos i vihen në dispozicion avokatëve mbrojtës, duke lënë të kuptohet se ato mund të përdoren për qëllime të tjera.
    “Unë kam bërë një deklarim shumë të gjerë dhe në gjykimin tim i takon vetem 25% të këtyre të akuzarve këtu. Kush e mbron Plarent Dervishajn nga ju? Suel Çelën? Apo njerez të trafikut të drogës? Për persona që nuk janë pjesë e këtij procesi, unë do isha i pari që do i kerkoja gjykatës të viheshin fashikujt në dispozicion. Kam dhënë një deklarim shumë të madh, kam përmend shumë njerëz.
    Sa herë që do kërkohet nga çdo kush, unë mezi pres të ballafaqohem me këdo. Do ju lutesha që deklarimet e mia të meparshme të mos i viheshin ne dispozicion avokatëve. Unë i di shumë mirë lojërat e këtyre. Avokatëve nuk u intereson çfarë kam thënë unë, por kanë interes për kundërshtarët tonë që janë jashtë”.

  • Dosja ‘Plumbi i artë’/ Tension i fortë në seancë, Alibej sfidon të gjithë në GJKKO: I di mirë lojërat e tua

    Dosja ‘Plumbi i artë’/ Tension i fortë në seancë, Alibej sfidon të gjithë në GJKKO: I di mirë lojërat e tua

    U zhvillua sot e shoqëruar përsëri me tensione dhe debate të forta mes palëve, seanca e radhës e procesit “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme.
    Pas diskutimeve të avokatëve që kërkojnë dëshminë e plotë të bashkëpunëtorit të drejtësisë Erjon Alibej, ka reaguar edhe vetë ky i fundit. Seancën e kaluar GJKKO pranoi kërkesën që avokatët të njiheshin me rrëfimin e bashkëpunëtorit në SPAK, të dhëna dy vjet më parë.
    Erjon Alibej u shpreh:
    “Unë kam bërë një deklarim shumë të gjerë dhe në gjykimin tim i takon vetëm 25% të këtyre të akuzuarve këtu. Kush e mbron Plarent Dervishajn nga ju? Suel Çelën? Apo njerëz të trafikut të drogës? Për persona që nuk janë pjesë e këtij procesi, unë do isha i pari që do i kërkoja gjykatës të viheshin fashikujt në dispozicion. Kam dhënë një deklarim shumë të madh, kam përmendur shumë njerëz. Sa herë që do kërkohet nga çdokush, unë mezi pres të ballafaqohem me këdo. Do ju lutesha që deklarimet e mia të mëparshme të mos i viheshin në dispozicion avokatëve. Unë i di shumë mirë lojërat e këtyre. Avokatëve nuk u intereson çfarë kam thënë unë, por kanë interes për kundërshtarët tanë që janë jashtë”.

    Në këtë moment të pandehurit u ngritën dhe u larguan nga salla. Kurse prokurori Behar Dibra kujtoi se procesverbali është i shkruar dhe dokumentuar.
    “Ai procesverbal është me formë të shkruar, është dokumentim i marrjes në pyetje i Erjon Alibej, në datat 15-20 qershor 2022. Procesverval transkriptimi, aty ka të dhëna dhe për fakte të tjera. Dhe për aktivitet trafikimi narkotikësh, nuk është objekt i ketij gjykimi. Nuk ka vlerë juridike. Ja vumë në dispozicion gjykatës  për të treguar se nuk kemi gjë për të fshehur, apo për ta mbajtur sekret. Por nuk ka vlerë juridike. Dua të mos ketë më diskutime në këtë pikë, por të vazhdojë gjykimi”, tha ai, duke ngriur shqetësimin se materialet kanë informacione që nuk duhet të dalin përtej institucionit deri në momentin e përshtatshëm të procesit, sepse nuk u përkasin palës mbrojtëse apo të pandehurve.
    Në këtë proces është i penduar i drejtësisë edhe Nuredin Dumani, i cili zbërtheu i pari aktivitetin kriminal të organizatave të ndryshme dhe një sagë të gjatë ekzekutimesh dhe krimesh në Shqipëri, me pagesë apo për hakmarrje dhe rivalitet në aktivitetet e paligjshme. Dumani seancën e kaluar shprehu dëshirën që të ishte prezent gjatë dëshmisë së mikut të tij, bashkëpunëtorit Erion Alibej.

  • Dëshmia e Alibej ‘ndez’ sallën-Të pandehurit përplasen me Policët, Alibej: Avokatët duan deklaratat e mia për kundërshtarët jashtë

    Dëshmia e Alibej ‘ndez’ sallën-Të pandehurit përplasen me Policët, Alibej: Avokatët duan deklaratat e mia për kundërshtarët jashtë

    Erion Alibej

    TIRANË-Ka vijuar sot në GJKKO gjykimi për dosjen “Plumbi i Artë”, por edhe seanca e sotme është shënuar me tensione të forta. Shkak janë bërë debatet dhe mosvënia në dispozicion e dëshmisë së plotë të Erjon Alibejt, të penduarit të drejtësisë kërkesë e cila u pranua në seancën e kaluar.  
    Prokurorët e SPAK-ut vendosën në dispozicion të tyre vetëm një procesverbal, të cilit i ishin hequr disa faqe ku sipas tyre, i penduari i drejtësisë Erjon Alibej, nuk fliste për çështje që janë objekt i gjykimit. Vetë Alibej në dëshminë e tij, i ka kërkuar trupës gjykuese që deklaratat e tij të mos vihen në dispozicion të avokatëve, pasi pretendon se i duan vetëm për kundërshtarë e tij jashtë. I penduari i drejtësisë arsyeton se ka familjarë që u rrezikohet edhe jeta, nga emrat që ai ka përmendur në Prokurori.
    Erion Alibej: Unë kam bërë një deklarim shumë të gjerë dhe në gjykimin tim i takon vetëm 25% të këtyre të akuzarve këtu. Kush e mbron Plarent Dervishajn nga ju? Suel Çelën? Apo njerëz të trafikut të drogës? Për persona që nuk janë pjesë e këtij procesi, unë do isha i pari që do i kërkoja gjykatës të viheshin fashikujt në dispozicion. Nëse për shumë emra të tjerë kam folur, nuk ka pse të sillen në këtë proces. Unë kam familjarë që ju rrezikohet edhe jeta, nga emrat që unë kam përmendur në prokurori, pasi janë ende nën hetim ata. Unë për çdo emër që ka dalë nga goja ime unë jam i gatshëm të përballem me të. Kam dhënë një deklarim shumë të madh, kam përmendur shumë njerëz. Sa herë që do kërkohet nga çdokush, unë mezi pres të ballafaqohem me këdo. Do ju lutesha që deklarimet e mia të mëparshme të mos i viheshin në dispozicion avokatëve. Unë i di shumë mirë lojërat e këtyre. Avokatëve nuk u intereson çfarë kam thënë unë, por kanë interes për kundërshtarët tonë që janë jashtë.
    Të pandehurit për këtë dosje janë përplasur me Policët e burgjeve dhe kërkuan largimin nga salla. Avokatët e të pandehurve janë përfshirë në debate me efektivët dhe kanë kërkuar t’i lejojnë të largohen.

  • Xabi Alonso gjen liderin e duhur te Real, pas 9 muajsh rikthehet nga dëmtimi kapiteni

    Xabi Alonso gjen liderin e duhur te Real, pas 9 muajsh rikthehet nga dëmtimi kapiteni

    “Pas nëntë muajsh larg futbollit, jam kthyer dhe jam gati për të luajtur. Jam në dispozicion të trajnerit”. Këto janë fjalët e Dani Carvajal, që rikthehet pas një mungese të gjatë për shkak të dëmtimit. NJë emër i rëndësishëm për Real Madrid.
    Një deklaratë e shkurtër dhe koncize, por jashtëzakonisht e fuqishme dhe e rëndësishme. Trajneri Xabi Alonso do të ketë kështu një flamur të vërtetë të klubit në dispozicion të tij, të dobishëm si në fushë, por edhe për të nisur kursin e ri në krye të “los blancos”.
    Carvajal u lëndua më 5 tetor 2024, data në të cilën ishin çarë si ligamentet e kryqëzuara ashtu edhe ato kolaterale, pa harruar meniskun e këputur. Një dëmtim i tmerrshëm që nuk e ka lejuar të luajë.
    Disa muaj më parë, lojtari 33-vjeçar kishte përjetuar një nga periudhat më të mira të karrierës së tij, duke ngritur në qiell trofetë e La Liga dhe Champions League, por dëmtimi prishi planet.
    Sidoqoftë, mbrojtësi i djathtë është gati të rikthehet në fushë, ku do të udhëhiqet nga Xabi Alonso, ish-shoku i tij i skuadrës te Real kur ky i fundit luante ende futboll. Një arsye tjetër për të imagjinuar një simbiozë që mund të ndihmojë edhe elementët e tjerë të skuadrës.

  • Ambasada shqiptare në Abu Dhabi jep numra emergjence në dispozicion të qytetarëve shqiptarë

    Ambasada shqiptare në Abu Dhabi jep numra emergjence në dispozicion të qytetarëve shqiptarë

    Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi ka vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë që banojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe numrat e telefonit dhe adresën e e-mailit ku mund të kontaktojnë në rast emergjence. Ambasada bën të ditur se po ndjek evolimin e situatës në koordinim të vazhdueshëm me Njësinë e Krizave në Abu Dhabi.
    “Në rast emergjence, bashkatdhetarët që banojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH në:

    Celulari i emergjencës +971509807881
    E-maili i ambasadës: [email protected]
    Telefoni: +971-2-6582505”, bën të ditur ambasada në një postim në rrjetet sociale