Tag: dispozicion

  • “Nuk është e lehtë, ka vështirësi”, Hysaj: Te Lazio të vazhdojmë me paraqitje pozitive

    “Nuk është e lehtë, ka vështirësi”, Hysaj: Te Lazio të vazhdojmë me paraqitje pozitive

    Mbrojtësi i kombëtares, Elseid Hysaj iu përgjigj pyetjeve të ndryshme, pas barazimit 3-3 të Lazios, ndaj Torinos.
    “Ka keqardhje pasi mund ta menaxhonim më mirë ndeshjen por duhet të jemi të lumtur se edhe mund ta humbnim. Përkundrazi, e barazuam.

    Ndalesa? Të shohësh që edhe ata që kthehen nga dëmtimet na japin diçka më shumë, do të na japë ndonjë rezultat të mirë më shumë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të mundohemi të rikuperojmë me shpejtësi ndonjë pikë.
    Aktivizimi i pakët? Nuk është i lehtë por është puna jonë dhe unë duhet të jem në dispozicion të skuadrës dhe të trajnerit si dhe të bëj maksimumin kur më kërkohet. Mundohem gjithmonë të ndihmoj edhe pse nuk është e lehtë kur luan pak.
    Siç e kam thënë më përpara, kur të gjithë do të jemi në dispozicion të trajnerit dhe ekipit, padyshim do të bëjmë diçka më të mirë”, – tha ai.
    © BalkanWeb

  • Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”

    Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”

    Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

    Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale të tjera pamje nga ndërhyrjet për çmontimin e strukturave metalike të vendosura në shkelje të ligjit nga subjektet private.

    “Vijojmë”, u shpreh Rama, ndërkohë që për raportimin e ndërtimeve pa leje është vënë në dispozicion të qytetarëve platforma “Hapësira ime publike”.

    Për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal, i cili është hedhur për diskutim publik, parashikohen ndëshkime më të ashpra.
    Ndërkohë, një tjetër mekanizëm që do të jetë në funksion të subjekteve private do të jetë Rregullorja e re Kombëtare, ku do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset.
    Kryeministri Rama ka bërë të ditur më herët se “për çdo karrige të vendosur në hapësirën e kufizuar, subjekti duhet të kontribuojë me një pemë në Fondin e Gjelbër, që do të krijojë qeveria e re”.
    Për këtë qëllim në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion Portali “Hapësiraimepublike.gov.al”. Deri më sot në këtë portal janë raportuar 12 352 raste, nga të cilat janë zgjidhur 8 989 raste, ndërsa 3 363 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

  • PSG, Luis Enrique i dorëzon listën Al Khelaifi-t, kërkon nga një blerje për repart

    PSG, Luis Enrique i dorëzon listën Al Khelaifi-t, kërkon nga një blerje për repart

    Fitues të freskët të Champions League dhe me një super ekip në dispozicion, por sërish Luis Enrique nuk është i qetë, në sytë e tij grupi nuk është i plotë.
    Sipas L’Equipe, Enrique i ka kërkuar drejtuesve të PSG nga një përforcim për çdo repart.

    Ideja e tij është të ketë në dispozicion një mbrojtës të ri, një mesfushor klasi dhe një sulmues për krahun e djathtë.
    ()
    © BalkanWeb

  • Emërimi surprizë brenda qeverisë ‘Rama’/ Ironizon deputeti: Tradhtarë në dispozicion, ca speca dhe domate që janë…

    Emërimi surprizë brenda qeverisë ‘Rama’/ Ironizon deputeti: Tradhtarë në dispozicion, ca speca dhe domate që janë…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka komentuar emërimin surprizë brenda qeverisë ‘Rama’, ku zëvendësministre e Brendshme është emëruar Silva Caka, që ishte pjesë e Partisë së Lirisë.
    I ftuar në një program televiziv, Balliu e cilësoi Cakën si ‘tradhtare në dispozicion’.
    “Këta i quaj tradhtarë në dispozicion. Ka në çdo parti të tillë. Ka njerëz që shiten dhe nuk shiten. Unë refuzoj që të bëhem palë me një qeverie që bëhet palë me kriminelët. Ka pak rëndësi se çfarë oferte vjen. Në raste të tilla ku ke tradhtarë në dispozicion, i bie që nuk kanë besuar asnjë germë që kanë thënë. Vjedhin dhe këta ca lekë dhe vazhdojnë shqiptarët që nuk besojnë. Dhe kur shoh parazitë që bëjnë heroin aty në fb. Ata janë në të vërtetë ca speca dhe domate që janë në shitje nga Rama dhe Belinda.”, tha ai.
    Por çfarë paralajmëron kjo lëvizje? Deputeti theksoi se; “Le të fokusohemi se ku është siguria e jetës sot në Shqipëri?! Ne jemi një vend që mungon siguria”.

  • Silva Caka emërohet zv.ministre, deputeti demokrat ironizon emërimin në qeveri: Tradhtare në dispozicion!

    Silva Caka emërohet zv.ministre, deputeti demokrat ironizon emërimin në qeveri: Tradhtare në dispozicion!

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka komentuar emërimin surprizë brenda qeverisë ‘Rama’, ku zëvendësministre e Brendshme është emëruar Silva Caka, që ishte pjesë e Partisë së Lirisë. 
    I ftuar në programin e drekës në News24 përballë Ola Brukos, Balliu e cilësoi Cakën si ‘tradhtare në dispozicion’. 
    “Këta i quaj tradhtare në dispozicion. Ka në çdo parti të tillë. Ka njerëz që shiten dhe nuk shiten. Ne jemi një opozitë që nuk shitet. Unë refuzoj që të bëhem palë me një qeverie që bëhet palë me kriminelët. Ka pak rëndësi se çfarë oferte vjen. Në raste të tilla ku ke tradhtarë në dispozicion, i bie që nuk kanë besuar asnjë germë që kanë thënë. Vjedhin dhe këta ca lekë dhe vazhdojnë shqiptarët që nuk besojnë. Si nuk ka përkrahje në opozitë? Ka anëtarë të PD dhe të gjithë forcave opozitare, që kanë 12 vite aty pa punë dhe qëndrojnë aty në krye të betejave. Dhe kur shoh parazitë që bëjnë heroin aty në FB, por në të vërtetë e bëjnë opozitarët e vërtetë. Ata janë në të vërtetë ca speca dhe domate që janë në shitje nga Rama dhe Belinda.”, tha ai. 
    Por çfarë paralajmëron kjo lëvizje? Deputeti theksoi se; “Le të fokusohemi se ku është sigurua e jetës sot në Shqipëri?! Ne jemi një vend që mungon siguria.”. 

  • Gati për ndeshjen ndaj Letonisë, shiten të gjitha biletat në dispozicion

    Gati për ndeshjen ndaj Letonisë, shiten të gjitha biletat në dispozicion

    Shqipëria sfidon Letoninë në “Air Albania”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e botërorit. Për këtë takim, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se janë shitur të gjitha biletat, që janë në dispozicion.
    Kuqezinjtë janë të “dënuar” që të fitojnë, si e vetmja mënyrë për të qëndruar në lojë. Deri më tani, ekipi i Sylvinhos ka grumbulluar 5 pikë, në 4 ndeshjet e para. Letonia ka 4 pikë.

  • “Hapësira ime publike”/ Regjistrohen 4923 denoncime nga qytetarët, zgjidhen 735 prej tyre

    “Hapësira ime publike”/ Regjistrohen 4923 denoncime nga qytetarët, zgjidhen 735 prej tyre

    Lirimi i hapësirave publike po vijon në gjithë territorin, ndërkohë që në dispozicion të qytetarëve për denoncimin e rasteve është vënë në dispozicion edhe aplikacioni digjital “Hapësira ime publike”.
    Vetëm pak ditë nga vënia në funksion e këtij aplikacioni janë regjistruar 4923 problematika të raportuara, ndërsa kanë marrë zgjidhje 735 prej tyre dhe pjesa tjetër po shqyrtohet.
    Paralelisht, vijojnë dhe rastet e zgjidhura, teksa pjesa tjetër është në proces verifikimi nga institucionet e linjës.
    Kjo iniciativë e re e qeverisë në përballjen me problemin e zaptimit të hapësirave publike, i jep mundësi qytetarëve të denoncojnë duke bashkëlidhur foto dhe video për 7 problematika të ndryshme.
    Denoncuesi mund të vetëidentifikohet përmes portalit e-Albania, ose të qëndrojë në anonimat.
    Në rast se qytetarët nuk marrin përgjigje për ankesën e parë brenda 24 orësh, në portal është vendosur në dispozicion një formular për ndjekje të mëtejshme të problematikës.
    Në portalin “Hapësira ime publike” mund të denoncohen të gjitha rastet që shqetësojnë komunitetin duke nisur nga zënia e trotuareve, parkimet e paligjshme, ndërtime pa leje, dëme të pronës publike, ndotje fizike apo akustike të hapësirës publike, zaptim të rrugëve kombëtare, përfshirë kantieret e ndërtimit me rrethime të pasigurta./Marrë nga ATSH

  • “Hapësira ime publike”, raportohen 2383 raste në 24 orë, zgjidhen 12 prej tyre

    “Hapësira ime publike”, raportohen 2383 raste në 24 orë, zgjidhen 12 prej tyre

    Lirimi i hapësirave publike po vijon në gjithë territorin, ndërkohë që në dispozicion të qytetarëve për denoncimin e rasteve është vënë në dispozicion edhe portali “Hapësira ime publike”.
    Në më pak se 24 orë nga vënia në funksion e këtij portali janë regjistruar 2383 problematika të raportuara, ndërsa kanë marrë zgjidhje 12 prej tyre dhe pjesa tjetër po shqyrtohet.

    Kjo iniciativë e re e qeverisë në përballjen me problemin e hapësirave publike të zaptuara, i jep mundësi qytetarëve të denoncojnë duke bashkëlidhur foto dhe video për 7 problematika të ndryshme.
    Në rast se qytetarët nuk marrin përgjigje për ankesën e parë brenda 24 orësh, në portal është vendosur në dispozicion një formular për ndjekje të mëtejshme të problematikës.
    Në portalin “Hapësira ime publike” mund të denoncohen të gjitha rastet që shqetësojnë komunitetin duke nisur nga zënia e trotuareve, parkimet e paligjshme, ndërtime pa leje, dëme të pronës publike, ndotje fizike apo akustike të hapësirës publike, zaptim të rrugëve kombëtare, përfshirë kantieret e ndërtimit me rrethime të pasigurta.
    Më herët sot, kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët të denoncojnë në portalin “Hapësira ime publike” rastet e shkeljeve që konstatojnë.
    “Në rast se brenda 24 orësh nuk ka reagim, keni mundësi të denonconi dhe mungesën e reagimit për institucionet përkatëse, gjë që do të vendosë përpara përgjegjësisë ata njerëz prej të cilëve me të drejtë kërkojmë përgjegjësi që të gjithë”, siguroi ai. ATSH

  • Berisha nxjerr ‘zbuluar’ Ramën për avionët zjarrfikës: Të vetmen flotë që ke në dispozicion, gënjeshtrat e tua

    Berisha nxjerr ‘zbuluar’ Ramën për avionët zjarrfikës: Të vetmen flotë që ke në dispozicion, gënjeshtrat e tua

    Teksa vendi digjet nga zjarret që kanë cenuar në jo pak raste edhe jetët njerëzore dhe kanë djagur pasuritë natyrore dhe të qytetarëve shqiptarë, kryetari i PD, Sali Berisha përmes një video ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama, për masat e qeverisë në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në vendin tonë.

    Përmes  një reagimi në rrjetet sociale, bashkangjitur deklaratës së Ramës përmes ‘premtimit’ të këtij të fundit, Berisha shkruan se: ‘Të vetmen flotë që ke në dispozicion është ajo e gënjeshtrave tua’.

    Më herët kreu i qeverisë, Rama lajmëroi vënien në dispozicion të një flote ajrore duke nisur nga kjo verë, e cila do të mundësonte pasjen e 2 avionëve zjarrfikës në gatishmëri për rastet e  emergjencës së zjarreve në vendin tonë.

    ‘Flota jonë ajrore do të ketë në dispozicion këtë verë, duke nisur nga kjo verë, është bërë marrëveshja për ne, 2 avionë zjarrfikës në dispozicion e gatishmëri për ne, pa pritur të vijë nga një vend apo një vend tjetër’, është shprehur më herët Rama gjatë premtimeve në fushatën elektorale.

  • Lufta Ukrainë-Rusi, Merz: Jemi gati të blejmë sisteme anti-raketore nga SHBA-të dhe t’i vendosim në dispozicion të Kievit

    Lufta Ukrainë-Rusi, Merz: Jemi gati të blejmë sisteme anti-raketore nga SHBA-të dhe t’i vendosim në dispozicion të Kievit

    Gjermania është gati të blejë sisteme anti-raketore Patriot nga Shtetet e Bashkuara dhe t’i vërë ato në dispozicion të Ukrainës, tha kancelari Friedrich Merz.

    “Ne jemi gjithashtu gati të blejmë sisteme shtesë Patriot nga Shtetet e Bashkuara për t’i vënë ato në dispozicion të Ukrainës”, tha Merz në një konferencë në mbështetje të Ukrainës, ku diskutoi mbrojtjen ajrore me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë.
    Merz tha se i kërkoi presidentit të SHBA-së, Donald Trump javën e kaluar të dërgonte sistemet Patriot.
    “Amerikanët kanë nevojë për disa, por ata kanë shumë prej tyre. … Ende nuk është finalizuar nëse do të ketë një dërgesë”, tha Merz.

    Top Channel