Tag: diskutimi

  • Qeveria hap “thesin” për bujqësinë, Rama takime me fermerët në Cërrik, premton rritjen e mbështetjes

    Qeveria hap “thesin” për bujqësinë, Rama takime me fermerët në Cërrik, premton rritjen e mbështetjes

    Në një takim me fermerët në Cërrik, kryeministri Edi Rama vendosi prioritet hapësirën rurale duke kërkuar nga të pranishmit të evidentonin problemet dhe  të ndaleshin te pjesët kryesore që  kërkojnë mbështetje.

    “Ky është një hap i parë për të ndërtuar më pas një proces dhe pasur tryeza të përbashkëta diskutimi për fshatin edhe në nivel qarku, ku mund të ftohen edhe të tjerë por duke u nisur nga konkluzionet e para të këtij diskutimi. Pra është nevojë e jona, e madhe e jona, që të rrisim impaktin e institucioneve që në letër në misionin e tyre kanë mbështetjen e bujqësisë, e zhvillimit rural por në realitet kanë dobësi të mëdha”, tha Rama.
    Kreu i qeverisë tha se në dizpozicion të fermerëve është vendosur një linjë e re kredie nga Banka e Shqipërisë,  prej 250 mln Eurosh, ndëra kritikoi kryebashkiakët

    “Qysh se është bërë reforma administrative territoriale dhe bashkitë janë zgjeruar me përmasën e hapësirës rurale, në vend se kjo të sillte rritje të vëmendjes dhe një rritje të mundësive për fermerët dhe sipërmarrjen në fshat, ka sjellë një shkëputje në një masë të madhe, kryetarët e bashkive e shohin fshatin si çështje të urbanizmit, infrastrukturës rrugore, të pastrimit, të ndriçimit, por nuk e shohin, si pjesë të punës së tyre të përditshme në funksion të zhvillimit”, tha Rama.
    Rama kërkoi më tepër angazhim për Paketën e Maleve, për të shmangur rrezikun e të mbeturit e pashfrytëzuar.
    Takimi do të zhvillohet edhe te enjten dhe diskutimi do të jetë mbi mbështetjen për bujqësinë nga buxheti i shtetit, mundësitë për të rritur financimin apo skemat kombëtare./vizionplus.tv

  • ‘Institucionet dobësi të mëdha’, Rama-sipërmarrësve: Thojini gjërat troç, kështu kuptojmë çfarë mund të bëjmë më mirë

    ‘Institucionet dobësi të mëdha’, Rama-sipërmarrësve: Thojini gjërat troç, kështu kuptojmë çfarë mund të bëjmë më mirë

    “Këto dije janë pasuri që duhet ta ndajmë së bashku, por se ndajmë së bashku nëse nuk jemi ne që të vijmë te ju. Kjo është arsyeja pse jemi këtu. Ftesat janë bërë duke pasur parasysh edhe faktin që të kemi një numër protagonisësh të administrueshëm në një tryezë diskutimi se ju nuk jeni të vetmit. Ky është një hap i parë për të ndërtuar më pas një proces dhe pasur tryeza të përbashkëta diskutimi për fshatin edhe në nivel qarku, ku mund të ftohen edhe të tjerë por duke u nisur nga konkluzionet e para të këtij diskutimi. Pra është nevojë e jona, e madhe e jona, që të rrisim impaktin e institucioneve që në letër në misionin e tyre kanë mbështetjen e bujqësisë, e zhvillimit rural por në realitet kanë dobësi të mëdha. Këtu do të dëshiroja shumë që të jetë diskutim shumë i hapur, nuk na bën asnjë punë që juve të flisni duke rrumbullakosur fjalët ose duke mos i thënë gjërat troç. Vetëm kështu na jepni mundësinë se cfarë duhet të bëjmë më mirë për ju dhe vendin në tërësi. Baza e këtij takimi duhet të jetë të qenit krejt të hapur.”, tha Rama.

  • Live! Në ‘skaner’ bujqësia, Rama takim me ministrat, kryebashkiakët dhe fermerët në Cërrik: Urë e re bashkëpunimi

    Live! Në ‘skaner’ bujqësia, Rama takim me ministrat, kryebashkiakët dhe fermerët në Cërrik: Urë e re bashkëpunimi

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Cërrik, ku po zhvillon një takim me fokus sektorin e bujqësisë, sfidat arritjet dhe si do financohet sektori i bujqësisë duke iu përgjigjur zhvillimeve ekonomike dhe bumit turistik.
    “Arsyeja pse jemi mbledhur këtu sot ka të bëjë me nevojën tonë për të dëgjuar nga më afër dhe në mënyrë më të strukturuar këndvështrimet tuaja sipas fushave të ndryshme të aktivitetit në këtë territorin, hapësirën e madhe të zhvillimit rural, ku gjatë gjithë periudhës së fundit të kontakteve intensive me njerëzit në fshat, për shkak të procesit elektoral kemi krijuar ndjesinë që jemi në nevojën për t’u afruar më shumë dhe për të dëgjuar më shumë nga jeta e përditshme reale e njerëzve që jetojnë dhe punojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre të sipërmarrjes në fshat.
    Në mënyrë sporadike kemi mundur të informohemi për gjëra që në pamjen e parë janë të thjeshta, por janë jashtë rrezes së vëmendjes dhe të leximi nga ana e qeverisë dhe strukturave tona vendimmarrëse dhe shkaktojnë konsum të madh energjie dhe patjetër edhe konsum të pafrytshëm të kohës suaj që është edhe koha e vendit. Nuk dua të hyj në detaje, por dua të them që arsyeja pse e kemi ndërtuar këtë diskutim dhe tryezë të përbashkët diskutimi në një formë tjetër është sepse duam që diskutimi të shtrihet në çdo detaj dhe që opinioni juaj të mund të shtjellohet plotësisht në një hapësirë informale pasi kjo mesa kuptoj unë ka munguar dhe na mungon. Pas këtij diskutimi do të mundohemi të gjejmë rrugët se si ky kontakt i vazhdueshëm të jetë më i frytshëm dhe më garantues për dëgjimin e zërit tuaj dhe më i dobishëm në funksion të politikave dhe vendimmarrjeve tona.”, tha Rama.

    Në takim e pranishme ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, si edhe ai i financave, Petrit Malaj, por edhe fermerë e sipërmarrës.
    Takimi do të zgjasë 2 ditë, sot dhe nesër, dhe është i organizuar si një diskutim mbi sektorin e bujqësisë. Që nga mbështetje financiare që merr nga buxheti i shtetit, mundësitë për të rritur financimin, skemat kombëtare dhe si mund të rishikohen për të qenë sa më mbështetëse e deri tek masat e marra për IPARD, që të riaktivizohen fondet.

  • Zgjedhjet e 11 majit, përplasen në studio kandidatët e PD dhe PS

    Zgjedhjet e 11 majit, përplasen në studio kandidatët e PD dhe PS

    Zgjedhjet e 11 majit kanë qenë temë diskutimi këtë të enjte në studion e Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj.
    Kandidatja e PS në Qarkun e Tiranës, Persida Shkrepa tha se socialistët kërkojnë një mandat të katërt për një Shqipëri europiane, ndryshe nga PD që i ka lodhur me premtime elektorale.
    Ndërkohë kadidati demokrat Grigels Muçollari tha se të gjithë e dinë që votate  socialistëve i kanë siguruar Jurges Çyrbja dhe Bajrajt dhe jo shqiptarët.

    Pjesë nga diskutimi:
    Shkrepa: Njerëzit janë lodhur nga premtimet elektorale. Si mund të ngresh kaq shumë pensionesh e të ulët taksat.
    Ulliri: PD ka aftësinë dhe analizsa se ka dhe profesionistë.
    Shkrepa: Prandaj ju votuan 3 mandate rresht?
    Muçollari: Jurgis Çyrbjen e keni parë?
    Shkrepa: Kush janë këta?
    Muçollari: Si kush janë këta? Janë pjesë e krimit të organizuar.