Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se brenda grupit të tij nuk është shtruar aspak për diskutim çështja e largimit të Sali Berishës nga drejtimi i PD-së.
“Ky diskutim nuk është shtruar. Është një diskutim që mund të ishte që pas zgjedhjeve të 11 majit, nuk e ka kërkuar asnjë prej nesh këtë deri më sot”, tha ai.
ai theksoi se fokusi i vetëm i takimeve të tij me demokratët është ripërtëritja e partisë dhe rikthimi i meritokracisë. Sipas tij, PD në gjendjen aktuale nuk ka mundësi të fitojë, dhe qëllimi është që PD të jetë fituese.
“Qëllimi është që PD të jetë fituese, për mua. Kështu siç jemi PD nuk fiton dot. Jemi njëherë te qëllimi. A duhet të jetë fituese? Po. PD duhet të të jetë fituese duke i thyer disa kolona që e kanë dëmtuar partinë“, tha ai.
“Të kthejmë në shina meritokracinë”, tha Salianji më tej, ndërsa solli në vëmendje listat e deputetëve më 11 maj, për të cilat tha se ka reaguar me letër nga burgu, ku dhe ka deklaruar që “nuk jemi në rrugën e duhur”.
“Interesi personal është që PD të jetë fituese, njerëzit që kanë sakrifikuar për PD-në dhe kanë dalë më të votuarit të jenë në vendet që kërkojnë dhe meritojnë, interesi është që të rrëzohet Rama, edhe për shkak të dënimit. Duhet te jemi në revoltë”, tha ish-deputeti.
Pyetje: A duhet të largohet Berisha?
Salianji: Ky diskutim nuk është shtruar. Është një diskutim që mund të ishte që pas zgjedhjeve të 11 majit, nuk e ka kërkuar asnjë prej nesh këtë deri më sot. Jemi duke bërë një diskutim, a ka rrugë tjetër veçse të takojmë dhe flasim me njerëzit. Politika ka një element thelbësor, nëse flet diku dhe nuk dëgjohesh, apo nuk merren vendimet siç ti mendon, ti kërkon mbështetje më të madhe. Mbështetja kërkohet tek ata që janë në këtë raport, te pronarët e partisë, anëtarësia.
Qëllimi është që PD të jetë fituese, për mua. Kështu siç jemi PD nuk i fiton dot. Jemi njëherë te qëllimi. A duhet të jetë fituese? Po. PD duhet të të jetë fituese duke i thyer disa kolona që e kanë dëmtuar partinë.
Pas zgjedhjeve, pasi doli lista për deputet kam reaguar me letër nga burgu dhe kam thënë që nuk jemi në rrugën e duhur. Unë kërkoj që të ketë meritokraci që karrierat në PD të avancojnë në bazën e disa parimeve të shkruara që respektohen, jo të dali i pari Hysen kadiu në Tiranë, Dashi në Elbasan, Ilir në Dibër, e të tjerë, dhe të mos jenë farë në lista. Por të vendoset që kush del i pari në votë te jetë ky. Nëse ka një mekanizëm tjetër, hajde ta zbatojmë.
Në këtë fazë ne, unë kam disa mendime dhe po pyes demokratë të tjerë, për të qenë korrekt, nuk ka pasur asnjë rast të ngjashëm në PD që dikush të dalë dhe të ketë këtë mbështetje në bazë, rast i vetëm ka qenë Berisha përballë Bashës. Konkurrimi është një gjë, takimi me demokratët është tjetër, tregon diçka pjesëmarrja, a tregon që struktura është me ty? Tregon apo jo? Ka shumë rëndësi, numrat në politikë janë më të rëndësishëm, qëllimi është më fisnik, të nxjerrin PD fituese.
Të kthejmë në shina meritokracinë. Hajde të bëjmë bashkë demokratët ta themi, pastaj të dalim më një produkt të plotë për një qëndrim. Retorika ime është bashkuese. Qëndrimi im është që unë kam vetëm një interes personal, qe PD të jetë fituese, se kam hyrë në burg për këtë parti.
Interesi është që PD të jetë fituese, njerëzit që kanë sakrifikuar për PD-në dhe kanë dalë më të votuarit të jenë në vendet që kërkojnë dhe meritojnë, interesi është që të rrëzohet Rama, edhe për shkak të dënimit. Duhet te jemi në revoltë. Ka dy qëndrime një është që Rama na vjedh zgjedhjet, unë them që s’mund të themi gjithë kohën nuk mundet Rama dhe për këtë them se e mundim Ramën duke u nisur nga vetja.
Nuk kemi vendosur asnjë diskutim se çfarë do bëhet me zotin Berisha, por për disa probleme që ekzistojnë në PD. Ndaj them duhet ripërtërirë. Ne po bëjmë përpjekje për bashkim.
Tag: diskutim
-

“Kështu siç jemi, PD nuk fiton dot!”/ A duhet të largohet Berisha? Ja si përgjigjet Salianji
-

“Puçi” i kafenesë!/ Abilekaj: Autoriteti i Berishës në PD është në diskutim, po flitet hapur për pasardhësin
Enton Abilekaj, ka folur për takimin e zhvilluar nga disa prej eksponentëve të PD-së, me në krye Ervin Salianjin. Abilekaj deklaroi se autoriteti i Berishës në PD është vënë në diskutim pas humbjes së zgjedhjeve dhe tani po flitet hapur për pasardhësin e tij.
“Deri në 11 maj Berisha ishte autoritet i padiskutueshëm në PD. Me atë autoritet bëri Foltoren e parë, rrëzoi Bashën. Pas zgjedhjeve, u pa që Berisha mori rezultat më të keq se Basha dhe autoritet i tij u vu në diskutim. Ajo që shohim si rrëmujë, çorganizim, është vënie në diskutim i autoritetit të Berishës. Diskutimi mbi pasardhësin po bëhet hapur, autoriteti i Berishës është i pamjaftueshëm. Kjo është arsyeja pse ajo kafja, që u bë mes njerëzve më të votuar, ngjalli frikë. Nga një krah kemi njerëz me vota, njerëz të votuar, që kanë votat e veta dhe kemi një strukturë drejtuese të pavotuar, që u fut në listë të mbyllur, që nuk dolën as në fushatë. I vetmi njeri që i mban është Berisha me autoritet shumë të lëkundur.
Kryetari i FRPD, thotë nëse Berisha nuk na sjell zgjedhjet brenda një viti, duhet të largohet. Salianji ishte këtu dhe foli. Alimehmeti është skeptik ndaj drejtimit. Aulon Kalaja nuk diskutohet. Kemi të bëjmë me rënie të autoritetit të Berishës, bjerrje të votueshmërisë, për shkak të atyre që mbështet dhe mban në kryesi të pavotuar. Pamë incidentin në Kamzë me Albana Vokshin dhe Flamur Nokën, u përjashtua zonja. E pamë që nuk e kanë mbështetjen, por duke patur pushtet brenda partisë, përjashtojnë njerëz ndërkohë që ata nuk kanë njerëz”, tha Abilekaj. -

Lëvizja Bashkë ‘bashkon’ forcat me PD-në: Mbështes kërkesën e opozitës, të kthehet për diskutim programi qeverisjes
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi është bashkuar kësaj radhe me opozitën duke i kërkuar kryetarit të Kuvendit kthimin e seancës së 12 shtatorit, për të diskutuar programin e qeverisjes së Partisë Socialiste.
“Këtu flitet për normalitet, ju si kryetar më keni kërkuar mua t votoj një projekt program që jam njohur 20 minuta para. Kjo është tejet anormale. Ju po flisni për 19 projektligje dhe nuk jam i informuar. Normaliteti më i madh është që keni kalua programin qeverisës pa debat, pa diskutim. Dua të shpreh mbështetjen e Lëvizjes Bashkë me mocionin e kolegëve të opozitës sa i përket rikthimit në seancë plenare të programit qeverisës.
I bej thirrje mahorancës që është në ndjerin e tyre ta mbështesin dhe në turpin e tyre që ta nisni punën pa diskutuar programin qeverisës”, tha Redi Muçi. -

Miratimi pa diskutim I programit të qeverisë “Rama 4”, Niko Peleshit I duket hap drejt integrimit
Seanca 25 minutëshe e Kuvendit ku mazhoranca votoi pa asnjë debat dhe diskutim programin katër vjeçar te qeverisë “Rama 4”, duke mos I dhënë mundësi opozitës të shprehë asnjë opinion, për Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, duket një gjë mëse normale dhe mbi të gjitha integruese për vendin.
Disa orë pas miratimit të programit në një postim në rrjetin e tij social Kryetari I Kuvendit Niko Peleshi, shprehet se miratimi në seancën e sotme ishte një hap I rëndësishem drejt rrugës së Shqipërisë për në BE.
“Në seancën e sotme plenare miratuam programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, një hap i rëndësishëm për të çuar përpara vizionin qeverisës të vendit për #Shqipërinë2030.
Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë punën e tij, të mbështetur në Kushtetutë, Rregullore dhe Kodin e Etikës, duke garantuar standarde të larta pune dhe transparence, në përputhje me praktikat më të mira të parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian ku synojmë të integrohemi”, shkruen kryetarit I Kuvendit Niko Peleshi. -

Manastirliu, rivale e dobët, por s’e di nëse do hyjmë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Tiranës
Ilir Alimehmeti, këshilltar i PD-së në Bashkinë Tiranë tha se brenda PS, Ogerta Manastirliu është kandidatja më e dobët.
“Brenda PS, Ogerta Manastirliu është një nga kandidaturat më të dobëta”, tha ai.
Po ashtu Alihmehmeti tha se nuk ka një kërkesë apo diskutim në struktura për një kandidaturë të mundshme të tij për Bashkinë Tiranë, megjithëse shtoi se duhet sqaruar diskutimet që zhvillohen në Kryesi për pjesëmarrje dhe mospjesëmarrje në zgjedhje,
“Jo nuk ka një kërkesë të këtij tipi, nuk ka një diskutim të këtij tipi në struktura. Paska dhe një diskutim në Kryesi, do hyjnë apo s’do hyjnë në këto zgjedhje të pjesshme. Kjo duhet sqaruar dhe Gjekmarkaj dhe Bardhi patën një qëndrim”, tha Alimehmeti. Ai tha gjithashtu, se PS nuk i ka votat në Këshillin Bashkiak, për ta shkarkuar Erion Veliajn. -

“Kandidatura më e dobët”/ Gara për zgjedhjet e pjesshme lokale Alimehmeti: Kryesia e PD po diskuton nëse do…
Në një intervistë televizive, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti tha se nuk ka një propozim nga strukturat në drejtim të tij për ta kandiduar përballë Ogerta Manastirliut në garën për kryeqytetin.
Alimehmeti tha se ka një diskutim në kryesi nëse PD do hyjë në zgjedhje apo jo.
“Jo nuk ka një kërkesë të këtij tipi, nuk ka një diskutim të këtij tipi në struktura. Paska dhe një diskutim në Kryesi, do hyjnë apo s’do hyjnë në këto zgjedhje të pjesshme. Kjo duhet sqaruar dhe Gjekmarkaj dhe Bardhi patën një qëndrim,” tha Alimehmeti.
Ilir Alimehmeti komentoi dhe propozimin e Manastirliut nga kryeministri Rama.
“Brenda PS, Ogerta Manastirliu është një nga kandidaturat më të dobëta”, tha ai. -

“Reimagining the Balkans” – Diskutim Publik me Maria Todorovën, Fatos Lubonjën dhe Gëzim Selacin
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari dhe Kuvendi i Sociologjisë, në bashkëpunim me Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) – Zyra në Prishtinë, kanë kënaqësinë të ftojnë publikun në një diskutim të hapur me disa nga zërat më të spikatur të mendimit kritik në rajon:
🎙 Maria Todorova,🎙 Fatos Lubonja,🎙 Gëzim Selaci
Diskutimi do të mbahet në:
📍 Fakultetin Filozofik, Prishtinë🗓 9 shtator 2025🕔 Ora 17:00
Tema “Reimagining the Balkans” do të shtjellojë konceptet e ballkanizmit dhe evropianizmit, 36 vite pas rënies së Perdes së Hekurt dhe 22 vite pas Samitit të Selanikut, që shënoi një pikë kthese në rrugëtimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Ky bashkëbisedim synon të rihapë debatin mbi mënyrën se si e kuptojmë Ballkanin sot, përtej stereotipeve historike dhe përballë sfidave aktuale politike, kulturore dhe shoqërore.
Eventi është i hapur për të gjithë të interesuarit.
ObserverKult
-

“Berisha të largojë humbësit”, Dash Sula: Duhet analizë, parashikoj situatë më të keqe për Partinë Demokratike
Dash Sula nuk mundi ti mbijetojë fshesës së Sali Berishës para zgjedhjeve, i cili me një të rënë te lapsit e fshiu nga listat.
Pastrimin e shtëpisë që premtoi kur doli nga izolimi, doktori e nisi me të vetët duke larguar rebelët. Si njëri prej tyre, Sula mendon se ka ardhur koha që Berisha të largojë humbësit.
“Pa diskutim duhet një analizë e hollësishme, drejtuesit e qarqeve kanë përgjegjësinë e parë, pa diskutim sekretari i Përgjithshëm, pa diskutim figurat e tjera sipas rezultateve, më pas dhe zoti Berisha ka përgjegjësinë e tij. Nëse do vazhdojnë po këto figura, nga sekretari i përgjithshëm, nënkryetarët dhe kryetari i grupit etj, do të vijojë po kjo statusquo ta mbajnë, ta gëzojnë dhe në zgjedhjet e tjera unë parashikoj një situatë akoma më të keqe për Partinë Demokratike”, u shpreh Dash Sula në një intervistë për Top Channel.
Ish ligjvënësi demokrat është i mendimit që shërbimi më i mirë që Sali Berisha mund t’i bënte partisë është riformatimi i thellë, për ti hapur rruge një lidershipi të ri.
”Sepse do duhet të kemi një model të ri dhe ndryshe në përballje me PS dhe Edi Ramën që do te thotë nëse do vijohet po me këto figura që kemi sot nuk mundet Rama dhe PS. Do te thotë qe duhen burra dhe gra që te dalësh para shqiptareve tu thuash ky jam unë, modeli ndryshe nga kundërshtari im që kam përballë”, tha Sula.
Një lëvizje e re që nis me një foltore është paralajmëruar. Dash Sula tregon kushtin që ka për t’iu bashkuar.
“Nëse do kemi një lëvizje që do ta marrin figura të tjera për të shpëtuar Partinë Demokratike, do kenë qasje tjetër në raport me problematikat që ka PD, sigurisht do ta mbështesja dhe do thosha që ia vlen ta mbështesësh, por nëse do jetë analizë empirike që do të iki nga qendra në bazë, që ti dëgjojnë dhe të shkruajnë, ca do të shkruajnë dhe do të kthehen prap në bazë, kjo nuk ka vlerë”, u shpreh ish-deputeti i PD-së.
Ish deputeti demokrat pret që lëvizja e re të sjellë përmbysje në Partinë Demokratike, ku ata që grumbulluan vota më shumë, të vlerësohen dhe të ngjiten në krye të partisë.Top Channel
-

Foltore dhe lëvizje e re në PD kundër Berishës? Dash Sula jep detaje dhe vendos kushte: Do ta mbështes nëse…
Dash Sula nuk mundi ti mbijetojë fshesës së Sali Berishës para zgjedhjeve, i cili me një të rënë te lapsit e fshiu nga listat.
Pastrimin e shtëpisë që premtoi kur doli nga izolimi, doktori e nisi me të vetët duke larguar rebelët. Si njëri prej tyre, Sula mendon se ka ardhur koha që Berisha të largojë humbësit.
“Pa diskutim duhet një analizë e hollësishme, drejtuesit e qarqeve kanë përgjegjësinë e parë, pa diskutim sekretari i Përgjithshëm, pa diskutim figurat e tjera sipas rezultateve, më pas dhe zoti Berisha ka përgjegjësinë e tij. Nëse do vazhdojnë po këto figura, nga sekretari i përgjithshëm, nënkryetarët dhe kryetari i grupit etj, do të vijojë po kjo statusquo ta mbajnë, ta gëzojnë dhe në zgjedhjet e tjera unë parashikoj një situatë akoma më të keqe për Partinë Demokratike”, u shpreh Dash Sula.
Ish ligjvënësi demokrat është i mendimit që shërbimi më i mirë që Sali Berisha mund t’i bënte partisë është riformatimi i thellë, për ti hapur rruge një lidershipi të ri.
”Sepse do duhet të kemi një model të ri dhe ndryshe në përballje me PS dhe Edi Ramën që do te thotë nëse do vijohet po me këto figura që kemi sot nuk mundet Rama dhe PS. Do te thotë qe duhen burra dhe gra që te dalësh para shqiptareve tu thuash ky jam unë, modeli ndryshe nga kundërshtari im që kam përballë”, tha Sula.
Një lëvizje e re që nis me një foltore është paralajmëruar. Dash Sula tregon kushtin që ka për t’iu bashkuar.
“Nëse do kemi një lëvizje që do ta marrin figura të tjera për të shpëtuar Partinë Demokratike, do kenë qasje tjetër në raport me problematikat që ka PD, sigurisht do ta mbështesja dhe do thosha që ia vlen ta mbështesësh, por nëse do jetë analizë empirike që do të iki nga qendra në bazë, që ti dëgjojnë dhe të shkruajnë, ca do të shkruajnë dhe do të kthehen prap në bazë, kjo nuk ka vlerë”, u shpreh ish-deputeti i PD-së.
Ish deputeti demokrat pret që lëvizja e re të sjellë përmbysje në Partinë Demokratike, ku ata që grumbulluan vota më shumë, të vlerësohen dhe të ngjiten në krye të partisë. -

Debatet në Këshillin Bashkiak/ Pano: Veliaj tani është i pandehur zyrtarisht, por mazhoranca nuk lejon diskutime për këtë çështje
Në një intervistë për Syri TV me moderator Edvin Parruca, anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano, komentoi debatet e ashpra që zhvilluan gjatë mbledhjes së sotme të këshillit.
Pano theksoi mungesën e dëshirës së mazhorancës për të diskutuar lirshëm dhe rëndësinë e pranisë së mediave në seancë, një hap që sipas tij ishte i pazakontë dhe i mirëpritur.
“Temperaturat ishin të nxehta jo vetëm jashtë, por edhe brenda sallës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku kishte debate, diskutime dhe herë pas here edhe diskutime të nxehta përsa i përket çështjeve të cilat ne kemi kohë që kemi ngritur zërin tonë. Prej 2 muajsh tashmë ne kemi kërkuar që të bëhet një diskutim mes grupeve të këshilltarëve përsa i përket statusit të Veliajt. Nëse deri përpara një jave ai ishte nën hetim, por ishte në paraburgim dhe nuk mund të kryente dot detyrat e tij si në funksionin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Nga dje ai është një person i pandehur me akuza zyrtare. Kishim një diskutim mbi situatën kaotike ku bashkia e Tiranës ndodhet. Nuk është një gjë e re që anëtarët e mazhorancës në Këshillin Bashkiak nuk duan debat, nuk duan diskutim dhe opozitës i cenohet fjala e lirë. Ajo që ia vlen për t’u cilësuar është se sot u lejua pjesa e mediave dhe gazetarëve që të ishin pjesë e seancës, gjë që nuk ka ndodhur më parë”, tha Pano.