Tag: diskriminuese

  • Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve/ Lamallari i shqetësuar takon ministrin britanik: Narrativat diskriminuese…

    Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve/ Lamallari i shqetësuar takon ministrin britanik: Narrativat diskriminuese…

    Tre ditë më parë kryeministri Rama i cilësoi zhgënjyese deklaratat e ministres britanike, Shabana Mahmood, lidhur me dëbimin nga Britania e Madhe të 700 familjeve shqiptare, të cilët sipas saj pas refuzimit të azilit, po vijojnë të jetojnë në Britani nga financimi i taksapaguesëve vendas.
    Ndërkohë së fundi gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka shprehur të njëjtin shqetësim Lord Timpson, Ministër i Shtetit për Burgjet, Shërbimin e Provës dhe Uljen e Përsëritjes së Veprave Penale i Mbretërisë së Bashkuar.
    “Narrativat diskriminuese, përçarëse dhe frymëzuese të stereotipeve negative ndaj një kombësie të caktuar janë të padrejta, aspak korrekte dhe siç koha ka dëshmuar, në fund rezultojnë më së paku boshe apo dhe kundërproduktive”, shkruan Lamallari teksa publikon edhe foto nga takimi.
    Mes të tjerash gjatë takimi dypalësh në Tiranë, dy ministrat kanë diskutuar edhe për të avancuar zbatimin e marrëveshjes për transferimin e të dënuarve, koordinimin e rasteve të ekstradimit dhe rritjen e efikasitetit të partneritetit gjyqësor.
     
    Kjo nuk është hera e parë që zyrtarë të lartë të qeverisë britanike përzgjedhin shqiptarët për t’i etiketuar në narrativat e tyre kundër emigracionit. Kujtojmë kohë më parë që reagime me tone raciste pati edhe nga Sekretarja e Brendshme, Suella Breverman.

  • Greva e urisë e naftëtarëve, punonjësit e “Bankers” protestojnë për paga diskriminuese dhe trajtim jo dinjitoz

    Greva e urisë e naftëtarëve, punonjësit e “Bankers” protestojnë për paga diskriminuese dhe trajtim jo dinjitoz

    Me pretendimet për paga diskriminuese dhe trajtime jo dinjitoze nga kompania Bakers Petrolium, 10 naftëtarë të vendburimit të Marinzës prej disa ditësh hanë hyrë në grevë urie.

    Zyrat e sindikatës të sektorit hidrokarbur në Marinzë janë kthyer në vendqëndrimin e grevistëve, ndërkohë që 150 punonjës të fushës naftëmbajtëse kanë bojkotuar punën duke lënë pa mbikëqyrje 400 puseve aktive.
    Naftëtarët thonë se kompania Bankers Petrolium po qëndron indiferente ndaj kërkesave të tyre duke iu ofruar vetëm rritje të dietës ushqimore
    Aktualisht puset aktive të naftës po monitorohen nga punonjës të firmave nënkontraktore, por sipas sindikalistëve ata po përballen me volum të papërballueshëm pune, që po cenon jo vetëm shëndetin e tyre, por edhe funksionimin e vendburimit.

    Top Channel

  • Punonjësit e naftës protestojnë para “Bankers Petroleum”, denoncojnë paga diskriminuese dhe kushte çnjerëzore

    Punonjësit e naftës protestojnë para “Bankers Petroleum”, denoncojnë paga diskriminuese dhe kushte çnjerëzore

    Një protestë është zhvilluar këtë të premte  para zyrave të kompanisë “Bankers Petroleum”, ku dhjetëra punonjës nafte janë mbledhur për të ngritur zërin kundër kushteve të punës dhe pagave të ulëta. Protestuesit, me pankarta në duar, kanë bërë thirrje për masa urgjente dhe kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, do të nisin një grevë urie.
    Punëtorët theksuan se pagat e tyre janë “totalisht diskriminuese” dhe se diferenca mes pagës së tyre dhe asaj të drejtuesve është “dhjetëra e qindra fish”. Një nga protestuesit deklaroi se po përballen me “kushte çnjerëzore”, duke punuar 24 orë në ditë, me dy turne, në temperatura ekstreme dhe mes “erës mbytëse, pluhurit dhe naftës”.
    Ata denoncuan gjithashtu përpjekjet për t’i frikësuar, duke thënë se ka pasur “intimdimim” për t’i detyruar të mos marrin pjesë në protestë. Gjatë protestës, u vunë re dy persona të panjohur që filmonin pjesëmarrësit dhe përfaqësuesit e medias, një veprim që protestuesit e interpretuan si një përpjekje për t’i kërcënuar.
    “Nuk do të heshtim, do të jemi sot, do të jemi nesër dhe të gjitha ditët në vijim. Nuk do ta lëmë me kaq sepse pas studimeve do të nisim negociatat për të shkuar në grevë,” theksoi një nga protestuesit.
    Lexo edhe:
    Si po shuhet në heshtje korrupsioni disa miliarda euro i Bankers

  • Kore raciste kundër Kosovës, UEFA gjobit rëndë Partizan Beograd dhe i mbyll një pjesë të stadiumit

    Kore raciste kundër Kosovës, UEFA gjobit rëndë Partizan Beograd dhe i mbyll një pjesë të stadiumit

    14 Gusht 2025

    8:46

    Telesport

    UEFA e ka gjobitur Partizanin e Beogradit me 90,250 euro dhe ka urdhëruar mbylljen e një pjese të stadiumit të klubit serb për shkak të koreve raciste dhe të motivuara politikisht nga tifozët e tij.
    Disa mbështetës të Partizanit të Beogradit, shfaqën një banderolë ku shkruhej “Kosova është Serbi” dhe kënduan thirrje diskriminuese dhe ofenduese gjatë ndeshjeve të tyre në shtëpi kundër Hibernian dhe Olexandriya.
    Këto ndeshje ishte të vlefshme për Conference League. UEFA i ka akuzuar ata për “sjellje raciste dhe/ose diskriminuese”, shfaqjen e një banderole të ndaluar dhe hedhjen e objekteve.

  • FIFA dënon Shqipërinë për incidentet në ndeshjen kundër Serbisë

    FIFA dënon Shqipërinë për incidentet në ndeshjen kundër Serbisë

    Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri-Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”.
    Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun, për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare).

    Ky vendim është një penalizim serioz për gjithë komunitetin futbollistik dhe dëmton jo vetëm Federatën, por mbi të gjitha Kombëtaren. FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve të Kombëtares që të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën tonë, të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë.

  • UEFA dënon Shqipërinë për incidentet në ndeshjen kundër Serbisë

    UEFA dënon Shqipërinë për incidentet në ndeshjen kundër Serbisë

    Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri-Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”.
    Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun, për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare).

    Ky vendim është një penalizim serioz për gjithë komunitetin futbollistik dhe dëmton jo vetëm Federatën, por mbi të gjitha Kombëtaren. FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve të Kombëtares që të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën tonë, të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë.

  • Thirrje diskriminuese ndaj Serbisë, zbulohet shkaku pse FIFA mbylli 20% të “Arena Kombëtare”

    Thirrje diskriminuese ndaj Serbisë, zbulohet shkaku pse FIFA mbylli 20% të “Arena Kombëtare”

    FIFA ka vendosur të penalizojë Shqipërinë me mbylljen e 20% të stadiumit “Arena Kombëtare” për ndeshjen ndaj Serbisë, pas thirrjeve diskriminuese të tifozëve kuqezinj në përballjen me Andorrën.
    Sipas dokumenteve të zbuluara nga “Panorama Sport”, procedimi disiplinor është bazuar në raportin e delegatit të ndeshjes, i cili identifikoi incidentin në sektorin N103 të stadiumit, ku ndodheshin grupimet “Tifozat Kuq e Zi” dhe “Iliryan Elite”.
    Në minutën e tretë të ndeshjes, një grup prej rreth 50 tifozësh ka kënduar slogane si “Vriti, vriti serbët” dhe “Vrite, shkatërroje, Serbinë masakroje”, që janë interpretuar si nxitje për urrejtje etnike dhe dhunë, në kundërshtim me Kodin Disiplinor të FIFA-s.
    Thirrjet zgjatën rreth 15-20 sekonda dhe u regjistruan me video, duke u përkthyer më pas në anglisht. Raporti thekson se nuk pati reagim nga lojtarët, zyrtarët apo arbitrat dhe se incidenti nuk u përsërit më gjatë ndeshjes.
    FSHF u njoftua për hetimin më 2 prill, ndërsa vendimi final për sanksionin u mor disa ditë më pas. Ky zhvillim ka shkaktuar reagime të forta nga tifozët shqiptarë dhe opinioni sportiv në vend.

     

  • FIFA gjobit për sjelljen diskriminuese tifozët shqiptarë, mbyll një pjesë të stadiumit ndaj Serbisë

    FIFA gjobit për sjelljen diskriminuese tifozët shqiptarë, mbyll një pjesë të stadiumit ndaj Serbisë

    FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit pas sjelljes diskriminuese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Andorrës, e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare” më 24 mars 2025.
    Komisioni Disiplinor i FIFA-s e konsideron të papranueshme sjelljen e tifozëve dhe ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së, si edhe mbylljen e të paktën 20% të stadiumit në ndeshjen e radhës së Shqipërisë në kompeticionet e FIFA-s (ndaj Serbisë, më 7 qershor), me prioritet në tribunat pas portave.
    Sipas vendimit të dhënë nga FIFA, ky 20% mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit. Gjithashtu, brenda 6 muajve, FSHF duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA.
    FSHF iu bën thirrje tifozëve që të vazhdojnë ta mbështesin kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive, teksa i fton të tregojnë qytetari dhe respekt përmes sjelljes korrekte ndaj ekipit kundërshtar, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin kuqezi. FSHF mbetet në pritje të udhëzimeve të FIFA-s për mënyrën e zbatimit të vendimit.
    Më poshtë faksimile e vendimit të Komisionit të Disiplinës së FIFA-s:

  • FIFA gjobit FSHF-në për sjelljen diskriminuese të tifozëve shqiptarë në Shqipëri – Andorra

    FIFA gjobit FSHF-në për sjelljen diskriminuese të tifozëve shqiptarë në Shqipëri – Andorra

    FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit pas sjelljes diskriminuese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Andorrës, e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare” më 24 mars 2025.

    Komisioni Disiplinor i FIFA-s e konsideron të papranueshme sjelljen e tifozëve dhe ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së si edhe mbylljen e të paktën 20% të stadiumit në ndeshjen e radhës së Shqipërisë në kompeticionet e FIFA-s, me prioritet në tribunat pas portave.

    Sipas vendimit të dhënë nga FIFA, ky 20% mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit. Gjithashtu, brenda 6 muajve, FSHF duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA.

    Federata u bën thirrje tifozëve që të vazhdojnë të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive dhe i fton të tregojnë qytetari dhe respekt përmes sjelljes korrekte ndaj ekipit kundërshtar, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin kuqezi.

    FSHF mbetet në pritje të udhëzimeve të FIFA-s për mënyrën e zbatimit të vendimit.

    Më poshtë faksimile e vendimit të Komisionit të Disiplinës së FIFA-s:

    Vazhdo leximin

  • FIFA gjobit FSHF-në për sjelljen diskriminuese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes Shqipëri-Andorra

    FIFA gjobit FSHF-në për sjelljen diskriminuese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes Shqipëri-Andorra

    FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit pas sjelljes diskriminuese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Andorrës, e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare” më 24 mars 2025.Komisioni Disiplinor i FIFA-s e konsideron të papranueshme sjelljen e tifozëve dhe ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së si edhe mbylljen e të paktën 20% të stadiumit në ndeshjen e radhës së Shqipërisë në kompeticionet e FIFA-s, me prioritet në tribunat pas portave.
    Sipas vendimit të dhënë nga FIFA, ky 20% mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit.Gjithashtu, brenda 6 muajve, FSHF duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA.
    Më poshtë faksimile e vendimit të Komisionit të Disiplinës së FIFA-s: