Ndërtoi pa leje në zonën e Voskopojës, arrestohet administratori i subjektit.
Procedohen penalisht 2 punonjës të IMT-së së Bashkisë Korçë, si dhe pezullohen dhe procedohen në mënyrë disiplinore disa efektivë të Policisë së Shtetit.
‘Në zbatim të detyrave të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kontroll të imtësishëm të territorit me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, bazuar në informacion të siguruar në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti privat’, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë ky shtetas dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës.
‘Gjithashtu, janë proceduar penalisht shtetasit I. L., 54 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, me detyrë Kryeinspektor dhe Inspektor në IMT-në e Bashkisë Korçë, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollet përkatëse dhe duke mos njoftuar Policinë në kohën e duhur.
Në vijim të veprimeve, janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka nisur ecuria e rëndë disiplinore për Inspektor A. B., me detyrë ndihmës/specialist i rendit (SPZ) dhe Nënkomisar E. P., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë.
Njëkohësisht ka nisur ecuria e rëndë disiplinore për Nënkomisar P. B., me detyrë koordinator i ndihmës/specialistëve të rendit në zonë.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit po vijon hetimin e thelluar disiplinor për këtë rast.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për qytetarët që të mos ndërmarrin ndërtime pa leje dhe për administratorët apo pronarët e bizneseve që të mos zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike, pasi do të përballen me ligjin’, përfundon njoftimin policia.
Tag: disiplinore
-

Pranga se ndërtoi pa leje në Voskopojë/ Procedohen 2 punonjës të IMT, pezullohen..
-

Videot e Real Madrid kundër gjyqtarëve, gjykata urdhëron masa disiplinore
1 Korrik 2025
18:19
Telesport
Një gjykatë në Spanjë ka urdhëruar autoritetet të nisin procedura disiplinore ndaj Real Madridit. Arsyeja është se klubi madrilen ka disa muaj që publikon video që synojnë dëmtimin e reputacionit të gjyqtarëve në La Liga.
Dyshohet se pas këtyre videove qëndron vetë presidenti Florentino Perez, i cili u ka kërkuar ndihmësve të klubit për rrjetet sociale të postojnë video kundër gjyqtarëve në “Real Madrid TV”.
“Los Blancos” kanë këmbëngulur vazhdimisht se qëllimi i këtyre videove është denoncimi i sistemit të korruptuar të gjyqtarëve në Spanjë. -

“Shkelje disiplinore”, ILD kërkon “Vërejtje Publike” për gjyqtaren e Tiranës
Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur një hetim disiplinor ndaj gjyqtares Antonela Prendi, e cila ushtron detyrën në Gjykatën e Tiranës. Hetimi ka nisur pas raportit të inspektimit të ILD-së, i cili analizoi procedurën e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore në këtë gjykatë për periudhën 1 shtator 2022 – 30 dhjetor 2022. Gjatë inspektimit, është vënë re se një numër vendimesh janë dorëzuar pas afatit 120-ditor të parashikuar nga Kodi i Procedurës Civile, i cili është konsideruar si koha e arsyeshme për dorëzimin e vendimeve të arsyetuara.
Pas shqyrtimit të 21 vendimeve të dorëzuara me vonesë nga gjyqtarja Prendi, ILD ka konstatuar se shkelja disiplinore ka ndodhur për shkak të neglizhencës nga ana e saj. Në disa raste, vonesat kanë arritur deri në dy vjet e katër muaj, ndërkohë që nuk janë paraqitur arsye të justifikueshme për këtë vonesë, si arsye shëndetësore ose familjare, përveç asaj që ka të bëjë me ngarkesën e punës dhe kapacitetin e gjykatës.
Sipas ILD shkeljet janë të natyrës së “shkeljes së lehtë disiplinore”, duke marrë parasysh se gjyqtarja ka një karrierë të gjatë dhe të pastër, pa masa disiplinore të mëparshme, dhe se ka bashkëpunuar gjatë hetimit. Si rezultat, ILD ka propozuar masën disiplinore “Vërejtje publike” për gjyqtaren Antonela Prendi, sipas legjislacionit në fuqi.
Ky propozim do t’i paraqitet Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ) për shqyrtim dhe vendimmarrje përfundimtare. -

FFM e ndëshkon, Gostivari ‘ndjek’ Voska Sport, tërhiqet nga ‘Prva Liga’
Presidenti i klubit është Enes Usta, drejtori teknik Mert Nobre dhe kapiten figuron Alper Potuk
Pas vendimit nga Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut për t’i njohur humbjen në tavolinë Gostivarit (0-3), pas tërheqjes nga fusha në ndeshjen me Rabotnickin, klubi shqiptar teksa i hoqën dhe 9 pikë, ka marrë një tjetër vendim drastik duke njoftuar largimin nga kampionai.
Tashmë mbesin 10 skuadra në elitë duke komprometuar garën, kur kanë mbetur edhe 3 javë. Më parë është tërqehqur edhe skuadra tjetër shqiptare Voska Sport.
Njoftimi i klubit të Gostiavrit:
“Lidhur me veprimet disiplinore të shpallura ndaj klubit tonë në faqen e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM):
Para se të procedojmë, duam të sqarojmë se ende nuk kemi marrë dokumentacion zyrtar nga FFM lidhur me sanksionet e vendosura ndaj klubit tonë të futbollit. Në këtë pikë, informacioni ynë i vetëm vjen nga ajo që publikohet në faqen e internetit të FFM-së.
Ne e kuptojmë se masat disiplinore kanë për qëllim pengimin dhe ndëshkimin e individëve që angazhohen në keqtrajtim. Megjithatë, FFM përdor gjoba për të heshtur ata që kërkojnë drejtësi dhe për t’iu përgjigjur padrejtësisë. Në vend që të adresojë ankesat dhe të përpiqet për zgjidhjen e çështjeve, ajo ka zgjedhur ta ndëshkojë klubin tonë të futbollit në mënyrën më të ashpër të mundshme.
Nuk jemi ekipi i parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që tërhiqemi nga fushat dhe liga. Dy skuadra tashmë janë larguar nga ndeshjet e tyre dhe liga në dy javët e fundit, edhe pse klubi ynë vuajti dhe mund të pësojë masat më të ashpra disiplinore”, ndër të tjera…
🇲🇰 | Kuzey Makedonya 1. Lig ekibi KF Gostivar, ligden çekildiğini açıkladı.Kulüp, verilen cezalar ve yaptırımlara itiraz ederek geleceği için bu kararı aldığını duyurdu.Bilgi: Kulübün başkanı Enes Usta, teknik direktörü Mert Nobre, kaptanı ise Alper Potuk. pic.twitter.com/3AccjgT5CU— Balkan Futbolu (@BalkanFutbolu) May 3, 2025
Vazhdo leximin
-

FFM e ndëshkon, Gostivari ndjek “Voska Sport”, tërhiqet nga ‘Prva Liga’
Presidenti i klubit është Enes Usta, drejtori teknik është Mert Nobre dhe kapiten është Alper Potuk
Pas vendimit nga Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut për t’i njohur humbjen në tavolinë të Gostivarit (0-3), pas tërheqjes nga fusha në ndeshjen me Rabotnickin klubi shqiptar teksa i hoqën dhe 9 pikë, ka marrë një tjetër vendim drastik duke njoftuar largimin nga kampionai.