Tag: disiplinore

  • Vonesa deri në 4 vite për zbardhjen e vendimeve, ILD jep masën disiplinore për gjyqtarin në Sarandë

    Vonesa deri në 4 vite për zbardhjen e vendimeve, ILD jep masën disiplinore për gjyqtarin në Sarandë

    Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj, me detyrë në Gjykatën e Shkallës së Parë, Juridiksioni i Përgjithshëm Sarandë, pas hetimit disiplinor të nisur për shkelje të rënda në përmbushjen e detyrimeve funksionale.

    Hetimi është bazuar në 13 ankesa për vonesa të përsëritura në zbardhjen e vendimeve gjyqësore, që në disa raste kanë shkuar deri në 4 vite tejkalim të afatit ligjor. Vendimet i përkasin periudhës 2021–2023, ndërkohë që janë përfshirë edhe dy procedime të mëparshme që janë bashkuar në një dosje të vetme hetimore.
    Raporti i ILD-së vë në dukje se:
    Vonesat në zbardhje nuk janë episod i izoluar, por një model i përsëritur për tre vite radhazi, duke tejkaluar çdo standard ligjor dhe profesional;
    Shkeljet kanë sjellë vonesa në të drejtën e ankimit, në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore dhe mosmarrjen në kohë të produktit të pritshëm nga një gjykim – në thelb, një drejtësi të mohuar për qytetarët;
    Gjyqtari ka vetëm 5 vite përvojë në sistem, por shkeljet janë konstatuar në vitet e 2-të, 3-të dhe 4-t të ushtrimit të detyrës, çka sipas ILD dëshmon për mungesë përgatitjeje dhe përgjegjshmërie funksionale.
    Megjithëse gjyqtari ka qenë bashkëpunues gjatë hetimit, ILD vlerëson se shkeljet përbëjnë “shkelje të rëndë disiplinore”, duke kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor caktimin e masës:
    “Ulje e përkohshme e pagës deri në 40% për një periudhë jo më të gjatë se një vit”, bazuar në nenin 105 dhe 108 të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
     

  • ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Sarandës: Ti ulet rroga!

    ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Sarandës: Ti ulet rroga!

    Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar ndaj magjistratit me inicialet Sh.L., gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, vendosjen e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës deri në 40%, deri në një vit”.
    Gazetarja e Klan News Glidona Daci e cila ka siguruar kërkesën për procedim disiplinor, bën me dije se ajo bazohet në 13 ankesa të depozituara ndaj gjyqtarit, për vonesa të përsëritura në zbardhjen e vendimeve gjyqësore në periudhën 2021–2023, përtej afateve ligjore, në disa raste deri në katër vite.
    Sipas raportit të Inspektoratit, mosrespektimi i afateve nuk ishte episod i izoluar, por një model i përsëritur.
    “Nga ana e magjistratit janë ndërmarrë veprime/mosveprime në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, duke tejkaluar afatet tej çdo logjike, ku mosrespektimi i afateve ligjore nuk paraqitet si episod i izoluar, por si model i përsëritur në tri vite radhazi dhe në përmasa jashtë çdo standardi ligjor dhe profesional të afateve të vonesës. Zvarritja sistematike dhe e përsëritur përtej këtyre afateve, përbën tregues të qartë të mosrespektimit të përgjegjësive funksionale.”, thuhet në kërkesë, ku më tej sipas ILD-së, ky rast ka dëmtuar imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të.
    Mungesa e arsyetimeve në kohë ka penguar palët të ushtrojnë të drejtën e ankimit dhe ka vonuar ekzekutimin e vendimeve: Shkelja disiplinore ka sjellë mos marrje në kohë të produktit të pritshëm nga gjykimi i një çështjeje të caktuar, vonesa në ushtrimin e të drejtës së ankimit apo edhe vonesa të theksuara në ekzekutimin e vendimit gjyqësor, si pasojë e mos arsyetimit në kohë të vendimeve, pra një drejtësi e mohuar. Sjellja e magjistratit pas kryerjes së shkeljes, pas fillimit të hetimit dhe gjatë procedimit hetimit/procedimit disiplinor ka qenë bashkëpunuese.
    Pavarësisht bashkëpunimit të gjyqtarit gjatë hetimit, ILD vlerëson se veprimet dhe mosveprimet e tij përbëjnë “shkelje të rëndë disiplinore”, duke propozuar ndaj tij një ndëshkim financiar në përputhje me ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vendimi final do të merret nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

  • Hodhën librin e Kushtetutës dhe shishe uji ndaj Edi Ramës, përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët e PD

    Hodhën librin e Kushtetutës dhe shishe uji ndaj Edi Ramës, përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët e PD

    Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka përjashtuar 10 ditë nga seancat e Kuvendit dy deputetët e PD, Gazment Bardhin dhe Fidel Krekën.

    Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Elda Menga, e cila ndoqi mbledhjen
    “Deputeti Gazmend Bardhi goditi disa herë me mjete të forta (siç duket qartë në pamje) në drejtim të Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave.
    Gjithashtu edhe deputeti Fidel Kreka kreu në të njëjtën formë shkelje si deputeti Gazmend Bardhi. Prandaj kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazmend Bardhi dhe Fidel Kreka.
    Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore”, ishte kjo kërkesa e deputetëve të PS një ditë më parë, që kërkuan masën disiplinore ndaj kreut të grupit të PD, dhe Krekës, pas seancës kaotike.

    Top Channel

  • Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis hetimin disiplinor ndaj prokurores së Korçës, zbardhet arsyeja

    Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis hetimin disiplinor ndaj prokurores së Korçës, zbardhet arsyeja

    Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor me iniciativë ndaj Anjeza Kalanxhi, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për shkelje të dispozitave, që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave/prokurorisë dhe shkelje të rregullave të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit që rezulton nga hetimi ose gjykimi, në proces ose i përfunduar.

    Në një njoftim zyrtar, ILD shprehet se në cilësinë e prokurores së çështjes, prokurorja Anjeza Kalanxhi është ankuar në ILD ndaj vendimmarrjes së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke nënshkruar me pozicionin që mban, si Drejtuese e Seksionit të Posaçëm dhe e dërguar për dijeni, bashkë me akte procedurale pjesë të dosjes, edhe tek disa institucioneve të tjera brenda dhe jashtë sistemit të drejtësisë, veprime që konsiderohen shkelje disiplinore.
    Nga raporti i hetimit disiplinor rezulton se:
    • Gjatë një procesi ankimi/informimi, edhe pse në cilësinë e prokurores së çështjes, A.K. ka nënshkruar si Drejtuese e Seksionit të Posaçëm dhe dërguar informacion për dijeni, shoqëruar me mbi 20 akte pjesë të dosjes, tek disa institucione brenda dhe jashtë sistemit të drejtësisë, veprime që konsiderohen shkelje disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 1, shkronja “j” dhe shkronja “g” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
    • Prokurorja ka nënshkruar shkresa pa patur kompetencë, nxjerrë dhe dërguar të tretëve kopjeje të disa akteve, pjesë të dosjes së një çështjeje në proces hetimi, duke shpërfillur autoritetin e titullarit të prokurorisë, cënuar imazhin e zyrës së prokurorisë, teksa publikimi i akteve procedurale mbart rrezikun e ardhjes së pasojave në dëm të hetimit dhe për rrjedhojë humbjen e besimit të publikut për funksionimin e Prokurorisë sipas ligjit dhe jo dëshirës së magjistratit.
    • Ligji nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon mes të tjerash se: 1- Prokurorët dhe gjithë personeli i prokurorisë, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, si edhe pas përfundimit të saj, janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin dhe sekretin shtetëror për fakte për të cilat vijnë në dijeni, me përjashtim të rasteve kur ligji parashikon ndryshe. 2- Prokurorisë nuk i lejohet të bëjë publike ose t’u japë personave të tretë të dhëna që dëmtojnë çështjen në proces hetimi apo gjykimi, që cënojnë dinjitetin dhe jetën private të personave, të drejtat e të miturve, si dhe të dhëna me karakter konfidencial ose të rezervuar. 3 – Prokurorëve u ndalohet të bëjnë deklarata ose të japin mendime për veprimtarinë e organeve të tjera.
    “Raporti hetimor konkludon se duke mbajtur në konsideratë natyrën e shkeljes disiplinore; ekzistencën e rrethanës lehtësuese, lidhur me shkeljen për herë të parë; përvojën 2 vjeçare në funksionin e prokurores; cënimin e imazhit të prokurorisë dhe besimit të publikut në sistemin e drejtësisë, arrihet në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates përbëjnë “Shkelje disiplinore e lehtë”, sipas nenit 102 pika 1 shkronjat “g” dhe “j” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe ILD i propozon KLP-së caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj znj. A.K. prokurore e Prokurorisë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, thuhet në njoftim.
     

    Top Channel

  • Lejoi Metën të japë intervistë nga burgu/ Drejtoria e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokatin Cakrani

    Lejoi Metën të japë intervistë nga burgu/ Drejtoria e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokatin Cakrani

    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar marrjen e masave disiplinore ndaj avokatit Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i Ilir Metës.
    Në një kërkesë zyrtare, institucioni akuzon avokatin se ka shkelur rregullat, pasi ka lejuar që Meta të realizojë një audio-intervistë nga ambientet e paraburgimit për një televizion.
    Sipas Drejtorisë së Burgjeve, një veprim i tillë bie ndesh me rregulloren e brendshme dhe cënon etikën e komunikimit dhe rregullat e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.
    “Më datë 1 korrik 2025, gjatë një emisioni televiziv te transmetuar drejtpërsëdrejti ne televizionin “MCN”, ka qenë i ftuar avokati Kujtim Cakrani, i cili është prezantuar si mbrojtësi ligjor i shtetasit Ilir Metaj dhe me telefonin e tij ka realizuar një komunikim të drejtpërdrejte audio me klientin e tij, i cili ndodhet në paraburgim.
    Sipas asaj që u transmetua publikisht, telefonin u vendos në altoparlant dhe me pas iu kalua moderatores për te realizuar një intervistë publike, duke shkelur qartazi kufizimet ligjore qe lidhen me statusin e të paraburgosurit, i cili nuk gëzon liri të pakufizuar komunikimi, dhe sidomos jo me media apo publikun. pa miratim paraprak te prokurorit te çështjes”,thuhet në kërkesën e Drejtorisë së Burgjeve.
    Për këto arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në referim të nenit 39 dhe neni 40 të Ligjin Nr. 55/2018 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërise” kërkon nisjen e një procedure disiplinore ndaj avokatit z. Kujtim Cakrani.

  • Ndryshojnë rregullat e ushtrisë, zbardhen propozimet në ligj për forcimin e disiplinës

    Ndryshojnë rregullat e ushtrisë, zbardhen propozimet në ligj për forcimin e disiplinës

    Ushtri më e rreptë, sidomos kur është me mision jashtë Shqipërisë.

    Ministria e Mbrojtjes propozon disa ndryshime në ligjin për disiplinën e forcave të Armatosura, që synon forcimin e disiplinës ushtarake dhe të rendit ushtarak.
    Kështu kërkohet që ushtarët për vepra që konsiderohenn shkelje të lehta brenda territorit shqiptar si mosrespektimi i orarit të punës, shkrepja e armës nga pakujdesia, publikimi në rrjete sociale i efektivëve me simbole ushtarake, etj; kur ndodhin gjatë marrëveshjeve në arenën ndërkombëtare do të vlerësohen si shkelje të rënda dhe ndëshkimi nuk do të jetë thjesht qortim apo punë jashtë orarit, por rrezikon nga vërejtje me shkrim deri në mbajtje të ¼ të pagës.
    Si dhe shkeljet e rënda pritet të klasifikohen si shumë të rënda, në proporcion edhe masat disiplinore që një gabim në një mision jashtë vendit mund t’iu kushtojë përjashtimin nga Forcat e Armatosura.
    “Me qëllim rritjen e nivelit te disiplinës është menduar që klasifikimi i shkeljeve disiplinore që kryhen në misione jashtë vendit të konsiderohen me të rënda.
    Ky ndryshim është propozuar nisur nga fakti që nga praktika në misionet dhe në angazhimet jashtë vendit kërkohet një disiplinë me e lartë dhe si rrjedhojë është e nevojshme që të gjitha shkeljet të konsiderohen shkelje të rënda, dhe masat disiplinore që jepen për to të jetë në përputhje me shkeljet e rënda.
    Propozimi bëhet pasi Forcat e Armatosura nuk veprojnë më vete në misione apo stërvitje jashtë vendit dhe si rezultat duhet të reflektojnë një disiplinë të lartë.”
    Në dokumentin e siguruar nga Top Channel, listës së shkeljeve të rënda propozohet t’i shtohet edhe dhënia e intervistave të paautorizuara në media. Në hierarkinë e autoriteteve përgjegjëse për dhënien e masave disiplinore ndaj ushtarakëve të Forcave të Armatosura, kanë shtuar kompetencat e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për dhënien e masave të rënda për ushtarakët me grada madhore.
    Megjithëse në projektligj parashikohet edhe hetimi disiplinor dhe pushimi i procedimit disiplinor kur vërtetohet se nuk është kryer shkelja.

    Top Channel

  • I doli VIDEO duke konsumuar kokainë/ Efektivi i Lezhës përjashtohet nga Policia

    I doli VIDEO duke konsumuar kokainë/ Efektivi i Lezhës përjashtohet nga Policia

    Foto ilustruese

    LEZHË- Një efektiv i Policisë së Lezhës, i identifikuar si Xhovano Tuçi është përjashtuar nga radhët e Policisë pasi iu bë publike një video ku konsumonte kokainë. Sipas videos së publikuar në “JOQ”, Tuçi shfaqej me birrë në dorë, ndërsa gjatë gjithë kohës konsumonte kokainë. Në sqarimin që ka bërë Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, para se të përjashtohej Tuçi ka qenë në efektin e masës disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 3 muaj”. Kjo për shkak se gjatë ushtrimit të detyrës është vënë re mosmbajtje të rregullt të uniformës së Policisë dhe sjellje jokorrekte ndaj eprorëve. 
    VIDEOJA E EFEKTIVIT: 

    Njoftimi i Policisë:
    Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë
    Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, më datë 28.07.2025, në të cilën shfaqet një punonjës policie, i cili nga pamjet dyshohet duke konsumuar lëndë narkotike, dhe me pretendimin se Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë nuk ka reaguar, sqarojmë opinionin publik se: Shtetasi i shfaqur në video është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit. Gjithashtu, sqarojmë se punonjësi i Policisë Xh. T., para dhënies së masës “Përjashtim nga Policia”, ka qenë në efektin e masës disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 3 muaj”, dhënë me vendim nr. 29, datë 24.04.2025, për mosmbajtje të rregullt të uniformës së Policisë dhe sjellje jokorrekte ndaj eprorëve.
    Po ashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka pasur në proces shqyrtimi/verifikimi dhe hetimi disiplinor punonjësin e Policisë, Inspektor Xh. T., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Seksionin e Rendit, Komisariati i Policisë Lezhë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, për shkelje disiplinore të parashikuar nga neni 121 “Llojet e shkeljeve disiplinore”, pika 1, gërma “j”, “Braktisja e detyrës dhe mungesa e pajustifikuar dhe e vijueshme për një periudhë prej 7 ditësh pune ose më shumë”, dhe me vendim nr. 127, datë 03.07.2025, të Komisionit Disiplinor në Drejtorinë e Standardeve Profesionale, i është dhënë masa disiplinore “Përjashtim nga Policia”, parashikuar nga neni 123, gërma “e”, të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”.
    Bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, punonjësi i Policisë gëzonte të drejtën për ta ankimuar vendimin në Komisionin e Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i cili më datë 25.07.2025, ka lënë në fuqi masën “Përjashtim nga Policia” për punonjësin e Policisë Inspektor Xh. T., të marrë me vendim nr. 127, datë 03.07.2025, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
    Pas publikimit të videos ku shfaqet punonjësi i Policisë Xh. T., i cili dyshohet se konsumon lëndë narkotike kokainë, nga ana e strukturave përgjegjëse të AMP-së dhe të Policisë së Shtetit, po kryhen verifikime të tjera, në funksion të të cilave do të referohen materialet në Prokurori, për ndjekje të mëtejshme procedurale. Policia e Shtetit është e vendosur të largojë nga radhët e saj çdo punonjës policie që nuk përmbush detyrën, abuzon me atributet e punonjësit të Policisë së Shtetit dhe cenon imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit./ZËRI

  • Shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike, përjashtohet punonjësi i policisë. Nisin..

    Shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike, përjashtohet punonjësi i policisë. Nisin..

    Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, më datë 28.07.2025, në të cilën shfaqet një punonjës policie, i cili nga pamjet dyshohet duke konsumuar lëndë narkotike.
    Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë sqaron se shtetasi i shfaqur në video është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit.
    ‘Gjithashtu, sqarojmë se punonjësi i Policisë Xh. T., para dhënies së masës “Përjashtim nga Policia”, ka qenë në efektin e masës disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 3 muaj”, dhënë me vendim nr. 29, datë 24.04.2025, për mosmbajtje të rregullt të uniformës së Policisë dhe sjellje jokorrekte ndaj eprorëve.
    Po ashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka pasur në proces shqyrtimi/verifikimi dhe hetimi disiplinor punonjësin e Policisë, Inspektor Xh. T., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Seksionin e Rendit, Komisariati i Policisë Lezhë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, për shkelje disiplinore të parashikuar nga neni 121 “Llojet e shkeljeve disiplinore”, pika 1, gërma “j”, “Braktisja e detyrës dhe mungesa e pajustifikuar dhe e vijueshme për një periudhë prej 7 ditësh pune ose më shumë”, dhe me vendim nr. 127, datë 03.07.2025, të Komisionit Disiplinor në Drejtorinë e Standardeve Profesionale, i është dhënë masa disiplinore “Përjashtim nga Policia”, parashikuar nga neni 123, gërma “e”, të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”.
    Bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, punonjësi i Policisë gëzonte të drejtën për ta ankimuar vendimin në Komisionin e Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i cili më datë 25.07.2025, ka lënë në fuqi masën “Përjashtim nga Policia” për punonjësin e Policisë Inspektor Xh. T., të marrë me vendim nr. 127, datë 03.07.2025, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit’, thuhet në njoftimin e policisë.
    Pas publikimit të videos ku shfaqet punonjësi i Policisë Xh. T., i cili dyshohet se konsumon lëndë narkotike kokainë, nga ana e strukturave përgjegjëse të AMP-së dhe të Policisë së Shtetit, po kryhen verifikime të tjera, në funksion të të cilave do të referohen materialet në Prokurori, për ndjekje të mëtejshme procedurale.
    Policia e Shtetit sqaron se është vendosur të largojë nga radhët e saj çdo punonjës policie që nuk përmbush detyrën, abuzon me atributet e punonjësit të Policisë së Shtetit dhe cenon imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

  • Efektivi konsumonte kokainë në Lezhë, reagon policia: Është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit

    Efektivi konsumonte kokainë në Lezhë, reagon policia: Është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit

    Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë
    Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, më datë 28.07.2025, në të cilën shfaqet një punonjës policie, i cili nga pamjet dyshohet duke konsumuar lëndë narkotike, dhe me pretendimin se Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë nuk ka reaguar, sqarojmë opinionin publik se:
    Shtetasi i shfaqur në video është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit.
    Gjithashtu, sqarojmë se punonjësi i Policisë Xh. T., para dhënies së masës “Përjashtim nga Policia”, ka qenë në efektin e masës disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 3 muaj”, dhënë me vendim nr. 29, datë 24.04.2025, për mosmbajtje të rregullt të uniformës së Policisë dhe sjellje jokorrekte ndaj eprorëve.
    Po ashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka pasur në proces shqyrtimi/verifikimi dhe hetimi disiplinor punonjësin e Policisë, Inspektor Xh. T., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Seksionin e Rendit, Komisariati i Policisë Lezhë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, për shkelje disiplinore të parashikuar nga neni 121 “Llojet e shkeljeve disiplinore”, pika 1, gërma “j”, “Braktisja e detyrës dhe mungesa e pajustifikuar dhe e vijueshme për një periudhë prej 7 ditësh pune ose më shumë”, dhe me vendim nr. 127, datë 03.07.2025, të Komisionit Disiplinor në Drejtorinë e Standardeve Profesionale, i është dhënë masa disiplinore “Përjashtim nga Policia”, parashikuar nga neni 123, gërma “e”, të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”.
    Bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, punonjësi i Policisë gëzonte të drejtën për ta ankimuar vendimin në Komisionin e Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i cili më datë 25.07.2025, ka lënë në fuqi masën “Përjashtim nga Policia” për punonjësin e Policisë Inspektor Xh. T., të marrë me vendim nr. 127, datë 03.07.2025, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
    Pas publikimit të videos ku shfaqet punonjësi i Policisë Xh. T., i cili dyshohet se konsumon lëndë narkotike kokainë, nga ana e strukturave përgjegjëse të AMP-së dhe të Policisë së Shtetit, po kryhen verifikime të tjera, në funksion të të cilave do të referohen materialet në Prokurori, për ndjekje të mëtejshme procedurale.
    Policia e Shtetit është e vendosur të largojë nga radhët e saj çdo punonjës policie që nuk përmbush detyrën, abuzon me atributet e punonjësit të Policisë së Shtetit dhe cenon imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

    Top Channel

  • FIFA ndëshkon Serbinë, ndaj Anglisë me tifozeri të reduktuar

    FIFA ndëshkon Serbinë, ndaj Anglisë me tifozeri të reduktuar

    Pas ndëshkimit të Shqipërisë mësohet se FIFA ka dënuar edhe Serbinë me gjobë e mbyllje të pjesshme të stadiumit në ndeshjen që do të luajë kundër Anglisë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës, Grupi K.

    Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka gjobitur Federatën e Futbollit të Serbisë për sjelljen e tifozëve gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Andorrës, të luajtur më 10 qershor 2025, në stadiumin Dubocica në Leskovac.

    Sanksionet, bazuar në rregulloret disiplinore, kanë të bëjnë me diskriminimin dhe fyerjet raciste (Neni 15) dhe përdorimin e gjesteve, fjalëve, objekteve ose çdo mjeti tjetër për të përcjellë mesazhe të papërshtatshme për një ngjarje sportive (Neni 17.2).

    Si rezultat, masat disiplinore janë si më poshtë:

    Një gjobë prej 50,000 frangash zvicerane;

    Ndeshja e ardhshme në garën e nivelit “A”, kundër Anglisë më 9 shtator në Beograd, do të luhet me një numër të kufizuar spektatorësh, me të paktën 15 përqind të kapacitetit të disponueshëm të stadiumit në tribunat pas portave, që arrin në 8,100, të mbyllura.

    Ndër të tjera Federata e Futbollit e Serbisë i bën thirrje edhe një herë tifozëve që marrin pjesë në stadium të kujtojnë se FSS është subjekt i monitorimit të veçantë nga organet disiplinore të FIFA-s dhe UEFA-s dhe se shkeljet e rregulloreve dhe ligjeve janë tolerancë zero.

    Vazhdo leximin