Tag: direktivë

  • Ambasadorja franceze: “Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore

    Ambasadorja franceze: “Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore

    Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, gjatë një vizite në Korçë, ka dhënë një deklaratë për media mbi disa çështje si ligji për barazinë gjinore, i cili ka nxitur debate kohët e fundit.
    E pyetur për ligjin e barazisë gjinore, ambasadorja theksoi se nuk ka një direktivë të BE për këtë ligj, por shtoi se të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi.
    “Ajo që mund të them është që të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt çdo lloj njeriu dhe popullsie dhe barazia e gjinive janë vlerat thelbësore të bashkimit europian. Nuk ka një direktivë të BE, të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi, është zemra e të drejtës në BE dhe është zemra e diplomacisë franceze gjithashtu”, tha ajo.
    Në lidhje me raportin e fundit të Këshillit të Europës mbi standardet e BE për Shqipërinë, ambasadorja e cilësoi atë si pozitiv.
    “Raporti që u publikua së fundmi ishte shumë pozitiv, ku u nënvizua dhe nga autoritetet e tjera dhe komisioneria e Natos, edhe nga përfaqësues të tjerë të BE, përfaqësues të politikës së jashtme, kryeministri, ambasadori i BE në Shqipëri. Po, është një raport pozitiv që tregon progresin dhe merr parasysh gjithë progresin e paprecedentë që është bërë deri tani në raport me Shqipërinë. Ajo që është e qartë është gjithashtu se kjo qasje duhet të vazhdojë deri në të ardhmen duke inkurajuar reformat e duke vazhduar në këtë rrugë. Është akoma e nevojshme që të shkojmë edhe më larg se sa kemi ecur deri tani.
    Përtej teksteve ligjore është çështja e zbatimit të këtyre reformave dhe ligjeve. Kontrolli dhe mënyra se si do të aplikohet kjo normë dhe këto ligje tek qytetarët dhe aktorët e ndryshëm, përfshirë dhe ata ekonomikë, ka ende shumë për tu bërë. Jam shumë besimplotë me faktin që Shqipëria është në gjendje të arrijë objektivat e saj dhe ne jemi në dispozicionin e saj për ta ndihmuar por është një punë shumë e vështirë. Duhet që të gjithë të kontribuojnë, klasat politike dhe gjithë parlamenti”, tha ajo.
    Sa i përket ecurisë së SPAK, Suard e konsideroi atë si rezultatin emblematik të reformës në drejtësi.
    “SPAK është rezultati emblematik i reformës së drejtësisë në Shqipëri. Është një mjet i jashtëzakonshëm i cili është zhvilluar shumë dhe sot është një mjet që jep një indikator të rëndësishëm ndaj sistemeve tona të drejtësisë. Nuk është vetëm një institucion që merr informacione nga jashtë por është një institucion që është kthyer tashmë partner i plotë me sistemet tona të sigurisë, informacionit të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar. Pra, është një rezultat i jashtëzakonshëm që varet shumë edhe nga personaliteti që ka në krye dhe shpresoj se do të vazhdojë edhe me ndryshimet e fundit të drejtuesve të SPAK”, u shpreh ajo.

  • ‘Nuk ka një direktivë të BE…’, Suard flet për ligjin e Barazisë Gjinore

    ‘Nuk ka një direktivë të BE…’, Suard flet për ligjin e Barazisë Gjinore

    Ambasadorja e Francës, Catherine Suard në një prononcim nga Korça ka folur për ligjin për barazinë gjinore i cili ka shkaktuar shumë debate.
    Suard është shprehur se, të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt ccdo lloj njeriu dhe popullsie dhe barazia e gjinive janë vlerat thelbësore të bashkimit europian.
    Ambasadorja theksoi se, nuk ka një direktivë të BE dhe se të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi.
    “Ajo që mund të them është që të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt ccdo lloj njeriu dhe popullsie dhe barazia e gjinive janë vlerat thelbësore të bashkimit europian. Nuk ka një direktivë të BE, të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi, është zemra e të drejtës në BE dhe është zemra e diplomacisë franceze gjithashtu”, tha Suard.

  • PS kërkon përjashtimin e Berishës deri 60 ditë nga Kuvendi: Ofendoi ambasadorin e BE nga orientimi seksual

    PS kërkon përjashtimin e Berishës deri 60 ditë nga Kuvendi: Ofendoi ambasadorin e BE nga orientimi seksual

    Një grup deputetësh socialistë kanë kërkuar përjashtimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha deri në dy muaj nga punimet e Kuvendit, pasi ata pretendojnë se ka ofenduar ambasadorin e Bashkimit Evropian në vendin tonë.
    Shkresa drejtuar Kuvendit
    I nderuar Kryetar i Kuvendit,
    Në seancën plenare të datës 6 nëntor 2025, deputeti Sali Berisha ka bërë deklarata publike fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Silvio Gonzato, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të përfaqësuesit diplomatik, por edhe imazhin institucional të Kuvendit të Shqipërisë.
    Ky veprim përbën shkelje të rëndë të etikës parlamentare dhe cenim të drejtpërdrejtë të
    parimeve të sjelljes së deputetit të përcaktuara në Kodin e Sjelljes dhe në Rregulloren
    Kuvendit.
    Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dënon me ashpërsinë më të madhe sulmin ndaj
    Ambasadorit të Bashkimit Europian z. Silvio Gonzato.
    Deputeti Sali Berisha ka deklaruar:
    “Ambasadorit të BE-së i them kaq, zotëri ne absolutisht respektojmë orientimin seksual të
    gjithsecilit, por përpjekjet tuaja për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare dhe i them këtu, edhe në statusin tënd ti je binar. Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare. Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët me asnjë. Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore apo ndoshta nuk ka folur fare dhe ti bëhesh zëvendësi i tij (i referohet gazetarit që bëri pyetje). Të dalë, të thotë se cila direktivë është. Një gazetar më tha se Ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit. I kërkoj të nderuarit Ambasador, të nxjerrë cila direktivë e BE-së e ka kërkuar një gjë të tillë, të nxjerrë cila
    direktivë. T’u thotë shqiptarëve se direktivat janë aty, sepse ky ligj nuk ekziston, është hedhur poshtë, nuk ekziston në 21 vendet anëtare të BE-së. Sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016.
    S’ka asnjë lidhje me direktivën europiane, asnjë lidhje, dhe ata që e paraqesin ju kërkoj
    njerëzisht të na thonë cila është direktiva, ku shkruhet ne dokumentet e BE përkatësi
    shumëfishtë gjinore apo gjini me diversitet të gjerë, ne cilin dokument është shkruar kjo, në asnjë. Duan të marrin rastin e veçantë t’ja imponojnë shoqërisë.
    Edhe ai që ka mbrojtur ligjin edhe ai ka pasur historinë e tij familjare, ka bërë ndryshimin, ne s’kemi, ne e respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por ne nuk përmbysim shoqërinë kurrë për këtë”.
    Sa më sipër:
    Bazuar në Nenin 65/1 “Masa disiplinore”, “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë”” të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar, Nenin 6 “Gjuha joparlamentare dhe diskriminuese” dhe Nenin 10 “Ndalimi i ngacmimit seksual” të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:
    Kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Sali Berisha, sipas parashikimeve
    të nenit 65/1, “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri
    në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë.
    Thirrjen e mbledhjes së Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore.
     

  • Lita: Projektligji për bazinë gjinore është direktivë, jo rregull i BE

    Lita: Projektligji për bazinë gjinore është direktivë, jo rregull i BE

    Analisti Lavdrim Lita, i ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, ka komentuar projektligjin për barazinë gjinore ku po bëhet një debat i fortë në sallën e Kuvendit por edhe jashtë saj.
    Lita tha se ky projektligj është direktivë e BE, por jo rreguyll, dhe nuk duhet marrë si kusht.
    Pjesë nga biseda:

    Lita: Po shikoj që nga mazhoranca ka shumë arriogancë, këto janë diskutime që duan javë të diskutohen, Çdo deputet duhet të ketë të drejtën e fjalës. Ne e dimë që PS i ka votat për ta kaluar. Ligji po kalon me një kakofoni që nuk tregon qëllime serioze për shoqërinë. Ky projektligj me të vërtetë është pjesë e përafrimit me BE, por nuk është rregullore. Mazhoranca thotë që është direktivë. Por ne e dimë që ka direktiva dhe rekomandime. Direktivat nuk janë imponuese.
    Muharremi: Nuk janë të domosdoshme, por duhet të dimë që ka dhe një buxhet.
    Lita: Këtu ka një agjendë, ka nëj palë donatorësh për të zgjeruar disa koncepte. Shoqëria jonë ka 1001 halle, për të diskutuar për shumë të drejta të cilat duhet të ishin në agjendë, dhe të kalohen këto gjëra sikur janë VKM mendoj se nuk i shërben vendit. Unë e besoj se shoqëria nuk prishet nga këto ligje.

  • Reagimi i Marta Kos/ Berisha nuk tërhiqet: Nuk kam fyer asnjë ambasador

    Reagimi i Marta Kos/ Berisha nuk tërhiqet: Nuk kam fyer asnjë ambasador

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas postimit të komisioneres europiane për Zgjerim, Marta Kos për sulmet ndaj amabasadorit të BE-së, Silvio Gonzato.
    Berisha tha se gjatë deklaratave të tij nuk ka bërë fyerje ndaj asnjë ambasadori por e ka pyetur Gonzaton të tregojë se cila direktivë e BE-së përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore. Ai ka këmbëngulur se asnjë direktivë e Bashkimit Europian nuk e ka këtë terminologji.
    “Nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori por kam shprehur mendimet e mia këtu sic do ti shpreh hapur në çdo rast. Kam kërkuar nga ambasadori Gonzato të na tregojë se cila direktivë e BE-së përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore. Ekspertë të shquar që unë njoh më kanë konfirmuar se asnjë nga direktivat e BE nuk e ka këtë terminologji, por janë që të gjitha në binaritet, flasin për burrin dhe gruan. Çdo lloj interpretimi tjetër është problem i atij që e bën. Unë përsëri deklaroj se jam kundër çdo forme diskriminimi apo barazie. Por jam kundër çdo përpjekje për të riformauar binaritetin e gjinisë, Kushtetutën, ligjet dhe Kodet e Vendit”, tha Berisha.

  • Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishën për 30 ditë: Nuk kam fyer asnjë ambasador

    Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishën për 30 ditë: Nuk kam fyer asnjë ambasador

    Sali Berisha

    TIRANË-“Bazuar në nenin 10, ndalimi i ngacmimit seksual, deputetit i ndalohet çdo sjellje me natyrë seksuale që prek dinjitetin e cilit do, bazuar në nenin 65 fraksion 1, masa disiplinore përjashtim nga pjesëmarrja nga komisione dhe seanca plenare. Zoti kryetar ju informoj që i jemi drejtuar komisionit të etikës për të kërkuar përjashtimin për 30 ditë të deputetit Sali Berisha”, tha Taulant Balla.
    “T’i përgjigjesh një shpifësi të denatyruar moralisht dhe në integritetin e tij njerëzor, nuk ia vlen të humbasësh kohë.Por ajo që dua të them edhe njëherë, nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori, por kam shprehur mendimet e mia këtu, siç do t’i shpreh haptas në çdo rast. Kam kërkuar nga ky parlament, dhe jashtë këtij parlamenti, nga ambasadori Gonzato, të na tregojë se cilën direktivë, se ai ka mbështetur këtë ligj dhe zonja Marta Kos deklaron se ai ka mbajtur qëndrimin e BE. Plotësisht dakord. Por përsëri, cila direktivë e BE- BE funksionon me direktiva- cila direktivë e BE përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore. Ta shoh, ta di, sepse ekspertë të shquar që unë njoh, më kanë konfirmuar se asnjëra nga direktivat e BE nuk kanë këtë terminologji, por janë që të gjitha në binaritet,flasin për burrin dhe gruan. Kjo është e tëra. Çdo lloj interpretimi sui generis është problemi i atij që e bën. Por unë përsëri dhe përsëri deklaroj këtu se jam kundër çdo forme diskriminimi dhe pabarazie, por jam në mënyrë kategorike kundër çdo përpjekje për të riformatuar antropologjinë njerëzore, binaritetin e gjinisë, Kushtetutën e Shqipërisë, kodet e vendit, të cilat sanksionojnë këtë binaritet si themel juridik të rendit kushtetues të Shqipërisë,”-u shpreh Berisha në Kuvend.

  • ‘Duan të mbajnë Ilir Metën në burg’/ Kryemadhi: SPAK ka vepruar nën direktivë politike

    ‘Duan të mbajnë Ilir Metën në burg’/ Kryemadhi: SPAK ka vepruar nën direktivë politike

    Gjyqi ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe nënës së saj është shtyrë sërish sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

    Pas kësaj vendimi, Monika Kryemadhi reagoi në rrjetet sociale, duke akuzuar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për drejtësi të komanduar politikisht. Ajo shkruan se SPAK nuk ka sjellë asnjë provë të re, por ka dërguar për gjykim dosjen pa administruar të gjitha provat dhe vetëm për të mbajtur Ilir Metën në burg.

    Kryemadhi thekson se dokumentacioni i ri, i prezantuar si “provë e re”, është në fakt një fashikull hetimor prej 450 faqesh dhe nuk sjell asgjë të re. Sipas saj, LSI ka paguar vetëm aq sa ka deklaruar zyrtarisht dhe nuk ka autorizime për pagesa nga të tretë.

    Ajo denoncon se SPAK ka vepruar nën “direktivë politike”, duke shfrytëzuar afatet ligjore të paraburgimit për të mbajtur ish-presidentin në qeli. “Drejtësia e komanduar nuk është drejtësi është instrument i pushtetit,” shkruan Kryemadhi.

    Postimi i plotë:

    SPAK me direktivë politike
    Drejtësi për pushtetin, jo për të vërtetën.

    SPAK nuk ka zbuluar asnjë provë të re.
    Ka kthyer vetëm përgjigje ndaj kërkesave që kam bërë unë vetë, përpara se të mbylleshin hetimet, më 14 gusht 2025.

    Në këto përgjigje del qartë se:
    LSI ka paguar vetëm aq sa ka deklaruar zyrtarisht
    dhe nuk ekziston asnjë kërkesë apo autorizim nga vetë LSI për pagesa nga të tretë.

    Por në vend që të hetonte plotësisht këto fakte,
    SPAK e ka çuar çështjen për gjykim pa administruar të gjitha provat,
    vetëm për ta mbyllur dosjen dhe për të mbajtur Ilir Metën në burg.

    Është e qartë për këdo:
    SPAK ka vepruar nën direktivë politike,
    sepse pa këtë direktivë, nuk do të kishte asnjë bazë ligjore për ta mbajtur Ilir Metën të burgosur.

    Ajo që sot përpiqet të shitet si “provë e re” është, në fakt,
    një fashikull i plotë hetimor prej 450 faqesh!
    Pra, SPAK ka çuar për gjykim një dosje të cilës i mungojnë 450 faqe hetimore,
    vetëm për një inat fëminor: të mbahet Ilir Meta në burg,
    sepse  kalonin afatet ligjore të paraburgimit.

    Drejtësia e komanduar nuk është drejtësi — është instrument i pushtetit.
     Dhe kjo e vërtetë, sado të mundohen ta fshehin, nuk do të mbetet e fshehur.