Investimet e huaja direkte në vend po mbahen në këmbë vetëm nga blerjet e pasurive të paluajtshme nga të huajt, që në fakt, përveç valutës që sjellin në Shqipëri nuk ndikojnë në krijimin e vendeve të punës apo në vlerën e shtuar të ekonomisë.Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti, fluksi i investimeve të huaja direkte sipas aktivitetit të pas…
Tag: direkte
-

362 milionë Euro investime të huaja në 3 muaj
Investimet e huaja direkte vijojnë të qëndrojnë në nivele historike edhe për tremujorin e parë të këtij viti.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë flasin për një fluks investimesh të huaja të cilat arrijnë vlerën e 362 milionë eurove, me një rritje prej 2.3% me bazë vjetore.
Ashtu sikundër raportohet edhe nga INSTAT, aktiviteti i pasurive të paluajtshme listohet me kontributin më të madh të tërheqjes së investimeve të huaja direkte.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ky zë regjistron 104 milionë euro investime.
Më pas vijnë investimet në aktivitetin financiar dhe të sigurimit me 75 milionë euro, si dhe industria nxjerrëse me 51 milionë euro.
Nga ana tjetër, forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor ka rritur edhe vlerën e investimeve të huaja direkte në Shqipëri.
Sa i takon hartës prej nga vijnë investimet, lista kryesohet nga Turqia me rreth 50 milionë euro investime në Shqipëri, ndjekur nga Holanda, Italia e Gjermania, ndërsa për rreth 69 milionë euro investime nuk tregohet vendi i origjinës për arsye konfidencialiteti.
Tv Klan -

Lamtumirë ndalesave! Nga Rinasi drejt Amerikës, ja kur nis linja direkte
Aeroporti i Rinasit po bëhet gati për të mundësuar linjën Shqipëri-SHBA dhe anasjelltas pa transit. Afati i parashikuar për këtë është pranvera e vitit të ardhshëm, tha në një intervistë për një emision televiziv kreu i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj.
“Pista po zgjatet, po forcohet. Presim që marrëveshja me operatorin amerikan të nënshkruhet në shtator-tetor dhe nëse gjërat shkojnë siç ne parashikojmë, për shkak të situatës gjeopolitike që po ndodh, presim që në pranverën e vitit 2026 të nisin fluturimet direkte për dhe nga Aeroporti i Rinasit drejt Shteteve të Bashkuara”, tha Et’hemaj.
Ai shtoi se Aeroporti i Vlorës është i ndërtuar që në fillim për të akomoduar këtë linjë, por do të duhet pak më shumë kohë për ta realizuar. “Sepse do të duhet të certifikohet, proces për të cilin me Aeroportin e Rinasit e kemi përfunduar, për të marrë lejet, miratimet, për të vazhduar. Pra i pari do të jetë Aeroporti i Rinasit, në pranverë të vitit 2026, i ndjekur nga Aeroporti i Vlorës, një ose dy vite më vonë”.
-

Botërori për Klube / Manchester City fiton me 6 gola, bashkë me Juven në 1/8 finale
Në ndeshjen e dytë të grupit G, Manchester City shkatërroi Al Ain duke fituar 6-0. Një rezultat i arritur falë dopietës së Gundogan, që siguron kalimin në 1/8 për skuadrën e Guardiolës dhe Juventusin, me bardhezinjtë që kryesojnë falë golavarazhit më të mirë (9-1 kundër 8-0), përpara përballjes direkte në ndeshjen e fundit. Skuadra e Tudor do të renditej e para si me fitore, ashtu edhe me barazim. Gjithçka vihet në dyshim për Al-Hilal, që nuk shkoi më shumë se 0-0 ndaj Salzburgut dhe tani rrezikon shumë.
MANCHESTER CITY–AL AIN 6-0Manchester City arrin Juventusin dhe kalon në 1/8 finale, por do të renditet i pari vetëm me një rezultat; fitoren në përballjen direkte, pasi të dyja skuadrat kanë barazi në golavarazh (+8) pas këtij 6-0 ndaj Al Ain. Pep Guardiola ndryshoi gjithçka dhe la pushim shumë titullarë në prag të sfidës me Juventusin, duke hedhur në fushë një formacion të revolucionarizuar me skemën 3-4-2-1.
Debutoi Ait-Nouri, me Nico-Gundogan si mesfushor qendre dhe Foden-Echeverri pas shpinës së Haaland. City shtyu menjëherë dhe kaloi në epërsi që në minutën e 8-të. Gundogan përfitoi nga një gabim në dalje i Al Ain, gjuajti me parabolë dhe mposhti portierin Eisa për 1-0.
Al Ain u mbrojt thellë, me një qëllim të vetëm: të shmangte goleadën, duke tentuar të mbante larg Haaland dhe shokët e tij. Ia doli deri në minutën e 26-të, kur Echeverri dyfishoi me një goditje dënimi perfekte.
Goli i parë me fanellën e City për ish-lojtarin e River Plate, i lindur në vitin 2007. Haaland krijoi një rast për vete dhe më pas realizoi golin e tretë me penallti. Faull ndaj Ait-Nouri, ndërhyrje e VAR dhe 3-0 në fundin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, City uli ritmin, provoi të shënonte të katërtin me Haaland dhe Ait-Nouri, ndërsa Guardiola filloi rotacionin. Gjysmë ore lojë për Bobb dhe Rodri, 20 minuta për Reijnders dhe Cherki. Goli i katërt erdhi nga Gundogan, i cili dribloi gjysmën e mbrojtjes kundërshtare me një kontroll të shkëlqyer dhe dërgoi topin në rrjetë (72’), i pesti me një goditje të ulët nga Bobb (84’).
Guardiola dhe të tijtë provuan të shënonin 7 gola për të kaluar Juven, por u ndalën në 6 gola. Cherki realizoi të fundit (88’), ndërsa Eisa shmangu golin e Foden. U mbyll kështu kjo ndeshje dhe Juventusi buzëqeshi.
Skuadra e Igor Tudor do të jetë e para në grup si me fitore, ashtu edhe me barazim në përballjen direkte ndaj Manchester City, pasi me golavarazh të barabartë do të vendosnin golat e shënuar: 9 për Tudor, 8 për Guardiolën, i cili ndaj Wydad nuk shkoi më shumë se një 2-0 të vështirë. -

“Plagosja ime u fsheh, kryeministri i kohës tha se nuk ndodhi”. Gazetari Mahmutaj: Të gjithë me tradhtuan!
Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në Top Story, rrëfeu për rastin kur u plagos më 21 janar, teksa raportonte.
Mahmutaj tha se në fillim nuk e kuptoi që ishte plagosur nga një plumb dhe vazhdoi të fliste në lidhje direkte. Ai tha se pas atij plumbi, peripecitë dhe pasojat e ngjarjes bënë që të përfundonte azilant në Belgjikë.Fatos Mahmutaj: Isha live në emisionin që raportoja për Klan dhe kisha përballë një gardist dhe qëlloi drejt turmës ku isha unë dhe flaka e fishekëve po vinte drejt meje. Momentet e para nuk e kuptova që isha plagosur nga një plumb mendova që ishte ndonjë cifël e trungut të pemës. Vazhdova lidhjen dhe pas plagosjes, fola për rreth një minutë në lidhje direkte dhe po thoja në lidhje direkte që as vetë s’po e kuptoja çfarë po ndodhte dhe që mund të isha plagosur dhe vetë. Pas atij plumbi 14 vite karrierë morën fund. U shpërbë gjithçka. Për shkak të pasojave dhe përipecive të atij momenti përfundova azilant në Belgjikë.
Ish-kryeministri i kohës (Berisha) tha në një konferencë shtypi që flitej për një gazetarë të plagosur, por tha më pas që nuk ka gazetar të plagosur. Nga ky moment, rasti im u izolua dhe nuk u bë publik. Kisha një lloj dashakeqësi nga administrata e spitaleve, pra pjesa politike e tyre arriti aty ku dukej se ata donin të më fshihnin deri sa të mos të takoja as prokurorët. Mjeku ligjor nuk donte të bënte ekspertizë, filloi të më thoshte të kanë goditur nga afër, s’je goditur me plumb, gjëra që më vjen turp t’i them sot”.
Dhe realisht të gjithë e tradhtuan gazetarin! -

Historiku i ndeshjeve direkte, kuqezinjtë ”të detyruar” për të fituar, Serbia në letër favorite
Ëndrra për në Botërorin 2026, kalon nga Serbia. Fitorja është rruga e vetme e kuqezinjtë për të besuar në vendin e dytë në grup.
Kjo është ndeshja e trete për përfaqësuesen shqiptare. Pas disfatës 2-0 ndaj Anglisë në Uembli, dhe fitores 3-0 ndaj Andorrës në ndeshjen e dytë, kuqezinjtë tani luajnë me kundërshtarin direkt në grup, Serbinë.
Ekipi që në letër kushton sa dyfishi i kombëtares tonë. Vlera totale e kombëtares serbe shkon deri në 252 milionë euro krahasuar me Shqipërinë që nuk është më e lartë se 107 milionë euro.
Edhe në ndeshjet direkte Serbia mbetet favorite. Në dy ndeshjet kualifikuese të europianit 2016, Shqipëria arriti të fitojë një ndeshje në tavolinë pas atyre skenave të shëmtuara në Beograd ndërsa në vitin 2015 kuqezinjtë u mundën 2-0 në Beograd falë golave të Kolarov dhe Ljajić.
Megjithatë ndonjëherë statistikat e tilla dhe historia nuk vlen. Një derbi ballkanik sikur është konsideruar nga të gjithë, me dy kombëtaret që do të japin maksimumin për një rezultat pozitiv.
Aktualisht grupin K, e kryeson Anglia me 6 pikë, Shqipëria pozicionohet e dyta me 3 pikë po aq sa Letonia ndërsa Serbia dhe Andorra nuk kanë asnjë pikë. Kujtojmë që për Serbinë , kjo do të jetë ndeshja e parë në kualifikuese. -

Sa ju kushtojnë fluturimet direkte në Estoni dhe Lituani
Linja ajrore kombëtare e Letonisë, airBaltic, ka nisur sot dy destinacione të reja direkte nga Tirana, duke lidhur kryeqytetin shqiptar me Tallinin (Estoni) dhe Vilniusin (Lituani).Këto fluturime të reja plotësojnë rrjetin e linjës në rajon, duke iu shtuar lidhjes ekzistuese me Rigën (Letoni), e cila nisi në sezonin veror të vitit të kaluar. Me këtë zhvillim, airBaltic njoftoi se forcon pozicionin e saj si një nga opsionet kryesore për lidhjet direkte të Shqipërisë me rajonin e Balltikut.Të dhënat e publikuara për çmimet e biletave vajtje-ardhje gjatë muajve qershor–shtator tregojnë një tendencë interesante të pozicionimit të linjës në treg.Nga të tre destinacionet, Vilnius rezulton të ketë çmimet më të ulëta përgjatë gjithë periudhës.Në qershor, një udhëtim vajtje-ardhje për në Vilnius kushton nga 225 € deri në 325 €, ndërsa në korrik dhe gusht çmimet luhaten mes 193 € dhe 346 €.Shtatori është muaji më ekonomik, me tarifa që nisin nga vetëm 149 €, duke e bërë Vilniusin një alternativë tërheqëse për udhëtarët që kërkojnë destinacione më pak të shtrenjta pas sezonit turistik.Riga, si destinacioni i parë i hapur nga kompania në Shqipëri, paraqitet më e kushtueshme në muajin e parë të fluturimeve. Në qershor, çmimet e vajtje-ardhjes arrijnë deri në 821 €, ndërsa më e lira është 238 €. Megjithatë, në korrik vërehet një ulje domethënëse, me tarifa që shkojnë nga 234 € në 424 €.Gushti rezulton muaji më i leverdishëm për këtë destinacion, me çmime që variojnë nga 134 € deri në 404 €, përpara se të ngjiten sërish në shtator në intervalin 155 € – 776 €.Kjo tendencë sugjeron një përpjekje të kompanisë për të rritur konkurrueshmërinë gjatë sezonit të lartë turistik.Ndërkohë, Tallin si destinacion i sapohapur shfaq çmime fillestare më të larta. Në qershor, një udhëtim vajtje-ardhje kushton nga 278 € deri në 652 €, por në korrik çmimet bien ndjeshëm në intervalin 222 € – 358 €.Gushti ruan një nivel të ngjashëm, me tarifa nga 285 € në 364 €, ndërsa për shtatorin ende nuk ka të dhëna të plota, çka mund të lidhet me programimin e vonuar të fluturimeve për atë periudhë.Përveç fluturimeve direkte, airBaltic ofron edhe alternativa me ndalesë (tranzit) drejt këtyre tre qyteteve, por koha e pritjes varion ndjeshëm, nga 5 deri në 17 orë, në varësi të datës dhe orarit të udhëtimit.Kompania është në pronësi shumicë të shtetit Letonez, me 97.97% të aksioneve në zotërim të qeverisë, ndërsa 2.03% zotërohet nga investitorë privatë. Zgjerimi i shtrirjes së saj në Shqipëri tregon ambicien e airBaltic për të krijuar një prani të qëndrueshme në tregun e Europës Juglindore dhe për të ndërtuar lidhje më të forta mes rajonit të Baltikut dhe Ballkanit Perëndimor. A.T Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Sa ju kushtojnë fluturimet direkte në Estoni e Lituani

Pagesa direkte me Evropën, vendimi brenda pak muajve, transaksionet nëpërmjet sistemit italian
Pagesat direkte për individë e biznese nga dhe drejt Shqipëri–Evropë janë çështje muajsh. Ndërsa e gjithë infrastruktura ligjore dhe operacionale ka marrë zgjidhje, zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi tha në Televizionin Publik, në emisionin “Kuota”, se zgjidhja për Shqipërinë, si pjesë e rajonit, është bërë përmes një kloni teknologjik të ofruar nga Banka e Italisë.
“Ne nuk kemi të drejtë ende, pasi nuk jemi anëtarë të BE-së, të marrim pjesë direkt në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë sistem. Nga ana tjetër, ligjërisht jemi gati për t’u lidhur me këtë sistem. Në këtë proces na ka ndihmuar Banka e Italisë nëpërmjet bankës qendrore, sepse Banka e Italisë është zotëruese e këtij tipsi dhe ka nxjerrë një klon të këtij tipsi një klon teknologjik, i cili është vënë në dispozicion të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha zonja Minxhozi.
Sipas zëvendësguvernatores së parë, Minxhozi, dy faktorë e kushtëzuan realizimin.
“Është një marrëveshje dhe së dyti, një infrastrukturë që lejon që këto pagesa të ndodhin. Shqipëria iu drejtua Autoritetit Evropian të Pagesave me një kërkesë. Procesi ishte relativisht shumë i detajuar në të gjitha aspektet”, tha zv,guvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë.
Nga ana tjetër, futja në këtë sistem është arritur dhe ndikon edhe në rritjen e besimit ndaj sistemit bankar shqiptar.
“Anëtarësimi institucional në SEPA na ka hequr këtë stigmë institucionale. Ne sot i kemi të gjitha instrumentet për të treguar se pagesat tona janë ligjore, formale dhe në përputhje me të gjitha aktet e Bashkimit Europian”, theksoi ajo.
Pagesat direkte me Evropën janë ndër ato realitete ku ekonomia nuk është vetëm politikë, por përditshmëri.