Pasuritë e paluajtshme po kryesojnë investimet e huaja direkte edhe këtë vit.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e dytë të këtij viti investimet e huaja në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 149 milionë eurove, më e larta e regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, investimet e huaja në prona janë rritur me 54%.Në të njëjtën linjë janë edhe shifrat progresive të 6-mujorit 2025. Investimet e huaja direkte në pasuri të paluajtshme arritën vlerën e 253 milionë eurove, në rritje me 40% krahasuar me 6-mujorin 2024.Edhe vlerat progresive janë më të lartat historike të investimeve të huaja direkte në prona për periudhën. Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme përbënin më shumë se 33% të investimeve të huaja direkte për 6-mujorin e parë. Pesha e tyre specifike është rritur më tej nga niveli prej 24% i një viti më parë.Blerjet e shtetasve të huaj ose jorezidentë kanë qenë një faktor i rëndësishëm në ciklin rritës të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit.Zbulimi i Shqipërisë si destinacion turistik, kosto më e ulët e jetesës dhe çmimet relativisht më të lira krahasuar me tregjet konkurrente kanë shtyrë shumë shtetas të huaj apo shqiptarë me banim jashtë vendit të investojnë në një pronë në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare.Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për ecurinë e tregut të pasurive të paluajtshme, në 6-mujorin e parë të këtij vitit rreth 15% e banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 71% rezultojnë shtetas të vendeve të Bashkimit Europian.Sektori i dytë për nga vlera e investimeve të huaja direkte në gjysmën e parë të këtij viti ishte ai i aktiviteteve financiare. Investimet e huaja direkte në këtë sektor arritën vlerën e 147 milionë eurove, me një rritje prej 17% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.Sidomos sektori bankar vazhdon të sjellë në vazhdimësi flukse të konsiderueshme investimesh, të mbështetura nga fitimet e larta vjetore, por edhe nga rritja e kërkesave rregullatore për kapital në vitet e fundit.Ndërkohë, sektorët e tjerë me peshë në strukturën e investimeve të huaja direkte kanë paraqiten në rënie për gjysmën e parë të këtij viti.Investimet në industrinë nxjerrëse u raportuan në vlerën e 98 milionë eurove. Ato kanë pësuar rënie me 3% krahasuar me një vit më parë. Flukset në këtë sektor konsistojnë kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto.Edhe investimet në industrinë përpunuese dhe energjetikë kanë pësuar rënie, përkatësisht me 35% dhe 20% më pak krahasuar me një vit më parë, duke zbritur të dyja në vlerën e 58 milionë eurove.Sektori i katërt për nga vlera e investimeve të huaja në 6-mujorin 2025 ishte tregtia, me 62 milionë euro për gjashtë muajt e parë të vitit. Investimet e huaja në këtë sektor janë rritur me 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte në gjysmën e parë të vitit arritën një shifër rekord prej 759 milionë eurosh, niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Vlera e investimeve të huaja direkte deri tani këtë vit paraqitet në rritje të lehtë me 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ E.ShehuBurimi: BSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: direkte
-

Qeveria do rishikojë skemën e TVSH për fermerët, pritet 15,4 mln euro në vit mbështetje direkte
Qeveria është e vendosur të kthejë skemën e rimbursimit të TVSH-së për fermerët.Në programin e ri të qeverisë, të sapomiratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, parashikohet të shpenzohet rreth 15,4 mln euro në vit për rishikimin e skemës së TVSH-së te fermerët, që në ndihmë të tyre, pritet të funksionojë si transfertë direkte te fermeri.“Rishikojmë Skemën e TVSH-s për fermerët bazuar në praktikat më të mira të BE me një efekt financiar prej rreth 1.5 mld lekë/vit transfertë direkte tek fermerët”, thuhet në program.Më herët Monitor mësoi se tashmë nga Ministria e Financave është hartuar një projektligj i cili parashikon të rikthejë skemën e kompensimit te fermerët, nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së në nivelin 10%.Deri tani në rang vendi sipas të dhënave të tatimeve rezultojnë të regjistruar 100 mijë fermerë të pajisur me NIPT që kanë të drejtë të shesin te përpunuesi, grumbulluesi apo supermaketet produktet e veta, pa faturë TVSH-jë, por nëpërmjet autofaturës që plotësohet prej blerësit.Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së 20% për fermerin kalonte nëpërmjet përpunuesve çka do të thotë se psh,. për çdo blerje me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme. Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. Fillimisht në 2019 TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të përpunuara mbeti 20%. Kjo krijoi një pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.Prej vitit 2022, skema e TVSH-së së kreditueshme u heq plotësisht, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet nga fermerët.Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.Por përpunuesit në atë kohë theksuan se skema e subvencioneve nuk do të ketë efekt të të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së lëndës së parë për industrinë, në një kohë kur bujqësia përballet me një sërë sfidash të tjera, përfshirë kostot e lartë të ushqimit të bagëtive, fragmetizimi i tokave dhe mungesës së vaditjeve.Këto sipas tyre po shkaktojnë një zinxhir pasojash në sektor, që nga ulja e ndjeshme të volumit të përpunimit dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që tregu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë të mallrave të gatshme që vijnë nga importi.Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Rusia kërkon rivendosjen e fluturimeve direkte Rusi-SHBA, zv.ministri i jashtëm rus: Shpresojmë të rregullojmë marrëdhënien me amerikanët
Rusia dëshiron të rivendosë fluturimet direkte me Shtetet e Bashkuara dhe ka filluar të punojë për këtë, por ende nuk ka një përgjigje nga pala amerikane, u tha gazetarëve zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov.
“Nga ana jonë, sot, në dialogun dypalësh me Shtetet e Bashkuara, ne po përqendrohemi, ndër të tjera, në rivendosjen e fluturimeve direkte. Fatkeqësisht, ende nuk ka një përgjigje të përshtatshme nga pala amerikane. Ne po bëjmë përpjekje shtesë dhe shërbimet dhe strukturat tona përkatëse janë të përfshira në këtë punë”, tha Ryabkov.
“Shpresojmë që deri në kohën kur të rifillojnë të ashtuquajturat konsultime dypalëshe që kanë ndodhur në muajt e fundit, një qëndrim më konstruktiv do të formohet në Uashington dhe ne do të bëjmë përparim të vërtetë në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, shtoi zv.ministri rus.
Më parë, ai tha se Moska dhe Uashingtoni do të përpiqen të zhvillojnë një takim tjetër për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre para fundit të vjeshtës.
Diskutimet mbi mënyrat për të normalizuar funksionimin e ambasadave ruse dhe amerikane dhe për të adresuar problemet në marrëdhëniet dypalëshe u mbajtën në Stamboll më 27 shkurt dhe 10 prill.Top Channel
-

Rusia dëshiron të rivendosë fluturimet direkte me SHBA-në, kjo e fundit s’ka asnjë përgjigje
Rusia dëshiron të rivendosë fluturimet direkte me Shtetet e Bashkuara dhe ka filluar të punojë për këtë, por ende nuk ka një përgjigje të përshtatshme nga pala amerikane.
Kështu u tha sot gazetarëve zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov.
“Nga ana jonë, në dialogun dypalësh me Shtetet e Bashkuara, ne po përqendrohemi, ndër të tjera, në rivendosjen e fluturimeve direkte.
Fatkeqësisht, ende nuk ka një përgjigje të përshtatshme nga pala amerikane.
Ne po bëjmë përpjekje shtesë dhe shërbimet dhe strukturat tona përkatëse janë të përfshira në këtë punë“, tha Ryabkov.
“Shpresojmë që deri në kohën kur të rifillojnë të ashtuquajturat konsultime dypalëshe që kanë ndodhur në muajt e fundit, një qëndrim më konstruktiv do të formohet në Uashington dhe ne do të bëjmë përparim të vërtetë në zgjidhjen e kësaj çështjeje“, shtoi ministri rus.
Më parë, ai tha se Moska dhe Uashingtoni do të përpiqen të zhvillojnë një takim tjetër për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre para fundit të vjeshtës.
Diskutimet mbi mënyrat e normalizimit të funksionimit të ambasadave ruse dhe amerikane dhe adresimin e problemeve në marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në Stamboll më 27 shkurt dhe 10 prill. -

Uashingtoni hesht, Rusia dëshiron të rivendosë fluturimet direkte me SHBA-në
Rusia dëshiron të rivendosë fluturimet direkte me Shtetet e Bashkuara dhe ka filluar të punojë për këtë, por ende nuk ka një përgjigje të përshtatshme nga pala amerikane.
Kështu u tha sot gazetarëve zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov. “Nga ana jonë, në dialogun dypalësh me Shtetet e Bashkuara, ne po përqendrohemi, ndër të tjera, në rivendosjen e fluturimeve direkte. Fatkeqësisht, ende nuk ka një përgjigje të përshtatshme nga pala amerikane. Ne po bëjmë përpjekje shtesë dhe shërbimet dhe strukturat tona përkatëse janë të përfshira në këtë punë“, tha Ryabkov.
“Shpresojmë që deri në kohën kur të rifillojnë të ashtuquajturat konsultime dypalëshe që kanë ndodhur në muajt e fundit, një qëndrim më konstruktiv do të formohet në Uashington dhe ne do të bëjmë përparim të vërtetë në zgjidhjen e kësaj çështjeje“, shtoi ministri rus.
Më parë, ai tha se Moska dhe Uashingtoni do të përpiqen të zhvillojnë një takim tjetër për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre para fundit të vjeshtës.
Diskutimet mbi mënyrat e normalizimit të funksionimit të ambasadave ruse dhe amerikane dhe adresimin e problemeve në marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në Stamboll më 27 shkurt dhe 10 prill. -

Investimet e Huaja Direkte rezistojnë në rritje të lehtë
Rritja e Investimeve të Huaja Direkte është ngadalësuar këtë vit, pas një cikli trevjeçar me norma rritjeje relativisht të larta.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin e dytë 2025, vlera e Investimeve të Huaja Direkte arriti në 398 milionë euro, në rritje me vetëm 1 milion euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Për të gjithë 6-mujorin e parë, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 759 milionë euro, me një rritje të vogël prej 1% (rreth 8 milionë euro) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Pavarësisht se rritja është ngadalësuar ndjeshëm, në vlerë investimet e huaja direkte po shënojnë një rekord të ri historik për 6-mujorin e parë të vitit.Rritja e investimeve të huaja edhe për tremujorin e dytë të vitit është mbështetur njëkohësisht nga rritja e fitimeve të riinvestuara të investitorëve ekzistues. 52% e totalit të investimeve të huaja direkte ishin fitime të riinvestuara.Edhe të dhënat progresive të 6-mujorit tregojnë se fitimet e riinvestuara vazhdojnë të mbajnë peshën kryesore në strukturën e investimeve të huaja direkte.Për gjysmën e parë të këtij viti, vlera e fitimeve të riinvestuara nga ndërmarrjet e huaja arriti në 420 milionë euro, 6.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimet e riinvestuara përbënin 55% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte për 6-mujorin 2025.Ndërsa flukset e reja të kapitalit nga investitorët e huaj për 6-mujorin kishin vlerën e 345 milionë eurove, me një rritje vjetore prej 2.4%.Të dhënat për shpërndarjen e investimeve të huaja sipas sektorëve gjatë tremujorit të dytë ende nuk janë publikuar. Megjithatë, tremujori i parë i këtij viti dhe në përgjithësi 2-3 vitet pararendëse kanë treguar disa tendenca të qarta.Investimet e huaja direkte po mbështeten sidomos nga sektori i pasurive të paluajtshme, por edhe nga vlerat e larta të fitimeve të riinvestuara në disa sektorë të ekonomisë. Këtu përfshihen sidomos sektori i industrisë nxjerrëse të hidrokarbureve dhe sektori financiar.Gjatë tremujorit të parë 2025, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 27%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 21%, hidrokarbureve, në masën 14%, energjetikës, në masën 6%, si dhe komunikacionit, në masën 4%.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin e kaluar investimet e huaja shënuan vlerën e 1.58 miliardë eurove, në rritje me 5.6% krahasuar me një vit më parë. Pasuritë e paluajtshme sollën pothuajse një të katërtën e vlerës totale të investimeve të huaja direkte për vitin 2024. Ato arritën në 325 milionë euro, në rritje me 17% më shumë krahasuar me vitin 2023.Burimi: Banka e Shqipërisë Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Rritje pothuajse 50% e Investimeve të Huaja Direkte në Bullgari
Investimet e Huaja Direkte (FDI) në Bullgari arritën në 1.4 miliardë euro në maj të vitit 2025, duke shënuar rritje të konsiderueshme me 46.9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Lajmi u raportua nga agjencia BGNES, duke iu referuar të dhënave nga Ministria e Inovacionit dhe Rritjes dhe Banka Kombëtare Bullgare.Për krahasim, në maj të vitit 2024, vlera totale e FDI ishte 948 milionë euro. Kjo rritje e ndjeshme e flukseve të kapitalit të huaj në vend sinjalizon rikthimin e besimit të investitorëve dhe përfaqëson një nga rezultatet më të forta të regjistruara në vitet e fundit.E matur si pjesë e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të Bullgarisë, Investimet e Huaja Direkte gjithashtu shënuan rritje të konsiderueshme vjetore. Në maj 2024, FDI përbënte 0.9% të PBB-së, ndërsa në maj 2025 ajo arriti në 1.2%, që përfaqëson një rritje 33% në bazë vjetore.Një nga faktorët kryesorë pas kësaj rritjeje ishte vlera e fitimeve të riinvestuara, e cila u rrit në 1.351 miliardë euro në maj 2025. Kjo është një rritje nga 916.5 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke treguar se shumë kompani në pronësi të huaj po zgjedhin të zgjerojnë apo të thellojnë aktivitetet e tyre në vend në vend që të tërheqin fitimet.Ministria e Inovacionit dhe Rritjes publikoi një pasqyrë grafike të të dhënave paraprake nga Banka Kombëtare Bullgare, duke paraqitur evoluimin e tendencave të FDI në disa kategori, përfshirë flukset neto, pjesëmarrjen në kapital, pjesën në PBB dhe vëllimin e riinvestimeve.Edhe pse shifrat janë të cilësuara si paraprake, ato theksojnë një tendencë më të gjerë rritëse të investimeve të huaja, të cilën institucionet shtetërore e monitorojnë nga afër si një tregues i stabilitetit ekonomik dhe i interesit afatgjatë të biznesit në Bullgari.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Moska nis fluturimet direkte për në Korenë e Veriut, pas mungesës së alternativave për turistët rusë për të udhëtuar jashtë vendit
Fluturimet direkte nga Moska drejt Koresë së Veriut kanë nisur këtë javë, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë forcuar ndjeshëm dhe turistët rusë po përballen me mungesë alternativash për të udhëtuar jashtë vendit.
Fluturimi i parë nga Moska në Phenian, i operuar nga kompania ajrore ruse Nordwind Airlines, u nis të dielën nga aeroporti Sheremetyevo dhe u ul në kryeqytetin e Koresë së Veriut rreth tetë orë më vonë.
Ministria e Transportit e Rusisë bëri të ditur se për momentin linja ajrore do të funksionojë vetëm një herë në muaj. Fluturimi i parë vajtje-ardhje nga Pheniani në Moskë është planifikuar për të martën. Nordwind Airlines — që më parë transportonte turistë rusë drejt destinacioneve evropiane përpara se Bashkimi Evropian të vendoste ndalimin e fluturimeve ruse — ofron bileta me çmim rreth 45,000 rubla (570 dollarë).
“Kjo është një ngjarje historike që forcon lidhjet mes kombeve tona,” tha për Agence France-Presse Oleg, një punonjës i Nordwind që menaxhonte fluturimin, i cili nuk pranoi të jepte emrin e plotë dhe as të zbulonte numrin e pasagjerëve në bord.
Rusia dhe Koreja e Veriut kanë forcuar bashkëpunimin e tyre ushtarak në vitet e fundit, me raportime se Pheniani ka furnizuar Moskën me armë dhe trupa për përdorim në konfliktin në Ukrainë. Vitin e kaluar, gjatë një vizite zyrtare të presidentit rus Vladimir Putin në Phenian, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë.
“Për herë të parë në mbi 70 vjet marrëdhënie diplomatike, po fillojmë fluturime direkte mes kryeqyteteve tona,” u shpreh zëvendësministri rus i Transportit, Vladimir Poteshkin, në një postim në Telegram.
Fluturimet nisin në një moment kur Koreja e Veriut po përpiqet të ringjallë sektorin e turizmit, duke lehtësuar gradualisht kufizimet e vendosura gjatë pandemisë së Covid-19. Megjithëse turizmi i zakonshëm mbetet i ndaluar, turistëve rusë u është lejuar të vizitojnë disa zona të vendit përmes tureve të organizuara, ndërsa në prill u mbajt një maratonë në Phenian me pjesëmarrje të vrapuesve të huaj.
Në qershor, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, inauguroi një resort të ri bregdetar në zonën Wonsan-Kalma, në bregun lindor të vendit. Autoritetet shpresojnë që ky kompleks të tërheqë deri në 20,000 vizitorë në vit, duke e cilësuar atë si një nga arritjet më të mëdha të vitit në vend.Top Channel
-

Amsterdami, një fluturim larg! Rinasi hap linjën direkte me “TUI fly”
Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza njofton nisjen e fluturimeve direkte Tiranë- Amsterdam me linjën “TUI fly”.
Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale nga TIA, udhëtimet drejt kryeqytetit holandez do të operohen çdo të martë dhe të shtunë. Kjo linjë e re vjen si pjesë e zgjerimit të destinacioneve që ofron Rinasi, duke e bërë më të thjeshtë lëvizjen drejt qyteteve evropiane ikonike.
TIA thekson se ky zhvillim pasqyron interesin në rritje të operatorëve ndërkombëtarë për Shqipërinë, si një destinacion gjithnjë e më tërheqës turistik dhe ekonomik.
Fluturimet drejt Amsterdamit pritet të ndikojnë ndjeshëm në rritjen e numrit të vizitorëve nga Holanda dhe Evropa Perëndimore, sidomos gjatë sezonit turistik veror.
Postimi në i TIA
Fluturimi i parë direkt me TUI fly drejt Amsterdamit është nisur nga @tirana.international.airport ✈️
Nga tani, çdo të martë dhe të shtunë, udhëto drejt qytetit të mullinjve me erë, tulipanëve dhe kanaleve ikonike.
Udhëtimet bëhen më të thjeshta, destinacionet më të shumta.
Aeroporti Je Ti!
-

TIA: Nisin fluturime direkte Tiranë – Amsterdam, çdo të martë dhe të shtunë
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë njoftoi sot se nisi fluturimi i parë direkt nga Rinasi drejt Amsterdamit (Holandë), me kompaninë “TUI fly”.
TIA bën të ditur se, nga kjo javë, çdo të martë dhe të shtunë, do të udhëtohet për në Amsterdam, drejt qytetit të mullinjve me erë, tulipanëve dhe kanaleve ikonike.
Përmes TIA-s udhëtimet dhe linjat e reja direkte, bëhen më të thjeshta, ndërsa destinacionet po shtohen çdo herë.
Hyrja e linjës së re të fluturimit në tregun shqiptar është pjesë e një tendence më të gjerë të interesit në rritje nga kompanitë ndërkombëtare, duke reflektuar atraktivitetin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe investimi.
Kjo linjë e re pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e turizmit hyrës nga Holanda dhe Evropa Perëndimore, veçanërisht gjatë sezonit veror.
