Qeveria do të kontrollojë dhe hetojë investimet e huaja direkte që do të bëhen në sektorë më rëndësi kritike për sigurinë kombëtare.
Projektvendimi për rregulloren “Për procedurat për vlerësimin dhe shqyrtimin e investimeve të huaja direkte që lidhen ose ndikojnë në infrastrukturën publike kritike, teknologjinë kritike dhe mallrat me përdorim të dyfishtë, furnizimin me inpute kritike, aksesin në informacione të ndjeshme ose mbi lirinë e medias”, është të hedhur në Konsultim Publik nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Fokusi kryesor i kësaj rregulloreje do të jetë tek kontrolli investimeve të huaja në fushën e medias, me qëllim që të shmangen fushatat e dezinformimit apo ndikimet keqdashëse nga shtete të huaja.
“Për të krijuar një balancë midis tërheqjes së investimeve dhe mbrojtjes së interesit publik duhet të garantohet që investimet në sektorin e medias dhe informacionit të mos cenojnë sovranitetin informativ, krijojnë monopole dhe të respektojnë standardet etike dhe profesionale”, thuhet në relacion.
Investimet në media thuhet në rregullore duhet të trajtohet me kujdes të veçantë, duke siguruar kontroll kombëtar, mbrojtje ligjore, dhe monitorim të vazhdueshëm, në mënyrë që paratë e huaja të mos kthehen në burim ndikimi të dëmshëm për shoqërinë apo shtetin.
“Përpunimi i të dhënave sensitive dhe media krijojnë rreziqe për ndikim politik, propagandë, apo rrjedhje informacioni. Fushëveprimi i shqyrtimit të investimeve të huaja në këto sektorë sensitivë është prioritar për shkak të shtrirjes së ndikimit në shoqëri dhe pasojave politike dhe ekonomike që mund të krijojë”, vijon më tej relacioni.
Në nenin 3 të rregullores thuhet se investimet e huaja direkte kontrollohen në rast të një rritjeje të pjesëmarrjes në ndërmarrje në nivelet nga 20% deri 75% menjëherë. Kjo kategori do të merret në shqyrtim që do të thotë një procedurë që lejon vlerësimin, hetimin e deri tërheqjen e investimeve të huaja direkte.
Në nenin 4 të projekvendimit, sqarohet se për të përcaktuar nëse një investim i huaj direkt, ndikon në sigurinë dhe rendin publik do të merret në konsideratë nëse ky investitor është i lidhur direkt ose tërthorazi me qeverinë e shtetit të tij, duke përfshirë organet shtetërore ose forcat e armatosura, të një vendi të tretë. Nëse investitori i huaj ka qenë i përfshirë në aktivitete që ndikojnë në sigurinë ose rendin publik në një shtet anëtar të BE-së ose nëse ekziston një rrezik serioz që investitori i huaj të përfshihet në aktivitete të paligjshme ose kriminale.
Investimet do të hetohen nga Komiteti Ndërministror për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja Direkte, nëpërmjet njësisë përgjegjëse brenda Ministrisë së Ekonomisë. Kjo rregullore do të zbatohet fillimisht vetëm për fushën e medias, ndërsa me hyrjen e vendit në BE, në rregullore thuhet se do të ketë kontroll për investimet e huaja edhe në infrastrukturën publike kritike, teknologjinë kritike dhe mallrat me përdorim të dyfishtë, ose furnizimin me inpute kritike. Ky projektvendimsynon përafrimin edhe dispozitat e Bashkimin Evropian.
Përveç kontrollit të investimeve do të ketë edhe gjoba ndaj investitorëve që nuk respektojnë detyrimet e tyre. Në nenin 18 thuhet se me 5 mijë euro gjobiten investitorët që nuk paraqesin kërkesë për shqyrtimin e një investimi të huaj.
10 mijë euro gjobë kur nuk japin informacionin e kërkuar dhe 50 mijë euro nëse investitori i huaj paraqet deklarata apo informacione të rreme.
Por gjoba do të jetë sa dyfishi i vlerës së investimit nëse investimi i huaj direkt zbatohet, pavarësisht ndalimit të tij me vendim të Komitetit, kur merr miratim përmes informacionit të rremë.
Tag: direkte
-

Frika për ndikimin e huaj në informacion, në ‘lupë’ çdo lek që futet nga jashtë në media
-

Allegri para Atalanta-Milan: Përplasje direkte për vendin e katërt, Leao mund të shënojë 20 gola në sezon
27 Tetor 2025
13:10
Alfred Lleshi
Barazimi në minutat e fundit ndaj Pisa i kushtoi Milanit kreun e renditjes, tashmë një pikë pas Napolit dhe Romës. Massimiliano Allegri përballet sërish me emergjencën e dëmtimeve, ndërsa e pret sfida e vështirë në Bergamo ndaj Atalantës së Juric. “Është përballje direkte për vendin e katërt, – tha trajneri kuqezi. – Jemi në emergjencë, por skuadra është e përgatitur për t’u përballur me këto probleme. Rikuperojmë Loftus-Cheek”.
Në sulm, protagonist pritet të jetë Rafa Leao: “Mund të bëjë 15-20 gola në sezon, por duhet të besojë më shumë në aftësitë e tij si sulmues. Brenda zonës duhet të jetë më i ftohtë”. Allegri kërkon qetësi pas polemikave me gjyqtarët: “Duhet më shumë luajalitet, edhe nga unë. VAR i ka përmirësuar shumë gjëra, por kur situatat janë subjektive, lindin debatet”.
Trajneri shtoi se ekipi ka forcë të qëndrojë lart në renditje, pret kthimin e Pulisic e Jasharit pas pushimit (kualifikueseve të kombëtareve) dhe nuk kërkon afrime në janar: “Skuadra është e fortë, me grupin e plotë vetëm mund të përmirësohemi”. -

Kryebashkiaku i New York në Tiranë! Rama me Eric Adams flasin për transportin, turizmin dhe emigracionin
Qeveria shqiptare po bën përpjekje për një linjë fluturimesh direkte me New York-un.
Vizita e kryebashkiakut amerikan Eric Adams në Tiranë, i dha kreut të qeverisë mundësinë për të përsëritur kërkesën, e cila nëse realizohet, do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve të SHBA dhe Shqipërisë.
“Diskutuam së bashku për mundësitë e bashkëpunimit në turizëm. Duke qenë se Adams ka qenë i angazhuar në vendosjen e disa linjave direkte nga Nju Jorku me vende të tjera, po shikojmë mundësinë e nxitjes së përpjekjeve tona për të vendosur fluturimin direkt me Nju Jork”, tha Rama.Gjatë një deklarate të përbashkët, Kryebashkiaku i Nju Jork, Adams vuri theksin tek bashkëpunimi ekonomik, por dhe tek migracioni.
“Erdha këtu të flas për turizmin dhe të shohim si mund të shfrytëzojmë muajt që kam në detyrë për të ndihmuar në këtë aspekt. Diskutuam edhe në lidhje me mënyrën si duhet të merremi me çështjen e emigracionit në të gjithë botë dhe për të folur për atë që bëhet nga Ministria e Mbrojtjes. Jemi të angazhuar për mënyrën se si mund të krijojmë një marrëdhënie simbiotike”, u shpreh Eric Adams.
Adams Sqaroi dhe arsyen e vizitës së tij në Shqipëri.
“Ka pasur shumë spekulime pse jam këtu, jam për të përshëndetur e mësuar nga një mik, e për të forcuar një miqësi që nuk na lejon të kemi ndasi. Do të mësojmë nga njëri-tjetri”, shtoi ai.
Nuk munguan as batutat mes dy drejtuesve të lartë.
“Duke qenë i interesuar për teknologjinë, Kryebashkiaku Adams ka shumë dëshirë të takohet edhe me Diellën”, deklaroi Rama.
/vizionplus.tv -

“Dëshiron të takojë Diellën”/ Kryebashkiaku amerikan në Tiranë, Rama: Në linjë direkte udhëtimi Tiranë-New York
edi rama-Eric Adams
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në takim Kryetarin e Bashkisë së New York-ut, Eric Adams. Pas takimit, Rama dhe Adams u janë drejtuar përfaqësuesve të medias me një deklaratë të përbashkët, në ambientet e jashtme të Kryeministrisë. Në fjalën e tij, Rama ka zbuluar detaje nga biseda e zhvilluar mes tyre. Kreu i qeverisë u shpreh se po bëhen përpjekje për të vendosur linjën e fluturimit direkt me New York-un. Ndër të tjera, Rama tha se kryebashkiaku amerikan ka shprehur dhe dëshirën për të takuar ministren virtuale Diellën.
“Ka dëgjuar miqtë e tij shqiptar dhe unë për Shqipërinë. Diskutuam për atë që mund të bëjmë për turizmin dhe duke qenë se ka qenë kyc në vendosjen e disa linjave direkte të New York dhe vendeve të tjera, të shohim mundësinë e një nxitje ekstra në përpjekjet që po bëjmë për fluturime direkte me New York. Duke qenë shumë i interesuar për teknologjinë, ka shumë dëshirë të takohet edhe me Diellën”, tha Rama./ZËRI -

Rama pret kryebashkiakun e Nju Jorkut: Linjë direkte ajrore, Adams ka dëshirë të takojë Diellën
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams po viziton vendin tonë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare tha se do të flasin për zhvillimin e turizmit dhe linjën e re ajrore Nju Jork Tiranë.
Rama tha gjithashtu se kryebashkiaku i Nju Jorkut është i interesuar edhe për të takuar Diellën.
“Kreu i Bashkisë së Njorkut më në fund erdhi në Shqipëri për të vizituar Shqipërinë, për të parë nga afër një vend që ka dëgjuar shumë nga miqtë e tij shqiptarë, por edhe për të diskutuar së bashku për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin.
Duke qenë se kreu i Bashkisë së Njorkut ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të nju Jorkut me vende të tjera për të parë mundësinë e nxitjes në përpjekjen që ne po bëjmë për të vendosur fluturimin direkt me nju Jorkun dhe duke qenë ai shumë i interesuar për teknologjinë. Ka shumë dëshirë që të takohet edhe Diellën”. -

Planet e TIA për nisjen e fluturimeve direkte me SHBA-në
Intervistë me Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i TIA Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po përjeton një periudhë rritjeje të shpejtë dhe transformimesh të mëdha, duke u konsoliduar si një nga qendrat kryesore të aviacionit në rajon.Pas rekordit historik të vitit 2024, me mbi 10.7 milionë pasagjerë, TIA vijon të zgjerojë kapacitetet dhe destinacionet, duke u bërë porta kryesore ajrore jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për udhëtarët e rajonit.Në një intervistë për Monitor, Drejtori Operacional i TIA, Piervittorio Farabbi, flet për planet ambicioze të aeroportit: objektivin për të arritur 15 milionë pasagjerë në vit, investimet e reja që pritet ta kthejnë në një model rajonal, si dhe përgatitjet për nisjen e fluturimeve direkte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ai thekson se këto zhvillime, të mbështetura nga zgjerimi i linjave ajrore low-cost dhe hyrja e investimeve strategjike, pritet të forcojnë rolin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe ekonomik me ndikim rajonal. Si do ta vlerësonit ecurinë e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës gjatë vitit 2024 dhe në pjesën e deritanishme të vitit 2025?Viti 2024 ishte më i suksesshmi në historinë e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Arritëm një rekord prej 10.7 milionë pasagjerësh, 113 destinacione dhe lidhje direkte me 33 shtete në Europë dhe Lindjen e Mesme.Arritjet tona u njohën nga institucione prestigjioze ndërkombëtare si Komisioni Europian dhe Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, ku TIA u cilësua “Aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë”.Edhe viti aktual po vijon me ritme pozitive, duke marrë në konsideratë edhe kontekstin europian, ku industria e aviacionit po përjeton ulje-ngritjet e saj.Në 8-mujorin e parë të 2025-s kemi shënuar një rritje të qëndrueshme prej +9% të numrit të pasagjerëve dhe +2% të fluturimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Të arrish rekord sigurisht nuk është e lehtë, por të shtysh përpara çdo vit për t’i thyer ato është edhe më e vështirë.Këto rezultate tregojnë se strategjia jonë e zhvillimit është e qëndrueshme: investime në infrastrukturë, një portofol i balancuar mes linjave ajrore me kosto të ulët dhe atyre tradicionale, ekselencë në operacione dhe fokus i veçantë te përvoja e pasagjerit. Cilat janë pritshmëritë tuaja për të ardhmen?Planet tona janë të qarta: rritje të mëtejshme përmes investimeve strategjike në infrastrukturë, digjitalizim dhe forcim të kapaciteteve njerëzore.Këto janë tri shtyllat që do të mbështesin objektivin tonë kryesor – kthimin e aeroportit në një qendër rajonale, jo vetëm për trafikun ajror, por edhe si një katalizator për ekonominë.Kapacitetet e zgjeruara aktualisht dhe ato të planifikuara në vijim synojnë të mbështesin rritjen e numrit të pasagjerëve dhe destinacioneve. Objektivi ynë afatmesëm është arritja e shifrës 15 milionë pasagjerë në vit.Është një objektiv ambicioz, por ne besojmë se është i realizueshëm. Pak ditë më parë njoftuam lajmin e rëndësishëm: Ryanair do të hapë bazë në Tiranë në vitin 2026.Ky është një investim prej 300 milionë dollarësh në avionë, me mbi 4000 vende pune direkte dhe indirekte, si dhe mbi 1.5 milionë pasagjerë shtesë për dhe nga Shqipëria.Gjithashtu edhe Wizz Air njoftoi disa ditë më parë zgjerimin e flotës së avionëve, nisjen e fluturimeve drejt 4 destinacioneve të reja, si dhe rritjen e frekuencës së fluturimeve me ato ekzistuese.Të gjitha këto zhvillime, së bashku me planet për marrëveshje të reja me kompanitë ajrore, si edhe fluturimet transoqeanike mbështesin synimet dhe pritshmëritë tona për zgjerim të mëtejshëm dhe rritje të numrit të pasagjerëve dhe të fluturimeve. Sa kanë qenë investimet në Aeroportin e Rinasit që prej marrjes në administrim dhe cilat janë planet për të ardhmen?Vitin e kaluar përmbyllëm një fazë të rëndësishme investimi me vlerë 100 milionë euro, që transformoi rrënjësisht infrastrukturën e aeroportit.Pista u rinovua tërësisht, u ndërtuan pozicione shtesë parkimi për avionët, u përmirësuan rrugët lidhëse me pistën, ndërsa kapaciteti i terminalit u trefishua.Këto investime ishin thelbësore për të përballuar rritjen e kërkesës, duke garantuar njëkohësisht siguri dhe komoditet më të lartë për pasagjerët.Në fillim të këtij viti përfunduam një tjetër projekt investimi në kohë rekord: brenda vetëm 3 muajsh ndërtuam një parking të ri me 1000 vende dhe nisëm punimet për fasadën e re të terminalit, që do të jetë një element unik arkitektonik.Aktualisht, pas sezonit veror, kemi nisur fazën tjetër të zgjerimit të terminalit. Prioritet janë shtimi i sporteleve të check-in, ndërtimi i një hapësire të dedikuar për avionët charter, zgjerimi i zonës së mbërritjeve dhe shtimi i disa portave të reja të imbarkimit.Në vijim, Grupi Kastrati planifikon të investojë edhe 100 milionë euro brenda 2-3 viteve të ardhshme, duke e kthyer aeroportin në një model rajonal.Një fokus të veçantë në këto investime do t’i kushtojmë projektit të Grupit që lidhet me qëndrueshmërinë dhe energjinë e pastër. Si po ecën projekti për fluturimet direkte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kur parashikohet të nisin?Po punojmë intensivisht në këtë drejtim. Kemi zhvilluar takime dhe negociata me linjat ajrore kryesore që operojnë në Atlantikun Verior, kemi përgatitur infrastrukturën, kemi marrë lejet dhe certifikimet përkatëse dhe kemi aktivizuar edhe kanalet diplomatike.Synimi ynë është që fluturimet direkte drejt SHBA-së të nisin në sezonin veror të IATA-s dhe më pas të shtrihen përgjatë gjithë vitit. Sa ka qenë numri i pasagjerëve nga rajoni që kanë fluturuar nga dhe drejt Rinasit në 7-mujorin e parë të vitit 2025?Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është tashmë më i madhi në Ballkanin Perëndimor, si për nga numri i pasagjerëve, ashtu edhe për destinacionet dhe partneritetet me linjat ajrore.Deri në fund të gushtit të këtij viti kemi pasur 360 mijë pasagjerë nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut që kanë përdorur aeroportin për fluturime drejt destinacioneve direkte në Europë dhe Lindjen e Mesme.Vërejmë një rritje të theksuar nga Maqedonia e Veriut, falë përmirësimit të infrastrukturës rrugore që ka lehtësuar aksesin drejt aeroportit. Shqipëria është bërë një destinacion i preferuar turistik. Çfarë roli ka luajtur Aeroporti i Rinasit në këtë drejtim?Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në sezonin veror u shënua një rritje prej 8% e vizitorëve të huaj krahasuar me vitin e kaluar, një trend që përkon me rritjen e pasagjerëve në TIA.Këtë vit kemi parë një rritje të vizitorëve nga Spanja, Franca dhe Izraeli, falë vendosjes së fluturimeve direkte dhe shtimit të destinacioneve të reja.Tel Avivi është operuar nga tri linja ajrore, ndërsa në Spanjë kemi lidhur partneritet me Vueling, dhe në Francë kemi shtuar destinacionet Nantes dhe Bordeaux.Po ashtu, për herë të parë kemi lidhje direkte me rajonin Baltik (Riga, Vilnius dhe Talin), si edhe destinacione të reja si Lisbona dhe Ammani.Një rol kyç kanë luajtur edhe kompanitë me kosto të ulët, Wizzair dhe Ryanair; çmimet e leverdishme kanë rritur vizibilitetin e Shqipërisë dhe e kanë bërë vendin të përzgjidhet nga turistët mes ofertës turistike të rajonit. Cilat shtete kanë shfaqur interes historik për Shqipërinë dhe cilat janë të rejat në këtë drejtim?Fillimisht, destinacionet më të rëndësishme lidhen me vendet ku kemi diasporën më të madhe: Itali, Gjermani, Angli, Greqi. Por në vitet e fundit është shtuar ndjeshëm interesi nga vende turistike si Polonia, Spanja, Franca, Izraeli dhe vendet Baltike.Gjithashtu, kemi parë rritje nga Anglia, Gjermania, Danimarka dhe Suedia, ndërsa nga Lindja e Mesme kemi nisur fluturimet me Jordaninë dhe planifikojmë edhe me Libanin e Omanin.Jemi duke negociuar për të shtuar lidhjet me Europën Lindore, Kazakistanin, Azinë Qendrore dhe Kinën.Ka një rritje të kureshtjes për Shqipërinë dhe ne presim që me rritjen e mëtejshme të fluturimeve direkte me më shumë destinacione, do të ketë diversifikim më të madh edhe të turistëve.Nga ana tjetër, qytetarët shqiptarë dhe të rajonit tashmë kanë më shumë alternativa për pushime dhe eksplorim. Deri në fund të këtij viti do të inaugurojmë linja të reja drejt Larnaca (Qipro), Malaga dhe Tenerife (Spanjë), Valeta (Maltë) dhe Këln (Gjermani).Kjo do të thotë që sezoni turistik për Shqipërinë tashmë zgjatet përtej shtatorit. A mendoni se dominimi i dy kompanive low cost mund të sjellë probleme me konkurrencën në aeroport? Aktualisht kemi mbi 50 linja ajrore partnere që na lidhin me rreth 1000 destinacione, drejtpërdrejt ose me ndalesa. Ne analizojmë me kujdes modelin e biznesit të secilës kompani për të krijuar partneritetet më optimale.Për linjat me kosto të ulët, ne i shohim si një element që rrit konkurrencën në favor të pasagjerëve, duke ulur tarifat e udhëtimit dhe besoj edhe ju vetë e keni vënë re këtë.Në të njëjtën kohë, linjat tradicionale sigurojnë lidhje me aeroportet kryesore europiane si Frankfurti, Londra, Vjena, Stambolli apo Varshava, prej nga mbi 1 milion pasagjerë të nisur nga TIA vazhdojnë udhëtimet e tyre në mbarë botën. Lexoni edhe:200 VIP-at e 2024-s; Në “kurthin” e punonjësve Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Diaspora dërgoi në Kosovë mbi 900 milionë euro për tetë muajt e parë të 2025
Sipas të dhënave të fundit, diaspora ka dërguar në Kosovë rreth 928.5 milionë euro gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025. Shuma e dërguar përmes remitancave vazhdon të jetë një burim jetik për ekonominë e Kosovës. Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar statistikat e bilancit të pagesave, remitancave, investimeve direkte etj.BQK njofton se remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në korrik 2025 shënoi 785.06 milionë euro, që paraqet rritje prej 31.27 milionë euro ose 4.15% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin gusht 2025 ishin rreth 143.4 milionë euro, duke arritur kështu vlerën 928.48 milionë euro (preliminare) për tetë muajt e parë të vitit 2025.“Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit gusht kanë qenë përmes IFJB me 41.02% përmes bankave komerciale me 17.19% dhe kanaleve tjera me 41.79%”, thuhet në njoftim.Ndërkaq, BQK ka dhënë statistika edhe lidhur me investimet direkte.“Investimet Direkte në Kosovë deri në fund të korrikut 2025 ishin 540.94 milionë euro që paraqet një rritje prej 24.24% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 212.78 milionë euro”, thuhet në raport.Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar po ashtu lidhur me borxhin e jashtëm bruto.“Borxhi i jashtëm bruto – i cili përfshinë borxhin publik dhe privat në fund të tremujorit të dytë 2025, arriti vlerën 4.43 miliardë euro, e cila paraqet rritje prej 218.19 milionë euro krahasuar me tremujorin paraprak. Kontribuuesi kryesor i rritjes së borxhit të jashtëm në Kosovë ishte sektori privat për 133.13 milionë euro, ndërsa borxhi publik u rrit për 85.05 milionë”.Ndërkaq, sa i përket borxhit të sektorit publik – në fund të tremujorit të dytë 2025 arriti vlerën 1.02 miliardë euro duke marrë pjesë me 23.03% në gjithsej borxhin e jashtëm.Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i qeverisë, i cili në fund të tremujorit të dytë 2025 ishte 857.81 milionë euro.BQK ka prezantuar edhe të dhëna për borxhin e sektorit privat.“Borxhi i sektorit privat – të tremujorit të dytë 2025 arriti vlerën 3.41 miliardë euro. Pjesëmarrësit në borxhin privat janë bankat komerciale 21.10% kompanitë në relacion të investimeve direkte 27.31% dhe sektorët tjerë 51.59%”.Bilanci tregtarDeficiti në mallra deri në fund të korrikut 2025 arriti 3.19 miliardë euro, ose 19.03% më i lartë se vitin e kaluar.Eksportet shënuan 528.27 milionë euro (rënie prej 1.71%).Importet arritën 3.72 miliardë euro (rritje prej 15.57%).Llogaria e shërbimeveShënoi bilanc pozitiv prej 1.11 miliardë euro, duke u rritur 22.25% krahasuar me korrikun 2024.Të ardhurat parësoreBilanc pozitiv prej 184.93 milionë euro, nga 113.88 milionë euro vitin e kaluar, me një rritje prej 62.39%.Të ardhurat dytësore dhe remitancatTë ardhurat dytësore shënuan bilanc pozitiv prej 1.15 miliardë euro (+2.74%).Remitancat deri në korrik 2025 arritën 785.06 milionë euro (+4.15% krahasuar me 2024).Vetëm në gusht 2025 remitancat ishin 143.4 milionë euro, duke e çuar totalin për tetë muajt e parë në 928.48 milionë euro (preliminare).Kanale të remitancave: IFJB 41.02%, bankat komerciale 17.19%, kanalet tjera 41.79%.Llogaria financiareAsetet deri në fund të korrikut: 376.32 milionë euro bilanc pozitiv.Detyrimet financiare: 900.63 milionë euro bilanc pozitiv.Investimet direkteInvestimet e huaja direkte në Kosovë: 540.94 milionë euro deri në korrik (+24.24%).Investimet direkte jashtë Kosovës: 212.78 milionë euro.Asetet rezervëU rritën për 201.48 milionë euro (+30.22%), duke arritur në 201.48 milionë euro nga 154.73 milionë në 2024.Rritjes i kontribuoi rritja e depozitave (+264.06 milionë €), ndërsa investimet në letra me vlerë ranë me 62.58 milionë €.Pozicioni i investimeve ndërkombëtareAsetet ndërkombëtare u rritën me 280.91 milionë €, duke arritur në 8.41 miliardë €.Detyrimet ndërkombëtare u rritën me 468.12 milionë €, duke arritur në 10.96 miliardë €.Rritjes i kontribuoi: investimet direkte (+93.85 milionë €), letrat me vlerë (+59.94 milionë €) dhe asetet rezervë (+187.58 milionë €).Rënie shënuan investimet tjera (-60.46 milionë €).Borxhi i jashtëm brutoNë fund të TM2 2025: 4.43 miliardë euro, rritje prej 218.19 milionë € krahasuar me TM1.Sektori privat kontribuoi me +133.13 milionë €, ndërsa sektori publik me +85.05 milionë €.Borxhi publik dhe privatBorxhi publik: 1.02 miliardë euro (23.03% e gjithsej borxhit të jashtëm).Prej tyre, 857.81 milionë euro i takojnë borxhit të jashtëm të qeverisë.Borxhi privat: 3.41 miliardë euro. Struktura: 21.10% bankat komerciale, 27.31% kompanitë në relacion me IHD, 51.59% sektorët tjerë. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

India dhe Kina rikthejnë fluturimet direkte pas gati pesë vitesh ndërprerje
India dhe Kina do të rifillojnë fluturimet direkte mes dy vendeve gjatë këtij muaji, duke shënuar kështu një hap tjetër drejt normalizimit gradual të marrëdhënieve dypalëshe.
Fluturimet direkte midis dy vendeve janë pezulluar që nga viti 2020, pas përplasjes së dhunshme mes trupave ushtarake në kufirin e përbashkët në Himalaje, ku humbën jetën të paktën 20 ushtarë indianë dhe katër kinezë. Kjo ishte përballja e parë me viktima që nga viti 1975 dhe solli ngrirjen e marrëdhënieve dypalëshe.
Megjithatë, gjatë vitit të fundit, Delhi dhe Pekini kanë ndërmarrë hapa për të zbutur tensionet dhe për të rindërtuar marrëdhëniet, përfshirë edhe arritjen e disa marrëveshjeve për menaxhimin e kufirit të diskutueshëm.
Të enjten, kompania ajrore më e madhe me kosto të ulët në Indi, IndiGo, bëri të ditur se do të rinisë fluturimet direkte midis qyteteve Kolkata dhe Guangzhou duke filluar nga data 26 tetor. Ministria e Jashtme e Indisë deklaroi se rifillimi i fluturimeve do të ndihmojë në nxitjen e kontakteve ndërnjerëzore dhe do të kontribuojë në “normalizimin gradual të shkëmbimeve dypalëshe”.
India dhe Kina ndajnë një vijë kufitare të paqartë, me gjatësi mbi 3 mijë e 440 kilometra, përgjatë së cilës të dyja vendet pretendojnë territore të mbivendosura.
Zyrtarë të nivelit të lartë nga të dyja palët kanë zhvilluar disa raunde bisedimesh për të ulur tensionet. Në tetor të vitit të kaluar, India dhe Kina ranë dakord për mënyrat e patrullimit përgjatë kufirit të kontestuar në Himalaje.
Këtë vit, Kina ka lejuar pelegrinët indianë të vizitojnë disa vende me rëndësi fetare në atë që e quan Rajoni Autonom i Tibetit, ndërkohë që India ka rifilluar shërbimet e vizave për turistët kinezë dhe ka pranuar të rifillojë bisedimet për hapjen e tregtisë kufitare përmes kalimeve të caktuara.
Përkeqësimi i marrëdhënieve mes Indisë dhe SHBA-së për shkak të tarifave të larta të vendosura nga ish-presidenti Donald Trump, ka shtuar gjithashtu motivimin për përmirësimin e marrëdhënieve midis Delhit dhe Pekinit.
Në gusht, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi vizitoi Delhin, ku theksoi se Kina dhe India duhet të shohin njëra-tjetrën si “partnere”, jo si “kundërshtare”. Po atë muaj, ambasadori kinez në Indi, Xu Feihong, e quajti SHBA-në “një ngacmuese” për vendosjen e tarifave të larta ndaj Indisë dhe vendeve të tjera.
Gjithashtu në gusht, kryeministri indian Narendra Modi vizitoi Kinën për herë të parë pas shtatë vitesh, në kuadër të Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO). Gjatë samitit, ai u takua me presidentin kinez Xi Jinping dhe të dy liderët riafirmuan angazhimin për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
-

Rritet varësia e investimeve të huaja nga pasuritë e paluajtshme, arrijnë rekord
Pasuritë e paluajtshme po kryesojnë investimet e huaja direkte edhe këtë vit.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e dytë të këtij viti investimet e huaja në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 149 milionë eurove, më e larta e regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, investimet e huaja në prona janë rritur me 54%.Në të njëjtën linjë janë edhe shifrat progresive të 6-mujorit 2025. Investimet e Huaja Direkte në pasuri të paluajtshme arritën vlerën e 253 milionë eurove, në rritje me 40% krahasuar me 6-mujorin 2024.Edhe vlerat progresive janë më të lartat historike të Investimeve të Huaja Direkte në prona për periudhën. Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme përbënin më shumë se 33% të Investimeve të Huaja Direkte për 6-mujorin e parë. Pesha e tyre specifike është rritur më tej nga niveli prej 24% i një viti më parë.Blerjet e shtetasve të huaj ose jorezidentë kanë qenë një faktor i rëndësishëm në ciklin rritës të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit.Zbulimi i Shqipërisë si destinacion turistik, kosto më e ulët e jetesës dhe çmimet relativisht më të lira krahasuar me tregjet konkurrente kanë shtyrë shumë shtetas të huaj apo shqiptarë me banim jashtë vendit të investojnë në një pronë në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare.Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për ecurinë e tregut të pasurive të paluajtshme, në 6-mujorin e parë të këtij vitit rreth 15% e banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 71% rezultojnë shtetas të vendeve të Bashkimit Europian.Sektori i dytë për nga vlera e investimeve të huaja direkte në gjysmën e parë të këtij viti ishte ai i aktiviteteve financiare. Investimet e huaja direkte në këtë sektor arritën vlerën e 147 milionë eurove, me një rritje prej 17% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.Sidomos sektori bankar vazhdon të sjellë në vazhdimësi flukse të konsiderueshme investimesh, të mbështetura nga fitimet e larta vjetore, por edhe nga rritja e kërkesave rregullatore për kapital në vitet e fundit.Ndërkohë, sektorët e tjerë me peshë në strukturën e investimeve të huaja direkte kanë paraqiten në rënie për gjysmën e parë të këtij viti.Investimet në industrinë nxjerrëse u raportuan në vlerën e 98 milionë eurove. Ato kanë pësuar rënie me 3% krahasuar me një vit më parë. Flukset në këtë sektor konsistojnë kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto.Edhe investimet në industrinë përpunuese dhe energjetikë kanë pësuar rënie, përkatësisht me 35% dhe 20% më pak krahasuar me një vit më parë, duke zbritur të dyja në vlerën e 58 milionë eurove.Sektori i katërt për nga vlera e investimeve të huaja në 6-mujorin 2025 ishte tregtia, me 62 milionë euro për gjashtë muajt e parë të vitit. Investimet e huaja në këtë sektor janë rritur me 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte në gjysmën e parë të vitit arritën një shifër rekord prej 759 milionë eurosh, niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.Vlera e investimeve të huaja direkte deri tani këtë vit paraqitet në rritje të lehtë me 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ E.ShehuBurimi: BSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.