Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, vijoi takimet elektorale në Konispol. Bashkë me kandidatët për deputetë, Ardit Bido dhe Vasil Llajo, Çuçi kërkoi mbështetjen e banorëve të Konispolit me votë në 11 maj.
Ai përmendi fillimisht investimet që janë kryer në këtë bashki nga qeverisja lokale e qëndrore, subvencionet për fermerët, si dhe disa nga projektet e tjera që janë në proces për t’u realizuar. Mes arsyeve pse duhet votuar Partia Socialsite, Çuçi theksoi edhe gjendjen ku është opozita.
“Sali Berisha nuk mund të jetë më alternativë për Shqipërinë dhe Konispolin. Dy herë që ishte në krye të vendit na çoi në shkatërrim”, deklaroi Çuçi. Më tej ai vlerësoi kandidatët Bido e Llajo.
“Vaslil Llajo është greku më i mirë ndër shqiptarë dhe shqiptari më i mirë ndër grekë. Ardit Bido ka ditur të mbrojë me profesionalizëm dhe integritet çështje që lidhen me kombin, me përkatësinë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Nuk mendoj se do të gjenim dot një kombinim kaq të mirë për Konispolin, Delvinën, Finiqin dhe Sarandën”, tha Çuçi.
Vota e 11 majit theksoi ai lidhet direkt me integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
“Mandati që ne do të marrim është mandati që do të çojë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian. Më në fund ne jemi shumë pranë realizimit të kësaj ëndrre. Edhe në këtë moment historik Konispoli do dijë të jetë në anën e duhur të historisë duke zgjedhur Partinë Socialiste”, tha Çuçi.
Tag: direkt
-

Çuçi në Konispol: Bido e Llajo kombinim i shkëlqyer, vota për PS-në lidhet direkt me fatin e Shqipërisë në BE
-

“Fola direkt me Yamal”, prapaskena e bujshme: U mundova ta bindja në çdo mënyrë, por…
16 Prill 2025
14:52
Telesport
Trajneri i Marokut, Walid Regragui, ka zbuluar një prapaskenë në lidhje më Lamine Yamal për “El Chiringuito”.
“Yamal është një talent i madh. Kemi provuar ta bindim të zgjidhte Marokun, por ai bëri një zgjedhje të ndryshme dhe i kemi uruar më të mirën me Spanjën, ajo që bën në moshën e tij është e pabesueshme”.
Më pas ka shtuar: “Kam folur direkt me Lamine, i kemi prezantuar projektin e Marokut, me Kupën e Afrikës që do të luajmë në shtëpi dhe Kupën e Botës 2030 me dashurinë që mund t’i jepte populli maroken.
“Pas 2-3 ditësh më ka telefonuar dhe më ka thënë: ‘Trajner, faleminderit për vlerësimin, por ndihem spanjoll dhe do të doja të luaja me Spanjën’, ma tha edhe pse atëherë nuk luante me ekipin e parë të Spanjës.
“Nëse kam folur edhe me familjen e tij? Kam folur me të, familjen dhe avokatin e tij. Të gjithë marokenët donin që ta bindnim, kemi bërë gjithçka ishte e mundur”. -

Roma e nis direkt me gol pjesën e dytë, shënon i sapofuturi në fushën e lojës (video)
6 Prill 2025
21:59
Telesport
Roma e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë ndaj Juventusit, verdhekuqtë kanë gjetur golin e barazimit me, sulmuesi uzbekistanas i futur në fillim të pjesës së dytë, gjeti direkt golin. Ai shënoi pas topit të ardhur nga goditja e këndit, duke barazuar shifrat. SHIKOGOLAT
Bardhezinjtë e drejtuar nga Igor Tudor e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh, falë golit shumë të bukur të kapitenit të tyre, Mnuel Locatelli. SHIKOGOLIN
Me një goditje të bukur nga jashtë zonës, mesfushori i Juventusit dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, pritet reagimi i verdhekuqve, të cilët vijnë nga një seri fitoresh rresht në Serie A. -

“Po të kishe sharë Sorosin, hyje direkt në listë!”/ Rakipi pyet Tabakun për trampizmin në PD
Ylli Rakipi ka pyetur deputeten Jorida Tabaku, e cila kandidon në listën e hapur të Partisë Demokratike për një mandat tjetër, lidhur me konservatorizmin që ka “veshur” PD këto kohë, pas ardhjes së Trump në Amerikë.
Tabaku, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se PD i ka patur gjithmonë në themel parimet konservatore, por çështjet të cilat theksohen më shumë lidhen edhe me kontekstin global.
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: Unë po të isha këshilltari yt, do të të thosha bëje copa-copa Sorosin dhe hapet lista direkt. Kisha të ftuar njërin këtu, e bëri copë Sorosin dhe u hap lista direkt për të birin…
Jorida Tabaku: Unë kam qenë e qëndrueshme, kështu jam. Por shpresoj të flasim edhe për të ardhmen jo vetëm për të shkuarën, sepse unë dhe PD jemi në një betejë elektorale.
Ylli Rakipi: Jorida ti je dënuar për të shkuarën. Për të ardhmen është pozitive që ti të jesh në PD dhe i bën nder. Ti nuk e thua dot, dakord.PD ka marrë tipare konservatore dhe trampiste. A jeni ju konservatore? Se Floriana Garon e kisha të ftuar dhe bërtiste fort për konservatorizmin.
Jorida Tabaku: Ju doni të përmendni gjithë kolegët këtu. PD i ka ato parime në themel të saj dhe nuk ka nevojë të bëhemi më katolikë se Papa. Liria e tregut, ekonomia, liria e mendimit. Mendoj se disa gjëra po diskutohen edhe prej kontekstit. Por programi ekonomik është bërë me CDU-në gjermane.