Tag: direkt

  • Ndoja: Rregullorja e Kuvendit u ndryshua në mënyrë të paligjshme, direkt pasi u ndryshua Kryetari i Kuvendit

    Ndoja: Rregullorja e Kuvendit u ndryshua në mënyrë të paligjshme, direkt pasi u ndryshua Kryetari i Kuvendit

    Deputeti i PD, Arjan Ndoja, ka akuzuar mazhorancën socialiste se ka miratuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit në mënyrë të paligjshme.

    Gjatë fjalës së tij në konstituimin e Komisionit të Ligjeve, Ndoja theksoi se ‘Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, na ka ardhur direkt për miratim në Kuvendin e Shqipërisë, direkt pas zgjedhjes së Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit’.  

    ‘Në nenin 11 të tij thotë, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, merr në shqyrtim për propozime për ndryshimin e rregullores. Edhe në seancën e parë që s’ma dha fjalën edhe pse e shikonte, edhe në seancën e dytë dhe të tretë kam kërkuar pasjen përpara të dokumenteve përkatëse mbi të cilën funksionon Kuvendi. Kjo nuk ka kaluar në Këshillin për Rregulloren e Mandatave, pasi nuk ka qënë konstituuar këshilli, u ndryshua rregullorja direkt pasi u ndryshua Kryetari i Kuvendit. Ka ndodhur kjo shkelje dhe grupi jonë parlamentar i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ta shfuqizuar por problemi është se ka ndodhur’, u shpreh Ndoja.

    Ndoja: Kam nja 2 sygjerime me mbarëvatjen e punës në këtë komision pasi është një nga komisionet më të rëndësishme të Kuvendit. Kuvendi është organi më i rëndësishëm në këtë vend. Si rregull, neni 7 parashikon kontrollin dhe balancimin e pushteteve. Problemi i vetëm është se meqënëse ne kemi funksion shumë të rëndësishëm, po të vendosnim rregulla dhe bashkëpunimi në këtë komision, do i shërbente dhe për mbarëvajtjen e punimeve edhe në seancë, që të mos ngelej vetëm në debate politike.

    Po ta shikojmë, Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, na ka ardhur direkt për miratim në Kuvendin e Shqipërisë, direkt pas zgjedhjes së Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit.  

    Në nenin 11 të tij thotë, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, merr në shqyrtim për propozime për ndryshimin e rregullores. Edhe në seancën e parë që s’ma dha fjalën edhe pse e shikonte, edhe në seancën e dytë dhe të tretë kam kërkuar pasjen përpara të dokumenteve përkatëse mbi të cilën funksionon Kuvendi.

    Kjo nuk ka kaluar në Këshillin për Rregulloren e Mandatave, pasi nuk ka qënë konstituuar këshilli, u ndryshua rregullorja direkt pasi u ndryshua Kryetari i Kuvendit. Ka ndodhur kjo shkelje dhe grupi jonë parlamentar i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ta shfuqizuar por problemi është se ka ndodhur.

    Është në nderin tonë që si komision për çështjet ligjore që kur diskutohet për çështjet ligjore por edhe për nismat ligjvënëse por edhe për kompetencat.

     

  • VIDEO/ Mjafton vetëm një gol, Skënderbeu mposht rivalin direkt dhe nis arratinë në krye

    VIDEO/ Mjafton vetëm një gol, Skënderbeu mposht rivalin direkt dhe nis arratinë në krye

    Skënderbeut i ka mjaftuar përsëri një gol për të likuiduar një rival direkt në rrugëtimin e skuadrës korçare drejt kthimit në Superiore. Ashtu si një javë më parë ndaj Pogradecit, sot ka ardhur një tjetër fitore 1-0 e ekipit korçar, këtë herë përballë Laçit që ishte kthyer në ndjekësin më të afërt të skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka.
    Në një ndeshje të zhvilluar nën reshjet e shiut, dy skuadrat e patën të vështirë të dilnin në lojën e tyre më të mirë, pro ishin gjithsesi vendasit ata që iu afruan me shumë golit në takimin e zhvilluar në Korçë. Megjithatë, një ndihmë në pjesën e dytë i erdhi nga kartoni i kuq i Mjakit që la Laçin me 10 lojtarë, e më pas Gjoka gjeti zëvendësimin e duhur.

    Gjini i sapofutur në lojë, gjeti hapësirën për të goditur në portë pas një aksioni mjaft të bukur, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij, pasi shifrat nuk ndryshuan më deri në fund.
    GOLI
    Kësisoj, Skënderbeu mori fitoren e katërt në 5 javë, teksa është konfirmuar kandidati kryesor për ngjitjen në elitë nga Kategoria e Parë.
    © BalkanWeb

  • Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

    Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

    17 Gusht 2025

    17:42

    Telesport

    “La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar Interit 50 milionë euro për qendërmbrojtësin Alessandro Bastoni.
    Megjithatë, klubi zikaltër ka refuzuar direkt dhe i ka kthyer Chelsea-s përgjigjje negative. Bastoni mund të konsiderohet pa frikë si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të momentit në botë.
    Për italianin ka pasur vazhdimisht interes nga klubet e mëdha, si Real Madrid, Barcelona, PSG, Man. City etj, por deri tani ofertë zyrtare për të ka bërë vetëm Chelsea. 50 milionë euro janë shumë pak për kohën e sotme, për një lojtar si Bastoni.
    Kontrata e Bastoni-t me Inter skadon në vitin 2028 dhe drejtuesit e klubit zikaltër po punojnë që tani për rinovimin. Nuk përjashtohet as mundësia e shitjes së 26-vjeçarit, por jo këtë verë, por verën e ardhshme dhe sigurisht për një shifër mbi 80 milionë euro.

  • Real Madrid i bën propozimin e bujshëm Arsenal-it, por refuzohet direkt nga “Topçinjtë”

    Real Madrid i bën propozimin e bujshëm Arsenal-it, por refuzohet direkt nga “Topçinjtë”

    16 Gusht 2025

    17:02

    Telesport

    Real Madrid duket se nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe po mendon të bëjë edhe një lëvizje të fundit. “Marca” raporton se klubi madrilen i ka bërë një propozim të bujshëm Arsenal-it gjatë kësaj jave, por ideja e tyre është refuzuar direkt nga londinezët.
    Sipas këtij propozimi, Real Madrid i ka ofruar Arsenal-it një shkëmbim kokë më kokë mes Rodrygo-s dhe William Saliba. Braziliani nuk është në planet e Xabi Alonso dhe largimi i tij do ishtë i mirëpriur në kampin madrilen. Në anën tjetër, William Saliba është prej kohësh një objektiv i madh që po ndjekin drejtuesit e Realit.
    Por, Arsenal ka refuzuar këtë propozim dhe ka njoftuar Real Madridin se interesohet për transferimin e drejtpërdrejtë të Rodrygo-s, pa përfshirë lojtarë të tjerë. Klubi madrilen kërkon 90-100 milionë euro për anësorin brazilian.

  • Fatura ose gjobë/ Qeveria ‘shpall luftë’ ndaj tregtimit informal të bulmetit dhe mishit

    Fatura ose gjobë/ Qeveria ‘shpall luftë’ ndaj tregtimit informal të bulmetit dhe mishit

    Rama thekson se produktet e bylmetit apo mishit pa faturë përbëjnë një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm, deklaroi ai.
    “Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade”, theksoi Kryeministri.
    Ndërkohë ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilluan në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm.
    Postimi i Edi Ramës:
    🔴STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë🧾
    ✋Nga java e ardhshme çdo prodhim i tillë do të sekuestrohet, sepse përbën një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm👊
    ⛑️Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade🍗🍖🥚🥛
    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj dhe Ministri i Financave Petrit Malaj në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm🤝🇦🇱

  • Interi cakton shifrën që do për Calhanoglu dhe gjen direkt pasuesin e tij

    Interi cakton shifrën që do për Calhanoglu dhe gjen direkt pasuesin e tij

    6 Korrik 2025

    13:07

    Telesport

    Interi është dorëzuar. Klubi zikaltër ka nisur kërkimin për një pasues të Hakan Calhanoglu, sepse turku nuk dëshiron të luajë më në Milano.
    Drejtuesit e klubit italian tani presin oferta për 31-vjeçarin dhe shifra që kërkohet është 30 deri në 35 mln euro.
    Galatasaray ka shfaqur interes konkret për turkun dhe duket se kalimi në këtë skuadër do të ndodhë brenda pak ditësh.
    Interi e ka një ide për zëvendësimin e tij. Bëhet fjalë për mesfushorin kolumbian Richard Rios, i cili luan te Palmeiras.

  • Dinamo i plotëson dëshirën Dajës, edhe një javë stërvitje në Ohër

    Dinamo i plotëson dëshirën Dajës, edhe një javë stërvitje në Ohër

    Dinamo ka mbyllur një muaj stërvitje, ku gjithçka po shkon në funksion të prezantimit të bluve në Ligën e Konferencës. Europa u kishte munguar prej 15 vitesh dinamovitëve, kështu që skuadra nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja kërkon një prezantim sa më dinjitoz, ku edhe fati duket se po i ndihmon.
    Dinamovitët ishin përgatitur që ta nisnin nga turi i parë, por për shkak të disa ndryshimeve dhe penalizimeve të bëra nga UEFA, dinamo kaloi direkt në turin e dytë, ku ndeshjen e parë e luajnë më 24 korrik, teksa kundërshtar do të jetë fituesi i çiftit Atletik EskaldesDidelanzh. Ka kaluar një muaj që nga koha kur Dinamo nisi përgatitjet në kuadër të ndeshjeve europiane dhe sezonit të ri, ku skuadra e nisi stërvitjen në kompleksin e saj në Arbanë.

    Më pas ekipi u zhvendos në Ohër, ku do të vazhdojë edhe një javë tjetër, duke qenë se kaloi direkt në turin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës. Gjatë kësaj periudhe përgatitore në Ohër, “nëndetësja” ka luajtur tri ndeshje miqësore, ku ka mposhtur me Ballkanin në shifrat 4-1, si dhe është mundur në dy sfidat e tjera, 1-0 nga Partizani dhe së fundmi 2-1 nga Shkëndija e Tetovës.
    NË OHËR- Në përfundim të testit me tetovarët ishte menduar që të merrte fund faza përgatitore në Ohër, por trajneri Daja ka paraqitur një këndvështrim ndryshe për drejtuesit. Duke ditur se prezantimin në Europë e kanë më 24 korrik, mësohet se trajneri ka kërkuar që ekipi të stërvitet edhe për të paktën edhe javën tjetër në Ohër.
    Kërkesa e Dajës ka lidhje me kushtet që kanë gjetur në shtetin fqinj, pasi terrenet janë të mira, por më kryesorja ka të bëjë me temperaturat e motit, që janë më të freskëta se në kryeqytetin shqiptar. Klubi ia ka miratuar direkt kërkesën Dajës, kështu që stërvitjet do të vazhdojnë edhe javës që vjen në Ohër, ku shpresohet që të luhet edhe ndonjë ndeshje tjetër miqësore.
    Pas testit me Shkëndijën e Tetovës, ekipi është lënë dy ditë pushim, kështu që shumica e lojtarëve janë kthyer në kryeqytet në Shqipëri pranë familjeve të tyre, për të rivazhduar të premten programin stërvitor.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Gonzato, mesazh prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt tek integrimi i Shqipërisë

    Gonzato, mesazh prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt tek integrimi i Shqipërisë

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, deklaroi sot në Forumin e Prokurorëve të Ballkanit Perëndimor se duhet një bashkëpunim sa më i madh gjyqësor mes vendeve.
    Sipas tij, në Shqipëri mbetet thelbësor identifikimi i të ardhurave nga krimi.
    “Ne e njohim angazhimin e vendeve në rajon për të luftuar krimin e organizuar, që është i dëmshëm për kohezion social dhe gërryen besimin  e qytetarëve tek institucionet. Rrjetet kriminale përdorin edhe institucionet për të zgjeruar ndikimin e tyre. Duhet të punojmë sëbashku. Forcimi i sundimit të ligjit është sfidë thelbësore për vendet që duan të anëtarësohen në BE. Puna juaj ndikon direkt në këtë proces.
    Pandëshkueshmëria nuk duhet të jetë e pranishme në shoqëri. Natyra në zhvillim e krimit ndërkombëtar kërkon vigjilencë dhe nisma konkrete si dhe burime financiare e njerëzore. Identifikimi i të ardhurave nga krimi është thelbësor në Shqipëri, si dhe rimarrja e aseteve.
    Duhet bashkëpunim gjyqësor më tej dhe përdorimin e të gjitha mjeteve në dispozicion, mbështetja e ofruar nga ky projekt për Ballkanin Perëndimor, ka efekte mjaft praktike përveç kontributeve të vlefshme që prokurorët japin. Përmes projektit, vendet kanë akses në burimet dhe praktikat më të mira të Eurojust. BE qartësisht përmes Eurojust dhe delegacioneve do vazhdojë t’ju mbështesë në punën tuaj”, tha Gonzato.

  • Sulmi preçiz izraelit, predha hyn direkt në dhomën e gjumit dhe vret komandantin Iranian

    Sulmi preçiz izraelit, predha hyn direkt në dhomën e gjumit dhe vret komandantin Iranian

    Një faqe e cila identifikohet me shërbimin e spiunazhit Mossad, ka publikuar në TikTok pamje nga sulmi ku humbi jetën një anëtar i Shtabit të Përgjithshëm Iranian.
    Raketa izraelite u lëshua direkt në një ndërtesë banimi në Teheran., ndërsa goditja ishte aq precize sa edhe dritaret kanë mbetur të paprekura.
    Sulmi ishte drejtuar pikërisht në dhomën e gjumit të anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm Iranian.
    Sipas IDF, pjesa tjetër e banorëve të ndërtesës nuk pësuan lëndime teksa ata dolën jashtë pallatit.
    Ushtria izraelite pretendon se në këtë objekt banimi nuk pati asnjë viktimë tjetër përveç komandantit iranian.

  • Video virale: Tifozi shqiptar puth gazetarin serb në transmetim direkt

    Video virale: Tifozi shqiptar puth gazetarin serb në transmetim direkt

    8 Qershor 2025

    20:41

    Telesport

    Sfida mes Shqipërisë dhe Serbisë kishte një interes shumë të madh, jo më kot kishte dhe një numër shumë të madh reporterësh dhe gazetarësh të ardhur për media të ndryshme në Europë, e jo vetëm.
    Njërit prej reporterëve të pranishëm dje në “Arenën Kombëtare” i ka ndodhur një moment shumë i veçantë gjatë raportimit direkt. Gazetari i Al Jazeera Balkan, serbi Milan Boskoviç, është puthur nga një tifoz shqiptar në momentin që ai po raportonte direkt për mediumin e njohur.
    Video sigurisht që është bërë virale, komentet dhe reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet. SHIHVIDEON