Tag: direkt

  • ‘Drogën e mbron direkt qeveria shqiptare, direkt kryeministri’, Zaçe Islami:  Ligji për Barazinë Gjinore një turp

    ‘Drogën e mbron direkt qeveria shqiptare, direkt kryeministri’, Zaçe Islami: Ligji për Barazinë Gjinore një turp

    Sipas avokatit Islami, grupet kriminale dhe eksponentët kriminalë mbrohen nga shteti, ndërsa shton se policia nuk e kryen plotësisht detyrën.
    Avokati Zaçe Islami ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në një studio televizive për të diskutuar për një zërë çështjesh të zhvillimeve të fundit në vend.
    Islami komentoi dhe operacionin e SPAK të realizuar ditën e sotme në bashkëpunim me ndërkombëtarët ku në pranga ranë 10 persona mes tyre dhe djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, të përfshirë në trafikun e drogës.
    Sipas avokatit Islami, grupet kriminale dhe eksponentët kriminalë mbrohen nga shteti, ndërsa shton se policia nuk e kryen plotësisht detyrën.
    “Drogën e mbron direkt qeveria shqiptare, direkt kryeministri. Çfarë i pengon këta që të shkojë të zbulojnë drogën në Krujë që është një dorë vend. Ju e thatë që janë njerëz të ish-deputetit Rraja, çfarë faktesh doni.
    Këta duan të thonë që ka bërë punë policia, kapin një pako hashash të mykur, i bëjnë foto i vënë dhe flakën”, tha avokati.
    Zaçe Islami foli dhe për zgjedhjen e kreut të SPAK ditën e nesërme, për të cilin tha se është një institucion në varësi të pushtetit.
    “SPAK është tërësish i varur nga kryeministri dhe nuk mund të jenë të pavarur. Vetëm nëse do të ishin të votuar nga populli do të ishin të pavarur”, tha ai.
    Avokati Islami është shprehur gjithashtu kundër ligjit të miratuar së fundmi në Kuvend për Barazinë Gjinore. Ai thotë se ky ligj është një turp dhe se shkatërron familjen shqiptare.
    “Unë nuk e konsideroj ligj, e quaj turp kombëtar. Të bësh ligj domethënë t’i diskriminosh. Kush është ky që kërkon mbrojtjen e tyre. Çfarë është nevoja që shteti të merret me ata dhe të mos merren me shkollimin e fëmijëve. Unë nuk i konsideroj aspak. Ky e shkatërron familjen. C’punë ka parlamenti më ta kur ka dhjetëra probleme të tjera”, tha ndër të tjera avokati.

  • Liverpool i bën dalje Salah dhe gjen direkt zëvendësuesin e tij, luan në PL dhe kushton 60 milionë euro

    Liverpool i bën dalje Salah dhe gjen direkt zëvendësuesin e tij, luan në PL dhe kushton 60 milionë euro

    8 Dhjetor 2025

    16:11

    Telesport

    Liverpool i ka hedhur “benzinë zjarrit” situatës me Mohamed Salah, duke e lënë egjiptianin jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për sfidën e mesjavës në Champions League ndaj Interit.
    Pas barazimit dramatik 3-3 të shtunën ndaj Leeds, Salah “shpërtheu” pas ndeshjes ku nuk u aktivizua për asnjë minutë, duke thënë ndër të tjera që ka njerëz në klub që nuk e duan, i referohej këtu trajnerit Arne Slot.
    Ndërkohë, kampioni në fuqi i Premier League duket nuk se nuk dëshiron të humb më kohë dhe ka gjetur direkt zëvendësuesin e Salah, sipas asaj që raporton “Daily Express”. Bëhet fjalë për sulmuesin e Bournemouth, Antoine Semenyo.
    Oferta e Liverpool për sulmuesin ganez është 60 milionë euro direkt plus 5 milionë euro të tjera bonuse. Një ofertë brenda pritshmërive të Bournemouth. Vlen për t’u theksuar se Semenyo nuk do marrë pjesë në Kupën e Afrikës, sepse Ghana nuk u kualifikua, ndaj do të ishte direkt në dispozicion të Arne Slot.

  • SHORTI I BOTËRORIT/ FIFA vendos rregull të veçantë për të shmangur përplasjet mes Spanjës, Argjentinës, Francës dhe Anglisë

    SHORTI I BOTËRORIT/ FIFA vendos rregull të veçantë për të shmangur përplasjet mes Spanjës, Argjentinës, Francës dhe Anglisë

    Shorti për Kupën e Botës 2026 nuk do të jetë i lirë. Kjo, pasi FIFA ka vendosur që të shmangë përplasjen me ekipeve kryesore në fazat e para me eliminim direkt në turne, duke shpresuar që të gjithë skuadrat më të forta të shkojnë sa më larg drejt finales.
    Në publikimin e procedurave të shortit, ajo ka saktësuar se për arsye konkurrence në rrugëtimin drejt finales, janë të paracaktuara në fazën me eliminim direkt të anë të ndryshme të tabelës që nuk mund të përplasen me njëra tjetrën deri në finalen e turneut.

    FIFA bëri të ditur se Spanja që mban vendin e parë në renditje dhe Argjentina e vendit të dytë, do të vendoseshin në short dhe me detyrim do të ishin në rrugëtime të ndara në mënyrë që nëse fitonin grupet përkatëse, të takoheshin vetëm në një finale të mundshme. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Francën e vendit të tretë dhe Anglinë e vendit të katërt, në mënyrë që të sigurohet që të ketë një ndarje të balancuar të këtyre skuadrave, gjithmonë nëse ata ia dalin të mbajnë vendin e parë në grupin përkatës.

  • KUALIFIKUESET: Austria shpëton në pjesën e dytë, dramë e vërtetë në Glasgow. Spanja dhe Belgjika “ok”

    KUALIFIKUESET: Austria shpëton në pjesën e dytë, dramë e vërtetë në Glasgow. Spanja dhe Belgjika “ok”

    18 Nëntor 2025

    22:50

    Telesport

    Kanë përfunduar ndeshjet e fundit kualifikuese për zonën e Europës për Kupën e Botës 2026, duke përcaktuar përfundimisht vendet e para që kualifikohen direkt për në Botëror dhe vendet e dyta që shkojnë në play-off.
    Austria ka barazuar 1-1 ndaj Bosnje Hercegovina, duke e renditur e para në grupin H me 19 pikë. Bosnja renditet e dyta me 17 pikë. Austria shkon direkt në Botëror, Bosnja në play-off.
    Belgjika ka fituar 7-0 ndaj Liechtenstein, duke vulosur zyrtarisht kualifikimin në Botëror, pasi e mbyll në vendin e parë grupin J me 18 pikë. Uellsi fiton 7-1 ndaj Maqedonisë së Veriut dhe siguron biletën për në play-off.
    Spanja ka barazuar 2-2 ndaj Turqisë, në sfidën e luajtur në Sevilla. Spanja shkon direkt në Botëror, Turqia në play-off.
    Drama e vërtetë ka ndodhur në “Hampden Park” në Glasgow, aty ku Skocia fitoi 4-2 ndaj Danimarkës. Danezët luajtën me një lojtar më pak për 30 minuta, pas kartonit të dytë të verdhë të Kristensen R. Skocia siguroi biletën për në Botëror falë dy golave të jashtëzakonshëm të shënuar në minutat shtesë, me Kieran Tierney që shënoi një supergol nga distanca dhe në minutën e fundit shtesë, McLean K. vulosu fitoren 4-2.Danimarka përfundon në play-off.

  • Matematika e mban Kosovën në lojë për të shkuar direkt në Botëror, duhet të fitojë 6-0 me Zvicrën

    Matematika e mban Kosovën në lojë për të shkuar direkt në Botëror, duhet të fitojë 6-0 me Zvicrën

    Kosova e ka siguruar zyrtarisht Play Off-in e Botërorit. Dardanët kanë marrë një fitore të madhe me Slloveninë, duke vendosur përfundimisht historinë e vendit të dytë në grup. Megjithatë matematika i mban në lojë edhe për vendin e parë, që të dërgon direkt në Botëror.
    Vetëm matematika, pasi llogjika sportive është zero. Zvicra ndodhet në vendin e parë me 13 pikë, ndërsa pas saj vjen Kosova me 10 pikë. Ndeshja e radhës dhe e fundit është Kosovë-Zvicër, atje ku duhet që Kosova të fitojë 6-0 për të parakaluar Zvicrën. /Sport Ekspres/

  • Granit Xhaka: Nëse Kosova na mposht 6-0, është faji ynë, por…

    Granit Xhaka: Nëse Kosova na mposht 6-0, është faji ynë, por…

    16 Nëntor 2025

    13:51

    Telesport

    Granit Xhaka thotë se është atdhetar, por jo kur Zvicra përballet me Kosovën.
    Ai ka deklaruar se nuk dëshiron të kujtohet në histori për keq, pra duke humbur 6-0 me Kosovën, që kjo e fundit të kualifikohet direkt në Kupën e Botës.
    Pa këtë rezultat, Dardanët shkojnë thjesht në play-off, jo kualifikim direkt.
    “Në futboll, kemi parë shumë gjëra, por nuk duam të shkruajmë historinë për keq. Nëse lojtarët e Kosovës fitojnë 6-0 kundër nesh, atëherë është faji ynë”, ka deklaruar mesfushori.

  • A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?

    A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?

    Pozita e presidentit të Kosovës duket se është shndërruar nga simbol uniteti në simbol përçarjeje, meqë nuk janë të paktë ata që e kanë përmendur këtë pozitë si njërën prej arsyeve pse nuk ka konsensus për ta formuar një qeveri të re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
    Sipas Kushtetutës së Kosovës, “presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”, dhe në mesin e kompetencave kryesore që ka, janë: përfaqësimi i shtetit brenda dhe jashtë territorit, shpallja e zgjedhjeve, nxjerrja e dekreteve e nënshkrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.
    Presidenti është, po ashtu, komandant suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe ka të drejtë për emërime dhe shkarkime të ndryshme.
    Gjerësisht, kjo pozitë përshkruhet si tejet ceremoniale, pasi në Kosovë, shtet me demokraci parlamentare, primatin e ka Kuvendi, në aspektin legjislativ, si dhe Qeveria, si pushtet ekzekutiv.
    Meqë mandati pesëvjeçar i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, skadon në prill të vitit të ardhshëm, duket se për partitë kanë qenë të domosdoshme edhe kalkulimet për këtë pozitë, diçka aspak e panjohur në skenën politike të Kosovës.
    Presidenti i Kosovës zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë, dhe duhet t’i sigurojë 2/3 e votave në dy rundet e para. Në mundësinë e tretë dhe të fundit, një kandidati i duhet ta sigurojë shumicën e votave të të gjithë deputetëve.
    Në situatë të tillë, në mesin e gjithë teorive, ekziston edhe ajo nëse politikanëve duhet t’iu hiqet nga dora kjo përgjegjësi dhe t’i kalojë popullit.
    Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk sheh zgjidhje te zgjedhja e presidentit direkt nga populli, sepse atëherë do të duhej të diskutohej edhe se cilat do të ishin kompetencat dhe përgjegjësitë e një presidenti.
    “Nëse dëshirojmë ta ndryshojmë formën e shtetit, të kemi sistem gjysmë-presidencial, apo presidencial, kjo do të nënkuptonte që kompetenca të caktuara të Kuvendit apo Qeverisë do të duhej të delegoheshin te presidenti”.
    Për më tepër, Miftaraj përmend që ndonjë ndryshim i tillë kërkon edhe bekimin e partnerëve ndërkombëtarë, pasi ata e kanë njohur shtetin në formatin ekzistues.
    Për Bekim Salihun nga Grupi për Studime të Avancuara – GAP, procesi i ndryshimit të mënyrës së zgjedhjes të presidentit nuk është as i lehtë, as i shpejtë, dhe as i thjeshtë.
    Për më tepër, as motivi nuk është i pranueshëm, sepse në këtë rast nuk kërkohet ndryshimi me qëllim të faktorizimit të pozitës së presidentit, apo të vetë Kosovës, por për shkak të mungesës së konsensusit dhe kompromisit politik.
    Ai e përmend këtë aspekt, pasi edhe për ta ndryshuar mënyrën e zgjedhjes duhet të ketë vullnet politik, që më pas të formohej një komision parlamentar për ndryshimin e Kushtetutës, për ç’gjë do të duheshin 81 vota në Kuvend.
    Më pas, ai komision do të duhej t’i dorëzonte ndryshimet, që gjithashtu do të duhej të votoheshin nga 81 deputetë, përfshirë 2/3 e komunitetit joshumicë, dhe më vonë të dorëzoheshin në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë.
    Pra, është proces relativisht i gjatë. Shto këtu edhe diskutimet publike që e marrin kohën e vet. “Ne, si shtet, jemi në një pozicion kur edhe gjërat më të lehta se kaq nuk po arrijmë t’i procedojmë dhe miratojmë, e lëre më gjërat që janë kaq të ndërlikuara dhe të gjata”, thotë Salihu për Radion Evropa e Lirë.
    Krejt kjo e bën të qartë që, edhe nëse do të kishte ndonjëherë këso ndryshimesh, ato do të mund të vlenin për mandate tjera, pasi tani janë thuajse të pamundshme.
    Po. Nisma më serioze ishte ajo e vitit 2011, kur tre liderët politikë të asaj kohe, Hashim Thaçi i Partisë Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Behgjet Pacolli i Aleancës Kosova e Re, me ndërmjetësim të ambasadorit të atëhershëm amerikan, Christopher Dell, arritën marrëveshje për tejkalim të krizës institucionale, duke propozuar Atifete Jahjagën për presidente, derisa të bëheshin ndryshimet e nevojshme kushtetuese për ta zgjedhur presidentin direkt me votë të popullit.
    Legjislatura e atëhershme votoi për formimin e një komisioni për t’i bërë ndryshimet kushtetuese. Më pas, kryetari i Kuvendit i dërgoi ato në Kushtetuese për vlerësim, por si përfundim, ndryshimet që morën dritën e gjelbër nga Gjykata nuk u miratuan asnjëherë nga Kuvendi.
    Sipas një ankete të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës më 2015, lidhur me këtë çështje, 89.7 për qind e të anketuarve thanë se ishin për zgjedhjen e presidentit direkt me votë, ndërsa vetëm 10.3 për qind besonin se duhet të ekzistojë mënyra që zbatohet edhe sot.
    Nga vendet e rajonit, presidentin e zgjedhin direkt shtetasit e Malit të Zi, ata të Maqedonisë së Veriut, ata të Serbisë dhe ata të Bosnje e Hercegovinës.
    Njëjtë ndodh edhe në demokracitë sikurse në Francë – dhe në një pjesë të mirë të vendeve të Bashkimit Evropian – apo në Shtetet e Bashkuara, ndonëse në këto të fundit ekziston proces pak më i ndërlikuar.
    Si në Kosovë, presidentin e zgjedh Kuvendi edhe në Shqipëri./REL

  • Maresca: Chelsea në moment pozitiv, synojmë kualifikimin direkt në fazën tjetër

    Maresca: Chelsea në moment pozitiv, synojmë kualifikimin direkt në fazën tjetër

    22 Tetor 2025

    9:19

    Telesport

    Enzo Maresca po i mban gishtat e kryqëzuar. Në prag të ndeshjes së Champions League sot kundër Ajax, trajneri i Chelsea shpreson që Enzo Fernandez do të jetë në gjendje të kthehet në fushë në “Stamford Bridge”, pasi mungoi në ndeshjen e Premier League kundër Nottingham Forest për shkak të një dëmtimi të lehtë.
    “Enzo mori pjesë në seancën stërvitore të djeshme, kështu që do të shohim nëse vendosim ta përdorim sot. Por, nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi; ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e tij, që të evitojmë përkeqësim të situatës”, tha Maresca.
    Sa i përket kundërshtarëve, trajneri italian shtoi: “Ata janë një ekip që përpiqen gjithmonë të luajë futboll, është si ADN-ja e klubit. Kështu që patjetër do të jetë një ndeshje e vështirë pr ne dhe për ata”.
    “Luajmë në fushën tonë, jemi në një moment pozitiv edhe pse kemi mjaft mungesa. Duhet të shfrytëzojmë çdo faktor në favorin tonë për ta kthyer në gol dhe të fitojmë. Në Champions duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë për t’u kualifikuar direkt”, tha Maresca.

  • Kuvendi rinis pas tensioneve, Peleshi miratohen disa propozime, shtyhen dy reforma

    Kuvendi rinis pas tensioneve, Peleshi miratohen disa propozime, shtyhen dy reforma

    Rinisja e Kuvendit pas tensioneve në sallë, nuk solli asgjë të re përveç kalimit direkt në procedurën e votimit nga ana e kryetarit Niko Peleshi.
    Ky vendim u mor pasi deputetët e opozitës vijuan të debatonin dhe ndërhynin, teksa më herët deputeti Gazment Bardhi nuk pranoi ë linte sallën pas përjashtimit. Ai vijoi të qëndronte në sallë edhe pas rinisjes. Në këto kushte kreu i grupit të PS i kërkoi Peleshit që të kalonte në procedurën e votimit direkt dhe të mbyllej seanca.
    Sipas rendit të ditës dhe pikave përkatëse, me shumicën e votave të mazhorancës, kryesisht 73 vota, kaluan të gjitha pikat e rendit të ditës, si raporti i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ashtu edhe ai për Institutin e Krimeve të Komunizmit. Me shumicë votash kaloi edhe projektligji për menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve.
    Po edhe votimi pati tensionet e tij, teksa Bardhi pas çdo leximi për votim me karton të Peleshit, ndërhynte. Në një moment kryeparlamentari gjeti taktikë të re, ku pas çdo fjale “Miratohet”, i kujtonte deputetit të PD: “Dil jashtë!”.
    Ligji për menaxhimin e mbetjeve kaloi në tërësi me 73 vota të mazhorancës.

  • KUALIFIKUESET, 45′ e para: Polonia shënon direkt nga goditja e këndit, Danimarka lë Greqinë jashtë Botërorit

    KUALIFIKUESET, 45′ e para: Polonia shënon direkt nga goditja e këndit, Danimarka lë Greqinë jashtë Botërorit

    12 Tetor 2025

    21:30

    Telesport

    Kanë përfunduar pjesët e para të katër takimeve të mbrëmjes për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Në “Copenhagen”, Danimarka po udhëheq 3-0 ndaj Greqisë. Rasmus Hojlund shënoi për danezët në minutën e 21-të, duke përfituar nga një top i kthyer mbrapsht gabim nga mbrojtësi grek. SHIKOGOLIN
    Danezët shënuan në fund të pjesës së parë dy gola në dy minuta, Andersen 40′ dhe Damsgaard 41′.
    Në Kaunas, Polonia po fiton 0-1 në transfertë ndaj Lituanisë. Për polakët shënoi Sebastian Szymanski direkt nga goditja e këndit në minutën e 15-të. SHIKOGOLIN
    Në Varazdin, Kroacia po fiton 1-0 ndaj Gjibraltarit, me golin e Toni Fruk në minutën e 30-të. Në sfidën e fundit, barazim pa gola mes Rumanisë dhe Austrisë.