Tag: diplomatike

  • Fillimi  Bota “Të shtohen masat në misionet diplomatike”/ Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA, reagon Netanyahu

    Fillimi Bota “Të shtohen masat në misionet diplomatike”/ Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA, reagon Netanyahu

    Pas sulmit me armë të mërkurën në mbrëmje në Uashington, ku humbën jetën dy punonjës të ambasadës, Benjamin Netanyahu njoftoi se po forcon masat e sigurisë në misionet diplomatike izraelite në mbarë botën dhe po rrit mbrojtjen për përfaqësuesit e vendit të tij.

    Zyra e Netanyahut njoftoi në platformën X se Kryeministri izraelit kishte kontaktuar me Prokuroren e Përgjithshme të SHBA-ve, Pam Bondi, për t’u informuar rreth autorit të dyshuar dhe për dy viktimat një çift i ri që do të fejoheshin së shpejti.
    Sipas njoftimit të zyrës së tij, Bondi shprehu trishtimin e saj të thellë ndaj Netanyahut dhe shtoi se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, po kontribuon në menaxhimin e situatës. Ajo gjithashtu deklaroi se autori do të përballet me drejtësinë.

  • Ekskluzive/ Zbulohet marrëveshja mes Ramës dhe kryeministrit Starmer, firmoset nesër në Tiranë

    Ekskluzive/ Zbulohet marrëveshja mes Ramës dhe kryeministrit Starmer, firmoset nesër në Tiranë

    Kryeministri Anglisë Sir Keir starmer mbërrin mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë.

    Ai do të ketë një takim bilateral të Enjten me kryeministrin Edi Rama e më pas në 12:40 do të dalin në një konferencë shtyp.
    Ekskluzivisht nga burime diplomatike gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka raportuar se pritet nënshkrimi një i një “Marrëveshje të Partneritetit Strategji” Shqipëri-UK.
    Të njëjtat burime thanë se kjo do të jetë vazhdim i marrëveshjes Sunak-Rama në 10 Downing street në Mars 2023.
    Gazetari Muhamed Veliu, ka zbuluar katër kolonat e kësaj marrëveshje të re.
    Ato janë:
    1. Rritje ekonomike punësim2. Biznesi bashkëpunimi ekonomik3. Rritje bashkëpunimi ne fushën e sigurisë4. Emigracioni, drejtësia dhe çështje te brendshme.
    Vizita e Keir Starmer do të jetë e para e një kryeministri të Britanisë së Madhe në Shqipëri pas nisjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1921 mes dy vendeve.

    Top Channel

  • Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-së? Precedentët me Maduron, Ahmadinexhadin dhe zyrtarë rusë që morën vizë me statusin ‘non grata’

    Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-së? Precedentët me Maduron, Ahmadinexhadin dhe zyrtarë rusë që morën vizë me statusin ‘non grata’

    Gazetari amerikan Marc Caputo shpërndau në rrjetet sociale mbrëmë një komunikim të tij me një zyrtar të DASH-it, sipas të cilit një udhëtim i kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në SHBA nuk është i ndaluar plotësisht në raste specifike.

    Në fakt, një person i shpallur nga Departamenti i Shtetit – për shembull sipas nenit 7031(c) për korrupsion ose sipas sanksioneve Global Magnitsky – në parim nuk lejohet të hyjë në territorin e Shteteve të Bashkuara.
    Por ligjet në fuqi në SHBA bëjnë përjashtime për disa raste që kanë lidhje me interesat kombëtare të vendit; vizitat në OKB si dhe raste të veçanta të imunitetit diplomatik ose ligjor.
    Sekretari i Shtetit mund të japë një përjashtim rast pas rasti, nëse vlerësohet se ndihmon interesat kombëtare të SHBA-së. Këto përjashtime janë jashtëzakonisht të rralla dhe zakonisht lidhen me bashkëpunim inteligjence, negociata diplomatike ose çështje të ngutshme sigurie.
    Në të njëjtën kohë, nëse udhëtimi është për punë zyrtare në OKB në Nju Jork, dhe personi është pjesë e një delegacioni, SHBA është e detyruar nga Marrëveshja e Selisë së OKB-së ta lejojë hyrjen, përveç rasteve me shqetësim të rëndë sigurie. Kjo nuk do të thotë lëvizje e lirë në të gjithë SHBA-në, por vetëm brenda Nju Jorkut.
    Gjithashtu, në raste shumë të rralla, nëse personi ka ose i jepet një pozicion diplomatik me imunitet (p.sh., ambasador i akredituar), ky status mund të krijojë një mbrojtje të përkohshme — por kjo është nën vëzhgim të rreptë dhe shpesh e diskutueshme politikisht.
    Precedentët e mëparshëm
    Ali Abdullah Saleh (ish-president i Jemenit)
    Shpallur nga SHBA si i korruptuar dhe nën sanksione të OKB-së.
    U lejua të udhëtonte në SHBA në vitin 2012 për trajtim mjekësor.
    Kjo u bë pas një vendimi të posaçëm në nivel të lartë, me arsyetimin se ndihmonte tranzicionin politik në Jemen, një prioritet amerikan në atë kohë.
    Mahmoud Ahmadinejad (ish-president i Iranit)
    Edhe pse Irani është nën sanksione të gjera dhe Ahmadinejad ka qenë nën kufizime të ashpra, ai ka marrë vizë për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, në disa raste.
    Kjo bazohet në Marrëveshjen e Selisë së OKB-së, që SHBA duhet t’u japë hyrje liderëve të huaj që marrin pjesë në punimet e OKB-së.
    Hun Sen (ish-kryeministër i Kamboxhias)
    Disa anëtarë të familjes së tij janë sanksionuar nga SHBA për korrupsion dhe abuzime me të drejtat e njeriut, por ai vetë ka udhëtuar më parë në SHBA për samite rajonale.
    Deri më tani, nuk është shpallur personalisht “non grata”, por ky është një shembull se edhe nëse figura të afërta janë të sanksionuara, përjashtime janë bërë për arsye diplomatike.
    Udhëtimi i disa zyrtarëve të sanksionuar rusë në OKB
    Pas aneksimit të Krimesë dhe sanksioneve të vitit 2014, disa zyrtarë rusë të sanksionuar nga SHBA janë lejuar të udhëtojnë në Nju Jork për ngjarje në OKB, megjithëse me lëvizje të kufizuar dhe vetëm për punimet zyrtare.
    SHBA ka refuzuar disa kërkesa të tjera, por disa herë ka lejuar hyrjen për të mos shkelur marrëveshjet ndërkombëtare.
    Shembuj të tjerë:
    Omar al-Bashir (Ish-president i Sudanit)
    I kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit, dhe i sanksionuar nga SHBA.
    Në vitin 2006 dhe më pas në 2013, ai kërkoi vizë për të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së. SHBA nuk e dha vizën, por rasti ilustron tensionin mes detyrimit ligjor për të lejuar hyrjen për OKB dhe sanksioneve politike.
    Në raste të tjera, persona nën sanksione më të buta janë lejuar për të shmangur krizë diplomatike.
    Nicolás Maduro (President i Venezuelës)
    I sanksionuar personalisht nga SHBA për shtypje të demokracisë dhe korrupsion.
    Megjithatë, disa ministra të tij kanë udhëtuar në SHBA në vitet e fundit, përfshirë për bisedime me zyrtarë amerikanë në mënyrë joformale (p.sh., për çështje të energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës).
    Këto përfshijnë marrëveshje të heshtura dhe lëshime taktike, jo amnisti të sanksioneve.
    Qasim al-Araji (Ish-ministër i Brendshëm i Irakut)
    I lidhur me milicitë pro-iraniane dhe nën shqyrtim për përfshirje në akte të dhunshme.
    U lejua të udhëtonte në SHBA për bisedime të sigurisë, në një moment kritik për koalicionin kundër ISIS-it.
    Rasti tregon se interesi strategjik i SHBA-së mund të mbizotërojë ndaj shqetësimeve të mëparshme.
    Shembuj nga Irani: Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif
    I sanksionuar në 2019 nga SHBA për përfaqësimin e regjimit iranian.
    Gjithsesi, mori vizë për të ardhur në Asamblenë e OKB-së në Nju Jork.
    Ishte nën regjim të kufizuar lëvizjeje, vetëm disa rrugë midis selisë së OKB-së dhe hotelit të tij.
    Delegacione nga Kuba (pas shpalljes së embargos)
    Edhe pse zyrtarë të lartë kubanë kanë qenë shpesh subjekt i ndalimeve apo kufizimeve të vizave, kanë udhëtuar për takime diplomatike dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

    Top Channel

  • Sudani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe, mes akuzave për mbështetje ndaj RSF-së

    Sudani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe, mes akuzave për mbështetje ndaj RSF-së

    Sudani ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), duke akuzuar shtetin e Gjirit për mbështetjen e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), grupi paraushtarak rival në luftën civile që ka tronditur vendin që prej vitit 2023.

    Ky zhvillim vjen pas një vale të re dhune në qytetin portual të Port Sudanit, që deri më tani konsiderohej si një prej zonave më të sigurta të vendit. Për tre ditë rresht, qyteti është goditur nga sulme të koordinuara me dronë, duke përfshirë një aeroport ndërkombëtar, një termocentral dhe një hotel të njohur. Ushtria ka fajësuar RSF-në për këto sulme, por grupi ende nuk ka dhënë asnjë reagim.

    Ministri i Mbrojtjes i Sudanit, Yassin Ibrahim, deklaroi të martën se Emiratet kanë shkelur sovranitetin e vendit të tij përmes mbështetjes ndaj RSF-së, të cilën e cilësoi si “përfaqësues” të interesave të Abu Dhabit në konflikt. EBA i ka mohuar kategorikisht akuzat për ndihmë financiare, ushtarake apo politike ndaj forcës paraushtarake.

    Si pasojë e këtij vendimi diplomatik, Sudani ka urdhëruar tërheqjen e ambasadorit të tij nga Emiratet dhe do të mbyllë të gjitha misionet diplomatike në këtë vend.

    Përplasja diplomatike vjen në një kohë kur përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit janë shtuar. Si Mbretëria e Bashkuar ashtu edhe SHBA-ja kanë bërë thirrje që vendet e huaja, përfshirë Emiratet, të ndalojnë furnizimin dhe mbështetjen për palët ndërluftuese në Sudan.

    Megjithatë, të hënën, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë rrëzoi një padi të ngritur nga Sudani ndaj Emirateve për bashkëpunim në gjenocid. Sipas vendimit, Emiratet nuk mund të paditen për këtë çështje pasi nuk e kanë pranuar juridiksionin përmes Nenit 9 të Konventës për Gjenocidin.

    Zëvendësndihmës ministrja e jashtme e Emirateve, Reem Ketait, tha se vendimi i gjykatës ishte “i qartë dhe vendimtar”, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të përqendrohet në ndaljen e luftës dhe në ofrimin e ndihmës humanitare për miliona civilë të prekur.

    Që prej fillimit të luftës civile në prill 2023, dhuna ka marrë jetën e mijëra njerëzve, ka zhvendosur miliona dhe ka shkaktuar një nga krizat humanitare më të rënda në botë. Të dyja palët, si ushtria e Sudanit ashtu edhe RSF-ja, janë akuzuar për krime lufte nga organizatat ndërkombëtare.

  • Përtej moralit, çfarë mundësish ka lobimi i PD-së?

    Përtej moralit, çfarë mundësish ka lobimi i PD-së?

    Nga Ben Andoni
    Ajo që është e paqartë në “dukje” është si u arrit të realizohet kontrata e lobimit e PD-së me kompaninë amerikane “Continental” që do të kapë shifrën prej 6 milionësh në dy vjet. Nga ana tjetër, fakti se zyrtarë të saj tashmë kanë vendosur firmën tregon se ndërmarrja e tyre është e mirë-menduar. Duhet të sqarojmë se dihet deri më tashmë që kontrata është firmosur nga Flamur Noka, si përfaqësues i koalicionit “Shqipëria Madhështore”, por që paradoksalisht njerëzit e aleancës ende nuk e dinë si proces!! Këtë e tregoi pak orë më parë në një intervistë të tijën një nga eksponentët e politikës shqiptare, z. Agron Duka. Energjia më e madhe e PD-së ka shkuar gjatë të gjithë këtyre kohëve për këtë akt, ndërkohë që publiku ka pritur se mundimi do ishte më i madh për terrenin dhe strukturat e rrënuara të saj. Kur kujton dhe e merr të mirëqenë faktin, se një pjesë e njerëzve të PD-së ankoheshin se do ta bënin fushatë me diasporën me paratë e tyre atëherë kupton të gjithë këtë paradoks që do të jetë ushqim i fushatës për Ramën në pak ditët e mbetura. Dhe, beteja e tij është me argument për moralin, lidhur me paratë e hedhura që deri tani kalojnë të gjithë lobimet e mëparshme të politikanëve tanë, përfshirë dhe socialistët dhe, na bëjnë sinqerisht qesharakë për shpenzime tej mundësive.
    Deri më tani, nuk ka shembuj specifikë që përpjekje të tilla kanë rezultuar fituese për të hequr statusin non-grata. Dhe, mbi të gjitha: fuqia e angazhimeve për të hequr statusin ose sanksionet non-grata mund të jetë komplekse dhe shpesh përfshin negociata diplomatike ndërmjet qeverive. Në këtë rast, aksioni mëtohet se është i shqiptarëve “patriotë”, që mezi arritën e mblodhën në momentet më të vështira të Shqipërisë atë të tërmetit, as 17 e kësaj shumë. Qeveria Rama për PD-në është arsyeja e vërtetë e non-gratës së Berishës.
    Duhet sqaruar se Ballkani është i mbushur me persona non-grata. Serbia, Bosnja-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë “krenare” me këtë listë korrupsioni dhe si rrahin gjoksin një sërë prej tyre. Madje, Kryemadhit, ish kryetares së LSI-së, nuk i bënte fare përshtypje edhe pse është në hetime. Larg terrenit shqiptar:
    Nikolla Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nuk ia doli të heqë statusin e tij “non-grata” në SHBA. Në fakt, Departamenti Amerikan i Shtetit futi në listën e zezë Gruevskin dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të madh, duke përmendur abuzimin e pushtetit, përvetësimin e fondeve publike dhe ndërhyrjen në procesin zgjedhor. Berisha ka një masë gati të tillë prej Departamentit të Shtetit, shtuar me ato të Mbretërisë së Bashkuar. Gruevski jeton në Hungari që nga viti 2018, ku iu dha azil politik në Budapest. Ai pretendon se qeveria maqedone ka lobuar në administratën amerikane për ta vendosur në listën e zezë, njësoj si Berisha për qeverinë Rama. Pavarësisht përpjekjeve të tij, Gruevski mbetet ende i papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse nuk ka shembuj specifikë të përpjekjeve të suksesshme lobimi për të hequr statusin jo-grata, disa zhvillime të fundit tregojnë përparime në fusha komplekse dhe jo për individë si: sanksionet për punë humanitare, reformat e ndihmës së huaj dhe përpjekjet diplomatike. Tek kjo e fundit kemi përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe angazhimi me vendet e tjera, të cilat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve që çojnë në statusin non-grata. Senati i SHBA-së ka shqyrtuar legjislacionin për të mbështetur aleatët dhe për të luftuar fuqitë armiqësore, duke demonstruar rëndësinë e përpjekjeve diplomatike në marrëdhëniet ndërkombëtare. Por për individët mbetet realisht një udhë e gjerë dhe shumë sfiduese, e cila trand nga ana tjetër të gjithë institucionet deri në ato amerikane, ku skrupujt po bien. Kurse sa i përket Shqipërisë, strukturat e drejtësisë dhe zgjedhore janë krejtësisht të paqarta, të mefshta dhe të kapura në grackat meskine e tinzare të politikanëve shqiptarë. Në këtë rast, PD-ja me këtë kontratë të madhe ia doli të tregojë se mbetet larg parimeve morale, sak ato që mëton se do sjellë nëse vjen në fuqi pas 11 Majit. (Javanews)

  • Skandal në Diasporë/ Ambasada shqiptare në Romë përdoret si degë elektorale e PS-së…

    Skandal në Diasporë/ Ambasada shqiptare në Romë përdoret si degë elektorale e PS-së…

    Skandal në Diasporë/ Ambasada shqiptare në Romë përdoret si degë elektorale e PS-së…

    Nga ALBA KEPI/

    Automjete me targa diplomatike të Ambasadës shqiptare në Romë mësyjnë Italinë, me lista patronazhimi e forcën e qeveritarit, diplomatë shqiptarë pretendojnë votën për Partinë Socialiste tek emigrantët shqiptarë në Itali.

    Madje shkojnë më tej. Në këto ditë të fundit të afatit kohor për udhëtimin e mbërritjen e zarfeve të DHL në KQZ, automjete me targa diplomatike shqiptare janë ofruar t’i tërheqin zarfet pranë banesave të shqiptarëve në vend të postës private

    Emigrantët shqiptarë me banim në komunat e rajonit Lazios (Rome) si Capena, Montorotondo, Mentana, apo në lagjet romane si Torre Angela, Torre Gaia, Casilina. Grotte Celoni e të tjera në kufij me to, shprehin me shqetësim se një automjet me targa CD0201AA i Ambasadës shqiptare në Romë ka kërkuar takime me familje emigrantësh shqiptarë duke influencuar votën e kërkuar që zarfet e DHL t’u dorëzohen atyre.

    Persona të veshur me statusin e diplomatit të paguar për t’i shërbuar diplomacisë shqiptare e ligjshmërisë së kushtetutës që sanksion pavarësinë e strukturave diplomatike të një shteti, janë kthyer në sekserë të votës socialiste.

    Të paguar nga taksapaguesit shqiptarë e me automjete të paguara po nga taksapaguesit shqiptarë, diplomatë e automjete diplomacie udhëtojnë çdo orë e ditë për të “përmbushur” urdhërin e kryetarit të tyre: “Dua 100 mijë vota nga Diaspora!”

    Verifikimet e bëra rezultojnë se ky automjet i përket një personi që ka vetëm pak muaj që është punësuar në Ambasadë shqiptare në Romë, pas shumë vitesh që jeton në Itali në një qytezë mjaft të famshme për turizmin botëror.

    Faktet e sotme vërtetojnë se ky punësim ka ardhur me detyrën për të punuar për Partinë Socialiste brenda një strukture diplomatike siç është Ambasada.

    Burimet bëjnë me dije se diplomati në fjalë ka një bashkëpunim të ngushtë me qarkun e Lezhës e eksponentët kryesorë socialistë në këtë territor; Pjerin Ndreu e Ulsi Manja.

    Emigrantët shqiptarë sinjalizojnë se automjeti me targa diplomatike që udhëton nga një katund i Lazios në tjetrin ka si shofer një person që nuk është i punësuar në Ambasadën shqiptare në Romë. Verifikimet e kryera zbardhin se për motive që vetëm ai mund t’i dijë, ka ndryshuar emër në Itali.

    Shqetësimi i komunitetit të emigrantëve shqiptarë është se Partia shtet me forcën e arrogancës që i jep pushtetit bën presion tek familje e emigrantëve për të votuar kandidatët e tyre si dhe dorëzimin e zarfeve të DHL.

    Alarm është dhe fakti që marrja e zarfeve nën petkun e “garancisë shtet”, mund të “zhduk” zarfet me vota që nuk figurojnë në listat patronazhiste socialste, por që familje emigrantësh të thjeshtë i dorëzojnë në pamundësi të gjetjes së pikës më të afërt të DHL, apo të kohës që kanë në dispozicion.

    Posta Private DHL ka në Itali vetëm disa pika zyrtare shpërndarjeje, e mjaft pika të tjera që kanë autorizimin të marrin dërgesa të saj.

    Mungesa e një informacioni mbi pikat e autorizuara favorizon këtë abuzim skandal që denoncojnë emigrantët shqiptarë.

    Rastet e denoncuara janë deri më sot në rajonin e Lazios, por asgjë nuk përjashton se ky automjet e personat brenda tij me statusin që i jep targa CD (Corpo Dilomatico) e punësim Diplomat, të njëjtin aktivitet ka kryer e kryen në rajone të tjera të Italisë.

    Duke kujtuar kronikën e ngjarjeve mes Shqipërisë e Italisë, po një automjet me targa qeveritare të qeverisë socialiste, sçc ishte ai i Ministrit Sajmir Tahiri u përdor në Itali për të lehtësuar trafikun e drogës për llogari të një grupi të strukturuar mafioz italo-shqiptar i akuzuar për trafikin e 20 milionë euro lëndë narkotike.

    Targa diplomatike e veshja diplomatike lehtëson lëvizjen, eviton kontrollet e në këtë rast me sa duket ka marrë dhe statusin e militantit socialist në Diasporë.

    Partia shtet e shteti Parti është në aksion politik jo vetëm në administratë e ministri por dhe në Diplomaci.

    Emigrantët që sinjalizojnë këtë fakt me të drejtë shprehin me shqetësim: “Derisa përdorin me kaq prepotencë statusin e diplomatit për të kërkuar e i dorëzuar votën, kush mund të thotë se nuk shkojnë dhe më te për ta marrë këtë votë, qoftë me para o me kërcënim, qoftë me premtime apo favore personale”.

  • Përshkallëzohen tensionet mes Indisë dhe Pakistanit, pas sulmit vdekjeprurës në Kashmir

    Përshkallëzohen tensionet mes Indisë dhe Pakistanit, pas sulmit vdekjeprurës në Kashmir

    Tensionet mes rivalëve të hershëm, Indisë dhe Pakistanit, janë përshkallëzuar të enjten, pasi Nju Delhi ndërmori një ofensivë diplomatike kundër Islamabadit, duke e fajësuar atë për një sulm vdekjeprurës që vrau 26 njerëz, kryesisht turistë, në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit.
    India e akuzoi Pakistanin të mërkurën në mbrëmje se po e mbështet “terrorizmin përgjatë kufitarit” dhe mori masa diplomatike, përfshirë uljen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike, pezullimin e një marrëveshjeje të rëndësishme për ndarjen e ujërave dhe mbylljen e pikëkalimit kryesor tokësor me Pakistanin.
    Pakistani i hodhi poshtë akuzat, ndërsa një grup militant i panjohur më parë, që e quan veten Qëndresa e Kashmirit, mori përgjegjësinë për sulmin.

    Islamabadi tha se do të përgjigjet ndaj veprimeve të Indisë të enjten dhe se do të mbledhë Komitetin e Sigurisë Kombëtare, i përbërë nga zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë.
    “India ka ndërmarrë hapa të papërgjegjshëm dhe ka bërë akuza”, tha ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, për kanalin lokal televiziv Dunya News.
    Dar shtoi se veprimet e Indisë deri tani kanë qenë “jokinetike” [joushtarake], dhe paralajmëroi se “çdo hap kinetik nga India do të marrë përgjigje të njëjtë kinetike” nga Pakistani.
    Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve kanë qenë të brishta gjithsesi, veçanërisht pas vendimit të Indisë për t’ia hequr Kashmirit statusin gjysmautonom në vitin 2019.
    India dhe Pakistani administrojnë secila nga një pjesë të Kashmirit, por të dyja e duan për vete të gjithë territorin.
    Ato ka kohë të gjatë që e akuzojnë njëra-tjetrën për mbështetje të forcave që destabilizojnë njëri-tjetrin, dhe Nju Delhi e cilëson gjithë militantizmin në Kashmir si terrorizëm të mbështetur nga Pakistani.
    Pakistani e mohon këtë dhe shumë myslimanë të Kashmirit e shohin luftën e militantëve si një përpjekje të brendshme për liri.
    India tha të enjten i ka kërkuar një numri diplomatësh pakistanezë të largohen nga Nju Delhi, ndërsa diplomatët indianë i ka tërhequr nga Pakistani.
    Misionet diplomatike në të dyja vendet do ta zvogëlojnë numrin e stafit nga 55 në 30 nga 1 maji, njoftoi të mërkurën mbrëma sekretari i Jashtëm i Indisë, Vikram Misri.
    Misri gjithashtu tha se i vetmi pikëkalim tokësor funksional mes dy vendeve do të mbyllet, dhe shtoi se India po e pezullon traktatin e rëndësishëm për ndarjen e ujërave.
    Traktati për Ujërat e Indusit, i ndërmjetësuar nga Banka Botërore në vitin 1960, lejon ndarjen e ujërave të një sistemi lumenjsh që është thelbësor për të dyja vendet, veçanërisht për bujqësinë në Pakistan. Traktati u ka mbijetuar dy luftëra mes Indisë dhe Pakistanit, në vitet 1965 dhe 1971, dhe një përplasjeje madhore kufitare në vitin 1999.
    Në Kashmir, banorët mbyllën tregjet, bizneset dhe shkollat të mërkurën në shenjë proteste, të shqetësuar se sulmi mund t’i dëmtojë ekonominë dhe turizmin në rajon.
    Varrimi i disa prej viktimave u krye gjithashtu në disa qytete indiane, dhe njerëzit morën pjesë në nderimin e tyre duke ndezur qirinj në disa vende, përfshirë Srinagarin, qytetin kryesor në Kashmir./rel

  • Presidenti i Meksikës, memo diplomatike SHBA-së mbi bashkëpunimin e sigurisë kufitare

    Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum tha të mërkurën se ajo i kishte dërguar një memo diplomatike Shteteve të Bashkuara, në lidhje me bashkëpunimin e sigurisë në kufirin e përbashkët të dy vendeve.

    Një ditë më parë, qeveria amerikane njoftoi një transferim emergjent të rreth 110,000 hektarë tokë federale përgjatë kufirit SHBA-Meksikë tek Ushtria, për të ndihmuar në parandalimin e imigracionit të paligjshëm.

    Ky veprim është pjesë e goditjes gjithëpërfshirëse të imigracionit të Presidentit Donald Trump. Ai e shpalli emigracionin e paligjshëm një emergjencë kombëtare në janar dhe ngarkoi ushtrinë amerikane të ndihmonte në sigurinë kufitare.

    Toka, e cila kalon qarqet Hidalgo, Luna dhe Dona Ana në New Mexico, do t’i transferohet Departamentit të Ushtrisë për tre vjet, tha agjencia, duke lejuar patrullimet nga personeli federal dhe ndërtimin e infrastrukturës për të parandaluar kalimet e paligjshme.

    Transferimi do të ndihmojë në frenimin e trafikut të drogës dhe njerëzve dhe kontrabandës së emigrantëve, por synon gjithashtu mbrojtjen e zonave të ndjeshme ekologjikisht, që mund të dëmtohen nga trafiku në këmbë, tha ai.

    Kjo nuk është hera e parë që Trump bën një veprim të tillë. Në vitin 2019, gjatë mandatit të tij të parë si president, Departamenti i Brendshëm bëri një transferim të ngjashëm prej 560 hektarësh përgjatë kufirit jugor tek Ushtria për të ndërtuar një mur./ Reuters.

  • I dërguari i Trumpit, Steve Witkoff do të takohet me Putinin në Rusi

    I dërguari i Trumpit, Steve Witkoff do të takohet me Putinin në Rusi

    Një ndihmës i lartë i presidentit amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Rusi në mes të një stuhie diplomatike rreth luftës në Ukrainë, përfshirë bisedimet SHBA-Ukrainë në Uashington dhe një takim të kryesuar nga Britania dhe Gjermania në Bruksel.
    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha mediave shtetërore ruse se i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, kishte mbërritur më 11 prill. Ai u ndal në Shën Petersburg rrugës për në bisedimet e nivelit të lartë me Teheranin mbi programin bërthamor iranian. Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit janë planifikuar që të mbahen në Oman më 12 prill.
    Peskov, sipas mediave shtetërore, tha se i dërguari i Trumpit do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar për aspektet e bisedimeve për paqe në Ukrainë. Ai nuk tha se nëse në këtë takim do të diskutohet edhe për Iranin apo për ndonjë temë tjetër.

    Agjencia shtetërore ruse TASS raportoi se Witkoff me të mbërritur në Rusi u takua me Kirill Dmitriev, një figurë me lidhje të forta me Kremlinin dhe drejtues i Fondit Rus për Investime Direkte. Javën e kaluar, të dy zyrtarët u takuan në Uashington, ku diskutuan forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
    Vizita e Witkoffit zhvillohet një ditë pasi zyrtarë amerikanë dhe rusë u takuan në Stamboll për të diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike, gjë që mund të çojë në rikthimin e stafit të ambasadave, të cilët u dëbuan që kur nisi pushimi rus i Ukrainës më 2022.
    Kjo është vizita e tretë e Witkoffit në Rusi që kur Trump mori detyrën në janar, duke premtuar përmirësim të marrëdhënieve me Moskën.
    Muajin e kaluar, takimi i tij me Putinin i hapi rrugë një telefonate mes dy presidentëve. Ai gjithashtu vizitoi Rusinë në shkurt dhe ishte pjesë e bisedimeve SHBA-Rusi në Riad.
    Kush është Steve Witkoff?
    Witkoff është një zhvillues pronash nga Nju Jorku dhe mik i Trumpit, pa përvojë të mëparshme diplomatike. Kjo ka ngritur shqetësime në disa rrethe për rolin e tij udhëheqës në bisedime kaq të ndjeshme.
    “Fakti që ai nuk ka kontekstin dhe historikun se si negociojnë rusët me amerikanët është, sipas mendimit tim, problematik”, tha David Kramer, i cili ka mbajtur një pozicion të lartë në Departamentin e Shtetit gjatë administratës së George W. Bush.
    “Putini i thotë fjalë të bukura, i jep një portret të presidentit, flet për shkuarjen në kishë dhe për t’u lutur për mikun e tij [Trump]”, i tha Kramer Radios Evropa e Lirë më 10 prill.
    “Ato janë taktika të vjetra të KGB-së. Dhe mendoj se Witkoff nuk ka ndërgjegjësim të mjaftueshëm për të kuptuar çfarë po ndodh atje”.
    Trump e ka lavdëruar Witkoffin. Në janar, ai e quajti atë “një negociator i shkëlqyer… një person i madh për marrëveshje”.
    Qëllimi i vizitës së Witkoffit është të shtyjë përpara përpjekjet e bllokuara të SHBA-së për të ndërmjetësuar një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Trump ka shprehur së fundmi zhgënjim me të dyja palët për mungesën e përparimit.
    Trump kritikoi Rusinë për intensifikimin e fushatës së saj ajrore ndaj Ukrainës dhe tha se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po “përpiqet të tërhiqet” nga një marrëveshje që i jep Uashingtonit qasje në depozitat e mineraleve të rralla në Ukrainë.
    Një delegacion ukrainas pritet të zhvillojë bisedime për këtë marrëveshje në Uashington më vonë më 11 prill.
    Turqia premton mision në Detin e Zi
    Ndërkohë, në Bruksel, është bërë përparim në formimin e një force ushtarake të udhëhequr nga Evropa për ta vendosur në Ukrainë në rast të një armëpushimi apo marrëveshjeje paqeje.
    Dy burime diplomatike evropiane i thanë Radios Evropa e Lirë se Turqia është shprehur e gatshme për të “marrë përgjegjësinë për dimensionin detar të misionit”.
    Kjo u bë gjatë një takimi të “koalicionit të vullnetit” më 10 prill.
    Deri më tani, vetëm Britania dhe Franca kanë dhënë publikisht zotime për të dërguar trupa, ndonëse vende të tjera janë shprehur të hapura në varësi të rrethanave të dislokimit.
    Më 11 prill, Britania dhe Gjermania kryesuan një takim të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në Bruksel, që koordinon ndihmën ushtarake për Ukrainën.
    Ky grup u krijua në vitin 2022 dhe kryesohej nga ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin. Pasardhësi i tij, Pete Hegseth, ka qëndruar më në hije dhe mori pjesë në këtë takim përmes video-lidhjes.
    Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se Hegseth dha “vlerësime interesante dhe të sakta” në fjalën e tij.
    Përpara takimeve, vendet evropiane kishin premtuar mbështetje të re për Ukrainën për muajt dhe vitet në vijim.
    Britania dhe Norvegjia shpallën një paketë të përbashkët për dronë ushtarakë, sisteme radari dhe mina antitanke.
    Gjermania dhe Holanda njoftuan se do të ofrojnë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore dhe raketore.
    “Kjo do të ketë ndikim në fushëbetejë këtë vit”, tha Pistorius./REL

  • Siria dhe Koreja e Jugut vendosin marrëdhënie zyrtare diplomatike

    Siria dhe Koreja e Jugut vendosin marrëdhënie zyrtare diplomatike

    Koreja e Jugut dhe Siria kanë vendosur zyrtarisht marrëdhënie diplomatike, moment historik ky për qeverinë tranzitore të presidentit sirian Ahmad al-Sharaa.

    Ky veprim i ka dhënë gjithashtu një goditje armikut kryesor të Seulit, Koresë së Veriut, e cila dikur e konsideronte Sirinë si mike nën regjimin e presidentit tashmë të rrëzuar Bashar al-Assad.

    Marrëdhëniet diplomatike u zyrtarizuan të enjten në Damask midis ministrit të Jashtëm të Koresë së Jugut Cho Tae-yul dhe ministrit të Jashtëm sirian Asaad al-Shaibani.

    Gjatë ceremonisë, Cho tha se Koreja e Jugut ishte e gatshme të ndihmonte rimëkëmbjen e Sirisë nga lufta e saj civile 13-vjeçare përmes investimeve të biznesit dhe ndihmës humanitare.

    Al-Shaibani tha se shpresonte se Seuli do të mbështeste lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare që mbeten ndaj Damaskut, sipas një leximi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut.

    Krijimi i lidhjeve formale përfundon bisedimet që filluan në shkurt me miratimin e dhënë nga kabineti i Seulit, sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap, dhe vjen pasi të dyja vendet janë në mes të tranzicioneve të mëdha politike.

    Fokusi i qeverisë së al-Sharaa është kthimi i stabilitetit në Siri, e cila ende po lufton me përleshje të dhunshme muaj pas rënies së Asadit.

    Me shtimin e Damaskut, Seuli tani ka lidhje diplomatike me të 191 anëtarët e OKB-së, duke përfshirë Selinë e Shenjtë në Romë.

    Vitin e kaluar, Seuli dhe Kuba, një tjetër aleat i Koresë së Veriut, vendosën lidhje diplomatike në një lëvizje të befasishme që i dha fund dekadave të izolimit.