Tag: diplomatik

  • “Kërcasin” prangat edhe në Bruksel, arrestohet ish- ministrja e jashtme e BE- së, Federica Mogherini

    “Kërcasin” prangat edhe në Bruksel, arrestohet ish- ministrja e jashtme e BE- së, Federica Mogherini

    Ish-shefja e diplomacisë evropian, Federica Mogherini, është ndaluar në Bruksel si pjesë e një hetimi për mashtrim që përfshin Kolegjin e Evropës dhe Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), raportuan mediat belge.
    Mogherini është aktualisht Rektore e Kolegjit të Europës dhe ka shërbyer si Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme.
    Sipas Le Soir, sot u bënë kërkime në shërbimin diplomatik të Bashkimit Evropian në Bruksel dhe në disa ndërtesa të Kolegjit të Europës në Bruges.
    Në total, u arrestuan tre persona, përfshirë Mogherinin. Hetimet datojnë nga periudha 2021-2022, ndërsa ka dyshime për mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.
    Hetimi përqendrohet në dyshimet për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien nga shërbimi diplomatik i BE-së të një programi trajnimi nëntëmujor për diplomatët e ardhshëm evropianë, Akademisë Diplomatike të Bashkimit Evropian, për Kolegjin e Evropës.
    Po hetohet “nëse Kolegji i Evropës ose përfaqësuesit e tij ishin informuar paraprakisht për kriteret e përzgjedhjes” si pjesë e procesit të tenderimit të shërbimit diplomatik të BE-së për një program trajnimi.
    Zyra e Prokurorit Publik Europian është një organ i pavarur i BE-së përgjegjës për shpërdorimin e fondeve të BE-së. Përpara operacionit policor, Zyra e Prokurorit Publik Europian kishte kërkuar heqjen e imunitetit që gëzonin disa të dyshuar.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Tronditje në BE, prangoset mikesha e Ramës/ Gazeta belge zbulon prapaskenat: Dyshohet për korrupsion

    Tronditje në BE, prangoset mikesha e Ramës/ Gazeta belge zbulon prapaskenat: Dyshohet për korrupsion

    Kontrolle janë kryer të martën në Shërbimin Diplomatik të Bashkimit Evropian në Bruksel (EEAS) dhe në disa ndërtesa të Kolegjit të Europës në Bryzh, në kuadër të një hetimi për një mashtrim të mundshëm në përdorimin e fondeve të BE-së, ka njoftuar prokuroria evropiane.
    Në total, tre persona janë arrestuar, ka shtuar ajo. Njëra prej tyre është drejtoresha e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini. Ish-nënkryetarja e Komisionit Evropian ndodhet aktualisht në ndalim, ka mësuar Le Soir nga një burim i sigurt, duke konfirmuar informacionet e L’Echo.
    Favorizim
    Hetimi ka të bëjë me dyshime për favorizim dhe konkurrencë të pandershme në dhënien nga EEAS të një programi nëntë-mujor trajnimi për diplomatët e ardhshëm evropianë, një program që i është dhënë Kolegjit prestigjioz të Europës.
    Ngjarjet e dyshuara i përkasin periudhës 2021-2022, dhe shkeljet e mundshme janë: “mashtrim në dhënien e prokurimeve publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje e sekretit profesional”, sipas prokurorisë evropiane.
    Ndërtesa e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) strehon shërbimin diplomatik të Bashkimit Evropian në Bruksel.
    Kolegji i Europës, një institucion i arsimit të lartë që formon shumë nëpunës evropianë, po hetohet për të përcaktuar “nëse Kolegji i Europës ose përfaqësuesit e tij kanë pasur dijeni paraprakisht për kriteret e përzgjedhjes”, në kuadër të procedurës së tenderit të hapur nga shërbimi diplomatik i BE-së për një program trajnimi.
    Prokuroria Evropiane (EPPO, sipas akronimit në anglisht), e krijuar zyrtarisht në 2021, është një organ i pavarur i BE-së i ngarkuar me luftimin e mashtrimit me fondet e Bashkimit dhe çdo shkelje tjetër që dëmton interesat e tij financiare (korrupsion, pastrim parash, mashtrim ndërkufitar të TVSH-së).
    Ky institucion supranacional është përgjegjës jo vetëm për të hetuar, por edhe për të ndjekur penalisht dhe gjykuar autorët e këtyre shkeljeve, një fuqi e paqartë më parë që nuk e kishte, për shembull, Zyra Evropiane kundër Mashtrimit (OLAF).
    Heqja e imunitetit
    Hetimi po bashkëdrejtohet nga një gjyqtar hetues i Flandrës Perëndimore, provincë belge ku ndodhet Bryzhi. Është policia federale belge ajo që ka kryer kontrollet.
    Para këtij operacioni policor, prokuroria evropiane kishte kërkuar heqjen e imunitetit për disa të dyshuar, dhe kjo i është dhënë, ka nënvizuar po ashtu prokuroria, pa dhënë emra apo funksione.
    Një zyrtar i BE-së ka konfirmuar për AFP-në se shërbimi diplomatik në Bruksel ishte një nga objektivat e operacionit policor, për “veprimtari që datojnë nga mandatet e mëparshme”, para se Kaja Kallas të merrte detyrën si Përfaqësuese e Lartë për Punët e Jashtme në fund të vitit 2024.

  • VIDEO-Shpërthen rrjeti/ Ambasadorja e SHBA në Athinë ngjall debat me veshjen e saj, shkon në takimin diplomatik me fustan tranparent..

    VIDEO-Shpërthen rrjeti/ Ambasadorja e SHBA në Athinë ngjall debat me veshjen e saj, shkon në takimin diplomatik me fustan tranparent..

    Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është bërë figura më e komentuar e një eventi të organizuar për Ditën e Falënderimeve nga Dhoma Amerikano-Helenike e Tregtisë. 
    Vëmendja këtë herë nuk shkoi te fjalimi i saj, por te veshja – një fustan transparent me detaje të shkëlqyera, të cilin shumë e konsideruan tepër provokues për një takimin zyrtar diplomatik. 
    Rrjetet sociale u ndanë në dy pjesë: disa e vlerësuan për vetëbesimin dhe stilin, ndërsa të tjerë argumentuan se një ambasadore e SHBA-ve nuk duhet të paraqitet me një veshje të tillë në evente formale, duke e quajtur atë shkelje të protokollit. 
    Guilfoyle është një figurë e profilit të lartë: avokate, ish-prezantuese në Fox News, ish-bashkëshortja e guvernatorit të Kalifornisë Gavin Newsom dhe ish-e fejuara e Donald Trump Jr. 
    Në dhjetor 2024, Presidenti Trump e emëroi ambasadore të SHBA-ve në Greqi, ndërsa ajo zyrtarisht mori detyrën në shtator 2025. 

    US Ambassador in Athens sparks a stir with a sheer dress
    The new US Ambassador to Greece, Kimberly Guilfoyle, became the unexpected star of a Thanksgiving event hosted by the American-Hellenic Chamber of Commerce. The focus wasn’t on her speech but on her outfit — a sheer… pic.twitter.com/XPmsi8yYXg
    — NEXTA (@nexta_tv) November 27, 2025
     

  • Kur lideri gdhihet luan dhe ngryset lepurush, grotesku diplomatik i Ramës në Kopenhagen

    Kur lideri gdhihet luan dhe ngryset lepurush, grotesku diplomatik i Ramës në Kopenhagen

    Një titull që nuk është thjesht metaforë, por një diagnozë e një lideri që e nis ditën si gladiator i batutave dhe e mbyll si zvarranik i apologjive. Rama, i veshur me atletet e bardha si një influencer i samiteve, u hodh në skenën ndërkombëtare me entuziazmin e një gaztori oborri që mendon se çdo batutë është diplomaci, çdo sarkazëm është strategji, dhe çdo selfie me Macron është aleancë.Por Kopenhageni nuk ishte një TikTok ballkanik. Ishte një skenë ku batuta ndaj Presidentit Trump – një “shkëmbesë” që u shit si humor mes miqsh – u kthye në një boomerang diplomatik që goditi me forcë imazhin e Shqipërisë. Rama, që zakonisht e sheh veten si një “lider global me shpirt artisti”, u shndërrua në një “artist pa skenë”, një protagonist që nuk di të lexojë publikun ndërkombëtar, por vetëm kamerat e mediave proqeveritare.Në vend që të mbajë qëndrimin e një burrështetasi, ai u kthye në një “lepurush me poture të mbushura”, duke u fshehur pas një deklarate të stërmunduar ku lavdëronte Trumpin si rikthyesin e paqes në fjalorin perëndimor. Një kthesë që nuk ishte reflektim, por një “valle e frikës” – një koreografi e improvizuar për të shpëtuar nga pasojat e një talljeje që nuk ishte as spontane, as e padëmshme.Rama, që në mëngjes performon si “Don Quixote i diplomacisë ballkanike”, në mbrëmje shndërrohet në “Pinoku i apologjisë transatlantike”. Ai nuk është më ai që tallet me Trumpin, por ai që e quan “lider paqësor”, duke e kthyer batutën në bekim, ironinë në lutje, dhe protagonizmin në pendesë.Në këtë grotesk diplomatik, Shqipëria nuk është më një vend me ambicie europiane, por një “shtet me kollare shumëngjyrëshe dhe nerva të bardha”. Një vend që përfaqësohet nga një lider që gdhihet si “showman i samiteve” dhe ngryset si “statist i diplomacisë së frikës”.Ky titull nuk është thjesht hyrje. Është një akt i parë. Një ftesë për të hyrë në një skenë ku politika është performancë, diplomacia është batutë, dhe lideri është një karakter që nuk di të dalë nga roli. Dhe kur roli është grotesk, çdo batutë është një rrezik, çdo buzëqeshje një maskë, dhe çdo apologji një akt i dytë që nuk e shpëton dot nga farsa e aktit të parë.

  • Izolim diplomatik/ Nuk u shfaq në pritjen e Shtëpisë së Bardhë, Vuçiç ‘tall’ amerikanët: Tri orë për një foto

    Izolim diplomatik/ Nuk u shfaq në pritjen e Shtëpisë së Bardhë, Vuçiç ‘tall’ amerikanët: Tri orë për një foto

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pranuar se refuzoi ftesën për pritjen e presidentit amerikan, duke e justifikuar mungesën me “takime të rëndësishme” për NIS-in dhe çështjen e sanksioneve. Ky vendim u pa si një sinjal izolimi politik, në një kohë kur shumica e liderëve botërorë kërkojnë afrim me Shtëpinë e Bardhë.

     

    Vuçiç u shfaq ironik ndaj protokollit amerikan, duke e reduktuar pritjen presidenciale në “tri orë pritje për disa sekonda fotografi”, një deklaratë që analistët e lexuan si përpjekje për të mbuluar faktin se mungesa e tij u vu re në arenën ndërkombëtare.

     

    Në vend të kësaj, ai mbajti takime për NIS-in, kompani e kontrolluar nga interesat ruse, duke konfirmuar se Serbia po kërkon shtyrje të sanksioneve. Presidenti serb pranoi se nuk ka besim se kjo do të ndodhë, duke treguar dobësinë e Beogradit përballë presionit ndërkombëtar.

     

    Vuçiç hodhi poshtë idenë e shtetëzimit të NIS-it, duke thënë se ka frikë nga sekuestrimi i pronës ruse, një qëndrim që sipas kritikëve e vendos Serbinë nën hijen e Kremlinit edhe brenda OKB-së.

     

    Në Nju Jork, mes dhjetëra takimeve të nivelit të lartë të liderëve botërorë, mungesa e Vuçiçit në pritjen e presidentit amerikan shihet si një tjetër dëshmi e izolimit diplomatik të Serbisë.

  • Qeveria u votua në 30 minuta seancë, PD letër Trupit Diplomatik: U shkel rëndë Kushtetuta, Rama ka plan për të na…

    Qeveria u votua në 30 minuta seancë, PD letër Trupit Diplomatik: U shkel rëndë Kushtetuta, Rama ka plan për të na…

    Partia Demokratike ka informuar misionin diplomatik në Shqipëri në lidhje me situatën e krijuar sot në Parlament, ku programi i qeverisë u votua për 25 minuta pa debat për shkak se opozita pengoi fjalën e Kryeministrit Edi Rama.
    Letra dërguar misionit diplomatik në vendin tonë mban firmën e kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi.
    Në letrën e tij, Bardhi e konsideron të paprecedentë ngjarjen që ndodhi sot në parlament.
    Për herë të parë në 35 vite, thotë Bardhi, u shkel në mënyrë flagrante Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.
    Sipas demokratit, ngjarja tregoi se Kryeministri Edi Rama ka një plan për të provokuar opozitën.
    Letra e Gazment Bardhi dërguar trupit diplomatik në Shqipëri:
    Të nderuar Shkëlqësi,
    Ju drejtohemi me këtë letër për të sjellë në vëmendjen tuaj situatën e paprecedentë që ndodhi sot gjatë seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, e thirrur për miratimin e programit politik dhe kabinetit të ri qeveritar, në të cilën ju ishit të ftuar si pjesëmarrës.
    Për herë të parë në 35 vitet e pluralizmit politik në Shqipëri, u shkel në mënyrë flagrante Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe çdo normë e praktikës demokratike.
    Përmes veprimeve antikushtetuese dhe në shkelje të rregullave të brendshme të Kuvendit, të ndërmarra nga Kryetari i Kuvendit dhe lideri i mazhorancës parlamentare, u pengua në mënyrë të qëllimshme debati politik i përfaqësuesve të qytetarëve, duke dëmtuar rëndë demokracinë parlamentare dhe bashkëjetesën politike brenda institucioneve legjitime të demokracisë.
    Si përfaqësues të qytetarëve shqiptarë në Kuvend, ne e ndjekim me shqetësim erozionin e autoritetit të institucionit më të lartë të vendimmarrjes, Kuvendit të Shqipërisë, dhe përpjekjen për ta shndërruar atë në një shtrirje të Këshillit të Ministrave, duke eliminuar plotësisht kontrollin parlamentar mbi mazhorancën dhe ligjet që paraqiten për shqyrtim dhe miratim.
    Dinamikat e ngjarjeve të sotme tregojnë qartë një plan të orkestruar nga Kryeministri Rama për të provokuar hapur opozitën parlamentare.
    Përmes këtyre veprimeve të paprecedenta, në shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe duke anuluar parimet kushtetuese, deputetëve të opozitës iu mohua qëllimisht e drejta për një debat politik të thelluar dhe konstruktiv mbi programin qeveritar dhe kabinetin.
    Po ashtu, ne shprehim shqetësim për veprimin e rëndë të Kryeministrit Rama ndaj përfaqësuesve të lartë të korpusit diplomatik të akredituar në vendin tonë, të cilët morën pjesë në këtë seancë solemne, me rëndësi të veçantë për fillimin e çdo legjislature të re.
    Në dritën e delegjitimimit të kësaj seance plenare dhe në mbrojtje të kushtetueshmërisë së procesit, deputetët e opozitës në Kuvend kërkuan që solemniteti i kësaj seance plenare të respektohej. Sipas nenit 97 të Kushtetutës, dhe në përputhje me nenin 110, pika 2 e Rregullores së Kuvendit, deputetët e opozitës kërkuan disa herë nga Kryetari i Kuvendit që t’i lejohej Kryeministrit të vazhdonte fjalimin e tij, pasi ky u ndërpre në mënyrë të paprecedentë për të paraqitur një mesazh video të inskenuar nga e ashtuquajtura “Ministria e Inteligjencës Artificiale Diella”.
    Në të gjithë historinë e pluralizmit parlamentar shqiptar, fjalimi i Kryeministrit gjatë seancës plenare për miratimin e programit politik dhe të kabinetit të qeverisë nuk është ndërprerë për asnjë arsye.
    Për më tepër, Kryetari i Kuvendit, në shkelje të nenit 48, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, nuk i drejtoi thirrje zotit Edi Rama në cilësinë e tij si deputet për ta thirrur kur ai largohej nga substanca e çështjes, pra prezantimi, përmes inskenimit të një mesazhi video nga një karakter virtual, në një kohë kur ai duhej të vazhdonte pa ndërprerje prezantimin e programit politik.
    Në këtë kontekst, përgjigjia e paprecedentë e Kryetarit të Kuvendit dhe shkeljet e rënda të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit krijuan një precedent të rrezikshëm për këtë legjislaturë të re, duke krijuar standarde të dyfishta në dhënien e të drejtave procedurale.
    Zoti Peleshi dy herë radhazi i dha të drejtën procedurale Kryetarit të grupit të mazhorancës parlamentare, ndërsa ia mohoi këtë të drejtë, të parashikuar në nenin 49 të Rregullores së Kuvendit, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
    Kështu, në mënyrë antikushtetuese, Kryetari i Kuvendit miratoi një rend politik që vinte nga Kryetari i grupit të mazhorancës, duke mbyllur seancën plenare me miratimin e programit politik dhe kabinetit të ri qeveritar pa debat politik, në shkelje të nenit 97 të Kushtetutës dhe në shkelje të rënda të nenit 110 të Rregullores së Kuvendit.
    Mohoi e drejta për debat parlamentar, shkeljet e përsëritura të ligjit themeltar të vendit dhe shkeljet e rregullave të brendshme të Kuvendit demonstrojnë qartazi një përpjekje të qëllimshme për të minuar rendin kushtetues dhe për të uzurpuar autoritetin legjitim të institucioneve demokratike të vendit.
    Në këtë situatë të paprecedentë, ne shprehim shqetësimin tonë për minimin e jetës parlamentare, mohimin e të drejtës kushtetuese të deputetëve për debat politik dhe, mbi të gjitha, për mosrespektimin e vullnetit sovran të qytetarëve shqiptarë, duke tentuar shuarjen totale të trupit më të lartë përfaqësues të vullnetit të tyre politik.
    Ne shprehim me shqetësim të thellë erozionin e vazhdueshëm të rolit të Kuvendit si institucioni më i lartë vendimmarrës në Shqipëri.
    Ngjarjet e sotme demonstruan një plan të orkestruar nga Kryeministri Edi Rama për të provokuar hapur opozitën parlamentare dhe për ta shndërruar Kuvendin në një vazhdimësi të Këshillit të Ministrave, duke eliminuar kontrollin parlamentar mbi mazhorancën dhe ligjet që paraqiten për shqyrtim dhe miratim.
    Prandaj, ne e shohim si detyrë të informojmë komunitetin diplomatik të akredituar në Tiranë për këto zhvillime të rënda, që rrezikojnë seriozisht demokracinë parlamentare dhe rendin kushtetues në Shqipëri.

  • “Diplomatët duhet të jenë në lartësinë e duhur”, Artur Nura: Rama “shkund” shërbimin diplomatik për…

    “Diplomatët duhet të jenë në lartësinë e duhur”, Artur Nura: Rama “shkund” shërbimin diplomatik për…

    Kryeministri Edi Rama kërkon nga shërbimi diplomatik i Shqipërisë qe ne 4 vitet e ardhshme të fokusohet  te anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian.
    Duke folur ne konferencën e ambasadoreve shqiptare, që nisi në Tiranë, shefi I qeverisë tha se anëtarësimi ne BE është një synim historik.
    Rama kritikoi si hallke të dobët diplomacinë ekonomike.
    Analisti Artur Nura,  tha se kritika e kryeministrit Edi Rama për ambasadorët ishte e drejtë pasi pritet që ato të bëjnë më shumë në misionin e tyre diplomatik.
    Kjo “shkundje” pohoi ai vjen në kuadër të objektivit të vendosur nga Rama, që Shqipëria në vitin 2030 të behët pjesë e BE-së.
    “Besoj se do ketë ndryshme, por është një strategji e mirëmenduar, sa i takon objektivit për anëtarësim e Shqipërisë në BE brenda 2030.
    Përgatitja e parë e këtij zhvillimi janë ambasadorët. Ka një qartësi strategjike që do t’i bëjnë të qartë ambasadorëve që të jenë në lartësinë e duhur.
    Ambasadorët janë  kryeministrat e Shqipërisë në vendet përkatëse.
    Janë të deleguarit e drejtpërdrejtë kryeministrit. Kritika ishte e drejtë dhe kritika është domosdoshmëri në raport me detyrat që u lindin atyre”, theksoi ai.

  • SYRI TV/ Rama thirrje shërbimit diplomatik, Rama: Fokusohuni te anëtarësimi në BE

    SYRI TV/ Rama thirrje shërbimit diplomatik, Rama: Fokusohuni te anëtarësimi në BE

    Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje ambasadoreve të Shqipërisë, të fokusojnë gjithë punën e tyre të perditshme, në objektivin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

    Në fjalën e tij, gjatë konferencës së ambasadorëve diplo2025, Rama u shpreh se puna e perditshme e sherbimit  diplomatik duhet të jete e përqëndruar te kontakti me vendet anëtare të BE-së, për ti bindur për anëtarësimin e vendit në Union. Kryeministri pranoi dështimin, në thithjen e investimeve të huaja në vend,  duke i lënë fajin, ambasadoreve që sipas tij, nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të terhequr investimeve të huaja në Shqipëri.  Shefi i qeverisë kritikoi ambasadorët edhe për mungesën e një  regjistri  të shqiptarëve të suksesshëm në botë, që do të shërbente për ti ftuar shqiptarët e diasporës të kontribuonin në vendin e tyre.   

  • Diplo 25/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik, drafti i ri është gati për në Kuvend

    Diplo 25/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik, drafti i ri është gati për në Kuvend

    Nisi sot në Tiranë, Konferenca 3-ditore e Ambasadorëve shqiptarë nëpër botë Diplo 2025 me temë“Shqipëria 2030: në Europë, e ndërlidhur me botën”.
    Kjo konferencë është një pikëtakim i rëndësishëm i shërbimit të jashtëm për të përcaktuar prioritetet, për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë.
    Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij paralajmëroi ndryshime në ligjin për funksionimin dhe organizimin e trupës diplomatike të Shqipërisë, si dhe mbështetje të shtuar financiare.

    Rama: Konferenca tradicionale e ambasadorëve këtë vit vjen në një moment historik për rrugëtimin e Shqipërisë drejt majës së shumë ëndërruar të Bashkimit Europian dhe pa asnjë diskutim të gjitha forcat e shërbimit tonë diplomatik kudo nga Brukseli e në çdo kryeqytet tjetër duhet të fokusohen në radhë të parë te ky objektiv historik që tanimë është më afër se asnjëherë tjetër dhe që duhet përmbushur me përmbushjen me sukses të procesit të negociatave për anëtarësim me ratifikimin me sukses të vendimit të anëtarësimit në 27 parlamente të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Që do të thotë se këto 4 vite të cilat përkojnë me këtë agjendë, janë 4 vite ku asnjë ditë nuk duhet humbur dhe ku koha nuk pret për të përgatitur të gjithë terrenin e mbështetjes së pikërisht të vendimit që do të marrë BE për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
    Ndërkohë që përsa i përket negociatave, sigurisht që ato zhvillohen mbi bazë dypalëshe mes Republikës se Shqipërisë dhe Komisionit Europian, por e gjithë atmosfera rreth tyre ka një rëndësi të vetën dhe është e ndikueshme patjetër siç e keni parë dhe në të shkuarën, nga faktorë të ndryshëm. Pikërisht për këtë arsye është me shumë rëndësi puna e përditshme e shërbimit tonë diplomatik dhe fokusi i përditshëm sidomos në disa prej vendeve europiane ku nevoja për të ushqyer me energji pozitive nga Shqipëria politik bërësit dhe opinionin publik është e një rëndësie të veçantë.
    Nga ana tjetër besoj që ndani me mua mendimin se kjo konferencë zhvillohet në një moment kur kreditet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare janë më të larta se asnjëherë dhe kur profili i Shqipërisë si një vend në ngjitje, si një realitet në zhvillim, si një partner i besueshëm në rajon, në të gjitha tryezat ndërkombëtare është absolutisht një aset i cili duhet shfrytëzuar në funksion të Shqipërisë 2030 dhe më tutje.
    Nuk dua të marr shumë nga koha juaj, por dua të theksoj se është e domosdoshme që shërbimi ynë të zhdërvjelltësohet, që shërbimi ynë të jetë një pikë referimi për talentet dhe për vajzat dhe djemtë që kanë dije dhe kanë ambicie për t’i shërbyer Shqipërisë dhe nga ana tjetër të rrisë kapacitetin për të shkuar përtej rutinës së përditshme.
    Dua të veçoj këtu shembullin pozitiv, i cili duhet të jetë një frymëzim për të gjithë qasjen e ministrisë për Europën dhe punët e jashtme në raport me shërbimin, të gjithë procesit të punës për formësimin e trupës në përfaqësinë në ambasadën tonë në Bruksel, pranë Komisionit dhe për punën me Komisionin.
    Është bërë një punë e admirueshme për të hapur dyert për të gjithë ata që kishin dëshirë t’i bashkoheshin skuadrës së ambasadës dhe përmes një bashkëveprimi pozitiv mes ministrit të Jashtëm, dy ministrave të Shtetit përkatësisht krye negociatores dhe zëvendëses së saj dhe ambasadorit tonë në Bruksel Ferit Hoxhës, është arritur që të krijohet një bërthamë e cila nuk kam asnjë dyshim që është një nga investimet më të bukura që janë bërë në gjithë këto vite për shërbimin tonë të jashtëm dhe që me gjasë do të shërbejë për ta fuqizuar ashtu siç duhet atë trup që muaj pas muaj dhe vit pas viti do të ketë një ngarkesë gjithnjë e më të madhe për shkak të procesit të negociatave për anëtarësim dhe patjetër që do të jetë baza e asaj që do të vijë më pas, e Shqipërisë shtet anëtar i Bashkimit Europian me një pjesë të veprimtarisë së vet domethënëse në kryeqytetin e Bashkimit Europian.
    Nga ana tjetër dua të vë theksin tek domosdoshmëria për ta forcuar më tej punën tonë si shërbimin diplomatik në rajon, në funksion të mbajtjes dhe rritjes së intensitetit të komunikimit jo thjeshtë me qeveritë por  me të gjithë aktoret dhe faktorët politikë, institucional apo shoqëror sepse për sa i përket rajonit ne kemi pa diskutim interesat më të mëdha strategjike dhe detyrimin që të jemi promotorët më të vendosur të paqes dhe stabilitetit në të gjithë këtë lagje të Europës dhe në këtë aspekt është natyrisht me rëndësi të veçantë edhe mirëmbaja e marrëdhënieve me të gjithë faktorin shqiptar, si dhe përcjellja në vazhdimësi e mesazhit pozitiv dhe konstruktiv të Shqipërisë që faktori shqiptar në rajon të jetë shëmbëlltyrë e qasjes sonë shumë të qartë dhe të formësuar në shumë vite me radhë, si një komb i përkushtuar ndaj ardhmërisë europiane dhe si një vend tërësisht i përkushtuar ndaj aleancës dhe partneritetit me botën demokratike.
    Nga ana tjetër nuk dua të bëj një listë të të gjitha angazhimeve që Shqipëria ka pasur dhe aktualisht ka apo synon të ketë në tryezat e institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, por dua ta ve theksin tek një moment absolutisht historik dhe shumë sfidues që është ai i organizimit të samitit të NATO-s në Shqipëri në vitin 2027.  Pra faktikisht më pak se dy vite nga sot, nëse kemi parasysh kohën e organizimit të Samitit dhe dua të falënderoj dhe të përgëzoj ambasadorin tonë në NATO, ekipin tonë në NATO dhe të gjithë ata që punuan intesivisht dhe me besim për t’i dhënë formën përfundimtare dhe për të garantuar vulën mbi një vendimmarrje që besoj se ju e mirëkuptoni plotësisht kur iu them: Ishte thuajse utopike që Shqipëria të mik presë një samit që s’poston drejt një vendi me mijëra, mijëra e mijëra vetë dhe që në Shqipëri të rimblidhen të udhëheqësit e Bashkimit Europian, plus një numër tjetër udhëheqësish nga Europa dhe nga Amerika.
    Kjo është arritur, vendimmarrja, tani ne duhet të përmbushim ashtu siç duhet të gjitha pritshmëritë që janë nga ana e Shqipërisë, ndaj Shqipërisë dhe t’i tejkalojmë ato duke e shfrytëzuar këtë moment si një moment kur Shqipëria përsëri mund dhe do të shkëlqejë botërisht.
    Thënë të gjitha këto një element kyç që për hir të vërtetës mbetet hallka më e dobët e punës së shërbimit tonë diplomatik është diplomacia ekonomike, ku roli i përfaqësive tona është i dobët dhe ku përjashto raste shumë specifike dhe shumë të veçanta që lidhen me  natyrën dhe vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është thuajse inekzistent.
    Kemi bërë disa herë përpjekje për të shtyrë në këtë drejtim, është bërë edhe një konferencë e dedikuar për aktivizimin e përfaqësive tona diplomatike në funksion të diplomacisë ekonomike, por rezultatet lënë shumë për të dëshiruar. Ndërkohë që ky aspekt do të jetë një aspekt prioritar i përfaqësive tonë diplomatik dhe që t’i themi gjërat ashtu siç janë duke pas parasysh se përsa i përket politikës së jashtme, qeveria këtu në Tiranë jua ka lehtësuar punën jashtëzakonisht dhe ndryshe nga si ndodhte më parë, kur kancelaritë kryesore europiane ishin të paarritshme nga Tirana dhe ishin krejtësisht të largëta për përfaqësitë tona, sot kancelaritë më të rëndësishme europiane janë vetëm një telefon larg nga Tirana, ndërkohë që puna e shërbimit diplomatik në vendet europiane duhet të jetë e fokusuar tek rritja e intensitetit të lidhjeve me botën ekonomike, e cila nuk ka nevojë ta zgjasim kur them se është tejet e zhvilluar në Europë dhe ku duke shfrytëzuar impaktin e imazhit të ri ndërkombëtar të Shqipërisë mund të tërheqim shumë më tepër dhe mund të bëjmë shumë më tepër së bashku, por ama në këtë rast flas për nxitjen që duhet të vijë nga jugu.
    Nga ana tjetër, nuk është vetëm Europa. Ne kemi çuar në një nivel krejt tjetër marrëdhëniet me disa nga vendet kryesore të Gjirit dhe presim që edhe shërbimi diplomatik të ngrihet në atë nivel. E padyshim mund të shkoj edhe më tutje, por po e mbyll këtu këtë pjesë lidhur me diplomacinë ekonomike, duke thënë që rezultati është shumë për të dëshiruar.
    Më tej shpresoj që disa nisma që kanë filluar të marrin formë si Këshilli Ndërinstitucional i Diplomacisë Ekonomike apo krijimi i rrjetit të atasheve ekonomike dhe i platformës unike për investitorët të na japin një dorë, ama të gjitha këto janë, janë instrumente, ndërkohë që pa mentalitetin e ndryshuar dhe pa raportin e ndryshuar mes kohës që i kushtohet pjesëve të tjera dhe kohës që i kushtohet diplomacisë ekonomike, edhe këto instrumente nuk do të na japin mundësinë që të shikojmë ndonjë çudi.
    Diaspora dhe shërbimet konsullore kanë qenë vazhdimisht në vëmendjen tonë dhe transformimi digjital i shërbimeve konsullore ka sjellë një avancim të shumë domethënës në lehtësimin e barrës së shqiptarëve jashtë Shqipërisë, që kanë vuajtur shumë për t’i marrë këto shërbime, por ka ende shumë për të bërë dhe mundësitë e reja të teknologjisë na japin shumë më tepër arsye që të besojmë se mund ta përmirësojmë më tej në mënyrë domethënëse shërbimin tonë konsullor. Ndërkohë që pjesëmarrja e shqiptarëve jashtë atdheut në zgjedhje forcon jo thjesht rolin e tyre në aspektin e fuqisë vendimmarrëse në vend, por forcon edhe shkallën, nivelin e detyrimit tonë për t’u shërbyer dhe për t’u organizuar me ta.
    Edhe këtu ka disa raste të veçuara suksesi, apo më saktë pozitiviteti në raport me nevojën për këtë zhvillim, po në tërësi jemi shumë mbrapa, rezultati lë shumë për të dëshiruar. Ne jemi një vend i vogël dhe ne jemi një popull i vogël që nuk e kemi luksin që të mos kemi as dijeni për burimet tona njerëzor jashtë vendit.
    Nuk e kemi luksin që të mos kemi as dijeni për shqiptarët e shkolluar, për profesionistët e jashtëzakonshëm që ne kemi thuajse në të gjitha vendet e botës dhe minimalisht dijeninë për ta, për ekzistencën e tyre, për praninë e tyre në një vend apo në një vend tjetër, duhet të na e garantojë shërbimi diplomatik. E pastaj, natyrisht me ketë dijeni, shumëçka tjetër mund të parafytyrohet dhe mund të ndërtohet, por që ne të mos kemi një databazë që pasurohet dita-ditës me profesionistët shqiptarë në territoret e mbarë botës dhe ku shumë shqiptarë shkëlqejnë e bëjnë sukses dhe nuk kanë nevoja materiale ndaj Shqipërisë, po pa diskutim do ta mirëprisnim një interesim të Shqipërisë dhe patjetër që në një masë të madhe do ta mirëprisnin dhe një ftesë nga Shqipëria për të kontribuuar  ndërkohë kur bota është bërë kaq e ndërlidhur saqë nuk ka më asnjë nevojë që të lëvizësh nga aty ku je për të mundur të japësh një kontribut. Është e papranueshme që ne të jemi kaq të paditur në lidhje me një kapital të jashtëzakonshëm njerëz që kemi jashtë vendit dhe ky duhet të jetë një objektiv ndër parësorët e të gjitha përfaqësive tona diplomatike.
    Ngritja e Akademisë Diplomatike sipas modeleve më të mira  evropiane është një hap shumë i nevojshëm, i domosdoshëm i cili më në fund po hidhet ndërkohë që i domosdoshëm është edhe reformimi i gjithë kuadrit normativ të shërbimit të jashtëm për të rritur profesionalizmin, për të garantuar edukimin në vazhdim të të gjithë trupës dhe përmirësimin sistematik të burimeve njerëzore.
    Dhe siç e tha ministri, një draft për këtë reformim është gati dhe së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë ne do të miratojmë të gjithë kuadrin e ri që do t’i mundësojë ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të jetë më pranë dhe më efektive në përmbushjen e nevojave të përfaqësive tona që patjetër do të rrisë nga njëra anë kërkesën ndaj përfaqësive, por nga ana tjetër mbështetjen për përfaqësitë tona diplomatike sepse pa dyshim që jeta në Europë, por kudo është shtrenjtuar dhe nevoja për të patur një  trupë të motivuar, është rritur dhe natyrisht për ta përmbushur siç duhet këtë përvojë dhe për t’iu përgjigjur siç duhet sfidave dhe për ta shfrytëzuar siç duhet potencialin që kemi, duhet një motivim edhe më i madh financiar i trupës tonë të shërbimit të jashtëm.
    Thënë të gjitha këto, dua ta mbyll aty ku e nisa, tek momenti historik tek niveli më i lartë se asnjëherë i kredive të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, tek rrugët e hapura për të arritur më lehtë në çdo pikë kontakti me shoqëritë e vendeve ku ju jeni aktivizuar në mënyrë që secili dhe secila të kuptojë nga kjo konferencë se të gjithë së bashku kemi detyrimin madhor që të nxjerrim më të mirën e mundshme nga vetja për ta bërë Shqipërinë të denjë në përballimin e sfidave të këtij momenti historik.
    Ju falënderoj edhe një herë të gjithëve për kontributin tuaj. Ju falënderoj edhe për vëmendjen tuaj. Uroj që të gjeni çdo ditë arsye për tu zgjuar më herët dhe çdo natë, arsye për të fjetur më vonë. E di që për diplomatët është pak e vështirë që të luftojnë me rutinën e tyre për vetë natyrën e punës, por edhe për eksperiencën që diplomatëve u thotë ‘’ehu, sa kemi parë ne; ehu, sa herë është provuar kjo; ehu, ç‘mund të tregojmë ne, po hajde se do kalojë edhe kjo’’, në mënyrë që këtij momenti t’i përgjigjemi ashtu siç e meritojnë ata që e kanë ëndërruar, ata që janë përpjekur, ata që kanë luftuar dhe ata që kanë dhënë jetën për t’iu afruar Europës, për t’iu afruar qytetërimit perëndimor dhe europian si pjesë e integruar plotësisht e tij dhe ata që sot janë fëmijë dhe që prej nesh presin që ta konsiderojmë punën tonë si borxhin më të madh që u kemi atyre.
    /vizionplus.tv

  • Rusia godet Kievin, vriten fëmijë! Delegacioni i BE-së në shënjestër, reagime të ashpra në Europë

    Rusia godet Kievin, vriten fëmijë! Delegacioni i BE-së në shënjestër, reagime të ashpra në Europë

    Një nga sulmet më të rënda ruse në Kiev që nga korriku ka tronditur Europën, duke shkaktuar 21 viktima, mes tyre katër fëmijë, dhe dëmtuar rëndë selinë e Delegacionit të Bashkimit Europian në kryeqytetin ukrainas.

    Zyrtarët ukrainas konfirmojnë se një ndërtesë pesëkatëshe banimi u shemb nga një raketë, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra civilë, ndërsa pjesë e objektivit të sulmit ishin edhe ndërtesat ku ndodhen Delegacioni i BE-së dhe Këshilli Britanik.
    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cilësoi sulmin si “një kujtesë e errët se Rusia nuk ndalet përpara asgjëje për të terrorizuar Ukrainën”. Ajo konfirmoi se dy raketa goditën vetëm 50 metra larg misionit diplomatik të BE-së në Kiev.
    “Rusia zgjodhi raketat në vend të tryezës së bisedimeve”, deklaroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke bërë thirrje për sanksione të reja e më të ashpra ndaj Moskës.
    Nga bombardimet, humbën jetën edhe fëmijë të moshave 2, 14 dhe 17 vjeç, ndërsa qindra banesa mbetën pa energji për shkak të një vale tjetër sulmesh me dron ndaj infrastrukturës energjetike.
    Zemërimi diplomatik u përhap shpejt në gjithë Europën. Kryeministri britanik Keir Starmer akuzoi Vladimir Putinin për “sabotonim të shpresave për paqe”, ndërsa shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, e quajti sulmin një akt të qëllimshëm për të përqeshur përpjekjet diplomatike.
    Kancelari gjerman Friedrich Merz theksoi se goditja ndaj zyrës së BE-së tregon fytyrën e vërtetë të Rusisë dhe përshkallëzimin e rrezikshëm të agresionit. Si përgjigje, BE dhe Britania kanë thirrur ambasadorët rusë për të dhënë llogari.
    Ndërkohë, Ursula von der Leyen njoftoi se BE po përgatit paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë dhe se do të vizitojë 7 shtete kufitare me Rusinë dhe aleaten e saj, Bjellorusinë, për të forcuar bashkëpunimin dhe sigurinë.
    Në sfondin e kësaj krize të re, përpjekjet amerikane për një zgjidhje diplomatike duken gjithnjë e më të brishta. Një samit i planifikuar mes Zelenskyt dhe Putinit, nën ndërmjetësimin e ish-presidentit Trump, ka ngecur. Sidoqoftë, bisedimet mes SHBA-së dhe Ukrainës pritet të vijojnë në New York këtë të premte.
    Europa duket më e vendosur se kurrë: “Asnjë mision diplomatik nuk duhet të jetë shënjestër”, deklaroi një zëdhënëse e BE-së. Ndërsa Ukraina dhe aleatët e saj po përgatitin garanci të reja sigurie për të parandaluar sulme të tjera të ardhshme.

    Top Channel