Tag: diplomat

  • Zhupa dorëzon projektligjin: Të njihen diplomat e mësuesve para vitit 2015

    Zhupa dorëzon projektligjin: Të njihen diplomat e mësuesve para vitit 2015

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dorëzoi sot në Kuvend një projektligj, që sipas saj, synon të mbrojë të drejtat e mësuesve.
    Në prezencën e mësueseve dhe kryetares së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shqiptar, Alma Lama, deputetja Zhupa prezantoi projektligjin, ndërsa uroi që ai të kalojë pa barrierat e politikës dhe të miratohet sa më shpejt, në emër të drejtësisë dhe mbështetjes për mësuesit.
    Zhupa informoi se projektligji i adresohet mësuesve që janë diskriminuar pas miratimit të një VKM-je që zhvlerësoi diplomat e tyre para vitit 2015.
    “Ky projektligj ka për qëllim të sigurojë trajtim të barabartë financiar për të gjithë mësuesit, pa marrë parasysh vitin kur kanë përfunduar studimet, dhe të njohë kontributin e tyre të shtrenjtë në arsim. Ky ligj është një mundësi për të rregulluar padrejtësitë dhe për të përmirësuar karrierën, motivimin dhe shpërblimin e 11 mijë mësuesve në sistemin parauniversitar”, u shpreh Zhupa.
    Në takim, Gentjana Hoxhallari, mësuese e ciklit fillor, u shpreh se pas 25 vitesh punë, diploma e saj u zhvlerësua dhe nuk paguhet në të njëjtën mënyrë si kolegët e saj. “Ky ligj është shpresa jonë për të marrë vlerën e merituar”, tha ajo.
    Po ashtu, Teuta Langa, mësuese e Edukimit Fizik, theksoi se, edhe pas 38 vitesh punë, diploma e saj nuk është njohur plotësisht dhe shpërblimi financiar nuk është i barabartë me kolegët që kanë përfunduar studimet më vonë.
    Alma Lama, kryetare e sindikatës bëri të ditur se është bërë edhe një betejë në Gjykatën Kushtetuese ku vendimarrja u nda 4 me 4 dhe nuk mor dot një vendim.

  • “Fabrikë diplomash të pavlefshme me bekimin e Ministrisë”/ PD, denoncon hapur: Qindra studentë në pamundësi për…

    “Fabrikë diplomash të pavlefshme me bekimin e Ministrisë”/ PD, denoncon hapur: Qindra studentë në pamundësi për…

    Drejtuesja e departamentit të arsimit të PD, Lili Sula ka deklaruar se Universiteti i Sporteve është një “fabrikë” diplomash të pavlefshme, për studentët. Gjatë një deklarate zyrtare nga zyrat e selisë blu, Sula u shpreh se në Universitetin e Sporteve të Tiranës ofrohen programe studimi, diplomat e të cilëve nuk njihen për të ushtruar profesionin. Ajo tha se programi i i studimit në Bachelor është 95 % i njëjtë me programin e Fizioterapisë dhe se vetëm në Shqipëri ndodh që programe të shkencave mjeksore, të ofrohen në një institucion sporti.
    Sula deklaroi se qindra studentë të Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit të US, kanë dalë në protestë, pasi me diplomat e lëshuara nga ky universitet, ata nuk mund të punësohen. Në fund, drejtuesja e departamentit të arsimit të PD, Sula tha se PD i kërkon Ministrisë së Arsimit që të marrë masat ligjore ndaj drejtuesve përgjegjës, të verifikojë dhe vlerësojë në mënyrë objektive organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë akademike të këtij institucioni dhe të gjejë zgjidhje ligjore që diplomat e lëshuara deri më tani për studentët, të mund të bëhen të vlefshme.
    Deklarata e plotë:
    Në Universitetin e Sporteve të Tiranës, institucion që financohet nga taksat e qytetarëve, prej disa vitesh ofrohen programe studimi, diplomat e të cilëve nuk njihen për të ushtruar profesionin dhe mundësi punësimi. Ditët e fundit, qindra studentë të Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit të US, kanë dalë në protestë, pasi me diplomat e lëshuara nga ky universitet, ata nuk mund të punësohen. Studentët e diplomuar në këtë Fakultet, pas mundimeve disa vjeçare në auditorë, përballjes me tarifa të larta, me vështirësi të shumta e abuzime të përsëritura brenda këtij institucioni, në vend të një diplome të merituar dhe të vlefshme, mbajnë në dorë një copë kartoni, tërësisht të pavlerë.
    Programi i studimit në Bachelor është 95 % i njëjtë me programin e Fizioterapisë, dhe si e tillë i përket Institucioneve të Arsimit të Lartë që zhvillojnë programe studimi të fushës së shkencave mjekësore dhe ose tekniko shkencore dhe aspak atyre për edukim fizik e sporte. Që programe studimi të fushës së shkencave mjekësore, të ofrohen në një institucion sporti, kjo vetëm në Shqipëri mund të ndodhë! Shkeljet, abuzimet dhe shpërdorimet e financave dhe të besimit të publikut që ndodhin në këtë Universitet, nuk kanë të ndalur!
    Kujtojmë që Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit, që ka ofruar këto pseudo-diploma, vijon të drejtohet nga Robert Çima, i cili vetëm para pak kohësh është denoncuar nga media për shpërdorim flagrant të detyrës, ndërkohë që Rektori i Universitetit, në vend që të merrte masat sipas ligjit, gënjente publikun dhe vijon me pagesat e përmuajshme të plota të këtij Dekani. E gjithë kjo situatë, me pasoja për studentët, tregon degradimin që ndodh në Universitetet tona. Gjithashtu, kjo situatë, tregon se sa selektive, klienteliste, korruptuese dhe të pabesueshme janë procedurat e licencimit dhe të akreditimit të institucioneve dhe të programeve të studimit.
    Si ka mundësi që Ministria e Arsimit, që ka miratuar hapjen e këtij Fakulteti dhe të këtyre programeve studimi, nuk është në dijeni që ato i përkasin fushave të studimit të Shkencave Mjekësore dhe jo atyre të Sportit?! Specialistët, teknikët e lartë dhe studiuesit e fushës së shkencave mjekësore, formohen e zhvillohen në institucione dhe struktura akademike të fushës së Mjekësisë dhe jo të Edukimit Fizik e Sportit. Kush mban përgjegjësi për këtë shkelje të ligjit në hapjen e Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit dhe programeve të studimit në Universitetin e Sporteve?
    Partia Demokratike duke përshëndetur denoncimin dhe protestën e studentëve, i bën thirrje Ministrisë së Arsimit që: të ndalojë menjëherë vijimin e mëtejshëm të këtij shpërdorimi në Universitetin e Sporteve dhe të marrë masat ligjore ndaj drejtuesve përgjegjës, të verifikojë dhe vlerësojë në mënyrë objektive organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë akademike të këtij institucioni, të gjejë menjëherë zgjidhjen ligjore që diplomat e lëshuara deri më tani për studentët, të mund të bëhen të vlefshme./Dosja.al

  • PD: Universiteti i Sporteve, fabrikë diplomash të pavlefshme me bekimin e Ministrisë – qindra studentë në pamundësi për t’u punësuar

    PD: Universiteti i Sporteve, fabrikë diplomash të pavlefshme me bekimin e Ministrisë – qindra studentë në pamundësi për t’u punësuar

    Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike (PD), Lili Sula, ka lëshuar një deklaratë të fortë publike ku denoncon një “skandal të rëndë” në Universitetin e Sporteve të Tiranës (UST). Deklarata vjen pas protestës së qindra studentëve, diplomat e të cilëve nuk njihen për të ushtruar profesionin, duke i lënë ata pa mundësi punësimi.
    Sula e cilësoi situatën si një dëshmi të “degradimit” dhe të procedurave “selektive, klienteliste dhe korruptuese” të licencimit dhe akreditimit të programeve të studimit në Shqipëri.
    Kritika kryesore e PD-së dhe e studentëve lidhet me natyrën e programit të studimit të Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit (FSHR), i cili ofrohet brenda një institucioni të dedikuar sportit dhe edukimit fizik:

    Përmbajtja e Programit: Programi i studimit “Bachelor” i ofruar nga FSHR-ja është 95% i njëjtë me programin e Fizioterapisë.
    Përkatësia e Fushës: Sula thekson se programet e tilla i përkasin fushës së shkencave mjekësore dhe / ose tekniko shkencore, dhe aspak atyre për edukim fizik e sporte.
    Paradoksi Shqiptar: “Që programe studimi të fushës së shkencave mjekësore, të ofrohen në një institucion sporti, kjo vetëm në Shqipëri mund të ndodhë!” – theksoi Sula.

    Studentët, të cilët kanë protestuar ditët e fundit, janë diplomuar pas vitesh mundimesh, duke paguar tarifa të larta dhe duke u përballur me “vështirësi të shumta e abuzime të përsëritura”.
    Diploma E Pavlerë: Në vend të një diplome të merituar dhe të vlefshme, studentët mbajnë në dorë një “copë kartoni, tërësisht të pavlerë”.
    PD-ja e shtriu akuzën edhe te drejtuesit e institucionit:

    Dekani I Denoncuar: Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit, që lëshoi këto “pseudo-diploma”, vijon të drejtohet nga Robert Çima, i cili është denoncuar më parë në media për shpërdorim flagrant të detyrës.
    Mbrojtja Nga Rektori: Rektori i Universitetit, sipas Sulës, jo vetëm që nuk ka marrë masa ligjore, por ka “gënjyer publikun dhe vijon me pagesat e përmuajshme të plota të këtij Dekani.”

    Lili Sula ngriti pyetjen e drejtpërdrejtë se kush mban përgjegjësi ligjore për këtë shkelje në hapjen e fakultetit dhe programeve. Partia Demokratike përshëndeti protestën e studentëve dhe i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit për veprime urgjente:

    Ndërprerja E Shpërdorimit: Të ndalojë menjëherë vijimin e mëtejshëm të këtij shpërdorimi dhe të marrë masat ligjore ndaj drejtuesve përgjegjës.
    Verifikimi Objektiv: Të verifikojë dhe vlerësojë në mënyrë objektive organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë akademike të UST.
    Zgjidhja Ligjore Për Diplomat: Të gjejë menjëherë zgjidhjen ligjore që diplomat e lëshuara deri më tani për studentët, të mund të bëhen të vlefshme.

  • Kandidati i PD për Bashkinë e Vlorës: S’kam arsim të lartë, në atë kohë diplomat bliheshin! Bëj kurse online.

    Kandidati i PD për Bashkinë e Vlorës: S’kam arsim të lartë, në atë kohë diplomat bliheshin! Bëj kurse online.

    Dionis Sota, i cili do të garojë si kandidatë i pavarur për të drejtuar Bashkinë e Vlorës, ndërsa mbështetet nga PD e Sali Berishës dhe parti të tjera opozitare, ka deklaruar se ka qenë zgjidhje e tija që të kandidonte si i pavarur në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit. 
    “Unë kam qenë i qartë që do kandidoja i pavarur. Falenderoj të gjitha forcat politike duke nisur nga ‘Shqipëria Bëhet’ dhe PD që kanë besuar në këtë lloj formule për zgjedhjet e pjesshme. Kjo ishte një zgjedhje e qartë që në fillim që kështu do ishte dhe kështu u bë. 
    Të gjitha partitë jo vetëm PD e kanë ofruar mbështetjen e tyre, por ka qenë zgjidhja ime që të dal si i pavarur dhe kjo është nismë e sinqertë dhe e drejtëpërdrejtë.”, tha ai në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv. 
    Një koment e pati edhe lidhur me formularin e vetëdeklarimit të tij dorëzuar në KQZ, ku ka deklaruar se niveli më i lartë i arsimit të tij është arsim i mesëm, ndërsa figuron edhe me dy emra. 
    Ai tha se dëshirë e tij ka qenë që të vazhdonte arsimin e lartë për juridik, por duke qenë se diplomat në atë kohë bliheshin, vendosi që t’i përkushtohej punës. 
    “Unë jam rritur në atë kohë kur diplomat bliheshin dhe s’kam pranuar që ti futem asaj valle, e kam nisur shkollën dhe e lashë. Kisha dëshirë që të vijoja juridikun, por prej punës se bëra. Bëj kurse online. 
    Për financim të fushatës, unë kam bërë publike llogarinë bankare, ky është detyrim ligjor, çdo parti e ka detyrim, por llogaritë e partive janë të deklaruara dhe unë jam i pavarur dhe jam i detyruar që ta shpallë këtë llogari bankare dhe shumë miq familjarë brenda dhe jashtë vendit kanë dashur që të kontribuojnë’, shtoi Sota. 
     

  • VIDEO/ Diplomati indonezian në Peru qëllohet për vdekje jashtë shtëpisë së tij

    VIDEO/ Diplomati indonezian në Peru qëllohet për vdekje jashtë shtëpisë së tij

    Zetro Leonardo Purb

    PERU- Një diplomat indonezian u qëllua për vdekje në kryeqytetin e Perusë, ndërsa po mbërrinte me biçikletë në ndërtesën e tij të apartamentit, tha policia të martën.
    Zetro Leonardo Purba, 40 vjeç, i cili ishte i lidhur me Ambasadën Indoneziane në Lima, u qëllua tre herë të hënën në mbrëmje. Autoritetet thanë se Purba u dërgua në spital, por më vonë u shpall i vdekur. Zyrtarët nuk dhanë menjëherë një motiv për të shtënat.
    Policia publikoi pamje nga dy kamera mbikëqyrjeje që tregojnë një person me helmetë që qëllon dy herë drejt diplomatit, i cili më pas bie në tokë. Imazhet më pas tregojnë të dyshuarin që qëllon diplomatin për herë të tretë dhe ikën me një motoçikletë të drejtuar nga një person tjetër.

    #SEKILASINFO : Momen Diplomat Indonesia, Zetro Leonardo Purba, tewas setelah menjadi korban penembakan di kawasan Lince, Lima, ibu kota Peru, pada Senin (1/9) malam. Zetro ditembak tiga kali oleh orang tak dikenal di dekat kediamannya lalu melarikan diri dengan sepeda motor. pic.twitter.com/Y2YeuLTX8Z
    — Lelemuku.com | Lelemuku (@LelemukuCo) September 2, 2025

    Senin malam Pejabat diplomatik indonesia di Lima Peru tewas ditembak saat bersepeda.Kepolisian dan tim forensik setempat telah melakukan olah TKP tempat wafatnya diplomat tersebut. pic.twitter.com/czmn9ZyO8S
    — ???????????? ????????????????????‍♂️ (@CakD3pp) September 2, 2025

    Ministri i Jashtëm indonezian Sugiono, në një deklaratë, bëri thirrje për një “hetim të plotë, transparent dhe të shpejtë, si dhe mbrojtjen maksimale të mundshme për personelin diplomatik dhe qytetarët indonezianë në Peru”. Sugiono, si shumë indonezianë, përdor një emër të vetëm.
    Ministria e Punëve të Jashtme e Perusë tha se vrasja “do të hetohet plotësisht dhe do t’u ofrohet e gjithë ndihma dhe mbrojtja e nevojshme” ambasadorit dhe stafit të ambasadës së Indonezisë.
    Qeveria e Presidentes Dina Boluarte ka hasur vështirësi në reagimin ndaj rritjes së vrasjeve dhe zhvatjes në Peru.
    Shifrat zyrtare tregojnë se 6,041 persona u vranë midis janarit dhe mesit të gushtit, numri më i lartë gjatë së njëjtës periudhë që nga viti 2017. Ndërkohë, ankesat për zhvatje arritën në 15,989 midis janarit dhe korrikut, një rritje prej 28% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024./ZËRI

  • Diplomat nuk përputhen më tregun: 79 % e të rinjve punojnë nën nivelin e tyre te arsimit

    Diplomat nuk përputhen më tregun: 79 % e të rinjve punojnë nën nivelin e tyre te arsimit

    Maturantët shqiptarë po përqendrohen kryesisht në tre drejtime për studimet e larta: shkenca mjekësore, teknologji-informacioni dhe degët ekonomike, për shkak të kërkesës së vazhdueshme të tregut, por edhe mundësive të punësimit më të larta se disa degë të tjera.

    “Në shumë vite ka shumë të rinj të zhgënjyer nga mundësitë dhe hapësirat për punë që nuk kanë qenë në përputhje me shkallën e investimit që kanë bërë, duke u formuar, arsimuar apo kualifikuar ndër vite.Së dyti, lidhet shumë me nivelin e punës me investimin në arsim që kanë bërë. Sot, 79% e të rinjve bëjnë punë nën nivelin e formimit të arsimit, apo punë që nuk kanë lidhje fare me arsimin që kanë bërë. Gjë që i demotivon apo i pengon të rriten, promovohen apo zhvillohen në karrierën e tyre profesionale.”

    E rëndësishme është edhe kërkesa për më shumë profilizim që prej nisjes së universitetit. Kjo, pasi dijet e përgjithshme nuk sjellin ekspertë në fusha të caktuara.

  • “Je ujk i maskuar si diplomat”/ Sherr mes ambasadorëve të Iranit e Izraelit në OKB

    “Je ujk i maskuar si diplomat”/ Sherr mes ambasadorëve të Iranit e Izraelit në OKB

    Pamje nga mbledhja

    SHBA- Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së sot, duke akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe duke u zotuar të vazhdojnë fushatat e tyre të bombardimit. Ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Iranit hyn në javën e dytë të përplasjes, Kombet e Bashkuara kërkuan një takim urgjent për të diskutuar situatën.
    Ambasadori iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, tha se Irani do të vazhdojë të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke akuzuar Izraelin dhe aleatët e tij për shkelje të ligjit ndërkombëtar. Sipas CNN, ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, i cili mori fjalën menjëherë pas Iravanit, akuzoi ambasadorin iranian se duke pretenduar se ai “po luan rolin e viktimës”.
    Amir Saeid Iravani: Si guxoni t’i kërkoni bashkësisë ndërkombëtare t’ju ​​mbrojë nga pasojat e axhendës suaj gjenocidale? Ju nuk jeni viktima. Ju nuk jeni diplomat. Ju jeni një ujk i maskuar si diplomat.
    Danny Danon: Izraeli nuk do të ndalet. Jo derisa kërcënimi bërthamor i Iranit të çmontohet, jo derisa makineria e luftës të çarmatoset, jo derisa populli ynë dhe juaji të jenë të sigurt. Sulmi i Izraelit hapi dritaren e fundit të për të parandaluar Iranin nga pajisja me armë bërthamore.
    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka paralajmëruar se konflikti midis dy vendeve mund të përshkallëzohet shpejt dhe ka bërë thirrje për përmbajtje.
    “Zgjerimi i këtij konflikti mund të ndezë një zjarr që askush nuk mund ta kontrollojë. Apeloj për t’i dhënë fund luftimeve dhe për t’u rikthyer në negociata serioze,”- tha ai.
    Ndërsa Kina tha se Izraeli po shkelte të drejtën ndërkombëtare. Rusia, gjithashtu tha se Izraeli kishte treguar një “shpërfillje të hapur” për diplomacinë. Në anën tjetër SHBA-të e quajtën Iranin burimin kryesor të terrorit në Lindjen e Mesme dhe thanë se vazhdojnë të qëndrojnë në krah të Izraelit si aleat dhe mbështesin veprimet e tij./ZËRI

  • “Je ujk i maskuar si diplomat”. Përplasje në Këshillin e Sigurimit mes ambasadorit izraelit dhe atij iranian

    “Je ujk i maskuar si diplomat”. Përplasje në Këshillin e Sigurimit mes ambasadorit izraelit dhe atij iranian

    Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten, duke akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe duke u zotuar se do të vazhdojnë fushatat e tyre.
    Ndërsa konflikti mes Izraelit dhe Iranit hyn në javën e dytë, këshilli zhvilloi një mbledhje urgjente për të diskutuar situatën.
    Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, deklaroi se Irani do të vazhdojë të “ushqejë të drejtën e vet për vetëmbrojtje” për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke akuzuar Izraelin dhe aleatët e tij për shkelje të ligjit ndërkombëtar me sulmet ndaj Iranit dhe duke i bërë thirrje këshillit të veprojë.
    Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, i cili mori fjalën menjëherë pas Iravanit, e akuzoi ambasadorin iranian për “luajtje roli viktime”. “Si guxon t’i kërkosh komunitetit ndërkombëtar të të mbrojë nga pasojat e agjendës tënde gjenocidale? Nuk je viktimë. Nuk je diplomat. Je ujk i maskuar si diplomat, dhe ne nuk do të shtiremi më sikur është ndryshe”, tha Danon.
    “Izraeli nuk do të ndalet. Jo derisa kërcënimi bërthamor i Iranit të çmontuar, jo derisa makina e tij e luftës të çarmatoset, jo derisa populli ynë dhe i juaji të jenë të sigurt,” shtoi ai, duke theksuar se sulmi i Izraelit u ndërmor në “dritaren e fundit të mundshme për të parandaluar që Irani të sigurojë armë bërthamore”.
    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, paralajmëroi se konflikti mes dy vendeve mund të përshkallëzohet shpejt dhe bëri thirrje për përmbajtje. “Zgjerimi i këtij konflikti mund të ndezë një zjarr që askush nuk mund ta kontrollojë. Apeloj për një fund të luftimeve dhe kthim në negociata serioze”, tha ai.

  • DOSJA URA/ Trafik droge me diplomatë, ”Visi i Pojës”: Në Peru e krym, shkon me valixhe në Guatemala

    DOSJA URA/ Trafik droge me diplomatë, ”Visi i Pojës”: Në Peru e krym, shkon me valixhe në Guatemala

    Elvis Doçi

    TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga dosja ‘Ura’, në lidhje me mënyrën e veprimit të trarfikut të kokainë e heroinës mes Shqipërisë, Italisë, Hollandës e Amerikës së Jugut. Në përgjimet e dosjes së siguruar nga ZËRI, ka një përpjekje për të sjellë kokainë nga Peruja për llogari të Ervis Doçit i njohur ndryshe si Visi i Pojës.
    Në një komunikimi ku personazh qendror në bisedë është vetë Elvis Doçi, njohur si “Visi i Pojës”, i cili thotë që droga do të shkonte me valixhe diplomatësh. 
    ELVIS DOÇI: Po ne Brasil mund të marim gjona?..Se po më thotë i shok që ka variant me diplomat, me valixhe…ok…ok, më mirë… do vish të shtunën në Durrës?… Po më thot kusho që i ke shkrujt…unë jam V që po flasim. A flasim dot me atë shokun në Peru… Kam nji shok që ka nga k’ta diplomat të huaj…me ja dhon nja 20 copë në Lima…Po,ato janë diplomat dhe shkojë për arsye pune në ato data… k’to janë vendet  që  do shkojnë dhe datat se janë katër të ndryshëm.
    Biseda shkon edhe më tej mes Elvis Doçit dhe një përdoruesi të paidentifikaur të SKY ECC, kur ‘Visi i Pojës’ thotë se tashmë në Peru u kry. 
    ELVIS DOÇI: Çkemi shok…për Peru e krym…sa veta jan atje, 1 apo 2…ok..fole tamam se për aty na e kryn ai shoku që i thashë mrom…të shofim tani…me avion linje do lëvizin k’ta?…Idea me avion linje apo privat?…Se po me thotë ky shoku që i thash tani, anej nuk pysin për diplomat, të fshin… ok… për në Peru e krym, tjerat pres përgjigje.
    Në po të njëjtën bisedë Visi i Pojës interesohet edhe për vende të tjera përveç Perusë, ku synonte të përdorte diplomatë për të transportuar drogë me avion linje.
    ELVIS DOÇI: Me të pyt kot. Nga k’to diplomat…shkojnë në Guatemala dhe Nikaragua…mund të gjejmë nai gjo në k’to dy vene… Shkojnë me punë …besoj avion linje…se të ishte privat do mernin më shumë…janë me arsye zyrtare thojn… Ata thojn të na japi ai shoku nji adres ku të shkojn ti marrin gjërat në Lima.. Ai aty shkrun dhe Guatemala dhe Nikaragua… se nji person është, t’ja fusin me nji valixhe… të premten do jetë në Lima… do ket vesh bluzë… kodi do jetë ‘hello Antalya’.
    Por pavarësisht se shumë pikëpyetje ngrihen, për çfarë pasaportash flisnin trafikantët apo se kush ishin personat që viheshin në lëvizje, SPAK thotë se arriti të provojë se ky plan dështoi dhe qëllimi nuk u përmbush dhe për këtë thotë organi hetues, mungojnë bisedat.
    Elvis Doçi është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Ura”. Ai njihet ndryshe si “Visi i Pojës”, pasi është nipi i Xhevdet Troplinit, të njohurit si Poja.  “Visi i Pojës” u bë i njohur mediatikisht kur autoritetet zbarkuan një vit më parë në banesën e tij dhe gjetën 3 mln euro cash të groposura. Vetë ai u shpall në kërkim, por edhe pse ka kaluar më shumë se një vit dhe akuzat ndaj tij sa vijnë e shtohen, ende nuk është arrestuar. Doçi bashkëpunon më ngushtë me Adi Çobën, një personazh gjithashtu i dalë në dritë pas operacionit Ura. Përgjimet e këtij grupi flasin lidhur me rëndësinë e Pojës, i cili përshkruhet si një nga trafikantët kryesorë të drogës që vepronin në Shqipëri, e po ashtu një eksponent kryesor i një grupi të organizuar kriminal të fuqishëm./ZËRI

  • SHBA kërkon 5% të PBB-së për mbrojtje, aleatët e NATO-s kërkojnë kompromis në Turqi

    SHBA kërkon 5% të PBB-së për mbrojtje, aleatët e NATO-s kërkojnë kompromis në Turqi

    SHBA-të kërkojnë që 32 vendet e NATO-s të harxhojnë të paktën 5% të PBB-së së tyre për shpenzimet e mbrojtjes, një rritje shumë e konsiderueshme që shumë vende e kanë të vështirë ta arrijnë.

    Jo qëllimisht, ky takim informal i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, i cili është planifikuar prej kohësh, do të zhvillohet në të njëjtën kohë me takimin e shumëpritur, por jo të konfirmuar, të Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll nesër.
    Deri në fund të vitit 2024, 22 vende të NATO-s kishin arritur objektivin prej 2% të PBB-së për të cilin ishin zotuar në vitin 2014. Shumë vende – përfshirë Italinë, Spanjën dhe Belgjikën – ende nuk e kanë përmbushur objektivin, por janë zotuar ta bëjnë këtë vit.
    “Ekziston një konsensus i gjerë se duhet të shtojmë ndjeshëm përpjekjet tona,” theksoi këtë javë një diplomat i NATO-s. Por 5% mbetet një përqindje veçanërisht e lartë për shumë vende evropiane.
    Si një zgjidhje kompromisi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paraqiti një propozim që ruan objektivin prej 5%, por përfshin në këtë përqindje jo vetëm shpenzimet e mbrojtjes. Kjo ide u prit pozitivisht dje, të martën, nga ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker.
    Rritja e shpenzimeve të mbrojtjes, të cilën 32 vendet e NATO-s do ta diskutojnë në samitin që do të mbahet më 24 dhe 25 qershor në Hagë, “do të përfshijë të gjitha mjetet e nevojshme për aleatët e NATO-s për pengim dhe mbrojtje, por edhe çështje të tilla si lëvizshmëria, infrastruktura, siguria kibernetike”, siguroi Rutte.
    “Kjo ka të bëjë me më shumë sesa raketa, tanke dhe mortaja,” shpjegoi ai.
    Më konkretisht, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s propozoi që përqindja e shpenzimeve të mbrojtjes të jetë 3.5% deri në vitin 2032. Megjithatë, këtij numri ai propozoi shtimin e një përqindjeje prej 1.5% të PBB-së që do të kishte të bënte me shpenzime më të gjera, siç është infrastruktura, diçka që do të arrihej më lehtë, kryesisht nga vende si Italia dhe Spanja që kanë mbetur prapa.
    Akoma më shumë që 1.5% do të përfshijë shpenzimet e parashikuara tashmë në buxhetet e shteteve, siç janë kontrolli kufitar, ndërtimi i porteve dhe rrugëve, shpjegoi një diplomat nga Brukseli.
    Për të bindur Uashingtonin për seriozitetin e aleatëve evropianë, Rutte propozoi gjithashtu që ata të angazhohen për të rritur shpenzimet e mbrojtjes me të paktën 0.2% në vit.
    Kjo rritje vjetore do të jetë “shumë e vështirë për t’u imponuar,” pranoi një diplomat i NATO-s, por shtoi se kompromisi i Rutte-s është “i realizueshëm dhe do t’u shërbejë të gjithë aleatëve.”
    Është “fillimi i diskutimit,” tha një tjetër diplomat i NATO-s, sipas të cilit “gjithçka mbetet e hapur” para samitit në Hagë.
    Nuk pritet ndonjë përparim i rëndësishëm në Antalia sot dhe nesër për këtë çështje, të cilën ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do ta diskutojnë përsëri në takimin e fundit para samitit të Hagës.

    Top Channel