Tag: diplomacisë

  • Daut Gumeni, mes diplomacisë dhe persekutimit, Shqipëria dhe Greqia nderon poetin dhe ish-diplomatin

    Daut Gumeni, mes diplomacisë dhe persekutimit, Shqipëria dhe Greqia nderon poetin dhe ish-diplomatin

    “Daut Gumeni, jeta dhe vepra e tij nga diplomacia në burgjet e komunizmit”, u titullua simpoziumi i zhvilluar në qendrën kulturore të bashkisë së Athinës prej Autoritetit të Dosjeve dhe Ambasadës Shqiptare në Greqi, në nder të ish-diplomatit dhe poetit Daut Gumeni.

    Vetë Gumeni ka rrëfyer historinë e tij, sukseset në karrierën diplomatike, por edhe vuajtjet në burgjet e regjimit komunist.
    Ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga theksoi rëndësinë e figurës së Daut Gumenit si një prej simboleve të diplomacisë dhe kulturës shqiptare ndër breza dhe rëndësinë e studimit të këtyre figurave pikërisht për vlerat e tyre në edukimin e brezave të ardhshëm.
    Të pranishëm në event ishin edhe ish-ambasadorë grekë në Shqipëri gjatë këtyre viteve, si dhe gazetarë grekë, pasi figura e Gumenit është mjaft e vlerësuar në Greqi.
    Gjatë eventit u interpretuan fragmente nga vepra e Gumenit në shqip dhe greqisht.

    Top Channel

  • “Ngriti Shqipërinë nga gërmadhat e 1997″/ Homazhet, Petro Koçi: Fatos Nano, politikan me intelekt të pakonkurrueshëm

    “Ngriti Shqipërinë nga gërmadhat e 1997″/ Homazhet, Petro Koçi: Fatos Nano, politikan me intelekt të pakonkurrueshëm

    Ish deputeti i PS, Petro Koçi kujtoi figurën e Fatos Nanos duke theksuar kontributin e tij historik në transformimin e Partisë së Punës në një parti demokratike evropiane dhe ringritjen e Shqipërisë nga gërmadhat e vitit 1997 në një shtet normal.
    Per mediat, ai e përshkroi Nanon si shembull të kurajës shtetërore dhe diplomacisë të guximshme, një figurë që ndërtoi raporte të forta me partnerët gjeostrategjikë të Shqipërisë dhe shënoi një epokë të rëndësishme të politikës dhe diplomacisë shqiptare.
    Petro Koçi:
    Ngriti nga gërmadhat Partinë e Punës në një parti demokratike evropiane dhe pastaj i njëjti mision për të ngritur Shqipërinë nga gërmadhat e 1997 në një shtet normal. Ishte dhe mbeti një politikan i një qytetarie me një intelekt të pakonkurrueshëm që përballoi me një shpirt fisnik politikën e egër të burgosjes së Sali Berishës. Fatos Nano ishte patriot i madh, jo vetëm ringriti shtetin ëe rënë në 1997, por i dha shpirt çlirimtar dhe armë UCK. Edhe takimi i përfolur me Milloshevicin, duhet përcaktuar si një paradhomë e Rambujesë. Ishte shembulli i kurajës shtetërore dhe diplomacisë kurajoze. Ishte takim në një valë të padiskutueshme me partnerët tanë gjeostrategjik.

  • Ditë vendimtare për luftën në Gaza, negociatorët e SHBA-së, Katarit dhe Turqisë në Egjipt për zgjidhjen e konfliktit 2-vjeçar

    Ditë vendimtare për luftën në Gaza, negociatorët e SHBA-së, Katarit dhe Turqisë në Egjipt për zgjidhjen e konfliktit 2-vjeçar

    Zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Turqia po marrin pjesë sot në negociata indirekte midis Izraelit dhe Hamasit, që synojnë arritjen e një marrëveshjeje që do të çonte në përfundimin e luftës në Rripin e Gazës.

    Bisedimet po zhvillohen në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, nën presionin ndërkombëtar në rritje për një zgjidhje që do të përfshinte një armëpushim dhe një shkëmbim të burgosurish.
    Sipas diplomacisë së Katarit, kryeministri Mohammed bin Abdelrahman al-Thani udhëtoi për në Egjipt këtë mëngjes për të marrë pjesë personalisht në bisedime.
    Nga pala amerikane, i dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Steve Witkoff, si dhe këshilltari dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, pritet të takohen me kreun e diplomacisë egjiptiane, Badr Abdelati.
    Në të njëjtën kohë, Turqia po dërgon një delegacion nën drejtimin e shërbimeve të inteligjencës, Ibrahim Kalin, duke konfirmuar gatishmërinë e Ankarasë për të luajtur një rol në zhvillimet, duke pasur parasysh lidhjet e saj me Hamasin.

    Top Channel

  • “Gërshëra” në DASH/ Nis largimi i mbi 1300 diplomatëve dhe zyrtarëve sipas planit të Presidentit Trump

    “Gërshëra” në DASH/ Nis largimi i mbi 1300 diplomatëve dhe zyrtarëve sipas planit të Presidentit Trump

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur pushimin nga puna të 1353 punonjësve, një veprim drastik ky që vjen si pjeë e një plani për të riorganziuar adminstratën e Donald Trump.bMasa përfshin 1,107 nëpunës civilë dhe 246 diplomatë të Shërbimit të Jashtëm me detyra brenda Shteteve të Bashkuara.
    Sipas një njoftimi të brendshëm, diplomatët që preken nga vendimi do të vendosen menjëherë në leje administrative për 120 ditë leje kjo e paguar , ndërsa nëpunësit civilë do të përballen me një afat 60-ditor leje te paguar para largimit përfundimtar.
    “Përmes kësaj riorganizimi, Departamenti po përqendrohet tek prioritetet diplomatike dhe po eliminon funksione të dyfishta apo jo-thelbësore”, thuhet në njoftim.
    Sekretari i Shtetit Marco Rubio e ka përshëndetur këtë proces si të nevojshëm për ta bërë departamentin më efikas dhe të përqendruar. “Nëse një zyrë mbyllet, nuk ke më nevojë për ato pozicione”, tha ai në një konferencë shtypi nga Kuala Lumpur.
    Ndërkohe kritikët , përfshirë ish-diplomatë dhe ekspertë të diplomacisë, paralajmërojnë për pasoja të rënda ndaj aftësisë së Amerikës për të përballuar krizat globale. Akademia Amerikane e Diplomacisë e quajti këtë vendim “një akt vandalizmi ndaj kapacitetit operacional të diplomacisë amerikane”.
    Ky riorganizim pasohet nga shuarja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila u përfshi në strukturat e Departamentit të Shtetit javën e kaluar. Plani i ri përfshin gjithashtu shkurtim të fondeve për ndihmën e huaj, eliminimin e zyrave që merreshin me të drejtat e njeriut, demokracinë, refugjatët dhe emigracionin – programe që administrata Trump i ka konsideruar si ideologjikisht të njëanshme dhe jo në përputhje me prioritetet e saj.
    Vendimi vjen pas një vendimi të fundit të Gjykatës së Lartë që i hapi rrugën nisjes së këtyre pushimeve, ndonëse paditë ligjore mbi ligjshmërinë e këtij veprimi janë ende në proces.
    Unioni i Shërbimit të Jashtëm Amerikan ka kërkuar që vendimi të shtyhet, duke paralajmëruar se “shkëputja e kësaj natyre dëmton interesat kombëtare të SHBA-së”.

  • Shefja e diplomacisë së BE në Tiranë: Keni mbështetjen tonë të plotë për çeljen e grup-kapitujve të tjerë

    Shefja e diplomacisë së BE në Tiranë: Keni mbështetjen tonë të plotë për çeljen e grup-kapitujve të tjerë

    Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, mbërriti sot në Tiranë, në kuadër të vizitës disaditore në Ballkanin Perëndimor.
    Gjatë konferencës së përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, Kallas u shpreh se BE mbështet rrugën e Shqipërisë drejt BE.

    “Ajo që dëshiroj të them, është që nuk ka ndonjë qark të shkurtër për të arritur me anëtarësimin në BE me reformat. Ju keni mbështetjen tonë të plotë sa i përket çeljes së grup-kapitujve të tjerë. E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Unë me kënaqësi kam parë dhe nënshkrimin 90 milionë euro me Bankën Europiane për rindërtimin e hekurudhës që do të lidhë portin e Durrësit me Rrogozhinën, pjesë e korridorit të tetë”, tha Kallas.
    Ndër të tjera, Kallas theksoi se BE-ja kërkon një sundim të ligjit të fortë dhe një sistem gjyqësor të pavarur, ku qytetarët të shohin që lufta kundër korrupsionit po merret seriozisht dhe po jep rezultate.

  • Bashkëpunimi rajonal/ Presidenti sirian konfirmon pjesëmarrjen në Forumin e Diplomacisë së Antalias në Turqi

    Bashkëpunimi rajonal/ Presidenti sirian konfirmon pjesëmarrjen në Forumin e Diplomacisë së Antalias në Turqi

    Presidenti sirian al-Sharaa do të mbërrijë në Turqi të premten. Ai do të jetë në Turqi si pjesë e Forumit të Diplomacisë së Antalias. Shumë krerë shtetesh, ministra të jashtëm dhe ekspertë të politikës së jashtme do të jenë të pranishëm në Forumin e Diplomacisë së Antalias”. tha AlS.

    Udhëtimi nga Sharaa është pjesë e një turneu më të gjerë diplomatik rajonal që përfshin gjithashtu Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), destinacionin e tij të dytë të Gjirit pas një vizite të mëparshme në Arabinë Saudite në shkurt.

    Vizita e shkurtit në Riad shënoi udhëtimin e parë jashtë vendit të al-Sharaa që nga udhëheqja e një fushate ushtarake që i dha fund sundimit të gjatë të Bashar al-Asad në dhjetor 2024.

    Angazhimet e tij të fundit nënvizojnë përpjekjet e vazhdueshme të Damaskut për të rindërtuar lidhjet rajonale dhe për të ripohuar rolin e Sirisë në diplomacinë arabe.

    Gjatë udhëtimit të tij të shkurtit në Ankara, al-Sharaa zhvilloi bisedime me Erdoganin, ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan dhe shefin e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MİT) İbrahim Kalın.

    Axhenda për takimet e ardhshme si në Turqi ashtu edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht, megjithëse bashkëpunimi rajonal, siguria dhe rindërtimi ekonomik pritet të dominojnë diskutimet.

    Që nga marrja e detyrës, al-Sharaa dhe anëtarët e udhëheqjes së sapoformuar siriane kanë nisur një fushatë për të rivendosur marrëdhëniet me qeveritë arabe dhe perëndimore. Në qendër të shtrirjes së tyre diplomatike ka qenë thirrja për heqjen e plotë të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura gjatë epokës së Asadit masa që kanë gjymtuar ekonominë e Sirisë pas gati 14 vitesh konflikti.

  • Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian vjen në Shqipëri, zbulohet data

    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian vjen në Shqipëri, zbulohet data

    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian Kaja Kallas do të vizitojë Shqipërinë më datë 8 Prill.
    Kallas do të pritet nga kryeministri Edi Rama me të cilin do të zhvillojë një konferencë për shtyp.

    Kjo do të jetë vizita e saj e parë që nga marrja e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.

  • Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian  vjen në Shqipëri, zbulohet data

    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian vjen në Shqipëri, zbulohet data

    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian Kaja Kallas do të vizitojë Shqipërinë më datë 8 Prill.
    Kallas do të pritet nga kryeministri Edi Rama me të cilin do të zhvillojë një konferencë për shtyp.
    Kjo do të jetë vizita e saj e parë që nga marrja e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.

  • Shefja e diplomacisë së BE Kaja Kallas, më 8 prill në Tiranë! Takim me Ramën

    Shefja e diplomacisë së BE Kaja Kallas, më 8 prill në Tiranë! Takim me Ramën

    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian Kaja Kallas do të vizitojë Shqipërinë më datë 8 Prill.
    Kallas do të pritet nga kryeministri Edi Rama me të cilin do të zhvillojë një konferencë për shtyp.
    Kjo do të jetë vizita e saj e parë që nga marrja e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.

  • Shefja e diplomacisë së BE, Kaja Kallas vjen në Tiranë më 8 Prill

    Shefja e diplomacisë së BE, Kaja Kallas vjen në Tiranë më 8 Prill

    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas do të vijë në Tiranë më datë 8 Prill. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama. Kjo do të jetë vizita e saj e parë që nga marrja e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë. Kallas do të vizitojë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.