Tag: diplomacinë

  • Von der Leyen: Kremlini po shpërfill diplomacinë duke vrarë pa dallim

    Von der Leyen: Kremlini po shpërfill diplomacinë duke vrarë pa dallim

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha sot se Moska po shpërfill diplomacinë duke vrarë më shumë njerëz, në një reagim ndaj sulmit masiv rus ndaj ndërtesave qeveritare në Kiev.
    “Evropa mbështet Kievin dhe do të rrisë presionin ndaj Moskës duke vendosur më shumë sanksione”, tha Von der Leyen në X.

    “Mbrëmë, Rusia nisi një nga sulmet më të mëdha me raketa dhe dronë kundër Ukrainës, duke synuar si ndërtesat qeveritare ashtu edhe shtëpitë e civilëve”, tha Von der Leyen.
    “Edhe një herë, Kremlini po shpërfill diplomacinë, po shkel ligjin ndërkombëtar dhe po vret pa dallim. Evropa e mbështet plotësisht dhe do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën”, shtoi ajo.
    “Ne po forcojmë forcat e armatosura ukrainase, po krijojmë garanci të qëndrueshme sigurie dhe po shtrëngojmë sanksionet për të rritur presionin ndaj Rusisë. Vrasjet duhet të ndalen”, tha Von der Leyen.
    ATSH

  • BE hap tjetër kapitull, Spiropali: Intensifikojmë diplomacinë parlamentare për objektivin ”Shqipëria 2030 në BE”

    BE hap tjetër kapitull, Spiropali: Intensifikojmë diplomacinë parlamentare për objektivin ”Shqipëria 2030 në BE”

    Bashkimi Europian ka ftuar Shqipërinë të hapë një tjetër kapitull të negociatave për anëtarësim. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook. Sakaq edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e ka përshëndetur këtë vendim. Ajo shkruan se Kuvendi do të intensifikojë diplomacinë parlamentare për objektivin ”Shqipëria 2030 në BE”.
    Postimi i plotë

    Ftesa e Presidencës Daneze për paraqitjen e Pozicionit Negociues për Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni” dhe Konferenca Ndërqeveritare që do të mbahet së shpejti përmbyllin çeljen e të gjithë kapitujve të negociatave.
    Kuvendi do të vijojë të mbështesë maksimalisht paraqitjen e Pozicionit Negociues dhe përpjekjet, kontributet dhe investimet për zhvillimin e qëndrueshëm rural, modernizimin e bujqësisë dhe kohezionin social e territorial të Shqipërisë, si dhe do të intensifikojë diplomacinë parlamentare për arritjen e objektivit tonë kombëtar për Shqipërinë 2030 në BE.