Tag: dionis

  • Bruna Mersini zgjidhet kryetare e Bashkisë Vlorë

    Bruna Mersini zgjidhet kryetare e Bashkisë Vlorë

    Brunilda Mersini është zyrtarisht Kryetarja e re e Bashkisë së Vlorës, pas fitores në zgjedhjet e pjesshme vendore të mbajtura më 9 nëntor 2025.
    Kandidatja e Partisë Socialiste të Shqipërisë u konfirmua si fituese e garës me një rezultat të thellë ndaj Dionis Anesti Sotës, të mbështetur nga opozita, dhe kandidatit të pavarur Gjergji Nikë Nika.
    Sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga KQZ, janë numëruar të gjitha 231 qendrat e votimit.
    Brunilda Mersini ka marrë 15,672 vota, që përfaqësojnë 78.44% të totalit.
    Pas saj renditet Dionis Sota me 2,333 vota (11.68%) dhe Gjergji Nika me 1,975 vota (9.88%).

  • A do jetë Sali Berisha afër jush në miting? Flet i ‘pavaruri’ i Bashkisë Vlorë: Jo sepse ….

    A do jetë Sali Berisha afër jush në miting? Flet i ‘pavaruri’ i Bashkisë Vlorë: Jo sepse ….

    Dionis Sota, i cili do të garojë si kandidatë i pavarur për të drejtuar Bashkinë e Vlorës, ndërsa mbështetet nga PD e Sali Berishës dhe parti të tjera opozitare, ka deklaruar se ka qenë zgjidhje e tija që të kandidonte si i pavarur në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.
    I ftuar në një emision televiziv, i pyetur nëse Berisha do të jetë i pranishëm në fushatën që ai do të zhvillojë, Sota e mohoi këtë.
    ‘Sepse unë vijë nga shoqëria civile dhe nga biznesi. Unë kam qenë i qartë që do kandidoja i pavarur. Falenderoj të gjitha forcat politike duke nisur nga ‘Shqipëria Bëhet’ dhe PD që kanë besuar në këtë lloj formule për zgjedhjet e pjesshme. Kjo ishte një zgjedhje e qartë që në fillim që kështu do ishte dhe kështu u bë. Të gjitha partitë jo vetëm PD e kanë ofruar mbështetjen e tyre, por ka qenë zgjidhja ime që të dal si i pavarur dhe kjo është nismë e sinqertë dhe e drejtëpërdrejtë. Unë kam qenë i parti që kam shprehur kandidaturën time dhe asnjë kandidaturë tjetër nuk ishte bërë publike.
    Unë kam pasur disa takime dhe ne e kemi saktësuar që krahu politikë po bënë fushatën e tij në drejtimin politikë dhe nga ana tjetër ne po bëjmë fushatën tonë me takime me njerëzitë. Ne jemi pranë tyre, po shkojë në çdo derë, unë kam ngritur zërin për probleme, për mua janë të gjithë njësoj, profilet e tyre politikë janë personale. I kam miq dhe shokë të gjithë’, tha ai.
    Një koment e pati edhe lidhur me formularin e vetëdeklarimit të tij dorëzuar në KQZ, ku ka deklaruar se niveli më i lartë i arsimit të tij është arsim i mesëm, ndërsa figuron edhe me dy emra.
    ‘Unë vij nga familje ortokose dhe shumë nga familjarët tanë kanë dy emra, unë emri e kam Ervin që në fëmijëri dhe në atë kohë në gjendje civile, shkruhej me shkrim dore dhe për një gabim që është bërë më është vënë Erion. Unë jam pagëzuar me emrin Dionis dhe nga ai moment zgjodha që në dokumentet e mia të ishin me emrin Dionis. Nuk kam ndërruar emër, unë nuk kamë lëvizur asnjëherë jashtë përveçse takime pune dhe pushime të mia personale.
    Unë jam rritur në atë kohë kur diplomat bliheshin dhe s’kam pranuar që ti futem asaj valle, e kam nisur shkollën dhe e lashë. Kisha dëshirë që të vijoja juridikun, por prej punës se bëra. Për financim të fushatës, unë kam bërë publike llogarinë bankare, ky është detyrim ligjor, çdo parti e ka detyrim, por llogaritë e partive janë të deklaruara dhe unë jam i pavarur dhe jam i detyruar që ta shpallë këtë llogari bankare dhe shumë miq familjarë brenda dhe jashtë vendit kanë dashur që të kontribuojnë’, tha ai.
    Sota u ndal edhe tek problemet që janë urgjente për t’i dhënë një zgjidhje në qytetin e Vlorës si uji i pijshëm, infrastruktura rrugore dhe kanaliimet.
    ‘Lagjet në Vlorë kanë probleme që nga rrugët, kanalizimet, uji i pijshëm. Përmbytjet në Vlorë dhe mënyra më e shpejtë për të ndërhyrë është zgjerimi i kolektorëve të vjetër. Duhen stacione të pompimit të ujit që të shkarkohet në një mënyrë arificiale uji që akumulohet për të mos krijuar ato dëme që janë krijuar në qytet. Qytetarët janë të zhgënjyer nga qeverisja që kanë pasur në këto vite dhe është prekur autonomia e trye, është rasti i 3 i kryebashkiakëve që largohen’, tha ai.

  • Kandidati i pavarur për Vlorën, Sota: Nuk kam arsim të lartë, Berisha nuk do të jetë në fushatë

    Kandidati i pavarur për Vlorën, Sota: Nuk kam arsim të lartë, Berisha nuk do të jetë në fushatë

    Dionis Sota do të kërkojë votën e qytetarëve të Vlorës më 9 nëntor për drejtimin e bashkisë, por si kandidat i pavarur ai mbështetet nga PD-ja e Sali Berishës dhe parti të tjera opozitare, ku thotë se Sali Berisha nuk është pjesë e fushatës. Një koment e jep edhe për formularin e vetëdeklarimit të tij dorëzuar në KQZ, ku ka deklaruar se niveli më i lartë i arsimit të tij është arsim i mesëm, ndërsa figuron edhe me dy emra.
    ”Unë vij nga familje ortokose dhe shumë nga familjarët tanë kanë dy emra, unë emri e kam Ervin që në fëmijëri dhe në atë kohë në gjendje civile, shkruhej me shkrim dore dhe për një gabim që është bërë më është vënë Erion. Unë jam pagëzuar me emrin Dionis dhe nga ai moment zgjodha që në dokumentet e mia të ishin me emrin Dionis. Nuk kam ndërruar emër, unë nuk kamë lëvizur asnjëherë jashtë përveçse takime pune dhe pushime të mia personale. Unë jam rritur në atë kohë kur diplomat bliheshin dhe s’kam pranuar që ti futem asaj valle, e kam nisur shkollën dhe e lashë. Kisha dëshirë që të vijoja juridikun, por prej punës se bëra. Bëj kurse online”.

    Lidhur me financimin e fushatës duke qenë se ai është kandidiat i pavarur, Sota tha se mbështetet nga miq, biznesmenë dhe familjarë. Ai u ndal edhe tek problemet që janë urgjente për t’i dhënë një zgjidhje në qytetin e Vlorës si uji i pijshëm, infrastruktura rrugore e amortizuar në lagjet e qytetit dhe kanalizimet.

    ”Lagjet në Vlorë kanë probleme që nga rrugët, kanalizimet, uji i pijshëm. Përmbytjet në Vlorë dhe mënyra më e shpejtë për të ndërhyrë është zgjerimi i kolektorëve të vjetër. Duhen stacione të pompimit të ujit që të shkarkohet në një mënyrë arificiale uji që akumulohet për të mos krijuar ato dëme që janë krijuar në qytet. Qytetarët janë të zhgënjyer nga qeverisja që kanë pasur në këto vite dhe është prekur autonomia e trye, është rasti i 3 i kryebashkiakëve që largohen”,-tha në ”Report TV”.

  • HABIA/ Kandidati i pavarur në Vlorë me dy emra dhe pa arsim të lartë, nënshkrimi i çuditshëm në KQZ: Studime aktive/ online

    HABIA/ Kandidati i pavarur në Vlorë me dy emra dhe pa arsim të lartë, nënshkrimi i çuditshëm në KQZ: Studime aktive/ online

    Dionis (Erjon) Sota

    VLORE- Në dokumentet zyrtare të dorëzuara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, kandidati i pavarur, Erjon (Dionis Sota), i mbështetur nga opozita dhe Partia Demokratike, ka deklaruar se niveli më i lartë i arsimit të tij është “arsim i mesëm”.
    Në të njëjtin formular, në rubrikën për arsimin e lartë, ai ka shënuar: “studim aktiv on-line/libra”, pa përmendur asnjë institucion arsimor apo program konkret studimi, raporton Gazeta Tema. 
    Kjo do të thotë se kandidati i mbështetur nga opozita për drejtimin e një prej bashkive më të rëndësishme të vendit nuk ka një arsim të lartë të përfunduar, dhe aktualisht ndodhet “në studim aktiv”, sipas vetëdeklarimit të tij. Ky fakt bie në kontrast me profilin profesional që pritet nga drejtuesit e institucioneve vendore dhe me standardet që kërkon ligji për administratën publike.

    Formulari i dorëzuar në KQZ

    Por ajo që tërheq vëmendjen edhe më shumë është ndryshimi i emrit të kandidatit. Në formularin e vetëdeklarimit për integritetin, të datës 18 tetor 2025, Dionis Anesti Sota ka shënuar se më herët ka mbajtur një tjetër emër: Erjon Sota. Sipas të dhënave të plotësuara, të dyja emrat lidhen me të njëjtin person, i lindur më 19 shkurt 1980 në Vlorë, me prindërit Anesti dhe Vasilika Sota.

    Kjo nënkupton se kandidati ka ndryshuar zyrtarisht emrin nga Erjon në Dionis, por pa bërë publike arsyet e këtij ndryshimi. Ligjërisht, ky fakt nuk përbën pengesë për kandidim, por përbën një element që kërkon transparencë ndaj publikut, sidomos kur bëhet fjalë për persona që synojnë poste të zgjedhura./ZËRI

    640 0 1761482401xsota 1 583

    640 0 1761482428xsota 524

  • Kandidati i Berishës në Vlorë pa arsim të lartë: Pse Dionis Sota figuron me dy emra?

    Kandidati i Berishës në Vlorë pa arsim të lartë: Pse Dionis Sota figuron me dy emra?

    Gazeta ‘TemA’ ka siguruar formularin e vetëdeklarimit dhe jetëshkrimin e kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Dionis (Erjon) Sota, në të cilin bien në sy disa pasaktësi dhe elementë të pazakontë.
    Në formularin zyrtar të dorëzuar pranë KQZ-së, kandidati ka deklaruar se niveli më i lartë i arsimit të tij është “arsim i mesëm”, ndërkohë që në rubrikën për arsim të lartë ka shënuar “studim aktiv on-line/libra”, pa specifikuar asnjë institucion universitar apo program konkret studimi.

    Kjo do të thotë se kandidati i mbështetur nga Berisha për drejtimin e një prej bashkive më të rëndësishme të vendit nuk ka një arsim të lartë të përfunduar, dhe aktualisht ndodhet “në studim aktiv”, sipas vetëdeklarimit të tij. Një fakt që bie në kontrast me përvojën dhe profilin që kërkon ligji për drejtuesit e institucioneve vendore.
    Por ajo që tërheq vëmendjen edhe më shumë është ndryshimi i emrit të kandidatit.

    Në formularin e vetëdeklarimit për integritetin, të datës 18 tetor 2025, Dionis Anesti Sota ka shënuar se më herët ka mbajtur një tjetër emër: Erjon Sota. Sipas të dhënave të plotësuara, të dyja emrat lidhen me të njëjtin person — i lindur më 19 shkurt 1980 në Vlorë, me prindërit Anesti dhe Vasilika Sota.
    Kjo nënkupton se kandidati ka ndryshuar zyrtarisht emrin nga Erjon në Dionis, por pa bërë publik arsyet e këtij ndryshimi. Ligjërisht, ky fakt nuk përbën pengesë për kandidim, por përbën një element që kërkon transparencë ndaj publikut, sidomos kur bëhet fjalë për kandidatë që synojnë poste të zgjedhura.

  • Zgjedhjet e pjesshme vendore, ‘Shqipëria Bëhet’ mbështet Dionis Sotën si kandidat për Bashkinë Vlorë

    Zgjedhjet e pjesshme vendore, ‘Shqipëria Bëhet’ mbështet Dionis Sotën si kandidat për Bashkinë Vlorë

    Pasi Dionis Sota shpalli kandidaturën e tij për kryetar bashkie në Vlorë, “Shqipëria Bëhet” ka mbështetur kandidaturën e tij për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, “Shqipëria Bëhet” shkruan se mbështetjen për Sotën e njoftuar kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj.
    Lapaj ka argumentuar se vendimi është marrë në përputhje me parimet dhe vizionin e forcës politike që ai drejton.
    Postimi i plotë i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”:
    Pas një procesi vlerësimi të kandidaturave të pavarura për Bashkinë Vlorë, kryesia e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka vendosur të mbështesë z. Dionis Sota në garën e ardhshme zgjedhore.
    Mbështetjen e ka bërë me dije kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj, duke argumentuar se vendimi është marrë në përputhje me parimet dhe vizionin e Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’”.
    “Pasi u njohëm me kandidaturat e pavarura në Bashkinë Vlorë, duke i vlerësuar për qytetarinë e tyre dhe në koherencë me propozimin dhe angazhimin tonë, kryesia e Lëvizjes Shqipëria Bëhet ka vendosur të mbështes Dionis Sota.
    I urojmë suksese dhe e inkurajojmë të nisë procedurën e mbledhjes së firmave nga qytetarët si kandidat i pavarur!’
    Ky vendim vjen në kuadër të angazhimit të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” për të mbështetur figura të reja dhe të pavarura që përfaqësojnë ndershmërinë, përkushtimin qytetar dhe frymën e ndryshimit në politikën lokale.

  • Del kandidatura e parë e pavarur në Vlorë, Dionis Sota kërkon mbështetjen opozitare

    Del kandidatura e parë e pavarur në Vlorë, Dionis Sota kërkon mbështetjen opozitare

    Del kandidatura e parë e pavarur në Vlorë për kryetar bashkie. Bëhet fjalë për Dionis Sotan, turoperator dhe njëkohësisht kryetar i shoqatës turistike Arta. Ai ka shpallur kandidaturën si kandidat të pavarur për bashkinë e këtij qyteti përmes një postimi në Facebook, ku ka renditur edhe pikat kryesore të programit të tij për Vlorën nga transparenca në buxhet tek infrastruktura për lagjet problematike, Start-up për Rininë, Lagje të Reja Sociale dhe plazhe me standarde europiane.
    Ai u ka bërë thirrje partive opozitare dhe jo vetëm, të bashkohen për të mbështetur kandidaturën e tij.
    Postimi i plotë në Facebook
    Thirrje zemre për Vlorën Tonë të Dashur!Të dashur miq dhe shokë,bashkëudhetarë, banorë të Vlorës, Orikumit, Qendrës Vlorë, Novoselës dhe Shushicës!Unë, Dionis Sota, lindur në 1980, bir i këtij qyteti të veçantë dhe plot histori që na bashkon të gjithëve,si kryetar i Shoqatës Turistike ARTA (Aulona Regional Tourism Association) dhe aktivist i hershëm për çështjet tona jetike, sot deklaroj kandidimin tim të pavarur për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit 2025.Kjo nuk është thjesht një kandidim, është një thirrje e sinqertë bazuar ne barazinë zgjedhore, siç na e garanton Kushtetuta jonë e shenjtë! Çdo qytetar ka të drejtën të ngrihet e të thotë: “Unë do të luftoj për shtëpinë time,për familjen time,për qytetin tim!” Dhe unë po e bëj këtë si një precedent për të gjithë më pas pa asnjë dallim.Vizioni Im është: Një Vlorë Evropiane për të Gjithë!Imagjinoni një Vlorë të pastër, demokratike dhe plot jetë, ku halli juaj dëgjohet vërtet! Ku institucioni i bashkisë ruhet si flamuri ynë kombëtar, i shenjtë dhe i paprekshëm. Për koincidencë, këto zgjedhje përkojnë pikërisht me muajin e flamurit, festën tonë të zemrës!Unë kandidoj me besim të plotë për një qytet ku çdo banor, nga qendra e Vlorës deri në fshatrat e Orikumit,Shushicës dhe Novoselës të ndihet i vlerësuar. Një Vlorë plot motivacion, energji dhe dashuri pa ndasi apo armiqësi! Vlora është dhe duhet të jetë e para, dhe çdo vlonjat është një perlë e çmuar!I gjithë frymëzimi vjen për fëmijët tanë,prindërit tanë dhe gjyshrit e gjyshet e shtrenjta!Kjo nismë personale është një sakrificë sfiduese, e lindur vetëm 48 orë më parë nga shtysa e miqve dhe koincidencat e jetës nga Zoti i vetmi far i rrugëtimit tim!Ndiej mall dhe ligështim të thellë për të gjithë shoqërinë dhe miqtë tanë që emigruan dhe emigrojnë duke humbur shpresën në këtë perlë të Shqipërisë, të keqpërdorur kaq e kaq vite pa asnjë transparencë. Është e dhimbshme…Por unë dua me shpirt ta kthejmë Vlorën në një shtëpi të ripopulluar, për fëmijët tanë që të rriten këtu, për gjyshërit dhe gjyshet tona të dashura larg vetmisë! Unë e njoh këtë qytet që prej 45 vitesh. Kam lindur, jam rritur, kam punuar këtu e vazhdoj të punoj duke takuar e njohur mijëra njerëz punëtorë, ambiciozë, por edhe plot halle të përditshme dhe pengesa. Me përulësi e them se i njoh konsiderueshëm problemet e këtij qyteti dhe ç’do fshat përreth!Prioritetet Urgjente: Për Çdo Qendër Administrative!Unë premtoj vëmendje të barabartë për të gjitha qendrat tona administrative: Vlorë, Orikum, Qendër Vlorë, Novoselë dhe Shushicë!Pikat të cilat janë prioritetet konkrete, të thjeshta dhe të zbatueshme:1. Transparencë Totale në Buxhet!Krijimi i platformës “Vlora e Hapur” për të parë çdo lek të buxhetit të bashkisë. Bashkëpunim dhe bashkëqeverisje me profesionistë dinamikë dhe produktivë. Strukturë e posaçme projektesh për tu prezantuar në qendrat e fondacioneve Evropiane duke stimuluar bashkëpunime me ojq lokale dhe qytete të shteteve fqinjë.2. Infrastrukturë për Lagjet Problematike!Përqendrim urgjent në rrugë, kanalizime kulluese dhe gjelbërim lagje më lagje duke filluar nga zonat më të vështira. Nuk do të lëmë asnjë fshat pas!3. Plazhet dhe qyteti me standarte Evropiane! Pastrim, rigjelbërim, tualete publikë,në plazhe dhe qytet duke marrë shembull dhe përvojë nga shtete si Zvicra. Bashkëpunim ndërkombëtar për ta kthyer bregdetin e Vlorës në një atraksion turistik gjithëvjetor bazuar në brigjet e pastër,histori,arkeologji,kulinari tradicionale dhe sporte e udhëtime detare e malore.4. Start-up për Rininë!Buxhet i veçantë për të rinjtë që paraqesin projekte zhvillimore nga ç’do rajon dhe çdo qendër administrative!5. Lagje të Reja Sociale!Analizë urbanistike për zona të reja banimi për të ndërtuar pallate me kënde parqesh sociale me çmime të kostos së ndërtimit, duke krijuar një fond special. Kjo do të ndihmojë familjet për shtëpi banimi të përballueshme dhe infrastrukturë frymëmarrëse! Në këtë këndvështrim do të ndahen edhe zonat e banimit në disa kategori si p.sh.: zona banimi periferi,qytet qendër,zona biznesi,zona rezidenciale etj.Bashkë për Vlorën e të Gjithëve!Të dashur bashkqytetarë të Vlorës, Orikumit, Qendrës Vlorë, Novoselës dhe Shushicës!Ftoj sot çdo forcë politike opozitare , ç’do profesionist, ç’do intelektual dhe të gjitha bizneset të bashkohen me mua për një bashkëqeverisje transparente, plot shpresë për të ardhmen dhe për rininë vizionare.Bashkë për një qytet ekologjik, social dhe ekonomikisht të fortë, ku çdo familje, pa dallim, të ndihet e sigurt!Kushdo që jeton këtu ka respektin dhe dashurinë time të plotë. Le ta bëjmë Vlorën shtëpinë që meritojmë!Deklaroj se ky kandidim është i pavarur, pa interesa të fshehta, dhe jam gati për çdo verifikim nga KQZ-ja.Data: 07 Tetor 2025Vendi: VlorëKandidat: Dionis Sota