Tag: diogo

  • Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

    Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

    Një tronditje e madhe për futbollin botëror të enjten në mëngjes me lajmin për vdekjen e Diogo Jota-s, i cili humbi jetën në një aksident që ndodhi në provincën e Zamora-s në Spanjë, pranë kufirit me Portugalinë.
    Agjencia Spanjolle e Mbrojtjes Civile konfirmoi, në komunikim me BBC-në, vdekjen e Jota-s dhe vëllait të tij, Andre Silva.
    Në të njëjtin përditësim, autoritetet spanjolle zbuluan informacionin e parë në lidhje me shkakun e aksidentit që i mori jetën futbollistit portugez të Liverpool-it.

    Diogo Jota’nın hayatını kaybettiği iddia edilen kaza yeri;
    https://t.co/9nEaRh8MVZ
    — Arena Spor Medya (@ArenaSporMedya) July 3, 2025

    “Informacioni që kemi deri më tani është se makina, një Lamborghini, është përfshirë në një aksident trafiku dhe ka dalë nga rruga për shkak të një gome të shfryrë. Aksidenti ndodhi në orën 00:30 [ora portugeze], në komunën e Cernadilla-s, në provincën e Zamora-s. Makina u përfshi nga flakët dhe dy personat në të humbën jetën”, raportuan ata për aksidentin fatal të trafikut në kilometrin e 65-të të autostradës A-52.

    Diogo Jota lindi dhe u rrit në Gondomar, një lagje e Portos që është e famshme për prodhuesit e bizhuterive. Kjo është arsyeja pse ai shpesh quhej “diamanti i Gondomarit”, pasi talenti i tij ishte i dukshëm që në moshë të re duke luajtur për ekipin vendas.
    Në moshën 19 vjeç, ai bëri hapin e tij të parë të madh pasi u ble nga Passos Ferreira dhe shpejt e gjeti veten në ekipin e parë, dhe një vit më vonë, transferimi i tij i parë i madh erdhi pasi Atletico Madrid e bleu atë.
    Por ai nuk do të luante kurrë për “colchoneros” pasi ata e huazuan menjëherë te Porto, ku luajti për një vit, dhe pas kthimit në Madrid, u huazua te Ëolves.
    “Ujqërve” iu deshën vetëm disa ndeshje për të rrëmbyer talentin e tij dhe në verën e vitit 2018 paguan 14 milionë për ta bërë të tyrin.
    Jo për shumë kohë, pasi në verën e vitit 2020, Jurgen Klopp e solli te Liverpool për një tarifë transferimi prej 45 milionë eurosh.
    Gjatë kësaj kohe, Jota ishte gjithashtu një lojtar kyç i ekipit kombëtar portugez dhe ky sezon ishte vërtet një ëndërr e bërë realitet për të.
    Kampion anglez me Liverpool-in, fitues i Ligës së Kombeve me Portugalinë dhe zyrtarisht çift me të dashurën e tij Rute, i cili ishte dashuria e jetës së tij.

    Vetëm dhjetë ditë më parë, ylli portugez i Liverpool-it u martua me të dashurën e tij dhe nënën e fëmijëve të tij, Rute Cardoso, në Porto.

    Çifti ka tre fëmijë së bashku, i fundit prej të cilëve lindi disa muaj më parë. /tesheshi.com/
     

  • Tragjedi në botën e futbollit: Diogo Jota dhe vëllai i tij humbin jetën në një aksident të rëndë në Spanjë

    Tragjedi në botën e futbollit: Diogo Jota dhe vëllai i tij humbin jetën në një aksident të rëndë në Spanjë

    Bota e sportit është tronditur thellë pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të sulmuesit të Liverpool-it, Diogo Jota, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik në Spanjën veriperëndimore. Lojtari 28-vjeçar portugez, së bashku me vëllain e tij, Andre, u përfshinë në një aksident fatal në orët e para të mëngjesit të së enjtes, pranë qytetit Zamora, në autostradën A-52, në afërsi të Palacios de Sanabria.
    Sipas raportimeve të para nga agjencia spanjolle e lajmeve EFE, automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga rreth orës 00:40 dhe më pas shpërtheu në flakë. Mediat spanjolle, përfshirë El Mundo, kanë konfirmuar se makina po udhëtonte në drejtim të Benaventes kur ndodhi aksidenti fatal.
    Kjo tragjedi ndodh vetëm pak ditë pasi Jota kishte kurorëzuar dashurinë e tij në martesë. Ai kishte ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale momentet e lumtura nga ceremonia, duke reflektuar një periudhë të qetë dhe të gëzueshme në jetën e tij personale. Sulmuesi la pas gruan dhe tre fëmijët e tij.
    Diogo Jota iu bashkua Liverpool-it në shtator të vitit 2020, pas një transferimi nga Wolverhampton Wanderers me një shumë që i kalonte 40 milionë paund. Me fanellën e të kuqve, ai u shndërrua shpejt në një nga lojtarët më të dashur të tifozëve dhe një element kyç në repartin ofensiv të ekipit.
    Edhe vëllai i tij, Andre Jota, 26 vjeç, ishte futbollist profesionist, pjesë e klubit portugez Penafiel, që garon në ligën e dytë të Portugalisë.
    Klubi i Liverpool-it, autoritetet sportive në Portugali dhe komuniteti i futbollit në mbarë botën pritet të reagojnë zyrtarisht gjatë orëve në vijim për këtë humbje të rëndë.

  • Vdekja tragjike e Diogo Jotës që tronditi botën e futbollit, reagon Federata Portugeze!

    Vdekja tragjike e Diogo Jotës që tronditi botën e futbollit, reagon Federata Portugeze!

    Pas lajmit tronditës për ndarjen nga jeta të sulmuesit të Liverpool-it, Diogo Jota, dhe vëllait të tij, André Silva, Federata Portugeze e Futbollit ka reaguar me një deklaratë të ndjerë, duke shprehur dhimbjen dhe trishtimin për humbjen e dy figurave të dashura të futbollit portugez.
    Në deklaratën zyrtare të shpërndarë për mediat, Federata thekson:“Futbolli portugez është thellësisht i tronditur nga vdekja tragjike e Diogo Jotës dhe André Silvës, këtë mëngjes në Spanjë. Më shumë se një futbollist i jashtëzakonshëm me gati 50 paraqitje me kombëtaren A, Diogo ishte një njeri i rrallë, i dashur, i respektuar dhe i admiruar nga bashkëlojtarët, kundërshtarët dhe komuniteti.”
    Presidenti i Federatës ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta në emër të institucionit për familjen, miqtë dhe klubet përkatëse të të ndjerëve – Liverpool FC dhe FC Penafiel.
    Federata ka kërkuar gjithashtu nga UEFA që ndeshja e kombëtares së femrave të Portugalisë ndaj Spanjës, e cila zhvillohet këtë të enjte në kuadër të Kampionatit Evropian, të nisë me një minutë heshtjeje në nder të Jotës dhe Silvës.
    Deklarata mbyllet me një mesazh prekës dhe simbolik:“Kemi humbur dy kampionë. Humbja e Diogo Jotës dhe André Silvës është e parikuperueshme për futbollin portugez. Do të bëjmë gjithçka për të ruajtur dhe nderuar trashëgiminë e tyre çdo ditë.”

  • Po parakalonte një makinë kur i shpërtheu goma e Lamborghinit, detaje nga aksidenti tragjik ku humbi jetën futbollisti Diogo Jota dhe vëllai i tij

    Po parakalonte një makinë kur i shpërtheu goma e Lamborghinit, detaje nga aksidenti tragjik ku humbi jetën futbollisti Diogo Jota dhe vëllai i tij

    Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në Spanjë ku humbi jetën ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva.
    Sipas policisë spanjolle, ylli portugez po parakalonte një makinë tjetër në autostradën A-52 , pranë rajonit Zamora të Sanabrias, kur goma e Lamborghini-t shpërtheu.
    Automjeti luksoz ku udhëtonin dy vëllezërit doli nga rruga duke shpërthyer në flakë.
    “Informacioni që kemi deri më tani është se makina, e cila ishte një Lamborghini, u përfshi në një aksident rrugor dhe doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome gjatë parakalimit”, njoftoi Garda Civile.
    Duke shtuar: “Ndodhi në orët e para të mëngjesit, ora lokale 00:30, në komunën e Cernadillës në provincën e Zamorës. Makina u përfshi nga flakët dhe dy personat në të humbën jetën.”
    Pyetjes lidhur me identitetin e personave të përfshirë në aksident, Garda Civile iu përgjigj: “Lojtari dhe vëllai i tij, Andre Silva”.
    Më pak se dy javë më parë, Diogo Jota dhe partnerja e tij prej kohësh, Rute Cardoso, u martuan.
    Çifti, i cili ka tre fëmijë së bashku, i dhanë fund beqarisë më 22 qershor. Por gëzimi i futbollistit dhe partneres së tij ka zgjatur shumë pak, pasi aksidenti tragjik i mori jetën.

  • TRAGJIKE/ Ylli i Liverpool dhe Portugalisë dhe vëllai i tij humbin jetën në aksident

    TRAGJIKE/ Ylli i Liverpool dhe Portugalisë dhe vëllai i tij humbin jetën në aksident

    Sulmuesi i Liverpool FC, Diogo Jota, 28 vjeç, ka humbur jetën pas një aksidenti me makinë në veriperëndim të Spanjës, sipas raportimeve.

    Ai udhëtonte së bashku me vëllanë e tij, 26-vjeçarin Andre Silva, i cili gjithashtu humbi jetën.
    Diogo Jota u martua me të dashurën e tij, Rute Cardoso, dy javë më parë.

    Ata kishin qenë në një lidhje që nga viti 2012 përpara se Jota t’i propozonte në korrik të vitit 2022.
    Duke ndarë imazhe të dasmës në internet, ish-sulmuesi i Liverpoolit tha: “22 qershor 2025. Po, përgjithmonë.”
    Çifti kanë tre fëmijë së bashku.

  • Tragjedi/ Vdes në aksident futbollisti i Liverpoolit, Diego Jota

    Tragjedi/ Vdes në aksident futbollisti i Liverpoolit, Diego Jota

    Diogo Jota, sulmuesi portugez i Liverpool-it dhe kombëtares së Portugalisë, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Spanjë. Sipas raporteve nga mediave lokale dhe TVE, Jota, 28 vjeç, po udhëtonte me makinën e tij në autostradën A‑52, pranë kilometrin 65 në Cernadilla (Zamora), kur ka dalë nga rruga natën e mesnate, rreth orës 00:35 mëngjesin e të enjtes më 3 korrik 2025.
    Mjeti u përfshi nga zjarri, duke shkaktuar tragjedinë – Diogo dhe vëllai i tij, André, futbollist me Penafiel (Portugali), kanë ndërruar jetë në vend . Sipas raportimeve, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë Guardia Civil e Trafikut, zjarrfikësit e Prefekturës së Zamoras dhe njësitë mjekësore emergjente, por në përpjekjet për shpëtim ishin të pafuqishëm për shkak të përmasave të incidentit.

    Diogo Jota ishte një nga sulmuesit më premtues të gjeneratës së tij: i transferuar te Liverpool nga Wolverhampton në 2020 për 41 milion paund, ai u fitoi titullin e Premier League-së me Reds . Më 22 qershor 2025, ai u martua me partneren e tij, Rute Cardoso dhe së bashku kishin tre fëmijë.

  • Tragjedia e Diogo Jota… U martua vetëm 11 ditë më parë me Rute Cardoso, nënën e tre fëmijëve të tij

    Tragjedia e Diogo Jota… U martua vetëm 11 ditë më parë me Rute Cardoso, nënën e tre fëmijëve të tij

    Bota e futbollit u zgjua të enjten me lajmin tragjik të vdekjes së futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota (28 vjeç), së bashku me vëllain e tij, André, gjithashtu futbollist. Një aksident trafiku në kilometrin 65 të A-52, në provincën e Zamorës, mori jetën e dy vëllezërve, pasi makina në të cilën po udhëtonin u përfshi nga zjarri.
    Bota e futbollit qan për vdekjen tragjike të Diogo Jota, pjesë e kombëtares së Portugalisë. Lojtari i “Reds”, vetëm 28 vjeç, po udhëtonte me makinë në një rrugë dytësore kur pësoi aksident, shkaku i të cilit ende po hetohet.
    Në planin personal, futbollisti Diogo Jota sapo ishte martuar me të dashurën e tij të gjithë jetës, Rute Cardoso, më 22 qershor 2025. Në fakt, postimi i tij i fundit në llogarinë personale në “X” ishte një mesazh me katër foto nga ceremonia e martesës me partneren, me tekstin: “Po, përgjithmonë”.
    Diogo Jota dhe partnerja e tij kishin tre fëmijë së bashku. Jashtë fushës, Jota njihej për karakterin e tij të rezervuar dhe pasionin për lojërat elektronike, madje kishte marrë pjesë në turne eSports.
    Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar një valë tronditjeje në botën e sportit. Klube, shokë skuadre dhe tifozë kanë shprehur dhimbjen dhe kanë nderuar një futbollist që jo vetëm spikati për performancën në fushë, por edhe për përulësinë dhe profesionalizmin. Diogo Jota lë pas një trashëgimi të paharrueshme në futbollin portugez dhe atë ndërkombëtar.

  • Tragjedi në futboll/ Zbardhet aksidenti i tmerrshëm ku humbi jetën ylli i Liverpoolit

    Tragjedi në futboll/ Zbardhet aksidenti i tmerrshëm ku humbi jetën ylli i Liverpoolit

    Një lajm tragjik ka goditur botën e futbollit. Diogo Jota, sulmuesi portugez i Liverpoolit, ka humbur jetën në moshën 28-vjeçare pas një aksidenti të rëndë rrugor në provincën spanjolle të Zamorës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Sipas autoriteteve vendase, aksidenti ndodhi në kilometrin 65 të autostradës A-52, në zonën e Sanabria-s. Automjeti në të cilin udhëtonte Jota, së bashku me vëllain e tij André – gjithashtu futbollist profesionist 26-vjeçar – doli nga rruga dhe përfundoi në flakë, shkruan Marca.
    Dëshmitarët që telefonuan numrin e urgjencës 112 raportuan se makina u përfshi plotësisht nga zjarri, i cili më pas përfshiu edhe bimësinë përreth, duke e bërë situatën edhe më dramatike.
    Diogo Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 nga Wolverhampton për një shumë prej 44.7 milionë eurosh. Që nga ajo kohë, ai regjistroi 182 paraqitje, duke shënuar 65 gola dhe dhënë 26 asiste.
    Me Liverpoolin, ai fitoi Premier League-n në sezonin 2024-25, si dhe FA Cup dhe League Cup në sezonin 2021-22. Më herët, ai kishte luajtur edhe për Atlético Madrid, Porto dhe Wolves, duke u kthyer në një nga sulmuesit më të vlerësuar në Evropë.
    Familja, shokët e skuadrës dhe e gjithë bota e futbollit janë në zi për këtë humbje të parakohshme dhe të dhimbshme. Klubet ku ka luajtur pritet të organizojnë homazhe në nder të tij në ditët në vijim.